I dredhon vazhdimisht pyetjes "Pse nuk e ftuan Akademik Qosen". Kryetari
i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj, nuk tregon emrat
e atyre që vendosën, as kriteret. Ndërdhëmbi padashur që kriteri është
"moral"...! Se çdo të thotë që kriteri i ftesës për 100-vjetorin "do të
jetë edhe moral", është vështirë ta kuptosh...! "Ata që kanë bërë listën
kanë qenë një grup historianësh", justifikohet. Po grupin e
historianëve që kanë bërë listën, kush e drejton? Kujt do t'i
interesonte që më 26 nëntor të këtij viti, Akademia e Shkencave ta
kremtonte 100-vjetorin e Pavarësisë, pa praninë e Akademik Rexhep
Qoses?! Kjo mbetet ende enigmë. Gjysma e pjesëmarrësve dje në
konferencën konferencën "Shqipja dhe gjuhët ballkanike", thoshin se nuk
dinin gjë. Gjuhëtarët thoshin s'jemi historianë, nënkryetari i ASHSH-së,
Myzafer Korkuti thotë se jam arkeolog. Profesor Seit Mancaku që është
gjuhëtar vetëm tha "Mos më pyesni mua. Ka një kryetar akademie. Ka një
institucion më të lartë që vendos për ftesat...!" dhe nuk foli më tepër.
Të tjerët, iknin të frikësuar, pavarësisht insistimit të gazetarit.
Kryetari i Akademisë së Kosovës, Ivzi Sulejmani të lë të kuptosh se nuk
ka lëvizur as gishtin më të vogël për ta propozuar si palë përfaqësuese
për Kosovën Akademik Rexhep Qosen. "Historianët e bëjnë këtë punë. Ata
mendojnë nëse duhet ftuar Rexhep Qosja, ose nëse duhet ftuar Kristo
Frashëri, apo dikush tjetër. Nuk di gjë më tepër.", tha. Ndërsa janë
ftuar personalitet nga trevat mbarëshqiptare, si Ismail Kadare, Arbën
Xhaferri, Kristo Frashëri, Françesko Altimari, Mihal Shmit nga
Gjermania, deri edhe arbëreshë të Italisë e arvanitas të Greqisë, nuk e
beson më njeri që emrat nuk janë propozuar nga kryetarët përkatës të
akademive Shqipëri-Kosovë. Cili grup historianësh dhe për cilën arsye
"morale" do ta linte jashtë listës akademikun e shquar, patriotin dhe
rilindësin e kulturës kosovare Rexhep Qosen?!
Zoti kryetar, akademik Rexhep Qosja nuk është ftuar për 100-vjetorin e pavarësisë. Në media u publikuan lajme se për refuzimin e ftesës ka ndikuar kryeministri Berisha. Cili është reagimi juaj?
-Ajo është një konferencë me pjesëmarrje jo të madhe, me spektër të shekullizuar dhe prandaj e quajtëm jubilar që të ketë cilësi, për të thënë të vërtetën historike. Kam dëgjuar që qarkullojnë zëra. Ka lloj-lloj interpretimesh nga ato që thoni ju. Kur janë listuar pjesëmarrësit nuk është përmendur fare emri i akademikut Rexhep Qosja, siç nuk është përmendur emri i akademikut Mark Krasniqi nga Kosova. Pra ka edhe akademikë të tjerë që janë të barasvlershëm, por që nuk janë ftuar. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje me atë që është nxjerr emri në listë dhe është kundërshtuar. Emri nuk u vendos asnjëherë në listë. Ky komision nuk e pa të arsyeshme, kaq. Dhe emra që përmenda dhe nuk janë në listë janë të rëndësishëm në Akademinë e Shkencave të Kosovës.
Cilët janë ata që vendosin përveç jush për pjesëmarrje të tilla?
-Unë mund të them vetëm kaq se janë një grup historianësh, të cilët u mblodhën dhe vendosën që me rastin e 100-vjetorit të pasqyrohej një konferencë jubilare. Kështu e kanë quajtur ata. Aty u diskutua se çfarë do të bëhej, u fol për platformën dhe gjeografinë e pjesëmarrjes dhe emrat që u ftuan aty janë nga Maqedonia nga Kosova, nga Italia, etj.
Dhe nuk e meritonte Akademik Rexhep Qosja të përfaqësonte Kosovën?
- Është ftuar kryetari aktual i Akademisë sw Shkencave Hivzi Sulejmani,nga Maqedonia është ftuar Arbën Xhaferi... Janë ftuar edhe të tjerë sipas referencave që do të kenë dhe çështjes. Ka emra që kanë kontribuuar dhe sipas këtij grupi pune është bërë edhe kjo përzgjedhje.
Ka një paqartësi zoti kryetar, cili është kriteri themelor i ftesës?
-Kriteri mund të jetë edhe një…ë, ë, domethënë edhe moral, që diku ka kontribuar në shkencë në akademi, qoftë edhe në Maqedoni, qoftë edhe në Amerikë. Në listë janë edhe njerëz të cilët mund të kenë kontribuar për arsimin e lartë, që s'kanë të bëjë fare me akademinë, por janë përfshirë si kontribuues. Ne do të kemi mundësi të ftojmë më shumë njerëz, ne duhet ta organizojmë ashtu siç e meriton këtë ngjarje.
A nuk e meritonte Akademik Rexhep Qosja edhe një ftesë simbolike si figurë e njohur për kontributin e gjatë dhe përpjekjet e tij për pavarësinë e Kosovës?
-Edhe në lidhje me kumtesat ne kemi marrë vendime dhe në atë listë që kemi bërë ne kemi kontaktuar me akademikë të tjerë, kemi kontaktuar edhe me Ismail Kadarenë që ka rënë dakord për vendimet që kemi marrë. Pra, kur të kemi një listë tjetër me të ftuar ne mund të kemi edhe Rexhep Qosen edhe të tjerë.
Zoti Gudar, keni kontaktuar ndonjëherë ju vetë me Rexhep Qosen për të diskutuar për historinë shqiptare gjatë gjithë kësaj periudhe parapërgatitore të 100-vjetorit?
-Unë e kam takuar Rexhep Qosen shumë vite më parë, kur unë s'kisha lidhje fare me drejtimin e Akademisë së Shkencave. I kam bërë një vizitë në shtëpi. E kam respektuar dhe e respektoj gjithmonë, kështu që s'kam asnjë problem në lidhje personale me profesorin.
Nuk e kisha fjalën për probleme personale. Pavarësia e Shqipërisë nisi që me lidhjen e Prizrenit në Kosovë. Populli i Kosovës me Rexhep Qosen ka luftuar deri vonw për pavarësinë...Nuk paska lidhje kjo histori në jubileun e pavarësisë?
-Për këtë problem që thoni juve, se kam pasur mundësinë të kem kontakte, por njëkohësisht ne kemi edhe diçka tjetër. Ne kemi një akademi simotër që është ajo me të cilën bashkëpunojmë, Akademia e Shkencave të Kosovës. Në qoftë se nga kjo akademi do të kemi vërejtje për listën e pjesëmarrësve, sigurisht do të reagojmë.
(Intervista u botua ne gazeten Shqiptarja.com)