Saturday, November 24, 2012

Krujf: Mesi e Ronaldo nuk hyjnë në histori

Legjenda e futbollit holandez, Johan Krujf, ka publikuar formacionin më të mirë në historinë e futbollit. Për çështje etike ai ka lënë jashtë veten e tij, ndërkohë që bie në sy që ka “grumbulluar” dy holandezë të tjerë, pikërisht mbrojtësin Krol dhe mesfushorin Keizer. Gjithsesi, edhe pse mungojnë shumë emra që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në këtë sport, dy lojtarët që po dominojnë me shifra të jashtëzakonshme, si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, nuk janë përfshirë.

Shvajni: Jemi super, pa rivalë në Gjermani

Bastian Shvajnshtaiger nuk ka asnjë dyshim për titullin këtë sezon. Edhe pse rezervohet për këtë temë, në mënyrë indirekte zv/kapiteni i Bajernit e shpreh hapur dominancën e skuadrës së tij. Gjatë një interviste për “Abendzeitung”, Shvajnshtaiger përpiqet t’u kundërpërgjigjet kritikëve, zbeh rivalitetin me konkurrentët e tjerë në Bundesligë, si dhe parashikon një fitore me goleadë ndaj Hanoverit.
Elozhe skuadrës
“Nëse vjet u treguam të dobët nga ana psikologjike, sivjet nuk ka shanse të tensionohemi apo të humbim toruan. Skuadra është e blinduar nga porta deri te sulmi, kështu që jemi të përgatitur të kryejmë misionin tonë deri në fund. Vërtet rivalët tanë po përpiqen të na konkurrojnë,

Mariza Lino\ish-ambasadore e SHBA-ve në Tiranë

-Ishte nder i veçantë të përfaqësoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë gjatë disa prej viteve më të vështira të historisë pas komuniste të saj. Shqiptarët kanë një trashëgimi krenare dhe i përkasin një civilizimi të hershëm; ata janë luftëtarë trima, që, sipas traditës së Skënderbeut, luftojnë kundër shtypjes. Sot kjo do të thotë që Shqipëria është përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të NATO-s në Afganistan. Shqiptarët janë të njohur për bujarinë dhe mikpritjen, tipare që pata rastin t’i shoh nga afër gjatë fluksit të madh të refugjatëve nga Kosova në vitin 1999. Shumë shqiptarë hapën dyert e shtëpive dhe strehuan njerëz të panjohur që po i largoheshin shtypjes – ashtu siç shqiptarët kishin bërë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu unë pata rastin të shoh shpirtin shqiptar të pavarësisë, që çoi në shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane 100 vjet më parë, e mbështetur me krenari nga Presidenti Udrou Uilson. Në historinë më

Akademiku Mark Krasniqi: "E ardhmja e Shqipërisë, etnike"

PRISHTINË – Akademiku i shquar, lideri shumëvjeçar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, politikani dikur afër Ibrahim Rugovës, Mark Krasniqi, që tanimë ka hyrë në vitin e 93-të të jetës, ka rrëfyer përvojën e tij jetësore në periudha të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët e Kosovës, prej viteve të para pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 100 vjet më parë.

Në një intervistë për emisionin “Pressing” të KTV-së, Krasniqi ka folur për rininë e tij zogiste, kohën e kaluar si i punësuar i administratës së okupatorit fashist, studimeve në Italinë e Musolinit,

Friday, November 23, 2012

Shqipëria mes Italisë dhe Jugosllavisë, më 1927

Situata - Në vitin 1926, Shqipëria kishte një stabilitet politik prej pak më shumë se një viti. Shqipëria nis bisedimet për një seri marrëveshjesh me Italinë. Nënshkruhen kontrata të rëndësishme koncesionare dhe në shkurt 1927, nënshkruhet kryemarrëveshja: Traktati Italo-Shqiptar i Miqësisë dhe Sigurisë
Trazirat - Traktati shkaktoi shqetësime të mëdha në Beograd. Gazetat e Beogradit e konsideronin atë si ekuivalent të aneksimit të Bosnjës nga Austro-Hungaria më 1908, një nga hapat që çoi drejt Luftës së Madhe, siç njihej në atë kohë, Lufta e Parë Botërore

Topi: Duhet rotacion politik, pushteti i përjetshëm është model komunist

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka akuzuar nga Shijaku qeverinë aktuale se po përpiqet të nënshtrojë institucionet e pavarura kushtetuese, duke theksuar se atë që nuk arriti ta bëjë në pesë vjet, arriti ta fitojnë në pesë ditë, si një sinjal negativ për standardet e demokracisë në Shqipëri.
Topi ka nënvizuar rëndësinë e një rotacioni politik, pasi sipas tij asnjë politikanë nuk mund të rrijë me çdo kusht dhe pafundësisht në pushtet.
“ Në asnjë vend perëndimor një politikan

Austriakët mbështetën Ismail Beun të ngrinte flamurin

Historiania Elena Kocaqi: Mëvetësia e Shqipërisë e nxitur nga Austro-Hungaria. Kuvendi i Vlorës; firmosën 40 nga 84 deputetë. 

Pavarësia nuk u arrit as me shumicë të thjeshtë votash. Historia Shqiptare e censuruar Pavarësia e Shqipërisë mund të mos jetë ajo që kemi mësuar rëndom, në shkollë apo nga literatura akademike. Madje mund të ketë dhe një fasadë tjetër, e cila më së shumti është mbajtur mbuluar me një tis të errët, në pamundësi për ta zhdukur krejt. Të paktën e këtij mendimi është historiania Elena Kocaqi, e cila duke iu referuar dokumenteve të arkivave austriake, por dhe atyre italiane, franceze e angleze, ka nxjerrë një përfundim fare pak të cekur më parë, por shumë të censuruar gjithsesi. Dhe ja çfarë thotë Kocaqi për gazetën “Shekulli”: 
Cilat ishte situata politike, në Europë në fillim të shekullit XX, kur Perandoria Osmane po lëshonte territor? 
Situata politike në Evropën e fillimit të shekulli të XX ishte e tillë që ishin formuar dy blloqe politike ushtarake, njëri ishte Antanta e përbërë prej Anglisë,

Nata e fundit e Ismail Qemalit në Peruxhia, dyshimet për helmim. Rrëfimi i të birit: I hodhën helm në kafe

Dokumentari për të pathënat e biografisë së themeluesit të shtetit shqiptar.
Rrethanat e panjohura të tragjedisë gjatë udhëtimit për në Konferencën e Paqes në Paris.
Et’hem Vlora, i biri i Ismail Qemalit: I hodhën helm në kafe.
Fjalët e fundit të Ismail Beut: Më hëngër me të pabesë.
Çastet fatale gjatë konferencës së shtypit në hotel “Brufani”

Berisha: Kompjuteri im i parë, ja si më 'shpëtoi’ djali i Enverit nga byroja

VALENTINA MADANI:Eksperienca me komp juterin e parë, ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Sali Berishës mund t'i kushtonte shtrenjtë në kohën e diktaturës. Por një të ngjashëm, kompjuter 'Apple 2' e kishte edhe ish-drejtori i Albtelekomit, Sokol Hoxha, i biri i diktatorit Hoxha. Duke qenë prezent në aktivitetin e organizuar nga Shoqata shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), Kryeministri ilustroi përmes një shembulli personal rreziqet që mund të sillte teknologjia në kohën e errët të diktaturës.

Berisha rrëfeu se blerja e kompjuterit të parë në kohën e komunizmit, për

Thursday, November 22, 2012

Jeta e panjohur e Ismail Qemalit, pa ditëlindje dhe pa mbiemrin Vlora. Grekja Surmeli, gruaja e Ismail Qemalit, zonja e parë e Shqipërisë.

Lindi më 16 tetor 1846 në shtëpinë ku ngriti flamurin më 1912.
Dokumentari, zbardhen të pathënat e biografisë së themeluesit të shtetit shqiptar.
Gruaja e parë, Nasipe Hanëmi, vdiq një vit pas martesës me Ismail Qemalin.
Grekja Kleoniqi Surmeli, zonja e parë e shtetit shqiptar. Eshtrat e bashkëshortes së Ismail beut prehen në Spanjë

Tuesday, November 20, 2012

Qosja: Zogu despot, Enveri ndërtoi shtet bashkëkohor

Rexhep Qosja flet në “Shqip” me Rudina Xhungën.
Qosja: Zogu despot oriental, ja vrasjet e tij në Kosovë.
E majta i shmanget identifikimit me Nolin, s’e kuptoj si identifikohet e djathta me Zogun”
Akademiku vlerëson figurën e diktatorit dhe atakon qeverisjen aktuale.
“Enver Hoxha, ndërtues i shtetit bashkëkohor”

Qosja: Berisha dëshiron ta feudalizojë historinë, duke madhëruar figura pashallarësh me origjinë shqiptare.

Sunday, November 18, 2012

Ada rikthen shpresën e mbijetesës, “zhytet” Gramshi

Skuadra e Velipojës mori tri pikë shprese ndaj gramshiotëve, duke u rikthyer bindshëm në luftën në zonën e ftohtë  
Nga Gjergj Kola
Ada- Gramshi 3-0
Shënues: Puka 59’, Nika 62’ (11-metërsh), Erkoçeviç 65’

Ada: Dervishaj, Nika, Tota (El. Doçi 54’), Rusi, Çoba, Ferlushkaj, Ed. Doçi, Zefi (Jacaj 68’), Drabeja , Puka (Mujeci 76’), Erkoçeviç Trajner: R. Kulli
Gramshi: Koçi, Kaloshi, Basriu ( Bello 72’ ), Mehmeti, Kote, A. Çerkrezi (Latifi 46’), Duka, Kuqi, Lena , Marishta (Goga 67’), Lezi. Trajner: G. Stojku
Gjyqtarë:  S. Bogdani, F. Elezi, F. Lama (Durrës)
Kartona të verdhë: Ferlushkaj 56’/ Kaloshi 34’

Bekim Bala shënon dhe i jep fitoren Spartës së Pragës

Nga ANDI TANKU
Debutimi me Kombëtaren në miqësoren kundër Kamerunit duket se e ka karikuar së tepërmi sulmuesin shkodran, i cili në takimin e djeshëm midis Spartës së Pragës dhe Teplices ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. Bala është aktivizuar si titullar dhe ka realizuar në minutën e 83-të të sfidës, pikërisht në atë moment kur dukej se loja po shkonte drejt barazimit, duke i dhënë kështu fitoren Spartës së Pragës që ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të parë në kampionat.

Filmi zhvesh ====== për trajtimin e skandaleve seksuale

Nga Andrea Burzynski
NEWYORK (Reuters) – Katër shurdhmemecë nga Wisconsin kanë qenë nga të parët që kanë kërkuar drejtësi për abuzimet seksuale nga duart e një prifti në fëmijëri, dhe një dokumentar i ri mbi trajtimin e dobët të Kishës Katolike të rasteve të tilla, do të bëjë më të dëgjuar zërin e tyre.

Dokumentari "Mea Maxima Culpa: Heshtje në Shtëpinë e Zotit" eksploron protokollin e Kishës Katolike Romane të diktuar nga Vatikani, për trajtimin e rasteve të abuzimeve me fëmijët dhe të priftërinjve pedofilë. Ai nis shfaqjet në kinematë amerikane më 16 nëntor, dhe do të transmetohet në rrjetin kabllor amerikan HBO ne shkurt.