Friday, October 18, 2013

VRASJA E KENNEDY Simboli i misterit të Amerikës

Kanë kaluar 50 vjet, por ato pamje mbeten esenca e Amerikës. Më shumë se sa zbarkimi në Normandi, balta e Hiroshimës, këmba e Armstrongut në Hënë, fundi i Marylin Monroe, rënia e Kullave Binjake, Amerika që askush nuk mundet ta harrojë – simboli i misterit të Amerikës – është në fotogramet e shkrepur, zmadhuar, pastruar, mbi të gjitha ngadalësuar (për t’u përpjekur për të adaptuar absurditetin e ngjarjeve me shpejtësinë e ekzekutimit të tyre) të atentatit të pabesueshëm kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Thursday, October 17, 2013

Nikoll Lesi rikthehet në media, lë postin e kreut të LDK

Nikoll Lesi ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të LDK-së dhe rikthimin në media, në një gazetë, që siç e cilëson ai ka qenë historike. Lesi rikthehet si botues i gazetës “Koha Jonë”.
Në fjalën e tij pas këtij njoftimi Nikoll Lesi theksoi se do të bëjë një gazetë që të thotë të vërtetat e pathëna.

50 fakte nga jeta e Dritëro Agollit

Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij. Është padyshim personazhi më i spikatur i letrave shqipe.
Një autor, veprat e të cilit e kaluan provën e ndërrimit të sistemeve. Pena e tij mbetet universale për çdo kohë dhe çdo sistem. Ndërsa në politikë, si deputet ishte njeri që u bëri nder i Parlamentit Shqiptar.
Nuk mbetet vetëm një shkrimtar i madh, por edhe një politikan i madh. Jo aq për funksionet që ka pasur në strukturat politike, sesa për

Basha në “Top-Story”

Prej vitit 2005, Lulzim Basha është një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, duke mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në jetën e vendit, si ministër i Transportit, i Jashtëm apo i Rendit.

Sot, Basha ka sërisht një post vendimtar për vendin, por shpesh atë e kanë kritikuar se karriera e tij ka qenë joreale e se ka shijuar mbështetje të rëndësishme të faktorëve të jashtëm për të arritur deri këtu.