Saturday, February 26, 2011

Peshkëpia: Dekorimi i hetuesit, si plumbi mbi tim atë

Konferencë Shkencore në përkujtim të 22 intelektualëvë të pushkatuar pa gjyq në masakrën e 26 shkurtit 1951

Peshkëpia: Dekorimi i hetuesit, si plumbi mbi tim atë

Gëzim Peshkëpia, i biri i njërit prej 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist për bombën në Ambasadën Sovjetike u shpreh dje se, medalja në gjoksin e hetuesit Skënder Breca dhënë nga Presidenti Topi, rëndon po aq sa plumbi në gjoksin e bababit të tij të pushkatuar në grupin e 22 intelektualëve. Këtë deklaratë Peshkëpia e bëri dje gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në përkujtim të 22 intelektualëve, që u ekzekutuan pa gjyq. "Medalja në gjoksin e Skënder Brecës ka peshë po aq sa plumbi që S. Breca i ka dhënë babait tim, por është shumëfish më i rëndë sot në gjoksin e tij", deklaroi Gëzim Peshkëpia gjatë fjalës së tij. Gëzim Peshkëpia tregoi më pas se si pas pushkatimit të babait të tij e internuan atë dhe familjen e tij. "Masakra e 26 shkurtit ku u ndërprenë në mënyrën më çnjerëzore 22 jetët e pafajshme ka dhe anën tjetër të saj; burgimin, internimin, dhunën, diskriminimin e familjeve të tyre, të cilat vazhduan për 40 vjet me radhë deri ditën që u shemb regjimi komunist", tha ndër të tjera Peshkëpia.

Skënder Breca ka qenë një nga hetuesit xhelatë të diktaturës komuniste që ka dërguar në litar, në pushkatim, në gjymtime fizike, hedhje prej kateve të larta etj., dhjetëra intelektualë dhe njerëz të pafajshëm në kohën e diktaturës. E sikur të mos mjaftonin këto masakra, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, para tre vjetësh e ka dekoruar hetuesin xhelat Skënder Breca me "Medaljen e Mirënjohjes" me motivacionin: "Për përkushtim të lartë, korrektësi dhe ndershmëri në ushtrimin e funksioneve të prokurorit". Njëri nga viktimat e xhelatit Skënder Breca ka qenë intelektuali Xhelal Koprencka, i cili është dekoruar me medaljen e "Martirit të Demokracisë" për rezistencën burrërore para torturave të xhelatëve prokurorë dhe të hetuesve kanibalë si Skënder Breca, por edhe pse ky fakt tronditës dihej, Presidenti Bamir Topi e dekoroi hetuesin xhelat. E krahas dekorimit të varur në gjoks nga Presidenti, hetuesi xhelat u punësua edhe në Prokurorinë e Përgjithshme nga Ina Rama. Kryeprokurorja Rama e mori si këshilltar të sajin xhelatin Breca a thua se po e shpërblente për krimet e tij monstruoze gjatë diktaturës komuniste.

Dje u mbushën 60 vjet nga masakra e 26 shkurtit 1951 dhe 22 intelektualët e pushkatuar pa gjyq u përkujtuan në një Konferencë Shkencore që u mbajt në Muzeun Kombëtar në Tiranë. 22 qirinj të ndezur dhe lule mbi emrat e të ekzekutuarve, si dhe një minutë heshtje, në këtë mënyrë u përkujtuan në prani të familjarëve viktimat e pafajshme të pushkatuara nga sistemi komunist. Studiuesi Uran Butka u shpreh se, në atë kohë Shqipëria ishte në një kapërcyell kohor dhe po kalonte nga dominanca jugosllave në atë sovjetike dhe se duheshin kurbanë të rinj në themelet e kësaj miqësie. "Masakra e natës së 26-27 shkurtit 1951 është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me paprecedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj", tha Butka. Gjatë kumtimit të tij ai rrëfeu ngjarjen e asaj kohe, duke shprehur edhe faktin se vendimi për këtë masakër u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politikë të Partisë së Punës në mbledhjen e 20 shkurtit '51. Studiuesi Agron Tufa referoi në lidhje me importin e modelit komunist të terrorit mbi intelektualët shqiptarë. "Karakteri i hapur në zbatimin e genocidit të formave të terrorit masiv të intelektualëve dhe qytetarëve ka qenë një praktikë e importuar e udhëheqjes komuniste shqiptare, duke u mbështetur në dy modelet staliniste të spastrimeve të listave të zeza", tha Tufa. Kryetari i Institutit të Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa, u shpreh se Enver Hoxha dhe Byroja Politike në çdo hap janë mbështetur tek praktikat e Stalinit dhe i vetmi aspekt krijues i komunizmit shqiptar konsiston me larjen e hesapeve me kundërshtarët pa qenë nevoja e procedurave dhe e dokumentacionit elementar. Ndërsa studiuesi Kolec Topalli vuri në dukje se masakra e 26 shkurtit '51 kishte si synim kryesor vrasjen e intelektualëve shqiptarë. Shkrimtari dhe studiuesi Amik Kasoruho, i biri i njërit prej 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq, u shpreh ndër të tjera se, sot ne përkujtojmë vetëm njërin prej krimeve të panumërta që shteti komunist kreu gjatë jetës së tij. "E përkujtojmë me dhimbje, por edhe me vetëdijen se ky është një borxh që u kemi jo vetëm atyre që humbën jetën nën plumbat e diktaturës komuniste, por edhe si një detyrim ndaj bijve, nipërve dhe stërnipërve tanë që të mos përsëritet më ajo faqe e dhunshme e historisë sonë, që duhet të mbetet e shkruar me germa zjarri në kujtesën e shqiptarëve. Sot e mot. Sepse po shohim që fara e ligësisë nuk është zhdukur. Ajo nxjerr krye nëpër media dhe nëpër protesta sheshesh, në greva urie dhe në strategjinë e frikës dhe të pasigurisë. Ajo nxjerr krye në mohimin e gjithçkaje pozitive ka bërë ky vend, duke synuar të errësojë arritjet dhe të zbehë shpresat", tha Kasoruho.

Islami: Edi Rama është duke përgatitur alibinë e humbjes së bashkisë së Tiranës

Gazeta 55Islami: Edi Rama është duke përgatitur alibinë e humbjes së bashkisë së Tiranës

UPDATE- Deputeti socialist thotë se dështimi i pritshëm në zgjedhjet e 8 majit, i ngarkon përgjegjësi të veçanta kryetarit në detyrë të bashkisë, Edi Rama, sepse humbja vjen si rrjedhojë e mos mbajtjes së premtimeve në harkun kohor 2007-2011

“Edi Rama e di se bashkinë e Tiranës e ka të humbur ndaj dhe heziton në shpalljen ose jo të kandidaturës për zgjedhjet e 8 majit”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, gjatë një deklarate të tij për mediat. Sipas Islamit, dyzimi i Edi Ramës për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës krijon përshtypjen se PS do ta humbasë Tiranën dhe Rama po përgatit në çdo opsion alibitë e humbjes dhe bashkë-ndarjen e fajësisë e mundësisht pafajësinë e tij. Në një reagim për mediat, Islami komentoi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama, në një emision televiziv, ku pranoi për herë të parë se edhe mund të mos ri-kandidojë për mandatin e katërt në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. “Rama duket sikur ka bërë një tërheqje taktike nga qëndrimi i tij i mëparshëm, duke shfaqur në këtë rast një dyzim të madh dhe pasiguri ekstremale. Ai do të donte të vazhdonte për kryetar bashkie, nëse fitimi i bashkisë do të ishte një ngjarje e sigurt, por mesa duket nuk është kështu”- u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami.
Ndërkohë që pasiguria, sipas Islamit, duket se është faktori kryesor që shpjegon dyzimin e Ramës, por këtu duhet shtuar edhe përgjegjësia për humbjen eventuale. “Po ashtu, Rama ishte përgatitur që të ishte i vetmi kandidat, duke synuar ose të fitonte ose të ‘shkatërronte’ zgjedhjet, pra ose fitore ose prishje e zgjedhjeve. Por për opsionin e ‘prishjes së zgjedhjeve’, mesa duket mesazhi ka qenë i qartë nga partnerët ndërkombëtarë që monitorojnë sjelljen politike të opozitës prej më shumë se 20 muajve”- vijoi analizën e tij deputeti socialist. Islami theksoi se në këtë dyzim, Rama llogarit edhe përgjegjësinë maksimale mbi supet e tij, nëse e humb Tiranën duke kandiduar vetë, ndërkohë që po të mos kandidonte gjykon se përgjegjësia e tij është më e ulët. “Nëse nga testimi rezulton se Tirana është e humbur nga kandidati i majtë, atëherë janë të shumta gjasat që Rama apo kandidati zëvendësues të jenë humbës me siguri të lartë”- deklaroi Islami. Por, sipas tij, përgjegjësia e Ramës për humbjen nuk mund të reduktohet, sepse Rama mban përgjegjësi si ish-Kryetar i bashkisë për mbajtjen e premtimeve në mandatin 2007-2011. Islami theksoi gjithashtu se Rama do mbajë përgjegjësi për humbjen edhe nga pozitat e Kryetarit të PS-së, që me veprimet radikale e lodhi PS-në dhe nuk përgatiti në kohë kandidatin zëvendësues dhe po ashtu, nuk mundi të sigurojë një fushatë fituese për kandidatin e majtë. “Nëse kandidati i majtë humbet Tiranën, nuk ka asnjë shans që Rama të deklarojë pas zgjedhjeve se ‘po të ishte ai kandidat atëherë do të rezultonte fitues’, me synimin për të goditur të gjithë ata që i kishin sugjeruar mos kandidimin”- tha Islami. Megjithatë, sipas Islamit, gjasat më të mëdha janë që Rama të rikandidojë, duke deklaruar se “ai nuk dëshiron, por iu lutën shokët e partisë”. “Ky do të ishte një opsion që do të bënte për të qeshur të gjithë ata që nuk janë naivë”- tha Islami. Në reagimin e tij, Islami komentoi edhe qëndrimin e kreut të PS-së, Edi Rama, për të vijuar protestat në vend. Islami kërkoi që PS t’i kthehet në mënyrë urgjente veprimit institucional dhe të mos shpenzojë energjitë në veprime jashtëparlamentare dhe anti-parlamentare, sepse një gjë e tillë, sipas tij, “ul shanset e suksesit të saj elektoral dhe për më tepër përbën një precedent të rrezikshëm”. “Protestat dhe demonstrimet paqësore janë mjete demokratike, kryesisht të organizatave jo qeveritare dhe të grupeve të interesit, sepse partitë politike e kryejnë aktivitetin e tyre politik e institucional kryesisht në parlament”- tha Islami. Nëse një parti politike opozitare, në rastin konkret opozita e majtë, që ka mbi 46 për qind të vendeve në Kuvend, përqëndron kryesisht veprimet e saj politike jashtë Kuvendit, sipas Islamit, "atëherë ajo ka shumë gjasa të kthehet në një forcë politike jo efikase, që vepron më shumë jashtë sistemit dhe jo rrallë kundër sistemit”. “Partia Socialiste duhet urgjentisht t’i kthehet veprimit institucional brenda sistemit e të paraqitet si një forcë alternative që jep zgjidhje e shpresë”- vijoi deputeti socialist.

Friday, February 25, 2011

Libia në udhëkryq

Kryengritja në Libi po përhapet gjithnjë e më shumë dhe fundi i regjimit të Gaddafit nuk duket i largët. Tanimë shtrohet pyetja: Kush do të vijë në pushtet, dhe ç'të ardhme do të ketë vendi i pasur me naftë dhe gaz?

Gaddafi që jo shumë ditë më parë e sulmoi opozitën si drogaxhinj dhe minj, tanimë e ka ndryshuar tonin. Në një fjalim, të cilin ai për arsye sigurie e ka mbajtur përmes telefonit në televizion, kreu i shtetit libian ka pretenduar se të rinjtë demonstrues po nxiten prej Al Kaidës. Dhe si një baba i mirë i kombit ai u ka bërë thirrje prindërve të mbajnë fëmijët në shtëpi, që të mos u ekspozohen rreziqeve të këtij ndikimi. Mos Gaddafi donte të nënkuptonte më këtë se çfarë forcash do të vijnë pas tij. Si shumë veprime të tij edhe ky është i paqartë.

Gaddafi e ndjen veten me shpatulla pas muri

Fjalët e "udhëheqësit të revolucionit" siç e quan veten Gaddafi, janë një shenjë se Gaddafi e ndjen veten të vënë me shpatulla pas muri, megjithëse forcat e sigurisë vazhdojnë të veprojnë pa mëshirë kundër kryengritësve, të cilët prej kohësh nuk mund të quhen më demonstrues. Fundi i këtyre luftimeve nuk dihet, edhe përfundimi i tyre po ashtu.

Një gjë është e sigurtë. Po qe se vendi nuk ndahet, atëherë Gaddafi nuk do ta mbijetojë dot kalimin në një Libi të re dhe ndryshe. Moammar GadhafiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Moammar Gadhafi Ai nuk mund të arratiset - pasi askush nuk do ta pranojë. Dhe në vendin e tij do të ngjiten në pushtet forca të reja, megjithëse hapat e parë në liri do të hidhen në gjurmët e lëna nga Gaddafi. Në Bengazi dhe Cyrenaika në veriperëndim të vendit, si edhe në zona të tjera janë krijuar komitetet me personalitete të njohura, akademikë avokatë dhe gjykatës për t'u këshilluar për masat e nevojshme pasi ky lloj pushtetit të jetë larguar. Ka qenë ideja e Gaddafit të ngrinte komitete popullore në të gjithë vendin, por me këtë ai thjesht donte të krijonte përshtypjen në popull se një demokraci bazë në vend ekzistonte.

Libia vuan shumë nga klanet dhe pushteti i fiseve

Duhet thënë se Libia më shumë se të gjitha vendet e tjera arabe vuan nga klanet dhe pushteti i fiseve dhe ai që do të ngjitet në të ardhmen në pushtet, duhet të bëjë koalicione dhe aleanca me to. Pak shanse kanë këtu politikanët libianë në ekzil, sepse fiset që tanimë janë kundër Gaddafit, do të ngrenë më shumë zërin për formësimin e së ardhmes së vendit të tyre, se sa përfaqësuesit e vendit jashtë.

Libia e re - rrezik islamist?

Ende mbetet e hapur se në ç'drejtim do të shkojnë zhvillimet: Bengazi dhe Verilindja e Libisë kanë qenë tradicionalisht konservatore, për këtë arsye që andej mund të vijë tendenca për ta orientuar vendin drejt fesë islame, për të mos thënë drejt islamizmit. Rajonet e tjera nuk do ta pranojnë këtë tendencë aq kollaj.

Deri tani nuk ka spikatur ndonjë lider i ri dhe as ndonjë orientim i qartë i vendit. Përveçse rrëzimit të Gaddafit. E paqartë është po ashtu se ç'pamje do të ketë në të ardhmen struktura shoqërore e Libisë, apo orientimi i politikës së jashtme. Edhe pse kryengritësit në këtë moment nuk e vrasin mendjen për këtë - shpejt ata do të ndërgjegjësohen se zhvillimet e ardhshme në Libi janë të pashkëputura nga përdorimi i burimeve të brendshme të naftës dhe gazit. Por për shitjen e tyre nevojiten marrëdhënie të stabilizura me botën e jashtme. Veçanërisht me Evropën.

Autor: Peter Philipp
Redaktor: Pandeli Pani

Thursday, February 24, 2011

“Gjurulldi-mileti” dhe prijësi i tyre.


Nga Feti Zeneli

Një barcaletaxhi, fjalën “demonstratë”, të artikuluar nga Edvin Rama për tre protestat politike që Partia Socialiste ka zhvilluar gjatë këtij viti, duke filluar me 21 janarin e dhunshëm, ndryshe nga përkufizimi që i jep asaj Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, si një “manifestim i masave të gjera punonjëse… në vendet borgjezo-revizioniste”, e shpjegon me turqishten e kohës së “Babës”; si “gjurulldi-milet”. Nisur nga ky fakt, përshkrimi më i gjetur fiziko-psikologjik i pjesëmarrësve në këto demonstrata, nuk do të ishte ai që bëhet sot për protestuesit modern të botës perëndimore, por gjithçka thuhet e shkruhet për rebelët e dikurshëm të kohës së Turqisë: Ata “…ecin poshtë e lart të vetëkapardisur…”, megjithëse “…me fytyra të rreshkuara, të vrugëta, të egra e pa fije gëzimi, që të kallin datën”. Kjo do të thotë, që nga mesi e lart janë “general”, kurse “…nga mesi e poshtë -katundarë”. Janë njerëz që, “…nuk lënë gurë e kusur…”, pasi për ta, si “…të pagdhendur e të dalldisur…” në ekstrem, “…dajaku ka dalë prej xhenetit…” dhe shkojnë me mendim: “…pas nesh, flaka të bjerrë!”. Fëmijët, tregtarët, turistët, qytetarët e ndershëm dhe shumë njerëz të tjerë, që s’bëjnë pjesë në këto turma, sapo i shohin në rrugë, ndërpresin punën apo lëvizjet dhe struken të frikësuar në shtëpitë e tyre. Ndërsa “turma” përshkruhen si; “…pa identitet e vetëdije…”, ku pjesa dërrmuese “…nuk e vënë në kandar as jetën, as vdekjen…”, përderisa nuk u bën përshtypje fakti që një “sulltan” i tyre u thotë: “13 mijë të vrarë prej jush, asgjë nuk janë(!?)”. Kësisoj, ata, “…e kanë më të lehtë t’i binden dikujt, se sa të komandojnë veten…”; sigurisht t’i ndonjë “selxhuku”, që “festen e kuqe” e ka në tru dhe jo mbi kokë. Për ta; ligji, shteti evropian, perëndimi, qeverisja integruese, etj., fenomene pozitive të botës modern, janë “paudhësi”?!...

21 janari 2011 ishte rasti më i mirë për ta shuar një kuriozitet të tillë, megjithëse duhet t’i bëje mirë llogaritë, që të dilje në rrugë!? Natyrisht nuk duhej të ishe polic, gardist, qeveritar, demokratë, tregtar, turistë, nxënës shkolle, fëmijë kopshti apo të kishte një emër të shenjtë, si… “Bekime”, fjala vjen; qoftë edhe duke kryer një punë apo detyrë të caktuar. Por kush nuk i ka parë “live” këto skena, ka mundësi ta shuaj kuriozitetin, duke klikuar në websitin e disa mediave vizive apo të shkruara e t’i shoh të regjistruara. S’më shqitet nga mendja një foto me diçiturën: “Demonstrata e opozitës degjeneroi në dhunë fatale nga pjesëmarrësit, në vijim të ftesave provokuese nga krerët e PS dhe partive të vogla pranë saj, ku tre vetë u vranë dhe mbi 120 të tjerë mbetën të plagosur”, e botuar në faqen on-line të një të përditshmeje, ku shihen dy fytyra protestuesish, që “të kallin datën, vërtetë” dhe të kujtojnë “paraardhësin” tonë të hershëm-majmumin, për të mos thënë paraardhësin e “zotit majmun”. Kaq të frikshme e të dhunshme janë pamjet e këtyre fytyrave, sa që edhe kur dalin në “demonstrata paqësore”, përsëri; rrugët, shkollat, kopshtet e njësitë tregtare boshatisen me shpejtësi rrufe, kurse ambasadorët e huaj u kujtojnë shtetasve të tyre që të shmangin lëvizjet në qytete dhe të marrin masa për mbrojtjen e tyre. Gjyshet e vërteta shqiptare fillojnë t’i qetësojnë fëmijët, që s’po kuptojnë pse i kanë mbyllur në shtëpi, duke u thënë se, “në rrugë ka dalë Gogoli”!...

Perëndimi, dhe sidomos amerikanët kanë gati një shekull që i njohin këto fytyra, për nga mendësia dhe psikologjia haxhiqamiliste e tyre. Ato, edhe pas 96-97 vitesh, janë po aq tmerronjëse sa ç’i përshkruan fotoreporteri i “United Press”, Ronald Spenser; me të vetmin ndryshim se ndërsa atëherë luftonin për “…privilegjet e humbura nga koha e Turqisë...”, tani luftojnë për privilegjet e humbura nga koha e komunizmit. Janë kryesisht nga radhët e ish komunistëve, punëtorëve e kooperativistëve pararojë, montatorëve duarartë, heronjve të punës socialiste, sigurimsave, oficerëve, instruktorëve, kryetarëve, drejtorëve, brigadierëve e kështu me radhë. Duan “demokraci proletare”, të cilën e quajnë “demokraci të vërtetë”; pra, me pak fjalë, duan një “demokraci shpellare” ose një pushtet që nuk vjen nga vota, por nga revolta. Tre herë gjatë shekullit të kaluar, pushtetin e kanë marrë me “grykën e pushkës”; në ’24-ën, ‘44-ën dhe ‘97-ën. Pushtetin që merret me votë e quajnë “të dhuruar” dhe jo “të fituar”. Thënien e filozofit Parker, sipas të cilit, “arsyeja është më e fortë se topat”, ata e lexojnë së prapthi; pra “topat janë më të fortë se arsyeja”. Madje, nëse perifrazojmë Terenelin, një tjetër mendimtar të shquar, ata “armët” i përdorin para dhe jo pasi “…të kenë provuar të gjithë mjetet e tjera”. Kjo është arsyeja, që i tregojnë si “virtyte” shqiptare disa barcaleta për “heronjtë e tyre”, të cilët kur ftoheshin nga kancelaritë perëndimore për bisedime, një “kobure” e dorëzonin, kurse tjetrën e fshihnin në “çorape”. Natyrisht tani “koburja” nuk mund të jetë “një zgjatim i shtyllës kurrizore”, por një “rudiment” i trurit. Ajo ka, tashmë, formën e “kokës” që nuk bindet, që nuk dëgjon këshillat dashamirëse apo që nuk reflekton pozitivisht. Populli për këta tipa përdorë togfjalëshin: “kokë kobure”, të cilët më shumë se sa “budallenj” janë “shejtan-budallenj”. Tiranasit kanë një fjalë tepër karakteristike për të portretizuar këta tipa, duke i quajtur “sherrë-budallë”, që në shqipen standarde, ndoshta, nënkuptohen ata persona që nxiten në punën dhe jetën e tyre, nga instinktet dhe jo nga arsyeja.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edvin Rama, me veprimet e deritanishme është “kokë kobure” apo një “sherrë-budallë” i kohëve moderne. Të gjitha protestat dhe manifestimet e zhvilluar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009, përfshi edhe tre raste “gjullurdi-mileti” të këtij viti, janë zhvilluar sepse prijësi i tyre, përpara se sa “të ketë provuar të gjithë mjetet e tjera”, siç thotë Tereneli, ka marrë në dorë “koburen”, dhe tash së fundi edhe “topin”, duke iniciuar një sherrnajë të panevojshme kombëtare. Preteksti i gjithë këtyre “gjurulldive”, siç e di, tashmë, i madh e i vogël në Shqipëri, ka qënë “hapja e kutive”. Megjithëse për të zgjidhur një çështje të tillë, siç e kanë përcaktuar edhe organet kompetente të KiE-së dhe BE-së, ka mjaft rregulla ligjorë, Rama preferoi, më mirë, të marrë “koburen në dorë”; madje “dy kobure”, si komitët e dikurshëm; një në zemër dhe tjetrën në kokë. Gjithë këtë gjurulldi apo zallamahi, që s’mbeti vend i botës pa e marrë vesh, e bëri, si një “sherr-budallë” i vërtetë; pa pasur asnjë provë apo fakt që t’i jepte të drejtë. Ai e dinte që tek “hapje e kutive” do të gjente “eshtrat e qenit të ngordhur”, siç doli në Shkodër, ndaj sillet si një i lajthitur, jo vetëm me njerëz të veçantë por me çështjen kombëtare në përgjithësi, duke nxjerrë me dhjetëra herë në rrugë, njerëz si vetja e vet. Në librin “Miti i Haxhi Qamilit” është një pasazh interesant për të ilustruar këtë lloj mirëkuptimi genetik, do të thoshim, midis “sherrë-budallit kumandar” dhe atij “asqerë”: - Aman, mos na vrisni!, - u lut një fshatar, mbështetur tek rrota e topit, sikur ishte mbërthyer atje. -Unë kam një tufë me kalamaj, që s’kanë ç’të hanë. Po edhe këta të tjerët hallexhinj janë. Mos më keq janë. Për të qarë hallin… Gabiu e vështroi me dhimbshuri. Rrobat e trupit i kishte me arna dhe vende-vende të shqepura, si gojë të uritura. - Nga je? - e pyeti. - Nga katundi Sharrë. - Po ti qenke bash nga fshati i Haxhi Qamilit! - Prej andej jam. - Përse i besove atij njeriu, nuk e njihje? - E njihja, si s’e njihja, bre burrë! Një i lajthitur. - Kur e dije të tillë, pse i shkove pas? - Edhe unë me hënë jam… - Me thënë të drejtën, unë e kam gjak Haxhiun. Jemi rritur bashkë, kemi ngrënë në një çanak…”

Gotët dhe historia

Princërit e gotëve “Gotini” të interesuar për një tokë të re, nisën eksplorimin e kontinentit të vjetër nga ishulli skandinav si rrjedhojë e mbipopullimit dhe ekspansionit kulturor. Që në mijëvjeçarin I para Krishtit, lëvizjet migratore i dhanë vetëdijen zhvillimit kulturor të kontinentit. Kjo lidhej me kalimin nga shoqëria fisnore në elementët bazë të shoqërisë civile. Populli kelt i Hallshtatit, shfrytëzonin hekurin dhe tregtonin kripën në Jug, deri në Itali dhe në Veri të Bohemias. Të mirat materiale që predominuan në periudhën e prodhimit të hekurit, tregojnë për një shoqëri hierarkike dhe të sofistikuar. Në këtë formë kultura “Hallshtat”, ka të bëjë më shumë me gjendjen e zhvillimit të shoqërisë, sesa me kohën në të cilën ky zhvillim u arrit. Të bashkuar nga kultura e djegies së trupave “Urnfield”, keltët Kotini u bënë preha e zhvillimit social dhe politik të gotëve. Midis epokës së hekurit dhe epokës së bronxit, pushteti lokal i “princërve” të kulturës “Hallshtat” u zhduk në Sllovaki, pas konflikteve të popujve skitho-thrakianë dhe fiseve kelte, të cilët avancuan nga Jugu drejt Veriut, duke ndjekur lumenjtë sllovakë. Fitorja e keltëve shënoi fillimin e epokës së vonët të hekurit në rajon dhe Kotini u bënë bartësit e kulturës “Pukov”. Përmes kulturës “La Tene”, Europa i shikoi keltët si njerëz të rëndësishëm, të pushtetshëm dhe magjepsës. Një perandori po studiohej dhe po krijohej në atë kohë. Kjo ishte Roma! Shumë nga rrugëtimet tregojnë për një eficencë të bashkëpunimit me fise të vjetra iraniane, sidomos në fushën e nxjerrjes dhe prodhimit të mineraleve dhe zbukurimin e armatimeve. Burimi i jetës dhe i dritës u shfrytëzuan nga fisi i minierave të hekurit Kotini. Lumi Vistula është prova e parë e hershmërisë dhe origjinalitetit të fisit Kotini, pasi me shkeljen në kontinent, lumenjtë u bënë vendqëndrimet kryesore. Kështu, do të ishte më e lehtë që të bëhej një studim potencial i sistemit të tyre historik, ashtu sikurse për administrimin e minierave. Silesia dhe minierat sllovake u bënë qendra të armatimeve kelte, që shoqëruan periudhën e hekurit. Duke iu referuar elementeve të njohur, mund të kemi edhe një histori të drejtë të fakteve.

Qyteti “Manching” ishte qyteti i parë kelt, që barti në vetvete të gjithë format kulturore të fiseve. Kultura kelte e qytetit Oppida, provohet nga punimi i armatimeve, zbukurimet e orendive të kohës, organizimi i përsosur mbretëror, prania e rangut fisnik, mbrojtja me ushtarë të rregullt dhe futja e arit si element likuid. Klanet më të rëndësishme kelte jetonin pranë minierave të kripës dhe të hekurit. Hekuri ishte epokë historike, si “thesari i thesareve”, sepse lënda e parë shkonte në prodhimin e armatimeve. Të dhënat historike grumbullojnë fakte në lidhje me fisin Kotini, të cilët në mënyrë të arsyeshme kishin monopolin dhe strukturën tregtare në punimet e hekurit. Duke vijuar eksplorimin drejt alpeve dhe gjatë lumenjve, shumë nga vendet e Evropës Perëndimore morën “firmën” gale të zhvillimit. Kotini ishin fisi që i vunë emrin Galit, si rrjedhojë e sundimit të alpeve. Duke pasur disa nga cilësitë thelbësore të natyrës politike, mund të shikohet një orientim i plotë i sistemit fisnor në elementet bazë të antropologjisë dhe kulturës popullore. Me këtë dua të them që rrënja shkencore e fjalës “got”, kishte për origjinë princërore keltët Kotini, në kuptimin e hershmërisë sesa të veçorive fisnore.

a. Luftërat gotike nuk kishin dallim në artin e luftimit për disa arsye, si: a. Shpejtësia dhe trimëria në luftime nuk drejtohej kundër Perandorisë Romake, por kundër çdo armiku. b. Drejtësia e aksioneve të tyre i referohet shpesh qëllimeve etnike të organizimit dhe funksionit të popujve gjermanik. c. “Thembra e Akilit” ishin fiset e vogla. d. Ritmi unik që kishin të gjithë fiset gotike në luftime, tregon që ata ishin e njëjta rracë. Ekspeditat drejt Evropës, bënë që fiset antike kelte Boii dhe Kotini, të krijonin konfederatën e tyre të drejtimit dhe interesave.

Pas shpërbërjes së konfederatës së Boii dhe Kotini u kalua në konfederatën e Markomanit. Këto konfederata kishin veçorinë, se nuk motivoheshin nga motive fetare dhe biblike, pasi keltët mbaheshin si “njerëzit e ujit” dhe të natyrës. Në shekullin IV pas Krishtit, shoqëritë kelte u paisën me alfabetin e tyre gjuhësor. Mund të thuhet tekstualisht se historinë e popujve të pashkruar e bëjnë kundërshtarët tyre. Perandoria Romake ishte qendra e qytetërimit botëror dhe kultura shtetërore më e bukur që kishte parë koha. Ky element dëshmon të kundërtën e zhvillimit fisnor, që çoi drejt dy kulturës dhe Evropës. Fiset gale, ishin shumë të civilizuara, të pasur dhe tërësisht të ndarë. Romakët i respektonin dhe kishin frikë nga ata. Meqenëse në papiret romake, Kotini figuronin si fisi me elementët më të fortë keltë dhe të vetmit që u përmendën në këtë formë, atëherë na duhet të besojmë për një lidhje të hershme me qytetërimin e kohës dhe perandorët e kësaj “super-perëndie”. Nëna e Jul Cezarit, Aurelia, ishe gote nga fisi “Kota” i Alpeve. Mark Jul Koti, i biri i mbretit Donus i kushtoi një hark të triumfit perandorit August, për njohjen e të drejtave të mbretërimit, në një kohë që ky titull ishte përjashtim juridik nga rregullat e perandorisë. Duke pasur titullin e mbretit dhe shumë toka në pronësi, Kotini arritën të kishin aleanca të drejta me Romën dhe të njiheshin në mirëbesim nga të gjithë perandorët e saj. Rrugët e alpeve më të larta “Cisalpinet” u hapën nga Koti, por që dikush i krahasoi me punën e një herkuli. “Kotini of Dio”, është emri etnik me të cilin shkrimtari i njohur romak Taciti, e përkufizoi fisin Kotini. “Dio” në italisht në gjuhën letrare, domethënë “i Zotit”, një emër i vënë për një fëmijë të braktisur, ose pseudonimi për një njeri të devotshëm. Mirëpo, kur takohet historia me fisin Kotini, nocioni mistik i Zotit, merr fuqinë e të parëve, si në hershmëri ashtu edhe në mbretërim. Fëmija e parë e Zotit, sipas Biblës është mbret. Transformimi i epokës së hekurit në periudhën romako-gjermanike në shekullin I pas Krishtit, kaloi përmes analeve të kulturës “Hallshtat” te kultura “Pukov”.

Etapat kelte të zhvillimit, minierat, opidat, monedha e tyre mbretërore, mbretëritë nën perandori, rrugët ndër alpe dhe lumenj, armatimet dhe potenciali i paçmueshëm gotik i luftimit për jetën dhe qytetarinë, ishin bazat e monarkisë së ardhshme të Evropës. Frankët ishin në mënyrë origjinale një përbërje e ndryshme e grupeve të vogla fisnore, që në një pikë të caktuar u bashkuan në një konfederatë dhe e konsideruan veten e tyre, si të kishin të njëjtin identitet etnik. Frankët- Salinë ishin fisi i parë gjermanik që kaluan alpet dhe se pasardhësit e tyre ishin merovingianët, të cilët nën dinastitë e famshme politike të kohës si Agilofingët dhe Karolingët, sollën një veçori të qartë të aristokracisë botërore, Habsburgët. Trashëgimtarët frankë ishin fise të vogla që e “grumbulluan” këtë karakteristikë të hirearkisë princërore, ku që të gjithë ishin të largët në gjininë e tyre, por pjesëtarë të një fisi. Familjet mbretërore të Evropës, kanë origjinë të qartë dhe homogjene. Kjo përbën një veti tipologjike në popujt gjermanikë, të cilët në kundërshtim me vullnetin e natyrës, arrijnë që të respektojnë të parët e tyre në rrugë trashëgime. Elementi sintetik që dokumenton një cilësi sui generis mund të vihet re në shtrirjen gjeografike të kësaj perandorie dhe shpjegohet në dy drejtime: së pari, trashëgimia buron nga principi homogjen i rracës; së dyti, institucioni i mbretërisë u kultivua me rregulla të natyrës etnike midis fiseve, ku çdo kurorë fisnike e trashëgimisë, duhej të kishte origjinën e paraardhësve. Norikumi ishte një mbretëri kelte (federatë e 12 fiseve sipas traditës), që shtrihej në territorin e Austrisë, si një fraksion i Sllovakisë. Popullsia origjinale ka qenë panoniane. Norikumi mund të shihet si fillimi i historisë austriake. Raetia përbën edhe dokumentin analatik më të besueshëm që zhvillimi i ngjarjeve historike me fisin kelt Kotini, lidhet ngushtë me rrugët tregtare dhe politike në kufinjtë nga Sllovakia drejt Alpeve. Ka të dhëna teknike dhe kromozone të vlerësuara pozitivisht, se paraardhësit e popullsisë së Raetias, ishin një fis i fuqishëm i alpeve. Ndërsa hartat gjeografike shënojnë se disa nga provincat romake me të njëjtën ngjyrë politike, ishin Alpet Koti dhe Raetia, si përqendrime të popullsisë në Austrinë Perëndimore. Me një finesë teknike dhe një siguri në trashëgimi, teoria e rracës përsëritet pa e ndryshuar trajtën. Elementi politik në këtë raport fisnik qëndron te forma kufitare mbi tokën. Fiset kelte u bënë burimi i fisnikërisë evropiane që bartën në vetvete “gjakun blu”, ashtu si “Danubi Blu”. Kjo dukuri e trashëgimisë është e thjeshtë dhe vihet re në të gjithë linjën gotike, nga epoka antike deri në epokën moderne. Në këtë mënyrë, lëvizjet gjeografike përkonin me interesat minerale të hekurit, fushat bujqësore, luginat e lumenjve dhe shfrytëzimin parësor të natyrës. Riprodhimi i linjës gotike bart si gjurmët, ashtu edhe kulturën kelte të fisit Kotini. Kufinjtë e Silesisë dhe bashkësia kombëtare kanë ndryshuar vazhdimisht, që kur ishin në posedim të trashëgueshëm të familjeve fisnike dhe pas ngritjes së shteteve kombëtare. Shtetet e para të njohura që mbanin pushtetin këtu ishin “Moravia e Madhe” dhe “Bohemia”. Kotini ishin përdoruesit e gjuhës kelte në disa drejtime: a. keltishtja e pastër; b. keltishtja gale; c. keltishtja panoniane. P.sh, hipoteza e gjuhës së pastër gjermanike, ka burimin nga keltët Kotini, të cilët e kishin përhapur me shpejtësi këtë lloj kulture, që nga kontaktet me Skithët, deri në vërshimin epokal që u bë në krahinat e Galit. Gjuha e frankëve (gjuha zyrtare e Francës), ka elementë të theksuar arabë në artikulimin e vet dhe njihet zyrtarisht si dialekti gramatikor te gjermanët. Lind pyetja: Ku e bartën frankët dhe francezët e sotëm, sintezën e qëndrueshme të tingullit arab në gjuhën e tyre? Kush përveç keltëve Kotini e bartën këtë kulturë më herët dhe më mirë si përvetësues të migracionit në kontinent? Këtu, nuk ka më vend për hipotezë! Pasi historia është ura lidhëse mbi të cilën nuk mund që të ngrihen fiset e mëvonshme gjermanike. Susa, ishte emri i qytetit më të vjetër iranian, por edhe kryeqyteti i alpeve “Koti” në shekullin I para Krishtit. Definitivisht nuk mund të pranojmë një prejardhje të gjuhës gjermane nga gjuha latine, por një etapë të tërë historike që e ka origjinën përtej alpeve dhe tokave ku kishin banuar fisi Kotini. Kultura kelte ka pak ndryshime nga gjuha anglishtfolëse sot. Ky përbën një lloj kodi gjenetik që ata aplikuan të izoluar nga popujt e tjerë dhe nuk u asimiluan në aspektin etnik. Odoaker, mbreti i ostrogotëve, kur pushtoi Romën në vitin 476, nuk pranoi kurorën e perandorit romak, por atë të mbretit ostrogot. Natyra dhe homogjenizmi janë dy komponentët e patjetërsueshëm që bënë dallimin midis popujve gjermanikë dhe popujve të tjerë. Ky dallim qëndron te fisnikëria, duke hedhur poshtë dogmat e ndryshme rracore mbi kulturën që e shoqëroi Evropën, në 3000 vjet. Duket, sikur fenomeni i fisnikërisë dhe kontëve sistemohet shkallë-shkallë, në rrjedhën e historisë së popujve gjermanikë. Kjo ishte natyra e tyre dhe pas natyrës është dinjiteti që formon homogjenitetin e kombit gjerman dhe popujve gjermanikë. Titulli “kont” buron nga toka, me të cilën njeriu ka një lidhje shumë të rëndësishme. Në Angli, jo të gjithë kontët bëhen mbretër, por kanë një diferencë të atillë, që vetëm djali i madh i Kontit (Earl) mund të bëhet Dukë. Në Itali, të gjithë fëmijët e kontit, mund të bëhen kont, si “Contini”. Marrëdhënia e njeriut me tokën qëndron në kufinjtë e tokës, të cilat më shumë sesa titujt, përcaktojnë ngastrën e administrimit, kontenë. Duke qenë se fisi Kotini, ishte një fis i vogël kelt mund të besohet që titulli “Kont”, ka prejardhjen nga kuptimi ideal mbi tokën. Meqenëse, kjo kulturë e kontëve nuk u zhvillua në Perandorinë Romake, por ishte tipar psikologjik i fiseve të hershme gale, atëherë arrijmë në sintezën përcaktuese se konti më shumë sesa një titull fisnik, ishte elementi kombëtar i popujve gjermanikë, vazhdimësia e tyre. Që të gjithë dukët që kane qenë pranë Kotinit mund të quhen pretenduesit e shkallëve fisnikërore. Kështu që më shumë sesa tabloja progresive e historisë së dinastive, bëhet fjalë për një njohje absolute të substancës dhe përqendrimit të këtij titulli te origjina dhe jo te deformimi i saj politik. Gjuha austro-bavareze përbën një shtrirje të gjerë te populli sesa një përzierje etnike, më shumë një vlerë letrare sesa një çështje kombësie apo fisnikërie. Pa ndonjë luftë serioze frankët dhe pasuesit e tyre erdhën në pushtet në emër të fisnikërisë. Në këtë mënyrë sinteza e trashëgimisë është realizuar në një sistem të përpiktë gjaku, aq sa për këtë dukuri u angazhuan peshkopët, të cilët i dhanë karakter të shenjtë kulturës fisnore. Gjermanët janë një popull i ndershëm që nuk mund të ndryshojnë profilin e tyre antropologjik dhe origjinën e tyre të fisnikërisë. Ky përbën elementin integral të shoqërisë gjermane, ndërsa veçoritë e zhvillimit social ishin pjesë e historisë antike. Definitivisht mund të kuptojmë që aristokracia gjermane përfaqëson antikitetin si nocion dhe ka gjetur një shprehje të besimit mistik te Zoti. Në antitezë me sintezën rracore mund të flitet për një demarkacion ndërkombëtar mbi kombin, si elementi që bashkon popujt. Kotini si popull nuk u asimiluan, ata u vendosën aty ku sot është Austria dhe Bavaria duke ruajtur si një herë e një kohë antropologjinë e rracës së tyre historike. Dhe, rraca ka trajtë gjenetike, domethënë transmetohet nga babai te i biri dhe kjo formulë e thjeshtë kromozomesh X- Y, përsëritet me të njëjtin kryqëzim; gjenetika nuk ka natyrë politike dhe për rrjedhojë nuk krijon diskriminime të kundërnatyrshme pasi lidhet me principin e trashëgimisë në çdo shkallë dhe vijë antropomorfe. Gjeografia kulturore është një çështje e ezauruar në planin global dhe atë teknik dhe kjo i korrespondoi më së miri afateve që shtynë “Murin e Berlinit” drejt rënies duke i hapur botës një epokë të ndryshme me efekte të paimagjinueshme në kuptimin human. Rruzulli, kështu mund të quhet i plotë dhe i kontrolluar fizikisht, por që demokracia dhe ligji te popujt është e pamundur që ti nënshtrohen këtij lloj kontrolli sipas biotezës sime. Këto elemente te popujt janë çështje e besimit, ndërsa në planin teknik, kjo punë është çështje afatesh, efekti i të cilave nuk mund që të tejkalojë nocionin e shpejtësisë mbi kohën. Definitivisht bota do të ketë të tjera ide, të tjera filozofi demokracie. Çështjet e natyrës politike nuk janë fenomene rracore, sepse politika nuk është komb. Kështu që edhe kuptimi i tipit të kombit lidhet me rracën, aq sa politika lidhet me kombin. Nëse një sistem sportiv dhe arritjesh në drejtimin fizik te njeriu është kuotë standarde e shpejtësisë ndaj kohës, e njëjta gjë nuk mund të ndodhë me rracën, e cila më shumë sesa emrin e madh, definitivisht shkrihet në kombin. Motivi, është elementi atropologjik për të evituar rreziqet rracore dhe për të luftuar diskriminimet e këtij lloji. Unë besoj te inteligjenca e njeriut pavarësisht debatit teknik që zhvillohet në shoqëritë, madje mund të flitet për një zhvillim më të madh në fushën inteligjente të resursit human, sesa në pasojat civile që sjell voluntarizmi. Detyrimisht do të duhet të kemi një veçori aq inteligjente në trurin e njeriut, aq sa mund të jetë mistike një shoqëri e tërë. Atëherë, përse duhet të nënvleftësohen formacione të tëra humane në emër të kultit të rracës dhe fenomenologjisë politike dhe kriminale të një vendi?!



Marobodus – aleat i Cotini

Në vijimësi të studimit mbi rracën gjermanike vihet re një fuqizim ne vitet migratore i të të njëjtit trung gjenetik. Në planin historik zhvillohet progresioni gjeometrik i rritjes sociale, prandaj fiset e shumta migratore që pasuan periudhat prehistorike dhe pas Krishtit u shtrinë në kohë dhe në hapësirë në të gjithë kulturën e tyre të prodhimit dhe dijes. Nuk bëhet fjalë për fise të tjera ne rrafshin kronologjik, visigotët apo ostrogotët, hunët apo vandalët, por për familje migratore të së njëjtës strukturë gjenetike dhe rracore që kishin të njëjtën origjinë dhe të njëjtën tokë në prejardhjen e tyre apokaliptike. Fiset e mëvonshme historike kuptohet që ishin më të organizuara në planin civil, ashtu si vikingët apo elementet e njohur si barbarë. Mirëpo, ka një antitezë me përcaktimin prej “barbari” që i është bërë interesit genuin me shtresat e jashtëzakonshme trashëgimore të aristokratëve dhe kishës në të gjithë epokën historike. Mund të duket e habitshme, por rraca gjermanike nuk e pranon disnivelin administrativ dhe se ne shenjë edukate, titujt e kontit, mbretit, perandorit, papës dhe çdo elementi udhëheqës në shoqëri janë konsideruar si një punë e zakonshme, ose si vetë paisjet e komunikimit civil. Ketë e provojnë familjet e para të rracës gjermanike të udhëhequra nga “Kotini” dhe, se kjo linjë edukative u ruajt dhe u shpjegua nga vetë historia, sic ishin më vonë “Habsburgët”. Këta përcaktuan të njëjtin profil antik, sikundër koncepti i formimit të shoqërisë gjermane me një familje gjenetike udhëheqëse. “Kotini” ishin familja e origjinës gjermanike dhe fisi më i vjetër në komunitet, ndersa sot ruhen në atropologjinë e tyre politike në tokën austriake. Austriakët e sotëm janë kështu fisi bazë dhe udhëheqës i rracës gjermanike në planin e vet familjar. Ndërsa do të ishte antirracore të bëhej një dallim ne rangun kombëtar midis të gjithë gjermanëve. Bëhen këto interpretime për të etiketuar drejtë njohuritë mbi kulturën gjermane dhe familjaritetin e vet civil, në thjeshtësinë maksimale te gjykimit dhe fenomenit politik. Termi barbar është përdorur për të treguar superioritetin e rracës në të gjithë drejtimet e punës dhe forcës ndaj popujve të tjerë, si në rrafshin bujqësor, ashtu edhe në atë historik, dhe se ky term bën më shumë një dallim bioteknik sesa gjuhësor. Historia është si libri i bilanceve, për të treguar se si është zhvilluar nocioni i popujve nën ndikimin e rracës gjermanike. Termi barbar ka përcaktimin e vet të rregullt dhe gjuhësor, duke qenë kuptimi i zhvillimit mbi antikitetin dhe popujt e tjerë. Dilemat mbi pasuri dhe veçori pasurore që bëjnë dallime midis gjermanëve janë qesharake, sepse këto futen te lojrat zbavitëse dhe bojkoti i tyre, që sot e kësaj dite, njihet si “Politikë”. Nuk mund te ketë epërsi monetare, midis elementeve rracore, qofshin këta edhe “Kotini”, ndërsa saktësia progresive e rracës nuk e pranon dyshimin. Kemi shembuj që disa familje gjermanike bënë Amerikën, dhe për të mos lejuar njerëzit që të imitonin Zotin, si dikur me krijimin e kishës dhe Papatit, ata krijuan instrumentin e pagesës në dollar, çka në gjuhën e bukur shqipe përkthehet kukull prej ari. Familja, tregon karakterin sociologjik dhe fëmijët konsiderohen një formalitet trashëgimor në këtë dukuri potenciale të zhvillimit politik. “Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë” – është silogu fetar më i njohur në botë dhe ka për bazë fëmijët të materializuar nga shpirti. Diçka mbi shpirtin është diçka mbi jetën dhe kisha thotë mbi jetën e njeriut. Kisha, siç shikohet është themeluar ne kohë të perandorit cezarian të Romës, Jul Cezarit, ku një vend diku aty në Romë u quajt jo tregu i fruta perimeve, por trualli i popullit ku njerëzit mund ti drejtohen në mënyrë mistike dëshirës së zjarrtë që kishte Julius Casear për njeriun dhe që me kalimin kalendarik të viteve ky besim u quajt “Zoti i vërtetë”. Që nga ajo kohë kisha mori kultin e saj mbarë popullor, sepse mori besimin natyror të njeriut dhe se një dëshirë e tille ndiqet edhe si pelegrinazh sot. Që nga ajo kohë kisha u identifikua me modele qeverisëse, që bënin mirë për popullin dhe kishin objektiva sociale si sot. Perandoria e Shenjtë e Romës nuk ishte gjë tjetër veçse Bashkia Politike e dukanatit aristokratik, ku u ngritën sjellje të natyrës luksoze që u quajtën dinasti familjare, festa të verës, birrës dhe më vonë shkallë mbretërish dhe perandorësh fisnikë, në emër dhe llogari të perandorit romak Julius Cesar. Ishte një perandori në atë kohë dhe kjo ishte Roma. Inteligjenca femërore nuk ka ndryshime ne biotipin social midis të njëjtit sex, pasi shkencërisht do të kishte ndryshime edhe midis sekseve të kundërt. Puna bën një diferencë të shkëlqyer në konkurrencën për ndarjen e të mirave dhe shërbimeve sipas komuniteteve të çelikut, qymyrgurit dhe atomit. Teoritë gjenetike janë baza e studimeve sociologjike dhe se psikologjia karakterizohet mbi kritere objektive dhe jo mbi nota subjektive dhe inteligjente. Unë besoj se nisur nga këto teori mbi sexin e rracën, kemi edhe një përkufizim teknik midis të drejtave dhe lirive politike.

* “Të jesh Got për mua është si të shohësh bukurinë, dhe shkatërrimin që vjen nga kjo në të njëjtën kohë. Për mua, ... ky është vallëzimi i fundit, sikur muret vërtiten rreth teje…”. Beatgrrl.

* “Got është aftësia për gjetur artin aty ku duket se mungon; të gjesh dritën në errësirë dhe ta kapësh atë me të gjithë vlerën e vet”. Jennifer Mason.

“Pse një histori që lidhet me burrat gotë, ka kaq shumë për të thënë për gratë e tyre?!. Gratë kelte, ishin aq të frikësuara sa edhe burrat... Sa për liderët e tyre, është shembulli më shumë sesa autoriteti që i jep atyre admirim të veçantë për energjinë, dallimin, ose praninë e tyre në ballë të luftimit”. Taciti.

* “Gotët, kjo linjë fisnike e Amali dhe e bëmave të burrave të guximshëm, kjo rracë e lavdishme, është më shumë prodhim i princërve të lavdishëm dhe të padorëzuar, udhëheqësit trim, fama e të cilëve do të ruhet në heshtje, pavarësisht nga epoka apo cikli i viteve” . Jordanez.

* “Cilatdo që të ishin fajet e Merovingianëve, në fundin e periudhës së tyre në shekullin VIII “romanë” dhe “galë” pushuan së shërbyeri si elemente etnikë. Evropa kishte hyrë me të vërtetë në një periudhë, kur një identitet etnik jo-romak do të sundonte pamjen”. Richard Hooker.

KOTINI OF DIO

Kultura: Hallstatt i hershëm.

Marrdhënia: Klientë të Quadi dhe Sarmatianëve.

Vendi: Gjermani, Ceki, Poloni, Ukrainë.

Krahina: Silesia.

Territori: Galicia.

Kufinjtë: Oder, Vistula, Danubi, Karpatet.

Periudha: Hekur.

Data: Shekulli VI para Krishtit / 100 vjet para Krishtit.

Shiko gjithashtu: Osi (Obii)

Shenime: Kotini dhe Osi ishin dy fise kelte të cilat migruan në Veri, nga atdheu i tyre në Gjermani-Ceki, rreth shekullit të VI para Krishtit.

Moravia (60 BC), Kadan: Cotini (Grain people); Moravia: Cotini, Cakany (Horned God of Rebirth People: Zoti me brirë i popullit që rilind).

Komponentë të fortë keltë.

Galët e parë.

Poseduesit e minierave të hekurit me periudhën Hallstatt.

Prodhuesit e armatimeve të para gotike.

Stampimi i monedhave të floririt, argjendit dhe bronxit 400 vjet para Krishtit.

Bartësit e kulturës Puchov.

Sunduesit e alpeve.

Cives Cotini (qytetarë romakë, kishin pretorianë dhe mbretëri në perandorinë romake).

Mitologjia greke e krahason me Herkulin në malet e tyre alpine.

Migracioni “Kotini”: Silesia (Galicia 600-100 BC) - Sllovakia Qëndrore (500-100 BC); Transilvani- Karpate (IV BC); Alpet “Koti” (III-I BC); (Panoni III- II BC; Panonia e Poshtme 100 - 223-251 AD).

Elementët antikë të lidhur me “Kotini”: Evropë, Hekur, Mark Aureli, Taciti, Moravia, Markomani, Luftërat e Markomanit, Kelt, Kultura “Pukov”, Poloni, Perandoria Romake, Grup Etnik, Sarmatianët, Panonia, Kuadi, Havranok, Elogium Tusculum. Human Y-chromosome DNA (Y-DNA) haplogroups (by ethnic groups • famous haplotypes: most recent common Y-ancestor).

Wednesday, February 23, 2011

Mediat që dhunojnë shqiptarët

Besnik Baka

Lufta politike në Shqipëri me të gjitha elementet e saj është zhvendosur nga sheshet e Parlamenti, në ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave, të cilat më shumë se kurrë gjatë 20 viteve tranzicion janë bërë palë me politikën, duke funksionuar si marioneta që ulërasin në duart e elitave politike. Arsyet dhe faktorët e kësaj situate nuk janë të rëndësishme, më tepër se ndikimi që mediat kanë tek audienca. Të gjithë jemi konsumatorë të lajmeve, kronikave e spoteve televizive, të pasura me doza të larta agresiviteti politik, me luftë, vrasje, pa kursyer gjakun e dhunën që të pështjellon e të prek. Shumëfishimi marramendës i dhunës që ndodh në rrugë, në sheshe, në Parlament, nëpërmjet televizioneve dhe gazetave, nuk mund të mos ketë pasoja të drejtpërdrejta në perceptimet dhe ndjenjat tona në jetën e përditshme.

Teksa jemi të ndërgjegjshëm për luftën politike që shohim në media, pak arrijmë të kuptojmë, madje shpesh hezitojmë të perceptojmë dhunën që ajo reflekton te ne, agresivitetin që marrim e japim në jetën tonë, nervozizmin në rritje, pasigurinë për të ardhmen, kërcënimin, mosbesimin te njerëzit e afërt e të largët etj. Ndonëse tërheqja e publikut nga media për qëllime politike konsiderohet esenciale për të arritur mobilizimin e grupeve të ndryshme dhe masave në tërësi, pak flitet për influencën që media ka në sjelljet tona individuale e kolektive, jashtë politikës.

Bombardimi për një kohë të gjatë me informacion të njëanshëm e propagandë nga mediat e varura, bën që të dorëzohemi në përpjekjet tona për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë, duke iu nënshtruar manipulimit, duke urryer njërën palë e duke admiruar “shpëtimtarët”´ në anën tjetër. Pikërisht polarizimi politik në ngjyra bardhë e zi ka shkaktuar edhe polarizimin e jetës sonë në të gjitha hallkat e saj. Duket se media tragjikisht ka arritur qëllimin që liderët politikë i kanë diktuar; indinjata dhe nervozizmi që imazhet televizive me ngarkesë emocionale dhe gjuha e urrejtjes sjellin te publiku, supozohet që të zgjojnë dhe motivojnë njerëzit për të vënë në vend një padrejtësi dhe rivendosjen e një balance mes së mirës dhe së keqes, e thënë ndryshe mobilizim. Politika po luan rrezikshëm me median, duke synuar jo vetëm të kontrollojë mendjen e njerëzve tashmë të marxhinalizuar, por të sigurojë ushtarë të bindur për aktet e të nesërmes. Të dyja palët luftojnë hapur si dy grupe ekstremiste duke demonizuar kundërshtarët dhe duke glorifikuar figurën e tyre. Çdo gjë nëpërmjet televizioneve dhe gazetave të cilat synojnë të provokojnë reagim ose aksion kolektiv në mbrojtje të një kauze që nuk duhet të përfaqësohet nga liderë të korruptuar e të dalë boje ndër vite.

Njerëzit përpunojnë informacionin që marrin nëpërmjet burimeve selektive, duke formuar në mendjen e tyre një model për mjedisin që i rrethon, brenda një kornize të interpretimit të ngjarjeve të servirura nga media të veçanta që ata prej kohësh ndjekin. Por duket se tashmë media nuk ka më misionin të informojë e mbulojë ngjarjet në mënyrë të paanshme për audiencën, por të manipulojë publikun duke përdorur efekte psiko-sociale. Me kalimin e kohës kjo kornizë bëhet e ngurtë dhe e vështirë për t’u braktisur. Në mënyrë instiktive e të pavullnetshme njerëzit paragjykojnë informacionin që cenon bindjet e tyre ose nuk u përshtatet kërkesave e zakoneve të brumosura në kohë. Si rrjedhojë publiku u qëndron besnik burimeve të përzgjedhura, të cilat bëhen edhe më agresive për t’ju përshtatur më së miri një kornize të caktuar ideologjike. Ndërkohë të njëjtët njerëz u bëjnë rezistencë burimeve të tjera alternative, duke mos pasur guxim të dyshojnë apo kritikojnë liderët politikë që janë kthyer tashmë në liderë “shpirtëror” nga gazetarët e politizuar. Si rrjedhojë në mënyrë të vazhdueshme thellohet shtrembërimi i realitetit dhe media gjithmonë e më shumë fiton terren ndaj mendjeve e syve të verbër të audienës. Vlen të theksohet se dritarja e vetme e njerëzve të thjeshtë drejt realitetit janë televizioni e gazetat, sot të mbushura me dhunë, gjak, sharje, agresivitet. Në këtë kuadër ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes konflikteve në mbulimin e lajmeve në njërën anë, dhe perceptimeve negative për botën që na rrethon në anën tjetër. Ata që përjetojnë dhunën në media, kanë më tepër gjasa ta shohin botën përreth, si një vend të ndyrë, me plot padrejtësi, çka i bën të ndihen të kërcënuar duke reflektuar sjellje mbrojtëse në aktivitetin e tyre rutinë.

Përhapja e pasigurisë dhe frikës nëpërmjet medias bën që masat popullore të bëhen lehtësisht të manipulueshme për qëllime politike, teksa gjithmonë e më shumë mesazhi mediatik trumbeton “luftën për ekzistencë”, duke e rindërtuar diskursin mediatik në kampe frontale: njerëz të drejtë kundër të padrejtëve, kriminelë kundër mbrojtësve, engjëj kundër djajve. Kjo thellon diferencat, jo më në politikë që tashmë i ka konsoliduar pozicionet e saj, por mes vetë njerëzve të thjeshtë. Media po krijon precedentë të rrezikshëm, se nëse dikush nuk përkrah ideologjinë e një force të caktuar politike, automatikisht mund të stigmatizohet si armik, edhe pse pikëpamjet e tij s’kanë lidhje me forcën kundërshtare.

Aktualisht ndodhemi në një situatë ku televizionet e gazetat përveç gjuhës së urrejtjes, janë të mbushura me imazhe të dhunshme, deri tragjike të aktiviteteve politike. Këto të sponsorizuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qarqet politike në formën e reklamave, ose në mënyrë të tërthortë nëpërmjet mbulimit të anshëm të ngjarjeve. Ndërkohë gjithmonë e më shumë, zërat alternativë që s’përkasin as majtas e as djathtas, gjejnë pak hapësira në media, e cila është në kërkim të megafonave ekstremistë. Ata përbëjnë vërtet lajm për të prodhuar sensacion e për të zgjatur krizën që prodhon lajme të forta. Në këtë perspektivë shtrohet pyetja, nëse janë të aftë shqiptarët për të zotëruar sensin e tyre kritik ndaj asaj që shikojnë, duke kuptuar se imazhet që u serviren janë të selektuara dhe shpesh një shtrembërim i qëllimshëm i realitetit? Fatkeqësisht media ka minimizuar çdo përpjekje për të pasur një përqasje të balancuar ndaj realitetit, duke qenë një refleksion i situatës politike në vend.

Në vazhdimësi, doza në rritje e ekstremizmit dhe polarizimit në media, ka efekt të drejtpërdrejtë në psikologjinë e njerëzve të pasigurt për të ardhmen, të frikësuar nga ajo që shohin e dëgjojnë lart e poshtë. Kjo ka pasoja, edhe pse jo të dukshme, në jetën tonë të përditshme duke shfaqur sjellje atipike, nervozizëm, panik, pse jo dhe dhunë. Nëse në mënyrë konstante ekspozohemi ndaj këtyre trukeve djallëzore mediatike, mund të krijohen efekte mjaft të dëmshme dhe të pakorrigjueshme te publiku. Shqiptarët e shqetësuar e të acaruar në mënyrë kronike nga mesazhi mediatik, mund mos të zotërojnë më aftësinë dhe mekanizmin për t’i eliminuar efektet negative të medias gjatë jetës së përditshme. Përkundrazi, mund të thellojnë edhe më tej urrejtjen dhe revoltën ndaj demonëve duke e përcjellë frustrimin brenda rrethit të tyre social.

Tragjikisht këto efekte negative mediatike, edhe pse nuk i drejtohen në mënyrë specifike, veprojnë në veçanti te fëmijët. Ata janë më vulnerabël dhe aksidentalisht bëhen viktima të sulmeve psikologjike që televizioni ndërmerr nëpërmjet selektimit të imazheve të dhunshme dhe gjuhës me nota dramatike, tragjike, apo hakmarrëse. Fatkeqësisht kjo nuk mund të shmanget, pasi në televizionet tona imazhet e dhunës politike janë të pranishme në çdo orë të ditës, si në formën e lajmeve, edhe në formën e spoteve/reklamave. Bazuar në studime të ndryshme fëmijët që konsumojnë dhunë mediatike në nivele të larta, kanë më shumë tendencë të shfaqin sjellje agresive kur të rriten, duke bërë që politika e media jonë e polarizuar të jenë shkaktarët për rritjen e një brezi të traumatizuar.

Jashte kufijve pa viza, ne kufij normale

Arben Muka
Dy muaj pas aplikimit te levizjes pa viza per qytetaret shqiptare ne zonen Shengen te BE-se statistikat flasin per nje proces normal. Sipas eksperteve kriza ekonomike dhe dimri nuk favorizojne udhetimet e qytetareve. Autoritetet zyrtare ne Shqiperi nuk e fshehin optimizmin se procesi i liberalizmit te vizave deri me tani eshte ne kufijte normale. Shifrat per dy muajt e pare qe kur qytetaret shqiptare nisen te udhetojne pa viza drejt zones Shengen te BE-se flasin vete: Rreth 127 mije qytetare kane kaluar kufirin, me shume se 38 500 jane kthyer pas qendrimit ne vendet e BE-se, nderkohe qe vetem 700 veteve ju eshte refuzuar hyrja ne pikat e kalimit kufitar. Sipas Ministrise se Brendshme te Shqiperise nje pjese e mire e atyre qe u eshte refuzuar udhetimi jane nga ata qe kane patur probleme me qendrimet e meparshme. Nje dukuri qe u vu re gjate diteve te para te zbatimit te procesit te liberalizmit eshte se rreth 600 qytetare nuk u lejuan te hyjne ne territorin e Greqise fqinje nga pika e kalimit kufitar te Kakavijes per motive te paqarta dhe te paargumentuara. Por pas dates 20 dhjetor 2010 kalimi nga kjo porte hyrese drejt shtetit fqinj u normalizua. Per dy muajt e pare te udhetimit pa viza ka te pakten 17 raste kur qytetaret shqiptare kane kerkuar azil politik. Nisur nga statistikat e viteve te meparshme kjo kuote nuk tregon ndonje fluks te ekzagjeruar. Shifra eshte modeste krahasuar me ate qe ndodhi ne muajt e pare me liberalizmin e vizave per qytetaret nga Serbia e Maqedonia. Ne prill priten rezultatet e monitorimit Levizja Evropiane ne Shqiperi, EMA, eshte nje organizate joqeveritare qe e monitoron nga afer udhetimin pa viza te shqiptareve ne vendet e Shengenit. Drejtori i organizates Gledis Gjipali shprehet per DW-ne, se gjate muajit maj pritet qe te publikohet nje raport zyrtar i Komisionit Evropian mbi ecurine e procesit. "Por shifrat dhe premisat duken qe jane pozitive, qytetaret shqiptare jane treguar te pergjegjshem. Kjo nuk do te thote se fushata informuese per njerezit nga autoritetet, media e shoqeria civile duhet te nderpritet. Ky eshte nje proces ende ne monitorim. Duhet pasur kujdes per te vazhduar me zbatimin e detyrimeve pa pasur azilkerkues, por duke pasur nje kontroll te forte e te hollesishem nga autoritetet shqiptare per personat, te cilet mund te jene subjekt i abuzimeve, dhe qe jane me te predispozuar per te abuzuar me kete liri te ofruar". Prof. Dr Zyhdi Dervishi, lektor i sociologjise ne Universitetin e Tiranes kujton se para 15 dhjetorit 2010 pati parashikime dhe rezultate testimesh, qe flisnin per nje fluks te jashtezakonshem te atyre qe do te udhetonin pa viza. Kjo krijoi nje frike e droje tek vendet pritese evropiane se mund te gjendeshin para situatave te veshtira me kerkesat per azil ose qendrime pertej kohes se lejuar. Por duke pasur parasysh bilancin faktik te dy muajve te pare, prof. dr Dervishi numeron nje sere faktoresh se perse udhetimi pa viza nuk eshte shfrytezuar deri me tani ne masen qe pritej. Sipas tij, kryesorja eshte kriza ekonomike, pamundesia financiare e qytetareve per te ndermarre udhetimet jashte vendit. Ende shqiptaret ndodhen nen efektin turbullues te krizes, thote ai per DW-ne: "Fakti qe pjesa me e madhe e atyre qe perfituan nga liberalizimi i vizave kane qarkulluar me autobuse dhe me tragete e jo me linjat ajrore tregon se faktori ekonomik ka ndikimin e vet ne ecurine e largimit te shqiptareve ne vendet e Shhengenit. Procesi nisi ne dimer, qe nuk eshte shume i pershtatshem per udhetime dhe pushime. Shume njerez qe kane nevoja per sherbime te specializuara shendetesore mund ti kryejne ato ne Shqiperi, ne klinika qe kane te njejtat standarde si ne vendet qe frekuentoheshin deri dje, si ne Greqi, Turqi, Itali etj. Mendoj se ne pranvere, ose me pas ne stinen e veres mund te kete me shume levizje te qytetareve, per vete prirjen e natyrshme per pushime ose udhetime zbavitese". Efektet psikologjike Gledis Gjipali nga EMA shikon dhe elemente psikologjike ne kete bilanc dy mujor te qarkullimit pa viza ne shtetet e listes Shengen te BE-se nga ana e qytetareve shqiptare. "Eshte nje lloj skepticizmi nga njerezit per aresye se procesi eshte zgjatur shume ne kohe. Ndaj dhe ata presin te sqarohen nese eshte i vertete, a do te kene probleme me ato qe kerkohen ne pikat e kalimit kufitar per te justifikuar qellimin dhe destinacionin e udhetimit. Kete e konsideroj si stepje te fillimit, qe do te kapercehet nga pervojat pozitive te shumices se atyre qe e kane shfrytezuar tashme te drejten e levizjes pa viza". Nga Ministria e Brendshme ne Tirane nuk mungojne dhe apelet ne adrese te atyre qe tashme jane ne territorin e vendeve te BE-se, qe te jene te kujdesshem me afatet e qendrimit. Duke qene se dy muaj kane kaluar, ministri i Brendshem Lulzim Basha ka kujtuar publikisht se fundi se duhet "te kujtohen se kane dhe nje muaj kohe per te mos qene ne shkelje te afateve. Afatet duhet te respektohen ne menyre rigoroze.", ka deklaruar Basha.

PS zbardh skenarin per shkaterrimin e KQZ

Socialistet kane zbardhur skenarin per te shkaterruar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nderkohe qe kerkojne te vene perpara presionit institucionet per komisioneret e KZAZ-VE. Ne menyre te qarte, kete skeme e ka shprehur dje kreu i PS te Lushnjes, i cili per TV Klan ka deklaruar se nuk do dergohen komisioneret e PS, pasi me kete KQZ te drejtuar nga Ristani nuk mund te behen zgjedhje te lira dhe te drejta. Por po dje ka qene kryetari i Grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci ai qe nenvizoi ne nje interviste per mediat se KQZ-ja eshte nje nga institucionet shkaktare te krizes politike ne vend. "Ky institucion ne mes te dites shkel Kodin Elektoral, duhet shkrire sa me pare", u shpreh kreu i Grupit te PS, duke kerkuar ne kete menyre "koken" e Ristanit. Nderkohe qe dhe Lajcak, i derguari i BE per ngercin politik, teksa ka raportuar ne Parlamentin Evropian, eshte shprehur se kreu i PS, Rama ka kerkuar largimin e kryetarit te KQZ, pasi sipas tij, ka dukshem qendrim te njeanshem. Nderkohe qe mosvotimi i dy nismave parlamentare te mazhorances, per kufizimin e imunitetit te deputetit dhe ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit, ka qene dhe qendrimi zyrtar i mbajtur dje, nga ana e grupit parlamentar te Partise Socialiste. Nderkohe qe ne fjalen e tij, kreu socialist Rama, ka garantuar se PS do te marre pjese ne zgjedhjet vendore, duke kerkuar njeheresh dhe garanci qe keto zgjedhje te jene te lira dhe te ndershme. Vetem dy dite para seances parlamentare te dites se enjte, ku do te debatohet fort ne lidhje me keto dy nisma te PD qe kane sjelle dhe nje debat te forte gjate diskutimit te tyre nen per nen dhe ne teresi, ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, kreu socialist Edi Rama ka porositur deputetet e partise qe drejton, qe te jene te fokusuar ne kundershtimin me argumente te ndryshimeve ne rregullore dhe kufizimin vullnetar te imuniteteve, por pa dhene per asnje moment voten per keto dy nisma ligjore. Pra deputetet socialiste kane vendosur te bojkotojne votimin, duke refuzuar njeheresh dhe kufizimin e imunitetit per deputetet dhe zyrtaret e tjere, nderkohe qe do te marrin pjese ne debatin per keto dy nisma, duke i lidhur dhe fokusuar fort dhe ne ngjarjen e 21 janarit, ku kane humbur jeten kater demonstrues dhe jane plagosur shume te tjere, mes te cileve dhe nga forcat e policise dhe Gardes. Mesohet se socialistet kane vendosur qe te kerkojne tre ore kohe per te debatuar ne Kuvend ne lidhje me keto nisma te mazhorances, per te hedhur dhe njehere ketu akuzat ndaj mazhorances per shuarjen e parlamentarizmit dhe per fshehjen e zyrtareve te korruptuar, ministrave te korruptuar pas kerkeses per dorezim vullnetar te imunitetit te deputetit, permes nismes se paraqitur dhe te votuar ne komisionin parlamentar te Ligjeve. Nje qendrim i tille i socialisteve eshte vendosur pa debat, nderkohe qe eshte menduar qe grupi parlamentar socialist te marre pjese vetem ne nje votim ne seancen e dites se enjte, ate te heqjes se imunitetit per deputetin Dritan Prifti, sipas kerkeses se bere nga Prokuroria e Pergjithshme. Per te mos qene ne nivelin e dy standardeve, meqenese dhane voten pro heqjes se imunitetit te deputetit per ish-zv/kryeministrin Meta, njeheresh dhe kreu i LSI, atehere socialistet kane vendosur qe te votojne pro heqjes se imunitetit dhe per ish-deputetin e LSI, Dritan Prifti. Por debati do te jete i shoqeruar dhe me hedhjen e akuzave ndaj qeverise per 21 janarin, por dhe akuza per korrupsionin. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te selise roze nuk eshte marre ndonje vendim per protestat e radhes se opozites, pavaresisht se Rama deklaroi nje dite me pare se do te vazhdojne te protestojne paqesisht por vendosmerisht. Disa nga debatet ne grupin e PS Gramozi Ruci: Sot jemi para faktit qe mazhoranca na ka sjelle nje projektvendim per kufizimin e imuniteteve dhe propozime, thellimin e ndeshkimeve te deputeteve te opozites nese ata thyejne kohen gjate fjales se tyre. Keto dy propozime dhe qendrimi i pandryshuar i mazhorances ndaj opozites, per zgjidhjen e krizes politike na detyrojne te ridimensionojme qendrimin tone ne Kuvend. Asnje amendament apo propozim yni nuk perfillet dhe nuk pranohet nga deputetet e shumices. Ne shume here jemi munduar te argumentojme aspektet ligjore dhe kushtetuese te projekteve, qe mberrijne ne Kuvend nga qeveria. Arben Malaj: Kemi nje kerkese, largimin e Berishes, pervec kesaj kerkese kemi nje strategji te sakte, nje platforme per nje pakete kushtetuese. Cfare do te bejme. Per rastin konkret, meqenese mazhoranca na sjell nje projektligj per kufizimin e mandateve, perse ne s'propozojme ndryshime kushtetuese, per te fiksuar lenien e imunitetit me Kushtetute. Me kete tregojme seriozitet dhe kredibilitet perpara publikut, duke treguar se e kemi seriozisht luften kunder korrupsionit e nuk e kemi problem lenien te imunitetit. Blendi Klosi: Na jane vrare kater qytetare nga ky pushtet dhe ne nuk duhet te biem ne gracken e Berishes, qe te hyjme ne diskutime per ligje dhe paketa ligjore, te cilat nuk kane asnje lidhje me kete realitet, me kete kryeminister qe kerkon te kontrolloje cdo gje dhe qe sulmon kedo qe i kercenon pushtetin e tij personal, i cili mbahet mbi kusarine dhe vjedhjen. Albert Caci: Na jane vrare kater njerez, cfare debati eshte ky qe beni sot? Edi Rama: Mazhoranca injoron cdo nevoje, cdo apel dhe te nderkombetareve per dialog. Njeheresh dhe per faktin se pas nje demonstrate kemi kater te vrare dhe asnje te denuar, ne duhet te shnderrojme cdo hapesire parlamentare ne debat politik. Ne debatet ne Kuvend, kryesisht ato gjate te cilave kryetari i grupit ka shprehur qendrim politik te deputeteve socialiste, por dhe ka argumentuar pa ligjesite e mazhoranaces, opozita jone ka fituar shume pike ne elektorat. Pikerisht kjo eshte dhe zanafilla e propozimit nga ana e mazhorances per penalizimet ne Kuvend, per kalimin e 2 minutave gjate fjales ne Kuvend te cdo deputeti. Ky eshte nje terror qe kerkon te instaloje mazhoranca ndaj fjales se opozites ne Kuvend. Target i ketij propozimi te ri eshte opozita dhe e drejta e saj e fjales per te denoncuar shkeljet e njepasnjeshme te kesaj shumice. Qendrimi yne ne Parlament duhet te jete beteje per mbrojtjen e demokracise ne Shqiperi. Ky nuk eshte nje parlament demokratik, as dhe nje jete parlamentare normale, prandaj s'duhet te merremi me ligje dhe iniciativa, por cdo hapesire qe na jepet ne seance dhe ne komisione, ta shnderrojme ne debat politik. Natyra dhe fytyra e vertete e ketij Parlamenti eshte dhe propozimi per ndryshimin e rregullores, aty ku behet fjale per ndeshkimet. Sa i takon zgjedhjeve vendore, ta kemi te qarte se ne do te hyjme ne zgjedhje dhe se Sali Berisha do te na kete perballe ne cdo gare. Por ne kerkojme garanci qe keto zgjedhje do te jene te lira dhe te ndershme.

Çun Lajçi rrëfen prapaskenat e Berlinales

Alfred Beka

Aktori Çun Lajçi ndihej i entuziazmuar me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Filmit në Berlinale dhe defilimin në tapetin e kuq. Pas kthimit nga Gjermania, ai tregon për "Express" përjetimin dhe emocionet e tij për diçka që dikur e kishte konsideruar vetëm si ëndërr. Kur kishte filluar të merrej me aktrim, Çun Lajçit nuk i kishte shkuar mendja se do të merrte pjesë në ndonjë festival të madh europian. Kur kolegu i tij tashmë i ndjerë, Bekim Fehmiu i tregonte për ecjet e tij nëpër tapet të kuq, Çunit kjo i dukej si ëndërr. Por, kjo ëndërr iu realizua para disa ditësh. Ai sapo është kthyer nga Berlini, ku së bashku me aktoren tjetër nga Kosova Ilire Vinca Çelaj, ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit Berlinale, me filmin "Falja e gjakut", me regji të Joshua Marston dhe skenar të Andamion Murataj. Ky film u shpërblye me "Ariun e argjendtë" për skenarin më të mirë dhe kjo e kishte ngazëllyer tej mase aktorin kosovar. "Kur kam zbritur nga vetura më është ndërruar mendja dhe ndjenja një milion për qind. Je aq i hutuar saç janë disa njerëz aty, sigurisht duke e ditur këtë, që të udhëzojnë 'kthehu, qeshu, buzëqeshu, spostohu', të orientojnë si marionetën. Sepse sigurisht ata e dinë se para gjithë atyre njerëzve ndërrohet ndjenja. Ke një ndjenjë të kënaqësisë ndoshta të tepruar. Megjithatë, pak a shumë, e kam humbur kontrollin", tregon Lajçi për përjetimin e tij në momentin kur ka shkelur në tapetin e kuq të Berlinales.
Veshja
Por, para se të nisej për në Berlin, atij i duhej ta tejkalonte një problem jo edhe aq të vogël. Në ftesën që i kishin dërguar organizatorët shkruhej se ç'duhej të vishte kur të ecte në tapetin e kuq, çfarë në konferencë për shtyp e çfarë në natën finale. "Unë nuk i kisha asnjë. Por, të them të drejtën, duhet të falënderoj jashtë mase Behxhet Pacollin, pasi iu drejtova atij, ai më tha se do më dërgonte në Milano për të më blerë rroba dhe se do më priste biletën. I thash se biletën ma ka prerë Ministria e Kulturës dhe në Milano nuk mund të vij, por vetëm po t'i jap numrat. Dhe unë e falënderoj sepse në Milano m'i ka blerë dy palë rroba, sigurisht të kategorisë më të lartë", - shprehet ai, ndërkohë që tregon se nga Ministria e Kulturës u janë dhënë të hollat për një biletë aeroplani dhe pesë mëditje. Lajçi thotë se për pjesëmarrjen në këtë festival duhet të falënderohet regjisori amerikan Joshua Marston, i cili ka marrë guximin të trajtojë një temë që është shumë e ndjeshme, ajo e gjakmarrjes, pra të merret me një temë mbi të cilën shumë filma shqiptarë janë punuar dhe e kanë shfrytëzuar aq sa ndoshta ka kaluar në banalitet, sepse nuk është shfrytëzuar ashtu siç duhet. "Ky regjisor merret me temën tonë dhe në mënyrën më të pastër, do të thosha jo klishe, e paraqet mënyrën se si njerëzit në një Ballkan, në një Shqipëri, në një Kosovë, për një cikërrimë, janë në gjendje ta likuidojnë njëri-tjetrin edhe t'i durojnë pasojat, pra të ngujohen me vite e vite. Pra është një guxim i madh i një njeriu që vjen duke mos e njohur realitetin dhe ballafaqohet rreth gjashtë muaj, duke e studiuar kanunin dhe e punon filmin në mes të asaj që është dokumentare dhe asaj artistike, duke i përzier gjithsesi dhe duke i baraspeshuar", - shprehet Lajçi. Ai shton se Berlinale bashkë me Kanën janë ndër festivalet më prestigjioze të filmit dhe mënyra se si kanë shkuar deri atje është punë e merituar e një njeriu që ka lënë gjurmë para shtatë vitesh, me filmin 'Maria full of grace' në këtë festival dhe përderisa e punonte në Shkodër, ky e kishte synimin e qartë: 'E dua Berlinalen'. Ai tregon se regjisori ka punuar një muaj në përzgjedhjen e aktorëve dhe është ndarë i kënaqur me aktorët nga Kosova. "Për një muaj është endur në mes Shqipërisë, Shkupit dhe Prishtinës. Tri herë ka bërë audicion këtu në teatër dhe mbas tri herësh ka shkuar në Shkup dhe në Tiranë përsëri dhe është kthyer përsëri në Prishtinë, dhe prej 3.500 nxënësve të Shkodrës ka zgjedhur Tristan Halilajn dhe Sindi Laçajn, ka zgjedhur Ilirën, mua, Selman Lokajn, Veton Osmanin dhe Luan Jahën. Të tre kanë nga një rol të vogël në film dhe si personazhe kanë qenë shumë të limituar. Kërkesa e regjisorit ka qenë e jashtëzakonshme dhe ai nuk është pajtuar kurrsesi as me aktorët që i ka sprovuar në Shkodër dhe Tiranë, por as në Shkup dhe këtu siç duket, ka nuhatur, siç thoshte ai, aktorë që janë shumë më të lirë para kamerës, që janë shumë më filmikë sesa aktorët që i ka parë në Shkodër dhe Tiranë, janë më pak teatralë dhe shumë më shumë për film dhe ka qenë, në një farë mënyre, shumë i kënaqur me ne", - thotë Lajçi, duke theksuar se Marston është një prej atyre njerëzve i cili punon me ty dhe ti nuk e kupton se është duke e krijuar personazhin brenda teje.
Kryetarja e jurisë
Duke folur për Berlinin, Lajçi tregon se kanë qenë në mesin e konkurrentëve më seriozë. "Që në fillim na është kumtuar se ne jemi ndër konkurrentët më seriozë të festivalit. Mbasi janë ndarë çmimet, shkuam në darkë ceremoniale vetëm ne laureatët dhe juria. Kur hyri ekipi ynë, juria u ngrit në këmbë dhe na duartrokitën. Kryetarja e jurisë, Isabela Roselini na u afrua, na uroi çmimin dhe na tha: 'Më besoni, keni qenë në teh thike si ju, si iranianët, por kemi anuar Iranin sepse ne si Evropë po duam në një mënyrë ta sensibilizojmë edhe Evropën edhe popullin iranian se çka iu bën regjimi iranian regjisorëve dhe njerëzve që krijojnë art'", - tregon Lajçi. Ai po ashtu tregoi se kanë biseduar me regjisorin Marston dhe producentët e tij që ta bëjnë një film në Kosovë. "Ata janë shumë të gatshëm që të vijnë dhe të bëjnë film këtu, por e kishin një lutje të jashtëzakonshme që në një mënyrë këta si producentë nga Amerika të gjejnë përkrahje prej ministrisë me aq pak para, pasi me një shumë prej dhjetë për qind duhet të kontribuojë shteti që të mund të konkurrojë dhe të kandidojë si film i jashtëm në 'Oscar'. Këtë që nuk kanë mundur ta arrijnë me Shqipërinë me 'Faljen e gjakut'. E kanë lutur Shqipërinë që të kontribuojë me dhjetë për qind, që i binte 160 mijë dollarë, pasi buxhetin e kanë pasur një milion e 600 mijë dollarë, në mënyrë që të jetë Shqipëria mbrapa filmit, por kjo nuk ndodhi. Joshua më ka thënë se ka dëshirë që me mjetet e tyre të vijnë këtu, por t'i ndihmojë edhe Ministria e Kulturës. Këtë porosi do t'ia çoj në vend sepse do të bëjmë çmos që ta sjellim në festivalin PriFilmFest dhe pastaj të bisedojmë që çka mund të bëjmë që ta krijojmë një film me temë kosovare. Ata janë shumë të gatshëm që të vijnë ta bëjnë një film", - thotë Lajçi. Por, sidoqoftë, edhe çmimi me të cilin u shpërblye ky film iu dedikua Shqipërisë. Lajçi tregon se kur regjisori Marston bashkë me skenaristin Andamion Murataj dolën për të marrë çmimin, ai e ngriti ariun dhe tha: "Këtë ari ia dedikoj Shqipërisë".

Ruçi: Tre kushtet tona për të hyrë në zgjedhje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi deklaroi dje, se PS-ja ka 3 kushte për të hyrë në zgjedhje e që kanë të bëjnë me lista të pastra zgjedhore, karta të besueshme identiteti. Ndërsa kushti i 3-të është shkrirja e KQZ-së. Gjatë intervistës në emision “5 pyetjet nga Babaramo”, në Neës 24, Ruçi kritikoi ashpër ambasadorin e OSBE-së, duke thënë se ai ende nuk njeh si funksionon parlamenti.
Çfarë kërkoni konkretisht? Zgjedhje të parakohshme?
Nuk kemi diskutuar për zgjedhjet të parakohshme në fillim. Ne thamë, e para të bëhet transparenca e zgjedhjeve, dhe e dyta të bëhet një reformë e plotë zgjedhore. Për një vit e gjysmë nuk u pranua as e para dhe as e dyta. Kështu që në këto kushte, kjo u pasua me një keqqeverisje të vendit, me mosfunksionimin e parametrave të kësaj qeverie. Kemi gjithashtu një parlament që nuk përmbush funksionet e saj. S’kemi asnjë ligj të miratuar që t’u shërbejë reformave tërësore për të zgjidhur ato probleme që ka Shqipëria. S’kemi funksionin kontrollues të parlamentit. Mungon kontrolli i parlamentit ndaj Ekzekutivit.
Kërkesën për zgjedhjen e parakohshme është e panegociueshme?
Siç ka ardhur problemi, kërkesa e zgjedhjeve të parakohshme është e shtruar në tavolinë. Është e vetmja zgjidhje që kjo maxhorancë i ka çuar problemit. Zgjidhja është që Sali Berisha duhet të largohet.
Por, ndërkombëtarët thonë që s’ka zgjedhje të parakohshme?
Unë i kam dëgjuar ndërkombëtarët dhe nuk i lexoj siç më pyesni ju. Problemi i zgjedhjeve nuk është problem i ndërkombëtarëve, por është i politikës dhe i popullit shqiptar. Ndërkombëtarët nuk janë për të caktuar datën e zgjedhjeve. Berisha e ka mekanizmin, ai duhet të pranojë këtë zgjidhje politike që ofron opozita. Nuk është hera e parë që zhvillon zgjedhje të parakohshme Shqipëria.
Ky pushtet u gjakos, vrau 4 njerëz të pafajshëm. La 8 fëmijë jetimë, në sytë e opinionit publik shqiptar pa asnjë shkak, në kundërshtim me ligjin. Përdori armën e Gardës së pushtetit. Mjafton kaq ë të thuash që ky pushtet moralisht ka mbaruar.
Ambasadori i OSBE-së ka deklaruar se duhet të vijojë procesi, ndërkohë që sot ka thënë se ka ende kohë që të dorëzoni anëtarët e KZAZ-ve?
Sigurisht më çudit deklarata e tij, se është jashtë funksionit të tij, funksioni i tij është të promovojë parametrat ligjorë, funksionimin e parlamentarizmit të atij vendi dhe të shtetit të së drejtës. Dhe të vijmë te zgjedhjet. Është një nga funksionet që OSBE-ja duhet të kryejë, të shikojë, t’i monitorojë. Më vjen keq që ambasadori i ri i OSBE-së nuk ka ardhur në Shqipëri. Është në Gjermani. Do t’i kërkoja ambasadorit që të më jepte parametrat e Gjermanisë. Ai s’ka njohur Shqipërinë, sepse s’ka njohur si funksionon parlamenti shqiptar. S’është as në hyrje të Bundestagut gjerman. Deri më sot s’kemi dëgjuar asnjë deklaratë pse s’funksion shteti i së drejtës. Pra, hiqet imuniteti i së drejtës dhe nuk gjykohen ministrat. Pra, nuk funksionon mekanizmi i zgjedhjeve. Në 20 vjet demokraci, sipas OSBE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar standardet. Po ambasadori nuk njeh kodin elektoral në Shqipëri.
Ju nuk hyni në zgjedhje me këtë komision?
Absolutisht nuk hyjmë. Nuk bëhet fjalë, që të bëhen zgjedhje në këto kushte, sepse duhen 3 elementë. Ky komision ka shkelur ligjin dhe duhet shkarkuar me ceremoni. Që të hyhet në zgjedhje duhet të ketë lista të besueshme zgjedhore. Pushtetin vendor vërtetë e kemi ne, por nuk janë vetëm qytetet e mëdha që kemi ne.
Ç’garanci do të ketë me këto karta identiteti?
Elementi i tretë është institucioni që administron zgjedhjet. Çfarë besueshmërie do të kemi ne nga ky institucion që shkel kodin elektoral në mes të ditës, çfarë garancie do të kemi ne nga ky njeri që vendimet i merr në mënyrë të njëanshme. Ai ka nxjerrë një tog vendimesh vetëm me një firmë. Do vemi tek parimi stalinist?!
A do të kërkoni shkrirjen e KQZ-së si garanci për t’u futur në zgjedhje?
Ne kërkojmë tre gjëra: garanci për listat, garanci ligjore, të besueshme dhe të zbatueshme për kartat e identitetit dhe e treta garanci e institucionit që menaxhon, administron rezultatin e zgjedhjeve.
Ne kemi propozimet tona konkrete që fillojnë me aksesin e plotë te listat e zgjedhjeve. Kemi propozime konkrete për kodin elektoral. Ky komision duhet të shkrihet dhe të jepen garanci nëpërmjet përbërjes për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.
Nëse kjo nuk ndodh, ju nuk do të futeni në zgjedhje?
Këtu nuk bëhet fjalë do marrim apo jo pjesë në zgjedhje, ne jemi e vetmja alternativë për të alternuar pushtetin. Ne vijmë në pushtet vetëm përmes mekanizmit të zgjedhjeve. Ne do të jemi barrikadë që të zhvillohen zgjedhje të vërteta. Sali Berisha thotë shumë gjëra, koha e Sali Berishës ka përfunduar. Ka vrarë 32 vetë dhe s’ka asnjë përgjegjës me veprimet dhe mos veprimet e veta. Mjafton kaq që kjo qeveri, që kjo qeveri moralisht dhe politikisht duhet të ishte dorëhequr.
Nëse Berisha bën zgjedhje pa ju, ç’do të ndodhë?
S’ka zgjedhje në Shqipëri dhe s’kanë për t’u bërë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet s’bëhen kur është një. Sjellja jonë do të jetë siç sillesh me një sundimtar në një grusht shteti. Përgjigjen do ta marrë nga populli shqiptar si sundimtar. Do ndeshet ballë përballë me një publik të tërë. Detyra jonë është t’ia bëjmë të qartë kundërshtarit, partnerit dhe opinionit publik shqiptar.
A do t’i vazhdoni protestat?
Protestat do të vazhdojnë. Nuk mund të caktojmë këtu se, cila do të jetë filozofia e protestave, por ne do të vazhdojmë deri në zgjidhjen e të gjitha problemeve të vendit, edhe ne të duam që të mos i bëjmë sigurisht do të na ndëshkonte populli shqiptar.
Nëse Sali Berisha mendon se protestat do të jenë një rutinë çdo të premte apo një herë në muaj gabohet. Do të vijë dita që populli do jetë në bulevard çdo ditë, çdo orë, çdo muaj. Do të jetë protestë nonstop. Vendimet i ka marrë vetë populli. Të fitojmë kohën e humbur.

Për depolitizimin e zgjedhjeve lokale

Henri Çili

Një sinjal i Edi Ramës, në një intervistë në emisionin FAKT të gazetarit, Çlirim Peka, se tashmë “Bashkinë e Tiranës nuk e shihte më domosdoshmërisht të lidhur me emrin e tij”, mund t’i japë jetës politike një drejtim tjetër. Moskandidimi i Ramës, kryetarit të opozitës, për një mandat të katërt në Bashkinë e Tiranës, mund të qe hapi i parë për të zgjidhur lëmshin politik, në të cilin ndodhet Shqipëria, kryesisht dhe për shkak të fatit politik të politikanit Edi Rama. Situata është vërtet e komplikuar në thelbin e saj dhe manifestohet me shfaqje të jashtme tejet problematike, të cilat shkojnë deri te 21 janari. Nga njëra anë, Rama ka shumë presion për të kandiduar dhe për të vijuar sistemin ekzistues dualist: kryetar opozite – kryebashkiak, megjithëçka kjo nënkupton, nga ana tjetër, ai ka një detyrë madhore që duhet të zgjidhë: të përgatisë alternativën e pushtetit në Shqipëri dhe të sjellë popullin e majtë në pushtet. Ky hap, nëse do të bëhej, është normalizues për jetën politike shqiptare dhe jo vetëm kaq, edhe për të si politikan në rrugën për të kapur objektivin e tij, shef i ekzekutivit. Kurse efekti i parë imediat i këtij hapi do të ishte pikërisht ai: “Depolitizimi i garës për zgjedhjet lokale” dhe krijimi i shanseve, që për herë të parë të kishim një garë për qytetin.

Duke zgjidhur këtë dualitet në favor, sigurisht të objektivit të tij më të madh, atij të kandidatit për kryeministër, Edi Rama i bën më në fund “lindje” me sukses fatit të tij politik, pas një ndërlikimi që zgjat, së paku, që prej zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Ndërsa ishte një avantazh fakti që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, në funksion të objektivit të tij politik për të kapur kreun e së majtës, apo për ta konfirmuar plotësisht atë pas zgjedhjeve të 2007-ës, kjo u kthye gjithashtu në një barrë, në një handikap, në një pengesë për të pasur realisht një opozitë të vërtetë dhe efikase, mbi të gjitha për të pasur një opozitë me superioritetin moral, që një opozitë ka natyrshëm. Gjatë këtyre viteve, në Shqipëri kemi pasur një konkurrencë mes pushtetit lokal dhe atij qendror, më shumë sesa një luftë pozitë-opozitë. Shumëkush dhe në shumë raste kanë parë tek Edi Rama, më shumë se kreun e opozitës dhe alternativën e kryeministrit hije, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të implikuar në të paktën aq ndotje pushteti, sa për ta zhveshur opozitën nga superioriteti moral, duke e lënë atë në suazat e një krahasimi moraliteti politik me qeverinë. Qënia kryetar i bashkisë dhe kreu i opozitës, i ka hequr Ramës edhe një armë tjetër që e ka opozita: shpërthimin e koniunkturës me grupe, apo me atë që po njihet gjithnjë e më shumë, me termin “klientela”. Ai kishte dhe ka sërish një klientelë, vetëm se për pushtetin lokal të Tiranës.

Të gjitha këto e lanë Edi Ramën, pa program real, pa denoncim real të atij niveli të korrupsionit, që e bën opozitën të besueshme për të nesërmen në pushtet, pa kohën e nevojshme për t’u marrë me opozitarizmin, si një i barabartë me ata që janë në shesh, në varfëri, në padrejtësi, apo në atë hall që opozita kërkon të zgjidhë me projektin e saj. Sigurisht që dhe Bashkinë, sa më shumë që merrej me opozitën, e la pa atë kujdesin e një kryetari “full time”, në drejtim të qytetit, pasi koniunktura politike e opozitës, shpesh ndikoi në planet për një drejtim efektiv të Tiranës.

Duke vendosur në favor të të qenit vetëm kryetar i opozitës Rama, e çliron veten nga kërkesa e dytë ndaj qytetarëve të Tiranës, për ta votuar atë “jo për qytetin, por kundër Sali Berishës”, kur qyteti po shkon në zgjidhje për vetëadministrimin e tij dhe jo për të zgjidhur çështjet e qeverisjes qendrore në ditën e qeverisjes lokale. Qyteti mund të vendosë për veten këtë herë, pa dashur që duke vendosur për fatin e veten, në fakt të vendosë për fatin e opozitës.

Duke vendosur në favor të të qenit vetëm kryetar i opozitës, Rama i jep një zgjidhje politike dhe ngërçit ku është futur vendi me ngjarjet e 21 janarit, të cilat kanë ardhur nga sforcimi i madh, për të krijuar një bilanc politik të sforcuar nga gjithë sa ndodhi, për shkak se socialistët shqiptarë ndajnë më në fund objektivat politike, në vend që t’i kishin ato në të njëjtën kohë: në kohën e duhur, beteja për qytetin përmes njeriut të duhur, në kohën e duhur beteja për qeverisjen qendrore me njeriun e duhur.

Ndarja e objektivave qendrore dhe lokalë dhe lojtarëve për këto objektiva, është tashmë operacioni i duhur menaxherial politik, për ata që drejtojnë opozitën. Sepse zgjidhjet zgjidhin gjithnjë një çështje: kurrë dy. Sikurse ka dashur deri tani të bëjë Edi Rama. Dhe ka dështuar, jo domosdoshmërisht se ka dalë humbës, por sepse ka pasur më shumë se një objektiv: të mbajë dhe Tiranën, të mundë dhe Sali Berishën.

Revolta e Shkollës së Bashkuar pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

Shpëtim Koli

Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë dhe i asaj në qytetin e Korçës, solli një tensionim të situatës politike në Shqipëri. Lëvizja antikomuniste e përqendruar kryesisht në qytetet e mëdha në vend, u ndje edhe më e fortë, ndërsa elementi konservator enverist, i përqendruar në institucione, zona rurale si dhe në qytete të vogla, kundërveproi në mënyrën e vet. Shqipëria ishte përballë një ballafaqimi serioz, i cili mund ta çonte në një luftë të pakontrolluar civile, të paparë qysh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Lëvizje të rrezikshme ishin edhe ato të nisura në shkollën e oficerëve në Tiranë, në të cilën ushtarakët u armatosën dhe krijuan “Komisionin nismëtar të lëvizjes për mbrojtjen e interesave të popullit”, me kryetar Agim Bajraktarin. Ata i drejtuan thirrjen partive politike, Presidentit e popullit shqiptar, duke kërkuar vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës me referendum. Sigurisht, rreziku qëndronte edhe te Forcat e Armatosura, të cilat mund të dilnin jashtë kontrollit dhe mund të përligjnin veprimet e tyre me Kushtetutën e 1976-s, e cila ishte në fuqi. Megjithatë, pakënaqësia ndaj regjimit ishte edhe në këto forca. Por ngjarja më e rrezikshme që ndodhi në atë kohë ishte inskenimi i provës së zjarrit në mjediset e shkollës së bashkuar të oficerëve në Tiranë. Qindra studentë, të drejtuar nga komandantët e tyre, me kallashnikovë dhe pushkë në duar, që i tundnin në ajër, në ritmet e këngës “Enver Hoxha tungjatjeta”, ushtruan një demonstrim force, duke premtuar se monumentet e Enver Hoxhës do i çonin atje ku ishin. Nga ana tjetër, një shoqatë e “vullnetarëve të Enverit”, u tregua shumë aktive në organizimin e ceremonive të tilla në qytetet e mbarë vendit, ku bustet e vegjël e të bardhë të Enverit viheshin në qendra qytetesh, të cilat përnjëherësh merrnin emrin “Enver Hoxha”. Një situatë sa tragjike aq edhe komike kalonte Shqipëria. Vendi ishte në prag të katastrofës humanitare, zia e bukës kërcënonte egërsisht, ndërsa konservatorët gjenin kohë për shfaqje të tilla.

Por ajo që duhej thënë në një konfrontim të tillë ishte se pakënaqësia nuk ishte vetëm e popullit, por edhe brenda Forcave të Armatosura. Autoritetet e kohës sillnin me shqetësim informacione se pakënaqësia ishte e madhe edhe brenda këtyre forcave. Afër Shkollës së Bashkuar, nga krismat e kallashnikovëve u vranë ose u plagosën edhe disa qytetarë.

Informacioni i datës 20 shkurt 1991

Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve mbante emrin e Enver Hoxhës. Në oborrin e kësaj shkolle qëndronte edhe një monument i diktatorit. Por informacionet që vinin paraditen e 20 shkurtit 1991 për gjendjen në këtë shkollë nuk ishin edhe aq të kënaqshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, njoftonte kështu kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, mbi gjendjen në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”:

“Dega e Sigurimit të Shkollave Ushtarake informon se sipas dy denoncuesve del se oficer Stefan P., pedagog i historisë së AUP së Repartit 2330 Shkodër, është shprehur: “Për Partinë e Punës nuk ka më fitore, apo edhe këtë legjislaturë ka jetë... Këtij pushteti i erdhi fundi e duhet të përmbyset”.

Studenti Vladimir P. i vitit të dytë në kufi, në prani të gjithë studentëve të klasës ka thënë: “Jam në komisionin nismëtar për organizimin e shoqatës të studentëve ushtarakë, do mblidhemi në fushën e sportit, ku do të flasin organizatorët e kësaj shoqate, pastaj dilni të gjithë. Kërkesat tona janë: përmirësimi i kushteve të jetesës e ushqimit, të shkrihet Komitetit i Partisë së shkollave e godina t’u jepet studentëve; Akademia Ushtarake të largohet dhe godinat t’u jepen studentëve, të anulohet urdhri i ministrit të Mbrojtjes Popullore për përjashtimin e studentëve që plotësojnë 12 mungesa; tani për tani jemi nuk jemi për heqjen e emrit të shkollës, se po kërkuam këtë do të kemi përfundim të keq, këtë do ta bëjmë më vonë”. Nazmi C., Llazi K. e Arben Z., thonë se duhet të kërkojmë heqjen e emrit të shkollës. Të tre këta studentë, më datën 11.2.1991, duke ngrënë boçe pishe, kanë qëlluar disa herë portretin e themeluesit të Partisë. Theksojmë se në klasën e vitit të dytë të kufirit në datën 13.2.1991, rreth orës 16.30, është hequr portreti i themeluesit të Partisë dhe nuk dihet se ku e kanë çuar.

Për problemet e sipërme është informuar edhe Komanda e Kufirit.

Studenti Besnik Shkëmbi, i vitit të katërt të artilerisë, ka filluar të shpërndajë lista të marra nga komisioni nismëtar i Partisë Demokratike, për të regjistruar studentë në shoqatën e tyre.

Sipas denoncimit të oficerë Hajri Th., pedagog në Repartin 2330 Vau i Dejës, del se kursanti Rezart Z., i ka thënë: “...Unë jam kundër PPSH-së dhe kam aftësi të bëj edhe 100 kursantë të votojnë kundër saj, po ti pedagog me cilën parti je?”. Unë - thotë Hajriu, - thashë se “po ma shave PPSH-në, ta numëroj në lule të ballit”. Rezarti i thotë: “Mos u nxito, se edhe unë kam automatik dhe të zhduk”.

***

Në një informacion që kryetari i Degës së Sigurimit të Shkollave Ushtarake, i dërgonte Degës së Sigurimit të Ushtrisë, bënte të ditur se pedagogu i shkollës së bashkuar “Skënderbej”, Ismet Pajo, “me origjinë kosovar”, kishte strehuar “katër elementë destruktivë” në kohën kur këta po protestonin kundër zhvillimeve në Shkollën e Bashkuar. Sipas këtij informacioni, më 23 shkurt 1991, pedagogu në fjalë u fliste njerëzve duke u thënë se veprimi i shkollave ushtarake nuk ishte i drejtë, sepse ishte vëllavrasës dhe përçarës. Nuk mjaftonte vetëm ku raportim, por vazhdohej se për këtë pedagog nuk disponoheshin të dhëna të tjera, por do punohej me agjenturë. Oficeri N. ZH., ndër të fundit e rekrutuar për interes të Sigurimit, denonconte se para derës së Akademisë kishte qenë edhe një student, i cili i kishte thënë gruas së N. ZH këto fjalë: “Ku do të vini ju komunistët... të gjithë komunistët do të përfundojnë në litar... Po shkollat ushtarake pse vepruan kështu, veprimi i tyre është jashtëzakonisht i keq, megjithatë shikoni e prisni fundin e kësaj pune”.

Bashkëpunëtorët e tjerë vijojnë të sjellin raporte mbi atë që dëgjonin, mbi zërat kundër brenda radhëve të ushtrisë, në shkollë apo në reparte.

Studenti Ilir K. kishte thënë: “Unë nuk jam dakord me këtë qëndrim të studentëve, ne bëmë gabim dhe historia do të na dënojë... Ne nuk kemi pse të kërkojmë të vihet shtatorja e Enver Hoxhës”.

Studenti Sokol C., i vitit të parë, më 24 shkurt 1991 kishte grumbulluar disa shokë të tij dhe u fliste: Nuk bëjmë mirë që kërkojmë të vendoset busti i Enver Hoxhës në vend, kështu ne sillemi keq dhe historia do të na dënojë e do të na bëjë fajtorë”.

Studenti Ilir Dh., vitit 2-të, u shpreh: “Nuk bëjmë mirë ne studentët të vihemi në konflikt me popullin, tani të ruhemi se do të na kërcënojnë e do na vrasin”.

Tuesday, February 22, 2011

Roberto Vecione fiton Sanremo

anremo, 20 shkurt, NOA – Roberto Vecione ka fituar edicionin e 61 të festivalit të këngës italiane Sanremo. 64-vjeçari ka marrë dje dhe çmimin e kritikës, ndërsa është shpallur fitues në bazë të televotimit.

Kënga e tij “Chiamami ancora amore”, është vlerësuar si ndër më të mirat për elementët artistik që ka prezantuar. Këngëtari i njohur Al Bano tha për mediat, pas ndarjes së çmimeve, se kënga e Veciones kishte një “tekst fantastik, muzikë dhe gjithçka fantastike”.

Vecione, Al Bano dhe Ema ishin tre finalistët e festivalit.

Festivali i njohur italian u drejtua këtë vit nga Xhani Morandi, duke shënuar një rikthim në modelet klasike dhe në kohrat më të mira. Jo pa ironi, komediani Roberto Benjini u shpreh se Xhani Morandin e kanë lënë si drejtues, sepse duan ta mbajnë larg muzikës. Ndërsa në lidhje me historikun e Sanremos, Benjini u shpreh se “është më i vjetër se lindja e republikës italiane”.

Në 16 shkurt, Vecioni ka publikuar edhe albumin që mban titullin e këngës fituese të festivalit.

Në të janë rreth 14 këngë që janë vlerësuar nga kritika si një prej publikimeve më të mira të kohëve të fundit.

Kabineti i ri i Kosovës, emrat e ministrave.


Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA- Kabineti i ri qeveritar i Kosovës, i cili u votua pak më parë me 65 vota pro dhe 1 kundër në mungesë të opozitës, do të përbëhet nga personalitete me peshë në politikën Kosovare.

Gjatë fjalës së tij, tashmë si Kryeministër i rizgjedhur në mandatin e dytë të tij, Hashim Thaçi u shpreh se, për Kosovën u hap një kapitull i ri, ai i Kosovës Europiane.

Po sot u zgjodh edhe Presidenti i vendit Behxhet Pacolli, i cili mori një shumicë të thjeshtë votash me 62 vota pro, vetëm në raundin e tretë të votimeve.

Kabineti i ri qeveritar i Kosovës:

President –Behxhet Pacolli

Kryeministër- Hashim Thaçi

Ministre e Integrimit- Vlora Çitaku

Ministër i Drejtësisë- Hajredin Kuçi

Ministër i Ekonomisë – Besim Beqaj

Ministre e Tregëtisë- Mimoza Kusari (Lila)

Ministër i FSK-së- Agim Çeku

Ministër i Shëndetësisë- Ferid Agani

Ministër i Brendshëm- Bajram Rexhepi

Ministër i Kulturës- Memli Krasniqi

Ministër i Pushtetit Lokal- Slobodan Petroviç

Ministër i Arsimit- Ramë Buja

Ministër i Transportit- Fehmi Mujota

Ministër i Ambientit- Dardan Gashi

a.y/NOA

Robert de Niro në RAI: Kam gjak shqiptari


Aktori i mirënjohur Robert de Niro ka zbuluar në një intervistë për RAI 1 një detaj që shumë pak kush e ka ditur, duke thënë se ka prejardhje shqiptare dhe italiane.
Ai nuk dëgjohet mirë çfarë thotë në intervistën e tij për shkak edhe të përkthimit të pa përshtatshëm që bën prezantuesja, De Niro ndërhyn asaj ku ajo e pyet për prejardhjen e tij italiane.
De Niro i thotë se “është nga gjaku shqiptar dhe italian”.
Aktori ka thënë se për këtë janë të njoftuar edhe fëmijët e tij.

Robert De Niro: Kam gjak shqiptar, prindërit e tij emigruan nga Kruja në Itali e SHBA

“Fëmijët e mi duhet të dinë se kanë edhe origjinë italiane dhe shqiptare”. Kjo ka qenë deklarata e aktorit të mirënjohur Robert de Niro e cila ka bërë xhiron e botës.
Ai ka thënë duke folur në anglisht se prejardhja e tij nga gjaku, është italiane dhe shqiptare.
Mediat njoftojnë se e vërteta është se stërgjyshi i aktorit të madh, Xhovani Di Niro dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali. Më pas në vitin 1887 ata shkuan në SHBA.