Nga PREÇ ZOGAJ
Njerëzit që folën më pak në 23-vjetorin e rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës në Tiranë ishin protagonistët e ngjarjes. Ndoshta nuk kishin gjëra të reja për të thënë në raport me çfarë kanë thënë në vitet e shkuara. Ndoshta për këtë shkak apo për shkaqe të tjera, nuk u ftuan dhe nuk u intervistuan si më parë nga mediat. Sidoqoftë, mua më pëlqen të mendoj se njerëzit e përpiktë në takimin me historinë e kanë zakon të flasin më pak se të vonuarit apo të munguarit në takime të tilla.