Sunday, July 18, 2010

Angela, shqiptarja që do shkojë në Miss Univers




Angela Martini, vajza që lindi në Shkodër u rrit në Zvicër dhe që aktualisht jeton në New York, është shpallur “Miss Universe Albania”, për vitin 2010. Shqiptarja që ka kapur majat e modës në New York nën kujdesin e fotografit të famshëm Fadil Berisha, rikthehet në Shqipëri për të rrëmbyer këtë trofe të rëndësishëm. Angela do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e bukurisë “Miss Universe” i cili organizohet nga multi miliarderi Donald Trump, në Las Vegas. Në këto foto të “Bluetooth” Angela vjen nën shoqërinë e Fadil Berishës, njeriut që ideoi dhe organizoi këtë spektakël, por që gjithashtu ka qenë një ndihmë shumë e madhe për Angelën në SHBA, si dhe me stilistin e njohur shqiptar Joni Peçi, i cili ishte dhe producenti i këtij konkursi. (Bluetooth)




No comments: