Hermann Hesse u ka dhënë brezave të tërë fjalët më të bukura për dashurinë të shkruara ndonjëherë dhe ka shkruar fraza që tashmë kanë hyrë në jetën tonë. Për një persona special dhe që e dashuroni, këto poezi janë deklarata dashurie më të mëdha. Hesse, përveçse shkroi libra të mrekullueshme, u përballë me dashurinë në të gjitha aspektet e saj duke na dhuruar poezi të jashtëzakonshme. Sot po ua propozojmë tri prej tyre ndër më të bukura sipas meje të shkruara ndonjëherë.
Pse të dua
Pse të dua, netëve kam ardhur te ty
Ashtu, vrullshëm dhe në mëdyshje
Dhe ti nuk mundesh të më harrosh kurrë
Shpirtin tënd kam ardhur ta grabis.
Tani ajo është e imja- i gjithi më përket
Në të mirë e në të keq,
Nga dashuria ime e vrullshme dhe e guximshme
Asnjë engjëll nuk mund të shpëtojë.
“Rreth dashurisë”
Quhet dashuri çdo superioritet, çdo aftësi për mirëkuptim
Çdo aftësi të buzëqeshësh në dhembje.
Dashuria për vetveten dhe fatin tonë, pranim i dashur
Për atë çka është e padepërtueshme për të bërë
Edhe kur nuk jemi ende në gjendje të shohim e të mirëkuptojmë
Kjo është ajo çfarë ne synojmë.
***
Unë të pyeta se pse sytë e tu
Mbyten në sytë e mi
Si një kastë yjesh të qiellit
Në një valë të errtë re.
Më vështrove gjatë
Si vështron një fëmijë,
Më the pastaj me mirësjellje:
Të dua shumë, sepse je kaq i trishtuar.
B.Merko
No comments:
Post a Comment