Tuesday, January 28, 2014

10 personazhet shkodranë të vitit 2013

Agjensia e Spektakleve “Buna 1″ organizoi për herë të parë në qytetin e Shkodrës një mbrëmje në Teatrin “Migjeni”, kushtuar 10 personazheve të vitit 2013, titulluar “BEST 10 NORTH”, duke nderuar emrat e personaliteteve më të spikatur për kontributin e tyre në vite në sferat e ndryshme të jetës si: Shkrimtari më i mirë, Piktori më i mirë, Regjisori më i mirë, Aktori më i mirë i humorit, Aktori më i mirë i dramës, Këngëtari më i mirë, Sportisti më i spikatur, Biznesmeni më i suksesshëm, Politikani i vitit, Çmimi i mirënjohjes dhe Çmimi i karrierës.

Sunday, January 26, 2014

GJYQI USHTARAK QE PRISHI PERFUNDIMISHT MARREDHENIET ME SHBA,


Dossier nga Uran Butka
Instalimi e diktaturës komuniste në Shqipëri ishte një proces  politik dhe ushtarak i dhunshëm dhe   i përgjakshëm, që nisi qysh gjatë Luftës NÇ, (kujto Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, ku u hodhën themelet e diktatures) dhe u formësua  në vitet e para të pasluftës në një shtet  totalitar , monopartiak, me ne krye vetëm PK, me organet e tmerrshme të diktaturës, veçanërisht Sigurimin famëkeq të shtetit, me ekonomi të mbyllur, inproduktive e të centalizuar, me pronë

100-vjetori i një krimineli. Nga Uran Butka

Një nga ngjarjet më të shëmtuara të këtij fillimviti ishte kremtimi i 100- vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut në Muzeun historik kombëtar dhe trajtimi i tij si një figurë e shquar e burrë shteti, gjë që u pasqyrua me bujë edhe në mediat elektronike dhe shtypin e shkruar dhe tronditi opinionin, brenda e jashtë Shqipërisë.
Unë nuk kam ndërmend të risjell figurën e Mehmet Shehu, apo të jap konsiderata të plota për të, sepse e kam trajtuar gjerësisht mbi bazën e dokumenteve arkivorë në librat “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”,

Bomba në Ambasadën Sovjetike, dënimi pa gjyq i 22 të pafajshmëve. Dosier nga Uran Butka

Bomba në Ambasadën Sovjetike, dënimi pa gjyq i 22 të pafajshmëve
Dënimi i krimit në çdo kohë është akt kulture 
Nga Uran Butka
Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është një vepër kriminale e regjimit komunist. Është e tillë, sepse u masakruan 22 intelektualë krejt të pafajshëm dhe sepse nuk u zhvillua asnjë gjyq për të provuar fajësinë e tyre, duke tejkaluar e shkelur kështu edhe kushtetutën, edhe ligjet në fuqi të asaj kohe. Është, gjithashtu, absurde, por edhe skajshmërisht tendencioze, sepse ata u arrestuan dhe u pushkatuan me pretekstin e hedhjes së një dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike, por de facto nuk kishin asnjë lidhje me këtë incident, madje edhe Sigurimi i Shtetit nuk i akuzoi për këtë ngjarje. Kishte përfunduar etapa e dominimit të plotë jugosllav në Shqipëri, që e zvarriti atë pas qerres jugosllave

Ilir Meta: “Serveri i Tatimeve”, Spartak Braho ka çantë tjetër

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë të dhënë dje për emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu në TV Klan ka deklaruar se qëndrimi i LSI-së për 21 Janarin nuk ka ndryshuar. Meta ka reaguar edhe lidhur me çështjen e “serverit të tatimeve”.
A ka pasur presion ndaj kandidateve gra që të largohen dhe a po shkelet ligji në këtë rast? Më vjen shumë keq që opozita mbetet gjithmonë në kuadrin e një propaganda destruktive,