Ajo është shfaqur në foltoren e selisë blu gjatë dy javëve të fundit,
duke tërhequr vëmendjen e publikut. Laura Vorpsi, vajza bukuroshe që
flet në emër të PD-së, u bë personazh mediatik menjëherë pas daljes së
parë publike. Mediat “gërmuan” dhe gjetën foto të saj, të realizuara nga
fotografë profesionistë, çka bëri menjëherë që Laura të konsiderohej
modele. Por në një intervistë për suplementin Bluetooth të GSH, Laura
thotë se nuk ka qenë kurrë modele dhe as nuk aspiron të jetë ndonjëherë.
Ajo rrjedh nga një familje e pasur tiranase dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik. Në intervistë, Vorpsi flet për lidhjet e saj me Partinë Demokratike
Ajo rrjedh nga një familje e pasur tiranase dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik. Në intervistë, Vorpsi flet për lidhjet e saj me Partinë Demokratike