Friday, October 14, 2011

President Clinton reflects on iconic moments

Qendra Kurajo: Politikanë, festojeni ditën tuaj të turpit!

Qendra Kurajo: Politikanë, festojeni ditën tuaj të turpit! Transmetuar më 13.10.2011 21:00 Tiranë, 13 Tetor 2011 NOA - Raport Progresi i 9-të i Komisionit Europian për integrimin e Shqipërisë, është më negativi në historinë e vendit pas viteve 90-të, vlerëson në një reagim për Raport Progresin e Komisionit Europian, dërguar agjencisë NOA, Qendra Kurajo. Duke theksuar faktin se dje mbetëm përsëri pas dyerve të Europës, Kurajo thekson: "Jo për faj të qytetarëve, ata gjithmonë ju kanë votuar pasi ju e keni në programet tuaja integrimin në familjen e madhe Europiane, e 90 për qind e qytetarëve janë pro integrimit, 10 përqindëshi i mbetur është klasa politike". Qendra Kurajo vlerëson më tej se "dje ishte dita e turpit jo për qytetarët, por për ju politikanë", kurse shtron pyetjet dhe argumentet si më poshtë: "Përgjegjësia duhet të nis nga mazhoranca, që i kushtoi më shumë rëndësi programeve elektorale. Ndërsa pjesën më të rëndësishme në bllokimin e integrimit e ka edhe opozita, e cila nuk votoi as edhe një ligj të vetëm në Parlament, por me ç'farë argumenti veç stacionit te fundit?! Asnjë justifikim nuk ka për reformat dhe asnjë deklaratë politike dhe pseudo-editorial nuk mund t'i ngushëllojë më shqiptarët. Gjatë një viti ata që paguhen nga taksat tona nuk kanë bërë asnjë progres, por vetëm kanë lëshuar lumë akuza ndaj njeri-tjetrit duke përbaltur jetën e shqiptarëve me sharje nga ekranet dhe podiumet e selive. Dështimi ka përgjegjës dhe përgjegjësia duhet të nisi nga forcat kryesore, të cilat edhe kur dëshiruan, e ndryshuan Kushtetutën në favor të tyre, ndërsa ligjet dhe kushtet për të marrë statusin mbesin akoma një ëndërr në sirtar". "Politikanë, festojeni ditën e turpit, BE u hoqi juve statusin si politikanë evropianë, por jo qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk thyen as edhe një vizë të vetme, ndërsa juve morët anulimin e vizës për në BE", - përfundon reagimi. e.t/NOA

Thursday, October 13, 2011

Obama: Kemi prova për komplotin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Uashingtoni garanton që Irani “do të paguaj një çmim” për tentativën për atentat ndaj ambasadorit saudit në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, deklaroi pas akuzave të Iranit për shpifje se Uashingtoni i ka të gjitha provat për të vërtetuar orkestrimin e një atentati ndaj ambasadorit saudit. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Obama akuzoi qeverinë iraniane për një sjellje tërësisht të papërgjegjshme. Ndërkohë, Departamenti i Shtetit informoi se ka kontaktuar me Teheranin zyrtar, për të diskutuar komplotin. Ditën e martë, dy persona u arrestuan në Nju Jork, me akuzën se po organizonin vrasjen e përfaqësuesit të Arabisë Saudite në Uashington. ”Faktet i kemi në dorë dhe të gjithë mund t’i shohin”, tha Obama gjatë konfernecës. “Të jeni të sigurt se nuk do ta kishim çuar përpara këtë çështje, nëse nuk do të kishim të gjitha të dhënat që mbështesin versionin tonë. i kemi të gjitha provat dhe do t’i bëjmë shumë shpejt publike”. Ndërkohë, Arabia Saudite e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të sigurojë ndikim ndërkombëtar përmes vrasjeve, pasi Shtetet e Bashkuara e akuzuan Teheranin si ideator të një komploti për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Washington. Ministri i Jashtëm saudit, Princi Saud al-Faisal tha sot gjatë një vizite në Australi se vendi i tij po përpiqet për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Iranit dhe se nuk përkulet para presioneve.

Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle flet ekskluzivisht në një intervistë për Top Channel, ku shprehet se Shqipërisë iu refuzua sërish statusi dhe celja e negociatave pasi nuk arriti të plotësoje asnjë nga kriteret e kërkuara nga Brukseli.
Zoti Fyle deklaron se raport-progresi duhet te sherbeje si nje zile alarmi per politiken shqiptare.
Top Channel - Shqiperia deshtoi per te dyten here qe te fitonte statusin kandidat. Cili do te ishte komenti juaj ndaj nje vendi qe e konsideron si prioritet paresor integrimin europian, por i cili nuk permbush kushtet e nevojshme?
Fyle - Deshtoi per te dyja, si per statusin kandidat dhe per nisjen e bisedimeve te anëtaresimit. Une mendoj se perfundimi me i rendesishem eshte qe ne nje pjese te madhe ky vit u humb me vazhdimin e ngercit politik. U perpoqem te jemi sa me objektive qe ishte e mundur ne vleresimin e progresit per permbushjen e 12 kushteve prioritare qe ne identifikuam vitin e kaluar, por dhe ne kete raport progresi une shpresoj se mund te shihni nje tablo objektive, nje lloj "skaneri" mbi “shendetin” e Shqiperise, per “shendetin” e saj europian.
Dhe fatkeqesisht mund te themi se asnje prej atyre ceshtjeve nuk u dorezua e plotesuar. Tashme, ndoshta nuk eshte me e rendesishme qe te shohim pas, dhe te perpiqemi te shohim cfare ndodhi dhe perse. Mendoj, se ka ardhur koha qe te shohim drejt se ardhmes. Une shpresoj qe raporti i progresit, pjesa qe lidhet me Shqiperine, mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet atje, por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal, i cili sic duket, nuk lejon qeverine qe nga ana e saj te krijoje kushtet per nje proces gjitheperfshires europian dhe opoziten qe te luaje rol konstruktiv ne ate proces.
Mendoj se te dy paleve u nevojitet shume pune per te rifituar ate besim. Ne kemi identifikuar ne raportin e progresit dy ceshtje per te cilat do te ndihmonin per te fituar kete besim: ne njeren ane eshte reforma zgjedhore, e per kete ne po ndihmohemi nga OSBE dhe Komisioni i Venecias, dhe ne anen tjeter eshte permbushja e 12 prioriteteve kyce, ku nevojitet bashkepunimi mes qeverise dhe opozites, nje parakusht ky ne vetvete me qellim qe Shqiperia te permbushe sipas planit te saj te aksionit listen e 12 prioriteteve kyce.
Top Channel - Në fakt, koalicioni qeverisës thotë se nuk e morrëm statusin kandidat për shkak të bojkotit të opozitës dhe mosvotimit nga ana e saj të ligjeve që kërkojnë shumicë te cilësuar, pa përmendur këtu Kryetaren e Kuvendit, e cila e quajti opozitën celulë anti-europiane. A e konsideroni të drejtë sjelljen e maxhorancës? A është vetëm opozita ajo që duhet fajësuar ?
Fyle - Ju e dini se ne jemi përpjekur gjithmonë që të mos luajmë me këtë lojë fajësimesh, sepse në kohë të ndryshme, unë vërej që peshorja nuk anon vetëm nga njëri krah. Por, them se duhen dy veta për të kërcyer tango dhe se ju keni nevojë që qeveria të bisedojë së bashku me opozitën e ta hedhin bashkë këtë lloj "valleje europiane".
Ajo çfarë është e trishtë është fakti se të gjithë ne jemi të gatshëm për të ndihmuar, Komisioni Europian, Parlamenti Europian, ku sot bisedova me Komitetin e Jashtëm dhe e degjova përsëri atë vendosmëri të Parlamentit Europian për te ndihmuar.
Jo shumë kohë më parë, dy Ministra të Jashtëm europianë vizituan Tiranën. Dy Ministra që përfaqësonin dy familjet më të mëdha politike në Parlamentin Europian. Pra, siç e shihni ne punojmë bashkë, ne po mundohemi të integrojmë këtë lloj ndihme tonën dhe e gjitha kjo është e vendosur në tavolinë. Pra i takon politikanëve në Shqipëri që ta përdorin këtë pasi të kenë vendosur se duan t'a kapercejnë ngërcin aktual politik.
Top Channel - Pse ministrat shkuan pikerisht ne shtator e jo ne qershor kur u ngrit dhe çeshtja e Shqiperise ne Keshillin e BE-se? A kishte ndonje informacion te posaçem apo u vendos keshtu per shkak te axhendes se tyre?
Fyle - Mendoj se ishte nje kohe shume e pershtatshme, pasi perkoi me kohen e finalizimin te raportit tone te progresit dhe une shpresoj shume qe momentumi i krijuar prej tyre nuk do te shkoje dem, sepse sot ne publikuam raportin, por nga neser fillojme numerimin e diteve per raportin e ardhshem te progresit. Dhe e di qe ka disa sinjale pozitive nga Tirana, siç eshte kthimi i opozites ne parlament, apo plani i tyre 10 pikesh.
Top Channel - Çfare mendoni mbi ate pakt?
Fyle - Degjoni, une mendoj se çfaredolloj plani qe do t'u mundesonte partive qe te percaktonin nje terren te perbashket per te ecur perpara, eshte nje plan i mire.
A do te kisha deshiruar qe nje propozim i tille te vinte nje vit me pare? Po. Por a do te thote kjo se tashme eshte teper vone? Jo, nuk do te thote fare keshtu. Mendoj se tani behet fjale per ta vjelur kete mundesi dhe per ta perdorur ne interes te qytetareve shqiptare, sepse ne fund te fundit, jane ata qe kthehen ne pengje te ketij ngerci politik.
Top Channel - A eshte e mundur qe Shqiperia te marre statusin kandidat, nese permbush natyrisht disa kushte, perpara paketes se ardhshme te zgjerimit ne vjeshte?
Fyle - Shqiperia duhet te jape rezultate ne 12 prioritetet kyce. Po, eshte korrekte qe ne kushtet aktuale ne do te raportojme mbi kete ceshtje ne kuader te raportit te ardhshem te progresit. Por, a do te thote kjo se nese do te kishte nje zgjidhje politike, nese do te kete me te vertete nje mjedis gjithperfshires, e qe Shqiperia do te niste te jepte apo te jape rezultate, pertej cdo dyshimi, mbi 12 prioritetet kyce, se ne nuk do te mendonim per nje kalendar alternativ ? Une do te isha i fundit qe do te thoja JO, nese nje gje e tille do te ndihmonte Shqiperine, nese kjo do te ndihmonte qe te vilej shansi qe do te krijohej nga politikanet shqipetare. Por, ju po me beni mua pyetjen per hapin e dyte, nderkohe qe hapi i pare eshte qe politikanet shqiptare ta krijojne ate mundesi.
Top Channel - Gjate Keshillit te fundit te Stabilizim Asocimit, ju dhe baronesha Ashton nxitet Shqiperine per nje reforme zgjedhore e kushtetuese. Pervec ndryshimeve te tjera te rendesishme qe duhen bere, e ketu mund te permendim dhe rregulloren e parlamentit, a mendoni se zgjedhja e Presidentit duhet te jete pjese e kesaj reforme gjithashtu?
Fyle - Degjoni, Shqiperia eshte nje shtet sovran dhe nuk i takon Komisionit qe te percaktoje rregullat per te zgjedhur Presidentin, Parlamentin e keshtu me radhe. Ajo çfare ne kerkojme te shohim eshte qe legjislacioni te perputhet me parimet dhe vlerat europiane, qe te bazohet ne rekomandimet e OSBE-se, e ne kete rast dhe tek rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat do te mberrijne per te na ndihmuar. E keto jane çeshtjet me te rendesishme.
Ne e kemi vleresimin per zgjedhjet e kaluara lokale. Persa me takon, pavaresisht disa elementeve pozitive, ato ishin nje shans i humbur per rifitimin e besimit, veçanerisht ndermjet qeverise dhe opozites. Fatmiresisht tani kemi nje raport te qarte nga OSBE se cfare duhet bere, e ne pak jave me shpresen e nje rekomandimi te qarte nga Komisioni i Venecias, ne do te krijojme nje kuader per te ulur qeverine dhe opoziten, qe te bien dakort ne ndryshimet e domosdoshme legjislative, gje e cila do te siguronte se zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi nuk do te ishin nje burim grindjesh e tensionesh. E kjo eshte me e rendesishmja.
Top Channel - Meqe jemi ketu, ky vit u shenua nga zhvillimet tragjike te 21 janarit dhe zgjedhjet lokale. Si u ndjete ju gjate ketyre ngjarjeve? Perse e anulluat viziten tuaj ne janar dhe viziten tjeter ne maj me Presidentin Barroso ne Tirane?
Fyle - Mendoj se e kemi bere te qarte ne ate kohe, por me lejoni ta perseris. Per sa i perket vizites ne Tirane, ne vendin tim, te Drejtorit Menaxhues ne Sherbimin e Aksionit te Jashtem Europian, Miroslav Lajcak, kjo ishte dicka per te cilen rame dakort me Perfaqesuesen e Larte, Cathy Ashton, meqenese kjo çeshtje kishte me te vertete pasoja politike.
Persa i takon vizites te Presidentit te Komisionit Europian, e dini çfare, kurdo qe nisesh per diku, ke nje fare pritshmerie, e veçanerisht ne rastin e Presidentit te Komisionit Europian, kerkohen diskutime konstruktive dhe nje mjedis i favorshem per ate vizite. Ne ate kohe, ne do te kishim ardhur ne mes te nje debati teper te nxehte, ne mes te ngerçit politik, pa asnje shprese se gjerat mund te ecnin perpara qofte edhe ndonje centimeter.
E kjo beri qe Presidenti i Komisionit te merrte nje vendim te tille. Nuk ishte fare braktisje e shqiptareve, e nuk do te thote fare se Shqiperia nuk eshte e rendesishme. Une shpresoj se partite politike do ta kene kuptuar qe ne fakt ky mesazh u drejtohej atyre duke ju thene: Ju lutem, sigurohuni qe kurdo qe te planifikoj nje vizite te tille radhes tjeter, te ndjehem i mirepritur e te ndjej se po flasim ne menyre konstruktive mbi ato ceshtje qe do t'a sillnin Shqiperine me afer BE-se, eventualisht edhe ne BE.
Top Channel - Pyetja e fundit, mbi lirine e Medias. Siç e dini, Top Channel ka qene vazhdimisht nen kercenim per shkaterrimin e ambienteve te tij te punes, meqenese kriticizmi nuk eshte fort i mirepritur. Doja te dija mendimin tuaj se çfare duhet te beje qeveria shqiptare per te promovuar lirine e medias dhe cfare ndodh nese ajo nuk respekton angazhimet e saj?
Fyle - Kjo eshte nje ceshtje qe ne e ndjekim me vemendje prej disa kohesh. Kjo eshte dhe çeshtja per te cilen une i shkruajta dhe Kryeministrit. Kjo çeshtje, nese e mbani mend, ishte edhe ne qender te debatit tone gjate Konferences “Fol hapur” ne muajin maj, e cila merrej vetem me lirine e shprehjes dhe mediat. Une ia dergova Kryeministrit konkluzionet e asaj konference dhe i kerkova te beje te mundur qe Shqiperia dhe autoritetet e saj te japin rezultate bazuar mbi keto konkluzione.
Sot, pas miratimit te raportit te progresit nga Kolegji i Komisionereve, une propozova nje qasje te re ndaj kesaj çeshtje. Ne nje fare menyre mbajta angazhimin qe shpreha gjate Konferences per mediat, ku theksova se pa lirine e shprehjes nuk mund te kete transformime te verteta. Nevojitet me shume per t’u bere per te garantuar lirine e medias ne vendet kandidate.
Perveç njoftimit per kapitujt 23 dhe 24 te negociatave per anetaresim, qe merren me te drejtat themelore dhe reformen ne gjyqesor, se do te jene te parat qe do te hapen dhe te fundit qe do te mbyllen ne bisedime per te pare keshtu gjurmet e provave te vendeve kandidate ne rezultatet qe japin, une sot lajmerova edhe se, per here te pare, ne do te shohim nga afer edhe se si reflektohet liria e shprehjes dhe e medias, ne nje menyre me te thelle dhe ne nje kuader te tille negociatash, jo vetem per t’i vezhguar, por edhe per t’i ndihmuar vendet kandidate qe te japin rezultate ne kete aspekt te rendesishem.

Tuesday, October 11, 2011

Shqipëri-Rumani 1-1. Lamtumire Kuzhe

Kombëtarja e mbyll me barazim edicionin eliminator të Euro 2012-s

Shqipëria i mbylli eliminatoret e Euro 2012, me një barazim 1-1 ndaj Rumanisë në “Qemal Stafa”, duke mos e thyer tabunë 63-vjeçare të ndeshjeve pa fitore me rumunët, ndaj të cilëve në 15 ndeshje historike kemi regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje.

Kombëtarja “kopjoi” rezultarin e arritur një vit më parë, në Piatra Neamnt, por me ndryshimin se nëse në Rumani, ishte Muzaka që barazoi rezutatin, në Tiranë ishin rumunët.

Një ndeshje e dominuar nga “djemtë” e Josip Kuzhesë në pjesën e parë, dhe nën kontrollin e “çunave” të Viktor Picurkës në të dytën.

Ndeshja kishte vlera statistikore për Shqipërinë, pasi e kishim siguruar vendin e parafundit (9 pikë), ndërkohë që Rumania fiksoi vendin e tretë (14 pikë), me një pikë më shumë se Bjellorusia.

E zhvilluar në një stadium jo me shumë shikues, Shqipëria, e cila vinte pas katër humbjeve rresht (përfshirë dhe një me Luksemburgun), shënoi e para me Hamdi Salihin.

Elis Bakaj ekzekutoi një goditje kendi në minutën e 24-t, dhe “gjahtari” Hamdi Salihi kërceu më parë me kokë, duke realizuar edhe golin e tij të tretë në këto eliminatore dhe të 9-in të tij me Kombëtaren, një më pak se Igli Tare dhe Sokol Kushta, dhe gjashtë larg Erjon Bogdanit, golashënuesit më të mirë shqiptar.

Salihi humbi një rast të pastër në minutën e 32-të, kur gaboi fatalisht para portës.

Trajneri Josip Kuzhe, në ndeshjen e tij të fundit zyrtare të Shqipërisë, hodhi në pjesën e dytë Januzin, Hykën dhe Lilajn. Pas një presioni të jashtëzakonshëm, rumunët shënuan golin e barazimit me anë të Luchin në minutën e 77-të, e që i mohoi Shqipërisë fitoren që e priste prej 63 vjetësh.

Në dhjetë ndeshjet e Euro 2012-s, Shqipëria regjistroi 2 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, 9 pikë.

BILANCI ME RUMANINË
15 ndeshje
2 fitore Shqipëria
2 barazime
10 fitore Rumania

24 NDESHJET E KUZHESË

Trajneri Kuzhe e ka drejtuar në 24 ndeshje Shqipërinë: 13 zyrtare dhe 11 miqësore. Në ndeshjet zyrtare ka këtë bilanc: 2 fitore (me Luksemburgun dhe Bjellorusinë), si dhe 4 barazime dhe 7 humbje. Miqësore: 11 ndeshje, 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.


TË GJITHA
NDESHJET
SHQIPËRI-RUMANI

1. 13.10.1946
Shqipëri-Rumani 1-0
(Kamp. Ballkanik)
Tr.: Ljubosha Broçiç

2. 25.05.1947
Shqipëri-Rumani 0-4
(Kamp. Ballkanik)
Tr.: Adem Karapici

3. 02.05.1948
Rumani-Shqipëri 0-1
(Kamp. Ballkanik)
Tr.: Adem Karapici

4. 23.10.1949
Rumani-Shqipëri 1-1
(Kamp. Ballkanik)
Tr.: Sllave Llambi

5. 29.11.1949
Shqipëri-Rumani 1-4
(Miqësore)
Tr.: Ludovik Jakova

6. 05.10.1950
Rumani-Shqipëri 6-0
(Miqësore)
Tr.: Ludovik Jakova

7. 29.10.1972
Rumani-Shqipëri 2-0
(El. Botërorit 1974)
Tr.: Myslim Alla

8. 06.05.1973
Shqipëri-Rumani 1-4
(El. Botërorit 1974)
Tr.: Myslim Alla

9. 25.03.1987
Rumani-Shqipëri 5-1
(El. Euro 1988)
Tr.: Agron Sulaj

10. 28.10.1987
Shqipëri-Rumani 0-1
(El. Euro 1988)
Tr.: Agron Sulaj

11. 20.09.1988
Rumani-Shqipëri 3-0
(Miqësore)
Tr.: Shyqyri Reli

12. 06.09.2006
Shqipëri-Rumani 0-2
(El. Euro 2008)
Tr.: Oto Bariç

13. 21.11.2007
Rumani-Shqipëri 6-1
(El. Euro 2008)
Tr.: Oto Bariç

14. 02.09.2011
Rumani-Shqipëri 1-1
(El. Euro 2012)
Tr.: Josip Kuzhe

15. 11.10.2011
Shqipëri-Rumani 1-1
(El. Euro 2012)
Tr.: Josip Kuzhe

BILANCI
15 ndeshje
2 fitore Shqipëria
2 barazim
10 fitore Rumania

TOP-10 AKTIVIZIMET

Lojtari            N    G
1     Altin Lala     79     3    
2     Klodian Duro     78    6    
3     Ervin Skela     75     13    
4     Foto Strakosha     73     0    
5     Igli Tare         68     10    
5     Alban Bushi     68     14    
7     Altin Haxhi     67     3    
8     Altin Rraklli     63     11    
9     Erion Bogdani     64     15    
10     Rudi Vata     59     5    

TOP-10 GOLASHËNUESIT

Lojtari            G    N       
1     Erjon Bogdani    15     64    
2     Alban Bushi     14     68    
3     Ervin Skela     13     75    
4     Altin Rraklli     11     61    
5     Sokol Kushta     10     31    
5     Igli Tare     10     68
7     Hamdi Salihi     9     35
8     Adrian Aliaj     8     29    
9     Bledar Kola     6     39    
9     Klodian Duro     6     78    
10     Edmond Kapllani    6     34
 

Monday, October 10, 2011

Ramiz Alia i la të gjithë të pakënaqur

Shkruan:
Ardian Vehbiu
Ramiz Alia ishte kaq virtuoz në artin e të mbijetuarit, sa pas vdekjes së Enver Hoxhës i mbeti pushteti në duar. Nuk më është dukur ndonjëherë se besonte në komunizëm; por atë maskë i duhej të mbante, për të shpëtuar kokën. Përveç kënaqësive të thjeshta që të jep pushteti, nuk më është dukur as që ta shijonte veçanërisht drogën e sundimit mbi të tjerët.
Kishte diçka prej qelqi në personin e tij, që e bënte shikimin e tjetrit të kalonte tej për tej, pa u ndalur gjëkundi. Diçka prej hijeje, ose prej një pranie që nuk është tërësisht materiale, ose e konsoliduar në këtë rruzullim.
Më ka zhgënjyer fakti që nuk ka shprehur gjëkundi pendesë për bëmat e regjimit të vet. Kaq i zoti do të ketë qenë për të gënjyer veten, sa ka kujtuar se, sa kohë nuk i besonte komunizmit, atëherë nuk do të mbante përgjegjësi as për krimet e kryera nga ata që komunizmit i besonin. I njëjti instinkt që e ndihmoi të mbijetonte gjatë spastrimeve totalitare, e pengoi tani të gjente vetveten, qoftë edhe vetëm për të vënë dorën në zemër dhe për t’u kërkuar viktimave të falur; madje të gjithë shqiptarëve.
Njerëzit që e kanë njohur nga afër, flasin për të si për një njeri të butë dhe të dëgjueshëm, aspak arrogant, por të sofistikuar deri në brishtësi; por kjo do të ketë qenë më tepër tipar i karakterit të tij, sesa i qasjes së tij ndaj realitetit.
Ramiz Alia jetoi gati 40 vjet me frikë se një ditë do të pësonte fatin e kolegëve të vet dhe do t’i ngryste ditët në qeli. Me vdekjen e Enver Hoxhës, kjo frikë nuk kishte më arsye t’ia drejtonte sjelljen. Megjithatë, sa kohë që mbeti në krye të punëve, Ramiz Alia kishte frikë: nga bashkëpunëtorët, nga kundërshtarët, nga populli, nga të huajt. Nuk besonte në asgjë nga ato që thoshte; me siguri i vinte ndot për profkat e panumërta që u hidhte në grazhd sklerotikëve të Enverit, në plenumet dhe mitingjet. Dhe ngaqë nuk besonte në asgjë, nuk besonte as që diçka mund të ndryshonte në Shqipëri. E gjithë politika e tij ishte politikë për t’ia bërë qejfin një autoriteti imagjinar, një Enver Hoxhe të padukshëm, por gjithnjë të pranishëm; që e gjykonte nga përtej varrit dhe nuk e linte të bënte xhap.
Në krye të shtetit shqiptar, Ramiz Alia erdhi si finok i përkryer, por jo si politikan inteligjent. Në këtë kuptim, ai ishte shqiptari i parë post-komunist, ose përfaqësuesi fillestar i asaj specieje që sot ka marrë dhenë, duke e dominuar ekosistemin politik shqiptar. Ishte prototipi i homo albanicus, i cili e ka të pamundur të besojë në diçka sublime, në një ideal, në një virtyt, në një kriter të shëndoshë; dhe që, gjithçka që bën, e shoqëron me një shkelje syri, qoftë edhe vetëm para pasqyrës.
Kërkoi të mbijetonte edhe në rrethanat kur fati e kish vënë në krye të punëve; kërkoi të konformohej ndaj një vullneti politik imagjinar, i cili nuk ekzistonte më. Si udhëheqës, nuk kishte ide, por vetëm instinkt; në një kohë që Shqipërisë, madje edhe asaj komuniste totalitare, i duheshin idetë, jo instinktet.
Populli komunist, i mësuar me mëritë dhe rrufetë e Enver Hoxhës, nuk e deshi kurrë, as e respektoi veçanërisht. E trajtuan si mëkëmbësin ose ekzekutorin testamentar të një të vdekuri madhështor, e nderuan si aktorin që luan në teatër rolin e një heroi të adhuruar, por nuk i dhanë më tepër. Askush nuk mbeti i kënaqur prej tij – as reformistët, që kërkonin një hapje të menjëhershme ndaj Perëndimit; as konservatorët, që kërkonin prej tij atë disiplinë dhe autoritet që ia kishin parë Enverit.
Ndoshta ky ishte edhe qëllimi i fshehtë i Ramiz Alisë politikan: të shndërrohej në njeri prej qelqi, të harrohej sa më shpejt, të fshihej sa më parë nga vëmendja dhe kujtesa e publikut. Që nuk e lanë rehat në këtë ritual të vetëzhdukjes, kjo erdhi edhe ngaqë një pjesë e mirë e klasës së sotme politike u krijua prej tij në tavolinë – që nga Fatos Nanoja te Sali Berisha.
Bash për këtë arsye, ish-presidenti Ramiz Alia e meriton një funeral shtetëror, me të gjitha nderimet formale; për t’ua kujtuar të sotmëve se babai i tyre shpirtëror, ose njeriu me emrin e të cilit dje u ndeshën në barrikadat e dhjetorit 1990, ka dalë përfundimisht nga skena, së bashku me “sekretet” që tashmë i kishte harruar edhe vetë.
*Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Djali i Ramiz Alisë: “Humba më shumë se një baba, brezat e ardhshëm të gjykojnë rolin e tij si shtetar”

Arben Alia, djali i vetëm i ish-Presidentit Ramiz Alia, ka pranuar të komentojë humbjen e të atit në kontekstin familjar. “Kam dashur gjithnjë që marrëdhënien me fëmijët e mi t’i ndërtoja në të njëjtin nivel, siç i ndërtoi im atë me mua. Do të jenë brezat e ardhshëm, ata që do të gjykojnë dhe profilin e tij si shtetar dhe politikan”
Tiranë Arben Alia, djali i vetëm i ish-presidentit Ramiz Alia, ka preferuar të komentojë humbjen e të atit në kontekstin strikt familjar, duke ua lënë brezave të ardhshëm gjykimin mbi rolin e tij si shtetar. Diskret në komunikimin me gazetarët, Arben Alia ka thënë dje pas ceremonisë mortore se për shumëkënd ka ndodhur vdekja e një shtetari, ndërsa për të dhe të afërmit e tjerë po përjetohet humbja e një njeriu të dashur e të veçantë. “Kam dashur gjithnjë që marrëdhënien me fëmijët e mi t’i ndërtoja në të njëjtin nivel, siç i ndërtoi im atë me mua. Me thjeshtësinë, modestinë, mirësinë dhe komunikimin e tij të ëmbël e të mençur, ai ka qenë më shumë se një baba për mua, ka qenë një mik i mirë. Do isha me fat, nëse dhe unë do rezultoj nesër një baba i tillë në sytë e fëmijëve të mi. Unë kam qenë një fëmijë me fat, pasi jam rritur nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore”, - është shprehur Arben Alia pas ceremonisë mortore. Djali i ish-udhëheqësit të fundit komunist, që njihet për tolerancën e treguar në kalimin e butë drejt pluralizmit, ka ardhur nga Franca ku jeton prej vitesh, për të përcjellë në banesën e fundit të atin. Megjithatë, Arben Alia ka ngulmuar se nuk dëshiron të komentojë aspektin publik të të atit, e aq më pak çështje dhe diskutime politike. “Unë dua të falenderoj të gjithë, pa përjashtim, të gjithë ata që respektuan dhe nderuan për të fundit herë tim atë. I falenderoj për këtë gjë që të gjithë, pa dallim. Komente të tjera nuk mendoj se mund të ishin të denja për t’u bërë nga unë. Do të jenë brezat e ardhshëm, ata që do të gjykojnë dhe profilin e tij si shtetar dhe politikan’, - është shprehur djali i vetëm i ish-udhëheqësit Alia. Ish-presidenti Alia ndërroi jetë në Sanatorium mëngjesin e së premtes, për shkak të një komplikacioni të sëmundjes në mushkëri. Arresti kardio-respirator e ka bërë të pamundur rikthimin e tij në jetë, edhe pse mjekët e Sanatoriumit ishin porositur ta trajtonin atë me kujdes. Alia, deri në momentet e fundit ka gëzuar një gjendje të mirë mendore, sipas mjekëve, dhe ishte koshient për të gjitha veprimet e tij. Pas përhapjes së lajmit për vdekjen e ish-presidentit, në shtëpinë e tij nisën vizitat e para dhe që ditën e parë të vizitave u vu re mungesa thuajse e “organizuar” e shumë politikanëve dhe përfaqësuesve politikë. Këto mungesa janë komentuar përgjatë këtyre ditëve edhe nga familjarët, të cilët duket se kanë pasur një tjetër pritshmëri sa i përket vizitave në familje, sidomos në radhët e të majtëve. Mes familjarëve dhe miqve të afërm të Ramiz Alisë janë komentuar sidomos vizitat e munguara nga drejtues dhe politikanë të Partisë Socialiste, me shumë prej të cilëve Alia takohej në mënyrë periodike. Ditën e djeshme, në ceremoninë e homazheve për ish-presidentin Alia morën pjesë si përfaqësues të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle si dhe ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi. Ndërsa familjarët dhe të afërmit e ish-presidentit nuk kanë dashur të komentojnë publikisht rezervat e tyre mbi mospraninë e shumë politikanëve socialistë në shtëpi dhe për homazhe.

Zgjedhjet për strukturat në PD, negociatat sekrete për emrat e rinj

SHKRUAN: Nevila Perndoj 10-10-2011 11:12
TIRANË I angazhuar prej një dekade në strukturat e larta të Partisë Demokratike, anëtari i kryesisë dhe ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, mund të jetë e vetmja surprizë e zgjedhjeve të afërme në selinë blu për nënkryetarët dhe sekretariatin. I renditur i dyti në listë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së për kryesinë e re, Sokol Olldashi shihet si kandidatura më favorite për numrin dy në PD, atë të Sekretarit të Përgjithshëm. Burime nga PD-ja deklaruan dje për gazetën “MAPO” se në votimin e afërm për zgjedhjen e strukturave të larta të partisë nuk do të ketë surpriza për dy nënkryetarët, ndërsa po diskutohet fort emri i Olldashit për të zëvendësuar Ridvan Boden, zyrtarin hijerëndë të Partisë Demokratike, që deri më tash ia ka dalë me organizimin e strukturave të kësaj partie. Andaj, largimi i mundshëm i Bodes mund të shihet më së shumti si një mundësi për rifreskim dhe kontribut të shtuar në realizimin e kësaj detyre. Ridvan Bode është gjithashtu ministri më i rëndësishëm në kabinetin “Berisha”, duke e bërë thuajse të pamundur pas gjashtë vitesh pune si ministër alternimin e dy funksioneve, që sa të ndryshme, aq edhe të rëndësishme janë.
Pakti
Sa kohë që kryetari i partisë ndihmohet në punën e tij nga dy nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm, do të jetë sërish Berisha, i cili do të përcaktojë kandidaturat për postet në fjalë. Praktika e deritanishme ka treguar se kryetari i demokratëve ka përballë në votime një kandidaturë të fortë dhe një të dobët, duke lëshuar apriori një sinjal të qartë tek anëtarët e Këshillit Kombëtar se për kë duhet votuar. Këtë gjë në fakt, ai e ka bërë edhe për zgjedhjen e sekretariatit, ndërkohë që në bazë të statutit, Berisha ka të drejtën ekskluzive që të zgjedhë pa votim zëdhënësin e partisë dhe Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Burime nga PD-ja sqaruan për gazetën se posti i dy nënkryetarëve nuk do të ndryshojë. Pra, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi do të përfshihen sërish në proces votimi kundrejt kandidaturave më pak të votuara, aq sa rezultati i votimit nuk mund të sjellë ndonjë risi për secilin nga emrat. Ajo që do të jetë interesante është votimi për Sekretarin e Përgjithshëm, njeriu i cili organizon funksionimin e përditshëm të partisë si dhe garanton zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore në degët e PD-së në bazë. Ashtu si për nënkryetarët, edhe për Sekretarin e Përgjithshëm rolin kyç do ta luajë vetë kryeministri Sali Berisha. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për gazetën “MAPO” se,
në rast se në bisedat paraprake kreu i ekzekutivit do të bindet për një largim të Bodes (të kërkuar ndoshta edhe nga ky i fundit), atëherë në skenë do të futet emri i Olldashit, si kandidatura më favorite. Burimet saktësojnë se Bode mund t’i kërkojë Berishës një largim të butë, vetëm nëse në listën e kandidaturave për postin e Sekretarit të Përgjithshëm do të përfshihet Sokol Olldashi, një emër të cilin me sa duket, Bode e ka mbështetur jo pak gjatë jetëgjatësisë politike në PD. Në anën tjetër, Olldashi është parë në PD si një emër i sprovuar në strukturat partiake, ku angazhimi i tij në bazë deri më tani ka qenë i frytshëm. Vetë Olldashi nuk e ka mohuar, por as edhe pohuar mundësinë e përfshirjes së tij në garën e ethshme për postin numër dy të partisë. Emri i tij është kuotuar së fundmi si më favoriti, edhe pas deklaratës së një tjetër figure të rëndësishme aq edhe ambicioze në PD, Lulzim Basha, i cili kësaj here përjashtoi mundësinë e angazhimit të tij në strukturat drejtuese të partisë.
Emrat e rinj
Në bazë të statutit, Këshilli Kombëtar zgjedh me votim të fshehtë jo vetëm dy nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, por edhe sekretarët funksionalë. Nisur nga votimi i fundit për kryesinë e re, kryeministri Sali Berisha pritet të bëjë një alternim të kontributeve, me votat që morën secili prej kandidatëve. Berisha pritet të rifreskojë jo pak sekretariatin, duke futur në lojë edhe emra ambiciozë në këto vite qeverisjeje nga PD-ja. Një prej tyre pritet të jetë edhe ajo e deputetes Mesila Doda, e cila përflitet për postin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun. Për postin e Sekretarit Ligjor në PD, kandidatura më favorite është ajo e Ilir Rusmalit, por nuk përjashtohet edhe emri i Oerd Bylykbashit, ekspertit zgjedhor të PD-së, aktualisht shefi i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha. Për çështjet ekonomike, përflitet emri i Edmond Spahos, i cili çuditërisht u rëndit i treti për nga votimi për kryesinë e re. Ndërsa nuk dihet se kush do të jetë i emëruari i Berishës për postin e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, detyrë të cilën deri më tani e mban Gert Bogdani.

Pse jam për një president nga populli

Shkruan:
Gilman Bakalli
10-10-2011 11:47


Në thelbin e saj demokracia supozohet të vërë në funksion vullnetin e popullit. Ajo funksionon mbi bazën e interesit që ka populli tek e mira e përgjithshme. E formuluar në mënyrë më patetike, demokracia është versioni politik i asaj etike që buron që nga koha e Aristotelit: krijimi i shanseve për një jetë të mirë për një numër sa më të madh njerëzish. A është përmbushur ky premtim në vendin tonë gjatë këtyre 20 viteve që nga rënia e komunizmit? Më saktë: a e kanë përmbushur këtë premtim ato instanca që presupozohet ta pasqyrojnë vullnetin e popullit, a e kanë përmbushur partitë politike premtimin për një jetë më të mirë për një numër sa më të madh njerëzish? Kam frikë se më duhet t’i përgjigjem negativisht kësaj pyetjeje.
Ka një përshpejtim të theksuar tëhuajtësimi të popullit ndaj demokracisë dhe partive politike në përgjithësi. Partitë kanë punuar sistematikisht për inkurajimin e këtij fenomeni të tëhuajtësimit: ndoshta edhe për shkak të një përvoje historike negative të popullit shqiptar, ato nuk kanë toleruar asnjë referendum popullor, asnjë zgjedhje direkte në postet e larta shtetërore, dhe tani së fundi, që nga 2009-a, kemi deputetë që nuk varen më direkt nga zgjedhësit, por nga partia.
Problemi i mosbesimit të qytetarëve shqiptarë ndaj partive politike nuk është thjesht çështje e mohimit që politika i bën pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Është mbi të gjitha edhe një protestë kundër përpjekjes kokëfortë për të ruajtur status quo-në e pushtetit të tyre. Partitë politike në Shqipëri sot nuk punojnë më për reformimin e shoqërisë, por për të fituar në zgjedhjet e radhës. Prandaj nuk të habit fakti se partitë shqiptare po bëhen gjithnjë e më njësoj, ato nuk janë më vendi ku njerëz me ide e botëkuptime të njëjta apo të përafërta mblidhen për ta reformuar shoqërinë mbi bazën e një ideologjie. Zhargoni, përmes të cilit partitë përpiqen të diferencohen nga njëra-tjetra, është bërë tejet vulgar dhe banal dhe nuk i shërben më ruajtjes së identitetit të partisë, por thjesht përforcimit të skemës mik-armik.
Po pse vazhdon populli ta luajë këtë lojë edhe sot, pas 20 vitesh? Sepse askush prej nesh nuk e fut veten tek ajo masa anonime njerëzish që quhet “populli”, ose, e thënë ndryshe secili prej nesh është thjesht një teleshikues, i cili pas çdo debati politik apo talkshow betohet me vete se nuk do të marrë më pjesë në këtë lojë pafund premtimesh të pambajtura. Në zgjedhje nuk shkon më, sepse nuk ndihet më i përfaqësuar, duke e rritur kësisoj partinë e abstenuesve. Politikanëve nuk u bën përshtypje kjo, kurse për demokracinë kjo është goditje e rëndë. Partitë nuk merren më me “popullin”, sepse nuk u duhet më të merren me të; në rastin më të mirë ato merren me variantin e kondensuar të popullit nëpër sondazhe demografësh. Në axhendën e partive nuk ekziston më populli, me përjashtim të ndonjë fushate zgjedhore. Teatri politik nuk ka më nevojë për spektatorë. Partitë, politikanët, këshilltarët e PR dhe institutet e sondazheve – të gjithë së bashku dhe kundrejt njëri-tjetrit lëshojnë projektorët e tyre dhe ndotin dritën e dijes morale. Ashtu si metropolet e mëdha, ato krijojnë atë fashën e dritës, e cila të pengon ta shohësh qiellin me yje. Një teatër të tillë, ku partitë dhe aktorët politikë luajnë me njëri-tjetrin pa praninë e audiencës, politologu britanik Colin Crouch e quan “postdemokraci”.
Si është e mundur atëherë që këto rituale dhe zakone vazhdojnë të ruhen të pandryshueshme? Nobelisti amerikan, ekonomisti Douglass North ka futur në fillim të viteve ‘90 konceptin “varësia nga shtegu” (Pathdependance). Në zanafillë ky term përshkruan mënyrën sesi teknologji të reja diktojnë edhe procedura të reja. Ka një mospërputhje, ama, midis asaj që dikton teknologjia dhe gatishmërisë sonë për ta pranuar atë. North e aplikoi për ekonominë konceptin e “varësisë nga shtegu” dhe tregoi sesi institucionet krijojnë një matricë institucionale, e cila në mënyrë të vazhdueshme thjesht përforcon vetveten. Nuk janë problemet e mirëfillta që kanë rëndësi prioritare, por mënyra e perceptimit dhe përpunimit të tyre nga institucionet.
E njëjta gjë vlen edhe për politikën. Partitë politike shqiptare kapin tema diskutimi jo për shkak të relevancës së tyre, por sepse këto tema premtojnë avantazhe politike. Kemi dy realitete paralele që ecin me shpejtësi diametralisht të kundërta brenda kësaj shoqërie të vogël: përballë realitetit politik të procedurave të tepërta e të ngurta, përballë një realiteti politik që operon me tema të stërdala mode, qëndron realiteti i një popullsie shqiptare, e cila është gjithnjë e më moderne, liberale, më e arsimuar e me vetëdije më të lartë politike se para 20 vitesh. Kjo nuk mund të mohohet!
Nëse politikanët mendojnë se populli është akoma në fazën e pubertetit, unë po guxoj t’u them se nuk mund dhe nuk duhet t’i trajtosh fëmijët e rritur si të ishin fëmijë të vegjël, edhe pse ndonjë sjellje e tyre aty-këtu mund të jetë e papjekur apo naive.
Me çfarë të drejte u hiqet qytetarëve shqiptarë e drejta për të vendosur mbi ndryshime ligjesh a procedurash? Mos kemi të bëjmë rutinën e shtegut të njohur, varësinë ndaj këtij shtegu, mizantropi, e cila sjell mosbesimin dhe mosvlerësimin ndaj popullit? Nëse duam të bëjmë diçka për të ikur sindroma e lodhjes prej partive dhe politikës së tyre, duhet të zbatojmë atë çka thoshte Willy Brandt: mehr Demokratie wagen! Të guxojmë për më shumë demokraci!
Problemi është se për cilën demokraci duhet të guxojmë më shumë? Atë konkurrenciale, të cilën e kemi marrë si model nga shumë vende të Europës Perëndimore, ndryshe e quajtur si demokraci e shumicës? Apo demokracinë konkordante, siç ekziston në Zvicër, ku qeveria formohet mbi bazën e përqindjeve të votave të marra nga secila parti? Ideja e demokracisë së shumicës buron nga një kohë kur partitë dalloheshin qartë nga njëra-tjetra përmes ideologjish dhe botëkuptimesh, mbi të cilat ndërtonin programet e tyre. Ku janë sot këto diferenca ideologjike, të cilat mund ta justifikonin qeverisjen e njërës parti me pak më shumë vota, duke lënë jashtë partinë me më pak vota? Avantazhi i modelit zviceran është i dukshëm: në vend që të shpenzojnë energji nga mëngjesi në darkë për të bllokuar njëra-tjetrën, apo për ta dëmtuar njëra-tjetrën, partitë detyrohen të bashkëpunojnë dhe të bien dakord me njëra-tjetrën. Kur për çështje delikate nuk bien dakord, partitë i drejtohen popullit për referendum.
Meqë sistemi ynë politik nuk funksionon në mënyrë intrinzike, nga brenda, atëherë duhet parë për një zgjidhje nga jashtë. Një mundësi të tillë mund ta ofronte zgjedhja e një presidenti jopartiak, direkt nga populli. Natyrisht, qeveria shqetësohet me të drejtë se i vetmi autoritet shtetëror i zgjedhur direkt nga populli mund të fitojë rëndësi dhe domethënie të jashtëzakonshme. E në fakt pikërisht kjo është ajo për të cilën kemi nevojë: një figurë drejtuese jopartiake, e cila e lufton status quo-në me ide dhe reforma të reja. Jo thjesht një figurë që qetëson gjakrat e ndezur partiake, por që merr seriozisht shqetësimet e qytetarëve. Kështu p.sh. një president i tillë mund të krijonte një komision ekspertësh të fushave të ndryshme. Së bashku ata mund të propozonin ndryshime strukturore në sistemin tonë politik, të cilat partitë, për arsye që njihen, nuk mund t’i propozojnë apo aplikojnë vetë. Sigurisht që propozimet nuk do të kishin fuqi legjislative, por do të duheshin argumente të forta nga ana e partive për t’i kundërshtuar ato, apo për të bllokuar zbatimin e tyre.
Duket se frika nga eksperimentimi, “varësia nga shtegu”, e bën të pamundur ndryshimin e kursit. Demokracia shqiptare, me sa duket, është e dënuar të pranojë gjithçka – bllokimin, lodhjen nga politika, zgjedhje pafundësisht të diskutueshme – me përjashtim të ndryshimeve rrënjësore.

Sunday, October 9, 2011

Rusia cakton për kompleksin e mbrojtjes 100 miliardë $


 



Rusia do të drejtojë për modernizimin e ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial në periudhën e viteve 2012-2014 pothuajse 15 miliardë $, kurse për 1 dekadë - 100 miliardë $, njoftoi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e kabinetit të ministrave të ditës së premte.
Sipas mendimit të Kryeministrit, është krejtësisht e qartë se gjatë riarmatimit të ushtrisë dhe flotës ne do të mbështetemi në industrinë tonë mbrojtëse, kurse për këtë duhet ti kushtohet vemendja e duhur kësaj dege. Deri në vitin 2021 do të duhet të modernizohen rreth 1.700 ndërmarrje të këtij kompleksi.

Rusia eksportuesja e 2 më e madhe e drithërave në botë


 




Përsa i përket vëllimeve të eksporteve të grurit Rusia mund të renditet në vendin e dytë në botë pas SHBA, njoftoi Nënkryeministri i parë i qeverisë ruse Viktor Zubkov në intervistën e vet të botuar sot në “Rosijskaja gazeta” («Российская газета»).
“Në shtator u realizuan furnizimet më të mëdha, u trasportuan 3,5 milionë ton drithëra. Mendoj, se përkatësisht vëllimeve të eksportit të grurit  - 23 milionë ton në vitin 2011 - ne jemi të denjë të renditemi në vendin e dytë në botë pas SHBA”, - vuri në dukje ai. Gjatë kësaj Viktor Zubkov theksoi, se Rusia nuk provon deficit objektesh për magazinimin e drithërave që eksportohen në mbi 60 vende të botës.

Fantazitë seksuale të femrave (Video)



Fantazitë seksuale të femrave (Video)

Edhe femrat kanë fantazitë e veta seksuale dhe besoni, njëjtë janë krijuese si edhe te seksi më të forte. Gratë do të jenë të kënaqura të bëjnë seks me një plotësisht të huaj, dëshiron dashuri të fuqishme, ndërsa do të merrnin pjesë edhe në seks në grup.


Femrat do të jenë të kënaqura të bëjnë seks me një plotësisht të huaj, dëshiron dashuri të fuqishme, ndërsa do të merrnin pjesë edhe në seks në grup. Dhe shumë, shumë më tepër.
Po.

Edhe femrat kanë fantazitë e veta seksuale dhe besoni, njëjtë janë krijuese si edhe te seksi më të forte. Gratë do të jenë të kënaqura të bëjnë seks me një plotësisht të huaj, dëshiron dashuri të fuqishme, ndërsa do të merrnin pjesë edhe në seks në grup.

Kot nuk thuhet se femrat jane shume fantaziste dhe mendojne çdo gje ne detaje.Dhe shumë, shumë më tepër.Ajo qe thuhet se ka vene edhe djallin ne shishe i pershkruhen 10 fantazite me te medha te tyre . Per me shume nese deshironi te zbuloni e keni me poshte :

Për çfarë fantazojnë gratë?

1. Gratë duan që mashkulli seksualisht t’i shkatërrojë

2. Seks me person të famshëm

3. Duan të marrin pjesë në marrëdhënie seksuale drejt skenarit me rol të drejtë

4. Marrëdhënie seksuale me dy apo edhe më shumë meshkuj

5. Fantazojnë marrëdhënie seksuale me femër

6. Seks me ndihmës që do t’i mundësonte penetrim (po, më to disa gra fantazojnë)

7. Gratë duan që dikush t’i vëzhgojë gjatë seksit

8. Fantazojnë në seks pervers

9. Duan të marrin pjesë në seks në grup

10. Duan seks me një plotësisht të huaj (kjo tingëllon mirë)

Banka Botërore shuplakë Merkelit për menaxhimin e krizës


Angela Merkel me Robert Zoellick u takua këtë të enjte për krizën në eurozonë - tanimë vjen sulmi

Pa koncept, pa vizion: Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick ka kritikuar ashpër qeverinë gjermane. Ai akuzon Merkelin se po i del ballë krizës pa plan të qartë. Kjo do të kushtojë më shumë, ka thënë ai.

 

Vërtet tonet nga Uashingtoni nuk janë miqësore. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick ka kritikuar me tone të ashpra mungesën e rolit udhëheqës të Gjermanisë në krizën e euros. Kancelarja Merkel nuk ka treguar vizion për kapërcimin e krizës, ka thënë Zoellick në një intervistë të botuar pjesërisht në "Javën Ekonomike".
Ku janë vizionet?
"Shumë gjëra në politikë bëhen si me zor, pa vizion, por ekonomia dhe tregjet kanë nevojë për orientim dhe qartësi", ka theksuar Zoellick. Kur para 20 vjetësh u shpërbë blloku lindor, kancelari i atëhershëm Helmut Kohl kishte një vizion, se si duheshin zhvilluar gjërat. Kjo tani mungon, dhe sa më shumë që të zgjasë kjo gjendje, aq më shumë para kushton kjo, dhe aq më pak opcione për zgjidhje do të ketë".
Presidenti i Bankës Botërore, Zoellick kritikon se Evropa ende nuk e ka një koncept se si duhet ta zgjidhë krizën. Me ombrellën e shpëtimit, sipas tij, evropianët vetëm se kanë  fituar pak kohë. "Nuk dua ta kritikoj këtë, por kjo nuk e zgjidh problemin."
Taksapaguesve nuk u jepet një kurs i qartë
Zoellick i bëri thirrje Gjermanisë të marrë më shumë përgjegjësi për të zgjidhur krizën. "Gjermania edhe për shkak të madhësisë së saj, luan një rol të rëndësishëm". Ai kujtoi se vende të tjera të rëndësishme si Franca apo Italia janë të zëna aktualisht më shumë me problemet e tyre. "Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ndodhet para zgjedhjeve presidenciale, Italia po përfshihet nga turbulencat, Britania e Madhe nuk është pjesë e eurozonës."
Taksapaguesit gjermanë duan t'u tregohet një kurs i qarte, kanë thënë Presidenti i Bankës Botërore,"që udhëheqja politike t'u thotë, se në çfarë rruge po shkon Evropa, nëse do të krijohet një union politik dhe financiar për të mbrojtur eurozonën. "
Që në fillim të shtatorit erdhi kritika e parë nga shefi i Bankës Botërore, duke paralajmëruar se ekonomia botërore "po hyn në një zonë të re rreziku."
Autor: Susanne Eickendorfer/Lindita Arapi
Redaktoi: Angjelina Verbica

Rama letër Withers, servilizëm i paparë për diplomatët amerikanë

Rama i përgjërohet së fundmi, përmes një letre, një ambasadori të dalë në pension para kohe, në një kohë që i ka thënë JO të prerë disa herë Amerikës zyrtare

Kryesocialisti Edi Rama me serlivilizmin e tij të paparë për diplomatët amerikanë tregon përpjekjen për të hequr imazhin e tij si një antiamerikan i provuar. Mjafton të kujtojmë refuzimin rregullisht që ai, në krye të opozitës, i ka bërë apeleve të ndryshme të SHBA-ve. Kështu, Rama i përgjërohet së fundmi, përmes një letre, një ambasadori të dalë në pension para kohe, në një kohë që i ka thënë JO të prerë disa herë Amerikës zyrtare, Departamentit të Shtetit dhe përfaqësuesve më të lartë të tij.

“Proamerikani” Rama i ka thënë jo të gjitha kërkesave dhe projekteve të autoriteteve amerikane. Dhe përpjekja e tij maksimale për t’iu servilosur qeverisë amerikane e diplomatëve të tij, vjen ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, z.Rama i tha jo disa herë, apeleve dhe propozimeve të qeverisë amerikane, të të dërguarit të posaçëm, Zëvëndësndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë e Shtetit Tomas Kantrimen, apo edhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Filip Gordon, etj.

Po ashtu, “proamerikani” Rama i tha jo Ambasadorit Arvizu kur apeloi për qetësi nga dy forcat politike, duke kërkuar të shmangin tubimet publike dimrin e shkuar. Të gjithë shqiptarët i kanë të freskëta përpjekjet amerikane për të ndryshuar qëndrimin agresiv të liderit të opozitës para, por edhe sidomos pas 21 janarit e demonstratës së kryesuar prej Edi Ramës, e cila solli për pasoje dhe vdekjen e katër qytetarëve.

Vijimësisht, “proamerikani” Rama refuzoi kërkesat e amerikaneve për të hyrë në Parlament, në mënyrë fare flagrante edhe kërkesën e qartë të autoriteteve amerikane për të votuar ligjin e Gjykatave Administrative. E bëri këtë duke detyruar qeverinë amerikane që pas refuzimit të përsëritur të votimit të ligjit, të anulonte deri financimin për këtë projekt të rëndësishëm për biznesin dhe investitorët në vend.

Ndaj kur lexon këtë letër pa asnjë objekt të Edi Ramës, kupton se është asgjë më shumë se një letër vetëm për t’u dukur si burrë i mirë me amerikanet e për të treguar se e do popullin amerikan.
Ca më shumë, për të treguar se është proamerikan. Duke e bërë këtë, pikërisht tani pas humbjes edhe të zgjedhjeve lokale.

E gjitha kjo të bën të besosh se ndoshta kjo letër është shkruar jo për Uidhersin se sa për të treguar se kryesocialisti nuk është pjesë e celulës antiamerikane, një kompleks ky që Rama e ka pas deklaratës së ambasadorit aktual të SHBA-ve. Edhe pse diplomati amerikan nuk i ka përmendur me emra anëtarët e kësaj celule, ka thënë që ne e dimë se kush janë ata, mesa duket, anëtarët e celulës antiamerikane i di edhe Edi Rama, në mos qoftë kryetari i tyre.

Ky opinion të krijohet pasi ke lexuar letrën e z.Rama për Uidhers. Si dhe lind pyetja: A është Edi Rama pjesë e celulës antiamerikane?