Saturday, July 2, 2011

Shqiptari dhe antishqiptari

Njerëzor, kundërnjerëzor, kombëtar, kundërkombëtar, shqiptar dhe kosovar

Nga Behxhet Sh. Shala

Katër personalitete, katër realitete : Papa Benedikti i XV, Adem Demaçi vet i 40 –ti, Halil Matoshi i Parë dhe i papërsëritshmi ( uroj të jetë ashtu, sinqerisht ) dhe Moamer el Gadafiq janë katër persona që janë aktualizuar kohëve të fundit. I pari, pra Papa Benedikti i XV si autoritet suprem i Vatikanit, jo që nuk po e njeh shtetin e Kosovës por po e përkrah haptas Serbinë. Një Kardinal i tij pati deklaruar haptas se Kosova është djep i Serbisë dhe se shqiptarët po bëjnë gjenocid etnik dhe kulturor ndaj serbëve të Kosovës. Kardinali vetëm ka përsëritur një pjesë të pohimit të eprorit të tij, dhënë më herët e që ka të bëjë me pronësinë mbi djepin, Kosovën pra. Vatikani asnjëherë nuk është distancuar nga këto qëndrime që nënkupton se në heshtje është pajtuar me deklaratën e Kardinalit. Është interesant se edhe Papa, edhe Kardinali me qëndrime serbe janë gjermanë . Papa ka pasur një të kaluar fashiste mirëpo u distancua nga kjo e kaluar apsi të njëjtin veprim e bëri edhe Ginter Gras. Kardinali që ka deklaruar siç ka deklaruar për Kosovën dhe shqiptarët është fashist aktual dhe po presim nëse do të distancohet apo pendohet. Deklarata e tij mund të jetë edhe pasojë e dehidrimit të tij gjatë enciklikës së Papës, urbi et orbi në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, pas vapës së madhe.

Adem Demaçi është njeriu që e ka një të metë shumë të madhe dhe që është rrethanë rënduese; gjithmonë dhe gjithkund e flet të vërtetën. Prandaj edhe nuk i falet. Prandaj edhe e quajnë të krisur, të matufosur dhe të marrë. Prandaj e quajnë antikombëtar, radikal dhe pjesë e kaluar e historisë. Kjo është arma që e përdorin injorantët, pakurrizorët, lëpirësit e të gjitha pjatave dhe frekuentues të të gjitha grazhdeve. Adem Demaçi paska bërë mëkat sepse e paska thënë një të vërtetë e një të pavërtete që e kanë thënë më parë Papa Benedikti i XV dhe kardinalë të tij apo zyrtarët e Vatikanit. Adem Demaçi paska mëkatuar sepse paska thënë se Turqia e sulltan Sylejmanit deri te sulltan Rashiti kanë qenë okupatorë të Kosovës. Ose se paska bërë shumë mëkat sepse paska deklaruar se Moamer el Gadafi dhe udhëheqësit e shteteve tjera arabe ( myslimane ) që nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran janë shtete që udhëhiqen nga ata që nuk kanë lidhje me njerëzimin dhe fenë. Se nuk i shërbejnë as popullit të tyre .

Halil Matoshi është ish peng lufte. I internuar në llogoret e Serbisë, si kundërshtar i Mongolisë. Po falë Zotit, u kthye shëndosh e mirë në Kosovë, si Mesie për kumtimin e lajmit se po formohet një komb i ri, kombi kosovar. Me guximin dhe intelektualizmin e tij u vë në krye të këtij misioni të shenjtë. Dikush sot edhe mund ta shajë K ( H )alilin, Matoshin jo Xhibranin por e ardhmja do ta vlerësojë kontributin e tij prej misionari të formimit të kombit kosovar dhe Kosovës multietnike. Kësaj radhe K ( H )alili u vu në “mbrojtje” të Adem Demaçit. Tha se nuk duhet të sulmohet Adem Demaçi nga besimtarët e krishterë, siç po bëhet përmes internetit shkaku se e paska bërë një gaf ( huqje ) duke e inkriminuar deklaratën e Papë Benediktit të XV. E arsyetoi Bacën se ai ka kredit nga e kaluarë që të flasë ç’të dojë prandaj edhe kjo gafë është e lejuar. Me një fjalë, u bashkua me ata që e cilësojnë Adem Demaçin si matuf, i krisur, i dëmshëm politikisht dhe kosovarisht. Ama këtë e bëri në mënyrë më të sofistikuar se të tjerët. E bëri halilqe.

Moamer el Gadafi, njihet si mik i Rusisë, Serbisë, Behgjet Pacollit dhe Lulezezës. Dhe si armik i Libisë dhe popullit të saj. Ai, serbët i ka konsideruar si vëllezër, kosovarët si miq. Ashtu edhe duket se do ta ketë fundin, sikur vëllai i tij i krimit, Sllobodan Millosheviqi. Dhe jo vetëm ai. Ikën Ben Ali, Hosni Mubarak. Të tillë do ta ketë fatin edhe Moamer el Tarak. Për të gjithë këta Adem Demaçi e ka dhënë vlerësimin e duhur, në kohë të duhur. E jo si disa kontrabandues që janë bërë politikanë me shantazh dhe me para që kanë vallëzuar “ shiri kollo, shiri kollo Sllobodansko llollo “ që, pasi e kanë lëpirë “ kripën e Libisë” janë shndërruar në armiq të Serbisë .

Paralelizmi dhe idiotizmi : Besimtarët e krishterë që po e gozhdojnë Adem Demaçin në kryqin e tyre, vetëm se e paska folur një të vërtetë, nuk kanë të bëjnë fare as me besimin, fenë e lëre më me Zotin. Për të qenë besimtar i mirë dhe i devotshëm duhet të jeshë njeri, në kuptimin e plotë të fjalës. Adem Demaçi nuk e ka krahasuar Papën me Gadafin mirëpo realisht, sa i përket qëndrimit ndaj statusit të Kosovës dhe shqiptarëve, këta të dy nuk dallojnë fare. Që të dy e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës ndërsa kanë qëndrim miqësor ndaj Serbisë . Vatikani, me të gjithë papët dhe kardinalët e dinë shumë mirë se sa kanë pësuar Kosova dhe shqiptarët pikërisht nga Serbia dhe regjimi serb andaj është dashur të marrin qëndrim në bazë të mësimeve të Zotit e jo në bazë të intereseve politike, fetare etj. Këtë është dashur ta kenë parasysh edhe besimtarët e krishterë në Kosovë dhe viset tjera ku jetojnë shqiptarët para se të organizojnë orgji për të diskredituar njeriun i cili është më besimtar se të gjithë ata sepse e flet të vërtetën, e mbron të vërtetën dhe flijohet për të vërtetën. Ka dhënë shumë prova për këtë dhe ka paguar çmim shumë të lart për këtë. Burgun thuaja 30 vjeçar e konsideron provë por jo edhe një çmim në formë të vuajtjes nga e cila përpiqet të përfitojë materialisht apo politikisht. Dikush konsideron se lumturia fitohet duke mashtruar, vjedhur, gënjyer, fituar para nga këto që i përmenda më parë. Këta e kanë ngritur injorancën në atë shkallë të përsosmërisë sa që harrojnë se ka Zot. Të tillët janë kundër të së vërtetës, kundër besimit dhe kundër Zotit. Shqiptarët kanë besuar shumë në Vatikanin. Ish presidenti i Kosovës , Ibrahim Rugova e ka pasur për më shumë se 10 vite fotografinë e Papës mbi kokë, duke besuar se në këtë mënyrë do të ketë përkrahje politike nga Vatikani. Nuk doli asgjë nga kjo punë. Madje, vatikani përmes “Shën Exhidios”, në kohën e represionit më të madh të Serbisë kur shqiptarët flijoheshin për liri, përpiqej të na “mërrotë” një autonomi kulturore brenda Serbisë. Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, po i njëjti “ Shën Exhidio” bënte përpjekje të ndërmjetësonte midis serbëve dhe shqiptarëve. Ujku qimen e ndërron por vesin nuk e harron.

Si përfundim: E pranoj se edhe unë ndaj mendimin me Adem Demaçin. Për këtë arsye më kanë sharë dhe mallkuar edhe besimtarët e Vatikanit edhe talibanët ( islamistët ) e Afganistanit në Kosovë. Prandaj cilësimet që vlejnë për Adem Demaçin ( në aspektin afirmativ si: i marrë. i çmendur, i krisur etj.) vlejnë edhe për mua. Le të jetë edhe kështu. Mirëpo, të gjithë ata që qenkan sulmuar nga Adem Demaçi si Papa Benedikti i XVI apo Moamer el Gadafi e kanë lehtë të na demantojnë. Thjesht, le ta pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Adem Demaçi asgjë nuk po kërkon më shumë . Prandaj , ka plotësisht të drejtë që nuk ua bënë hallall, as Papës e as Gadafit e as atyre që në emër të fesë dhe Zotit punojnë pikërisht kundër fesë dhe Zotit. Zoti nuk është me kriminelët prandaj nuk duhet të jetë me Serbinë. Zoti duhet të jetë me viktimat prandaj duhet të jetë me Kosovën dhe shqiptarët. Le të marrin shembull nga Turqia. Ani se Adem Demaçi i kaquajtur sultanët e Turqisë okupatorë, Turqia ishte njëra ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Pastaj, nëse Halil Matoshi si njëri ndër kardinalët e Kohës Ditore do të dilte me ndonjë qëndrim kundër Papës ( Vetonit ), a do të mbetej në këtë gazetë. Kurrë. Prandaj , mos ta mësheh Papën prapa deklaratës së Kardinalit. Dhe, krejt në fund, Zoti u ndihmoftë Papës Benediktit të XVI, Moamer el Gadafit dhe Halil Matoshit. Nëse arrijnë të kualifikohen deri te AI.

* Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale

Elvana Gjata në 'San Torini' për videon e re

Do jetë Santorini në Greqi, vendi ku Elvana Gjata ka vendosur të xhirojë videoklipin e saj të ri për një prej dy singlave që këngëtarja planifikon të publikojë këtë verë të cilat do jenë të përfshira në albumin e ri. Yep! E dëgjuat shumë mirë! Elvana ka përfunduar punën në albumin e saj të ri dhe fjala është që ai do të hidhet në treg në fund të muajit korrik. Yeaaaa! Videokënga e re do të publikohet dhe në versionin anglisht nën titullin “Out of My Life”.




ALbaniac

Futboll, te henen starton “Shkodra Cup”

Tv1Channel - Të hënën starton në Shkodër, Turneu Ndërkombëtar i Futbollit “Shkodra Cup”। Një aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës me iniciator Kompleksin sportive “Zmijani” në parteneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Shkodrës, që i përket konkurimit për kategorinë e moshës 12 dhe 15 vjeçare. Pjesëmarrës të këtij turneu janë 16 ekipe që përfaqësojnë kryesisht rajonin verior të Shqipërisë me ekipe nga Shkodra, Laçi, Lezha, Malësia e Madhe, si dhe nga Podgorica dhe Ulqini i Malit të Zi, ndërkohë që surpriza e këtij turneu është pjesëmarrja e ekipit shqiptar të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e ekipeve tashmë kanë mbërritur në Shkodër duke zhvilluar seancat e para stervitore në kompleksin sportive “Zmijani” në pritje të startit zyrtar të aktivitetit. Pamjet që po ndiqni i përkasin ekipit të futbollit “Detroit Eagles”- Shqiponjat e Miçiganit, i cili drejtohet nga ish futbollisti shkodran, Edmond Zejnuni, në përbërje të cilit spikasin edhe futbollistët e talentuar, Mario Kapaj portjer, Damiano Pepa dhe Mark Gjura në mbrojtje, Robert Razburgaj në mesfushë, si dhe Leon Malaj e Klaudio Gjoni në repartin e sulmit.Për skuadrën amerikane, “Shqiponjat e Detroitit”, është hera e dytë që konkurojnë në Shkodër për një turne futbolli, dhe për to është një emocion i madhë, jo vetëm që luajnë në tokën ku kanë lindur prindërit e tyre, por sipas menazherit të ekipit, Prekë Gjuraj, kjo është një mundësi e mirë për t’u vëzhguar nga specialistët e futbollit shqiptar, me synimin që një ditë të veshin fanelen e përfaqësueses shqiptare.Trajneri i futbollistëve shqiptaro-amerikanë, Edmond Zejnuni, shprehë kënaqësinë e bashkëpunimit me futbollin shqiptar dhe në veçanti me atë shkodran, ndërkohë që nuk nguron të shprehë objektivin e tij, duke thënë që objektivi i skuadraës që ai drejton “Shqiponjat e Detroitit” është për ta fituar Turneun.Takimet e Turneut Ndërkombëtar “Shkodra Cup”, fillojnë paradreken e së hënës me ndeshjet e U-12, ndërkohë që mbasdreke luhen ndeshjet për kategorinë e moshës U-15.

Bllokohet zhdoganimi në Han të Hotit, ankohen qytetarët

Ridvan Dibra Një urdhër i vitit 2004 i Drejtorisë së Doganave për makinat që hyjnë nga pika e Hanit të Hotit, është kthyer në makth për qytetarët। Në rast se një shtetas shqiptar dëshiron të fusë një makinë me dokumente provizore në Shqipëri nga kjo pikë e kalimit kufitar dhe kërkon të bëjë zhdoganimin në Drejtorinë Rajonale të Shkodrës, sorollatja e tij dhe ecejaket janë aq të mëdha, saqë ai do të mallkojë veten që zgjodhi këtë rrugë për të futur mjetin në vend. Kjo ndodh për shkak të një urdhri të dalë që në vitin 2004, sipas të cilit, zhdoganimi i makinave do të bëhet vetëm në doganat qendrore dhe nga pikat e kalimit kufitar ato duhet të kalojnë tranzit, urdhër ky që edhe sot e kësaj dite nuk po merr guximin asnjë për ta përmirësuar ashtu siç ka ndodhur me pikat e kalimit të tjera të kufirit, siç janë ato të Morinit, Qafë-Thanës etj. E gjithë vështirësia qëndron në faktin se, në rastin më të mirë, një drejtues mjeti duhet të gjejë një garant apo një agjenci doganore që të ndërmjetësojë që drejtuesi i mjetit të lejohet të kalojë nga Hani i Hotit deri në doganën në Shkodër. Por kjo nuk mbaron me kaq, se ai përsëri duhet të bëjë edhe disa xhiro të tjera Shkodër-Hani Hotit e kthim, derisa të plotësohen dokumentacionet e nevojshme për zhdoganimin e automjeteve. Ndërkohë që sipas vetë drejtuesve të mjeteve, të cilët përballen me një fenomen të tillë, mësohet se dogana të tjera homologe si ato të Morinit në Kukës, të Qafë-Thanës etj., e kryejnë këtë shërbim, ndërkohë që Hanit të Hotit nuk i lejohet të bëjë veprime të tilla. Në këto kushte, kushdo që vjen me makinë nga jashtë dhe do të bëjë zhdoganim, duhet që të kalojë Hanin e Hotit, të gjejë një mik tek agjencitë doganore që këto të fundit të hyjnë garant që mjeti të regjistrohet atje dhe makina, pasi të marrë tranzitin për në doganën rajonale, duhet të udhëtojë drejt Shkodrës në pikat e zhdoganimit. Pasi përfundon punë këtu, sërish duhet të udhëtojë drejt Hanit të Hotit për të marrë një vërtetim tjetër për datën dhe orën e hyrjes së mjetit në Shqipëri. Të gjitha këto kryen mes radhësh e pritjesh të gjata. “Kam tri ditë që sillem për këtë veprim. Kjo është e tmerrshme. Ne i paguajmë të gjitha detyrimet dhe shteti duhet të përgjigjet. Aq më shumë që tarifat që paguajmë ne janë ndër më të lartat në Europë. E gjithë kjo rrëmujë zgjidhet me një sistem kompjuterik. Pse duhet të shkoj unë edhe një herë deri në Han të Hotit? Për qytetarin e thjeshtë nuk mendon askush. Rruga Hani i Hotit–Shkodër, që është në rikonstruksion e sipër, është tejet e dëmtuar dhe e papërfunduar. Mbi 30 kilometra bëhen në një rrugë me gropa pa fund dhe me pluhur. Si të mos mjaftonte kjo, duhet të shkojmë e të vijmë disa herë për një vërtetim që mund të merret shumë mirë me internet”, thonë qytetarët.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Kush dhunon?


Kush dhunon?

Gjatë dhjetra viteve kur ndaj tyre ushtrohej dhuna më e pashpirt që ka parë njerëzimi, shqiptarët qeshnin. Qarkullonte në atë kohë një llaf që thoshte; "Kërcen prifti nga belaja". Përsëritej e përsëritej kjo thënie me përmbajtje të pa përfytyrueshme me klerikë që kërcejnë, ndërkohë që ata të gjorë ishin të gjithë nëpër burgje.

Kjo pjesë e historisë s'onë me shqiptarë që qeshnin nga lumturia dhe priftërinj që vallzonin nga belaja, ndodhte në kohën kur shqiptarët s'kishin asgjë, as të hanin, as të pinin, as të visheshin, as të udhëtonin, asgjë prej gjëje.

Sot shqiptarët kanë edhe të hanë edhe të pinë edhe të vishen, edhe të mbathen, edhe të udhëtojnë. Dhe normalisht do duhej të qeshnin. Por jo ! Po ndodh e kundërta; Tani që s'kanë asnjë arësye për të qarë, ata që qeshnin kur duhej të qanin, po janë më të zymët se kurrë.

Kjo sjellje paradoksale e të dy kohëve, me të qeshura kur duhej të qanin, dhe të qara kur duhet të qeshin, ose së paku buzëqeshin, nxjerr disa pyetje; Qeshnin atëhere kur ishin cop' e çikë sepse duke qeshur shpresonim të kishin ? Duke qeshur mbanin veten me gajret që nga fukarallëku të mos vdisnin ? Ndjeheshin të lumtur që s'kishin, dhe prandaj qeshnin ? Qajnë tani ngaqë të mësuar me fukarallëkun nuk preferojnë të kenë ? Qajnë nga pangopja, si të thuash, nga tafmaja e tepërt ? E të tjera e të tjera pyetje, të cilat të çojnë tek kryepyetja;

Jemi qesharakë apo qaramanë, Historia jonë, është qesharakiste apo qaramaniste ?

Për t'i dhënë një përgjigje kësaj pyetje duhet gjetur një element lidhës mes të dyjave, të qeshurës, dhe të qarës. Për fat ky element ekziston. Është dhuna. Prandaj një vështrim mbi dhunën. Jo mbi dhunën e asaj kohe që ishte e përsosur prandaj edhe iku e vate. Mbi dhunën në përgjithësi së pari, pastaj mbi dhunën e sotme.

Ç'është e vërteta në një shoqëri pa dhunë, ose me zero dhunë, zor se jetohet. Se dhuna vërtet është e pakëndëshme, por edhe fare pa dhunë jeta do ishte tepër e rrafshët, pa emocine, pa lezet, një jetë ku rendiment ka, sepse punët bëhen, por në mënyrë të përsëritur, monotone, të mërzitëshme. Pra dhuna, e parë thellë në rolin e saj brenda mardhënieve njerëzore, nuk duhet shqyrtuar vetëm në aspektin cilësor, sepse si e tillë dihet se ajo është e keqe dhe e papranueshme, por edhe nga ana sasiore.

Ta nisësh këtë shqyrtim duke thënë se; "Dhuna është tejkalimi i së drejtës", mund t'i kënaqësh qejfllinjtë e definicioneve, por në fakt s'ke thënë asgjë. Çështja është shumë më e komplikuar. Për t'i rënë shkurt, për të jetuar i lirë, nuk mjafton që të mos dhunosh apo të mos dhunohesh, por edhe të dhunosh edhe të dhunohesh në një farë mase.

Sa është kjo masë ?

Sa është masa të qënit njëkohësisht dhunues dhe i dhunuar në një mjedis shoqëror të ekuilibruar, funksionues ?!

Meqënëse dhuna nuk matet as me metër as me termometër por me statistika vështirësisht të intepretueshme, shpesh dhunuese, duke bërë tkurrjet përkatëse në hapësirë dhe kohë, pa të cilat do binim në donkishotizëm të pastër, pra duke j'u referuar vetëm Shqipërisë dhe vetëm periudhës kohore që po kalojmë, le të përpiqemi të japim së paku një ide për masën e dhunës t'onë dhe protagonistëve të saj përmes disa shembujve.

A e dhunon shteti individin apo individi shtetin ?

Për definicion, që dhuna mes individëve të një mjedisi shoqëror të mos jetë tepër e madhe, është shteti ai që, kryesisht përmes ligjeve, dhunon individin. Kjo, në një masë deridiku të bezdisëshme, madje edhe të dhimbëshme, por gjithmonë pozitive, sepse të arsyeshme. Por ç'ndodh ?! Ndodh ajo që pothuaj të gjithë shqiptarët e sotëm, edhe veshi po t'u krruhet, edhe sqetulla po tu djersitet, edhe nëse hanë shumë e barku u rëndohet, edhe nëse kolliten në dimër a teshtiten në pranverë, për këto e plot të tjera si këto, mendja u vete menjëherë aq larg e aq lart, tek një vend e tek disa njerëz pa asnjë përgjegjësi për të tilla taksirate me të cilët kanë lidhje një herë në katër vite, ditën e votimit; Tek Shteti ! Të cilin e ngarkojnë me faj për të gjitha krruajtjet, djersitjet, dhimbjet, kollitjet, teshtitjet, belarat, bezdirat. Por jo thjesht tek shteti. Ç'ka edhe mund të kapërdihej. Duke e rrëzuar përtokë krejt katedralen e përgjegjësive, drejt e tek Kryeministri. Me të cilin luftojnë dit' e natë dhëmb' për dhëmbë pa u ndalur asnjë çast, në një luftë ku e ku më të egër se ajo e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Kjo dukuri e neveritëshme kobndjellëse është aq e përhapur ndër ne sa s'le asnjë dyshim se sot në Shqipëri, nuk është shteti që dhunon individin, por individi që dhunon shtetin.

Dhunon prindi apo fëmija ?

Do ishte fare lehtë, madje dhe pa asnjë pasojë, kësaj pyetje t'i përgjigjesh duke thënë se, si lule, apo kallëza, qeliza apo filiza të jetës që janë, janë fëmijët ata që duhen ruajtur nga dhuna e prindërve. Mirpo nëse do ta bënim këtë pohim, do ishim aq jashtë dhe aq larg realitetit sa do ushtronim një dhunë tejet të madhe informative. Sepse realiteti është krejt ndryshe. Unë vet', dhe të tjerë si unë që s'janë të martuar dhe fëmijë s'kanë, pra ne që kemi privilegjin ta shohim këtë çështje nga jashtë pa qënë të rrezikuar të ngatërrohemi nga hollësitë e brendëshme, shohim çdo ditë me sytë tanë një realitet të kundërt. Të thuash se sot në Shqipëri janë fëmijët që dhunohen nga prindërit, është krejt njësoj sikur të pohosh se jo dhelpra që ha pulën apo ujku që shqyen qingjin, por pula që hahet prej dhelpres dhe qingji që kullufitet prej ujkut, janë ato që dhunohen. Jo sepse në lagjen t'ime ndodhet një kopësht fëmijësh që quhet "Grerëzat". Ky emërtim jo fort larg së vërtetës, mund të jetë edhe teprim, po deshe edhe budallalëk i pronarit të atij kopështi, ndoshta edhe shaka. Por kam parë me sytë e m'i një numur të pafundëm prindërish të tmerruar para dhunës së fëmijëve uluritës me nofulla e grushta shtrënguar dhe sy të zgurdualluar. Vetëm hipokritët dhe gënjeshtarët mund të thonë se adoleshentët tanë që u bërtasin e ulërasin prindërve strukur nga frika e ndonjë rrahjeje potenciale, s'janë me mijëra. Pa folur këtu për pezmatimin deri në tmerr të prindërve tek shohin se si biri a bija që mbaron shkollën e mesme, pasi i ka marrë të tëra provimet, edhe atë të matematikës edhe atë të letërsisë, nuk di Teoremën e Pitagorës, nuk di sa herë më i gjatë është perimetri nga diametri i rrethit, dhe teksti më i gjatë që mund të shkruaj nuk i kalon kurrë një rresht e gjysëm, sepse pas atij rreshti e gjysëm, fytyra e djalit mbulohet e tëra nga djersët e...shkrimtarit të ardhshëm.

Dhunon mjeku apo pacienti ?

Është e pamundur të hysh në cilëndo ambulancë apo spital të mos dëgjosh të thirrurat kërcënuese të të afërmëve të pacientëve që u kërkojnë mjekëvë, jo rrallë edhe me kobure te koka, të bëjnë gjëra që Mjeksia ende nuk ka arritur t'i bëjë. Pacienti pra pacienti, ai është që ushtron dhunë ndaj mjekut dhe jo mjeku ndaj pacientit. Jo vetëm pse i bërtet dhe e kërcënon, por edhe sepse i jep ryshfet.

Dhunon Media apo shikuesit, lexuesit ?

Media është për t'i informuar, edukuar, zbavitur, shikuesit, lexuesit. Në teori po. Por në praktikën tonë është Media që dhunon gjithë të tjerët. S'ka gjë më të kollajshme se të arrish në këtë përfundim fatkeq. Qindra artikuj gazetash krejtësisht të palexueshëm dhe programe televizive për të qarë. Aq e vërtetë është kjo, sa vetëm një sy po tu hedhësh atyre shkrimeve e atyre programeve, menjëhehë të vjen pyetja; Në cilin dyqan ka ushqime për të zbatuar porositë e një dietologu, të tilla që pasi atyre artikujve dhe atyre programeve tu kesh hedhur vetëm një sy, të mos vijë të vjelltit, kockat të mos të dhembin, gripi të mos të zëri, dhe ftoma kurrë të mos të kapi. Medet ! Për t'i bërë derman dhunës së mediave t'ona nuk ekziston asnjë dietolog dhe asnjë supermarket. Ja vetëm një shembull mes qindrave; Transmetimi dhe ritransmetimi i asaj këngës për fëmijën e parë me atë vargun; "Trashëgimtari im jeton" ! Ajo këngë është kënduar para nja 40 vitesh. Cilën trashëgimi gëzohej se do t'i linte fëmijës nëna e kohës së kolerës ?! Atë të 50 gramëve gjalpë dhe 100 gramëve mish në muaj për familje ? Le pastaj që fill pas vargut me të ardhme dhe trashëgimi inekzistente këngëtarja ja plas; "Tralalala, ma t'lumtun s'ka". Unë them se karshi kësaj dhune të pocaqisur aq keq me moralitet, gënjeshtër dhe mediokritet, mund të ketë deri reanimator për të ta shpëtuar jetën, por dietolog dhe supermarket, kurrsesi.

Dhunon dhe persekuton, i pasuri të varfërin, apo i varfëri të pasurin ?

Për budallenjtë të cilët falë Zotit i kemi me mijëra, natyrisht është i pasuri ai që dhunon të varfërin. Por realiteti ulëret ndryshe. Sa di unë ata të cilëve u del gjumi dy, tre, apo edhe më shumë herë natën, ata që për të frenuar sadopak stresin nga frika e fukarenjve që ta mësyjnë biznesin ikin lënë miliona në bixhoz, ata që nuk dalin kurrë nga shtëpia pa marrë me vete nëpër xhepa dhe portofola turlilloj nishane, fotografi dhe piktura shenjtorësh për tu ndjerë të mbrojtur, ata që anksiolitikët dhe antidepresivat nuk i mbajnë kurrë nëpër kutia, por vetëm të derdhura nëpër xhepa, prej nga i nxjerrin dhe i gëlltisin me grushta, shkurt, të diskriminuarit e vërtetë socialë mbi të cilët ushtrohet dhunë e pa përmbajtëshme, nuk janë të varfërit, por të pasurit.

Dhunon inteligjenti dhe i kulturuari budallain dhe injorantin, apo e kundërta ?

Sigurisht e kundërta. Është mallkim Providencial. Po të ishte fenomen vetëm shqiptar, do ishte Fat.

Topalli në Kiev, kërkon njohje

Jozefina Topalli
Jozefina Topalli

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet anëtare të Organizatës së Detit të Zi në Kiev të Ukrainës. Thirrja e Topallit ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të Serbisë, të cilët e kanë cilësuar jodiplomatik veprimin e zyrtares shqiptare

Nga Express më 02 korrik

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje të shtunën vendeve anëtare të organizatës së rajonit të Detit të Zi për bashkëpunim ekonomik (BSEC) që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Delegacioni i Kuvendit të Serbisë, që ka marrë pjesë në takimin e kësaj organizate në Kiev të Ukrainës, ka protestuar ndaj thirrjes së Kryeparlamentares së Shqipërisë duke e quajtur si një veprim jodiplomatik të Topallit.

Kryeparlamentarja shqiptare në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, duke marrë rolin e kryesueses, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë Kosovës, ka njoftuar agjencia ukrainase e lajmeve.

Shefi i delegacionit serb në këtë tubim të BSEC-së, Aleksandar Vlahovic, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë kanë reaguar menjëherë, duke theksuar se pavarësinë Kosovës e kanë pranuar vetëm tri nga gjithsej 12 anëtare të BSEC dhe se nuk e pranojnë shumica e anëtareve të OKB-së.

Paraqitja e Topallit erdhi vetëm një ditë pasi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në samitin e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shën Stefan ftoi shtetet pjesëmarrëse që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Presioni i shteteve që lobojnë për Kosovën ishte i dukshëm edhe gjatë takimit të paradokohshëm të Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ku thuhet se është zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike ndërmjet grupit të vendeve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që e mbështesin Serbinë.

Kryetarja e Kuvendit nuk i paguan për ditët që bojkotojnë seancat


Një situatë e tillë përsëritet sa herë PS bojkoton Kuvendin

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste janë vënë re dje në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë për t’u interesuar rreth aktivitetit të parlamentit që nga koha kur kjo forcë politike mori vendimin për të hyrë në Kuvend. Gjithsesi, burime në PS kanë bërë me dije se arsyeja e vërtetë e vajtjes së deputetëve të PS-së në zyrat e Kryesisë së Kuvendit ka qenë shpresa se mos Kryetarja Jozefina Topalli u ka shënuar në borderonë mujore pagën mujore për ditët që ata nuk kanë qenë të pranishëm në punimet e Kuvendit. Megjithëse e dinin që më parë se Kryetarja e Kuvendit nuk i toleron mungesat e deputetëve sa herë ata marrin vendim si forcë politike, me sa duket ata kanë shpresuar në ndonjë zemërgjerësi të saj. Gjithsesi, informacioni që kanë marrë ka qenë se në borderonë e Kuvendit, të paktën për muajin qershor, nuk ka pasur asnjë qindarkë. Ata që s’e kanë marrë, kanë pasur vetëm rrogën për sa i takon pjesës së majit, deri ditën para se të merrej vendimi për të mos hyrë as në seancat plenaret, as në komisionet parlamentare. Mungesa e rrogës ka qenë një nga shqetësimet kryesore të deputetëve sa herë merret vendimi për të bojkotuar Kuvendin. Duke qenë se është një e ardhur jo e vogël, duke përfshirë këtu paratë e telefonave, dietat për komisione apo udhëtime jashtë shtetit, duhet thënë se nga buxheti familjar mungojnë sasi të konsiderueshme parash. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e deputetëve rrogën e Kuvendit e kanë të ardhurën kryesore, d.m.th. këtu nuk përfshihen ata deputetë që njihen si milionerët e Kuvendit dhe që pas zgjedhjeve të vitit 2009 në shumicë janë mbledhur nga kryetari Rama në Partinë Socialiste. Duhet thënë se një pjesë e mirë e deputetëve të majtë, madje shumica e tyre, rrogën e plotësojnë me ndonjë orë mësim që japin në ndonjë universitet privat, një rrogë për të cilën ata shprehen se është krejt e pamjaftueshme për të mbajtur familjen dhe për të mbuluar shpenzime të tjera.

Bojkoti që në vitin 2009

Nga shtatori i vitit 2009 e deri në shkurt të vitit 2010 deputetët e Partisë Socialiste mbetën pa rroga për shkak të bojkotit që kjo forcë politike i bëri Kuvendit. Vendimi i Kryetares së Kuvendit asokohe ishte i prerë në lidhje me këtë pikë. Por edhe pas hyrjes së parë në Kuvend dhe marrjes së mandatit bojkoti i socialistëve vijoi dhe duhet theksuar se administrata e Kuvendit ka qenë shumë e kujdesshme për të mbajtur shënim çdo mungesë të tyre, madje dhe kur bojkotonin seancën u mbahej rroga.

Shorti, Kolegji do të mblidhet më 6 korrik për të dhënë vendimin e fundit

PS ankimon për herë të tretë rezultatin e Tiranës në Kolegjin Zgjedhor

Partia Socialiste i është drejtuar dje për herë të tretë Kolegjit Zgjedhor për të dorëzuar ankimimin e radhës për rezultatin e shpallur nga KQZ-ja pas numërimit të votave në 368 qendrat e votimit në Tiranë. Më datën 6 korrik Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në 284 qendrat e votimit në Tiranë. Pas dorëzimit të kërkesës nga PS-ja në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Kolegji u mblodh për të përcaktuar trupën gjykuese si dhe datën e zhvillimit të seancës. Kështu, në shortin e hedhur gjatë mesditës së djeshme është vendosur që relator i çështjes të jetë gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa anëtarë të trupës gjykuese do të jenë gjyqtarët Dhurata Haveri, Marie Qirjazi, Sashenka Jonuzi dhe Petraq Dhimitri.

Ankimimi i PS-së

Në ankimimin e tyre socialistët kërkojnë pavlefshmërinë e procesit zgjedhor për Tiranën. PS-ja në kërkesën e saj vëren se në 284 qendra votimi janë gjetur shkelje të shumta, që nga mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme. Duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së nr.1158, datë 25.06.2011 si të pabazuar në ligj, PS-ja i kërkon Kolegjit Zgjedhor që bazuar në nenin 158, pika 1, germa b, të gjykojë çështjen në themel dhe të vendosë “shfuqizimin e vendimit nr.1158, datë 25.06.2011 të KQZ-së si të paligjshëm dhe shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme në qendrat e votimit të cituara në objektin e padisë”, - thuhet në kërkesën e PS-së. Sipas opozitës, rezulton se “në rreth 30 për qind të kutive të hetuara u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze të integritetit dhe sigurisë së tyre, gjë që vë në pikëpyetje të drejtpërdrejtë integritetin e materialit zgjedhor që ndodhet brenda tyre dhe për rrjedhojë bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e vet vendimit të KQZ-së objekt të këtij ankimi.” Sipas socialistëve, KQZ-ja nuk i trajtoi pretendimet e PS-së, gjatë këtij procesi në mënyrë ligjore dhe të drejtë. Pasi “në zbatim të urdhërimit të Kolegjit detyra e KQZ-së ishte të hetonte 1472 kuti votimi. KQZ-ja hetoi 1793 kuti votimi. Prej këtyre në rreth 500 kuti të hetuara u konstatuan një sërë shkeljesh”, - thuhet në ankimimin e PS-së. Në vlerësimin e saj PS-ja thekson se tabela përmbledhëse e rezultatit për kryetar bashkie për Tiranën është një dokument i paligjshëm. “Diferenca ndërmjet votave të vlefshme dhe votave të pavlefshme me numrin e zgjedhësve për Bashkinë e Tiranës në 109 qendra votimi është 248 fletë votimi më shumë se zgjedhës. Pra, 248 vota që nuk i përkasin vullnetit të zgjedhësve. Diferenca ndërmjet votave të vlefshme dhe votave të pavlefshme me numrin e zgjedhësve për Bashkinë Tiranë në 175 qendra votimi të tjera është 506 fletë votimi më pak se zgjedhës. Pra, mungon vullneti i 506 zgjedhësve”, - thekson PS-ja.

Dështon miratimi i shpërndarjes së mandateve në Tiranë

PS kundër tabelës së rezultatit për Këshillin Bashkiak

Herion Mesi

Mungesa e kuorumit të nevojshëm prej 5 votash ka bërë që tabela përmbledhëse e rezultatit për këshillin e Bashkisë së Tiranës të mos miratohet nga KQZ. Kështu, në mbledhjen e djeshme Partia Socialiste nuk e ka miratuar tabelën e nxjerrë nga KQZ-ja për shpërndarjen e mandateve në këshillin bashkiak. Mungesa e vullnetit nga ana e opozitës ka bërë që dhe procedura e djeshme të votohej me shumicë të thjeshtë prej 4 votash pro dhe 2 kundër, ndërsa ajo nuk është përfundimtare, pasi duhet një shumicë prej të paktën 5 votash që të certifikohet si tabelë. Me sa duket, tani është radha e Partisë Demokratike të bëjë ankimim në Kolegjin Zgjedhor për të kërkuar vlefshmërinë e kësaj tabele të nxjerrë nga numërimi i çdo vote në çdo kuti votimi.

Mbledhja e djeshme

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelën e ndarjen e mandateve të këshillit bashkiak të Tiranës, ku mazhoranca ka marrë një këshilltar më shumë. Nga kjo tabelë e miratuar dje rezulton se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 28 këshilltarë, ndërsa “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 27.

Me anë të përfaqësuesit ligjor të selisë rozë në KQZ PS-ja ka pretenduar se në këtë tabelë nuk është përfshirë ndryshimi i tabelave pas numërimit të urdhëruar nga Kolegji Zgjedhor më 13 qershor. “Me vendimin 709 ju keni pasqyruar disa shifra në tabelën përmbledhëse. Dhe më pas Kolegji ju detyroi që të numëroni të gjitha votat. Pra, edhe tabela e parë është ndryshuar. Pas numërimit të bërë nga KQZ-ja atëherë të gjitha votat duhet të paraqiten në tabelat përmbledhëse, gjë që ju nuk e keni bërë me tabelat e fundit, por keni lënë në fuqi tabelat e nxjerra nga numërimi i 117 kutive të para, që do të thotë se nuk keni bërë ndryshimin e duhur që vjen si rrjedhojë e këtij numërimi. Këtë standard e keni ndjekur vetëm për tabelën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pra, kolegji ju kërkon që këtë standard ta zbatoni edhe në tabelat e tjera të Tiranës”, - u shpreh përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Saliani. Më tej në parashtrimin e argumenteve të tij për votën kundër nga anëtarët e forcës politike në KQZ, Saliani theksoi se “dhe në këtë tabelë nuk ka përputhje të numrit të fletëve të gjetura në kutitë e votimit me numrin e votuesve”. Pretendimeve të Salianit u është përgjigjur kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i cili theksoi se argumentimi i tij ishte i pabazë, por vetëm një ritual politik i radhës. “Ju nuk jeni të orientuar në atë çka po thoni. Ju jeni peshkatarë pa det. Dhe kur nuk ka det, s’keni çfarë peshkoni me këto që thoni. Je një djalë me perspektivë dhe duhet t’i kuptosh këto gjëra”, - tha Ristani. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, u shpreh se leximi i votës që u bë gjatë ditëve të numërimit në KQZ ka sjellë një tabelë shumë të qartë edhe për këshillin bashkiak të Tiranës. “Kështu që jam plotësisht dakord që ky akt të kalojë”, - deklaroi Kosovrasti, i cili shtoi se të gjitha vendimmarrjet që pasuan nga vendimi 709 i KQZ-së janë rrjedhojë e vullnetit për të lexuar çdo votë të qytetarëve.

Këshilli bashkiak i Tiranës

Numri i zgjedhësve që votuan 257 175

Fletë votimi në kuti 257 081

Fletë të vlefshme 248039

“Aleanca për të Ardhmen” 121 624 vota

Mandate për këshillin 27

“Aleanca për Qytetarin” 122 012 vota

Mandate për këshillin 28

Jashtë koalicionit 4399 vota

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 3944 vota (asnjë mandat)

Partia Komuniste e Shqipërisë 459 vota (asnjë mandat)

Ristani

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, në replikën e tij me përfaqësuesit e PS-së u shpreh: “Ju nuk jeni të orientuar në atë çka po thoni. Ju jeni peshkatarë pa det. Dhe kur nuk ka det, s’keni çfarë peshkoni me këto që thoni. Je një djalë me perspektivë dhe duhet t’i kuptosh këto gjëra.” Ndërsa vijoi replikën me anëtarin e KQZ-së Artan Laze, duke i thënë se “ti, Eridiani dhe Xhafa e ngatërroni detin me sheshin ‘Skënderbej’. Nuk është deti te sheshi ‘Skënderbej’ vëlla”, - tha Ristani.

Saliani

Në përgjigje të batutave të kreut të KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PS-së në këtë komision, Eridian Saliani, iu përgjigj Ristanit: “Unë s’po peshkoj këtu apo të hedh grepin në tokë, e jo në det. Por duhet t’ju them se ju po notoni në ujëra të patrazuara. Ju me gjithë këto shkresa që keni sjellë këtu tregoni se keni reflektuar ndaj atyre çka u shqyrtuan sot paradite. Ju nuk keni për qëllim të riparoni ato çka keni shkatërruar deri tani.”

Kosovrasti

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KQZ, Njazi Kosovrastit, vendimi 709 i KQZ-së ka shumë rëndësi. “Pasi ai udhëhoqi të gjithë punën e KQZ-së në këto zgjedhje, pasi u vendos për të numëruar dhe vlerësuar të gjitha fletët e votimit, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve të kryeqytetit. Të gjitha vendimmarrjet që pasuan nga vendimi 709 janë të gjitha rrjedhëse të këtij vullneti”, - tha Njazi Kosvrasti në mbledhjen e KQZ-së.

Thursday, June 30, 2011

Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore ne Shqiperi

Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per tu mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se marteses me rrembim.

Ne menyre virtuale cdo pjese e dasmes, qe nga fejesa dhe deri ne muajin e mjaltit, ka nje histori te pasur dhe rrenjet kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kane fokusuar martesen per mijera vjet te njerezimit. Kjo eshte nje histori e shkurter e elementeve te ndryshem te marteses.

Ritet e para martesore
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me rrembim".

Dreka e beqarise
Sipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia e Fundit" (e beqarise). Ashtu si shume tradita te tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin. Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te thjeshte, qe atyre t'u hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se tyre te madhe.

Martesa
Gjate eres " se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert, asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit (dhendrit), duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te. Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar.

Qe disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone (grua romake) nderi, qe eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne martesen...

Lulet e dasmes
Perpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes, lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te ndryshme ne vende te ndryshme...

Veshjet e dasmes
Rrobet e dasmes nuk kane qene gjithmone, keshtu si jane sot. Ne shekullin e 18-te, nuset e varfera visheshin me veshje te thjeshta. Kjo simbolizonte per burrin e saj te ardhshem, se ajo nuk kishte sjelle asgje dhe po keshtu nuk e detyronte te shoqin per asgje. Ndersa, ne mes te shekullit te 19-te, te gjitha nuset filluan qe te aplikojne veshjet e bardha te nuserise. E para qe e ka perdorur fustanin e bardhe, thuhet se ka qene ne vitin 1840, Mbreteresha Viktoria.

Velloja e nuserise
Velloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do t'i bindet te shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin 1840.

Unazat e marteses
Tradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre unazave.

Dasma Shqiptare
Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez shkruajne me te djathten.

Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla. Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se marteses.

Embelsira e marteses
Embelsirat kane qene pjese e ceremonise se marteses qe ne kohet mesjetare. Ne Rome embelsira e pare e marteses ishte bere nga feta te bukes se bardhe. Gjate ceremonise buka thyhej mbi koken e nuses, si nje bekim per nje jete te gjate dhe shume femije. Miqte e ftuar ne dasem hanin nje pjese te saj, si shenje te fatit te mire.

Muaji i mjaltit (henes)
Muaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga nje vend ku per tradite, behej vere nga hidromeli (nje lloj pije) dhe mjalti. Kjo tradite e Evropes se veriut, nenkuptonte qe cifti per te pasur fat ne jeten e tyre, duhej te pinin kete vere te embel, qe quhej metheglen, per nje muaj pas marteses. Dhe, qe kur muaji i pare u quajt "henor" kjo periudhe u njoh me emrin "muaj mjalti".

Birkirkara-Vllaznia, kuriozitete dhe statistika

Shkodranet kane zhvilluar 14 ndeshje ne Europa League, maltezet 22 takime(SPECIALE) - Vllaznia do te luaje sot kunder Birkirkares, ballafaqimi i dyte kunder nje skuadre malteze, qysh kur shkodranet u ndeshen dhe eliminuan para 24 vjetesh Sliema Uonderes.


Vllaznia ka zhvilluar deri tani 14 ndeshje ne Europa League (perfshire dhe ndeshjet e Kupes UEFA), duke pasur kete bilanc: 2 fitore, 3 barazime dhe 9 humbje.

Ne kete kompeticion, Vllaznia merr pjese per here te gjashte. Ne pese te parat, e ka kaluar turin e pare vetem dy here: 2008-2009 dhe 2009-2010.

Ne 2008-2009 eliminoi ne turin e pare Koper te Sllovenise: fitoi 1-2 ne Slloveni, barazoi 0-0 ne Shkoder. Ne turin e dyte u eliminua nga Napoli (0-3,0-5).

Ne edicionin 2009-2010 eliminoi Sligo Rovers (Irlande): fitoi 1-2 ne Irlande, barazoi 1-1 ne Shkoder. Ne turin e dyte u elimina nga Rapid Wien (0-5, 0-3).

Vllaznia ka mundur te shenoje vetem 6 gola ne 14 ndeshjet e Europa League, duke pesuar jo pak, por 31 te tille.

Golashenuesi me i mire i Vllaznise ne Europa League eshte Xhevair Sukaj, me 2 gola, te dy kunder Kopers ne fitoren 2-1.

Katet golat e tjere mbajne firmat e Vioresin Sinanit (kunder Spartak Ternava, Sllovaki, 1-1); Dritan Smajlit (kunder Sligo Rovers, 2-1 ne Irlande); Ndricim Shtubina (kunder Sligo Rovers, 1-1 ne Shkoder).

Goli i gjashte i Vllaznise eshte autogoli i Keane te Sligo Rovers.

Vllaznia ka nje eksperience me skuadrat malteze.

Vllaznia u ndesh me Slieama Uonderes te Maltes ne turin e pare te Kupes se Kupave, ne edicionin 1987-1988.

Shkodranet fituan ne ndeshjen e pare ne “Loro Borici” me rezultatin 2-0, fale golave te realizuar nga Bushati dhe Jera.

Ne takimin e kthimit ne Malte, Vllaznia fitoi thellësisht 4-0: Pashaj, Vukatana, Rragami dhe Fakja.

Vllaznia me pas u eliminua ne turin e dyte nga finlandezet e Rops Rovaniemen, me dy humbje 1-0.


Birkirkara, kundërshtarja e Vllaznise ne turin e pare eliminator te Europa League, eshte skuadra e qytetit me te madh (rreth 26 mije banore) te ishullit te Maltes, nje ekip qe e ka fituar vetem 3 here kampionatin maltez. Eshte themeluar ne vitin 1950.


Birkirkara eshte e njohur ne Shqiperi, pasi ne edicionin 2004-2005 te Kupes UEFA, skuadra malteze u eliminua nga Partizani: humbi 4-2 ne Tirane dhe fitoi 2-1 ne Malte.

Birkirkara ka marre pjese ne Champions League (3 paraqitje), por ne qe sezonin e kaluar mundi te kaloje nje tur: eliminoi Santa Colona te Andorres dhe u eliminua ne turin e dyte nga Zilina e Sllovakise.

Birkirkara numëron 9 paraqitje ne Europa League (kur ajo quhej Kupa UEFA) dhe 1 ne Kupen Intertoto.

Presidenti i skuadres eshte Carlos Knoxville, ndersa trajner Patrick Curmi, nje ish-lojtar e qe punon si trajner klubesh nga viti 2001. Curmi eshte emeruar trajner vetem para nje muaji.

Nga ana e saj, Birkirkara ka zhvilluar deri tani 22 ndeshje ne Europa League, duke arritur vetem 1 fitore (ate me Partizanin, 2-1 ne 2004), 6 barazime dhe 15 humbje.


Ne total ka skuadra malteze ne Europe, perfshire dhe Champions League dhe Intertoto Cup, ka zhvilluar 32 ndeshje: 4 fitore, 7 barazime dhe 21 humbje.

Kompanite e basteve “Sporting Bet” ka keto koeficiente per Birkirkara-Vllaznia: 2.70 per fitoren e Birkikares, 3.20 barazimi, 2.30 fitorja e Vllaznise.

Flamurtari, mes Buducnostit dhe 100 mije eurove



100 mije euro!

Kjo eshte shuma me te cilen presidenti Gjika ka vendosur te shperbleje skuadren e tij, Flamurtarin, nese vlonjatet kalojne Buducnostin e Malit te Zi.

Sot, ne oren 21:00, ne Podgorice do te luhet akti i pare i sfides se dyfishte te turit te pare eliminator te Europa League, Buducnost-Flamurtari.

Vlonjatet kane disa mungesa te rendisishme ne përballjen kunder malazezeve.

Me tri mungesa te renedsishme: Brahja (i skualifikuar), Devolli (i pa regjistruar ne UEFA) dhe Plaku (i demtuar), trajneri Magani duhet te ideoje nje skeme mbrojtëse, te bazuar mbi kundërsulmin e shpejte.

Ketyre lojtareve u shtohen edhe largimet e Odise Roshit te Keln (Gjermani), Hair Zeqirit te Rizespor (Turqi) dhe Gerhard Progni ne prove te Otelul Galati (Rumani).


Trajneri Gugash Magani paralajmeroi: “U trembemi minutave te pare. Nuk duhet te pesojme gol”.

Goleadori Daniel Xhafaj: “Do te ne kenaqte edhe nje barazim. Fitorja do te ishte mrekulli”.

Flamurtari, ne ndeshjen e tij te fundit ne transferte humbi 8-1 me skocezet e Motherwell (23 korrik 2009), njeheresh edhe humbja me e thelle e nje skuadre shqiptare ne Europe.

Gjithsesi, Flamurtari e ka kaluar tri here turin e pare te nje kompeticioni europian: 1986-1987, 1987-1988 dhe 2009-2010 (e nisi nga turi i dyte).

Flamurtari ka luajtur 20 ndeshje ne Europe: 4 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje. Golaverazhi 17-34.

Vllaznia kunder Birkirkares, statistikat flasin shqip



VLLAZNIA do te synoje qe te kthehet pa humbje ne Shkoder pas përballjes me Birkirkaren ne Malte, ne ndeshjen e pare te turit te pare eliminator te Europa League.

Vllaznia u ndesh me Slieama Uonderes te Maltes ne turin e pare te Kupes se Kupave, ne edicionin 1987-1988.

Shkodranet fituan ne ndeshjen e pare ne “Loro Borici” me rezultatin 2-0, fale golave te realizuar nga Bushati dhe Jera.

Ne takimin e kthimit ne Malte, Vllaznia fitoi thellësisht 4-0: Pashaj, Vukatana, Rragami dhe Fakja.

Vllaznia me pas u eliminua ne turin e dyte nga finlandezet e Rops Rovaniemen, me dy humbje 1-0.

Per here te fundit ne ishullin-shtet te Mesdheut, Partizani kishte humbur 2-1 ne Kupen UEFA 2004, por te kuqte ia dolen te kualifikoheshin fale fitores 4-2 ne Tirane.


Skuadrat malteze jane ndeshur 10 here me ekipet shqiptare,duke filluar nga viti 1985, por ne asnjë rast nuk ja kane dale te eliminojne kundershtaret nga vendi yne.

Bilanci i deritanishem eshte: 10 ndeshje, 6 fitore shqiptare, 1 barazim dhe 3 fitore malteze.

Dinamo eleminoi Hamrun Spartans më 1985, Vllaznia kaloi Sliemën më 1987.

Tirana u tregua më e fortë se Hamrun dhe Sliema në vitet 1988 e 1989, ndërsa më 2004, Partizani eleminoi pikërisht Birkirkaranë.



VLLAZNIA ME EKIPET MALTEZE
1987-1988, Kupa e Kupave

Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0
Shenues: Bushtati, Jera

Turi I: Sliema Uonderes- Vllaznia 0-4
Shenues: Pashaj, Vukatana, Rragami dhe Fakja

Wednesday, June 29, 2011

Lulzim Basha takohet me Fatos Nanon


Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- Në një nga momentet me kritik të marrëdhënieve mes mazhorancës dhe opozitës, dy prej eksponentëve të njohur të forcave kryesore kanë vendosur të thyejnë akullin.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe Lulzim Basha, kandidatin e shpallur fitues i bashkisë së Tiranës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë takuar së bashku në një aktivitet të organizuar sot pasdite në Tiranë. Dy politikanët kanë qenë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre në këtë aktivitet arsimor.

Nano dhe Basha njihen për marrëdhëniet e tyre miqësore. Një vit më parë, Nano dhe Basha janë parë të drekojnë se bashku.

Edhe pse një takim miqësor, nga i cili nuk ka pasur mesazhe politike, në Partinë Socialiste nuk kanë munguar kritikat për “tradhti” të ish-kryetrarit.

Ndërsa duket se edhe takimi i fundit do të përdoret si një argument më shumë nga mbështetësit e Ramës për të siluruar ish-kreun e partisë, i cili prej vitesh ka marrëdhënie të ngrira më liderin aktual të selisë rozë.

e.t/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Oltiana Krasniqi 22:29 - 29 Qershor 2011
    po ti je legen se ato e kan kryp djathin do merresh ti me ato or ndyrsir o sotir o plere edhe sikur ti kete vjedhur mir do ja bente atit te paaftit edi rames qe kur te jet dielle do e marr si kallam per peshq se na cavi trapin ai qe shet kallamat o mer ket o ska edhe un pranova dhe mos ja ca trrapin fatos bobit me lul kar derrin
  • tirana 22:28 - 29 Qershor 2011
    kjo eshte demokracia por shqiptaret nuk dijne gje tjeter vetem te shajne dhe mos ti vleresojne figurat shqiptare,edi 3 mandate tirana ta shpif seshte gje tjeter vecse pluhur pislliqe jevgje neper kazana rruget plot me gropa tirana evropiane e edi rames po sa tallen me popullin shqiptar,shpresojme qe basha te beje dicka per kte kryequtet te mrekulluashem qe kena urime bashes.
  • sotir Labi 21:21 - 29 Qershor 2011
    Kane se cfare bisedojne: Krye hajduti qane hallet me hajdutin. Ftu...plehera,pjelle e keqe.

Tuesday, June 28, 2011

Sa ndjeshmëri seksuale del nga klitorisi?

Klitorisi është organi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht për stimulim seksual. Është dy herë më i madh dhe katër herë më i ndjeshëm se penisi.

A jeni tip e ndjeshme? Natyrisht se jeni. Supozohet se klitorisi juaj me decenie i nënçmuar - ai "syth turpi", ajo "sumbull" e pakapshme" - është i fuqishëm, gjëndër e fuqishme e cila shtrihet thellë brenda në trup.

Hulumtimet më të reja tregojnë se qendra e kënaqësisë seksuale e femrës është aq shumë e mbushur me mbaresa nervore sa që penisi me ndjeshmëri përballë saj as që nuk mund të krahasohet.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Forma e klitorisit është e thjeshtë sa edhe forma e fytyrës, ndërkaq ajo ka ndikim të madh në potencialin seksual. Në qoftë se femra nuk është në gjendje të përjetojë orgazmën gjatë penetrimit vaginal, nuk do të thotë se është dashnore e paaftë, e as që bën diç të keqe, shkaku është te pozita e saktë e klitorisit. Ose "trupi" i organit është më i ndjeshëm nga koka, ose kaçulja i klitorisit nuk çilet mjaft.

Zbulimi i klitorisit
"Klitorisi është organi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht për stimulim seksual", sqaron dr.Braun. "Dhe derisa në trupin e femrës ka mjaft rajone të ndjeshme në ngacmime, qendra e tyre është klitorisi. Sa ndjeshmëri seksuale del nga klitorisi? Shumica e femrave do të thoshin - më tepër se 50 për qind. Shkurt, fjala është për këtë: pa stimulim të efektshëm të klitorisit femra do të ngacmohet më pak se 50 për qind".

A është e rëndësishme madhësia?

Seksologjia, Beti Dodson, ka pozuar me një numër femrash për vizatimin e parë detaj të organeve seksuale femërore. Ajo thotë: "Kur i kemi krahasuar vizatimet, kemi parë forma të ndryshme - të filxhanit, lules, fikut, orkidesë. Pati stile të ndryshme - vagina klasike me simetri, stil baroku me rrudha dhe me perde. Kur janë tërhequr kaçularët dhe janë paraqitur klitoriset, variacionet ishin gjithashtu të mëdha, nga madhësia e një fare të vogël deri te "stolia" e gungëzuar. Largësia e klitorisit nga vrima e vaginës kishte gjithashtu variacione". Ajo largësi ndikon esencialisht në aftësinë e femrës për të arritur orgazmën gjatë aktit seksual. Dr. Braun thotë: "Struktura dallon nga femra në femër. Klitorisi te disa femra është më afër vaginës se sa te të tjerat. Gjatë aktit seksual kjo paraqet dallim esencial. Shikuar nga forma, nuk është i sigurt fakti se të gjitha femrat NUK janë në gjendje të përjetojnë orgazmën gjatë aktit seksual, mirëpo disa PO".
Dr. Sonja Robertson, nga Instituti i Mjekësisë Psikoseksuale, thotë: "Forma dallon mjaft. Klitorisi është përafërsisht larg rreth 2,5 centimetra, mirëpo mund të gjendet edhe shumë më afër, mu në vrimën e vaginës. Ose, mund të jetë edhe më larg".

Andaj, në cilën mënyrë kjo konkretisht ju godet? Në qoftë se klitorisi juaj është relativisht lart - të themi më shumë se 2,5 centimetra larg nga vagina, partneri juaj mund të "mbytet" duke e futur dhe duke e nxjerrë penisin nga vagina juaj, ndërsa ju megjithatë do të dështoni. Do të keni fat në qoftë se partneri juaj rastësisht do t'jua "prek" klitorisin. Gjasat tuaja do të jenë më të mëdha në qoftë se hipni lart dhe e përkëdhelni vetë valvulën për partnerin tuaj. Disa femra kanë sukses në këtë mënyrë. Te disa të tjera, klitorisi gjithashtu do të mund të gjendej edhe nga ana e majtë. Siç thotë dr. Braun: "Konsiderohet se klitorisi merr ngacmime indirekte për shkak të kënaqësisë së përgjithshme dhe tendosjes së penetrimit vaginal. Mirëpo, kjo është pjesërisht e pakuptimtë".

Dr. Braun sqaron: "Shumica e femrave ngacmohen shumë gjatë paralojës, në qoftë se klitorisi u stimulohet me gishtërinj. Mirëpo, atë po atë çast kur mashkulli kalon në penetrim, stimulimi i klitorisit me gishtërinj rëndom pushon dhe gjatë aktit seksual ai mbetet pa kontakt të përshtatshëm. Te shumë femra niveli i ngacmimit bie kur fillon akti seksual, sepse më nuk kanë kontakt me burimin e sensacionit".

"Shumë gra" - do të thotë 70 për qind e tyre. Seksologia Shir Hajt ka biseduar me mijëra femra, dhe zbuloi: "Gjithsej rreth 30 për qind e femrave të cilat kanë marrë pjesë në këtë studim mund të arrijnë orgazëm vetëm me aktin seksual, pa stimulimin direkt manual të klitorisit". Hajt gjithashtu ka zbuluar se shumica e pjesës tjetër, 70 për qind të femrave, kishin ndjenjën e fajësisë - besonin se do të arrinin orgazmën vetëm po të ishin në gjendje që të jenë pa ngarkesa psikike. Hajt konkludon: "Arritja e orgazmës gjatë aktit seksual është përshtatja e trupave tanë. Fare nuk është paraparë që akti seksual të stimulojë femrën deri sa të arrijë orgazmën.

"Përballë tërë kësaj, klitorisi është vepër artistike - është krijuar ekskluzivisht për përjetime të ëmbla. Siç thotë dr. Braun: "Te femrat, organ i ngacmimit seksual është ekskluzivisht ai - organi i ngacmimit. Ai nuk shërben për asgjë tjetër. Te meshkujt, ai organ është pjesë përbërëse e sistemit reproduktiv dhe urinar".

Të gjithë fetuset fillojnë me gjininë femërore. Në javën e gjashtë apo të shtatë fetuset, të cilët do të bëhen meshkuj, fitojnë një dozë të madhe androgjeni. Ato hormone shndërrojnë atë që do të ishte sistem reproduktiv femëror në inde mashkullore dhe në sisteme të reja të cilat formojnë penisin. Ai është i njëjti ind të cilin e formon sistemi reproduktiv në vaginë. Kaçulja e klitorisit - rrudhat e lëkurës të cilat e mbulojnë atë - luajnë po të njëjtin rol si edhe lëkura në penis. Dhe, femrat ngacmohen në të njëjtën mënyrë sikur edhe meshkujt.

Ereksioni i femrës

"Ndonëse strukturat janë të ndryshme, procesi i ngacmimeve seksuale fiziologjikisht është i njëjtë", thotë dr Braun. Pasoja momentale e dëshirës është rrymimi i gjakut nëpër trup. Te meshkujt gjaku mbyllet në inde sfungjerore të penisit, ndërsa te femrat shkon në inde rreth vaginës dhe klitorisit. Klitorisi rritet në të njëjtën mënyrë sikur edhe penisi. Fillon ereksioni. Në këtë mënyrë klitorisi shkakton lagien - lëngu kalon nëpër membranë të murit të vaginës, si pasojë e rrjedhjes së enëve të gjakut". Klitorisi gjatë stimulimit rritet rreth 30 për qind.

Dr. Alen Rajli, konsultant i mjekësinë seksuale, sqaron më tej: "Klitorisi arrin ereksionin gjatë stimulimit seksual në të njëjtën mënyrë sikur edhe penisi. Klitorisi, pra, fillon të rritet dhe maja e tij paraqitet ndërmjet rrudhave të "labit". Kaçulja forcohet dhe tërhiqet dhe kështu paraqitet maja e klitorisit."

Njiheni qendrën tuaj të kënaqësisë

A përjetoni orgazëm apo jo, varet nga lloji i ngacmimeve të cilat ju janë të nevojshme - ndërsa nevojat tona janë tejet të ndryshme. Disa nuk e dëshirojnë përkëdheljen, më tepër u përshtatet një tendosje e përmbajtur. Disave u është shumë më i ndjeshëm trupi i klitorisit se sa maja e tij. Ndërkaq, lagështia, qoftë nga ngacmimi, lubrifikantet apo seksi oral, për shumë femra ka rëndësi të dorës së parë. Në qoftë se nuk arrini atë lloj ngacmimi i cili ju është i nevojshëm, madje pikërisht aty ku më së shumti ju nevojitet, orgazma nuk është e mundshme.

Ndjeshmëria oscilon varësisht nga java e muajit. Dr. Rajli thotë: "Te shumë femra me afrimin e menstruacioneve enët e gjakut në mitë janë stërmbushur me gjak. Nëse ngritën në këmbë, ai gjak mund të depërtojë deri në klitoris. Ndjenja është e ngjashme sikur në fazat e para të ngacmimit seksual".

Në qoftë se me vështirësi përjetoni orgazmën, eksperimentoni drejtpërdrejt para menstruacioneve. Meqenëse i tërë rajoni i gjenitaleve është i mbështjellë me mbaresa të shumta nervore të klitorisit, ndoshta do t'ju stimulojë fërkimi në ereksionin e partnerit tuaj. Dr. Braun këshillon edhe përdorimin e vibratorit.

Vajzat me kaçule

Ndërkohë, dr. Alen Rajli këshillon që të njihemi me kaçulen e klitorisit tuaj. Ekspertët nuk janë të sigurt se a ndikojnë madhësia dhe trashësia e tij në aftësinë tonë që të përjetojmë orgazmën - qoftë nëpërmjet aktit vaginal apo ndryshe - mirëpo gjykuar sipas asaj që tashmë dimë, kjo është e sigurt. "Në qoftë se femra është me kaçule të madha nëpër të cilin klitorisi kurrë nuk është dukur, megjithatë mund të pranojë ngacmim adekuat nëpërmjet trupit të klitorisit. Ekzistojnë çrregullime të cilat quhen adezion, kur kapulaça është ngjitur për klitoris, ashtu që nuk mund të duket maja. Te disa femra kjo zvogëlon ndjeshmërinë", thotë dr. Rajli.

Në qoftë se arrini të përjetoni orgazmën gjatë penetrimit, do të jetë e mrekullueshme. Në qoftë se arrini klimaks me anë të masturbimit, me seks oral apo manual, kjo gjithashtu është e mrekullueshme. Është e sigurt që të gjitha duhet të ndjejmë një gjë - e ajo është forca.

Çka më ngacmon...

Femrat zbulojnë se çfarë shkakton kënaqësinë më të madhe seksuale

"Kur bëjmë dashuri, apo kur unë jam sipër dhe ai më përkëdhel klitorisin me gisht, të cilin e ka lagur me pështymë, apo kur ai është lart, ndërsa unë e përkëdhel vetë klitorisin. Me pak fat dhe me vetëpërmbajtje të mjaftueshme të partnerit, mund të arrijmë orgazëm të mrekullueshëm që të dytë". (Lori, 32)

* "Kënaqem kur partneri më lëpin fuqishëm klitorisin me lëvizje të gjuhës dhe pastaj kur ngacmohem mirë, më thith klitorisin derisa të përjetoj orgazmën. Mrekulli!" (Maria, 28)

* "Më parë kurrë nuk kam qenë në gjendje të përjetoj orgazmën kur partneri im është mbi mua - më vonë kam përdorur vibratorët. Në qoftë se e mbaj afër meje - jo mu në klitoris, por anash - shumë lehtë mund të përjetoj orgazmën edhe gjatë aktit seksual, aq më parë kur ai më merr nga prapa". (Trëndelina, 26)

"Nuk mund të paramendoj që të përjetoj orgazmën në çfarëdo pozite, pos kur jam sipër. Më duhet patjetër të kontrolloj lëvizjet, të përshtat këndin si duhet - mbështetem me tërë fuqinë në të, gjoks më gjoks. Shpesh herë vetëm fërkohem për ereksionin e tij - ashtu është më lehtë". (Leandra, 29)

/Telegrafi/

Filmi, sfida e re e Kështjellës





Kështjella Pepshi është një vajzë entuziaste, e bukur dhe modeste. Jeta e saj ka ndryshuar, sepse tashmë si miss, duhet të jetë në konkurse të ndryshme bukurie, në evenimente të tjera të modës dhe ekranit.

Intervistoi: Dashnim Hebibi

Kështjella, tashmë ka krijuar një profil të mirëfilltë, është shpallur si më e bukura e "Miss Kosova Univers 2010", megjithëse ajo është shprehur se edhe po mos të ishte realizuar ky eveniment do të ecte përpara dhe kjo falë karakterit që ka. 23 vjeçarja, me orgjinë nga Peja, është studente dhe jeton me prindërit dhe familjen e saj në Bernë të Zvicrës.

Si e nisët këtë përvojë që tashmë ju çoi në kurorëzimin tuaj si "Miss Kosova Univers 2010".
Nuk e kisha synim fitimin me doemos të çmimit. Më tepër e nisa për një eksperiencë të re e të bukur dhe vetëm pjesëmarrja në një konkurs të tillë është një objektiv i lakmueshëm për të gjitha moshataret e mia, pastaj kurorëzimi është një ëndërr që ia vlen të bëhet realitet.

Sa janë përmbushur synimet tuaja, edhe pse është kohë e shkurtër?
Me krenari e kam arsyetuar kurorën e "Miss Universit 2010, ndërsa, edhepse nuk kam mundur që t`i realizoj të gjitha me këtë titull. Detyrën që kam pasur ta përfaqësoj shtetin e Kosovës, e kam kryer me respekt dhe ndershmëri. Jam shumë e lumtur që jam kjo që jam.

Cili është takimi më i rëndësishëm që ke pasur gjatë kësaj periudhe sa keni titullin "Miss"?
Takimi më i rëndësishëm ishte me regjisorin e Francës z.Ballmes të shtëpisë filmike "Les Filmes".

Ju pëlqen moda, do t'ju shohim si pjesë të sfilatave të ndryshme?
Moda me pëlqen shumë dhe jam një ndjekëse e rregullt e saj. Për sa u përket sfilatave, besoj se në të ardhmen mund edhe të jem pjesë e tyre.

Të tremb ideja e krijuar se në botën e modës ka abuzime pa fund?
Jo, nuk më tremb sepse do të jem vetvetja, do të jem prapë unë dhe mua nuk më pëlqen që të bëj gjëra që janë në dëmin tim.

Ku do të të shohim më vonë?
Nëpër skena dhe ekrane...

E kishit vështirë të ecnit me rrobebanjo?
Në fillim hezitoja, sepse skuqesha, por më vonë, i thash vetes se njeriu del edhe në plazh dhe kështu m’u largua ajo ndjenjë.

Sikurse të jepet ndonjë ofertë për ndonjë firmë të njohur për veshje të brendshme do të kishe pranuar?
Hmmmmm, varet se cila shtëpi e modës do t`ma ofronte këtë…edhe pse nuk do të kisha pranuar. E preferoj më tepër modën e veshjes.

Çfarë do të thotë për ju të jesh e bukur?
Të jesh e bukur është fat që ia dhuron natyra fizikut tënd, por sigurisht nuk është gjithçka. Për mua bukuria fizike është bosh pa shpirtin e madh dhe inteligjencën. Të bashkuara të treja do të ishin të lakmueshme nga kushdo.

Mund ta thoni recetën tuaj "magjike" për një look dhe formë kaq të mirë...?
Ndihem shumë mirë kur më thonë se mund të kem një recetë magjike, por të them të vërtetën, nuk ekziston asnjë recetë magjike, nuk bëj asgjë të veçantë për t'u kujdesur për veten.

Çfarë defekti fizik sheh te vetja apo çfarë do të doje të ndryshoje?
Ndihem mirë me pamjen time, dhe nuk do doja të ndryshoja asgjë, thjesht shpresoj që mos të kem asnjëherë probleme me mbipeshën…

Po si karakter?
Jam karakter i fortë dhe këmbëngulës në atë që dua, por me kalimin e kohës dhe mund të dua ta ndryshoj pasi dhe mund të lodhem duke kërkuar tek vetja gjithmonë diçka të re.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Ndaj gabimeve që nuk sjellin pasoja.

Ka Kështjella ndonjë ëndërr të parealizuar ende?
Sa të duash…por besoj që do ti realizoj me kohën.

Merreni me shkrime, shkruani poezi?
Po, shkruaj poezi me tepër për këngë, sepse këndoj edhe vet.

Kur ju e “thoni” poezinë, a ju vjen së bashku me muzikën?
Pak a shumë. Më vjen krejt natyrshëm, por kjo bën pjesë në kulturën që ka secili brenda vetes. Ajo që vlen të poeti është kultura...

Duket se keni talent edhe për aktrim?
Edhe ky talent më ka provokuar, por kam shumë angazhime dhe nuk po arrij të shpërndahem gjithandej. Pikësëpari, do të luaj në një film dokumentar francez.

Ka Kështjella dikë pranë, një djalë (të dashur e kam fjalën)?
Herët, madje shumë herët. Prioritet imi është përfundimi i studimeve dhe jam e preokupuar me karrierën time artistike. Jam e lumtur që kam mundësi dhe dhunti, por edhe përkrahje për një gjë të tillë. Besoj se fati vjen atëherë kur është koha e duhur. /Telegrafi/

Femrat që marrin pilula janë më seksi se tjerat

Hulumtimet shkencore tregojnë se femrat të cilat marrin tableta kontraceptive ndjehen më të bukura dhe kanë vetëbesim më të madh.

Një kërkim i bërë në Itali te 600 femra me të reja se 30 vjeç, ka treguar se 90 për qind e femrave të cilat përdorin pilula kontraceptive janë të kënaqura me pamjen e tyre, 75 për qind ndiejnë se kanë më shumë vetëbesim , ndërsa 68 për qind konsiderohen fizikisht më të bukura se më herët.

Me të vërtetë kanë efekt edhe në humbjen e peshës, dhe pse disa prej tyre të dëmshme, këto pilula për disa gra janë ende temë-tabu, pilula është shumë e dobishme për shëndet, përfundim ky i gjinekologëve italianë.

Në asnjë mënyrë nuk guxoni që pilulat kontraceptive t’i merrni duke u bazuar vetëm në ngjyrën e kutisë apo këshillën e mikes, gjithsesi duhet të konsultoheni me gjinekologun paraprakisht.

Disa sëmundje, sikurse tensioni i lartë i gjakut, mund të jenë të kontraindikuara në marrjen e pilulave kontraceptive orale.

Ky paralajmërim nuk vlen vetëm për pilulat kontraceptive mirëpo edhe për terapitë hormonale, të cilat rrisin kualitetin e jetës te gruaja në menopauzë.

Çfarë i ndez meshkujt

Të gjithë jemi të ndryshëm, por ekzistojnë disa dëshira dhe nevoja të cilat na lidhin. Një nga to është seksi. Mirëpo, ekzistojnë mijëra vogëlsira të cilat në një moment mund të ndezin imagjinatën dhe të trazojnë pasionin.

Nëse dëshironi ta bëni për vete dhe ‘ta çmendni ‘ krejtësisht, provoni truqet e shënuara më poshtë, të cilat vërtet i ndezin meshkujt:

1. Loja me gjuhë në regjionin e veshit
2. Buzët e lëngshme që ngadalë luajnë me shishen e xhamit ose kashtën
3. Bluzë e gjerë gjysmë e lagësht, e cila pas dushit është ngjitur për trupin lakuriq duke e vizatuar atë
4. Prapanica seksi që vizatohet nën pantallonat e holla, pa veshje të brendshme
5. Kur femra mban bluzën shtëpiake pa jelekë për gjinj dhe rrëqethet
6. Kur në një vend të qetë publik, ajo vendos belin pranë tij, e puth dhe e rrëmben
7. Kur vetëm preket duke treguar se është e gatshme
8. Atëherë kur merr iniciativën dhe fillon aksionin duke hulumtuar trupin e tij.

Monday, June 27, 2011

Kuvendi i Greçes-10-23 qershor 1911, ndryshe

Kuvendi i Greçes-10-23 qershor 1911,

ndryshe

Kushtrimi civil i një populli progresist

-Vёshtrim kritik-

Kuvendi i Greçes, i mbajtur 10-23 qershor 1911, nё vitin jubile tё 100­Vjetorit tё tij pёrkujtohet nё memorien historike tё popullit tonё si njёra nga epiqendrat mё elokuente tё qёndresёs pёr liri dhe dinjitet civil tё shqiptarisё, nё veçanti nё historinё e Malёsisё sё Madhe. Pa dyshim, kjo ngjarje e zhvilluar nёn kujdesin atёror dhe pёrkushtimin historik tё dy figurave emblematike tё kombit, Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, do tё pёrjetohej si njё kushtrim civil mbarёkombёtar pёr liri dhe dinjitet kur kujtojmё jehonёn e kёtij evenimenti,derivat i tё cilit qenё memorandume tё tilla si: ai i Urёs sё Shushicёs (afёr Vlorёs), i Gjirokastrёs(korrik 1911),memorandumet e Tepelenёs(8 dhe 23 gusht 1911),ai i komunitetit shqiptar tё Sofies(shtatotr 1911),memorandumi i Hotit(shkurt 1912) ,memorandumi i Krasniqes(prill 1912),memorandumi i Junikut(21-25 maj 1912), sikur kёrkesat e Malёsive tё Gjakovёs,Mitrovicёs, thirrja e pёrbashkёt e Shkodrёs,Janinёs,Manastirit dhe Kosovёs,e shprehur nё tri gjuhё: shqip,frёngjisht dhe italisht nёn siglёn”Organizata Kombёtare Shqiptare”nёnshkruar mes tё tjerёve edhe nga Nikollё Ivanaj.

Njё traditё tashmё reputacionale nё zinxhirin brilant tё traditёs civile tё njё populli si yni qё lirinё ka ditur,krahas pushkёs, ta menaxhojё me po kaq dinjitet edhe nё frymё kuvendimi, ndryshe dialogimi modern duke arritur t’i imponohet si i barabartё edhe kundёrshtarёve mjaft tё fuqishёm si Porta e Lartё. Nё kёtё vёshtrim kemi tё drejtёn historike tё pohojmё fort,me zёrin lart: Kuvendi i Greçes qe kushtrimi civil i njё populli progresist pёr t’ia patur zili cilido civilizim nё historinё e djeshme tё Evropёs plakё aq e mirёnjohur pёr shpёrfilljen dhe sakrifikimin e pashoq tё statusit tonё si komb...

.Ndryshe mund tё themi me krenari se Kuvendi i Greçes nё 100-Vjetorin e tij tё mbajtjes vjen mes nesh si vlerë autentike e historisë dhe e identitetit tonë kombëtar..

Nga ana tjetër nuk mund të mos theksohet as fakti tjetër historik,që M. Madhe, nёn solemnitetin sa patriotik,sa civil tё bijёve tё saj si Nikё Gjelosh Luli,Pjetёr Zefi etj.tё cilёt me madhёshtinё e njё kreshte mali,me vetёdijen dhe hapin historik tё patriotёve tё vёrtetё do tё kujtohen pёrjetёsisht pёr guximin si 7 shqiponjat e lirisё, qё duke ngritur pas 450 vjet robërie nёn pushtuesin osman nё majёn e Bratilës, më 6 prill 1911, flamurin tonё kombёtar, flamurin e Skёnderbeut,do tё shёnonin Nёntoriadёn e Dytё tё shqiptarёve 468 vjet pas nga Nёntoriada e Parё-Skёnderbejane.

Një akt madhor historik drejt 28 Nëntorit 1912, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Sikurse dihet se kryengritjet antiosmane nё Malësinë e Madhe gjatё atyre viteve, do të ishin prologu dhe promotorri imponues ndaj Perandorisë Osmane dhe faktorit ndërkombëtar për njohjen nga Fuqitë e Mëdha të kësaj pavarësie..

Ajo qё mё imponoi t’i rikthehem Shpalljes sё Pavarёsisё, epilog i Kuvendimit historik tё Greçes, ёshtё prirja abuzive nё ditёt tona mbi tё vёrtetёn e asaj ndёrmarrjeje historike vigane siç qe ngritja e flamurit nё Deçiç, mё 6.prill.1911,njё atribut thellёsisht shqiptar.

Sot aktualisht “nё AQSH mund tё njihemi realisht me tre variantet e Memorandumit tё Greçes, ku mund tё dallojmё formatin broshurё tё variantit tё parё nё gjuhёt: shqip dhe frёngjisht, formatin dorёshkrimor tё variantit tё dytё nё gjuhёn

2.

osmane,gjithsejt nё dy fletё, sikur edhe formatin e tretё si shtypshkrim, ndoshta kopje e dokumentit nё fjalё pa kapakёt e kuq, qё i dhanё edhe emrin”Libri i Kuq”, siç nёnvizon Prof.L.Palushaj(“Malёsia dhe fiset e saj II”,fq.318).

Por, nё kёndvёshtrimin kritik, ajo qё ka rёndёsi pёr tё sotmen ёshtё fakti se ky dokument i pёrmasave historike, si dhe vetё sakrifica qё kёrkoi Ngritja e Flamurit, mё 6 prill 1911, nuk pati kurrёsesi investimin e pretenduar malazez nё atё masё qё spekulohet mjerisht deri nёn hundёt tona. tё tjetёrsuar nёn sindromёn postmoderne tё pёrshtatjes mazohiste sa si kulltukofagi, sa si sjellje dritёshkurtёr tragjikomike me vetvehten.

Tё 12 pikat e Kuvendit tё Greçes nё tё gjitha domethёniet e tyre

janё nё frymё thellёsisht shqiptare: Njohjen e plotё tё qenies sё kombit shqiptar me ato tё drejta qё kanё kombet tjera tё mbretёrisё,liri tё plotё pёr shqiptarёt qё tё mёsohen dhe pёrparojnё nё gjuhёn e vetё, nё shkollat e veta, nderim pёr tё drejtat e krerёve krishterё pёr tё mёsuar nё shkollat nёn sundimin e tyre,organizimi i administrimit tё vilajeteve ku ndodhen shqiptarё, sistem decentralizimi administrator, shёrbim i detyruar ushtarak, zgjedhja e xhandarёve ,e agjentёve tё policisё dhe nёpunёsve tё tjerё shqiptarё etj.d.m.th gjithçka nga vetvehtja nё emёr tё vetvehtes dhe kurrёsesi nuk lexohet njё integrim efektiv etik, konstitucional, apo politik i malazezёve.

Dihet se konjukturёn proshqiptare fqinjёt tanё nuk e njohёn asnjёherё nё historinё e tyre, veçmas gjithё shekullit XX. Pёrkundrazi, pёrpjekja pёr tё gllabёruar historinё tonё, ndryshe lumturinё tonё si komb i lirё nuk u ka munguar asnjёherё,edhe pse siç e thekson me aq dinjitet Prof.Palushaj ”Deri sot asnji popull s’ka falё ndaj tё tjerёve nё dam tё vet kombёtar : me besё tё lidhuna,me miqёsi,me vёllanim-probatimim,me kumbari:Mijёra

viktima,keqpёrdorime,dhunime dhe zhdukje fizike,falё nga vetё populli shqiptar me tё vetmin qellim sa fisnik ,sa civil:

Tё ndryshojё pёr mirё marrёdhёniet dhe botёkuptimin e fqinjёve tё vet,sadoqё s’ka rast qё kёta fqinj tё mos kenё qenё drejtpёrdrejt, apo indirekt shkaktarё tё tragjedisё sonё si komb pa kujtuar sa udhёheqёs ilirё, krenaria e civilizimeve tё tyre, patёn nё perandoritё e tyre filluar nga ato: romake, greke, serbe, maqedone dhe turke”(Vep.cit.fq.18).

Eshtё e pafalshme qё shqiptarёt nё trojet e veta, kёtu nё Malёsi, kanё shkruar shumё pak pёr vetvehten, nё kёtё rast pёr tematikёn nё fjalё tё kёtij simpoziumi, sikur si ironi me vetvehten ka qё na shkruajnё se ”paska pasur shumё malazezё si pjesёmarrje dhe komandime”. Po atёhere,- me shumё dinjitet shtron pyetjen Profesor Palushaj-, ku janё viktimat njerёzore tё palёs malazeze, kur dihet se nё beteja tё drejtpёrdrejta me sulmet nё Deçiç tё 6 prillit 1911 nё mbarё Malёsinё e Mbishkodrёs janё rreth 1500 viktima tё dёshmorёve kundёr ushtrisё turke ?!?

Mё ka indinjue jashtё mase pёrcjellja disi injoruese e shpirtit tё kёsaj ngjarjeje nga artisti i mirёnjohur Çun Lajçi nё skenёn e Teatrit “Migjeni” nё veprimtarinё kulturore”Ku

e muer emnin Malёsia” me rastin e 98-Vjetorit tё Ngritjes sё Flamurit nё Deçiq mё 6.11.1911.”Kur po kalonte Edit Durham pranё Deçiqit,-kujton gjithё ironi zoti Lajçi-gjeti aty njё plak sё bashku me 13-14 djelmoça shqiptarё tё cilёt, sipas Lajçit, hezitonin tё ngulnin flamurin shqiptar”. Ndёkohё ai plaku po vazhdonte t’u thoshte tё rinjve:

“ Dilni dhe ngulnie flamurin atje !Por ju nuk po ua mban se po droni shkanё(malaziasit)”.Ironia thellohet kur nё vend tё fjalёs ngrinie z.Lajçi

3.

artikulon gjithё grotesk fjalёn ngulnie.Ndёrkohё pёrballё kёtij hezitimi,- gjithёsesi tragjikomik, sipas zotit Lajçi-, flamurin nuk po e kishin ngulun tёrinjtё, por na e paska ngulur plaku” duke injoruar aktin historik trimёror tё shqiponjave tё Malёsisё si Nikё Gjelosh Luli,Pjetёr Zefi etj.nёn shembullin e legjendёs sё qёndresёs pёr liri,”Heroit tё Popullit”Ded’Gjo’Lulit.

Qofsha i gabuar, por si zor t’i besonte “Mbretёresha e Malёsisё” miss Edit Durham,politikania,historiania dhe sociologia aq e mirёnjohur, dinjitetin e vet njё populli qё, sipas pohimit publik tё Lajçit, paska dёshmuar mahi,tallje, si kjo pa dinjitet ndaj flamurit tё vet me “tё nguluna flamuri”- njё lojё halabake,tё rinjёsh pa personalitet, apo si njё sjellje pleqёsh tё rrjedhur?!?

Nuk di a e di z.Lajçi se Miss Durham me veprimin e saj publik sa antianglez, po aq proshqiptar nё tre momente serioze pёr fatin tonё si komb :

Denoncimin e Traktatit tё Londrёs tё 1915-tёs,

refuzimin e dhuratave tё Krajl Nikollёs nё 1918-tёn si paradhёnie e pazareve me interesat tona kombёtare

dhe organizimin e njё manifestimi shembullor nё qendёr tё Londrёs kundёr pushtimit fashist tё vendit tonё mё 7 prill 1939, edhe pse ishte nё moshёn 76-vjeçare,

do tё dёshmonte botёrisht se ne jemi njё popull qё meritojmё tё nderohemi me dinjitet si popull civil dhe kurrёsesi njё turmё halabakёsh tё squllur qё pranuaka tё vёrё nё lojё zotdaljen e vet publike me dinjitet ndaj flamurit, simbolit tё vet kombёtar?!? Megjithatё,le tё gjykojmё mbi anёn tjetёr tё medaljes ! Me shumё tё drejtё lind pyetja: Cili ka qenё qёndrimi i malazezёve,vёrtet tё kenё qёndruar indiferentё nё atё stinё lavdie tё qёndresёs shqiptare pёr liri dhe pavarёsi?!?. Kundёr çdo fryme manipulimi, e vёrteta duhet lexuar me dinjitet ndёr sy :

”Nuk mund tё mohohet se malёsorё tanё kanё marrё sikur dhe ble armё nga Mali i Zi, por ndihma fizike dhe ushtarake nga ana e tyre e drejtpёrdrejt kundёr pushtuesit otoman ka qenё fare e vogёl, sepse po tё ishte ndryshe Malёsia e Madhe nuk do tё mbetej pёr 6 muaj luftё pa ushqim dhe armё”, çka natyrisht e dobёsoi tempin e rezistencёs intensive - pandёrprerje deri nё shpalljen e plotё tё pavarёsisё sonё,nёntor1912.( Vep.cit.fq.283).

Ja si shprehet nё Ditarin e tij At Pal Dodaj: ”Ditёn e Kryqit tё Shenjtё, kur u mor Deçiqi, asnji prej Malit tё Zi nuk ishte i pranishёm. Shpesh iu premtohej malёsorёve mbёrritja e malazezёve, por nё realitet nuk

dukeshin asapak.Pёrveç ndonjё vullnetari malazez,-vazhdon At Pal Dodaj-, janё dukё nё luftё edhe disa milicё malazezё.por shpesh nё gjysmё tё rrugёs,

dhe pasi kishin hyrё nё territorin tonё, mbas kёrcnimit tё qeverisё sё tyne, u duhej tё tёrhiqeshin. Ata tё Trieshit dhe tё Kojёs nё masё u dolёn ndihmё

tanёve, edhe pse ma parё kishin pasё lejen e qeverisё sё tyre, kёrcnimi iu ba taman nё çastin kur ishin futё nё betejё”(AQSH i RSH,fq.734,Dosja 2).

“Në se nuk di nga vjen, s’di se ku do të shkosh”,­thoshte Seneka.

Pikërisht një e vërtetë e tillë po aq sa dëshmon, po aq edhe konfirmon përmasat e vlerave tё një evenimenti historik si ky qё po nderojmё sot.

Personalisht, si intelektual,ndryshe si njeri i lirё dhe jo si politikan dua tё theksoj me gjithё forcёn e sё vertetёs dhe tё obligimit moral:

4.

Kurrёsesi nuk na lejohet nё kohёt postmoderne ne qё respektohemi si qytetarё publikё, ndryshe si anёtarё tё asaj bashkёsie qё Poradeci ynё, gjenerali i poezisё shqipe, e quante “Republika e letrave”, tё konvertohemi nё letraxhinj interesash, apo nё intelektualё organikё, siç do t’i etiketonte Antonio Gramshi, konformistёt me politikёn e ditёs, tё cilёt poeti i lartpёrmendur do t’i cilёsonte si limfa e pushtetit.

Kodi i këtij fati tragjik të një kombi si yni, gjymtyrë të të cilit mund të themi, pa kurrefarë kompleksi, sot po shkojnë ndoshta drejt shuarjes si të tilla,si shqiptare ,sadoqë kanë gjakun e vetë të derdhur brenda atij kontributi që po përkujtojmё sot si 100 vjetori i Kuvendimit historik tё Greçes ndryshe si Memorandumi i Greçes -kёtij kushtrimi civil tё njё populli liridashёs dhe progresist si populli ynё.

Mё falni tё ritheksoj atё dhimbje qё ndjej brenda vehtes sime, falё ndjenjёs sё krenarisё dhe tё dashurisё sё pafund ndaj vendit tim:

Askush nё botё, as Amerika, kjo mike e madhe e shqiptarёve, nuk do t’i konsideronte dinjitozё shqiptarёt, nёse nuk dinё, apo shtiren se e duan vendin e tyre, Shqipёrinё. Kush nuk sillet me dinjitet ndaj vendit tё vet, historisё sё tij, nuk mund tё jetё partner dinjitoz, i besueshёm, nё posthistori i askujt, aq mё pak i njё kombi dhe shteti aq dinjitoz si SHBA, “nevoja dhe prania politike dhe gjeopolitike e tё cilave u bё e domosdoshme, kur pёrfundimisht u bё e qartё se Fuqitё e Mёdha nuk ishin tё denja mё pёr tё ruajtur rendin dhe paqen rajonale”, ndryshe e humbёn pёrfundimisht mundёsinё e menaxhimit me dinjitet tё kёsaj bote.

Lavdi ndёr shekuj ideatorёve tё Kuvendit historik tё Greçes, i cili nё kёtё jubile shndrit si kёshtjella e kuvendimit civil tё shqiptarёve pёr tё jetuar si njerёz tё lirё nё pjesёn e vet tё diellit.

Kadri Ujkaj

Koplik,mё 23.06.2011