Në Miçigan festohet “Shqurku i Shoshit”.
Biznesmëni shqiptar Ndue Ftoni pronar i restorantit “The Imperial House” njëkohësisht dhe supërmarketit të mishit në Detroit “ Ftoni Meat Inc” ish “Mister Food”,ka pasë me 13 korrik për festën e “Shqurkut Shoshit” të Dukagjinit miq nga të gjitha trevat e Shqipërisë por që jetojnë dhe punojnë në SHBA.
Nuk është hera e parë që Ndue Ftoni organizon festa me miq shqiptar të cilet i vinë dhe nga shtete të tjera të SHBA-së përveç Miçiganit dhe kësaj here keshtu kishte ndodhë. Nga Ohio ,Sako Satko kishte udhëtuar për te marrë pjesë në festën tradicionale te Shoshit të Dukagjinit nga është dhe biznesmeni Ndue Ftoni.
Miqtë e Ndue Ftonit ishin biznesmen me emer në Miçigan,bashkëpunetor të tij,familjarë dhe shokë të rinj bashkëkohës te jetës në emigracion. Ai nuk kishte harruar të ftonte të gjitha mediat shqiptare që kanë aktivitet në SHBA pa ndonjë paragjykim siç shprehet ai në bisedat te tij të shpeshta në komunitet.
Për arsye shendetësore mungonte biznesmeni Ekrem Bardha i cili është dhe Konsull Nderi i Shqiperisë në amerikë.
Megjithëse festa është tradicionale familjare që e ka historinë e lashtë në krahinën e Ndue Ftonit,ai dëshironte të dilte jashtë tradicionales dhe miqët kishte mënduar ti kenaqte jo vetem me mishin e pjekur,pijet e shumëllojshme por edhe me këngetar që mbrëmja mori formën e spektaklit,miqtë e moshave por edhe të krahinave të ndryshme vallëzuan dhe kënduan së bashku me këngetaren shkodrane Manjola Dega (Tershana) deri në oret e para të mengjezit të ditës tjeter.
Pak histori……
Ndue Ftoni është me origjinë nga Shoshi i Dukagjinit,në të cilën zonë ka dhe keto krahina që në gjuhen e tradicionales që nga lashtësia u ka mbetë të thirren “Bajraqe” ku secila krahinë ka pasë festën e vet ose siç therritet “Festa me Miq”.
Keshtu bajraku i Shalës që është dhe bajraku i parë i Dukagjinit feston “Shen Gjonin”, Shoshi “Shqurkun”,Pulti ka një nënshkallzim të bajraqeve; Xhani feston “Shen Nikollin Maj”,Plani “Shen Ndoun Dimën”,Kiri “Shna Prënen”,Pogu “Shen Mehillin”.Ndërsa bajraku i NikajMertur megjithese historikisht është bajrak i Dukagjinit shumë historian dhe krahinorë të ditëve të sotme e kanë vetquajtun si bajrak i Malësise së Gjakovës, ka festua me miq “Sh’Maqarin”. Bajraku i Shllakut që dhe ai ka nje nënklasifikim; Temali feston “Sh’Llesterin” dhe Dushmani feston “Shen Gjonin e Dushmanit” Megjithese jane popull i të njëjtes zone dhe me zakone të njejta kanë festa të ndryshme meqellim që të shkojne e të kthejnë vizitat njeri tjetrit brënda të njejtit vit,për tu pa bisedua e per tu knaqë me njëri tjetrin.Në pergjithësi festat në kete zonë festoheshin ne tre ditë; që ishin “Nata e festes” ku vinin bijat e martuara me nipa dhe mbesa e miqet ma të dashtun dhe te zgjedhun të të zotit të shtepisë. Dita e Festes ku perveç të atyre që ishin qyshë një natë më pare vini edhe miq të tjere nga bajrakë të tjere që megjithese kishin udhetuar gjatë ishin të lumtur që kishin arrite tek shtepia e mikut për “tu pa” e për të festua. Ndersa “Ditori” i bie të jetë dita e trete e festes janë bijat me femijet e tyre dhe miqet ma per zemer të të zotit të shtepisë.
Megjithëse në restorantin “The Imperial House”,restoranti me i madh Shqiptar në Miçigan për dasma e koncerte nuk u festua në tre ditë,prapë se prapë nata e “Shqurkut” të Shoshit kaloj kufinjët e një feste tradicionale familjare,falë kjo bujarisë se biznesmenit të sukseshem të komunitetit Ndue Ftoni.
Vetë Ndue Ftoni e hapi darken më nje mirëseardhje për miqtë e pastaj më “këngen e bejtave” shoqëruar nga këngetari Fran Gjokaj,drejtues i radios shqiptare në Miçigan u tha mirëseardhjen të gjitheve dhe siç e ka zakon Shoshi të gjithe miqtë pavarsisht se ku rrinë në tavolinë, janë të mirëseardhun e të vlersuar njëlloj kur kanë “kalua pragun e derës”.
Kur e pyeten Ndue Ftonin se a mund të filmohet dhe bahen fotografi,ai duke qeshë pak a shume me ironi të pergjigjet:
- Çfarë je ka thua ,pash t’madhin zot.Po a jetojmë në Amerikë apo jemi në Afganistan.Ashtë marre me nije kush se bahet diferencim per media e gazetar ketu në emigracion.Unë restorantin kryesisht e kam për dasma por edhe për koncerte,por qe nuk me ka shkua në mëndje as më shkon që të zotit të dasmes apo te aktivitetit ti thom se cilin televizion apo radio,gazetar apo fotograf të marrin. E rendësishme është qe ne tu sherbejmë dhe te dimë se deri ku e kemi cakun tu hyme në çeshtjet e brëndshme të tyre. Po edhe në raste se bajmë me na kritikua le t’na kritikojnë se vetem se ndreqena e nuk kem pse marrim “thua” me mbajte inate e me u kqyrë me bisht të synit me njari tjetrin. Kjo ka ma shumë randesi-thotë Ndoja kurë jetojmë shumë shumë large vendit tonë,pasi jemi si vëllezer e kem nevojën e njëri tjetrit n’mos sot neser patjeter.
Rreth biznesit të Ndue Ftonit …..
Nduja jeton në amerikë prej disa viteve me dokumentacion të rregullt.Ai dalëngadale ka fillua të hyjnë sukseshëm në biznes. Para disa vitesh në nje konkurrence te ethshme me një Izraelit bleu “Mister Food” një nga supermarketet me të medha të mishit ne Detroit,pikrisht në Easter Market. Në saj të mirëkuptimit dhe sherbimit të mirë ai ka arrite të kete lidhje me shume restorante te medha shqiptare dhe amerikane qe të jetë fornizuesi i vetem i tre me te gjitha llojet e mishnave për restorantet e tyre.
Para nje viti,pronaret e “The Imperial House” e nxorren në shitje kete qender ma tepër se sa restorant,për dasma dhe aktivitete kulturore e koncerte të këngetarve qe për nga forma e përmbajtja është nje “nyje e fortë”konkurënce me të gjithë të tjeret. Ndue Ftoni nuk hezitoj të futet në tregun e blerjes së ketij biznesi qe për nga veprimtaria i ngjanë një fabrike gjigande të ushqimit dhe sherbimit. Ka afro një vit qe qendron sukseshem ne krye të atyre qe kane aktivitete e dasma më shumë se askush tjeter. Ai organizoj sukseshem mbremjet e fundvitit qe kjo salle gjigande ishte e mbushur tej e per tej. Me ketë rast Nduja nuk rri pa përmënde dhe falenderuar Pal Shkrelin,financierin kryesor dhe nderlidhsin me bankat me të mira amerikane për biznesin e Tij.
Ndue Ftoni duke qënë se është nismëtari i krijimit të Shoqatës “Dukagjini” në Detroit ka organizua në “The Imperial House” aktivitete promovuese të kësaj shoqate me miq,bashkpunëtor dhe njerez të letrave shqipe në amerikë.
Nduja nuk ka lënë pa organizua dhe sponsorizua aktivitete të dukagjinasve në qytetin e Shkodres në të cilin ka shtepine e vet.
Ai është sponsor i rëndesishem i mediave shqiptare ne Miçigan dhe thotë me gjithë qefin kur e pyet se a do të vazhdosh me kete ritem në të ardhmen.Eshtë kënaqësia ime ,thote ai qe kam mundësine ta ve nje gur përsëmbari në themelet e ketij komuniteti.
Keshtu në mes të nje “ahengu tipik shkodran” edhe simjet uli siparin e vet festa e “Shqurkut” të Shoshit në “shtepinë” e Ndue Ftonit.
Rush DRAGU
Vere 2010
KLIKO KETU PER FOTOGRAFI NE LOGO POSHTE
Comments (6 posted):
te spiegohemi; 1)ka pasqyru te gjithe pjesmarresit me perjashtim te tavolines qe e quhet si "elita e kombit" ne Miche e keta jane...sigurisht nuk po i shkruaj emrat se Admin do mi fshijne.
2)pse zotni nuk ke rezervua te pakten nje foto per "eliten" qe as me pupel nuk preket? e per vete e per preferencen tuaj ke pase hapsire pa kufi? dhe qe zjarm merr edhe ti kur te prekin ne tela.
3) pse zotni nuk ke rezervu qofte edhe nje foto te vetme apo nje fjali per te derguarit special te Dom Antonit?
4)pse ksaj radhe nuk harxhove aspak kohe per nje video qofte edhe aq sa ju lejon You Tube,pasi sic e dime ju me Ndue Ftonin keni mardhenje shume te mira
e psehet vazhdojne e kam deshire qe te mos me pergjigjesh por te ndreqesh per hera te tjera.
Ndua Ftonit i uroj per shume mot festen,me miq,shok e dashamires te te tij,gezuar e ju nimofte ne te gjitha drejtimet...!
Per mos me dale nga natyra ime kritike,besoj se me kupton dhe me jejon z.Ndua Ftoni ti them:"Festat kane emnat e vet,e ato nuk madheshtohem e nuk lartesohen me emnat, e as me forcen financiare qe ka i zoti i shtepise apo miqesia e tij,por vetem me emnin e Zotit qe i pruni mes popujve per tu nderuar,dashuruar e rrespektuar mes njeni-tjetrit..."!
Sa per vetepershkrimin qe te ben autori,vertet skam cte them,pasi je bujar e sojnik,por do te ishte mezja ma e mire e kesaj feste "transparenca" e donacionit te dhene kesaj media-je,pasi edhe pse ne fund,por nuk e len pa e permend autori Rush Dragu!
Ndersa per keto qe shprehen komentuesit ma nalt,nuk dua ta besoj,se ne nje shtepi mikepritse e bujare si te Ndua Ftonit,ka "miq te fsheht"...!
Te kishte qene fare free do te ishte pasqyruar edhe Festivali i Kishes Rochester qe u mbajt me shume sukses me rastin e 4 korrikut.
Po a ka me keq dhe turp qe as dy televizionet,as revista "Kuvendi" as radio,as Malesia.org nuk dhane asnje lajm.
Kane inate per punen e lavdishme qe ban heroi i atij vendi
Beni transparencen e donacioneve asht si thote Zoti Kalaj
Une po te them se ai s'eshte tjeter gje vecse Festivaili i HOTDOGS dhe Qofteve dhe Kembeve te pulave te krimbura.
Dhe i kengeve "Shkon syzeza n'are me korre" e "Çun Mula" atij i thua festival?!
Aman kaq injorant jeni? Festivali ka grupe qe konkurojne pra kane festen e punes se tyre,ndersa aty ka pase festen HOTDOGA
No comments:
Post a Comment