Friday, March 29, 2013

Ja pse Shqiperia nuk eshte per botror...

Le ta shijojmë këtë Kombëtare, por të mos e vëmë nën presion të vazhdueshëm, duke i kërkuar një gjë që vetëm e kemi ëndërruar. I këtij mendimi është ishkapiteni kuqezi, Rudi Vata, i cili ka bërë një analizë të dy ndeshjeve të fundit, duke folur me superlativa sa për lojtarët dhe për trajnerin De Biazi. Gjithsesi, në intervistën dhënë “Panorama Sport”, Vata thekson se është ende herët që t’i kërkosh këtij ekipi kualifikimin në Botëror, në një kohë kur në gjithë historinë e vet ka qenë gjithnjë në vend të fundit apo të parafundit dhe jo më larg se një vit më parë u mund nga një skuadër modeste sikundër është Luksemburgu.

Fadil Vokrri dhe jeta e tij larg fushës së futbollit

Kujt nuk i kujtohet futbollisti kosovar i viteve të tetëdhjeta, ylli i dikurshëm i kësaj loje magjike, Fadil Vokrri. Ai i bëri ta admironin të gjithë tifozët e futbollit, pavarësisht skuadrës së tyre të zemrës. Konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës, që impresionoi me performancat e tij. Fadili në çdo ndeshje ngriste në këmbë deri në dyzet mijë shikues, të cilët brohorisnin sikur në kor: Vokrri, Vokrri, Vokrri...
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Modest, i disiplinuar, i shoqëruar, i qetë e mbi të gjitha një talent i vërtetë, Fadil Vokrri, për njëzet vjet e mbajti më të drejtë epitetin e futbollistit më të mirë dhe idolit të dashamirëve të kësaj loje të afirmuar.

Monday, March 25, 2013

Rrëfehet Erjon Bogdani: Ju tregoj “sekretet” e Shqipërisë

Ka luajtur 75 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shkundur 19 herë rrejtën. Është rekordmeni i golave kuqezi dhe ka shanse të mira të jetë edhe rekordmeni i ndeshjeve kuqezi, sepse vetëm 4 ndeshje e ndajnë nga ishkapiteni Altin Lala. Erjon Bogdani jeton me ëndrrën e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar për në Botëror, por ndryshe nga shumica mendon se nuk duhen krijuar iluzione të mëdha dhe nuk duhet që situata të ngarkohet më tepër. Në një intervistë për “Panorama Sport” bomberi kuqezi tregon edhe disa nga “sekretet” që po e bëjnë Shqipërinë surprizën e këtij grupi.

“Botërori në Brazil, i pamundur për ne”

Fitorja e trofeut të madh në ‘Brazil 2014′, pothuajse e pamundur”. Me këtë deklaratë gjatë konferencës për shtyp, menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, ia ka prerë këmbët, por jo shpresën e fundit tifozëve gjermanë dhe europianë. Edhe pse Gjermania e ka treguar që di të fitojë Botëror, pasi ka triumfuar tri herë në historinë e futbollit (1954, 1974, 1990), ish-kampioni i Europës 1996, Oliver Bierhof, ka ulur euforinë e lojtarëve të “pancerave”, duke i zbritur ata me këmbë në tokë dhe duke u treguar se në evenimentet botërore jashtë Europës, kombëtaret europiane nuk kanë shanse të dalin

Zogaj: Çështjet që më ndajnë me Ramën, në PD mund të rikthehem si njeri i lirë

Koordinatori i opozitës: Shanset për Berishën e Ramën.
“Rezultati do të varet nga loja e Ramës, taksa progresive s’është goditja e madhe e ndryshimit”
Koordinatori i koalicionit opozitar, politikani dhe publicisti i njohur Preç Zogaj, në një intervistë ekskluzive për “Panorama” shpjegon se cilat janë arsyet që e kanë vënë atë në një proces sqarimi me kreun socialist Rama.  Katër vjet në opozitë në krah të Edi Ramës, Zogaj shprehet se ka parë të tronditen disa parime për të cilat ka besuar për të qenë në një tryezë opozitare, siç janë