Friday, June 24, 2011

Islamizmi

Nga Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

Megjithëse Kristianizmi filloi që të përhapej me shpejtësi si një religjion i ri prapë se prapë një pjesë e njerzimit ishin paganë. Kështu që në këto kushte filloi që të lindëte një religjion i ri icili në mënyrë të menjëhershme mori përmasa të mëdha. Ky religjion i ri ishte Islamizmi. Islami qysh se kur lindi dhe deri më sot mbetet një nga fetë më të mëdha në botë. Ai përparoi me Judaizmin dhe Kristianizmin, dhe tamam si këto dy të parat ai shpalli moneteizmin ose besimin në një zot të vetëm. Në gjuhën Arabe fjala Islam do të thotë « dorzim » ose « nënshtrim » nënshtrim vullnetit të zotit. Një ndjekës i Islamit është quajtur mysliman, i cili në Arabisht do të thotë një që i përulet Zotit. Emri i zotit në Arabisht është « Allah » që i referohet të njëjtit Zot që adhurohej nga Judenjtë dhe Kristianët. Mësimet kryesore të Islamit janë se ekziston një i gjithëfuqishëm dhe ky është Zoti dhe se ky Zot krijoi uniuversin. Ky moneteizëm rigoroz si dhe mësimet e Islamit na mësojnë se të gjithë Myslimanët janë të barabartë para Zotit, dhe kjo siguron bazën për një sens kolektiv në lojalitetin e Zotit që e tejkalon klasën, racën, nacionalitetin dhe ndryshimet në praktikën religjioze. Kështu që të gjithë Myslimanët i përkasin një komuniteti « Umma » pavarsisht nga bekgrundi nacional dhe Islamik. Brenda dy shekujve pasi u themelua Islamizmi dhe pikërisht në shek e VII-të Islami u përhap nga shtëpia e tij origjinale në Arabi, Siri, Egjipt, Afrikë të veriut, Spanjën perendimore, Persi dhe Indi, dhe në fund të shek të X-të ai i kaloi kufijtë e lindjes. Në shekujt më pas Islami gjithashtu u përhap në Anatolia dhe Ballkanin e veriut dhe Saharanë Afrikane në jug. Komuniteti mysliman përfshin sot rreth një bilion ndjekës në pesë kontinente dhe Islami është religjioni më i madh dhe më i qëndrueshëm në botë. Kryesisht vendi më i populluar për myslimanët është Indonezia që ndiqet nga Pakistani dhe Bangladeshi. Përtej lindjes së mesme një numër i madh myslimanësh jeton në Indi, Nigeri, në një nga republika ish Sovjetike dhe Kinë. Një nga arsyet e rritjes së komunitetit mysliman është hapja e tij për myslimanët anëtarë të rinj. Fëmijët ë lindur nga prindërit myslimanë automatikisht konsiderohen myslimanë dhe mund të konvertohen në Islam me deklarimin e vetevetes se është mysliman. Deklerata e besimit e një personi është evidencë sufiçente e konvertimit të Islamit dhe nevoja nuk është konfirmuar nga autoritet religjioze.
Mësimet e Muahmeti.

Rreth viti 570 pasi lindi Muhamet themeluesi profetik i Islamit i cili lindi në Mekë, që në atë kohë Meka ishte një nga qytetet qëndrore të gadishullit Arabik. Dyzet vjet më vonë Muhameti filloi të predikojë një religjion të ri, Islamin i cili konstituoi shkatërrimin nga morali ekzistues dhe kodet shoqërore në Arabi. Religjoni i ri i Islamit mësonte se kishte një Zot dhe se Muhameti ishte i fundit të profetëve. Megjithëse si lajmëtar i tij Zoti i pat dërguar kode të ndryshme ose ligje për të jetuar dhe të gjitha këto përmblidhen në Kuran i cili është libri i shenjtë i Islamit. Këto lajmë ishin nga njerëz të vdekshëm dhe ndërmjet shumë të tjerëve përfshihet edhe Moisiu një profet çifut, dhe Jezusi të cilin Kristianët e besojnë se është biri i Zotit dhe që ishte një profet. Isalmi gjithashtu na mëson se Bibla Kristiane e cila përfshin Biblën Hebreje Testamentin e Vjetër ku më pas i shtohen edhe 27 libra të tjerë që janë të Testamentit të Ri, dhe Kurani është komplet një libër i shenjtë. Në përputhje me Kuranin dhe dy shkrimet e hershme të cilat i alternohen formës origjinale të tyre të dhëna nga zoti, ndërkaq Kurani do të mbetete perfekt dhe se Zoti e ruan nga shtrëmbërime të tilla. Përveç dallimeve nga Hebrenjtë dhe traditat Kristiane, religjioni i ri mësonte se Zoti për njerzit do të thotë që të njohin të mirën dhe të keqen megjithë profetët dhe Kuranin. Si rrjedhim dita e gjykimit për njerzit do të llogaritej sipas veprimeve të tyre. Mësimet e Muhametit e paraqesin ashpër dhe me armiqësi opozicionin, dhe në vitin 622 ai shkoi në Mekë dhe u drejtua për në Jatrib me një numër të madh ndjeksish. Arritja e Muhametit në Jatrib e ndryshoi emrin në Medina që do të thotë qytet. Data e emigrimit të Muhametit më vonë u vendos me dymbëdhjetë muaj hënor sipas kalendarit Islamik.

Pesë shtyllat e Islamit.

Gjatë dhjetë vjetëve kur ai arriti në Medinë dhe deri kur ai vdiq në vitin 632 pas Krishtit Muhameti udhëhoqi themelimin për një shtet ideal Islamik. Në thelb myslimanët ishin bashkuar dhe jeta komunitare ishte rregulluar me kërkesat e religjionit të ri. Përveç moralit gjyqsor dhe kërkesave të religjionit erdhën duke përfshirë një numër institucionesh që vazhduan të karakterizojnë sot praktikat religjoze Islamike. Një ndër kryesorët ishin pesë shtyllat e Islamit, detyrat esenciale religjioze kërkonin nga çdo mysliman i rritur dhe që mundësisht që ishte i aftë. Pesë shtyllat e besimit Islam ishin përshkruar në disa pjesë të Kuranit dhe që ishin praktikuar gjatë kohës së Muhametit. Ata ishin pranim i i besimit (Shahada) lutja (Salat) Lëmosha (Zakati) agjërimi dhe peligrinazhi (Haxhi). Megjithatë disa nga këto praktika ishin me prejardhje nga Judaizmi, Kristianizmi dhe traditat e tjera religjioze të lindjes së mesme që të marra së bashku ata dallonin praktikat religjioze Islamike nga ato të religjioneve të tjera. Pesë shtyllat e Islamit janë kështu 66 ritualet qendrore të Islamit dhe konstituojnë praktikat e besimit Islam. Shumë përshkrime polemike të Islamit janë fokusuar në mënyrë kritike mbi konceptin Islamik të Xhihadit. Xhihadi është konsideruar si shtylla e gjashtë e Islamit nga disa myslimanë dhe kjo është kuptuar si luftë e shenjtë në këto përshkrime.Megjithatë kjo fjalë në Arabisht do të thotë luftë ose shfrytëzim deri në fund të përpjekjeve duke ju lutur zotit. Brenda besimit Islam kjo përpjekje mund të jetë individuale ose kolektive dhe ajo mund të aplikohet duke drejtuar një jetë virtuoze duke ndihmuar myslimanët e tjerë megjithë bamirsinë, edukimin ose domethënie të tjera duke predikuar Islamin, duke luftuar dhe mbrojtur myslimanët. Media perendimore e shek të XX vazhdon të konkurojë mbi interpertimet militante të konceptit të xhihadit dhe tek shumë myslimanë jo. Përqëndrimi me devocion absolut për Islamikët është allahu, supremi, i gjithë dituri i gjithëfuqishmi dhe mbi të gjitha i gjithëmëshirshmi Zoti. Fjala Arabe Allah do të thotë Zot dhe ky Zot është kuptuar të jetë Zoti i cili krijoi qeniet në botë dhe e mbështet atë deri në fund. Duke ju bindur urdhërimeve të Zotit, qeniet njerzore shprehin njohjen e tyre dhe mirnjohjen për krijimin e mençurisë dhe jetesën në harmoni me universin. Pranimi i besimit, ose dëshmia e besimit (Shahada) si rrjedhim është prerogativë për antarsimin në komunitetin Mysliman. Në disa rrethana gjatë një dite tipike dhe lutjet që thuhen në ditët e përditshme një mysliman përsërit pranimin se unë pranoj të dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhameti është profeti i tij. Atje nuk ka kufizime formale për kohën dhe vendin ku këto fjalë mund të përsëriten. Të bëhesh një anëtar i komunitetit Mysliman do të thotë se një njeri ka pranuar dhe vepruar me këtë besim në të njëjtin Zot dhe profeci të Muhametit. Të pranosh me të vërtetë besimin që paraqitet një lidhje ndërmjet folësit dhe zotit, shqiptimi verbal duhet të shprehet duke e njohur vërtetë kuptimet e saj duke besuar sa më mirë dhe sinqerisht. Veprimet e një njeriu mund të jenë në varësi të një shqyrtimi të hollësishëm nga myslimanët e tjerë por një person shqipton pranimin e besimit që është një provë e antarsimit në komunitetin mysliman dhe nuk mund të ndryshohet nga anëtarët e tjerë të komunitetit.

Pesë lutjet e Përditshme.

Shtyllat e dytë e Islamit është detyra religjioze për tu falur pesë herë në ditë ose siç i thonë ndryshe « Sabati ». Që të gjithë Myslimanët e rritur supozohen se falen pesë herë në ditë duke pasuar me ritualin e larjes ose pastrimit të trupit në intervale të ndryshme të ditës. Referencat Kuranike pohojnë gjithashtu se veprimet e përditshme të qëndrimit, përkulja dhe rënia përmbys gjatë faljes duke u vendosur në drejtimin që njihet si Qabja. Myslimanët ishin të parët që kërkuan të ktheheshin përballë Jeruzalemit gjatë faljes, por tashmë gjatë kohës së Muhametit ata ishin urdhëruar që të ktheheshin përballë Qabes ku ishte ndërtuar një faltore e vjetër në qytetin e Mekës. Gjithashtu Kurani i referohet recitimit të pjesëve Kuranore si një formë e faljes. Megjithëse me një numër të madh referencash vetë Kurani nuk jep instruksione ekzakte për ritualet qëndrore të faljes. Shumë detaje të përshkruara nga ritualet për faljet ta marrim si p.sh vendoset nga profeti Muhamet dhe më vonë janë ruajtur nga traditat Islamike. Disa detaje nga këto rituale të ndryshme, myslimanët janë të një mendje për pesë ritualet e faljes ditore që kryhen gjatë ditës, në agim, mesditë, dhe në mbrëmbje dhe kur perendon dielli. Në agim, në mesditë dhe kur perendon dielli dhe fillojnë përsëri herët në mëngjez, në mesditë dhe në perendim të diellit, dallueshmëria e ritualeve Islamike nga praktikat e hershme pagane të adhurimit kur ngrihet dielli ose perendon. Një falje është sajuar nga një sekuencë njësish që quhet përkulje (Rak’as) ku secila nga këto njësi adhuruesi qëndron në këmbë, përkulet, bie në gjunjë dhe për disa çaste qëndron i shtrirë përmbys ndërsa reciton vargje Kuranore dhe formula të tjera për faljen. Me disa variacione ndërmjet sekteve ndryshme myslimane në mesditë, pasdite dhe në darkë faljet përfshihen me recitime të pohimit të besimit nga besimtarët që i ndjekin duke përshëndetur : Paqebërist, të mëshirshmit dhe bekimi i zotit qoftë me ju. Kudo që jetojnë myslimanët janë një numër substancial në gjithë botën, dhe thërresin për tu falur, ose ezani që përsëritet pesë herë në ditë nga Muzeini nga një xhami dhe Myslimanët vendosin adhurimin. Myslimanët janë inkurajues të falen së bashku në xhami, por faljet në grup është vetëm një obligim religjioz për ata që falen në mesditën e së premtes. Gratë udhëtarët, myslimanët e sëmurë dhe ata që shoqërojnë të sëmurët nuk janë të detyruar që të vijnë ditën e premte për tu falur në kongregacional megjithëse ata që dëshirojnë mund të vijnë.Falja të premten, në mesditë drejtohet nga një imam i cili thjeshtë është një falës, faljet e ndryshme që zakonisht përdoren në mesditë edhe në ditët e tjera të javës. Si një pjesë e kërkuar e ritualit tek ky takim kongrgacinal, dy predikimet fillojnë me faljen. Ditët e tjera myslimanët mund të falen diku nëse ata dëshirojnë, individualisht ose në grup. Ata duhet të observojnë ritualet e faljes gjatë ditës duke qëndruar përballë në drejtim të Mekës, duke obsrevuar pikërisht rregullat e faljes dhe pregaditen për pastrimin simbolik. Në varsi të situatës ky ritual i fundit i procesit të larjes, duke larë totalisht trupin ose duke përfshirë në ritualin e larjes, larjen e duarve, të gojës, të fytyrës dhe këmbët. Kërkesa për tu falur pesë herë në ditë, myslimanët mund ti kryejnë por nuk janë të detyruar për tu falur, disa nga të cilët i kanë të fiksuar format nga pesë faljet e përdithsme. Të tjerët i kryejnë natën, idividualisht ose me myslimanët e tjerë. Këto shtesa formale dhe informale të faljeve i japin një funksion primar faljeve në Islam e cila është një komunikim personal me Zotin për qëllimet e pohimit të qëndrueshëm prezencës hyjnore në jetën personale të Myslimanëve. Shumë koncepte formale të faljes shërbejnë për të provuar një disiplinim ritmik ku strukturat e ditës dhe nxitja e një sensi nga komuniteti dhe ndarja në në pjesë të barabarta të identiteti ndërmjet myslimanëve.

Lëmosha.

Një nga tri shtyllat e Islamit është Zeakti, ose lëmosha. Një obligim religjioz ka Zekati që është konsideruar një shprehje me devocion ndaj zotit. Ai paraqet përpjekjet për të pranuar oferta për të varfërit nga sektorët e ndryshëm të shoqërisë, sepse oferta për një mysliman do të thotë pastrimi i tij ose bollëku i tij ose arrin shpëtimin. Kurani së bashku me traditat e tjera Islamike inkurajon fort bamirsinë dhe u kujton vazhdimisht myslimanëve nga obligimi i tyre moral për të varfërit, jetimët, të vejat, megjithëse në përgjithsi dallohet bamirsia vullnetare (Sadaka) dhe Zekati dhe më vonë ishte një porosi për të varfërit në para ose prodhime nga myslimanët. Ndërsa kuptimi i termave ka qenë i hapur për interpertime të ndryshme dhe Kurani i referohet rregullisht Zekatit, duke identifikuar mënyrat specifike në të cilat kjo tokë mund të jetë shfrytëzuar. Këto përdorime specifake përfshijnë shpenzimet e Zekatit për të varfërit dhe nevojtarët mbi ato të cilët mbledhin dhe shpërndajnë Zekatin, dhe nga këto çdo Mysliman dëshiron të fitojë dhe të konvertohet në Islam, ndihma për një udhëtar dhe lirimi me shpërblim për ata që janë kapur rob, lehtësimi i atyre që janë zhytur në borxhe dhe kjo krijon Zotin. Kurani që më parë siguron detaje të detajuara për kujdesjen nga gjërat që janë subjekt i taksës së Zekatit ose pjesa e saktë e pronës që vjen ose prona që do të paguhet si Zekat. Këto përcaktime janë provuar që do të paguhen si Zekat. Këto përcaktime janë traditë qysh në kohën e Muhametit dhe kanë qenë subjekt i diskutimeve të stërholluara ndërmjet ekspertëve legalë myslimanë ose juristëve. P.sh ¼ ose 2,5% nga asetet e akumuluara gjatë vitit duke përfshirë floririn, argjendin dhe paratë, është e pagueshme edhe në kohën e të korrave. Gjedhët, devetë dhe kafshët e tjera shtëpiake janë subjekt i një dhe më shumë komplekseve të sistemit të taksave që varet në çeshtjen e kafshëve, mosha e tyre, numri përfshirës, dhe nëse ata janë kullota të lira. Ligjet e Zekatit tradicional nuk mbulojnë tregtinë, për taksat komerciale kanë qenë të ngarkuar qeveritarë të ndryshëm Myslimanë.

Agjërimi.

Shtylla e katërt e Islamit është Agjërimi. Referencat e qarta Kuranike për agjërimin, për paraqitjen e hershme nga këto rituale praktike. Përshkrimi Kuranor për agjërimin gjatë muajit të Ramazanit është i shenjtë për arsye se është zbulimi i parë në Kuran që thotë se kanë ndodhur gjatë këtij muaji. Sipas traditës muaji fillon duke parë hënën e re së paku nga dy myslimanë. Por tërsisht muajin myslimanët duhet të ngrihen shpejt në mëngjez dhe deri në perendim të diellit nuk hanë asgjë, as pinë dhe nuk kryejnë marrdhënie seksuale. Gratë me mensturacione, udhëtarët e sëmurë janë të përjashtuar nga agjërimi dhe këto ditë ata mund ti kryejnë edhe më vonë pasi të ketë kaluar muaji i agjërimit. Në përputhje me traditat e ndryshme të interpertimit, paraqitja e agjërimit nga ana fizike dhe disiplinat spirituale shërbejnë për ti kujtuar të pasurve që të ndihmojnë të pa fatët dhe të varfërit, dhe ndihma për ta është veprim tërsisht rigoroz i adhurimit, një sens ky i solidaritetit dhe kujdesit të përbashkët midis mysliamnëve dhe gjithë shtresave sociale. Kështu myslimanët zakonisht për ta ndihmuar me veprime adhurimin përtej rregullave të Ramazanit të tilla si për tu falur vullnetarisht dhe duke pasur mëshirë për të varfërit, myslimanët bile mund të zgjedhin që të zgjohen përpara agimit, të hanë ushqimin dhe të rrinë pa ngrënë deri kur perendon dielli. Pas përfundimit të ushqimit festa e agjërimit fillon me Iftarin dhe vazhdon për tre ditë. Agjërimi bëhet çdo vit dhe është gjithashtu kërkesë e një kompensimi për shkeljet e ndryshme dhe violencës ndaj ligjit. Shumë myslimanë e kryejnë vullnetarisht agjërimin në kohë të ndryshme të vitit si veprime me devocion dhe disiplinië spirituale. Megjithatë agjërime të tilla plotësuese nuk janë kërkesë e ligjeve Islamike.

Peligrinazhi në Mekë.

Peligrinazhi është një nga pesë shtyllat e besimit Islam, ku kushdo që ka mundësi financiare dhe është i aftë fizikisht duhet të kryejë peligrinazhin ose Haxhin në Mekë të paktën një herë në jetën e tij. Rituali i peligrinazhit është praktikuar nga arabët përpara se të lindëte Islami dhe vazhdoi deri në ditët e hershme të Islamit. Haxhi është i dallueshëm nga peligrinazhet e tjera.Ai duhet të vendoset gjatë muajit 12 hënor të vitit që njihet si Dhu-Al-Hija dhe ai përfshin një vendosje dhe sekuenca të detajuara nga ritualet që janë praktikuar mbi shëtitjet në disa ditë. Të gjitha ritualet e peligrinazhit kryhen në qytetin e Mekës e cila është rrethuar me peligrinë dhe në fillim qendra e këtyre ritualeve është një ndërtesë në formë kubike që quhet Qabe. Në përputhje me traditën Islamike, Qabja gjithashtu i referohet si shtëpia e Zotit që është ndërtuar sipas urdhërimeve të zotit nga profeti Ibrahim (Abraham) nga Bibla Hebreje dhe Kristiane dhe biri i tij Ismaili (Ishmaeli). Kurani siguron përshkrime të detajuara nga ritualet dhe ai portretizon shumë nga këto rituale si veprime hyrse nga aktivitetet e ndërmarra nga Ibrahimi dhe Ismaili në kohën kur u undërtua Qabja. Në cepin e Qabes është vendosur guri i zi i cili në përputhje me një traditë Islamike ky gur është vendosur i pari nga Ademi. Natën peligrinët arrijnë në Mekë kur rituali i pastrimit është kryer. Shumë burra i rruajnë kokat e tyre dhe shumë burra dhe gra mbështillen me çarçafë të bardhë. Kjo veshje thjeshtë simbolizon barazinë e Myslimanëve para Zotit dhe përveç kësaj një status që i përforcohet me ndalimin e bizhuterive, parfumeve, marrdhënieve seksuale. Pas këtij rituali të purifikimkit rrethi i myslimanëve rrotullohet shtatë herë duke ecur ndërmjet Al-Safa dhe Al-Marma që janë dy kodra që shohin Qaben, shtatë herë rrotullohen pasi kryhet falja dhe lutjet. Ky ritual është një veprim hyrës që kërkohet nga Hagar për ti dhënë ujë birit të saj Ismailit. Pas hapjes së këtyre ritualeve Haxhi fillon pikërisht në ditën e shtatë dhe vazhdon edhe për tre ditë të tjera. Ai përsëri fillon ritualin e purifikimit që ndiqet nga një lutje në xhaminë e Qabes. Peligrinët atëherë mblidhen në Mina një kodër jashtë Mekës dhe ata aty kalojnë natën. Mëngjesin tjetër ata shkojnë në Arafat një vend fqinj ku ata qëndrojnë nga mesdita deri sa perendon dielli dhe kryejnë kështu një seri lutjesh dhe ritualesh. Peligrinët atëherë për në Muzadalifa, një vend që gjendet në mes të rrugës midis Arafatit dhe Minas ku mbi rrugë gjenden gurë në formë shtyllash që simbolizojnë Satanin tek të cilat ata hedhi shtatë gurë. Rituali përfundimtar është therja e një kafshe dele, dhi, lopë ose deve. Ky është një veprim hyrës simbolik sikurse zoti urdhëroi Ibrahimin që të sakrifikonte djalin e tij Ismailin, ku Ibrahimi dhe Ismaili pranuan në kohën e duhur që të kryenin sakrificën e kërkuar nga Zoti por Zoti nuk e lejoi Ibrahimin që të sakrifikonte Ismailin dhe në vend të tij dërgoi një dash. Sipas Biblës Hebreje dhe Kristiane Abrahami është thirrur të sakrifikonte birin e tij Isakun thuajse Ismailin. Por nga mishi i kafshës së sakrifikuar ai u jepet Myslimanëve të varfër. Rituali i sakrificës në fund të Haxhit fillon me festën e sakrificës Id-Al-Adha. Në këtë festë përfundon edhe muaji i agjërimit Id-Al-Fitr në fund të Ramazanit dhe Id-Al-Adha që janë dy festa të mëdha Islamike që kremtohen nga Mysliamnët në të gjithë botën. Gjatë peligrinazhit shumë Myslimanë vizitojnë Medinën ku është varri i Muhametit para se të kthehen në shtëpitë e tyre. Nëqoftëse ritualet e peligrinazhit janë përfunduar në një kohë të vitit tjetër që përcaktojnë kohën për Haxh dhe ky ritual është quajtur « Umra ». Megjithatë « Umra » është konsideruara një akt virtuoz dhe ai nuk e shfajson personin nga obligimet e Haxhit. Shumë peligrinë kryejnë një ose shumë « Umra » para ose pas Haxhit. Shumë peligrinë Myslimanë udhëtojnë në Jeruzalem, ku është qyteti i tretë i shenjtë për Islamin. Myslimanët besojnë se Muhameti ka bartur një vizion në Jeruzalem. Kubeja e shkëmbit dhe e gurëve të shtëpisë nga e cila besohet se Muhameti është besuar se është ngritur në qiell tek Allahu në një udhëtim natën. Disa Myslimanë e kryejnë peligrinazhin tek kubeja, shkëmbi, dhe faltore të tjera ku janë varrosur figura të tjera religjioze. Disa nga këto faltore janë të rëndësishme në fillim tek popujt lokalë, ndërsa myslimanët e tjerë vijnë nga rajonet e tjera. Atje ritualet nuk janë përshkruar në mënyrë standarte por këto peligrinazhe nuk janë trajtuar si veprime obliguese të adhurimit.

Xhamia.

Një nga institucionet e religjionit Islam është Xhamia. Xhamia është një vend i rëndësishëm për të shprehur publikisht religjiozitetin Islamik dhe identitetin komunal. Një xhami është një manifestim fizik i prezencës publike të myslimanëve dhe shërben si pikë konvergjence për shoqërinë Islamike dhe aktivitetin intelektual. Në arabisht fjala xhami do të thotë « masjid » e cila do të thotë vendi ku bie përmbys përpara zotit. Xhamitë janë përmendur në Kuran dhe modeli i hereshëm i xhamisë ishte rezidenca e profetit Muhamet që është ndërtuar kur ai lëvizi për në Medinë. Kjo xhami e parë ishte e rrethuar me një vend special që dukej për adhurim. Një pjesë e vogël e xhamisë ishte e ndarë në pjesë të vogla nga shtëpia e profetit dhe familjes se tij dhe hapsira në të majtë qëndron e hapur për tu falur. Më vonë xhamitë u zhvilluan në kompleksine strukturës arkitekturale që u ndërtuan me stile të ndryshme. Një kërkesë e xhamive vazhdon të jetë e bazuar në modelin e hershëm dhe ka një përcaktim për qëllimet e faljes. Xhamia e hershme shërben si një funksion i rëndësishëm kur mijra xhami vazhdojnë të shërbejnë edhe sot. Xhamia është një institucion ku myslimanët edukojnë vazhdimisht identitetin me gjithë faljen dhe mbajnë lidhje të përbashkëta. Një Mysliman tipikisht ka një numër xhamish, por vetëm një kongrgacion i vogël shkon në xhami të premten dhe falen në mesditë të cilin e kanë obligim dhe e kryejnë. Islamizmi u përhap jashtë Arabisë. Arkitektura Islamike është influencuar nga stile të ndryshme arkitekturale nga tokat e pushtuara ku dy xhami monumentale mahnitëse nga bukuria janë ndërtuar në qytet e botës Islamike. Megjithëse ata kanë marrë uha nga civilizimet e ndryshjme dhe sigurisht që e ardhmja e përgjithshme bëhet karakteristikë e shumë xhamive dhe kështu ata dallohen nga vendet e shenjta dhe kulturat e religjioneve të tjera. Shumë karakteristika të një xhamie është se ata drejtohen drejt Mekës. Një ose shume kamare « mibrab » mbi një nga muret e xhamisë shpesh shërben si tregues i këtij drejtimi që quhet qibla. Kur imami drejton faljen ai zakonisht rri përballë kamareve. Mirbabi tjetër ëhtë një katedër për shërbimin e predikimeve që quhte khutba. Shumë xhami e kanë të ndarë sipërfaqen për kryerjen e ritualit të procesit të larjes dhe ka seksione të veçanta ndarëse për gratë. Në shumë xhami, disa radhë të kolonave janë përdorur për të dalluar rrugën për adhuruesit një rresht pas imamit gjatë faljes.

Zakonisht xhamitë kanë një ose shumë minare, ose kulla nga të cilat muzeini thërret myslimanët të falen çdo ditë. Në përdorimin funksional të tyre këto minare kanë karakter dallues nga arkitektura e xhamive. Gjërsisht karakteristikat e xhamive janë minaretë që kanë efekt nderimi shumë të madh dhe madhështi, struktura e kubesë duke bartur një pamje hyjnore mbi pretendimet e mëdha njerzore. Shumë xhami gjithashtu kanë një kube ku vija lidhëse qëndrore e kubesë supozohet të jetë një pikë në drejtim me Mekën. Megjithëse në botë ka shumë xhami që aktualisht nuk janë të drejtuar nga Meka por janë vendosur në një vijë të tillë që janë të pa sakta në përcaktimin e metodës në drejtim të Mekës dhe nuk bëjnë aludime dhe nuk i përfillin këto kërkesa. Xhamia nuk është një bashkim i pa varur, por ajo është një mikrokozmos simbolik i universit siç janë vendet e adhurimit të religjioneve të vjetra. Më drejt xhamia është ndërtuar në lidhje me Mekën, dhe përfundimisht shtëpia e adhurimit të myslimanëve që nga format metaforike është qendra e të gjithë xhamive.

Zoti i Islamit.

Doktrina Islame thekson identittetin, bashkimin, transhendencën dhe Zotin absolut. Si i tillë zoti është i ndryshëm nga gjitçka që mund të përceptojë ndjenja njerzore ose mund të imagjinojë mendja njerzore. Zoti i Islamit rrethon gjithë krijimin por mendja nuk mund ta kapë të gjithë atë. Megjithatë zoti është manifestuar përmes krijimit të tij dhe përmes refleksionit njerzor mund të dallohet lehtë mençuria dhe pushteti pas krijimit të botës. Përshkak se identiteti i zotit dhe transhendenca e tij e eksperiencës njerzore dhe njohja e ligjeve Islamike nuk e lejojnë riprezantimin e Zotit, profetët ndërmjet myslimanëve dhe qenieve njerzore në përgjithësi si rezultat i këtij besimi ku arti Islamik vjen me zbukurime të ndryshëm dekorative duke përfshirë forma gjethesh që më vonë u stilizuan në arabeska në dorshkrimet arabe. Në kohët moderne është kufizuar krijimi i imazheve të njerzëve që kanë konsideruar të çlirta pa ndonjë qëndrim i adhurimit në drejtim të imazheve dhe ikonave është vendosur në mënyrë strikte nga Islami.

Moneteizmi Islamik.

Para Islamit shumë arabë besonin tek një suprem i gjithëfuqishëm, Zoti përgjegjës për krijimin, ata besonin në pak zota. Me ardhjen e Islamit koncepti arab i Zotit ishte pastruar nga elementët e politeizmit duke u kthyer kështu në një koncëpt të ndryshëm kualitativ pa komprementuar besimin në një zot, ose moneteizmin. Statusi i Arabëve para islamit ishte konsideruar se ishte një injorancë e Zotit ose Jahibyya, ku burimet Islamike insistonin se tërsisht Islami është një thyerje nga koncepti arab i Zotit dhe një transformim radikal në besimin arab mbi doktrinën Islamike që pohon se monoteizmi Islam është vazhdues i Judaizmit dhe i Kristianizmit. Megjithatë Kurani dhe traditat Islamike theksojnë dallimet ndërmjet Islamit dhe formave të mëvonshme të dy religjioneve të tjera moneteiste. Në përputhje me besimin Islam që të dy Moisiu dhe Jezusi dhe të tjerë të ngjashëm përpara tyre ishin profetë të ngarkuar për të predikuar esencialen dhe mesazhin e përjetshëm të Islamit. Kodet legale të paraqitura nga këto dy profetë dhe dhjetë urdhëresat e ungjillit Kristian marrin forma të ndryshme në Kuran dhe në nivelin e doktrinës ata janë të njëjtat mësime. Shkrimet e marra janë quajtur popull i librit ose shkrimet e popullit. Ngjashmëria e çifutëve dhe Kristianëve para tyre myslimanët i bënë shkrimet kur Zoti zbuloi fjalën e tij tek ata ndërmjet profetit. Zoti zbuloi Kuranin nëpërmjet profetit Muhamet, urdhëresat e tij të predikimit në fillim popullit të tij dhe më vonë gjithë njerzimit.
Megjithatë myslimanët besojnë se mesazhi origjinal i Judaizmit dhe Kristianizmit shin dhënë nga Zoti, ata gjithashtu besojnë se çifutët dhe Kristianët eventualisht i shtrembërojnë ato. Vetë perceptimi i misionit të Islamit si rrjedhim ka qenë përtritja ku Myslimanët besojnë në një kod të ri Islamik ligjesh që i korrespondojnë evolimit të kushteve nga shoqëria njerzore. Kështu p.sh rujatja e traditave Islamike se Jezusi ishte një profet i cili zbuloi librin Kristian të Testamentit të Ri, dhe më vonë shtrembërimet Kristiane nga shkrimet origjinale ku Jezusin e quajnë bir të Zotit. Ose po të marrim një shembull tjetër myslimanët i ruajnë strikt ligjet e komunikimit me Moisiun në Biblën Hebreje që ishin të përshtatshëm për kohën e tyre. Megjithatë më vonë Jezusi paraqiti një kod të ri sjelljeje që thekson spiritualitetin më mirë se ritualet dhe ligjet.

Në përputhje me besimin Islam zoti dërgoi Muhametin si të fundit të profetëve, dhe me kodin perfekt legal që balancon mësimin spiritual me ligjet duke zëvëndësuar kështu kodin çifut dhe Kristian. Në përputhje me mësimet e Islamit, kodi Islamik quhet Sharia që është kodi final, një kod ky që do të vazhdojë tu adresohen nevojave të njerzimit në shumë etapa zhvillimi për të gjithë kohën. Kurani nëpërmjet profetëve para Islamikë dhe mesazherët ku tradita Islamike pohon se zoti ka dërguar dhjetë mij profetë popujve të ndryshëm qysh nga fillimi i Krijimit. Disa profetë Kuranikë janë familjarizuar mga Bibla Hebreje, por të tjerët nuk janë shpallur në Bibël dhe shihen si figura profetike para Islamizmit në Arabi.

Por atëherë myslimanët, ku historia Islamike shpalos një skemë hyjnore nga fillimet e krijimit dhe deri në fund. Vetë krijuesi është realizim i vullnetit të Zotit në histori. Njerzit janë krijuar që ta adhurojnë zotin dhe historia njerzore është e përpiktë me profetët e cila garanton se bota kurrë nuk është pa njohuri përveç adhurimit të Zotit. Dërgimi i profetëve është në vetvete kuptimi brenda Islamit si një akt mëshire. Zoti krijuesi dhe mbështetësi nuk i braktis kurrë krijesat e tij, ai gjithmonë mbron qeniet njerzore dhe atyre u nevoitete një drejtim për ti shpëtuar ata në këtë botë dhe se një botë tjetër vjen pas kësaj. Zoti është i drejtë dhe drejtësia e tij kërkon informimin e popullit nëpërmjet profetëve, se ata besojnë dhe veprojnë përpara se ata të përgjigjen për veprimet e tyre dhe besimin. Megjithatë vetëm populli i merr mësimet dhe mesazhet e profetëve, drejtësia e zotit gjithashtu do të thotë se ai do ti ndëshkojë këto që bëjnë gabime ose nuk besojnë dhe do të shpërblejë ato që janë të drejtë dhe besojnë. Pavarsisht nga përparsia e drejtësisë si një atribut esencial i zotit, Myslimanët besojnë se atributi fondamental i Zotit është mëshira.
Lidhjet e njerzimit me Zotin.

Në përputhje me besimin Islam, përveç dërgimit të profetëve, zoti manifeston mëshirën e tij që u dedikohet të gjithë krijesat në shërbim të njerzëve. Në traditën Islamike është ngulitur se Zoti solli në botë qenien për të ndihmuar krijesat e tij. Mëshira e tij për njerzimin është një përkrahje e manifestuar në privilegjin e statusit të Zotit që ai u jep njerzëve. Në përputhje me Kuranin dhe traditat e mëvonshme, Zoti cakton nerzit si zëvëndësin të tij si kalifë, dhe regjentë mbi tokë, kështu që ata besojnë me përgjegjësi të madhe për plotësimin e skemës së tij.

Koncepti Islamik nga një pozicion i previligjuar për pozicionin e largimit të njerzimit nga interpertimet e hershme çifute dhe Kristiane nga rënia në parajsë, pasi në doktrinën Kristiane gjendet mëkati origjinal. Sipas Biblës Adami dhe Eva ranë nga parajsa si rezultat i mosbindjes së Zotit dhe i gjithë njerzimi është braktisur nga parajsa si ndëshkim. Teologët Kristianë e zhvillojnë doktrinën se njerzimi është i lidhur me këtë mëkat nga prindërit e tij të parë në shpirtrat e tyre dhe këto fakte janë bazuar mbi leximin e historisë. Kristianët besojnë se Jezu Krishti vjen të shpengojë njerzimin nga ky mëkat origjinal dhe kështu njerzimi shkon tek zoti. Në kontrast me Kuranin që pohon se pas mosbindjes së tyre të parë Adami dhe Eva u penduan dhe u falën nga Zoti, myslimanët vazhdimisht besojnë e origjina nga Adami dhe Eva në tokë nga parajsa është një rënie, por një nder i vendosur nga Zoti për ta. Adami dhe pasardhësit e tij ishin caktuar si mesazherë dhe zëvendës regjentë, dhe ishin të besuarit e zotit për të ruajtur tokën.

Engjëjt.

Lidhjet e natyrës njerzore me zotin mund të jenë parë qartë duke bërë krahasimin me engjëjt. Në përputhje me traditën Islamike, engjëjt janë janë të krijuara nga drita. Një ëngjëll është një qenie e pa vdekshme që nuk kryen mëkate dhe shërben si një rojë, një kujtim veprimesh dhe një vijë lidhëse ndërmjet Zoti dhe njerzimit. Engjëlli Gabriel p.sh komunikoi mesazhin e Zotit profetit Muhamet. Në kontrast me njerzit, engjëjt janë të pa aftë për të mos besuar, por me përjashtim ta Satanit, ata gjithmonë i binden Zotit.

Pavarsisht nga këto trajtime, doktrina Islamike mban njerzit që janë superior me engjëjt. Në përputhje me traditat Islamike Zoti u beson njerzëve dhe jo ëngjëjve në rujatjen e tokës dhe i urdhëron ëngjëjt ta përmbysin Adamin. Satani së bashku me ëngjëjt e tjerë i kërkon Zotit që ti rrëzojë njerzit nga pozicioni i nderuar i zëvëndës regjentëve. Qenia si një monetesit i flaktë, mosbindja e Satanit ndaj Zotit dhe refuzimi për të qëndruar përmbys përpara Zotit. Për këtë mëkat Satani është i dënuar nga Zoti që të udhëheqë njerzit në qiell deri në fund të botës. Në përputhje me Kuranin Zoti i informon engjëjt se ai i ka paisur njerzit me njohuri engjëjsh që nuk mund ta marrë kushdo.

Teologjia Islame.

Për shekuj të tërë teologët myslimanë kanë debatuar për subjektet e drejtësisë dhe mëshirës si edhe atributet e tjera të Zotit. Fillimisht teologjia Islamike u zhvillua në kontekst të kundërshtimit të debateve me Kristianët dhe çifutët. Sikurse artikulimet e tyre nga baza e doktrinës së Islamit bëhen shumë komplekse, teologët myslimanë së shpejtu u kthehen debateve të ndryshme të interpertimeve të ndryshme nga Kurani midis vetevetes duke e zhvilluar fondamentalisht teologjinë Islamike.

Përsëritja ndërmjet studjuesëve Islamikë mbi natyrën e Zotit të cilët kanë vazhduar që ti përpunojnë konceptet Islamike ndryshe po ashtu edhe moneteizmin Islamik. P.sh disa teologë i interpertojnë atributet Kuranore nga trajtimet të tilla si duke dëgjuar dhe parë Zotin nga ana metaforike duke larguar krahasimin nga qeniet e krijuara nga Zoti. Një debat tjetër kundërshtish teologjike fokusohet mbi pyetjet e vullnetit të lirë dhe predistinimit. Një grup teologësh myslimanë pohojnë se për shkak se Zoti është i drejtë ai krijoi vetëm të mira, dhe si rrjedhim vetëm njerzit mund të krijojnë të keqen. Ndryshe ky grup argumenton se ndëshkimi i njerzëve nga Zoti do të ishte i pa drejtë përshkakse ai vetë krijoi veprimet e liga. Kjo veçori shihet si mohim nga teologët e tjerë myslimanë mbi tokë dhe ata e kufizojnë sferën e krijuesve të Zotit ku në Kuran deklarohet qartë se Zoti është i vetmi krijues mbi çdo gjë që ekziston në tokë. Një tjetër burim kundërshtish është në se Kurani është i përjetshëm. Teologët të cilët i janë përkushtuar konceptit të një Zoti të vetëm pohojnë se Kurani duhet të ketë qenë krijuar me kohë dhe se atje çdo gjë është e përjetshme si Zoti. Kjo pikpamje nuk është pranuar nga teologët e tjerë përshkakse Kurani si autoriteti i fundit në botë deklarohet në shumë vende dhe me terma të pa dyshimta ai argumenton se është fjala e përjetshme e Zotit.

Shumë kundërshti të teologëve të tjerë i okupon mendimtarët myslimanë prej disa shekujsh por në shek e X teologu Islam al-Ashari dhe ndjekësit e tij njihen si Asharitë të cilët u përhapën dhe u adaptuan nga shumë Myslimanë. Mënyra se si kjo shkollë e zgjidhi pyetjen e vullnetit të lirë është argumentuar se asnjë veprim human nuk mund ti ngjasojë Zotit dhe vullnetit të tij dhe dihet se Zoti është Ai që është dhe do të jetë. Ky vështrim pohon se është vullneti i Zotit që krijoi pushtetin tek njerzit duke bërë zgjedhje të lirë. Si rrjedhim Zoti është i drejtë dhe i gjykon njerzit sipas veprimeve të veta. Vështrimi i al- Asharit dhe shkolla e tij gradualisht u bënë dominuese tek sekti Suni ose ortodoksët, megjithëse kanë qenë të tolerueshëm dhe ju përshtatën ndryshimit të opinionit të minorancës duke theksuar konsensusin e komunitetit në çeshtjet e doktrinës.

Sikurse është rasti me ndonjë grup religjioz myslimanët nuk kanë qenë dalluar gjithmonë me kundërshtitë e detajuara teologjike. Por zakonisht zakoni qendror i besimit Islam është besimi në një Zot të vetëm dhe tek mesazherët dhe profetët e tij ku kulmi arrihet me Muhametin. Kështu që myslimanët besojnë në shkrimet që Zoti i ka dërguar ndërmjet këtyre mesazherve që janë të vërteta dhe vazhdojnë në Kuran. Megjithë praktikat specifike religjioze të tyre shumë myslimanë besojnë engjëjt në ditën e gjykimit, qiellin, parajsën dhe ferrin.
Profeti Muhamet.

Besimi në mesazhin e Muhametit vjen në besimin e një Zoti. Muhameti lindi rreth vitit 570 pas Krishtit, ai ishte jetim qysh në moshë të njomë. Ai u rrit nga xhaxhai i tij i cili ishte fetar i spikatur brenda fisit kryesor të Kurieshëve nga Meka por ishte modest në kuptimin financiar. Në moshën 25 vjeçare Muhameti martohet me Khadien një grua 40 vjeçare. Në moshën 40 vjeçare ai u tërhoq në kodrat jashtë Mekës ku ai pati eksperiencën e tij të parë nga Islami. Engjëlli Gabriel i shfaqet Muhametit të druajtur dhe e informon atë se ishte mesazheri i zgjedhur nga Zoti. Gabrieli gjithashtu i komunikoi Muhametit zbulimin e parë nga Zoti. I tmerruar dhe i lëkundur Muhameti shkoi në shtëpinë e tij. Gruaja e tij u bë i pari person që pranoi mesazhin e tij duke u konvertuar në Islam. Pas marrjes së një serie shtesë zbulimesh, Muahmeti filloi të predikonte religjionin e ri, fillimisht në një rreth të vogël kushërinjsh dhe shokësh dhe më pas në publik. Banorët e Mekës në fillim e injoruan atë dhe e tallën. Por më pas shumë njerëz e pranuan thirrjen e tij. Pas drejtimit të dobët të religjionit të ri ata filluan ta persukutojnë atë dhe ndjekësit e tij. Kur ky afrohej ata nuk punonin, dhe banorët e Mekës vendosën ta persekutonin vetë Muhametin. Pas kësaj dy fiset kryesore nga qytetin Jatrib si dhe një pjesë e autoriteteve religjioze polemizuan arbitrarisht. Në kthim liderët u zotuan se do ta pranonin Muhametin si një profet dhe kështu u mbështën tek religjioni i ri i Islamit.

Hixhra.

Në vitin 622, Muhameti emigroi në Jatrib dhe qyteti e ndryshoi emrin në Medina që o të thotë qytet i Muhametit ose profetit. Kjo datë më vonë u caktua nga Myslimanët si fillimi i kalendarit mysliman viti një i Hixhrës, në arabisht Hixhra do të thotë imigrim. Vetëm dy vjet pasi Muhameti arriti në Medinë bërthama e komunitetit Mysliman filloi që të zgjerohej. Në medinë filluan predikimet religjioze dhe mesazhi moral i Islamit. Muhameti organizoi një shoqëri Islamike që shërbeu si koka e shtetit, disiplinat dhe udhëheqës ushtarak, shef ligjvënës për myslimanët e rritur të komunitetit. Shumë shpejt armiqësia ndërmjet komunitetit të myslimanëve të Medinës u shua edhe ndërmjet të fuqishmëve të Mekës. Në vitin 630 pas Krishtit pas nje serie konfrontimesh ushtarake dhe manovrave diplomatike, myslimanët në Medinë e zgjeruan autoritetin e tyre mbi Mekën që për kohën ishte një qytet shymë i rëndësishëm. Para se Muhameti të vdiqte në vitin 632 i tërë gadishulli arabik ishte i bashkuar për të parën herë në histori nën flamurin e Islamit.

Humanizmi i Muhametit.

Sipas disa përllogaritjeve të hershme Muhameti u kufizua në disa histori që i përshkruan si ngjarje të mbinatyrshme të tilla si nata e udhëtimit të tij nga Meka në Jeruzalem ku pasuesit e tij u ngjitën në qiell të hypur mbi kurrizin e një kali me krahë i cili ishte mbi natyror. Përveç historive të tilla, fokusi i parë i biografisë dhe i doktrinës Islamike në përgjithësi ishte humanizmi i Muhametit. Të gjithë profetët e ngjashëm para tij edhe Muhameti ishin njerëz të vdekshëm, i autorizuari i Zotit për ti dërguar mesazhet e tij njerzimit. Ndryshe nga profetët e tjerë Muhameti dallohej nga njerzit e zakonshëm nga aftësia e tij dhe pushteti i sigurtë. P.sh myslimanët besojnë se dallimi i qenieve të mëkatshme i ishin dhënë Muhametit nga Zoti si support i karrierës së tij si një profet. Kështu që Muhameti është portretizuar në Kuran si një person i cili bën gabime në gjykim dhe kështu që jeta e tij shërben si një shembëll për myslimanët e ardhshëm që e ndjekin. Ky theksim mbi shërbimin e humanizmit të Muhametit siç e kujtojnë njerzit e tjerë që mund të aspirojnë arsyeshëm për udhëheqjen e një jete të mirë sikurse ai bëri.

Kurani.

Sikurse mesazherët dhe profetët e tjerë Zoti e mbështeti Muhametin duke e lejuar atë të bëjë mrekulli dhe kështu ai provoi se ishte një profet gjeni. Vëtëm mrekullitë e Muhametit ishin përfundimisht prova e së vërtetës së Islamit dhe ai që i dëshmon këto mrekulli është Kurani. Në akordancë me vetë fjalët e shkrimeve, myslimanët besojnë se Kurani është fjala e kohës nga Zoti, ku ngjashmëria mund të prodhojë një jo humane. Ky trajtim i shkrimeve quhet i pa imitueshëm (i-zhaz) që është bazuar mbi besimin në autorsinë hyjnore të Kuranit. Religjionet e hershme nuk i pëlqejnë mrekullitë e Islamit i cili është një mrekulli botërore, dhe veprimet e tjera mbi natyrore të Muhametit janë të varura nga ai.

Ky besim në natyrën unike të Kuranit i ka udhëhequr myslimanët me përkushtim të madh intelektual dhe energji për të studjuar përmbajtjen dhe formën e tij. Në interpertimin e shkrimeve dhe prejardhjen e doktrinës dhe ligjeve nga ai kërkohen shumë disiplina brenda studimeve Kuranore si kuptimi i tij linguistik dhe kualitetit letrar si një shpreheje e origjinës hyjnore. Kurani është i ndarë në 114 kapituj që quhen sure të cilat afërsisht janë të organizuar nga kapitulli i dytë përpara me një hollësi të rregullt duke filluar me kapitujt e gjatë dhe përfundon me kapitujt e shkurtër. Kapitulli i parë Al-Fatiha (hapja) është një kapitull i shkurtër që recitohet nga secili gjatë pesë vakteve të faljes dhe në shumë rituale të tjera të faljes. Që të gjithë kapitujt një për një fillojnë me formulën « Në emër të Zotit dhe mëshirbërsit » (Bismilha rrahmani rrahim). Secili kapitull është i ndarë në vargje që quhen ajete (ku vetëm fjala aja, aya do të thotë shenjë ose provë). Me disa përjashtime vargjet janë organizuar rastësisht pa ndonjë përshkrim narrativ koherent.
Një kapitull tipik i Kuranit mund ti adresohet ndonjë kombinimi nga temat që e ndjekin. Zoti dhe krijimi, profetët dhe mesazhierët nga Adami tek Jezusi, ku Muhameti është një sundues dhe predikues, Islami si një besim dhe si një kod i jetës, mosbesimi, përgjegjësia njerzore dhe gjykimi, shoqëria dhe ligjet. Më vonë dijetarët myslimanë kanë argumentuar se tekstet e kohës dhe shpjegimi i universalitetit në mungesë të koherencës narrative dhe rastësia nga temat. Me fjalë të tjera kuptimet e shumta të Kuranit, vija narrative transhendente si dhe transhendenca e një momenti të veçantë historik.

Kushtet historike të lindjes së kristianizmit

Nga Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

Krishterimi erdhi pas dështimit të plotë të rendit botëror antik dhe krishtërimi nuk ishte veçse një shprehje e thjeshtë e këtij dështimi, dhe se rendi i ri botëror nuk lindi nga brenda krishterimit por vetëm kur atëherë hunët dhe gjermanët u vërsulën nga jashtë mbi kufomën e perandorisë Romake dhe se pas invadimit gjerman nuk ishte rendi i ri botëror që ju përshtat krishterimit, por përkundrazi ka qenë krishterimi që pësoi ndryshime krahas çdo faze të re të këtij rendi botëror. Por kjo fe që pushtoi perandorinë Romake e cila ishte shtrirë në të gjithë botën dhe sundoi për 1800 vjet në pjesën më të madhe të njerzimit të qytetëruar nuk mund t’ja dalësh duke thënë se është një marrëzi e përfituar nga disa mashtrues. Dhe që t’ja dalësh kësaj më parë duhet të dish të shpjegosh prejardhjen e saj dhe njëkohësisht edhe zhvillimin e saj duke u nisur nga kushtet historike në të cilat ajo lindi dhe arriti të sundojë. Kjo vlen sidomos për krishterimin. Sepse këtu duhet sqaruar si ndodhi sepse masat popullore të perandorisë Romake nga të gjitha fetë e tjera pylqyen të përhapej kjo fe nga skllavëria dhe të shtypurit aq sa më në fund Konstandini i madh dhe ambicioz u bind se pranimi i kësaj feje të marrë ishte mjeti më i mirë për tu bërë sundimtar i botës Romake.

Por pushtimi Romak në të gjitha vendet e mundura para së gjithash shkatërroi drejt për së drejti sistemin politik të më parshëm dhe pastaj tërthorazi edhe kushtet e vjetra të jetës shoqërore. Kjo së pari u bë duke krijuar në vend të ndarjes së më parshme në kastë, po të lëmë mënjanë skllevërit një dallim i thjeshtë midis atyre që ishin qytetarë të Romës dhe atyre që nuk ishin qytetarë ose nënshtetas të Romës. Së dyti dhe kryesisht me anë të taksave që nxirreshin në emër të shtetit romak. Nëqoftëse në kohën e perandorisë për interesin e shtetit bëheshin përpjekje për ta kufizuar sa ishte e mundur lakminë e përmbajtur të mëkëmbsave të provincave për tu pasuruar dhe vendin e sajë e zuri gjithnjë barra më e rëndë e taksave në dobi të arkës së shtetit një prirje fondesh që ishte tmerrsisht rrënimtare. Së treti më në fund gjykatësit romak i merrnin vendimet e tyre kudo në bazë të së drejtës romake ndërsa sistemi shoqëror i vendit shpallej kësisoj i pa vlefshëm, përderisa ai nuk përputhej me rendin juridik Romak. Këto tre leva duhej të vepronin me një forcë rrafshuese shumë të madhe sidomos kur ato për afër dy shekuj u përdorën për kombësitë përfaqësuesit më të rëndësishëm të të cilëve ishin bërë skllevër ose ishin shfaqur në betejat e zhvilluara para pushtimit, ose gjatë tij dhe shpesh edhe në betejat e zhvilluara pas tij, në marrdhënieve shoqërore të kryeqytetit të Italisë popullsia po ndahej gjithnjë e më tepër në tri klasa të cilat ishin një përzierje laramane e elementëve të ndryshëm dhe gjithfarë kombësish, pasanikë ku midis të cilëve kishte edhe mjaft skllevër të liruar, pronarë të mëdhenj tokash, fajdexhinj ose njerëz që ishin edhe pronarë të mëdhenj, edhe fajdexhinj njëkohësisht siç ishte edhe babai i krishterimit Seneka, skamës të lirë ku në Romë ata ushqeheshin nga shteti kurse në provincat u duhej të kujdeseshin vetë për veten e tyre. Dhe më së fundi atje kishte edhe një masë shumë e madhe skllevërish. Ndaj shtetit d.m.th ndaj perandorit të dy klasat e para pothuajse nuk gëzonin asnjë të drejtë ashtu si nuk gëzonin as skllevërit ndaj zotrinjëve të tyre. Sidomos prej periudhës së Tiberit deri tek Neroni ishte bërë një gjë e zakonshme të dënoheshin me vdekje Romakët e pasur për të përvetësuar pasuritë e tyre. Mbështetja materiale e qeverisë ishte ushtria e cila më tepër i ngjante një ushtrie londesknetësh se sa ushtrisë fshatare të Romës së vjetër, kurse mbështetja morale ishte bindja e përgjithshme se nga kjo gjendje nuk kishte rrugë dalje, dhe se në mos ky ose ai perandor dhe i gjithë pushteti perandorak prapë se prapë ishin mbështetur

mbi pushtetin ushtarak i cili ishte një domosdoshmëri e pa shmangshme. Këtu nuk është vendi që të zgjatemi se cilat ishin faktet materiale mbi të cilat mbështetej kjo bindje.

Mungesës së përgjithshme të drejtave dhe humbjes së shpresës për rëndësinë e vendosjes së një rendi më të mirë i përgjigjej një demoralizim dhe apati e përgjithme. Një pakicë Romakësh të vjetër të brymosur me frymë dhe mantilitet patrician që kishin mbetur gjallë ishin mënjanuar ose po zhdukeshin dhe përfaqësuesi i tyre ishte Taciti. Të tjerët ishin të kënaqur kur kishin mundësi të qëndronin krejt mënjëanë nga jeta shoqërore, jeta e tyre ishte plot etje për tu pasuruar dhe e kalonin jetën duke shijuar pasurinë e vënë dhe duke u marrë me thashetheme dhe me intriga të ulta. Skamësit e lirë që në Romë mbaheshin nga shtetit nëpër province, përkundrazi ishin në një gjendje të rëndë. Atyre u duhej që të punonin dhe përveç kësaj të konkurronin punën e skllevërve. Por këta ishin vetëm nëpër qytete. Krahas me to në provincë kishte edhe fshatarë pronarë të lirë tokash, fshatarë që për shkak të borxheve ishin bërë skllevër të pronarëve të mëdhenj të tokave. Kjo klasë ishte prekur më pak nga të gjithë nga revolucioni shoqëror njëkohësisht edhe nga revolucioni fetar ku ajo i kundërshtoi më gjatë nga të gjitha. Më së fundi skllevërit që s’gëzonin asnjë të drejtë dhe që ishin të pa vullnetshëm dhe nuk ishin në gjendje që të çliroheshin siç e tregoi disfata e Spartakut. Por shumica e tyre dikur kishin qenë të lirë ose ishin bij njerzish të lindur të lirë. Prandaj tek ta duhej të ishte ruajtur një urrejtje në pjesën më të madhe të gjallë megjithëse kjo urrejtje ishte e pa fuqishme ndaj botës së jashtme kundër kushteve të jetesës së tyre.

Më poshtë do të shohim se karakterit të kësaj gjendje i pergjigjej edhe karakteri i teologëve të kësaj kohe. Filozofët ose ishin mësues shkollash që fitonin para, ose bufonë që mbaheshin nga pasanikët qeflinj. Disa bile ishin skllevër. Se ç’dilte prej tyre kur ishin punët mirë këtë na e tregon rasti i zotit Seneka. Ky stoik që predikonte virtytin dhe të qeshurat ishte intiganti i parë në oborrin e Neronit dhe këtu në këtë oborr nuk mund të bëhej pa servileizëm, ai nga ana Neronit kërkonte dhurata në të holla, prona si kopshte, pallate dhe ndonëse predikonte varfërinë e Llazarit që përmendet tek ungjilli, por në të vërtetë ai ishte një pasanik i së njëjtës shëmbëlltyrë. Vetëm kur Neroni u mat që ta zinte për fyti ai ju lut përsëri perandorit që tja merrte të gjitha dhuratat sepse atij i mjaftonte filozofia e tij. Ishin shumë të rrallë ata filozofë në Persi që fshikullonin të paktën me kamxhikun e satirës bashkëkohësit e tyre të dëgjuar. Sa për një lloj ideologësh të tjerë si për juristët ata ishin të kënaqur në kulm nga rendi i ri sepse zhdukja e të gjithë dallimeve të kastës u jepte mundësi të përpunonin gjërsisht të drejtën e tyre private kaq të dashur dhe nga ana tjetër ata pregaditnin për perandorët edhe të drejtën shtetrore më të ndyrë që ka egzistuar ndonjë herë.

Pra së bashku me veçoritë politike dhe sociale të popujve perandoria Romake zhduku edhe fetë e tyre të veçanta. Sepse tashmë e kemi të qartë se të gjitha fetë e kohës së lashtë ishin fe fisesh që kishin lindur vetiu dhe më vonë u bënë fe kombësish që kishin dalë nga kushtet shoqërore dhe politike të çdo populli dhe ishin shkrirë me to. Përderisa u shkatërrua kjo bazë e tyre u prishën edhe format shoqërore të trashëguara, si organizimi politik dhe pavarsia kombëtare që ishin ruajtur për traditë dhe sigurisht u prish edhe feja që ishte e lidhur me to. Perenditë

Kombëtare mund të duronin edhe perendi kombëtare të tjera përbri vetes, dhe në kohrat e lashta kjo ishte bërë rregull i përgjithshëm por jo mbi veten. Bartja e kulteve fetare të lindjes në Romë vetëm se e dëmtoi fenë e Romakëve por ajo nuk mund ta ndalonte rrënjët e feve të lindjes. Përderisa perenditë kombëtare nuk janë më në gjendje të mbrojnë më pavarsinë dhe sovranitetin e kombit të tyre ata janë të destinuara të vdesin edhe vetë. Kështu ka ndodhur kudo me përjashtim të fshatarëve dhe sidomos nëpër malësitë. Atë që bëri në Romë dhe në Greqi iluminizmi filozofik vulgar në provincat e bëri zgjedha romake dhe zëvëndësimi i njerzëve krenar për lirinë e tyre me lypsarë të nënshtruar dhe egoistë të cilët kishin humbur çdo shpresë.

E tillë ishte gjendja materiale dhe morale, një e tashme e pa duruar një e tashme ndoshta edhe më e tmerrshme. Mirpo të humbasësh çdo shpresë ose të kërkosh shpëtim në kënaqjen e epsheve më të ulta, dhe kjo ishte për ata që të paktën e kishin këtë mundësi por njerëz të tillë ishin shumë pak. Kurse të tjerëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse ti nënshtroheshin verbërisht asaj që ishte e pa shmangshme. Për të gjitha klasat e shoqërisë së asaj kohe duhej të kishte një numër të caktuar njerzish pasi ata i humbën shpresat në mundësinë e një çlirimi material dhe në vend të tij kërkonin një çlirim tjetër dhe ky ishte çlirimi shpirtëror, që ishte një ngushëllim për ndërgjegjen dhe i shpëtonte nga dëshprimi i plotë. Dhe ky ngushëllim nuk mund të ishte as filozofia stoike dhe as shkolla e Epikurit, së pari sepse këto ishin sisteme filozofike dhe prandaj nuk ishin bërë për ndërgjegjen e rëndomtë. Pastaj së dyti, sepse mënyra e jetesës së përkrahsëve të tyre ngjallte mosbesim ndaj mësimeve të këtyre shkollave. Për të dhënë ngushllim nuk duhej zëvëndësuar filozofia e humbur por feja e humbur. Ngushëllimi duhej paraqitur pikërisht nën formën fetare se çdo gjë që duhej të bënte për vete masat, kjo ishte gjendja në atë kohë dhe kështu vazhdoi deri në shek e XVII. Dhe pikërisht në kohën e kësaj shpërbërje të përgjithshme ekonomike, politike, mendore dhe morale doli në skenë krishterimi. Ai ishte në kundërshtim me të gjitha fetë e më parshme. Në të gjitha fetë që kishin qenë atëherë gjëja kryesore ishin ritet, vetëm duke marrë pjesë në flijimet dhe në procesionet, dhe në vendet e lindjes duke mbajtur shumë hollësi në lidhje me të ngrënët dhe ritualit të larjes mund të provohej të ndjekurit e një feje të caktuar. Kurse Roma dhe Greqia tregonin tolerancë në këtë drejtim. Në lindje sundonte një sistem i rreptë ndalimesh fetare i cili e ndihmoi shumë rënien që u shkaktua më në fund. Njerzit me fe të ndryshme si Egjiptianët, Persianët, Hebrenjtë, Kaldejtë, as mund të hanë dhe as mund të pinë bashkë, dhe as që mund të bënin bashkë edhe punët më të rëndomta dhe zor se mund të flisnin edhe me njëri tjetrin. Kjo ndarje e njeriut prej njeriut ishte një nga shkaqet kryesore që i dhanë fund lindjes së lashtë. Kurse krishtërimi që lindi në këto kushte të rënda të pushtimit romak nuk njihte asnjë rit që të shkaktonte ndarje, nuk njihte as flijimet dhe as procesionet e lashtësisë klasike. Duke mohuar kështu që të gjitha fetë kombëtare edhe ritet që ishin një gjë e përbashkët për të gjitha ato duke ju drejtuar të gjithë popujve pa përjashtim, krishtërimi vetë bëhet e para fe e përbotshme e mundshme. Edhe Hebraizmi me perendinë e tij të re universale u mundua gjithashtu të bëhej fe e përbotshme. Por bijtë e Izraelit mbetën gjithmonë si një aristokraci midis besimtarëve dhe atyre që predikonin ritin e synetit, bile edhe krishterimi para se të bëhej fe e përbotshme e vërtetë në fillim ju desh të çlirohej nga paragjykimi se të krishterët me prejardhje çifute kanë epërsi mbi të tjerët. Por nga ana tjetër Islamizmi duke ruajtur ritet e tij specifike orientale u kufizua në këtët mënyrë në fushën e përhapjes së vet në vendet e lindjes dhe të Afrikës veriore të pushtuara dhe të populluara sërish nga beduinët e Arabisë. Këtu ai mundi që të bëhej feja sunduese por në perendim nuk mundi.

Së dyti krishterimi diti të prekte një tel që do të gjente jehonë në zemrat e pa numërta. Të gjitha ankimet në kohët e vështira kundër mjerimit të përgjithshëm material dhe moral vetë dija e krishterë e mëkatit u përgjigj po ashtu dhe as që mund të jetë ndryshe nëqoftëse bota është prishur për këtë e ke fajin ti vetë dhe e keni fajin ju të gjithë, e ka fajin natyra jote dhe natyra juaj që është prishur nga përbrenda. Dhe cili është ai që do ta mohonte këtë? Është faji i im? Askush nuk mund ta mohonte një pjesë të fajit për fatkeqësinë e përgjithshme dhe ky pranim u bë kushti i shpëtimit shpirtëror dhe njëkohësisht u shpall nga krishterimi. Dhe ky shpëtim shpirtëror u sajua në një mënyrë të tillë që atë të mund ta kuptonte lehtë anëtari i çdo komuniteti fetar të mëparshëm. Por që të gjitha këto fe të vjetra ishte karakteristike ideja e flijimit për larjen e mëkateve i cili mundi ta zbuste perendinë e fyer. A nuk ishte kjo një bazë e mirë për të dalë me idenë e një ndërmjetësi i cili bën fli veten për të larë njëherë e përgjithmonë të gjitha mëkatet e njerzimit ? Dhe në këtë mënyrë ndjenjës së përhapur kudo, se vetë njerzit janë fajtorë për shthuarjen e përgjithshme ku krishterimi i dha një shprehje të qartë me vetëdijen se çdo njeri është mëkëtar, dhe në të njëjtën kohë me vdekjen për flijim të gjykatësit të vet krishterimi krijoi një formë shpëtimi të brendëshëm nga bota e shthurur, një formë ngushëllimi në ndërgjegje ku që të gjithë e kërkonin me aq zjarr dhe që mund të kuptohej lehtë nga të gjithë. Kështu që krishtërimi provoi përsëri aftësinë e vet për tu bërë fe e përbotshme bile fe që i përshtatet pikërisht botës së sotme.

Kështu ndodhi që nga mijra profetë dhe predikues të shkretëtirës të cilët në atë kohë dilnin më gjithfar gjërash të reja në fushën e fesë, por vetëm themeluesit e krishtërimit patën suksese. Jo vetëm Palestina por e gjithë lindja ishte mbushur plot e përplot me themelues të tillë fesh midis të cilave sundonte lufta për egzistencë ideologjike. Krishterimi fitoi kryesisht në sajë të faktorëve që përmendëm më lart. Dhe si ndodhi pastaj që ai dalë nga dalë në luftën e sekteve midis tyre dhe në botën pagane me anën e një seleksionimi natyror u prefeksionua gjithnjë e më shumë si fe botërore dhe këtë na e tregon me hollësi historia e kishës së tre shekujve më parë.

Pra krishterimi si çdo lëvizje lindi në Palestinë nga masat, por nuk dihet se në çmënyrë ishte koha kur dilnin me qindra sekte fetare të reja, profetë të rinj. Në fakt krishterimi lindi vetëm si rezultat i thjeshtë i ndikimeve që ushtronin sektet më të zhvilluara mbi njëri tjetrin dhe pastaj mori formën e një doktrine të përzier me spekulacionet e hebrenjëve aleksandrinasi Filon që më vonë ra nën ndikimin e fortë të doktrinës së stoikëve. Dhe ne nëqoftëse e quajmë Filonin baba të doktrinës së krishterë xhaxhai i sajë ka qenë Seneka.

Mirpo kthesat e mëdha historike janë shoqëruar nga ndryshimet në fe. Fetë e vjetra kombëtare të lindura vetvetiu nuk kishin karakter propogandistik dhe humbisnin çdo fuqi rezistence porsa që këto fise dhe këto popuj humbnin pavarsinë e tyre. Dhe për këtë gjermanëve u mjaftoi vetëm një kontakt i thjeshtë me perandorinë botërore të krishterë që po shthurej, dhe me fenë e sajë të krishterë që Roma e kishte pranuar dhe që i përgjigjej gjendjes së sajë ekonomike politike dhe shpirtërore. Vetëm për këto fe botërore të lindura për krishterimin dhe islamizmin marrin ngjyra fetare. Por krishterimi nuk e kishte aq të lehtë që të përhapej nën perandorinë romake. Në fillim krishterimi u propogandua nga profetët si Isaia dhe më vonë dishepujt e Krishtit. Faktet historike tregojnë se shumë profetë dhe dishepuj që e predikonin këtë fe u persekutuan, u burgosën dhe u vranë. Por kushtet ekonomike shoqërore, politike plot 1600vjet më parë në perandorinë Romake ishin të tilla që këta profetë dhe dishepuj të vepronin në ilegalitet. Në këtë kohë vepronte gjithashtu një parti e rrezikshme përmbysjeje. Kjo parti minonte fenë dhe të gjithë bazat e shtetit, ajo mohonte haptazi se vullneti i perandorit ishte ligji më i lartë, ajo nuk kishte atëdhe sepse ishte internacionale dhe u përhap në të gjitha krahinat e perandorisë që nga Galia deri në Azi dhe kaloi përtej kufijve të perandorisë. Për një periudhë të gjatë ajo veproi fshehurazi dhe zhvilloi një punë të fshehtë por kishte kohë që e ndjente veten mjaft të fortë për të dalë haptazi. Kjo parti e përmbysjes që njihej me emrin e krishterëve kishte përkrahës të shumtë në ushtri sepse shumë legjone ishin kthyer në të krishterë. Kur i dërgonin për të marrë pjesë në ceremonitë solemne të kishës sunduese pagane për të bërë aty nderimet ushtarake sepse ushtarët që bënin pjesë në partinë e përmbysjes kishin guxim të vinin mbi helmetat e tyre si shenjë proteste disa shenja dalluese që ishin kryqet. As nëpër kazerma autoriteti i eprorve nuk dha ndonjë rezultat. Perandori Diokleciani nuk mundi të duronte më gjatë të shihte se si shkelej rregulli, bindja dhe disiplina në trupat e veta. Ai mori masa energjike sa sishte vonë. Ai shpalli ligjin kundër të krishterëve. Mbledhjet e përkrahësëve të përmbysjes ju ndaluan vendet e mbledhjeve të tyre dhe u shkatërruan shenjat dalluese të krishterëve kryqet, u ndaluan ashtu siç u ndaluan në Saksoni shamitë e kuqe. Të krishterët nuk kishin të drejtë të zinin poste shtetrore, ata nuk mund të ishin as tetarë…të krishterët e kishin krejtësisht të ndaluar që të kërkonin mbrojtje në gjyq. Por edhe ky ligj i jashtëzakonshëm nuk dha rezultat. Të krishterët me qëllim tallje e çirrnin tekstin e ligjit nga muret dhe bile thuhet se në Nikomedi dogjën pallatin ku ndodhej në atë kohë perandori. Atëherë ai u a mori hakun duke i persekutuar në masë të krishterët në vitin 303 te e.s. Këto kanë qenë persekutimet e fundit të këtij lloj dhe ata patën një ndikim aq të madh sa që 17 vjet më vonë shumica dërrmuese e ushtrisë përbëhej nga të krishterët dhe autokrati i të gjithë perandorisë romake Konstandini i madh e shpalli krishterimin fe shtetrore.

Pra me sa shohim deri këtu krishterimi tani ishte në gjenezën e tij. Megjithë pengesat e shumta që i dilnin përpara ishte e pa mundur që ta ndalnin evolimin e tij sepse njeriu ishte vazhdimisht ne lidhje me natyrën dhe po mundohej që ta kuptonte dhe më vonë ta sundonte atë. Por faktet historike na kujtojnë vazhdimisht se ne nuk e sundojmë aspak

natyrën ashtu siç sundon pushtuesi i huaj një popull të huaj, dhe këtë e tregoi më së miri pushtimi romak. Dhe sa më shumë të ndodhë kështu aq më shumë njerzit jo vetëm do ta ndjejnë unitetin e vet me natyrën dhe po aq e pa mundshme do të bëhet ideja absurde dhe e kundër natyrshme sepse ka një kontrast midis frymës dhe materies, midis njeriut dhe

natyrës midis shpirtit dhe trupit ide që u përhap në Europë

pas rënies së lashtësisë klasike dhe zhvillimin më të lartë e arriti me krishterimin.

Me lindjen e krishterimit doktrina e tij filloi që të hyjë në një fazë të re shtrirje dhe veçanërisht në pacific rim shohim se kjo doktrinë do të luajë rolin kryesor në kulturën moderne intelektuale. Dhe kjo doktrinë ishte burimi qendror në lidhje me kuptimin e reformave Europiane si edhe shumë mënyra të tijera në historinë njerzore. Pra teologjia kristiane filloi që të zhvillohej etapë pas etape duke u bërë kështu shumë e fuqishme dhe duke fituar një pushtet absolut. Por nga ana virtuale teologjia e ka të pa mundur që të krijojë tani themelet e sajë sepse ata siç e pamë edhe më lart këto themele u hodhën me sakrificë të madhe qysh më parë duke kaluar vështërsi të pa numërta deri në persekutime dhe burgosje por më së fundi ajo fitoi. Duket sikur elementet i shohim vetëm në njërin kah, nga e kaluara. Por pjesa e nocionit traditë dhe vullnet është marrë nga studjuesit seriozisht si trashgimi teologjike e së kaluarës.

Mirëpo po ta shohim më në thellësi problemin dhe pikpamjen e zhvillimi të teologjisë kristiane e cila është e identifikuar në një periudhë kyçe, ku temat dhe persanoliteti i saj janë trajtuar në proceset e evolucionit. Dhe praktikisht ky qëndrim do të shlyhej në periudhën e rilindjes.

Pra ne tashmë e kemi të qartë se Kristianizmi lindi në Palestinë dhe se origjina e tij është po në Palestinë, dhe më specifikisht në rajonin e Judeas dhe veçanërisht në qytetitn e Jeruzalemit. Kristianizmi e sheh veten e tij si një vazhdimësi e Judaizmit i cili lulëzoi në rajonet Palestinës veçanërisht në mënyrë tradicionale. Megjithëse fqinjët shumë shpejt u ndanë në rajone dhe përpjekjete hershme të kristianëve Evangjeliste për përhapjen e këtij religjioni u bë një punë e mdhe por një punë të shkëlqyeshme bëri Pali i Taursusit. Por në fund të shek të parë kishte filluar që të çfaqej dhe të vendosej në lindje të botës mesdhetare dhe bile të kishte fituar edhe në kryeqytetin e Italisë në Romë e cila siç e dimë ishte perandori. Por kisha romake pak nga pak po bëhej e fuqishme, dhe tensionet filluan të zhvilloheshin ndërmjet lidershipit kristian në Romë dhe Konstandinopojë dhe kjo ishte një shenjë paralajmëruese për çarjen e mëvonshme ndërmjet kishës së lindjes dhe kishës së perendimit ku në qendër të tyre respektivisht qëndronte pushteti. Në rrjedhën e këtij ekspansioni një numër rajonesh dolën qendra sinjifikuese të debatit teologjik. Këtu ne mund të dallojmë tre gjëra të rëndësishme dhe veçanërisht njëra nga këto të dyja ishte se flitej Greqisht dhe e tjetra ishte se flitej Latinisht.

Qyteti i Aleksandrisë në ditët moderne të Egjiptit doli si qëndër e edukumit teologjik kristian. Një stil dallues i kësaj teologjie vjen dhe shoqërohet me këtë qytet duke reflektuar për një kohë të gjatë në shoqërimin e traditës Platonike.

Qyteti i Antiokut dhe rrethinat e rajonit të Kapodacisë në ditët e Turqisë moderne. Këtu kemi një çfaqie të fortë të kristianizmit i cili vjen dhe thellohet në rajonin verior të mesdheut lindor në një etapë të hershme. Disa udhëtime misionare të Palit e pruri këtë në këtë rajon dhe e ardhmja e Antiokut do të shtonte pikë në historinë e hershme të kishës dhe këtë na e kujton libri i veprave të apostujve. Vetë Antioku së shpejti u bë udhëheqëse e qendrës së mendimit kristian. Kurse Aleksandria praktikisht u afrua me kristologjinë dhe interpertimin biblik. Termi Antiok është përdorur dhe dalluar në këtë stil teologjik. Etrit e Kapodacisë ishin gjithashtu një prezencë e rëndësishme teologjike në këtë rajon në shek e IV ku veçanërisht shënuan për kontributin e tyre të doktrinës së Trinitetit. Kurse në veri të Afrikës dhe veçanërisht në ditët moderne të Algjerisë, në periudhën e vonshme klasike këtu ka qenë qyteti i Kartagjenës i cili ishte një qytet i madh mesdhetar dhe në të njëjtën kohë ishte edhe një rival politik i Romës për dominimin në rajon. Gjatë periudhës kur kristianizmi u përhap në këtë rajon i përfshirë nga Tertuliani i Kiprionit i Kartagjenës dhe Agustini Hipos. Por kjo nuk do të thoshte se qytetet e tjera mesdhetare ishin pa kuptim. Roma Konstandinopoja, Milan dhe Jeruzalemi ishin gjithashtu qendra të reflektimit teologjik kristian, bile nëqoftëse ndonjë ka qenë destinuar që të arrijë qetësisht të kuptojë rivalët e tyre.

Por nuk duhet harruar se një rol shumë të madh kanë luajtur edhe patriarkët

Termi patriark vjen nga fjala latine pater që do të thotë atë, dhe që dallohet në dy periudhat e etërve të kishës, dhe njëkohësisht dallohet për idetë që u zhvilluan brenda kësaj periudhe. Periudha e patriarkëve është një entitet i turbullt e cila fillon që pas përfundimit të testamentit të ri rreth vitit 100 para krishtit në mbrojtje të council of chalcedon të viti 451. Patriarkë është një term që zakonisht përdoret në kuptimin e degës së studimeve teologjike e cila merret me studimin e “Etërve” (patres). Patrologjia. Ky term fjalë për fjalë do të thotë studimi i etërve dhe në të njëjtën mënyrë teologji do të thotë studim i Zotit.

Kjo periudhë është një periudhë nxitëse kreative në historinë e mendimit kristian. Dhe vetëm kjo e ardhme është mjaft e sigurtë për të qenë një subjekt i vazhdueshëm. Por kjo periudhë gjithashtu është e rëndësishme edhe për arsye teologjike. Në trupin kristian përfshi anglikanët, ortodoksët e lindjes, reforma luterane dhe kisha katolike romake, por duke e parë periudhën patriastike si një periudhë që ishte një kufij difinitiv në zhvillimin e doktrinës kristiane. Në secilën këto kritika të këryre kishave ata kanë çfaqur pikpamje të ndryshme. P.sh një udhëheqës Anglikan i shek të 17 shkrimtari Lançelot Andreas 1555-1626 deklaroi se kristianizmi ortodoks është bazuar në dy testamentet, tre besime katër ungjij dhe në pesë shekujt e parë të historisë së krishterë. Letrat e Palit në testamentin e ri janë një dëshmi e rëndësishme në shek e parë të historisë së krishterë. Në periudhën e parë të historisë kristiane kisha ka qenë e persekutuar nga shteti.

Për një rëndësi të veçantë në shekujt e dytë kishin Apolegjetët të cilët mbronin besimin kristian nga kritikët. Apolegjetikët dhanë një ndihmesë të madhe kishës së hershme. Dhe nga këta që e ndihmuan kishën ishin Justin Martyr (100-165) para krishtit i cili shpjegonte dhe mbronte besimin kristian nga paganët. Por kjo periudhë pati teologë të shquar të tillë si Irenaus (1300-200) p.e .s në lindje. Pra në këtë kohë filloi edhe debate teologjik me kishën e hershme e cila u pushua dhe u persekutua në këtë kohë. Mirpo jo gjithçka mori fund këtu sepse në shek e IV kushtet u krijuan përsëri me konvertimin e perandorit Konstandin. Gjatë periudhës së tij si perandor 306 – 37. Konstandini gjatë periudhës së tij si perandor pati shumë suksese, ai pati sukses në pajtimin e kishës me perandorinë dhe si përfundim kisha nuk qëndroi gjatë nën këtë mentalitet. Në vitin 32, p.e.s ai e dekretoi të dielën si një ditë pushimi për të gjithë. Dhe si rezultat nën e perandorinë e Konstandinit debatet konstruktive teologjik u bënë çeshtje publike. Dhe për një periudhë të shkurtër nën mbretërimin e Julianit i cili ishte një pagan (361 -3) p.e .s ku tashmë kisha mund të mbështetej nga shteti. Dhe kështu teologjia del nga bota e fshehur e takimeve të fshehta me kishën duke u bërë kështu një çeshtje e interesave publike që ishte komplet në lidhje me perandorinë romake. Kështu që debate doktrinal kishte një rëndësi për të dyja edhe për teologjinë edhe për politikën.

Konstandini uronte që të kishte një kishë të bashkuar dhe një perandori të plotë dhe njëkohësisht të kishte lidhje me doktrinat e ndryshme që do të debatoheshin dhe njëkohësisht të vendoseshi si një çështje prioritare.

Periudha patriastike tashmë është e qartë dhe konsiderohet e rëndësishme për teologjinë kristiane. Disa nga këto debate të kësaj periudhe duken si një shpresë që nuk ka të bëjë me këtë çështje në botën moderne. Këtu është shumë i rëndësishëm kontrasti patriarstik në këtë periudhë me kohën reformuese gjatë sëcilës shumë burime ishin të adresuara dhe të cilat janë në vazhdimësi për kishën moderne. Por shumë mësues dhe teologë gjejnë tek studentët e tyre aftësinë e tyre në lidhje me këtë periudhë të vonshme dhe shumë të lehtë. Por shumë debate patriastike kanë si burim filozofinë, dhe vetëm me këtë ne mund të familiarizohemi me debatet e kësaj periudhe. Ndërsa disa studentë të teologjisë kristiane kanë të njëjtën familjaritet me idenë e themeluar nga dialogjet e Platonit dhe njëkohësisht këto ide ishin subjekte të konsiderueshme e zhvillimit të kriticizmit në botën mesdhetare gjatë periudhës patriastike. Platonizmi mesjetar dhe Neoplatonizmi ndryshojnë nga njëri tjetri dhe janë shumë sinjifikativë edhe nga idetë origjinale të Platonit. Por shumë ide filozofike të kësaj periudhe janë një barrierë tjetër në studimin e kësaj filozofie dhe e vështirson shumë subjektin.

Pra periudha patriastike karakterizohet mga një doktrinë e pa masë diversiteti. Ajo ishte një kohë fluksi ku gjatë së cilës kufiri standart përfshin dokumenta të tilla besimi dhe dogma të tilla sikurse dy natyrat e Krishtit të cilat çfaqen gradualisht. Doktrina sheh që të ngrihet një ndarje e madhe në dy aspekte në atë linguistik dhe atë politik ndërmjet lindores Greqishtes së folur dhe perendimores ku kisha fliste gjuhën latine.

Në këtë periudhë na dalin një emër teologësh, por ne këtu do të përmendim vetëm gjashtë prej tyre të cilët njihen si shkrimtarë kristianë.

Njëri nga këta ishte Justin Martyr (100 -165) të e .s Justini ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj Apologjistë të shek të dytë i cili është lidhur me mbrojtjen e kristianizmit përballë kriticizmit të fortë nga burime pagane. Në Apologjinë e parë të tijë Justini argumentoi gjurmët e së vërtetës kristiane të cilat ishin gjetur nga shkrimtarët paganë. Doktrina e tij nga logos supermatikos që do të thotë fjala përçon fjalën, dhe kjo i lejonte atij që të afirmonte se zoti kishte pregaditur këtë rrugë për zbulimin final të Krishtit megjithëse bën aluzion me të vërtetën, me filozofinë klasike. Justini dha një shembull të rëndësishëm që provoi për një teolog se qëndron i lidhur me ungjillin dhe botëkuptimin e filozofisë greke ku veçanërisht shoqërohet me kishën lindore.

Një shkrimtar tjetër i kësa periudhe ishte dhe Ireneus Lyons (130 -200) i e .s. Irenaeusi besohet se ka lindur në Smyrna, ky vend sot gjendet në Turqinë veriore, megjithëse më vonë ai u vendos në Romë. Ai u bë peshkopi i Lyonit në vitin 178 pas Krishtit një vend të cilin e mbajti për dy dekada deri sa vdiq. Irenaus veçanërisht ishte i dalluar për një mbrojtje energjike të kishës ortodokse në përballje me gnosticizmin. Kryesisht puna e tij është sinjifikuese kundër heretikëve ku u çfaq një mbrojtje e fuqishme e kuptimit dhe e shpëtimit kristian dhe veçanërisht e rolit dhe e vendosjes së besimit të dëshmive apostolike në përballje me interpertimet jo kristiane.

Origeni 182 -245është një nga mbrojtësit kryesor të kristianizmit në shek e III-të. Ai pranoi një bazë të rëndësishme për zhvillimin e mendimit të kristianizmit lindor. Kontributi i tij i madh për zhvillimin e teologjisë kristiane e cila mund të shihet në dy hapsira të përgjithshme. Në fushën e interpertimit biblik Origeni zhvilloi nocionin e interpertimit alegorik duke e argumentuar se kuptimi siperfaqësor i shkrimeve dalloheshin nga një kuptim i thellë spiritual. Në fushën e kristiologjisë Origeni themeloi një traditë që dallohej ndërmjet hyjnores së plotë pra Atit dhe një më i vogël se Ai është hiri që edhe ai është hyjnor. Kurse studjuesit e shikojnë kristianizmin si një vazhdimësi natyrale se ky afrim pra i ngjan atij. Origeni gjithashtu adoptoi me entuziazëm idenë e apocatasis i cili përputhet me çdo krijesë duke përfshirë në të dyja njerzoren dhe djallzoren ku njerzorja do të shpëtohet.

Tertuliani 160 -225 ishte një pagan me origjinë nga Afrika e veriut dhe pikërisht nga qyteti i Kartagjenës. Ai u konvertua në kristian që kur ishte 30 vjeç. Ai në teologjinë latine është parë si atë dhe këtë e konsiderojnë si një ndikim të madh që ai pati atëherë në kishën lindore. Ai mbrojti bashkimin e testamentit të vjetër dhe të ri kundër Marcianit i cili kishte argumentuar se këto lidhje u zbuluan nga zota të ndryshëm. Pra ai vendosi themelimin e doktrinës së trinitetit. Tertuliani ishte një oponent i fortë në pregaditjen e teologjisë kristiane ose Apologjitike që varej nga burime ekstra spirituale. Ai është ndërmjet eksponentëve të fortë nga principi i mjaftueshëm i shkrimeve duke denoncuar ata të cilët filozofë të shek sepse kishin njohuri më të mira për zotin.

Athanasiusi 296 -373 ka lidhje kuptim plotë dhe lidhje primare me

burimet kristiologjike të cilat kishin një rëndësi shumë të madhe gjatë shek të IV. Kur ai ishte rreth të njëzetave shkruajti një traktat që e titulloi “Mëshirime”. Ai në këtë traktat i bëri një mbrojtje të fuqishme pushtetit të idesë së zotit që pranon në natyrën njerzore në personin e Jezu Krishti. Kjo provë sipas tij është nxjerrë me një rëndësi qendrore në polemikën Ariane të cilin Athaniusi dha një kontribut shumë të madh. Ai vështronte jashtë kësaj sikurse argumentonte Ariusi se krishti nuk ishte plotësisht zot, dhe një seri shkrimesh nga shkatërrimet ndërlikuese që ndiqte. Së pari ishte e pa mundur për perendinë që të fitonte njerzimin, sikurse asnjë krijesë nuk mund të fitojë një krijesë tjetër. Dhe së dyti ai theksonte se kisha kristiane ka qenë fajtore në idhujtari, sikurse kristianët e rregullt adhurojnë dhe luten për Krishtin. Sikurse idhujtaria mund të jetë e mbrojtur ndërsa urdherimi i konstruksionit human ose krijimit dhe ata që e ndiqnin këtë ishin idhujtar. Argumente të tilla eventuale luajnë rolin kryesor në refuzimin e Arianizmit.

Agustini i Hippos 354 – 430. Duke ju kthyer marrëveshjes Aurelius Agustinus ku zakonisht njihet si Agustini i Hippos ose pikërisht me emrin Agustini ne e ndeshim shpesh se çfarë është mundësisht madhështore dhe kryesisht influencon në mendjet e kishës kristiane megjithëse kjo ështe një histori e gjatë. Tërheqja e besimit kristian nga predikimet e peshkopit Ambrioz i Milanit Agustini vuajti shumë një eksperiencë dramatike të konvertimit. Ai atëherë ishte 32 vjeç i cili nuk e plotësoi dëshirën e tij për të njohur të vërtetën. Agustini kishte menduar rreth çështjeve të mëdha të natyrës njerzore dhe fatit në një kopsht në Milan. Ai në afërsi të kopshtit dëgjonte të këndonin një këngë tolle – lege merre dhe lexoje. Duke e ndjerë se kjo ishte një drejtim hyjnor ai bazohej në testamentin e ri si dokument afër shqyrtimit të letrave të Palit dhe Romakëve sikurse ndodhi dhe lexoi vargjet e librit të rom 13;14. Kjo ishte pika e fundit për Agustinin. Cili paganizëm kishte pasur gjithmonë e më tepër vështërsi sikurse më vonë është quajtur një dritë e sigurtë që hyn në zemrën time ku çdo hije e dyfishtë zhduket. Nga ky moment e tutje Agustini me aftësitë e tij të mëdha intelektuale mbronte që të konsilidonte besimin kristian duke shkruar me një stil i cili ishte me të dy pasionant dhe inteligjent duke i thirrur të dy në mendje dhe në zemër.

Ai vuante nga astma dhe u largua nga Italia duke u kthyer në Afrikën e veriut duke u bërë peshkop i Hippos e cila sot është në Algjerinë moderne. Kjo ndodhi në vitin 395. Duke i mbetur edhe 35 vjet nga jeta e tij ai është dëshmitarë i një numri të madh polemikash të një rëndësie të madhe për të ardhmen e kishës kristiane në perendim dhe kontributin e Agustinit i cili rezulton të ketë qenë decisive. Ai i dha një paraqitje të kujdesshme testamentit të ri praktikisht nga letrat e Palit duke fituar një reputacion që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Më së fundi mesjeta e errët u shpërnda në Europën perendimore ku trungu i shkrimeve të Agustinit kanë si bazë një program të madh të përtritjes teologjike dhe njëkohësisht të zhvillimit të saj duke konsileduar influencën e tij mbi kishën perendimore.

Tani le të ndjekim hapsirat teologjike që u eksploruan me praktikën e fuqishme gjatë periudhës patriastike.

Teologjia kristiane fillimet e saj i ka të themeluar tek shkrimet. Dhe këto sot dallohen shumë qartë sepse periudha patriastike ishte vendimbërse ku kufirin e ka deri tek testamentin e ri një proces zakonisht i njohur në ngulitjen e kanoneve. Fjala kanon është e nevojshme që të shpjegohet nga greqishtja që do të thotë rregull. Kanonet e shkrimeve zakonisht kanë si limit shpjegimin e grupit të shkrimtarëve të cilat janë provuar si autoritative brenda kishës kristiane. Por termi kanonal është përdorur duke ju refrurar shkrimeve të pranueshme që janë brenda kanonit. Shkrimtarët e testamentit të ri me fjalën shkrime kuptojnë shkrimet e testamentit të vjetër. Brenda një periudhe të shkurtër shkrimtarët kristianë i janë referuar testamentit të ri si Justin Martyr ku të dy testamentet trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Por në kohën e Irenausit ishin pranuar katër ungjijtë në përgjithësi dhe më vonë në shek e II- të u bë një konsensus që ungjijtë, veprat e apostujve dhe letrat të kishin një statut të frymëzuar nga shkrimet.

Klementi i Aleksandrisë i njohu që të 4 ungjijtë veprat dhe 14 letratrat e Palit dhe zbulesën. Kurse Tertuliani deklaroi se ligjet e profetëve ishin shkrimet evangjelike dhe apostelike të cilat që të dyja shikohen si authoritative kundër kishës. Vetëm në vitin 367 Athanasiusi qarkulloi 39 letrat festale të cilat identifikohen 27 librat e testamentit të ri sikurse ne e dimë se kanë qenë kanonike. Kurse kisha perendimore hezitonte rreth përfshirjes së hebrenjëve dhe kjo veçanërisht nuk ishte atribut i apostjuve kurse kisha lindore rezervohej rreth zbulesës.

Mirëpo gjatë zhvillimeve të më parshme etapë pas etape doktrina kristiane erdhi dhe u konsilidua si një ideologji në vetëvete dhe gjithashtu fitoi edhe pushtet politik. Por kisha kristiane tashmë ishte konfrontuar me një ndryshim të madh në atë kohë që njnihej si lëvizja gnosticiste. Kjo ishte një lëvizje e ndryshme komplekse dhe nuk është e ndryshme si fenomen në epokën e re por kishte një rritje të konsiderueshme nën influencën e perandorisë romake. Dhe idetë bazë të gnosticizmit nuk kanë lidhje me ne, dhe në këtë pikë këtu gnosticizmi na çfaqet shumë i ngjashëm me kristianizmin në shumë pika. Dhe për këtë arsye kjo ishte parë si një ndryshim i madh nga shumë shkrimtarë të hershëm kristianë dhe veçanërisht nga Irenausi. Megjithatë si rrjedhim shkrimtarët gnosticistë kishin një tendencë që të interpertonin pasazhet e testamentit të ri në një mënyrë e cila i friksonte udhëheqësit kristian duke i nxitur pyetjet në një mënyrë korrekte të interpertimit të shkrimeve.

Kujtim Stojku.

Pjesë nga libri “Religjioni dhe Komunizmi” që është gati për botim.

Edmond Budina: punëtor për të jetuar, regjisor kur merr pushimet


SHKRUAN: Andrea Guglielmino

Shumëkush në Itali e njeh si aktor televiziv, për rolin Petritit, babanë e Nikos në telenovelën e njohur “Un posto al sole”, por Edmond Budina, i lindur në Tiranë në vitin 1952, ka shumë profile të tjera. I diplomuar në Akademinë e Arteve, ka punuar për vite me radhë si aktor dhe regjisor në Teatrin Kombëtar, në të cilin ka qenë edhe anëtar i Këshillit drejtues Artistik. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta, duke mbuluar teatrin, kinematografinë dhe televizionin, ka dhënë mësim në universitetin e Tiranës ku është zgjedhur edhe si përfaqësues i profesorëve për takimin e dhjetorit 1990 me presidentin e asokohe Ramiz Alia, për t’i kërkuar pluralizmin politik. Ka ardhur në Itali në vitin 1992, me operacionin C.O.R.A. (për riatdhesimin e familjeve italo-shqiptare), ka pasur një rol edhe në filmin “Tickets” të regjisorit të madh Ken Loach, dhe në vitin 2003 ka realizuar filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “Letra ere”. E takojmë në prezantimin e filmit të tij të dytë “Balkan Bazar” (Ballkan Pazar), që del në kinematë italiane më 8 korrik. Një tragji-komedi e këndshme “alla Kusturica”, me dy gra italo-franceze (Catherine Wilkening e Veronica Gentili), që e gjejnë veten në mes të një grindjeje mes grekëve dhe shqiptarëve për “pronësinë” e disa eshtrave të një varreze në kufi, film që gëzon edhe pjesëmarrjen e aktorit italian Luca Lionello. Është një rast ky kur Budina, në atdhe personazh me peshë, nga ata për të cilët restorantet e mëdha hapin dyert, madje dhe kuzhinën po të jetë e nevoja, na lë sërish gojëhapur për thjeshtësinë dhe karakterin e tij shumëplanësh. “Doni të dini se çfarë bëj për të jetuar? - thotë - Jam punëtor. Merrem me kaldaja me gaz në një ndërmarrje në Bassano del Grappa, e do të bëj këtë punë akoma për shumë kohë. Për të xhiruar filmin m’u desh të merrja lejen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, natyrisht pa të drejtë rroge. Fatmirësisht ia dola për katër javë. Tek e fundit, ku ka një President punëtor, mund të ketë edhe një regjisor punëtor, pse jo?!”

Çfarë ju ka frymëzuar në realizimin e filmit “Balkan Bazar”?

Mbi të gjitha, faktet reale. Nuk kam trilluar asgjë. U nisa nga rrëfimi i një vajze, në festivalin e Viareggio-s, që më shpjegoi sesi arkivoli i gjyshit të saj nga Franca kishte humbur në Rusi. Qeshëm me të madhe dhe menjëherë krijova në mendje imazhin e këtij arkivoli pezull mes flamujve të dy vendeve, që është edhe një lajtmotiv i filmit tim. Por në fakt varreza monumentale greke që shihet në film ekziston vërtet, është ndërtuar në vitin 2006 dhe përuruar më 2007-tën. Problemi qëndron në faktin që ka varre, por nuk ka eshtra. Kështu, nacionalistët përpiqen t’i gjejnë duke ua marrë shqiptarëve. Është një problem kufitar. Një shprehje thotë: “ku bie ushtari, aty është atdheu i tij”. E pra, qëllimi është që të lihet të besohet që aty janë varrosur ushtarë të rënë gjatë konfliktit italo-grek. Por në këtë pikë ndërhyri shkenca, e cila zbuloi se shumë nga këto eshtra ishin gra dhe fëmijë që datonin aty nga viti 1800.

Na flisni pak për marrëdhëniet mes grekëve dhe shqiptarëve...

Kemi të njëjtat tradita, të njëjtën mënyrë jetese. Por nacionalizmat dhe konfliktet sjellin të keqen. Por unë nuk desha t’i fryj zjarrit, as të mbaja qëndrim. Dëshiroja të bëja një film për të qeshur dhe ironik. Ka shumë shqiptarë që punojnë në Greqi, të cilët detyrohen të ndërrojnë emrat e tyre në emra grekë, nëse duan të punojnë atje. Mendoni se shumë shqiptarë përfitojnë edhe pension në Greqi, pa punuar as edhe një ditë atje. Arrijnë të marrin deri 320 euro në muaj, vetëm sepse deklarohen grekë, dhe me krizën që po kalon Greqia kjo nuk është pak. Madje edhe kushërinjtë e mi e kanë bërë një gjë të tillë, por kjo nuk do të thotë se unë u kundërvihem.

Në film luani edhe një rol kyç, atë të priftit ortodoks me sjellje jo aq ortodokse...

Në krye të Kishës Ortodokse në Shqipëri është një grek që dëshiron regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Ka shpërthyer edhe një polemikë, lidhur me filmin: kisha ka nisur një letër me akuza, edhe ndaj Ambasadës Italiane. Por jam i mendimit që institucionet fetare nuk duhet fusin hundët në zgjedhjet artistike të një regjisori.

E reagimi i publikut si ka qenë?

I mrekullueshëm. Kanë mbushur kinematë. Nuk mund t’ju jap shifrat të sakta, por di të them që në Shqipëri, me përpjesëtimet e duhura, sepse atje flitet gjithsej vetëm për 7/8 salla kinemaje, filmi ka bërë shumë para, madje më shumë dhe se “Avatar”.

Do ta dubloni filmin për tregun italian?

Duhet ta bëjmë patjetër, për t’i dhënë “kombësinë italiane”. Kjo në fakt është detyrë e shpërndarësit Mediaplex. Por do të përpiqemi ta vëmë sa më shumë në qarkullim edhe në versionin origjinal, sepse gjuha është shumë e rëndësishme në këtë rast, pasi situatat e filmit zhvillohen pikërisht në një përzierje gjuhësh. “Balkan Bazar”, nga ky këndvështrim, është edhe një valle gjuhësh.

Cilat janë ndikimet kinematografike të një regjisori shqiptar?

Në kohën e komunizmit nuk ishte shumë e lehtë të komunikoje me botën jashtë. Për shembull, Dario Fo, edhe pse ishte komunist, nuk arrinte te ne, sepse nuk mund të kontrollohej, ishte i paparashikueshëm në sensin që mund të ndërronte idetë apo çfarë do të bëhej në të ardhmen. Filmat e parë që kam arritur të shoh, dhe që më kanë frymëzuar, ishin “Beteja e Algjerit” e Pontecorvo-s, apo “Duart mbi qytetin” e Rosi-t. Pastaj... Fellini është gjithnjë Fellini.

(marë nga Cinecittà News)

E quajti Islamin fashizëm, del i pafajshëm politikani holandez


Politikani holandez i të djathtës ekstreme, Gert Vilders, që e kishte përshkruar Islamin si “fashizëm”, është liruar nga çdo akuzë për nxitje urrejtje ndaj myslimanëve.

Një gjykatës në Amsterdam tha se deklaratat e liderit të Partisë së Lirisë nuk i drejtoheshin besimtarëve myslimanë, por Islamit.

Sipas gjykatësit, ato ishin të pranueshme brenda kontekstit të debatit publik.

Por paditësit thonë se nuk do e lënë me kaq. Ata kanë ndërmend ta çojnë çështjen në një gjykatë evropiane ose në OKB. Avokati i paditësve tha se ata janë tepër të zhgënjyer për shkak se është dhunuar e drejta e minoriteteve për të qenë të mbrojtur ndaj fjalimeve të dhunshme.

Vilders e kishte krahasuar Kuranin me librin e Hitlerit “Mein Kampf”.

Gjykatësi tha se edhe pse ishte denigruese si deklaratë, ajo nuk kishte nxitur urrejtje.

Vetë politikani 47 vjeçar tha se ishte jashtëzakonisht i lumtur me vendimin. Ai tha se kjo ishte një fitore për lirinë e shprehjes në Holandë.

Bosnja dhe Mali i Zi, shtetet më të rrezikshme të Evropës


Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi janë dy shtetet ballkanike që renditen më së larti në listën e shteteve më të rrezikshme në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore, bazuar në vlerësimet politike, ekonomike dhe strukturale të rrezikut, ka treguar të mërkurën hulumtimi i “Euromanias”.

Bosnja renditet e 130-ta, ndërsa Mali i Zi zë vendin e 107-të në raportin global të qershorit, i cili përfshinë mendimin e ekonomistëve për siguri në 184 shtete të ndryshme të botës.

“Mali i Zi bie kaq poshtë në listë për shkak të rezultateve ekonomike, duke pasur parasysh faktin se ekonomistët si problemin kryesor të shtetit e shohin stabilitetin e bankave dhe përqindjen e punësimit. Shteti është krejt në fund të listës, renditur në mesin e 10 shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, bazuar në faktin e qasjes në kapitalin tregtar. Në këtë mes, Kroacia bashkërenditet edhe me Bjellorusinë”, thuhet në raport.

Nga shtetet e rajonit, përveç Malit të Zi dhe Bosnjës, Kroacia zë vendin e 61-të në renditjen globale, Serbia ndodhet në vendin e 84-të, Maqedonia në të 87-tin dhe Shqipëria në vendin e 91-të.

Shtetet më të sigurta, sipas “Euromania”, janë Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Danimarka dhe Suedia, ndërsa në mesin e 10 më të lartave janë edhe Singapori, Finlanda, Kanadaja, Holanda dhe Gjermania. /kd/

Kinë, vendi ku 80 milionë banorë janë anëtarë të Partisë Komuniste


Kina është ndër të paktat vende komuniste që kanë mbetur në botë. Për pak ditë, Partia Komuniste kineze festoon 90-vjetorin e krijimit të saj.

Sipas të dhënave të kësaj të fundit, pjesë e kësaj partie janë plot 80 milionë banorë. Vetëm vitin e kaluar, në këtë parti janë regjistruar tre milionë persona.

40% e të regjistruarve të vitit të kaluar kanë qenë të rinj që sapo kanë përfunduar studimet, ndërsa 38.5% janë femra.

Me kaq shumë anëtarë, do të jetë e vështirë që një ditë regjimi komunist të shkulet nga Kina, që është një prej regjimeve më të egra në botë.

Rama: Humbja, nga vetëkënaqësia dhe neglizhenca

Erjola Azizolli

Kryetari i PS-së Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave të degës dhe të zgjedhurit vendorë të kësaj partie të zgjedhjeve të 8 majit. Rama i shoqëruar nga deputetët e PS-së në këtë qark Marko Bello, Ermonela Felaj, Fidel Ylli dhe Erjon Braçe rreth orës 18:30 mbërriti në ambjentet e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” ku është zhvilluar takimi i parë me drejtuesit e strukturave të PS-së pas zgjedhjeve të 8 majit.

Edi Rama

Takimi është zhvilluar pa praninë e medias, ndërkohë që vetë kreu i PS-së në këtë qytet, Selman Hodaj, bëri me dije se takimi ishte planifikuar për t’u zhvilluar ditë më parë dhe kishte si qëllim analizimin e situatës politike në vend dhe diskutimin mbi rezultatet e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Ky takim zgjati për më tepër se një orë dhe pati në epiqendër diskutimet mbi rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit në këtë qark.

Rama në fjalën e tij porosity të zgjedhurit vendorë që t’i japin seriozitetin e duhur procesit të konstituimit që do të zhvillohet në njësitë vendore të këtij qarku. Kreu i socialistëve mësohet se është shprehur kritik në rezultatet që kjo parti ka arritur në shumë komuna të këtij qarku. Rama është shprehur se vetëkënaqësia dhe neglizhenca bëri që për herë të parë PS të humbasë dy nga komunat më të rëndësishme të këtij qarku, siç është ajo Perondi dhe Kozare, të cilat u fituan nga koalicioni i Alenacës për Qytetarin.

Në këtë takim mësohet se është diskutuar dhe në lidhje me situatën politike në vend, ndërkohë që Rama ka kërkuar një frymë bashkëpunuese ndër radhët e strukturave të PS-së.

Kush do ta shpëtojë kapitalizmin?

Nga Bill KlintonKush do ta shpëtojë kapitalizmin?

Në prag të konferencës së Iniciativës Globale “Klinton”

Javës që vjen në Çikago, Iniciativa Globale “Klinton” për herë të parë do të përqendrohet në Amerikë në një apel për majat e sipërmarrjes dhe politikës për të mbështetur projektin e punësimit. Ja propozimet tona:
Përshpejtimi i projekteve të përsëritjes së investimeve/Nuk është faji i Shtëpisë së Bardhë për faktin se është problematike rritja e shpejtë e projekteve, ndonjëherë përsëritja e aprovimeve kërkon tre vjet, ose dhe më shumë. Duhet të ndryshohen procedurat dhe duhet të zhvillohet e gjithë përsëritja e brendshme e verifikimeve vetëm në praninë e rreziqeve konkrete ambientale.
Fleksibilitet për ndërtimin e sipërmarrjeve të reja/Për kë ka ndërmend të ndërtojë një sipërmarrje, lehtësimet fiskale nuk shërbejnë për asgjë, duke qenë se mungojnë ende të ardhurat. Presidenti Obama ka sugjeruar një politikë shumë të vlefshme në fushën energjetike, midis të tjerave dhe idenë e lejimit të një kredie taksash, si për ofertat e punës që mbështesin (të ashtuquajturat green jobs), si për sipërmarrjet e reja. Duhen bindur republikanët në kongres për vlefshmërinë e kësaj strategjie.
Vende pune në sektorin e energjetikës/Në epokën e presidencës time, ekonomia përfitoi nga zhvillimi i madh i teknologjive informatike. Më shumë se1/4 e rritjes së punësimit dhe 1/3 e rritjes së të ardhurave rrjedhin nga ai sektor. Sot, kandidat natyral për këtë janë strategjitë e reja të prodhimit dhe përdorimi i energjisë.
Imitojmë Empire State Builing/Marrim si shembull Empire State Building – e shoh nga dritarja e zyrës time – është ndërtuar sipas kritereve të rikualifikimit ambiental. Projekti parashikon zëvendësimin e impianteve, teknika të reja ndriçimi, izolim termik. Mund të punësojmë 1 milionë persona duke ri-kualifikuar ndërtesa në të gjithë Amerikën.
Faturat si instrument veprimi/Duke kursyer faturat mund të financohen edhe rikualifikimet. Janë minimalisht 11 shtete që lejojnë shoqëritë elektrike të grumbullojnë paratë e kursyera dhe t’i përdorin për të paguar ndërtesat e sipërmarrjeve. Për çdo miliardë dollarë të investuar në rikualifikim llogariten 7.000 vende pune. Fillojmë nga shkollat, nga universitetet, nga spitalet, nga qendrat e administrimit lokal.
Zgjidhjet shtet për shtet/Në Nevada dy shoqëri të mëdha kineze kanë vendosur të zhvendosin në atë shtet të vogël fabrikat e tyre të turbinave dhe llambave Led për parqet e mëdha të Teksasit. Janë krijuar kështu 4.000 vende pune. E kam vlerësuar shumë sinqeritetin e kinezëve. Kanë deklaruar se i kanë marrë këto vendime në bazën e motiveve të thjeshta ekonomike dhe jo të mundësisë politike. Kanë shpjeguar se kosto e punës në Kinë është më e ulët, por duke parë kostot e larta të transportit, i leverdis të prodhojnë në vend.
Hua të garantuara/Bankat disponojnë akoma një likuiditet superior të 2000 miliardë dollarëve të lëshuar. Unë sugjerova që qeveria federale të mënjanojë – pa i shpenzuar – 15 miliardë dollarë të planit të shpëtimit TARP. Praktikisht, banka i jep hua një sipërmarrjeje dhe qeveria federale kryen rolin e garantit për 75% të huas.
Të lyejmë çatitë e bardha/Miliona ndërtesa në Amerikë i kanë çatitë bituminoze. Ato absorbojnë sasi të mëdha nxehtësie dhe për të kontrolluar klimën e ambienteve nevojiten sasi të mëdha energjie. Në Nju Jork, kryetari i bashkisë Bloomberg ka nisur një program për të punësuar të rinjtë për të lyer çatitë dhe besohet apo jo, lyerja e çative me të bardhë mund të sjellë në një reduktim prej 20% të konsumit të energjisë elektrike në një ditë shumë të nxehtë! Çdo çati e zezë në Nju Jork duhet lyer me të bardhë e po kështu edhe në Çikago dhe në Little Rock.
Veprime produktive/Me një gjykim unanim të ekspertëve, plani TARP kundër krizës dhe stimujt e ekonomisë na kanë shpëtuar nga një Depresion i Dytë i Madh. Pas shpëtimit të GM-së dhe të Chrysler-it, disponojmë rreth 75.000 vende pune më shumë në industri. Mbyllja e fabrikave dhe e furnizimeve relative, ka kushtuar 1 milionë vende pune. Ka funksionuar, por nuk e ka “riorganizuar ekonominë”, nuk ka prodhuar rezultate dhe aq të vlerësuar nga njerëzit e zakonshëm, por në mungesë të saj, norma e papunësimit do të ishte sot superiore e 1.5-2%.
Trajnimi në kompani/Në Gjeorgji, nëse pas një periudhe kohe vendet e punës të ofruar nga një kompani rezultojnë ende vakant, shteti i ofron sipërmarrjeve paratë e nevojshme për të trajnuar direkt personelin. Në periudhën e trajnimit, sipërmarrjet nuk i paguajnë përgjegjësitë sociale. Vendet vakant të punës në Amerikë janë 3 milionë.
Reduktimi i presionit fiskal mbi sipërmarrjet/Do të isha shumë dakord për një reduktim të normave, të thjeshtëzimit tribunar dhe të kursimit të përgjegjësive të kontabilitetit, por duke zgjeruar bazën fiskale dhe duke eliminuar shkurtimet që çojnë në pabarazi, në mënyrë që të gjitha sipërmarrjet të jenë të taksuara në mënyrë të drejtë mbi fitimet e tyre. Që kur kam lënë detyrën çdo vit kemi pasur humbje të vendeve të punës në industri. Një prej motiveve është mungesa e aplikimit të rregullave mbi tregtinë. Ndryshe nga çfarë besohet, WTO dhe marrëveshjet tona tregtare nuk imponojnë një çarmatim të njëanshëm. Vitet e fundit janë aplikuar plotësisht, sepse Kina dhe Japonia janë bankierët tanë dhe është e vështirë të jesh i ngurtë me praktikat e tyre tregtare të gabuara.
Analizimi i mundësive/Nëse nuk do të ketë paketa stimujsh federalë dhe nxitje të mëtejshme fiskale që synojnë direkt krijimin e vendeve të reja të punës, duhet patjetër të ekzistojnë mundësi të ndryshme, duke parë likuiditetin që posedojnë bankat dhe sipërmarrjet. Por kjo ka koston e saj, kështu do të jem i lumtur të kthehem tek norma fiskale për grupe të larta të ardhurash në kohërat që isha president, nëse nevojitet për të financuar stimujt fiskalë për të krijuar punësim më të madh.