Tregon 10 vite më pak nga ç’është, por mos mendoni se është thjesht fat.
Madonna për të qëndruar në formë shpenzon shumë para. Daily Mail ka zbuluar sekretet e linjës së saj. Këngëtarja nuk limitohet kur vjen puna tek kujdesi ndaj trupit duke arritur në 675 000 Euro shpenzime në vit. Kjo është një shifër e paimagjinueshme për ne njerëzit e thjeshtë por për Madonna-n një mënyrë e zakonshme jetese. Psh. për të mbajtur lëkurën rinore, ajo e lyen trupin me një krem që kushton 600 Euro një kuti dhe vesh një tutë plastike që të mos i fshihet. Për të forcuar dhe tonifikuar lëkurën e duarve ajo i nënshtrohet një sërë seancash injeksionesh nën lëkurë me një shifër "modeste" prej 4000 Euro-sh në vit. E pamvarësisht këtij kujdesi duart e këngëtares janë fiksuar shpesh nga paparazzët dhe nuk kanë mundur të fshehin moshën e saj të vërtetë. Në buxhet, zëri “dieta” është më i kushtueshmi. Kuzhinieri privat makrobiotik që e shoqëron nëpër të gjithë botën, së bashku me furnizimin vjetor me ujin më të pastër Kabbalah i kushtojnë rreth 250 000 euro në vit. Kësaj shifre i bashkohen edhe trajtimet e ndryshme, njëri prej të cilave kuintalët e kremit solar që kapin shifrat e 20 000 Eurove. E kush nuk mbetet e re, me gjithë këto shpenzime marramendëse?
No comments:
Post a Comment