Më 11 dhjetor 1946 - zbulohen “Armë në Kishë“ të françeskanëve në Shkodër; Sekuestrohet Kuvendi Françeskan në Shkodër! Arrestohen e torturohen: 1. Imzot Frano Gjini; 2. Imzot Nikoll Deda; 3. Pader Mati Prendushi; 4. Pader Cipirian Nikaj; 5. Pader Pal Dodaj; 6. Dom Tom Laca; 7. Dom Ndoc Sahatçija; 8. Pader Gjon Karma; 9. Dom Nikoll Shelqeti; 10. Pader Mhill Miraj; 11.
Fra Zef Pllumi etj. Sigurisht që kemi të bëjmë me një shtet diktatorial
të specializuar për të shpifur e për të ndryshuar të vërtetat, por edhe
për të përzgjedhur, ndryshuar e transformuar dokumentet. Dëshmitarët e
ditëve të para të përmbysjes se diktaturës, e kanë parë me sytë e tyre
se si u dogjën Komisariatet e policive dhe Degët e punëve te brendshme,
aq tabu e të paprekshme deri ditët e mëparshme… Sigurisht që ata,
sekretaret e shkruesit e atyre dokumenteve, zgjidhnin e ruanin çfarë i
duhej, çfarë i shërbente atyre e gjithçka komprometonte sa më shumë të
ndëshkuarit, për të justifikuar krimet e kryera prej tyre. Ato ruanin
gjithçka që i shërbente justifikimit e diskreditimit për “fajtoret e të
pandehurit“ e asgjë nga ato që mund të komprometojë ose të fajësojë ato
vetë. Prandaj asgjë në këtë drejtim nuk ka rreth torturave të
zhvilluara, “deponimeve“ me dhunë të
Saturday, December 15, 2012
Editorial Evropian: Varfëri e përjashtim nga radhët e shoqërisë në Evropë.
Nga
Athina, në Lisbonë, nga Italia në Spanjë, qindra mijëra qytetarë
evropianë kanë zbritur në sheshe, për të shprehur qëndrimin e tyre
kundër politikave të zymta, të shqetësuar për ardhmërinë e tyre e të
bijve të tyre. Duket qartë se kriza nuk është më vetëm ekonomike.
Përfshin gjithë modelin e shoqërisë, etikën e marrëdhënieve individuale e
kolektive. Është krizë, që vë në diskutim klasat drejtuese dhe botën e
punës, politikanët e shoqërinë civile, kishat e bashkësitë fetare. Me
pasoja të paparashikueshme. Të gjithëve, në të njëjtën masë, u kërkon të
marrin mbi vete përgjegjësinë e tyre, që mund të përmblidhet në tri
fjalë të vetme: “përkorë, drejtësi, dashuri vëllazërore”.
“Gomari i Babatasit”
Pra, nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin’e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Qi, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bártë
E me ngrânë, t’thuesh, si Shqiptarët….
M’thotë, por, mêndja se ndokujë
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin’e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Qi, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bártë
E me ngrânë, t’thuesh, si Shqiptarët….
M’thotë, por, mêndja se ndokujë
Friday, December 14, 2012
CENSUS, 14.07% e shqiptarëve refuzojnë të përgjigjen
Lindshmëria e ulët dhe emigracioni tkurrin shqiptarët, 8% më pak se në
2001. Bie numri i femrave me 9 përqind. Shtëpitë e pabanuara përbëjnë 30
përqind të totalit
Ornela manjani
-Instituti i Statistikave publikoi dje rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Sipas CENSUS-it, numri aktual i banorëve është 2 milionë 822 mijë vetë, ose një rënie prej 8 për qind, krahasuar me një dekadë më parë.
Ornela manjani
-Instituti i Statistikave publikoi dje rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Sipas CENSUS-it, numri aktual i banorëve është 2 milionë 822 mijë vetë, ose një rënie prej 8 për qind, krahasuar me një dekadë më parë.
Rezultatet zyrtare të Censusit, 14% nuk përgjigjen për etninë dhe fenë
Pas më shumë se një viti, Instituti i Statistikave ka publikuar
rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë (Censusit 2011).
Krahasuar me
10 vite më parë, popullsia shqiptare është tkurrur me 8%, duke shkuar
në 2 milionë e 821 mijë banorë. Në total, numri i qytetarëve që kanë
refuzuar procesin arrin në rreth 21 mijë. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines
Nurja dhe ministri për Inovacionin, Genc Pollo kanë shpallur dje
rezultatet përfundimtare të Censusit 2011. Sipas tyre, dy nga faktorët
që kanë ndikuar në rënien e numrit të
Sunday, December 9, 2012
Ndaloni vendimet skandaloze të akademikëve të Kosovës!
Nga Jusuf Buxhovi
Ndërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë,
Të mos përligjen dëmet e mëdha që i janë bërë Kosovës deri më tani nga shumë veprime të papërgjegjshme të Klasës politike, e cila me pranimin e Pakos së Ahtisarit, trashëgiminë tonë historike, që ka të bëjë me krishterimin, ia ka dhuruar Beogradit.
Letër e hapur Kryetarit të Kuvendit të Republikës së KosovësNdërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë,
Pas Festivalit të 11-të, 7 vjet në burgun e Ballshit
Shileri erdhi
në skenën shqiptare me më të famshmen dramë të tij. Ishte viti 1957 dhe
regjisori i sapo diplomuar në Hungari kishte marrë mbi vete
eksperimentin më të madh të jetës së tij artistike, t’i tregonte platesë
me spektatorë veshëngritur një “Intrigë e Dashuri” të padëgjuar më
parë. Suksesi i pritur, apo i papritur nëse ka qenë i tillë, nuk vuri më
dyshim planet e tij për të ardhmen. Ai ishte ylli i ri i regjisurës
shqiptare...
...Pesëmbëdhjetë vite më pas situata do
të ishte krejt e ndryshme. Viti 1972 do të karakterizohej nga “lulëzimi i
shfaqjeve të huaja”. Nga frekuenca aktive e Radio-Tiranës dëgjohej
muzikë “Country&Rock”. Vetë muzika shqiptare po tentonte të ishte sa
më pranë modelit perëndimor. Nga Lindja e Largme, veç armatimit, nuk na
vinte ndonjë gjë tjetër për t’u pasur zili, në mos po eksporti solli
“dacibaot” dhe një implementim alla shqiptar të Revolucionit
Si hyra unë në këto punë
Ardian Klosi
-Mendoja Shqipërinë dhe ma prishte gjumin përveç varfërisë kronike, dajaku i madh që vërviste forca popullore e Sekretarit të Parë mbi kokat e bashkëqytetarëve, si dhe një ide e re: më 8 dhjetor do të bëheshin dhjetë vjet nga vrasja e Xhon Lenonit dhe unë mund të organizoja një mbrëmje me studentët. Liçi kishte marrë përsipër të ekzekutonte këngë të tij në piano. I kisha gjetur menjëherë ato këngë që i shkonin zgjimit të ngadaltë shqiptar. Power to the people, Revolution.
Gjendja me sa dukej tendosej nga dita në ditë, sidomos pas ikjes së Kadaresë dhe intervistës së fundit të Gramoz Pashkos.
-Mendoja Shqipërinë dhe ma prishte gjumin përveç varfërisë kronike, dajaku i madh që vërviste forca popullore e Sekretarit të Parë mbi kokat e bashkëqytetarëve, si dhe një ide e re: më 8 dhjetor do të bëheshin dhjetë vjet nga vrasja e Xhon Lenonit dhe unë mund të organizoja një mbrëmje me studentët. Liçi kishte marrë përsipër të ekzekutonte këngë të tij në piano. I kisha gjetur menjëherë ato këngë që i shkonin zgjimit të ngadaltë shqiptar. Power to the people, Revolution.
Gjendja me sa dukej tendosej nga dita në ditë, sidomos pas ikjes së Kadaresë dhe intervistës së fundit të Gramoz Pashkos.
Zgjedhjet në Itali, Berluskoni: Gjithnjë kam hyrë në garë për të fituar
Për të pestën herë, ish-kryeministri Silvio Berluskoni do të kandidojë
për t'u bërë kreu i Italisë. Gjatë një interviste dhënë gazetarëve në
ambientet e stërvitjeve të klubit të tij futbollistik AC Milan,
Berluskoni ka thënë: "Fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe
përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë. Edhe kur merresha me
sport, punoja dhe studioja dhe asnjëherë nuk jam bërë pjesë e një gare
për të mbajtur një pozicion të kënaqshëm, por gjithnjë kam hyrë në
garë për të fituar. Për të gjithë ishte e qartë se duhej një lider i
njohur
Subscribe to:
Posts (Atom)