Thursday, May 5, 2011

"Aleanca Demokristiane" prezanton kandidatet ne Shkoder.


VOTONI PER KANDIDATIN RROK SMAJLAJ

Partia "Aleanca Demokristiane" e Shqiperise e drejtuar nga Zef Bushati pjese e kualicionit me PD "Aleanca per Qytetarin", ka zhvilluar mitingun elektoral ne qytetin e shkodres ku ka prezantuar kandidatet e saj garues ne 8 Maj per keshillat bashkiak e komunale.

Ne fjalen e tij para te pranishemve kryetari i ADK Zef Bushati i ka kerkuar Shkodraneve qe ne kete proces te rendesishem per vendin, voten e tyre ta hedhin per "Aleancen Demokristiane", per kandidatin Rrok Smajli per anetare te keshillit bashkise Shkoder si dhe te votojne Lorenc Luken, si kryetar.

Ai ka vleresuar ndryshimet pozitive qe shkodra ka marre keto kater vite dhe ka kerkuar qe te votojne vijimsine e ketij ndryshimi te merituar per kete qytet.

I pranishem ne kete miting kandidati i "Aleanca per Qytetarin" Lorenc Luka ka pershendetur simpatizantet e "Aleances Demokristiane" dhe ka kerkuar qe me 8 Maj te votojne per projektet e radhes qe do ti japin ndryshime me te medha Shkodres.

Aleanca Demokristiane me kryetar Zef Bushatin, ish ambasadorin e Shqiperise ne Vatikan garon ne 8 Maj me kandidate per keshillat bashkiak e komunale ne te gjithe qarkun e shkodres।


 

Arrestohet Gjon Lucaj nga Malësia

image

Tuz, Malësi (2 maj 2011) - Policia shqiptare dje në pikën kufitare Qafë-Morinë, sipas urdhër-arrestit nga Interpoli i Mali të Zi, arrestoi Gjon Lucaj (39) nga Malësia. Lucaj ishte i akuzuar dhe u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim nga qyqi i lartë i Podgoricës në kuadër të aksionit famëkeq të 9 shtatorit të 2006-tës “Fluturimi i Shqiponjës”.
Tetëmbëdhjetë (18) të arrestuarit e këtij aksioni janë dënuar me 51 vjet heqje lirie, në maj 2008, e ndërsa janë arrestuar në 9 shtator 2006, disa ditë para zgjedhjeve të para të përgjithshme në Mal të Zi.
Organizata për të drejtat e njeriut në Mal të Zi dhe ato ndërkombëtarë këtë aksion e kanë kritikuar me akuza për shkelje të drejtave të njeriut, tortura dhe krim ndaj të arrestuarve dhe familjeve të tyre.
Akuza ndaj 18 të arrestuarve ishte se kanë përgatitur kryengritje të armatosur në Malësi, me qëllim të krijimit të trojeve etnike shqiptare.

Interpoli shqiptar, arreston të arratisurin e drejtësisë Malazeze

Tiranë, 1 maj 2011 - Një i kërkuar nga drejtësia e Malit të Zi është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Morinë.
Gjon Lucaj i moshës 39 vjeçare, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia Malazeze, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim.
Policia kufitare ndërsa ka qenë duke kontrolluar dokumentet dhe të dhënat e tij e ka identifikuar dhe e ka ndaluar 39 vjeçarin, për t’ia dorëzuar më pas homologëve të shtetit fqinj.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda pak ditësh do të kryhet edhe ekstradimi i tij drejt Malit të Zi ku pritet që Lucaj të vuajë edhe dënimin. /NOA/

Nga fushata zgjedhore për pushtet lokal në Malësi të Madhe(VIDEO…)

Akuza ndaj deputetit Paulin Sterkaj

Vazhdon fushata zgjedhore në Malësinë e Madhe. Kandidati i PD dhe kryetari aktual i Bashkise Koplik nëpërmjet zedhenses së tij ka bërë nje deklaratë që akuzon deputetin e Malësise Madhe Z.Paulin Sterkaj për shkelje të ligjit zgjedhor .

Gjithashtu në ketë video prodhim I TV KOPLIK dhe punuar për AlbDreams do te ndiqni dhe pjesë nga fushata e kandidatëve të tjerë.

Nga jeta politike ne Malësi të Madhe from www.albdreams.net on Vimeo.

Tuesday, May 3, 2011

Celularët dhe e-mailet do përgjohen për 2 vjet

Pas vëzhgimit me kamera të rrugëve të qyteteve, tani do të përgjohen edhe komunikimet elektronike. AKEP miraton rregulloren, e cila përcakton mënyrën e ruajtjes së komunikimeve për më shumë se 2 vjet. Të gjithë numrat e celularit. SMS, MMS, me të cilat kanë pasur lidhje qytetarët, do të ruhen për 2 vite në serverat e kompanive. Rregullorja për herë të parë vendos “përgjimin” edhe të komunikimeve me e-mail. Adresat me të cilat janë shkëmbyer letrat online, adresat me të cilat është bërë chat, video ose audio, do të ruhen. Cilat janë organet që do të kenë akses në të dhënat individuale dhe llojet e tjera të përgjigjeve elektronike

Ka ardhur momenti që t’i themi lamtumirë privatësisë. Çdo cep i Tiranës që nga marsi i këtij viti ka filluar të survejohet nga kamerat me një projekt që zbatohet nga Ministria e Brendshme.Kompanitë e telefonisë celulare janë të detyruara që të mbajnë të dhënat për çdo klient që kanë për një periudhë dyvjeçare. Së fundmi edhe e-maili e komunikimi në internet nuk do mbetet i paregjistruar. Me rregulloren e fundit që është në konsultim publik nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të dhënat do të mbahen për përdoruesit e internetit, e-mailet, chatin, videochatin. Rregullorja për “Regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave të krijuara ose të përpunuara nga ofrimi i shërbimeve dhe/ose rrjeteve të komunikimeve elektronike” përfshin në brendësi këto detaje. Përgjimi i e-maileve, chatit, video-chatit të atyre që hyjnë në adresat personale përmes një rrjeti të caktuar do të bëhet vetëm për komunikimin dhe orarin, duke përjashtuar përmbajtjen. Kjo e fundit në mënyrë kategorike nuk mund të mbahet pa u kërkuar nga institucionet e autorizuara. Kryetari i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Pirro Xhixho, sqaroi dje për gazetën se mbajtja e të dhënave nga operatorët që ofrojnë internetin sanksionohet për herë të parë në rregullore. “Operatorët e telefonisë celulare e kanë pasur më herët këtë detyrim, që në momentin që ato i vënë në dispozicion klientit tabulatet e telefonit për kohëzgjatjen e bisedave dhe për detajimin e telefonatave apo mesazheve, kurse për operatorët e internetit kjo po vendoset tani. AKEP po zbaton në rregullore atë që është e përcaktuar me ligj, duke harmonizuar kështu rregulloret dhe legjislacioni me direktivat e BE-së”, tha Xhixho
Kontrolli i e-maileve
Operatorët që ofrojnë shërbimin e internetit për zyra, familje, qendra interneti dhe kudo që kërkohet ky shërbim, janë të detyruar të regjistrojnë edhe të dhënat për komunikimin që bëhet nga adresat e e-mailit. Do të mbahet orari kur fillohet komunikimi dhe orari kur përfundon zona në të cilën është bërë ky komunikim, por nuk do të regjistrohet përmbajtja e komunikimit. Të gjitha këto të dhëna duhet të mbahen për një afat 2–vjeçar dhe më pas të shkatërrohen sipas kërkesave që përcaktohen me ligj. Për të mos pasur probleme edhe me pjesën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, së fundmi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka nënshkruar një marrëveshje me Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Tek ky autoritet regjistrohen të gjitha ato subjekte që kanë një database të dhënash. Ndërkaq, sa i përket regjistrimit të komunikimit në internet, asnjë informacion nuk mund të shihet në përmbajtje, nëse kjo nuk është kërkuar ashtu siç edhe përcaktohet me ligj nga organet e autorizuara. “Vetëm me një kërkesë të Prokurorisë, apo institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të fillojë përgjimi i e-maileve edhe për përmbajtjen, në asnjë rast tjetër kjo nismë nuk mund të merret nga operatorët. E gjithë kjo praktikë e sanksionuar në rregulloren që ne kemi nxjerrë për konsultim publik në regjistrimin e të dhënave për komunikimet në internet, lidhet me përafrimin e legjislacionit dhe rregulloreve shqiptare të këtij sektori me ato të Bashkimit Europian”, saktësoi Xhixho. Rregullorja, e cila do të qëndrojë për konsultim në afat 30-ditor, do të miratohet duke marrë parasysh vlerësimet e gjithë grupeve të interesit dhe deri më tani, duke qenë se masat që përfshin rregullorja i përmban edhe ligji, duket se nuk do të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në përmbajtje.

Rregullorja, çfarë do mbahet e regjistruar

Neni 6
Të dhënat që do të mbahen
6.1 Sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike janë të detyruar të mbajnë për pajtimtarët skedarët me të dhënat e poshtëshënuara, që mundësojnë:
a) Identifikimin e pajtimtarëve, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre;
b) Identifikimin e pajisjes fundore, të përdorur gjatë komunikimeve;
c) Përcaktimin e datës, të orës, kohëzgjatjes së komunikimit dhe numrit të thirrur.
6.2 Për rrjetet e telefonisë fikse është e detyrueshme të mbahen të dhënat vijuese:
a) Të dhëna të nevojshme për gjurmimin dhe identifikimin e burimit të komunikimit:
i) Numri i telefonit thirrës;
ii)Emri dhe adresa e pajtimtarit apo përdoruesit të regjistruar për çdo telefon të këtij lloji.
b) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinacionit të komunikimit:
i) Numri i telefonit të kërkuar dhe, në rastet që përfshijnë shërbime suplementare, si “call forwarding” apo “call transfer”, çdo numër telefonik tek i cili thirrja “forëardohet” apo transferohet.
ii) Emri dhe adresa e pajtimtarit apo përdoruesit të regjistruar të çdo telefoni të këtij lloji.
c) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes së një komunikimi:
i) Data dhe koha e fillimit dhe mbarimit të thirrjes.
d) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e tipit të komunikimit:
i) Shërbimin telefonik të përdorur.
6.3 Për rrjetet e telefonisë së lëvizshme është e detyrueshme të mbahen të dhënat vijuese:
a) Të dhëna të nevojshme për gjurmimin dhe identifikimin e burimit të komunikimit:
i0 Numri i telefonit thirrës;
ii)Emri dhe adresa e abonentit apo përdoruesit të regjistruar për çdo telefon të këtij lloji.
b) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinacionit të komunikimit:
i) Numri i telefonit të kërkuar dhe, në rastet që përfshijnë shërbime suplementare, si “call forwarding” apo “call transfer”, çdo numër telefonik, tek i cili thirrja “forwardohet” apo transferohet.
ii) Emri dhe adresa e abonentit apo përdoruesit të regjistruar të çdo telefoni të këtij lloji.
c) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes së një komunikimi:
i) Data dhe koha e fillimit e mbarimit të thirrjes.
d) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e tipit të komunikimit:
i) Shërbimin telefonik të përdorur.
e) Të dhëna të nevojshme që identifikojnë pajisjen e komunikimit të përdoruesit (ose domethënien e të qenit pajisje e tyre):
i) Identitetin Ndërkombëtar të Abonentit të Lëvizshëm (IMSI) dhe Identitetin Ndërkombëtar të Pajisjes së Lëvizshme (IMEI) të telefonit nga i cili është bërë thirrja telefonike;
ii) IMSI dhe IMEI e telefonit të thirrur;
iii) Në rastin e shërbimeve anonime të para-paguara, data dhe koha e fillimit të aktivizimit të shërbimit dhe ID e celulës nga e cila është aktivizuar shërbimi.
f) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e vendndodhjes të pajisjes së komunikimit të lëvizshëm:
i) ID e celulës në fillim të komunikimit;
ii)Të dhëna që identifikojnë vendndodhjen gjeografike të celulave sipas ID të celulës.
6.4 Për aksesin në internet, e-mail në internet ose internet- telefoninë:
a) Të dhëna të nevojshme për gjurmimin dhe identifikimin e burimit të komunikimit:
i) ID e caktuar përdoruesit;
ii) ID e përdoruesit dhe numrin telefonik të caktuar komunikimit që hyn në rrjetin publik telefonik;
iii) Emrin dhe adresën e pajtimtarit ose përdoruesit të regjistruar të cilit i është caktuar një adrese IP, ID përdoruesi ose numër telefonik, në kohën e komunikimit.
b) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinimit të një komunikimi:
i) Në rastin e internet-telefonisë, ID e përdoruesit ose numri telefonik i marrësit tek i cili drejtohet thirrja;
ii)Në rastin e e-mailit në internet ose internet- telefonisë, emri dhe adresa e pajtimtarit ose përdoruesit të regjistruar dhe ID e përdoruesit të marrësit tek i cili drejtohet komunikimi.
c) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes së komunikimit:
i) Në rastin e aksesit në internet:
i.a) Data dhe koha e hyrjes (log in) dhe daljes (log off) nga shërbimi i aksesit në internet, bazuar në një zonë të specifikuar orare.
i.b) Adresën IP, qoftë dinamike apo statike, të caktuar nga ofruesi i aksesit në shërbimin internet për komunikimin, dhe
i.c) ID e përdoruesit të abonentit ose përdoruesit të regjistruar të aksesit në shërbimin internet;
ii) Në rastin e e-mail-it ose internet-telefonisë, data dhe koha e hyrjes (log in) dhe daljes (log off) nga shërbimi e-mail ose telefoni në internet, bazuar në një zonë orare të specifikuar.
d) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e llojit të komunikimit:
i) Në rastin e e-mailit në internet ose internet-telefonisë, shërbimi internet i përdorur.
e) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e pajisjes së komunikimit të përdoruesit (ose domethënien e të qenit pajisje e tyre):
i) Në rastin e aksesit “dial-up”, numrin telefonik thirrës;
ii)Në çdo rast tjetër, linja dixhitale e abonentit (DSL) ose pikë tjetër fundore e origjinuesit të komunikimit.

DIBER/ HASAN PASHA

Si u manipulua me foton e Osama Bin Ladenit

Vetëm pak orë pas publikimit të një fotoje ku kryeterroristi Osama Bin Laden paraqitej i vrarë, erdhi dhe përgënjeshtrimi se kjo ishte një fotomontazh. Një foto e cila ishte publikuar që në vitin 2006. Tashmë në media është zbuluar edhe fotoja tjetër nëpërmjet së cilës është bërë edhe montazhi, ku Bin Laden duket i vdekur. Ndërkohë, menjëherë pas publikimit të lajmit, nga vetë presidenti i SHBA-së Barack Obama, përpos entuziazmit, janë hedhur shumë dyshime mbi vërtetësinë e lajmit. Ende nuk ka asnje pamje ku te vertetohet vdekja e Bin ladenit, nderkohe rrjetet televizive boterore kane transmetuar pamje te shtepise ku Osama kaloi ditet e fundit.

E.Hoxha pushkatoi Sabihanë për hakmarrje personale

I nipi, Viktor Kasimati, tregon për shkaqet e vërteta të pushkatimit të hallës së tij, Sabiha Kasimatit. Të vetmes grua mes 21 burrave që u groposën në fshatin Mënik pranë Urës së Beshirit, për mos të lënë pas asnjë gjurmë, veçse shkaqe që vitet do t’i shpjegonin në heshtje. Teksa i kthehet kujtimeve të shumë viteve më parë, ai kujton se halla e tij, shoqe klase e Enver Hoxhës, e konsideronte atë si Don Zhuan dhe e kishte akuzuar hapur për vrasjen e intelektualëve.

60 vjet më parë, në fshatin Mënik, pranë urës së Beshirit, kishte tre ditë e net që punohej për të hapur një gropë të madhe. Fshatarët e zonës nuk kuptonin asgjë se ç’ishte kjo ardhje e beftë e ‘shtetit’ pranë shtëpive të tyre. Duhet të kalonin ato tri ditë e të mbërrinte nata e fundit, që të dëgjohej klithma e një gruaje që do të ngacmonte kureshtjen e të gjithë banorëve përreth. Ishte Sabiha Kasimati, intelektualja që u pushkatua bashkë me 21 burra të tjerë të akuzuar pas plasjes së bombës në Ambasadën Sovjetike në shkurt të vitit 1951. Se si kishin rrjedhur ngjarjet, familjarët e viktimave mund ta mësojnë vetëm pas vitit ’92. Ishte atëherë që patën mundësi të komunikojnë me fshatarë të zonës. Ishte atëherë që mësuan edhe për përpëlitjet e së vetmes grua në atë grup burrash. Plumbi i parë, Sabihanë nuk e kishte prekur dhe vdekja e saj ishte vonuar, ndryshe nga shokët e saj. Por këtë herë të dytë nuk do të kishte më plumb. Vuajtje e tortura të njëpasnjëshme do t’i binin mbi shpinë, deri sa të jepte shpirt. Të gjitha këto sot i tregon nipi i saj, djali i vëllait, Viktor Kasimati. Kur hallën e pushkatuan, Viktori ishte 16 vjeç, pra në gjendje të kujtojë se ‘ndodhte ato kohë në shtëpinë e ij dhe se si ishte situata, kur erdhën lajmëruan… Por cilat ishin qenë arsyet e vërteta të këtij dënimi makabër? A bindej kush se ‘shashka’ që kishte thyer vetëm disa xhama të Ambasadës Sovjetike në Tiranë, pa shkaktuar as edhe një të plagosur, kishte qenë arsyeja e vërtetë? Jo! Kjo ngjarje kishte qenë vetëm justifikimi, që sipas Viktor Kasimatit, i shërbeu Enver Hoxhës për të ekzekutuar njerëzit që gjithnjë e më shumë po kundërshtonin regjimin e tij komunist…

Sabiha Kasimati ka qenë halla juaj, ndërkaq edhe një prej 22 personave që u pushkatuan më ’51-shin, pas bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë. A kujtoni diçka prej asaj kohe?

Unë kam qenë 16 vjeç kur Sabihaja është pushkatuar. Ka qenë një vajzë e shkolluar, përherë e angazhuar në aktivitetet e kohës. Kjo e bënte atë energjike, por kishte edhe natyrë tepër të prerë, nga sa kujtoj unë. Nga një situatë me time më, kur diçka bisedonim, kujtoj që unë disi e kundërshtoja. Halla u gjend aty dhe më sheh menjëherë me sy të vrenjtur duke thënë: “Si i kthen fjalën mamasë”. Mbaj mend që krijohej gjithnjë një farë ndrojtjeje nga ajo, pikërisht për shkak të kësaj natyre të rëndë gati-gati burrërore.

Jetonte me ju, meqë nuk ishte e martuar?

Jo, vërtet nuk u martua kurrë, por jetonte vetëm. Për shkak të hyrje-daljeve që kishte me studiues e intelektualë të tjerë në vend që e vizitonin gjithnjë, ajo kishte nevojë për hapësirën e saj.

Ku ishte shkolluar që ishte përfshirë në një rreth të tillë?

Sabihaja ka lindur në Edrene të Turqisë dhe kur u kthye u vendos te i vëllai në Korçë dhe në ’27-ën nisi studimet në Liceun Francez të këtij qyteti, duke qenë e vetmja vajzë deri në atë kohë. Edhe pas Liceut, ndryshe nga shoqet e saj, ajo ishte e vendosur të vazhdonte studimet e larta, që në atë kohë kryheshin vetëm jashtë shtetit. Kështu, arriti ta realizojë atë ëndërr të sajën dhe kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Torino.

Kur nisi të ishte më e angazhuar, u largua të jetonte vetëm, apo jo, sepse ka jetuar edhe me ju…

Në vitet e para të pasluftës, kur unë isha ende fëmijë, dëgjoja nga familjarët që hallës i ishte ofruar një vend pune në Amerikë nga miqtë e saj, me të cilët kishte studiuar në Torino. E dëgjoja kur bisedonte me babanë dhe i tregonte që kishte refuzuar, sepse donte të rrinte në vendin e saj, pra u kthye në Shqipëri dhe u emërua në Institutin e Shkencave, që ishte institucioni më i lartë shkencor i atyre viteve, me drejtor Selaudin Toton dhe ku bashkëpunoi me disa nga emrat më të njohur të shkencës së atyre viteve si Suad Asllani, profesor Zuberi, (një polak që jetonte dhe punonte në Shqipëri etj.). Në këtë kohë u largua nga banesa ku jetonte me ne dhe u shpërngul në një apartament më vete, për të qenë më e lirë për të punuar.

Nga të qenit pjesë e një shtrese të lart intelektuale, Sabihaja u vu shumë shpejt në shënjestër të krerëve…

Së pari, pas lufte u duk se gjërat po shkonin mirë, por në fillim të viteve 1947-1948 lufta e klasave në vend nisi të ashpërsohej. Ky ishte një qëndrim me të cilin Sabihaja nuk u pajtua kurrë. Gjërat u rënduan më tepër kur filloi të dënohej dhe të goditej elita e intelektualëve, një pjesë e të cilëve ishin shokët e saj. Sidomos pushkatimi i Selaudin Totos krijoi tek ajo një zhgënjim të madh dhe e bëri të krijonte një bindje tërësisht kundër regjimit komunist. Shpesh vinte dhe bisedonte me babanë, duke u shprehur se të gjitha këto që po bëheshin ishin të padrejta dhe se shteti nuk mund të ndërtohej mbi vrasje dhe dhunë. “Kurrë nuk i kam besuar doktrinës komuniste, shprehej ajo, por tashmë po bindem se nuk isha gabuar”. Kishte një guxim të jashtëzakonshëm dhe i thoshte hapur mendimet. Për më tepër ajo njihej nga afër me Enver Hoxhën.

Si kishte qenë njohja e saj me Enver Hoxhën?

Sabihaja ishte femra e parë që studioi në Liceun e Korçës, po aty është njohur edhe me Enverin, e ka pasur në klasë. Për rrjedhojë, njihte edhe kapacitetin e tij intelektual dhe shumë nga veset e rinisë së tij të hershme. Kjo më ka bërë gjithmonë të besoj që Enver Hoxha personalisht kishte një arsye më tepër për të kërkuar eliminimin e saj.

Vetëm kjo nuk mund të jetë arsye… Ç’ngjarje të tjera fshiheshin pas këtij eliminimi që ju jeni i bindur se kanë qenë me urdhër të Enver Hoxhës?

Sabihaja ishte natyrë rebele. Edhe tim atë e kam dëgjuar t’i thoshte shpesh të kishte kujdes kur fliste, sepse me ata nuk i dihej asnjëherë. Por ajo ashtu ishte gatuar, e kishte të pamundur të rrinte e heshtur e madje e fajësonte hapur ish-shokun e klasës për krimet që po kryheshin në vend. Kështu, diktatori mund të gjente shkak për eliminimin e saj, e pse jo edhe ta përfshinte në veprimtari terroriste, ashtu siç veproi. Të mbushje dosje në atë kohë rezulton që nuk paska qenë edhe aq e vështirë, e sidomos për t’i nxirë ato ishte tepër e thjeshtë. Fare mirë në dosjen e saj mund të jetë shënuar edhe fakti se shoqëroi një gazetar laburist anglez që kishte ardhur për të vizituar vendin tonë, duke qenë se Sabihaja njihte disa gjuhë perëndimore. Por më vonë askush nuk i pengonte organet tona të inteligjencës, që ta interpretonin këtë fakt si “veprimtari agjenturore”.

A ju kishte rënë rasti ta dëgjonit vetë në rebelimet e saj ndaj Enver Hoxhës?

Në praninë time halla rezervohej në bisedat rreth tij, megjithatë kisha dëgjuar ndërsa i thoshte babait se “Udhëheqësi nuk ishte ai që shfaqej”. “Nuk ishte dhe aq tipi i luftëtarit se sa tipi i Don Zhuanit, që nuk shquhej për ndonjë moral me vlera”. E kishte njohur drejtuesin e vendit gjatë viteve të tij të rinisë, atëherë kur ishte edhe më e lehtë për të gabuar dhe, me sa duket, rinia e Enverit kishte gjëra që duheshin fshehur. Kishte treguar sjellje amorale gjatë viteve të liceut, pra kishte bërë një figurë jo të mirë edhe në qytet. Ishte kjo pjesë tjetër e medaljes, për të cilën halla fliste shpesh, deri sa më pas nisi të flasë hapur, duke e akuzuar si përgjegjës kryesor për dënimet që nisën të bëheshin.

Pra, Enver Hoxha e dënoi për shkak të qëndrimeve të saj të kundërta, apo sepse diçka fshihej në të shkuarën që mund të dilte në sipërfaqe?

Mendoj që ndërthuren të dyja, por sigurisht që edhe qëndrimet e saj të vazhdueshme kundër ishin vendimtare.

Dini ndonjë situatë konkrete të këtyre reagimeve kundër?

Për shkak të takimeve të rastësishme në rrugë mes hallës dhe Enverit, ata flisnin e bisedonin shpesh dhe në asnjë rast halla nuk kursehej të thoshte fjalën e saj ashtu siç e mendonte. Aq sa njëherë ai i pati thënë: “Po ti vetëm imperialistët francezë lexon, merr lexo Marksin”. Të gjitha këto akumulime që kishte bërë në gjithë këto vite, e bënin Enverin të arrinte deri te akuza se Sabihaja kishte organizuar këtë grup intelektualësh dhe bashkë me imperialistët do të çonin në luftën e 3-të botërore. Imagjinoni se deri ku kanë arritur… Por ai nuk u hakmor vetëm ndaj saj, të pushkatuarit ishin 22 vetë! Nuk mund ta vriste të vetme, pa pasur një akuzë publike. Prandaj u gjet varianti i bmbës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë. Ky ishte rasti më i mirë për t’i eliminuar, sepse edhe të tjerët, pavarësisht se ishin të gjithë intelektualë, reagonin po njësoj si Sabihaja, pra të gjithë janëdënuar vetëm pse nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen regjimit.

Si dhe kush ju ka njoftuar kur e pushkatuan?

Natën pas shpërthimit që ndodhi në Ambasadën Sovjetike, ku ishin thyer disa xhama, në apartamentin e saj kishte qenë e ftuar një mikeshë. Pikërisht atë mesnatë Sabihanë e kishin arrestuar. Të nesërmen në mëngjes, shoqja e saj trokiti në shtëpinë tonë. Doli babai e pas tij edhe unë. “Mbrëmë kam qenë tek Sabihaja dhe atë e arrestuan”, tha ajo. Askush më pas nuk mori vesh motivet e arrestimit. I kishin hedhur prangat dhe e kishin marrë në Degën e Brendshme, pa asnjë sqarim. Ne të familjes menduam së pari se e gjithë kjo kishte qenë një ngatërresë që mund të sqarohej, por nuk ndodhi kështu. Po atë ditë u arrestuan edhe 300 persona të tjerë për verifikime dhe ne menduam se halla mund të kishte qenë në këtë grup. Por sa më shumë shtohej koha, aq më shumë nisëm të besonim se diçka kishte ndodhur. Ime gjyshe, pas gjithë kohës së përpjekjeve që bëmë për të marrë vesh ndonjë lajm, shkoi të takohej me Omer Nishanin, me të cilin njihej personalisht. Përgjigjja e Omerit kishte qene e prerë: “Nuk kam ç’të bëj. Ajo fliste shumë për komandantin”. Kaq mjaftoi për të kuptuar. Pra ka qenë gjithçka personale? Domosdo, zemërimi i Enver Hoxhës nuk kishte mbajtur më. Për më tepër, ai nuk mund të lejonte që një femër, ish-shoqja e tij e klasës, të fliste për të, të tregonte hapur gjithçka që dinte dhe të dilte kundër tij, duke e akuzuar poshtë e lart për gabime e faje, të vjetra e të reja. Me këtë ndëshkim ai do të tregonte që ishte i fuqishëm dhe nuk duhej të dilnim kundër tij. Dua të shtoj, që për më tepër nuk mund të jetë aspak i rastësishëm fakti që pjesën më të madhe të atyre që u pushkatuan natën e 26 shkurtit të vitit 1951, Enver Hoxha i njihte personalisht.

Si e morët vesh të vërtetën?

Në përpjekjet tona të vazhdueshme, të xhaxhait kryesisht, për të marrë vesh diçka. Mësuam pas disa kohësh nga disa miq të afërm që kishim, se çfarë kishte ngjarë: Sabihanë e kishin pushkatuar së bashku me 21 persona të tjerë. Gjithçka kishte marrë fund brenda 2-3 ditëve. Sigurisht kohë e shkurtër për të pyetur dhe për të çuar drejt vdekjes 22 persona, megjithatë, kishte marrë fund. Asnjë sqarim nuk u dha për këtë ngjarje. Ishte zhvilluar një gjyq në mungesë dhe morëm vesh vite më vonë, falë dekretit firmosur nga Omer Nishni, po ato ditë, ku lejohej të kryhej gjyqi në mungesë, për personat që akuzoheshin për veprimtari terroriste…

Pas vitit ’90, di që keni mësuar më shumë rreth ngjarjes…

Po, u krijua një komision nga viti ’92, i cili mblodhi të afërmit e të pushkatuarve dhe ishin ata që kërkuan në zonën ku ishte bërë pushkatimi. Nga fshatarët e zonës morëm vesh se qysh tre ditë përpara se t’i ekzekutonin, në fshatin Menik, në afërsi të Urës së Beshirit, ishte hapur një gropë e thellë. Aty i kishin hedhur, i kishin lidhur me tela me gjemba dhe i kishin vrarë njëri pas tjetrit. Sabihanë nuk e kishte kapur plumbi për fat të keq dhe e kishin torturuar, deri sa kishte dhënë shpirt. Fshatarët tregonin se kishin dëgjuar klithma gjatë natës, një zë gruaje që ulërinte “Çfarë i kam bërë perëndisë?”. Kohë më pas, kishte kaluar andej një traktorist që nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe duke punuar, kishte nxjerrë trupin e saj në sipërfaqe, meqenëse ajo ishte hedhur më vonë se të tjerët, përderisa kishte vdekur e fundit

Libia dhe hendeku mes fuqisë ushtarake europiane dhe amerikane

Shkruan:
Lawrence F. Kaplan, The New Republic
03-05-2011 12:55

Në vitin 1992 ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jacques Poos, deklaroi se “kishte ardhur ora e Europës”. Ministri e shpalli këtë të pavërtetë duke iu referuar katastrofës në Bosnjë dhe siguroi se ndërhyrja e Luksemburgut dhe fqinjëve europianë së shpejti do t’i jepte fund masakrës. Ora e Europës u stërzgjat përmbi tre vite torturuese dhe kulmoi me spektaklin e trupave holandeze të lidhura pas shtyllave elektrike dhe mori fund kur një kolonë tankesh 70-tonëshe amerikane nga Divizioni i Parë kaloi Danubin.

Për të ardhur te viti 2011. Lajmet për orën e Europës janë shpërndarë edhe njëherë, kësaj radhe në Libi. Këtë nuk e kanë deklaruar europianët, por vetë presidenti Obama. Duke ia kaluar dhe presidentit Clinton që premtoi, me pasoja të tmerrshme, se nuk do të ishin trupat amerikane që do të futeshin në Kosovë, presidneti Obama-pas një plebishiti de facto mbi atë se është e këshillueshme ndërhyrja në Libi-premtoi se “nuk do të jenë avionët tanë që do kontrollojnë zonën e ndalim-fluturimit”. Amerika do t’ia dorëzonte komandën NATO-s, një organizatë fantazmë që, me sa u mor vesh shumë shpejt, e komandojmë po ne. Kështu që administrata amerikane u bë pjesë e një fushate “të imët” disaditëshe me nja njëqind avionë. Ky aksion i koduar nga Pentagoni si Operation Odyssey Dawn do të, më e shumta, zvogëlonte kapacitetet ushtarake të Libisë. Detyra e rrëzimit të Muamar Gadafit do t’i lihej aleatëve tanë europianë. Apo, siç Antony Blinken, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i zv/presidentit Biden, i tha New York Times “ne i primë operacionit-ne u hapëm rrugën aleatëve”.

Por ka një gjë: aleatët nuk kanë pjesë këmbimi.

Ky është një problem për mekanikë. Presidenti, sidoqoftë, ka inauguruar një erë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ka thënë se më e mira për Amerikën do të jetë “të veprojë multilateralisht dhe jo unilaterlisht”. Kjo paradigmë u përgjigjet nevoja të shumëfishta që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare si të tilla. Është dëshmi e virtytit dhe qëllimeve të mira të arkitektëve të saj. Ofron garanci se fuqia ushtarake amerikane nuk u shërben vetëm interesave kombëtare, por interesave të të gjithë njerëzimit. Askush nuk i është bashkëngjitur kësaj pikëpamjeje më me forcë se sa Hillary Clinton. “Ne e dimë se siguria jonë, vlerat dhe interesat tona, nuk mund të mbrohen dhe të bëjnë përpara vetëm me anë të forcës dhe as, në fakt, vetëm nga Amerika”. Për fat të keq, dhe sado që respekton kolonat e liberalizmit të iluminuar, kjo nuk jep përgjigje adekuate për një dilemë që ka të bëjë me strukturën dhe jo ideologjinë: Libia ka ekspozuar se deri ku shkon ajo së cilës ekspertët e mbrojtjes i referohen si “hendeku i aftësive” ndërmjet forcave ushtarake të Europës dhe Amerikës.

Një fushatë e hartuar për të ekspozuar benefitet e aksionit shumëpalësh ka bërë ekzaktësisht të kundërtën. Fjalët e konsumit mbi fuqinë në zbehje, multipolaritetin dhe bashkëpunimin çojnë te një pyetje shumë e thjeshtë: saktësisht, bashkëpunimin e kujt po përpiqemi të kemi? Këtu edhe përgjigjja duket se është e thjeshtë: të europianëve, kujt tjetër. Duke lënë mënjanë çështjen e vullnetit - që do të thotë a dëshirojnë europianët të bashkëpunojnë në mbrojtjen e rajoneve më të largëta të asaj që (dikur ishte) zonë e influencës amerikane - është e nevojshme të theksosh se, duke marrë parasysh supozimin se fuqia europiane do të mjaftonte për të bindur Gadafin që të largohej, dikush në ekipin e Obama-s duhet të ishte interesuar për mundësitë e evropianëve - që do të thotë, a munden europianët ta bëjnë këtë, apo për të qenë më të drejtpërdrejtë, a munden ata të bëjnë qoftë edhe një gjë të vetme? Sepse për 10 vjet - ose 20 a 60 - në varësi të leximit që mund t’i bëhet skenës ndërkombëtare - ka qenë deri diku e qartë, madje e dukshme se europianët ia kanë lënë rolin e tyre historik… historisë.

Përgjatë viteve të fundit ata kanë shkuar edhe më tej dhe me vendosmëri e kanë refuzuar këtë rol. Sa për fillim, kemi valën masive dhe të vazhdueshme të kufizimeve të shpenzimeve për mbrojtjen që kanë përfshirë kontinentin. Dhjetë vjet më parë Amerika kontribuonte përafërsisht gjysmën e buxhetit të mbrojtjes së NATO-s; sot tre të katërtat e këtij buxheti. Gjatë së njëjtës periudhë numri i personelit ushtarak aktiv në Europë u ul me një të tretën. Në dhjetëvjetëshin e fundit është bërë e qartë se, siç tha edhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, NATO “po kthehet në një aleancë dypalëshe, në të cilën disa prej aleatëve janë gati të luftojnë dhe vdesin për të mbrojtur sigurinë e njerëzve, ndërsa të tjerët jo”. Ajo që tha Gates ndodhi në Kosovë, ku 83 për qind e bombave të hedhura nga NATO dolën nga avionët amerikanë; në Afganistan, ku trupat amerikane përbëjnë dy të tretat e pranisë së NATO-s dhe tani në Libi, ku të paktën përpara se të largohej nga fushëbeteja avionët amerikanë përbënin më shumë se gjysmën.

Nëse vlen për diçka, lufta në Libi dëshmon se paraardhësit e Obama-s nuk i mbështesin predispozitat për ndërhyrje njëpalëshe në fiksimet e tyre. “Kriza libiane ka ekspozuar me të madhe mungesën e strategjisë mbrojtëse europiane: pazotësinë për të mundësuar një vizion politik të përbashkët dhe mungesën e aftësive për të marrë përsipër një operacion të këtij lloji”, tha analisti francez i mbrojtjes Bruno Tertraris; ndërsa një diplomat europian parashikoi për Deutsche Press Agentur se një politikë e përbashkët mbrojtjeje europiane “vdiq në Libi - ne na duhet vetëm të zgjedhim një dunë nën të cilën ta varrosim”. Në fakt, gjermanët ndenjën këmbëngulshëm neutralë përgjatë konfliktit, në vend që të kritikonin francezët dhe britanikët, ndërsa këtyre të fundit, sipas The Washington Post, pothuajse u janë mbaruar bombat.

Në vend të skërmitjeve rreth hiperfuqisë amerikane, europianët ia kanë lëshuar veten lutjeve për një përshkallëzim të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara. Ndaj së cilës reagimi amerikan ka qenë i shpejtë, i pamëdyshje dhe krejtësisht jashtë targeti: “Aksioni unilateral ushtarak për të mundësuar ndryshimin e regjimit nuk është një strategji e mirë dhe nuk do ta përmirësonte besueshmërinë amerikane”. Megjithëse ajo që kërkohej ishte aksion i kufizuar multilateral me qëllime humanitare. Ndoshta duke ndjerë se nëse Amerika është gati për përfundimet ajo duhet të jetë gati edhe për mjetet, Pentagoni ka dërguar Predatorë në qiejt e Libisë.

Gjurma që eliminoi Bin Ladenin

Shkruan:
George Will, Washington Post
03-05-2011 12:46


Vdekja e bin Ladenit u lajmërua nga Presidenti më 1 maj, një datë që dikur kishte një domethënie të përbotshme në kalendarin revolucionar të komunizmit, i cili ishte shqetësimi kryesor i sigurisë kombëtare të Amerikës, para se ky shqetësim të bëhej terrorizmi islamik.

Barack Obama, në fjalimin e tij me intonacion perfekt, informoi kombin se bin Ladeni është po aq i vdekur sa komunizmi-harroji regjimet kufoma të Kubës dhe Koresë së veriut-dhe theksoi me të drejtë se “kjo është arritja më domethënëse deri më sot” kundër al Kaedas, por se kjo “nuk shënon fundin e përpjekjes sonë për ta mundur atë entitet amorf”. Ndoshta Amerika mund ta përdorë këtë rast për të marrë frymë thellë dhe për të nxjerrë ca konkluzione të rëndësishme. Shumë fakte të rëndësishme, rreth gjurmimit të vrasësit më të frytshëm të terrorizmit në strehën e tij-çfarë strehe: jo një shpellë e humbur, por një vilë qytetëse-duhet të mbesin të mbuluar me mister, të paktën për tani. Por një hamendësim duket i arsyeshëm: bin Laden u vra nga informacione të shërbimeve inteligjente, që më shumë i ngjajnë një pune të shkëlqyer policore se një operacioni ushtarak.

Sigurisht në vende aq të dhunshme, si Afganistani e Pakistani, linja mes operacioneve ushtarake dhe punës policore është e mjegullt dhe mbledhja e informacione ushtarake nuk mund të shkoqitet. Megjithatë, gjurma e stërmadhe ushtarake në Afganistan, ngjitur me vendndodhjen e bin Ladenit në Pakistan, duket shumë e pabarabartë në prag të eliminimit të tij nga një grup i vogël ekspertësh.

Jim Lacey i Marine Corps War College vëren se Gjenerali David Petraeus ka thënë se ka të paktën 100 luftëtarë të al Kaedas në Afganistan. “A e ka bërë kush llogarinë?” pyet Lacey. Janë të paktën, thotë ai, 140 mijë ushtarë të koalicionit në Afganistan, ose 1400 për çdo luftëtar të al Kaedas. Kostoja për çdo ushtar është 1 milion dollarë në vit; pra 140 miliardë për çdo luftëtar të al Kaedas. “Në çfarë universi i gjejmë këta strategjistë, për të cilët kjo ka kuptim?’

Ka më shumë te al Kaeda sesa bin Ladeni dhe kërcënimi i terrorizmit ka shumë më tepër tentakula sesa al Kaeda dhe partnerët e saj. Kështuqë, lufta e gjatë duhet të vazhdojë. Por ndoshta një ligjërim i tillë, po na e merr mendjen, sepse në thelb kjo nuk është luftë.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2004, John Kerry mori shumë kritika për bindjen e tij se (siç u shpreh në një debat më 29 janar në South Carolina) se megjithëse lufta kundër terrorizmit do të jetë “me raste ushtarake”, ajo është “kryesisht një operacion i shërbimeve sekrete dhe forcave të rendit, që kërkon bashkëpunim në të gjithë botën”. Kerry, i cituar nga New York Times Magazine më 10 tetor mendonte se: shumë nga taktikat që gjunjëzojnë baronët e drogës, përfshirë bashkëpunimin e qeverive në ndarjen e informacioneve, patrullimet kufitare dhe detyrimi i bankave për të identifikuar klientët e dyshimtë, gjithashtu mund të jenë disa nga mjetet më të dobishme në luftën kundër terrorizmit. E vërtet asokohe; e vërtet edhe tani.

Edhe njëherë: është fakt se dallimi ndërmjet ushtrisë dhe forcave të rendit nuk është një linjë e qartë. Por nuk është as krejt e mjegullt. Dhe sa më shumë mendojmë në terma ushtarake, aq më shumë u jepemi aventurave si ajo në Libi.

Atje, politika jonë-nëse ajo që duket si improvizim orë pas ore mund të denjohet e të quhet politika-filloi me një zonë ndalim fluturimi për të mbrojtur civilët nga dhuna e pakuptimtë. Shtatë javë më vonë, politika jonë ka të bëjë me rrëzimin e qeverisë me anë të vrasjeve në distancë dhe të intensifikojë një luftë civile në atë shoqëri tribale në emër të humanitarizmit. Ajo çfarë e bën gjithë këtë sureale është se po kryhet nga NATO.

Zbërtheje akronimin: Organizata e Paktit të Atlantikut të Veriut. NATO u krijua në vitin 1949 për të mbrojtur Europën perëndimore nga Ushtria e Kuqe. Qëllimi i saj ishte sipas formulimit të famshëm të Lordit Ismay “për të mbajtur rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. NATO e cila shumë kohë më parë do të kishte shpalosur sloganin “mision i përfunduar” është bërë tani një instrument i aksioneve konfuze.

Monday, May 2, 2011

Këshilltari i presidentit jep detajet e operacionit për asgjesimin e Osamës

Presidenti Obama tha se vrasja e themeluesit të al-Qaidës tregon se çfarë mund të bëjnë amerikanët kur punojnë sëbashku.

Besoj se të gjithë jemi dakord se kjo është një ditë e mirë për Amerikën. Vendi ynë ka zbatuar angazhimin për vënien e drejtësisë në vend. Bota është më e sigurtë. Është një vend më i mirë si rezultat i vrasjes së Osama bin Ladenit.

Gjatë një ceremonie në nderim të heroizmit të dy ushtarëve amerikanë gjatë Luftës së Koresë, zoti Obama tha se ishte tejet krenar për trupat që ndërmorën aksionin të dielën ndaj vendstrehimit të bin Ladenit në Pakistan.

Më vonë gjatë ditës së djeshme, John Brennan, ndihmësi i presidentit për sigurinë e vendit dhe antiterrorin, u tha gazetarëve se forcat amerikane ishin përgatitur për ta zënë të gjallë bin Ladenin, nëse ishte e mundur. Por ai tha se kjo mundësi ishte e vogël dhe se kryeterroristi ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në kompleksin ku strehohej. Zoti Brennan tha se udhëheqësi i al-Qaidës po fshihej, siç u shpreh ai, aty ku e shihnin të gjithë dhe mund të ketë patur ndihmën e dikujt.

Mendoj se është e pabesueshme që bin Laden nuk pati një sistem mbështetjeje në vend që e lejoi atë të qendronte aty për një kohë të gjatë. Nuk do të spekuloj se çfarë lloj mbështetje mund të ketë patur në baza zyrtare.

Zoti Brennan tha se zyrtarët amerikanë të zbulimit po bisedojnë me homologët pakistanez, bashkëpunimi i të cilëve tha ai, është i rendësishëm për të asgjesuar më shumë terroristë.

Këshilltari i presidentit për antiterrorin tha se Pakistani ka kapur dhe asgjesuar më shumë terroristë brenda territorit të tij se sa asnjë vend tjetër. Zoti Brennan tha se takimi i së dielës i presidentit me këshilltarët e tij të lartë në Dhomën e Situatës në Shtepinë e Bardhë për të vëzhguar përparimin e operacionit ishte mjaft tensionues. Ai tha se kishte mosmarrëveshje mes këshilltarëve mbi mënyrën se si duhej vepruar.

Ishte ndoshta një prej periudhave kohore më të kapluara nga ankthi për njerëzit e mbledhur këtu dje. Minutat zgjatën sa ditët.

Sipas zotit Brennan, tensionet u shtuan pasi një helikopter pësoi difekt por ai tha se lajmi për asgjesimin e Osama bin Ladenit solli qetësimin e situatës. Ai tha se rrethanat e vdekjes së bin Ladenit zbulojnë hipokrizinë e tij.

Kemi bin Ladenin i cili ka bërë thirrje për sulme, që jetonte në një kompleks që kushton më shumë se një milion dollarë, që jetonte në një zonë larg frontit dhe fshihej pas grave të cilat u vunë para tij si mburojë. Kjo tregon se sa fallso ka qënë thirrja e tij gjatë viteve.

Zoti Brennan u tha gazetarëve se al-Qaida është dëmtuar por mbetet e rrezikshme, si një tigër i plagosur rëndë.

Ekziston mundësia e grupeve terroriste që mund të provojnë të sulmojnë për të marrë hak për operacionin. Por gjithashtu, mendoj se disa prej tyre po i thonë vetes, Bin Laden ka vdekur dhe al-Qeda po bëhet gjithnjë e më e falimentuar. Është një valë e re që po përfshin Lindjen e Mesme tani që vë premisa në të drejtat e individit, lirinë dhe dinjitetin.

Zoti Brennan tha se autoritetet pakistaneze nuk ishin njoftuar para operacionit. Dhe si rezultat disa avionë luftarakë pakistanez ishin vënë në alarm. Por ai tha se nuk kishte patur përplasje me forcat amerikane.

Këshilltari tha se zyrtarët amerikanë janë 99.9 përqind të sigurtë se njeriu që ata vranë ishte Osama bin Laden dhe se besimi ishte shtuar me kalimin e kohës.

Zoti Brennan tha se trupi i bin Ladenit ishte varrosur në detë të henën. Ai tha se nuk mund të gjendej një vend për tu varrosur në tokë brenda kohës që kërkon tradita islame.

Këshilltari i presidentit e quajti vrasjen e Osama bin Ladenit një goditje strategjike kundër al-Qaidës, por jo goditje fatale. Ai tha se vendimi i presidentit Obama për të vazhduar misionion ishte një prej vendimeve më kurajoze të ndonjë presidenti gjatë viteve të fundit.

* * * * * *

Presidenti Obama njofton vrasjen e Osama Bin Ladenit

Presidenti amerikan Barak Obama tha se terroristi më i kërkuar në botë, udhëheqësi i al-Kaidës Osama bin Laden u vra nga forcat amerikane në një kompleks brenda Pakistanit. Testi i ADN-së e ka konfirmuar këtë. Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thanë se bin-Laden u varros në det nga një anije amerikane. Ata thanë se kufoma e tij u trajtua sipas praktikës dhe traditës islame. Presidenti Obama e quajti vrasjen e bin-Ladenit si arritjen më domethënëse në misionin për mposhtjen e al-Kaidës Presidenti amerikan tha se drejtësia është vënë në vend.

Mbrëmë, presidenti Barak Obama njoftoi se Osama bin Laden, themeluesi i rrjetit terrorist të al-Kaidës, ishte vrarë. 25 minuta para mesnatës, presidenti Obama dha njoftimin që populli amerikan priti gati dhjetë vjet për ta dëgjuar.

“Dua ta njoftoj popullin amerikan dhe botën, se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një operacion përmes të cilit është vrarë Osama Bin Laden, kreu i al-Kaidës dhe terroristi përgjegjës për vrasjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”.

Zoti Obama tha se ishte informuar që në gusht mbi vendndodhjen e mundshme të bin Ladenit. Ai tha se kreu terrorist fshihej në një kompleks në Abotabad të Pakistanit.

Presidenti tha se e kishte autorizuar misionin javën e kaluar “për ta kapur bin-Ladenin dhe për ta sjellë atë para drejtësisë”. Zoti Obama tha se një njësi e vogël amerikanësh e kryen operacionin dje kundër kompleksit.

“Pas një shkëmbimi zjarri, ata e vranë Osama bin Ladenin dhe morën trupin e tij”.

Presidenti e pranoi se al-Kaida do të vazhdojë përpjekjet për sulme kundër Shteteve të Bashkuara, dhe paralajmëroi amerikanët të jenë vigjilentë.

“Unë e kam bërë të qartë, ashtu sikurse presidenti Bush pas 11 shtatorit, se lufta jonë nuk është kundër islamizmit, sepse bin-Ladeni nuk ishte udhëheqës mysliman. Ai ishte vrasës i myslimanëve. Al-Kaida ka vrarë qindra myslimanë në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.

Zoti Obama tha se bashkëpunimi me Pakistanin kundër terrorizmit i ka ndihmuar forcat amerikane ta gjejnë bin-Ladenin. Ai tha se i kishte telefonuar presidentit pakistanez Asif Ali Zardari për ta njoftuar atë për vrasjen e bin Ladenit. Presidenti tha se zyrtarët pakistanezë ishin dakort se kjo ishte një ditë e shënuar dhe historike për të dy vendet.

Zoti Obama i telefonoi edhe ish presidentit Xhorxh W. Bush, i cili ishte president me 11 shtator dhe nisi luftën kundër terrorizmit.

Ndër hollësi të tjera mbi ngjarjen, administrata e Presidentit Obama tha se terroristi më i kërkuar në botë, Osama bin Laden u vra në një operacion gjatë natës që zgjati më pak se 40 minuta. Gjatë një takimi, një zyrtar i administratës tha se një njësi e vogël forcash amerikane arritën të hynin në kompleksin në Abotabad, rreth 56 kilometra larg kryeqytetit Islamabad.

Zyrtarët thanë se kompleksi jashtëzakonisht i veçantë, kishte dy porta sigurie, mure 3-5 metra të lartë me tela me gjemba, dhe një tarracë në katin e tretë të rrethuar me mure dy metra të larta. Një zyrtar tha se shtëpia ishte më shumë se 8 herë më e madhe se shtëpitë e tjera në atë zonë, nuk kishte telefona apo internet, dhe njerëzit që banonin aty i digjnin plehrat në vend që t’i nxirrnin jashtë.

Zyrtarët thanë se vlera e përafërt e shtëpisë ishte rreth një milion dollarë. Zyrtarët e zbulimit amerikan arritën në përfundimin se në kompleksin e dy vëllezërve, që nuk kishin burime të qarta pasurie, jetonte një person me rëndësi. Sipas zyrtarëve, bin-Ladeni i rezistoi sulmit dhe u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, së bashku me dy nga korrierët e tij dhe një djalë. Një grua, që u përdor si mburojë nga një prej luftuesve, u vra gjithashtu dhe dy gra të tjera u plagosën.

Një nga helikopterët amerikanë u shkatërrua për shkak të problemeve mekanike. Banorë lokalë, thanë se nuk e dinin që bin-Ladeni jetonte në atë kompleks. Banorët thanë se kishin dëgjuar krisma armësh dhe kishin parë nga çatitë e tyre flakët që kishin përfshirë kompleksin. Zona u bllokua më vonë nga forcat pakistaneze.

Në ketë pronë duket se është fshehur vitet e fundit Bin Ladeni


Kush ishte Osama Bin Laden

Emri i plotë i liderit terrorist, është Osama Bin Muhammad bin Awad Bin Laden, që do të përkthehej : "bin"- "bir" në arabisht, dhe emri i tij gjithashtu flet per gjenealogjinë e tij. Osama është i biri i Mohaammad, i cili ishte djali i Awad e kështu me radhë. Nëna e Osamës ishte me origjinë nga Siria, dhe u martua me babanë e Osamës, Muhammadin kur ajo ishte 22 vjeç. Ajo rimartohet sërish pas divorcit me Muhammad, dhe Osama u rrit me nënën dhe njerkun dhe tre fëmijë të tjerë. Osama Bin Laden ka lindur në 1957, dhe ishte fëmija i 17 nga 57 të tillë, i një biznesmeni nga Jemeni i cili u pasurua mjaft, nga bumi i tregëtisë së naftës në Arabinë Saudite. Në moshën 13-vjeçare Bin Laden trashëgoi në pasuri shumë të madhe, pasi babai i tij vdiq kur avioni që ai pilotonte , u rrëzua. Retuers shkruan se nuk është ende e qartë se si Bin Laden u përfshi në politikat radikale, edhe pse duket se nje faktor ndikues në këtë drejtim, ka qenë pushtimi sovjetik në 1979 i Afganistanit.

Përfshirja e tij në Afgansitan, filloi pothuajse menjëherë pas pushtimit sovjetik. Ai u bë i famshëm pasi nisi të grumbullonte fonde për rezistencën afgane dhe kanalizimin e vullnetarëve arabë që të luftonin së bashku me grupet afgane të Muxhaedinëve. Lufta e tij me Shtetet e Bashkuara besohet se nisi pasi forcat amerikane të vendosura në Arabinë Saudite gjatë krizës së Gjirit 1990-91, që pasoi pushtimin iraken të Kuvajtit. Ai e shikonte praninë e tyre si fyese dhe përdhosëse për tokën islame dhe bëri thirrje për Xhihad, apo luftë të shenjtë, kundër tyre. Kështu, familja e tij e mohon atë dhe atij iu hoq shtetësia saudite në 1994.

Pasi ishte vendosur në Sudan në1991, ai u përjashtua pesë vjet më vonë, dhe u rishfaq në Afganistan para se talebanët të merrnin kontrollin e kryeqytetit të lodhur e të rrënuar nga lufta, Kabulit. Duke ndarë bashkë me ta vizionin e rreptë për islamin, shumë shpejt Bin Laden, lehtësoi hyrjen dhe përfshirjen në qarqet e brendshme talebane.

Bin Laden u shkollua në qytetin portual saudit, Jedda. Familja e tij i mundësoi edukimin më të mrië të mundshëm në shkollat elitare. Në mes te vitit 1970, Bin Laden u martua me kushërirën e tij të parë, një traditë normale tek myslimanët për disa vende, një grua nga Siria, dhe që kishte lidhje fisnore nga nëna e tij. Më pas u martua edhe me tre gra të tjera, siç lejon ligji islamik. Raportimet mediatike informojnë se ai ka nga 12 deri në 24 fëmijë, shkruan BBC. Osama studioi në universtietin King Abd Al Aziz , ku u diplomua për inxhinieri civile, administrim biznesi, ekonomi dhe adminsitrim publik. Ai mbahet mend për entuziazmin e tij në debatet religjoze dhe pjesëmarjen në aktivitetet e ndryshme fetare dhe jo vetëm.

Shtetet e Bashkuara e kanë lidhur emrin e Bin Ladenit dhe rrjetit terrorist Al Kaeda, me një sërë sulmesh, duke filluar me bombardimin në shkurt të 1993 të Qëndrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën më shumë se 1.000 të tjerë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Bin Ladeni ishte i dyshuari i parë për bombardimet që vranë 24 punonjës amerikanë në qytete saudite të Riyadh dhe Khobar në 1995 and 1996.

Ai akuzohet gjithashtu edhe për ideimin e sulmeve me bomba të 1998 në ambasadat amerikane në Kenya dhe Tanzani, ku mbeten të vrarë 224 njerëz dhe u plagosën 4,000 të tjerë.

Pas sulmeve në ambasada, SHBA lancon raketa kruis në kampet stërvitore të Al Kaedës në Afganistan si dhe ndaj një fabrikë farmaceutike në Khartum, që pretendohej se ishte e lidhur me prodhimin e armëve kimike për Bin Laden.

Më 11 shtator, 2001 rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmet e kryera në World Trade Center dhe mbi Pentagon. Asokohe Presidenti Xhorxh W. Bush do ta cilësonte Bin Ladenin , si të dyshuarin kryesor për këto sulme.

Në fillim të muajit tetor, SHBA-ja dhe Britania nisën bombrdimet në Afganistan, pasi talebanët refuzuan të dorëzonin Bin Ladenin.

Bin Laden rrallë ka pranuar të intervistohet nga mediat, por edhe në ato pak raste ka përdorur televizionin Al Xhazira me bazë në Katar. Ai lexonte deklarata kundër Shteteve të Bashkuara ndërsa shpesh jepte edhe paralajëmrime për sulme të tjera.

50 milionë dollarë ofruan shtetet e bashkuara për informacionet që do të jepeshin lidhur me vendndodhjen e kryeterroristit , por pavarësisht kësaj shume, tentativa për arrestimin e tij dështuan disa herë. Megjithatë forcat amerikane në bashkëpunim me ato pakistaneze nuk i ndalën përpjekjet dhe operacionet e tyre duke u përqëndruar në zonat kufitare me Afganistanin dhe Pakistanin, si dhe në rajonet tirbale të Waziristanit, deri sa falë një operacioni të mirëorganizuar të komandove amerikane, u bë i mundur edhe ekzekutimi i lideri të Al Kaedës./botasot

Nrihet falamuri shqiptar në New York,për nderë të Deshmorit të Demokracisë Nikë Mernaçaj (FOTO…)

Zef NAÇAJ

Në Kensico Dam Plaza ,Westchester County u bë cermonia e ngritjes e së flamurit shqiptar përkrah atij amerikan.

Takimin e hapi përfaqësuesi i “VATRES” Zef MIRAKAJ,pastaj ngritjen e flamurit shqiptar e bekoj famulltari i kishes “Zoja e Shkodres” në New York Dom Pjeter POPAJ.

Nga pjestaret e familjes Mernaçaj, foli djali I deshmorit të demokracisë,Nikë MERNAÇAJ,Mike MERNAÇAJ

Pastaj foli përfaqësuesi i Westchester Count i cili i dorzoj babait të Nikë Mernaçit,Marash MERNAÇAJ proklamatën memoriale.

Pas dorzimit të proklamatës në mënyrë solemne u ngritën flamujt,amerikan dhe shqiptar përkrah njëri tjetrit.

Nga New York : Zef NAÇAJ

Sunday, May 1, 2011

Komuna Kelmënd : Perfaqësues të lartë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Tamarë.Perkrahin Gjeto Dukën!(FOTO…)

PDSH e zonës Kelmënd dhe kandidati i saj Gjeto Dukaj është në nje fushatë intensive për tu treguar banorve te zonës për programin e kesaj force politike dhe të kandidatit të saj Gjeto Dukaj.
Keshtu që në Tamare dolen për një takim elektoral; Rektori I Universitetit Z.Artan Haxi,ZV.Rektori Fatmir Vadahi, Kancelari Florian Bianku Dr.i shkencave biologjike Rrok Smajlaj dhe një pjese ë stafit raktorial te univeristetit të cilet shprehen para të pranishmeve ne takim perkrahjen e plote per kandidatin për Kryetar Komune Ing. Gjeto Dukaj dhe nder të tjera ata edhe premtuan se nga ana e tyre do të kenë
Përkrahje maksimale nën drejtimin e Gjeto Dukaj në rritjen e cilesisë arsimore në këtë zonë dhe perkrahjen e studenteve kelmendas që studiojnë ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”.Orjentimin e shoqatave të ndryshme që kanë lidhje dhe të bashkëpunojnë për shumë projekte,drejt Kelmëndit për zhvidhimin e kesaj zone në fushat e ndryshme e veçanarisht të turizmit.

Dokumentet e CIA-s/ Ekzekutimi i rivalëve, të Enver Hoxhës nga Jugosllavët

Një histori konspiracioni që sipas CIA-s, por edhe nga dëshmi të tjera të ngjashme të shqiptarëve të njohur, tregon se si rivalët e mundshëm të diktatorit Hoxha, por edhe personazhe që nuk ishin komodë për jugosllavët pasi kërkonin bashkim të Shqipërisë me Kosovën dhe kishin qëndrime nacionaliste, u eliminuan njëri pas tjetrit. Duke akuzuar në fillim si antititistë e më pas si titistë, të gjithë njerëzit pranë apo që rivalizonin Hoxhën, të cilët më pas bëheshin “kurban”, për hir të miqësisë shqiptaro-jugosllave apo armiqësisë së mëvonshme të këtyre të fundit.

“Vëllazëria” Enver-Tito është një nga periudhat më të përgjakshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve që sapo kishin dalë nga lufta. Edhe pse prej vitit 1948 makineria komuniste e propagandës bëri të pamundurën të shuante çdo gjurmë të “vëllazërisë” që çoi në vdekje qindra intelektualë shqiptarë dhe ndihmoi në masakrimin e mijëra të tjerëve në Kosovë, dhjetëra dëshmi dhe dokumente prej atyre ditëve tregojnë krejt të kundërtën. “Ai i madhi (Enveri) bën ç’i thonë jugosllavët”, - citon Sejfulla Maleshovën, Petro Marko në kujtimet e tij (“Intervistë me vetveten”), në pjesën që mundi ta shkruante vetëm pas rënies së diktaturës. Në mënyrë të pavarur njerëz si Petro Marko, vullnetar i Luftës së Spanjës, At Zef Pllumi, një ndër ikonat e mbijetesës antikomuniste dhe agjenci inteligjence si CIA, japin dëshmi të qarta të lidhjeve të varësisë mes regjimit të Hoxhës dhe atij të Titos. Por, ndërkohë, vetëm pak kohë më parë, ndërsa përkujtonin lindjen e diktatorit adhuruesit e fundmë të tij gjetën kohë t’i thurin edhe një herë lavde, “pikës së tij të dobët”, që paskësh qenë Kosova dhe patriotizmit të rremë që ai ngriti për të mbajtur në këmbë diktaturën. Por, në të kundërt Hoxha ndoshta ishte një ndër bekuesit e masakrës së Tivarit, ku u ekzekutuan të paktën 1700 shqiptarë të Kosovës, viktimat e të cilit kaluan përmes Shkodrës, ndërsa qindra të tjerë përfunduan të vrarë apo të burgosur vetëm për shkak se nuk e donin një “vëllazërim të tillë”.

Nga ana tjetër, vetë lufta brenda llojit te komunistët shqiptarë ishte dhe një nga dëshmitë që duket se këta duhej të jepnin para padronit për besnikërinë. Kjo e fundit dëshmohej duke akuzuar në fillim si antititistë e më pas si titistë kundërshtarët apo ata që nuk u pëlqenin, të cilët më pas bëheshin “kurban”, për hir të miqësisë shqiptaro-jugosllave apo armiqësisë së mëvonshme të këtyre të fundit.

Viktima e parë e rëndësishme e “vëllazërisë” sipas CIA-s është Mustafa Gjinishi. Njeriu që nënshkroi marrëveshjen e Mukjes që duhej të bashkonte nacionalistët shqiptarë në një front kundër fashistëve me qëllim një bashkim kombëtar. "Mustafa Gjinishi u ekzekutua nga Gega me urdhër të jugosllavëve më 1944", - thuhet në faqen 76 të dokumentit të CIA-s për “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik” të bërë publik më parë. Në dokumentin në fjalë në asnjë moment nuk lihet të dyshohet se si Hoxha dhe Xoxe u kishin shërbyer me të njëjtën devotshmëri jugosllavëve. Në përshkrimin që bën për betejën e Xoxes me Hoxhën, CIA, edhe pse e përmend propagandën e Hoxhës që ia vishte Xoxes krimet në emër të jugosllavëve, thotë se që të dy ishin njëlloj të bindur. “Nuk ka asnjë provë që qoftë Hoxha, qoftë Xoxe, i rezistuan në njëfarë mënyre dominimit jugosllav”, - shkruhet në faqen 19 të raportit, sipas të cilit nëse do të kishte qenë Xoxe i përzgjedhuri nga rusët për të drejtuar vendin, me shumë mundësi si titist do të ishte dënuar Enver Hoxha. Ky i fundit, sipas CIA-s, nuk shpëtoi dhe as u përzgjodh nga Stalini si drejtues në Shqipëri për shkak të kundërshtimit të Titos, por si “kukulla më e përshtatshme”.

CIA citonte se ishte lufta dhe inatet apo bindjet e ndryshme brenda komunistëve dhe spastrimi i imponuar nga jugosllavët që dërguan drejt vdekjes qindra shqiptarë. Petro Marko kujton se si e burgosën pas një grindjeje me ambasadorin jugosllav në Tiranën atëherë të veshur me flamuj jugosllavë dhe të mbushur me njerëz që brohoritnin në rrugë: “Enver e Tito”. “Kudo populli thërriste Enver-Tito edhe ne me Enverin në krye thoshim dhe shkruanim se pa Titon nuk do ishim çliruar. Kudo vareshin flamuj të gjatë jugosllavë bashkë me flamurin tonë”, - kujton Petro Marko. Sigurisht në një kohë të tillë askujt nuk i shkonte në mendje të kujtohej për Kosovën. Të gjithë ata që e përmendnin, duke filluar nga Mustafa Gjinishi, u vranë. Në të njëjtat faqe ku flet për tradhtinë që Hoxha i bëri Kosovës, Marko shkruan se ai e mjaft të tjerë, edhe pse komunistë të orëve të para, i shihnin jugosllavët si pushtues. Sipas shkrimtarit, thuajse të gjitha ndihmat që vinin për Shqipërinë nga UNRA transportoheshin më tej për në Jugosllavi, ndërsa të gjithë ata që ngritën zërin për të kërkuar në Shqipëri mbështetje për masakrat që po bëheshin në Kosovë, u arrestuan dhe iu dorëzuan partizanëve jugosllavë. Në kujtimet e At Zef Pllumit jepet e njëjta pamje e Shqipërisë. Flamuj e këngë jugosllave në rrugët e Shkodrës. Në një nga faqet e librit At Zefi tregon se si flamurin shqiptar të ngritur në kambanoren e kishës ku ai shërbente, e ulën për të parë, për të vënë në vend të tij, flamurin jugosllav. “Patër,- i thashë, - të gjitha i di, ata që e vunë flamurin jugosllav ishin dy partizanë me pushkë të dërguem nga komanda...”, kujton At Zefi në faqen 23 të librit “Rrno për me tregue”.

Në të njëjtën pjesë të librit është edhe rrëfimi mbi mijëra të rinjtë e Kosovës që u masakruan në Tivar, në rrëfimin e tij At Zef Pllumi tregon se si mijërat kaluan përmes gjithë Shqipërisë së Veriut për t’u vrarë në Tivar. Ndërkohë, përkundër asaj që pretendon propaganda komuniste e ngritur për vite me radhë në Shqipëri, nuk ishte Hoxha ai që doli kundër Jugosllavëve. Sipas CIA-s, duket se ky i fundit kishte zgjedhur të rrinte në hije, për të parë se si mund të përfitonte duke ia lënë në dorë Koçi Xoxes të nënshkruante fillimisht marrëveshjet me jugosllavët apo urdhrat e dënimit të mijëra personave dhe më pas t’i denonconte ato. “Është mjaft interesante se është pikërisht Koçi Xoxe “titisti” ai që në korrik dhe gusht, ndërmori fushatën e denoncimit të regjimit të Titos”, - shkruan CIA në faqen 22 të raportit. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe Hoxha nuk ishte ndier. Për herë të fundit, sipas CIA-s, ky i kishte përmendur jugosllavët në shkrimin “Mbi rëndësinë e Titos për Shqipërinë” në janar 1948 në gazetën “Zëri i Rinisë”.
Loading...


*