Pierre- Pandeli Simsia Panodi2802@aol.com
(Shenim: Fotografite jane bërë nga Pierre-Pandeli Simsia)
Nëntë vite më parë, në Michigan, Sh.B.A. nga emigrantët shqiptarë të ardhur viteve të fundit do të” lindte” një fëmijë i mbarë, që do të pagëzohej me emrin e bukur dhe kuptimplotë “Revista KUVENDI” të shoqëruar me: “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan” në formën e një konkursi.
Nën kujdesin e atyre që e “ngjizën” botuesi i Revistës Kuvendi, zotëria i nderuar Pjetër Jaku dhe gjithë stafi i revistës, ai “fëmijë” nga viti në vit po hedh shtatin e tij, duke u bërë më i bukur, më i suksesshëm, më mbresëlënës, më i pëlqyer, duke u shtuar numri i konkuruesve…
Dhe pikërisht, ç’do fundtetori, për ta përjetuar nga afër ato ditë të gëzueshme, me mbresa dhe emocione të paharuara, krijuesit e ndryshëm letrarë shqiptarë në Sh.B.A. dëshirojnë të bëhen pjesë e asaj feste të bukur, duke dërguar krijimet e tyre letrare të një viti.
Vitin e kaluar, duke e përjetuar nga afër emocionet e asaj feste të bukur të Leterisë Shqipe, nuk mund të mungoja edhe këtë vit.
Michigani gjigand të mahnit me natyrën e tij vjeshtore; këtë e ndjejnë më tepër ata që kanë mundësi të shkojnë atje nëpërmjet linjës ajrore.
Shteti i grataçielave, i liqenit të madh dhe i liqeneve të tjerë, autostradat e shumta dhe të pafund, shumëllojshmëria e ngjyrave të gjetheve të pemëve të vjeshtës flokëartë… Dhe në atë shtet gjigand, ndodhet edhe një komunitet shqiptar, ndodhet edhe ajo vatër e ngrohtë bujare shqiptare që na mbledh e na gëzon, pjesëtares e familjes “KUVENDI”.
E shtunë, 30 Tetor 2010

Pasi aeroplani mbërrin në aeroportin DTW, (Detroit) pas pak minutash zbres shkallët elektronike dhe gjendem në hyrje të terminalit 1
Formoj numrin e telefonit të personit që ishim njoftuar për të na pritur, por, ai më përgjigjet se, ka ardhur vetë i zoti i shtëpisë, zotëria i nderuar Pjetër Jaku, për të pritur miqtë e ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës. (Me gjithë përgjegjësitë e përgatitjes që ka Pjetri në këto ditë të ngjeshura me punët e aktivitetit, e gjeti kohën për të ardhur vetë në aeroport për të na pritur,- mendova. Nuk ke si të mos kesh respekt të dyfishtë, të trefishtë… për këta njerëz të tillë)
I telefonoj Pjetrit dhe, nuk ishim shumë larg nga njeri tjetri.
Pjetër Jaku nuk kishte ardhur bashkë me krijuesin Zef Lleshi.
Kishte kaluar një vit pa u parë dhe, sigurisht, takohemi e përqafohemi si vëllai me vëllanë, si miku me mikun…
Miqtë në raste të tilla kur takohen pas kaq kohe, kanë shumë ç’të bisedojnë dhe të duket se koha nuk mjafton t’i themi të gjitha në atë çast, por ne kohen e kishim të mjaftueshme të bisedonim e të çmalleshim në aeroport, sepse, orari i mbërritjes së avionëve të tjerë ishte në itenerare kohe të shkurtër.
Pas gjysëm ore, midis njerëzve të shumtë, pamë të zbriste një burrë (Intelektualët dallohen që nga pamja e jashtëme)
- Ja erdhi edhe Mehdiu – tha Pjetri dhe u drejtua për nga ai. Ishte Dr. Mehdi Hyseni i ardhur nga Bostoni.
Edhe pse nuk e kisha parë asnjëherë Dr. Hysenin, takohemi si miq.
- Tani presim të mbërijnë edhe miqtë e tjerë nga Nju Jorku – tha Zefi dhe Pjetri. E kishin fjalën për shkrimtarin e mirënjohur Fatos Kongoli me bashkëshorten e tij, Lili, si të ftuar nderi në aktivitet dhe poeten Iliriana Sulkuqi.
Në biseda mes miqsh e shokë, koha ecën pa u kuptuar; kur një zile telefoni, njofton për mbërritjen e të sapoardhurve nga Nju Jorku.
Takimi për të disatën herë me shkrimtarin Kongoli, na ka bërë si të jemi miq të njohur prej kohësh. Përqafohemi me mall…
Hyjmë në makinat miniven dhe nisemi drejt hotelit luksoz “CANDLEWOOD” ku Pjetri kishte bërë pronotimet.
Na mjaftonte një pushim i shkurtër pakorësh, për të vazhduar programin e aktivitetit.
Pasi Pjetri dhe Zefi ishin larguar, dëgjoj zilen e telefonit tim. Ishte përsëri Pjetri; Po e “hante” meraku, për të na thënë, atë që i kishte dalë nga mendja të na i thoshte në hotel.
- Pjerr, në katin e parë të hotelit ndodhet salla e ngrënies. Ju lutem, uluni dhe hani ç’të dëshironi… Të gjitha janë të paguara…
Zot! E ç’farë mund të ndjesh në ato çaste për njerëz të rallë si zoti Jaku, përveç se respekt dhe dashuri!

Organizatori i aktivitetit dhe botuesi i revistës KUVENDI Zoti Pjetër Jaku
Ora 6.00 e mbrëmjes dhe përsëri tingulli i ziles së telefonit celular. Dëgjoj zërin e Pjetrit, që më thoshte, se pas 15 minutave do vij të na marri për të darkuar.
Ardhja e zotit Jaku ishte me një e papritur e këndëshme; bashkë me të ishte edhe miku jonë, miku që pata fatin e mirë ta njoh vitin e kaluar, fjalëpaku, i urti, mëndjendrituri, penëarti, poeti i talentuar, Nexhip Ejupi. (Sa bukur do ishte bota, sikur njerëzit të ishin si poeti Nexhip Ejupi)
Prezenca e Nexhipit, sikur më hutoi nga gëzimi që po jetoja, jo vetëm mua, por ishte edhe një e paritur edhe për profesor Kongolin. Takohej me ish nxënësin e tij Ejupi, pas më shumë se dyzetë vjetësh.
Restoranti “L’George’s” me pronarë aktivistët e njohur të çështjes shqiptare, Kujtim e Nik Qafa, ishte “shtëpia” mikpritëse.
Atje na prisnin miqtë, bashkatdhetarët tanë të nderuar: Alfons Grishaj, poet dhe editor i Revistës “ KUVENDI”, Zef Përgega, Elinda Marku, Paulin Palushaj, Zef Lleshi, Rakip Babqorri, Shkëlqim Legisi, Gjovalin Lumaj, Julian Çefa, Kujtim Qafa, Rrok Dedvukaj, Luigj Gjokaj, Nikoll Pepa, Lek Lulguri, Paulin Palushi…
Menuja e ushqimit tepër e pasur, u shoqërua me bisedat e ngrohta, me humor dhe recitime, për ta bërë më të këndshëm atë mbrëmje, të cilin e moderoi publiçisti dhe poeti Zef Lleshi, njëkohësisht, anëtar i Këshillit drejtues i Revistës KUVENDI.

Asaj mbrëmjeje i dha ngjyrat e saj humoristike, artisti i mirënjohur shkodran, fotografi, karikaturisti, humoristi, Paulin Palushi, i nderuar me çmimin “Naim Frashëri i klasit të parë” nga Presidenti i Republikës.
Mjeshtri i humorit dhe fotografise Paulin Palushi
Ndërsa artisti Palushi interpretonte pjesë humoristike, dëgjoj një kolegun tim të më thotë: “Humori shkodran është i pranishëm në ç’do aktivitet apo festë të kujtdo krahine, për më tepër, që Palushajt e kanë në gjak humorin, si Paulini ashtu edhe i paarritshmi Shtjefën Palushi (Tef Palushi)
Mendimi i Nevrus Nazarkos, që të gjithë të pranishmit të prezantonin veten e tyre, bëri, që të njiheshim më mirë me njeri tjetrin.
Ashtu të gëzuar dhe me humor do ndaheshim atë natë, për t’u takuar sërish mëngjesin e ditës tjetër.
E diel, 31 tetor, 2010.
Kafja e mëngjesit ishte planifikuar të pihej në lokalin “Espresso House” pronar i së cilës është bashkatdhetari ynë i nderuar, anëtar i këshillit botues të Revistës “KUVENDI”, Rush Dragu.
Rush Dragu
E kam shkruar edhe në shkrimet e tjera; kafeneja e zotit Dragu mban aromë Shqipërie. Që nga filxhanet e kafesë që kanë simbolin tonë, Flamurin Kombëtar, dy televizorët e tjerë që transmetojnë pragrame të ndryshme shqiptare dhe, sigurisht, klientët janë përgjithësisht shqiptarë.
Sapo ishim përshëndetur dhe ishim ulur në tavolinat e bashkuara, disa klientë vijnë dhe na urojnë mirëseardhjen, veçanërisht, shkrimtarit Kongoli.
Ishte rasti më i mirë për ta, ta shihnin nga afër, të bisedonin lirshëm, t’i uronin mirëseardhjen shkrimtarit.
Përpara Kafes “The Espresso House”:
Nexhip Ejupi, Lili Kongoli, Pjetër Jaku, Fatos Kongoli, Alfons Grishaj
Pronari i lokalit Rush Dragu, i uron mirëseardhjen Iliriana Sulkuqit
Koha në raste të tilla ecën shpejt dhe ne çdo gjë e kishim të programuar.
Nuk duhet të vonoheshim për të drekuar.
Të udhëtosh autostradave të pafundme të Michiganit është kënaqësi, jo sepse kohën e ke të mjaftueshme për bisedë, por sheh edhe natyrën, atë mrekulli që ka ndërtuar dora e njeriut, mes fushave të pafund të gjelbëruara janë ndërtuar shtëpitë vila mes pemëve të shumta…
Në grupin tim në makinë, duke shkuar në restorant, që e drejtonte Alfons Grishaj, ishte edhe profesor Kongoli dhe poeti Nexhip Ejupi, i pranishëm si gjithmonë.
Por, më parë se të shkonim për të drekuar, organizatorët kishin menduar të na çonin në një vend të bukur turistik, në Partridge Creek, një kompleks- qytet me vlera kulturore dhe tregtare në qytetin e Sterling Heights-it.
Partridge Creek, ne na u duk si një mini Europë…
Të njihesh me Alfons Grishaj, është fat, që unë atë fat e pata para një viti, kur e njoha në të njëjtin aktivitet dhe mësova nga ai, se ishte vëllai i mikut tim të para 26 vjetëve, Aleksandrit. Jo vetëm inteligjenca e tij, por ngjarjet e ndryshme të jetës së tij, vepra dhe puna që ai ka bërë dhe bën për çështjen shqiptare janë një histori, një muze, nga i cili të gjithë kemi ç’të mësojmë.
Pishtari i Demokracis; Alfons Grishaj
Edhe pse jo në moshë shumë madhore, vepra e tij është madhështore. Familjarisht të njohur në Shkodër si antikomunistë, nuk kishte se si të edukohej ndryshe edhe Alfonsi.
Kjo bëri, që në vitet e rinisë së tij, atëhere, kur regjimi kriminal gjakatar komunist shqiptar ishte ende në fuqi, djaloshi trim shkodran të provonte burgun e tmershëm komunist.
………………..
Një ndër demostruesit e parë antikomunist dhe themelues i të parës parti demokratike për Shkodrën, Alfons Grishaj është nderuar me titullin “Pishtar i Demokracisë”
Me shkrimtarin Fatos Kongoli, duke qenë edhe vetë Alfonsi krijues, poet, kujtuan vitet e largëta të fillimviteve 90-të, atëhere, kur profesor Kongoli punonte në gazetën Rilindja Demokratike dhe që Alfonsi në atë kohë kishte bashkëpunim.
Qyteti Warren ishte edhe vendi ku do drekonim në Olive Garden, një nga restorantet më të mira italiane.
Janë çaste dhe kujtime të paharuara, që të mbeten shumë kohë të gjatë në kujtesë për të mos i harruar, kur shohim njëri tjetrin në tavolinën e ngrënies, si të jemi pjesëtarë të një familje të një gjaku; dhe vërtetë, ne jemi gjaku shqiptar.
Përsëri një shlodhje disaorëshe në hotel, për të qënë të gatshëm në mbrëmjen finale.
Mbrëmja finale e aktivitetit “Ditët e Letërsisë Shqiptare në Michigan” nga organizatorët ishte menduar të mbahej në restorantin “The IMPERIAL House”
Në krye të sallës ishte improvizuar skena, ku Grupi Muzikor “ADRIATIK” i njohur në shtetin Michigan me muzikantët Bilbil Gashi dhe Devis Delliallisi, si edhe këngëtaret Afërdita Gashi dhe Florida Deliallisi.
Moderatorët e atij aktiviteti ishin Albina Palushi dhe Rush Dragu, të cilët e paraqitën programin me profesionalitet dhe mjeshtërisht…
Moderatorët e atij aktiviteti ishin Albina Palushi dhe Rush Dragu, të cilët e paraqitën programin me profesionalitet dhe mjeshtërisht…
Rush Dragu dhe Albina Palushi
Në çelje të programit, zonja Palushi, lexoi një përmbledhje për At Gjergj Fishtën.
“Në këtë ditë të shënuar për të cilën jemi mbledhur sonte, dua t’i bëj një falenderim të veçantë të ftuarit të nderit, shkrimtarit të njohur dhe të shumsukseshëm të njëzetë viteve të fundit, Fatos Kongoli, të cilin kemi fatin t’a kemi sonte të pranishëm në këtë sallë.” – tha në vazhdim të fjalës së tij, zoti Rush Dragu.
Më parë se të ftonte shkrimtarin para mikrofonit, zonja Palushi bëri një përmbledhje të krijimtarisë letrare të shkrimtarit Kongoli.
“Vërtetë është një sfidë. Janë emocione shumë të forta; ndjehem vërtet me shumë fat, që ndodhem sonte këtu në “Ditët e Letërsisë Shqiptare” në Michigan, organizuar nga Revista “KUVENDI”
Në radhë të parë, dua të falenderoj atë që më ftoi të jem sonte i pranishëm me ju, botuesin e nderuar të revistës KUVENDI, Pjetër Jaku.
Po këtë vit, unë kam patur rastin gjithashtu të isha i ftuar përsëri në një takim që u mbajt në Nju jork, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, në Panairin e librit,m 2010, një veprimtari shumë e bukur dhe interesante, emocionuese për mua.
Këto lloj takimesh kanë të veçantën e tyre, sepse këtu janë njerëz, të cilët mund të kenë pikëpamje të ndryshme, por këtu i bashkon letërsia. Është dëshira e tyre të merren me letëri dhe kjo i bën të afërt të takohen me njëri tjetrin dhe kjo është një trasitë e mrekullueshme…” – tha midis të tjerash Kongoli.
Më pas, moderatorët i uruan mirëseardhjen Dr. Mehdi Hysenit, i cili sapo i ishte botuar libri i tij i ri nga Shtëpia Botuese Kuvendi, “UÇK-ja dhe e drejta ndërkombëtare”
Dr. Mehdi Hyseni
“Posaçërisht kam nderin dhe kënaqësinë të përshëndes organizatorin dhe gjithë stafin e Revistës KUVENDI për organizimin e përvitshëm të këtij aktiviteti. Përfitoj nga rasti të falenderoj zotin Pjetër jaku dhe gjithë stafin e tij, gjithë ata që kanë marrë pjesë për të financuar botimin e librit tim të fundit UÇK dhe e drejta ndërkombëtare, botuar nga Shtëpia Botuese Kuvendi.
Kam kënaqësinë gjithashtu t’ju njoftoj se, ditën e djeshme, më 30 tetor, 2010, në Tiranë u mbajt një konferencë gjithëkombëtare shqiptare, për ribashkimin e Kombit shqiptar, e quajtur Konferenca e Shqipërisë Natyrale.
Pa ribashkimin, Historia jonë, Kombi, shteti ynë, nuk do kenë fatin të ecin përpara, në realizimin e kërkesës shekullore, aspiratës, që mbarë shqiptarët, mbarë trevat shqiptare të dalin nga kthetrat e përgjakshme të okupatorëve… (Në sallë dëgjohen zëra: Rroftë Shqipëria e ribashkuar natyrale.)
Pas fjalës së Dr. Mehdi Hysenit, Rush Dragu, lexoi një përmbledhej nga biografia e tij.
Albina Palushi prezantoi organizatorët e mbrëmjes: Nevrus Nazarko, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Alfons Grishaj, Pjetër Jaku, Paulin Palushi.
Më pas, Rush Dragu, do të përkujtonte poetin që u nda nga jeta dhe nga gjiri jonë para një viti, Rapsodin e njohur Popullor, Artistin e Merituar, krijuesin e shumë këngëve Sali Mani.
“Sonte duhet t’i bëjmë një homazh kujtimi atij njeriu që la shumë në krijimtarinë e tij”.
Në nderim të rapsodit popullor, të gjithë pjesëmarrësit u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje.
Pastaj zoti Dragu, ftoi aktorin Nue Gjekaj, i cili kishte përgatitur të recitonte vargje nga rapsodi Sali Mani.
Z. Ndue Gjekaj
Aktori Gjekaj, me interpretimin e vargjeve të rapsodit Mani, krijoi emocione dhe duartrokitje.
Me duartrokitje u prit, kur Albina prezantoi pjesëmarrjen në atë aktivitet të Imam, Shuaip Gurguri, e cila i uroi mirëseardhjen dhe e ftoi të përshëndeste aktivitetin.
Imam Shuaip Gurguri, duke përshëndetur aktivitetin
“Në emrin tim personal dhe në emër të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare j’u përshëndes dhe j’u përgëzoj për këtë aktivitet që zhvilloni.
Falenderoj organizatorin, zotin Pjetër Jaku për ftesën e tij që më ka bërë të jem edhe unë pjesëmarrës, si dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar këtë aktivitet.
Dashtë zoti, gjithmonë të jemi së bashku, të festojmë, të kremtojmë, ashtu siç na ka hije… Ju faleminderit.” tha midis të tjerash, Imam Gurguri.
(Përsëri nga salla dëgjohen: Rrofshin gjithë shqiptarët pa dallim feje…)
Përsëri Albina Palushaj, uroi mirëseardhjen në aktivitet të një tjetër kleriku, Padër Pashko Gojçaj, i cili edhe ai u prit me duartrokitje.

Pader Pashko Gojçaj, duke përshëndetur aktivitetin
” Të dashur motra dhe vëllezër! J’u përshëndes të gjithëve.
Kam pas fatin, që prej tre vjetë me radhë të marrë pjesë në aktivitetin “Ditët e letërsisë Shqipe në Michigan”
Mendoj, që ky aktivitet i larmishëm në vitet e ardhshëm të quhet: Ditët e letërsisë Shqipe në Sh.B.A.” – tha midis të tjerash Pader Gojçaj.
Dragu, prezantoi edhe librin e fundit të Dr. Fran Ivezaj “Klithma e një shqiponje”
Duke folur për librin e Dr. Ivezaj-t, zoti Dragu citoi ç’farë kanë shkruar disa personalitete të letërsisë sonë: “Ngjarjet e mëdha u ngjajnë stuhive. Me afrimin e tyre, ato qysh më parë, lëshojnë ca shenja, paralajmëruese: bubullima, shkrepëtima të largëta… Thyerja e tyre pëballë Pjetër Ivezaj ishte shenja e sigurt se një epokë e re po afrohej në Ballkan. Për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe për të gjithë të tjerët”.
Dr. Fran Ivezaj, është doktor shkencash; ligjërues i edukatës multikulturale dhe të komunikimit në Unviersitetin Wayne State. Gjithashtu ushtron detyrën e drejtorit të një shkolle në Detroid.
Falenderime iu përcollën edhe pjesëmarrësve në sallë; një ndër ta ishte edhe ish i burgosuri politik, Rrok Dedvukaj.
Lulash Palushaj, autor i disa librave të botuar, në fjalën e tij përshëndetëse tha:

Zoti Lulash Palushaj
“Falenderoj gjithë pjesëmarrësit e pranishëm këtu, sepse, kush më i madh e kush më i vogël si krijues, jep kontributin e tij.
Kam nderin e madh gjithashtu të përshëndes dhe të falenderoj shkrimtarin tonë Fatos Kongoli që gjendet sot midis nesh në këtë sallë.
Është mesazh i madh për të gjithë ne, të vijmë e të nderojmë një kuvend të sofrave tona, një kuvend që mbledh shkrime, një kuvend që afron njerëzit, një kuvend që bashkon intelektualët…”

“Në memorien e emigrantëve të vjetër, kam nderin të falenderoj drejtuesit e vjetër dhe të rinj të Radios në shtetin Michigan, mesazhin që mërgata e vjetër i sjell pasardhësve. Dua të falenderoj për punën e tyre të mirë në shërbim të komunitetit, zotërinjtë Gjon Lulgjuraj, Kujtim Qafa, Juljan Çefa, të cilët janë pionierët e mediave shqipe në Michigan…” tha në vazhdim zoti Dragu.
Julian Cefa dhe Kujtim Qafa
Pastaj përshëndeti Prof.Fran Camaj, drejtues prej disa vitesh i nje radioprogrami në gjuhën shqipe në Malin e Zi:
“Kam ardhur për vizitë në Sh.B.A. dhe u informova për këtë aktivitet të përvitshëm tradicional dhe kam nderin të marrë pjesë në këtë manifestim, para jush, para gjithë krijuesve. J’u përshëndes të gjithëve dhe në veçanti, organizatorin, botuesin e revistës Kuvendi, zoti Pjetër Jaku, revistë me vlera, që ka në përmbledhjen e saj krijime nga diaspora dhe nga atdheu.
Kam nderin gjithashtu, të përshëndes shkrimtarin e mirënjohur, Fatos Kongoli, që së bashku me shkrimtarin Ismail Kadare, paraqesin kulmin e Letërsisë së sotme Shqipe…” tha prof. Camaj.
Në vazhdim, përshëndeti në emër të Shoqatës “DUKAGJINI” sekretari i shoqatës, zoti Pllumb Kulla.

Pëllumb Kulla, sekretar i Shoqatës “DUKAGJINI”
” …Është kënaqësi e madhe që ndodhemi sonte në këtë mbrëmje kaq të bukur, të rëndësishëm dhe emocionuese.
Është e rëndësishme për mua, se ka një pjesëmarje nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim feje… Përshëndes gjithë organizatorët, gjithë popullin shqiptar…” tha zoti Kulla.
Është e rëndësishme për mua, se ka një pjesëmarje nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim feje… Përshëndes gjithë organizatorët, gjithë popullin shqiptar…” tha zoti Kulla.
Falenderoj drejtuesit e kësaj mbrëmjeje të bukur, zonjën Palushi dhe zotin Dragu.
Përshëndetën gjithashtu edhe studiuesi Fejzulla Abdullai, Gjovalin Kaçorri…
Zoti Gjovalin Kaçorri
Interpretuesit e vargjeve poetike, Paulin Palushi, Nikolina Gjekaj, Vera Vuçaj, Zef Lleshi, ish aktori i Teatrit të Korçës dhe i Portokallisë, tani me banim në Sh.B.A. Arben Dervishi, Ruzhdi Gjokaj, Iliriana Sulkuqi, Ndue Gjekaj, Pierre-Pandeli Simsia, kishin zgjedhur për atë mbrëmje, jo vetëm nga krijimtaria e tyre, por edhe nga poetët që jetojnë në Sh.B.A., si edhe vargje të Shkrelit dhe Agollit.
Poetja Iliriana Sulkuqi, pas fjalës përshëndetëse dhe interpretimit të vargjeve të saja, ftoi pranë vetes të vinte zoti Pjetër Jaku.
“Sipas traditës shqiptare, miku nuk shkon duarbosh tek miku, e mban një pako llokume në duar, ndërsa unë sonte, në vend të pakos me llokume – dhe nxjerr nga çanta një zarf, - stafi i revistës simotër “PELEGRIN”, nga xhepi i “çpuar” por i pasur, duke i uruar vazhdimësi “KUVENDIT” i dhuron diçka simbolike brenda këtij zarfi për të vazhduar udhën e saj të botimit, duke pasur brenda fletëve të saj gjithcka me vlerë që shkruhet me sakrifica jashtë atdheut…
Mirutakofshim ne bibliotekat tona mbarëshqiplexuese…” tha Sulkuqi.
Zoti Jaku i falenderoi stafin e revistës PELEGRIN. Gjaithashtu ai falenderoi pjesëmarrësit dhe të gjitha ata që ndihmuan në realizimn e aktivitetit dhe veçanërisht bizensmenin e njohur, Agim Lumani, editorin e Revistës “ Kuvendi” poetin, Alfons Grishaj, aktivistin e njohur Kujtim Qafa, publiçistin Nevrus Nazarko, poetin Lulash Palushaj, Julian Çefa, Luigj Gjokaj, Zef Lleshi, Rush Dragu, Robert Gega, Shkëlqim Legisi, Kryetari i Këshillit të Xhamisë Shqiptare, Viktor Shaholli dhe Kryetari i Këshillit të Kishës së Shën Palit, Kolë Gjokaj, krijuesit që morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të Letërsisë Shqipe.
Zonja Albina Palushi lexoi përshëndetjet që institucione dhe personalitete të ndryshme i kanë dërguar organizatorit Pjetër Jaku: Nikollë Lesi, Avni Spahiu, Ali Podrimja, Naum Prifti, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Shoqata “Bijtë e Shqipes”.
Juria e përbërë nga Ilirana Sulkuqi, kryetare, Nevrus Nazarko, Pierre-Pandeli Simsia, Gëzim Basha dhe Vera Vuçaj, me diskutime dhe debate përzgjodhën fituesit.
Në emër të Jurisë, çmimet i publikoi Vera Vuçaj
Në emër të Jurisë, çmimet i publikoi Vera Vuçaj
Në poezi:
Çmimi i parë: Zef Lleshi
Çmimi “ Gjergj Fishta”: Rita Saliu
Çmimin “Migjeni”: Fation Pajo
Në publicistikë:
Çmimi i parë: Thanas Gjika
Çmimi “ Arshi Pipa”: Merita B. McCormack
Çmimi “Faik Konica”: Rush Dragu
Në prozë:
Çmimi i parë: Agim Dëshnica
Çmimi “ Petro Marko”: Raimonda Moisiu
Çmimi ” Anton Pashku”: Astrit Lulushi
Krijime për fëmijë:
Çmimi “ Odise Grillo”: Selim Adili
Çmimi i Këshillit Botues të Revistës “ Kuvendi” për interpretimin më të mirë iu dha aktorit të njohur, Arben Dervishi.
Kështu u mbyll me sukses për të nëntin vit radhazi, aktiviteti i rëndësishëm i Letërsisë Shqipe në Michigan.
Faleminderit organizatorit dhe botuesit të revistës “KUVENDI” zoti Pjetër Jaku dhe gjithë stafit të tij, që punuan dhe realizuan me sukses këtë aktivitet të rëndësishëm.
Mirutakofshim pas një viti në Michigan, në përvjetorin e 10-të të “fëmijës” së bukur, ku sigurisht, pjesëmarrja, organizimi… do të jenë madhështore, mbresëlënëse…
URIME

Ruzhdi Gjokaj
Nikolina Gjekaj
Rafail Floqi Tv shqiptar i Amerikes
Grupi muzikor “ADRIATIK”
Vera Vucaj, ne emer te jurise publikon cmimet
Fituesin e cmimit ne poezi Zef Lleshi, e urojne per marrjen e cmimit te pare
Aktori Arben Dervishi
Duke i dhene cmimin aktorit te mirenjohur Arben Dervishi
Duke i uruar mireseardhjen Gjovalin Kaçorri ,shkrimtarit Fatos Kongoli
Vera Vucaj
Poetja Iliriana Sulkuqi
Z. Lulash Palushaj takohem me dy kleriket, Imam Shuaip Gurguri dhe Pader Pashko Gojcaj
Fatos Kongoli dhe Alfons Grishaj
Fatos Kongoli dhe Nexhip Ejupi
Fatos Kongoli dhe Rush Dragu