Rush DRAGU
Isha duke ndjekë lajmet në televizor për dasmën e një monarku dhe më mbeti në mëndje se ai kishte njerëzit e aferm të tij dhe sipas gjasave nuk i afrohej gjysma e njëmijës e të ftuarve.Kthej kujtesën mbrapa në dasmat e vajzave të ish presidenteve të amerikës,Klinton dhe Bush dhe në ato dasma kurrësesi nuk kalonte numëri më shumë së pëseqind të ftuar,kujtoj cermoni zyrtare shumë të rendesishme dhe shifra prapë se prapë aty nga pëseqinda rrotullohej.
Vij në veti me mendimin e kujtoj një e nga një dasmat tona ketu në komunitetin shqiptar në Michigan, të ftuarit e dasmës kalojnë njëmijeshin. Në dasem është i ftuar edhe një i njohur i rastësishem në një kafe shqiptare,biles edhe nuk ka qënë në nje tavolinë por se një ish boss i tij, rastësisht piu kafe me të.
E keshtu që fët e fët është shkrua ftesa dhe me vrap është ftuar se bashku me grua, e ai merr edhe dy a tre femijë e vargu bahet i gjatë e i gjatë e shifra kapë njëmijë vetë.
Nuk po flas për New York,pasi e njëjta gjë sigurisht do të jetë,së paku kurë une kamë qënë po,vetëm se kanë edhe sallat e restorantëve më të vogla shqiptaret e skanë nga tja dalin me shtua numërin.
Si është e mundur me ne shqiptarët?
Kush është më drejt,ata ,“të huajet” apo ne që i kthejmë dasmat tona në mitingje elektorale?!
E kjo nuk është rastësi por dalëngadalë po kthehet në modë.
Më parë të pyesin : Sa vetë ishin ? A ishte kallaballëk ?
Se sa si shkoj dasma apo si duel nusja që ka qënë zakon e në traditë të shqiptarit.
Po ti thuash dikujt se pse keshtu ?
Ai rrudhë krahët e të thotë se keshtu po e bëjnë të gjithë. E dimë që nuk është mirë po nuk mund të koritem unë para botës.
Po si nuk u koritë ai Monarku,Klintoni apo Bush që nuk patën as gjysmën e të ftuarve që ka një emigrant ,ndoshta edhe pa leje qëndrim ne amerikë, në dasmat e tyrë.A thua se nuk i patën ata zotrinjët mundësitë financiare për ta rritë numrin e dasmorve?! Pergjigja dihet. Por më zënë mënd ne nuk zëmë.
Gjithëkund duam të krijojmë diçka që është krijesë “alla shqiptarçe”.
Pyes një të njohur që kishte dasmën e djalit para pak muajve ,në të cilen isha edhe vetë i ftuar, së bashku me më shumë se tetëqind të tjerë.
Si dolët me financën e dasmës ?
Mos e pyet,ma ktheu,lënë që unë i kisha ftuar vetem me gra, por shumë syresh kishin marre edhe nga dy tre femijë qe me llogariten minimumi gjysem bilete ata të restorantit,e pa lë pastaj që edhe në zarf,një grup i tillë shpesh herë edhe bosh zarfin e ka lënë në kutinë e votimit të dasmës! Po ja dekori i sallës,kameremanet, këngëtaret e orkestra,limuzina. U pu, pu, pu ! Mos e d’vet se nja dhjetë mijë dollarë kam dalë me humbje.
Kam dalë me humbje.Kam dalë me humbje,edhe tash që po shkruaj me sillen nepër mënd ato fjalë.
Bie fjala sikurë ka bërë një tregti dhe ka dalë me humbje. Mos o zot thashë me vetë qe djali e nusja ti divorcohen,se është ba në modë,e po i duhet të bëjnë edhe nje dasëm tjeter në motmotin e pasëm.
I thua ndonjërit që është duke u pregatitë për dasëm që të ketë kujdes më shpënzimet dhe me te thirrunit.Ai të përgjigjet;
- Nuk kam si koritem para njerzisë.Dunjaja do të thonë,hë kjoftë qyqe sa pak njërëz pati në dasëm. E po,njëherë po e martoj femijën tim,le të bahet çfarë të bëhet.
E them prapë me vetin se pse na shqiptaret kopjojmë njëri tjetrin për keq si majmuni ? Të gjitha rastet e gëzimit dhe të hidherimit standart për keq si të ishin prerë me gersherë.Pse u dashka që të “digjemi” të gjithë e mos të zëmë mënd asnjë?! Popull i krijuem për ”çudë”,do të na vinte për shtat vlersimi i punëve tona.
Disiplina zero dhe ndotja akustike e dasmës.
Shumë kush kurë ta lexojnë shkrimin do të thotë po këto i dimë,nuk janë gjëra të reja që po na thonë. Po hajde ti ndreqim a mundemi dot ?!
Pikrisht ketu është dhe më e rëndësishmja. A mund ti ndreqim ?
Me këdo që të flasësh,të gjithë ankohen për të tilla gjëra që u janë bërë bezdi deri në pa durim.
Kurë i zoti i shtëpisë ka dasëm bie dy herë në siklet se kush do të jetë dasmorë (krushk) dhe kush do të jënë çiftet e dasmorve. Kush e meriton dhe kush duhet të shkruhet dasmorë (krushk).
Po çfarë kuptimi ka kush e meriton ? Ata që e meritojnë janë të afermit e dhëndrrit,daja, vëllezrit e motrat,xhaxhallaret,tezet e hallat e farefisi tjeter i afërt i dhëndrrit. Çiftet e kanë më pisk,duhen fustanet dhe meshkujt kostumet.Me qera për femra nuk ka,duhet për çdo dasëm të jenë fustane të rinj.Ato kushtojnë shtrënjtë. Duhen të jenë të bukura dhe të shtrënjta.Dyqanet e modes reklamojnë pamëshirë se një herë martohet njeriu e duhet gjetë i bukur modeli,pa le se është i shtrënjte, aq sa i duhen shumë ditë të punojnë punë të vështira për ta fitua atë të shkretë pare vetem për më pak se dy tre orë për një fustan që edhe ndonjë princeshë ta veshte nuk i mbetë gjë mangut e jo ma një pijatëlarse në emigrim që edhe dreqin është me çuditë. E meritojnë shumë teze e halla,kushërina por të shkretat ato se mund të kenë disa dasma në një vit e ku ta gjënjë gjithë atë pare.
Te mos shkoje dasmareshë turpnohet,të shkojë është vështirë se duhen shumë pare. I zoti i shtepisë i don çiftet e veshura me kostumet më të bukura e me të shtrenjta që ka moda në atë kohë që do të bëhet dasma, që tu thonë dynjasë se edhe unë kam “ushtri” e nuk jam i vetem. Thjeshte me shit mënd,mëndjemadhësi. Mëndja e madhe e gurët në strajcë thonë në malësi.
Atëherë a mund ta analizojmë? A më mire të “turpnohet” i zoti i shtepisë e të çojë sa më pak dasmorë e dasmaresha e të ruajnë njerzit e vet nga shpënzimet e teperta,krejt pa nevojë apo të shtojnë rreshtin e gjatë e të mundimshëm të dasmorve pa pikë vlere? Them se do ishte më mirë “turpi” e me lezet se sa shpenzimi e me shumë siklet. Po na shqiptaret nuk marrim vesh që nuk marrim,zgjedhim të keqen më të madhe të mundëshme.
Fillon cermonia dhe me mënyren ma qesharake të mundëshme,njëri nga orkestrantet thërret dasmoret,me zërin e tij në kupë të qiellit sa edhe dreqi po të ishte afër do të ikte pa humbë asnje sekondë se do të shurdhonte. Dikush thotë se po ruajmë traditat.Po se ku është pa kjo lloj tradite askush nuk di ta thotë.
Injoranca vazhdon edhe ma, u thirren emrat vetem atyre që janë veshur me kostume,pra gjoja çifteve të dasmorve,pa le se ata mund të jenë edhe me moshë mesatare 10 vjeç e burrave dasmorë me mustaqe vesh me vesh e mbi 70 vjeç hyjnë në sallë si bagtija pa ua thënë kush emrin e as me i prezantua se pse janë në rresht si ushtarët e zborit komunist !! Edhe kjo bëhët,sipas disave për të ruajtë traditën ! U pika me gjithë atë budallek tradite!
Haje dreq atë traditë që as ka qënë e as ka pse me qënë pasi vetem mungesë serioziteti tregon e as gjë më teper. E çudia nuk mbaron me kaq.Kjo “turme” pa drejtim e pa krye e dasmorve deri në fund do të jenë ma të padisiplinuarit. Do të zënë “logun” e kercimit,do të rrethojnë nusen e dhëndrrin e pjesa tjeter e sallës nuk do të shohin asgjë. Aq sa kollaj fort,po të d’vesin ndokush se si doli nusja,mund ti thuash se nuk di gjâ,pasi nga fillimi në fund një “tufë” njerzish rrinë në këmbë me pije në dorë e nuk lënë njeri të shohin se çfarë kërcehet e se çfarë festohet. I zoti i shtëpisë nuk është në gjëndje të takojnë gotat me miqëtë nëpër tavolina, pasi rrugët e “shtigjet” janë të mbydhura nga këta gagarrel që tërë kohën rrinë në kembë e i prishin lezetin te tanë dasmës.
Ndotja Akustike e Dasmës
Kurë erdhi radha të shkruaj për ndotjen akustike në dasëm,lypa me mënd për të krahasuar zhurmën që bëhët në dasmat e komunitetit shqiptarë nga të ashtuquajturat orkestra, me diçka,me dikë, sa me asnjë nuk me duket se i shkon për ta krahasuar.
Vetem një shembull;ikin femijet duke mbydhe të dy veshët me duar e dalin nepër korridore të restoranteve për tu qetsuar pasi klima e krijuar brënda është shumë e veshtirë për ta.
Dasma është gezim,është pjesa që gezojnë jo vetem çifti i ri,por edhe prinderit,dasmoret,të ftuarit.Është sentimentalizem,është kujtim.Njerzit duan të flasin,të qeshin,të kercejnë,të merren vesh me njëri tjetrin.Jo të çmënden nga zhurma e organizuar e njërzëve më të paguar në atë çast që për çiftin është për tu kujtuar gjatë e jo me u harrua shpejt si pasojë e zhurmës së paguar për orkestrantet.
I falim se nuk janë profesionist.I falim se kanë pak e shumë pak këngë në programin e tyre. I falim se nuk i këndojnë Live këngët por me CD edhe ashtu e keq por nuk mund ti falim që na shurdhojnë me zerin në kupë të qiellit.
Sikurë mos të ishin të izoluara mirë restorantet ndaj zhurmave,orkestruesit do të flinin në burg nga plicia e qytetit për prishje të qetsise publike të lagjes.
E të shkretet të ftuar,kalojnë nje natë tmerri nën çmëndurinë e zërit të autoperlanteve të orkestruesve diletant. Ata duhet ta kuptojnë se paaftësia dhe mungesa e reporterit të tyre nuk mbulohet me qendrat e zerit që janë për stadiume 100 mijë vëndëshë.
E i zoti i shtëpisë paguan,por nuk ka çfarë bën,nuk mund të koritem keshtu e bajnë të gjithë.
Pra na bie që nga të gjithë të shurdhohemi. A jemi të zotët të ndryshojmë diçka. Mundësi kemi,por kemi frigë se “turpnohemi” e nuk mund të ndreqim diçka për mirë por… ah se di por çdo gjë “alla shqiptarçe”
A duhet të kënë flamurtarë dasmat e shqiptarve në Michigan !
Që në krye të radhes dua të sqaroj lexuesit se as ky problem që do të përpiem ta çoj te auditori dhe as të tjerët javën që shkoj, nuk kanë të bejnë me përsona konkret,pasi kush më shumë e kush më pak jemi të gjithë të perfshire nga ngjarjet shoqërore që na rrethojnë e keshtu që ngjasimet janë të ligjëshme e shumë të mundëshme por jo të qellimëshme.
Para se të shkruaja për këtë çeshtje unë,edhe nga puna që bëj herë pas here kam pa shumë DVD dhe kaseta dasmash pothuaj nga të gjitha trevat shqiptare.E keshtu që kam krijua një ide të përgjithëshme se si bahen dasmat e shqiptarve nga viset që ata vijnë në Michigan.
Kam vrejtë se në dasma perdorimi i dy flamurve,amerikan dhe shqiptar,nga flamurtaret e dasmave ndodhë më shumë tek shqiptaret që vijnë nga ,Hoti,Gruda,Trieshi,Koja, Luhari me banim në trojet e tyre shqiptare nën Mal të Zi,po keshtu ndeshemi me ketë fenomen edhe te shqiptaret e Ulqinit,Krajes,një rit i ri i dasmave shqiptare në Michigan (ose në Detroit siç është mësuar të perdoret rëndom si qyteti me i madh pasi në metropolin e tij jetojnë më së shumti shqiptar).
E themi një rit i ri se po të shohesh dasmat e shqiptarëve nga keto treva para shpërberjes se ish Jugosllavise ky fenomën ndeshet pak ose fare pak nëpër dasma,arsyet janë të shumta dhe të justifikueshme , një është më kryesorja, ka qënë ashtu si e pranojnë edhe vetë shqiptaret,rreziku i kthimit mbrapa në Malësi të atyre që përdorshin flamurin shqiptar nëpër dasma,pavarsisht se jetonin dhe kishin në Michigan mbrojte e të drejtë me ligje nga Shetet e Bashkuara.
Mbas shperbërjës së ish Jugosllavise shqiptaret e ketyre trevave e banë një zakon ose më mirë një domosdoshmeri që dasmat e tyre të kenë dy flamurtarë,njëri që mban flamurin amerikan dhe një tjeter që mban flamurin shqiptar kuq e zi, pa yllin e kuq .Duke pa rrethanat politike dhe shterore per këta shqiptarë është më se i perligjun ky veprim,pasi shume e shumë të drejta të mohuara më shekuj vazhdohet qe të mos u njihen edhe sot e kesaj dite.Flamurtaret janë një veprim i përligjun nga shqiptarët e ketyre viseve.
E këtu nuk mund të rri pa përmëndë se edhe ky momënt nuk mbetet pa lanë nga një shënjë me shumë pasoja jo të mira dhë që kujtohen gjatë. Zgjedhja e flamurtarve është në një farë mënyre një formalitet e falls,pasi për të qënë të tillë,flamurtarë, referenca është e kohes se një pushteti 500 vjeçarë otoman,nga i cili kemi shumë të keqija e prapambetje qe na la si komb,por kurë është puna për tu duktë e më “shit laft” siç thonë malësoret,flamuri është pronë pikrisht e ish qeveritarve të kohes së osmanllinjëve(pasardhësve).Kjo ka çua disa herë në ngjarje jo të mira dhe te dhimbëshme për në të gjithë.
Të jëtë flamuri po,gjetja e flamurtarit është nganjëherë edhe sikleti i të zotit të shtepisë,pasi ndoshta edhe me pahirë eshtë i paracaktuar. A ka ardhë koha e një standarti të ri? Besoj që po.Le ta diskutoj edhe më gjërë opinioni.Ka vënd besoj për një diçka të re që i shkon më shumë aktualitetit nëpër të cilin kalojmë.
Kosovarët,shqiptarët e martirizuar nga hordhitë sllave.Ata jane kurora e lavdisë së shqiptarizmës,e mbrojtjes së flamurit tonë kombëtar nga shovinizmi serb. Përdorimi i flamurit tonë kombëtar edhe para shperberjes se ish Jugosllavise nga kosovaret ka qënë më shumë se një rit apo zakon dasme. Sot në kushtet e ekzistënces së dy flamujve për shqiptaret në Kosovë, për emigracionin në Michigan e kudo në botë është përdorimi i flamurit kombëtar,kuq e zi, është domosdoshmëri, përderisa nuk ka definacionin e plotë çeshtja jonë kombetare. Flamuri blu i Kosoves është një flamurë i përkohëshem për të kryer më se shumti veprimet ekonomiko-financiare të shtetit të Kosoves,pasi në planin politik dhe diplomatik,inteligjenca e Kosoves,truri i kombit të atij vëndi martir duhet të punoj dhe mëndoj që jo vetem në diasporë por në të gjithë Kosovën të valvitet krenar flamuri i kombit tonë shqiptarë se vetëm për atë është derdhe gjak në shekuj.
Një fenomen krejt i ri dhe ndoshta që e ban ambjentin e dasmes disi me epik se sa i takon trevave si Kelmendi,Kastrati,Shkreli e me pak Rrethinat e Malësise është një rit dasmuerie krejt i ri dhe që ndoshta u bie ndesh ose në një farë mënyre kopjon dy trevat për të cilat fola më nalt është dalja në skenen e dasmës së dy flamurtarve me flamurin amerikan dhe shqiptarë.
Edhe para vite 1990-te por as sot në Kelmënd,Kastrat e Shkrel,dasmat bahen pa flamurtar e pa flamurë. Ketu në mergim e kopjuam. A duhet kjo kopje? Besoj që edhe pa të mund të jetë më mirë. Le të jenë në tavolinën e nderit.Por jo në marrsh epik për një dasem të zakontë.
Qënja e ketyrë malësorve në mergim nuk do të thotë se u ka mohua kush të drejtën e përdorimit të flamurit në vëndet prej nga vinë. Përdorimi i flamurit nuk e perligj kombësinë si paraqitje ndaj dikujt që nuk të njeh, të qënit shqiptar,pasi 99.99 % e pjestarve në dasma janë shqiptar por edhe në rastë se ka ma shumë të kombësive të tjera,prapë atyre nuk ke pse u tregon flamurin. Edhe trashegemija e ndjenjës kombetare tek brezat,prap nuk e perligj përdorimin e dy flamujve në vetëm pesë minuta,pasi informacioni është i gjithëanshëm, si kurrë ndonjëherë në historinë e njerzimit. Ekzistënca e shumë mediave në komunitet,vetem në gjuhen shqipe,prania e dy tre kompanive që sherbejnë për rrjetet më presticioze televizive shqiptare, atdheun na e kanë sjellë ketu në Amerikë, sikurë të ishim pranë vatrave tona nga kem ardhë.E keshtu që patriotizmi nuk mbetet vetem në pak çaste,atë të ditës se dasmes. Pse janë ndarë artificialisht keto krahina nga Shkodra e qytetet tjera të Shqiperise,biles edhe nga Vlora e Flamurit të cilat flamurin e kanë për rastë historike e jo thjeshtë për dasma.
Nje kontribut patriotik për trevat për të cilat është domosdoshmëri prania e flamurtarve nuk është.E po të bisedoshim me njerzit tanë në Shqiperi ata do të na thoshin : “Bidat i ri në katund të vjeter” (Zakon i ri në katund të vjeter)
Flamuri ose rikthim tek e para .
U ba pak zhurmë si pasojë e shkrimit nga një ish punonjës i gazetës “Tema” në Detroit.
Aty flitej për flamur,për buste dhe dasmor,ndoshta u nxitën nga kronikat tona të para dy javeve me të njetin titull si sot.Ata, që i kishin diktuar gazetarit gjithë ketë “qamet” që kishte ndodhë e pritej të ndodhte ishin emigrant që pak ose fare pak e njohin realitetin për të cilin flitej në ate shkrim e për të thenë të verteten edhe pse na e kishin çuar në posten tonë elektronike për botim,nuk ua plotësuam kërkesën edhe pse disa nga “miq” tanë u perpoqen që të na “detyronin” për ta botuar, mënduam se nuk e meriton ti hame kohë lexuesit me të,pasi nga fillimi në fund ishte një inat fisnor,një duf inaçaresh me mentalitet të fiseve veriut i mbetur nga regjimi pesqind vjeçarë osman.
Nga fillimi i shkrimit duket se ja kanë “futë” kot pasi thonë se këto që po i shkruaj janë nga burime të pakonfirmuara,shkurt për atë që di të kuptoj shqip,janë thashetheme,ose më mirë më thânë i kanë dëgjuar në kafene,birrari,”muhabet grashë” e kurrgjâ ajo punë.
Ama na kanë sjell një detaj,pa dashjen e tyne,që është eminent,flamuri, të cilin e kem trajtuar më parë;në ketë rast mos lejimi i flamurit shqiptar,të dasmoret në një dasem në Tuz.Të gërmojmë në histori;vërtëtë hotianet,grudianët,trieshjanët,kojasit e luharasit janë martuar me flamur ?! Them që jo.Pasi regjimi komunist jugosllav jau kishte ndaluar një gjë të tillë.Pra është në fillimet e saj,pas viteve 90-të ma merr mëndja se do të datojë ky zanat e me teper një huazim i emigrantëve malësorë nga amerika.
Të shohim dasmat e tyre ketu në Amerikë,pas viteve 90-të,dasmat bëhën me flamurë,por ama dasmoret kanë dy flamurtarë,një që mban flamurin e SHBA-asë dhe një që mban flamurin kombetar shqiptar dhe shpesh për zgjedhjen e flamurtarve ka pase ngatrresa,pasi flamurtari shqiptar është i vetemruar qyshë në kohën e Turkisë pasi qeveria e osmanllinjëve i kishte emruar “bajraktaret” ose “mbajtesit e flamurit” dhe sot në kushte të reja dhe kurë jemi çliruar nga robria osmane,prapë këta flamurmbajtes të osmanëve kerkojnë ta vazhdojnë menyrën osmane të sundimit. Pra duhen që të jënë dy flamur dhe jo një. Nuk bëhët fjalë për flamurë fetar të Vatikanit por për dy flamur shtetror.
Kudo që të shkosh nëpër kisha në Detroit, polake me gjithë qënder kulturore,maqedonase,serbe,greke në oborre të tyre por edhe në faltore ku priftërinjet drejtojnë cermonitë fetare kanë dy flamuj,atë të SHBA-se dhe te shtetit të tyre nga ata janë. E pra në SHBA,që është djepi i demokracisë ndodhë ky fenomen,për analogji a thua shteti Malazez është më dorë lëshuar që kishat shqiptare,perfshi edhe atë që është në qëndër të Malësisë ,Tuz,të lejoj të mos jetë flamuri shtetror i Malit të Zi. Logjikisht askush nuk mund të thotë se Mali i Zi e lejon perdorimin e flamurit shqiptar dhe jo të atij shtetror malazias.
Keshtu që i bie se në raste se një prift shqiptar të lëjoj flamurin shqiptar domosdoshmerisht i duhet të ketë edhe atë malazias dhe prifti në atë rast do të jetë në një “sherr të madh” me këta “patriot” pasi do ti thonë se ke tradhtuar kombin dhe je ba një me shkjaun. Rruga më e mirë është ajo e perdorimit vetem të mjeteve fetare,pasi edhe në Mal të Zi ,shteti është laik. Më mirë çiftet e reja të vënë kunorë në kishen e zotit se sa në një vend ku rivalizojne dy flamuj që historikisht kanë qënë kundërshtar të njëri tjetrit.
Me këtë rast nuk kam marrë persipër mbrojtjën e njërit apo tjetrit,por vetem jam në vazhdim të asaj që kam thënë dhe perpiqem ta mbroj me argumenta se gjërat e teperta dhe “arnimet” në cermonitë tona familjare të veshura me element ideologjik,politik e ushtarak ,duke përfshië edhe përdorimin e flamurit në kohet tona që pretendojmë të jemi pjesë e familjes së madhe, të qyteruar botrore,jo vetem që i prishin bukurinë cermonive tona por shpesh herë bëhëmi edhe për të na qëshur të tjeret me arnime dhe kopje të tilla laramane.
Tani zoti Administrator ke hy ne tem qe i duhet komunitetit,e jo ca tema provokative,dhe fjali qe ishin jashte etikes se te folurit dhe te shkruarit,Une e lexova shkrimin tan dhe per mua eshte me vende shqetsimi yte,se kete gje e kame vrejte dhe vete,une po ju jap disa shembuj qe te tere ju i keni hasur ne jeten e perditsheme ne gjirin e komunitetit ton,une kame nje tip qe s’me interreson kushe bene dasem,me kaqe e aqe vete,mue s’me interreson kushe ble shtpi kaqe skuer fite apo kaqe skyer fite,mue s’me interreson kushe ble ate makin apo kete makin,te ketije viti apo te ate viti.e shume gjera te tjra,por gjate takimeve shkebimeve te ndonje muhabeti te tere ne keto i kemi ne maje te gjuhes duke u munduar te dijme si i shkoj dasma atije apo ketije,cfar shpijet dhe makinet ka ble ky apo aije, dhe ai e ajo vrop teke agjenti moj aferte per te porositur nje shtpi ma te madhe se shoku apo miku ime,vrap e tek dileri per te marre makinen e prodhuar te vitit te fundit,e gjoja per ta bere prone te atije apo te asaj dhe per tu dukur qe dhe une dicka bera,pa harruar se ketu ja fusin vehtes e jo shokut apo shoqes,te tera keto une ju kame vene nje emer,keta tipa jane te infektuar me virusin e xholozise qe pastaj rrine shume e flasin me vehte se dhogoria su del,e kure te thrrasin per ndonje riparim te qajne se skane me cfar te paguajne se billat i kane te rende sikur ja u keme dhen ne,as se i kemi rekomonduar ne per te bere nje jete super lukzoze.Pra duhet ti shtrishe kembet sa te keshe jarganin qe te mos te dalin kembet per jashta kane then te vjetrit. Une ca gjera i kame bere keto vitet e fundit por kurre nuke jame nis duke shikuar tjeret,vec se sa jane mundesit e mia,dhe kur te me vijne rasti edhe dasmen do mundohem ta bej sice e kemi pase zakon dikur nga anete tona,shume munde te flasin por punet e mia i bej se deshiroj vete e nuke impunohem aspak nga te tjeret. Me qe eshte fjala per dasma ne komunitetin tone une kame nje sygjerim qe kure fidhon dasma ne sadhe hyjne dy Flamuj njeri i yni tjetri i SHBA,me qe se dasma behet me shtetas shqiptare,ritmet dhe shume zakone jane adha shqiptarce,Flamuri Amerikan sikur eshte i pa nevijshem per krah Flamurit tone ne ksi rastesh keshtu mendoj une,paci dasma dhe gzime te tere ,L. Sterbyci mi.