Saturday, July 31, 2010

Madonna mohon se rifilloi pirjen e duhanit

Zëdhënësi i Madonnas ka mohuar spekulimet se superylli i muzikës pop ka rifilluar pirjen e duhanit, pasi ishte zënë duke mbajtur në dorë një cigare, e cila sipas zëdhënësit ishte pjesë e filmit të saj.

Mbretëresha e muzikës pop ka filluar punën si regjisore në filmin “W.E”, film për të cilin ajo ka udhëtuar edhe në Francë për të xhiruar disa skena të filmit në fjalë. Ajo ishte zënë duke mbajtur një cigare dhe një llambë në dorë, duke zgjuar kështu spekulime se ajo ka filluar që përsëri të pijë duhan.

Por, një nga zëdhënësit e Madonnas ka mohuar se këto thashetheme janë të vërteta, duke këmbëngulur se këngëtarja ishte duke e mbajtur atë cigare në dorë si rekuizitë për një nga yjet e filmit. /Telegrafi/

FAMILJA/Mafia e re meksikane

William Finnegan

The New Yorker

Mëngjesin para mbërritjes time në Zitacuaro, dikush kishte lënë trupin e shfytyruar të një djaloshi në mes të kryqëzimit kryesor. Në këtë qytezë të shtetit Michoacan, në Meksikën perëndimore, njerëzit e quajnë "gjuha e kufomave". Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një trup të gjymtuar - apo për një grup kufomash të gjymtuara apo vetëm për një kokë - të shoqëruar nga një pusullë e shkruar me shkrim dore: "ka folur shumë", "kështu mësoni respektin", "Çdokush merr atë që meriton". Në një fotografi të botuar nga një e përditshme e Zitacuaro, krahët, këmbët dhe trungu i viktimës ishin të shpërndara në asfalt. Nuk kishte pusullë, por mesazhi ishte shumë i qartë dhe të gjithë e dinin kush ishte autori: Familja michoanas-e, një organizatë kriminale që i ka degët të shtrira në të gjithë rajonin.

Do të doja të ntervistoja njerëzit e policisë, por dikush më këshilloi që të mos i lajmëroj për mbërritjen time në qytet: ata do të kishin njoftuar "los malosos" - të këqinjtë - dhe do u kishin thënë që vija vërdallë dhe bëja pyetje.

Presidenti meksikan, Felipe Calderon u ka shpallur luftë trafikantëve të drogës menjëherë pas fillimit të mandatit të tij, në dhjetor 2006. Ishte një lëvizje që bëri efekt. Edhe pse narkotrafiku në shkallë të gjerë ekzistonte prej dekadash, në ato vite dhuna që lidhej me tregtinë e drogës ishte rritur shumë. Së pari, Calderon dërgoi në Michoacan 6500 ushtarë dhe agjentë federalë. Më pas dërgoi ushtarakët edhe në pika të tjera të nxehta, si Acapulco në shtetin e Guerreros dhe Tijuana dhe Ciudad Juarez në kufirin me SHBA. Sot, në rrugët dhe fshatrat meksikanë janë 50 mijë ushtarë dhe 20 mijë agjentë federalë, por të vdekurit nga përleshjet vazhdojnë të rriten në numër. Që nga dita kur Calderon shpalli luftë, kanë vdekur më shumë se 23 mijë vetë. Pesëmijë vetëm gjatë 2010.

Inseguridad, siç e quajnë meksikanët, tashmë është përgjithësuar dhe droga ka rrëshkitur në fundin e listës së shqetësimeve të qytetarëve, pas rrëmbimeve, zhvatjes, torturave, vrasjeve, korrupsionit dhe thjesht frika për të dalë nga shtëpia. Organizatat e mëdha kriminale - të njohura më mirë si kartele, edhe pse në realitet nuk bëjnë marrëveshje mes tyre për të fiksuar çmimet - fitojnë ende miliarda nga prodhimi, kontrabanda dhe shitja e drogës, por kanë diversifikuar me sukses veprimtarinë e tyre. Një hetim i kohëve të fundit ka treguar që në Michoacan, 85 përqind e kompanive të ligjshme janë në një farë mënyre të lidhura me Familjen. Disa analistë kanë filluar ta quajnë Meksikën një "shtet të dështuar". Një gjykim ndoshta i parakohshëm. Ndërsa shprehja "shtet i burgosur" nuk është ekzagjerim kur mendon dinamikat e pushtetit që janë duke u përvijuar. Dhe korrespondon me idenë që krijohet pasi ke kaluar dy muaj në Michoacan.

"Familja bën ligjin", më ka thënë një drejtor shkolle i Zitacuaros. "Ndoshta më shumë se shteti. Nëse duhet të marrësh mbrapsht një borxh, shko tek ata. Marrin një përqindje, por të jesh i sigurtë që do i rigjesh paratë e tua. Policia punon për ta. Kur arreston dikë nuk e dërgon në rajon, por tek krerët e familjes".

Drejtori, që më kërkoi të mos ia zbuloj emrin, e kish fjalën për policinë lokale. Njerëzit, më shpjegoi, kanë frikë nga ata, por edhe nga policia federale, nga ushtria dhe nga marina. Por forcat e rendit nuk punojnë direkt për los malasos. Në korrik 2009, drejtoria e përgjithshme e policisë federale u sulmua nga njerëzit e Familjes të armatosur me automatikë dhe granata. Një mëngjes kalova nga godina, që edhe sot është e mbushur me vrima plumbash, pa dritare, e karboniziuar dhe e braktisur. Shoferi më konfirmoi sulmin. Shtoji edhe që dy agjentë kishin humbur jetën. E pyeta se kush e kish organizuar atentatin.

Për një moment mori një shprehje si të përhumbur. Në fund, duke mërmëritur, më tha: "Los otros". Të tjerët.

Mes organizatave meksikane që menaxhojnë trafikun e drogës, Familja është e mbërritura e fundit. U shfaq në kronikat kombëtare për herë të parë në shtator 2006, atëherë kur pesë koka të prera u rrotulluan në pistën e vallëzimit në një klub nate të quajtur Sol y Sombra, në Uruapan, në pjesën perëndimore të shtetit. Mesazhi që kishin lënë vrasësit thoshte: "Familja nuk vret për para, nuk vret gratë dhe të pafajshmit. Vret vetëm ata që meritojnë të vdesin. Të gjithë duhet ta dijnë: kjo është drejtësia hyjnore".

Në mesazhet e lënë tek kufomat, Familja përmend shpesh drejtësinë hyjnore. Duket sikur pjesëtarët e saj kanë detyrimin që të marrin me vete një Bibël, apo, në raste të tjerë, një vëllim të vetëbotuar të epigramëve të Nazario Moreno Gonzales, kreu i njërës prej bandave që ndryshe e thërrasin El Chayo o El Mas Loco (më i çmenduri). Thuhet se vetë El Chayo u frymëzua nga kristianizmi agresiv i evangjelistit amerikan John Eldredge, autor i "I egër në zemër", një manual që tregon si të bëhesh një luftëtar i përsosur i Perëndisë. Libri, që është përkthyer në spanjisht, studiohet në vendet e stërvitjes së familjes.

Përveç se një frymë gjysmë fetare, daljet publike të organizatës përmbajnë edhe një mesazh politik. Kohë më parë, Familja kish blerë një hapësirë publicitare në dy gazeta të përditshme që shpërndahen në të gjithë vendin. Mesazhi, me titullin "Kush jemi ne", fillonte kështu: "Punëtorë në rajonin e Tierra Caliente në shtetin e Michoacan, të vendosur që t'i japim fund shtypjes dhe poshtërimit që jemi të detyruar të provojmë nga ana e atyre që kanë patur gjithmonë pushtetin".

Kohët e fundit, një fraksion i familjes ka filluar të lërë mesazhe në kufoma ku shkruhet "La resistencia". Një funksionar amerikan që vetë punon në qytetin e Meksikos më tha: "Familja po fillon t'i ngjajë më shumë një grupi të armatosur rebelësh se sa një karteli".

Por vena e narkotrafikut mbetet e fortë në organizatë. Aktivitetet kryesore të saj janë trafiku i marijuanës dhe lulja e opiumit, të kultivuara mbi të gjitha në Sierra Madre del Sud, vargmali në jugperëndim të Michoacan. Merret dhe me kristalet e amfitaminës, prodhuar në laboratorë klandestinë po në mes atyre maleve dhe zonave përreth tyre. Kokaina mbërrin përgjithësisht nga deti, mbi të gjitha nga Kolumbia dhe nga Peruja, dhe hyn në meksikë përmes plazheve dhe gjireve të shumtë apo direkt nga porti inustrial Lazaro Cardenas. Pjesa më e madhe e drogës shkon në veri, në SHBA, atje ku familja ka një rrjet të jashtëzakonshëm shpërndarjeje.

Mbretëresha dhe narcos-ët

Po i afroheshim Apatzinganit, qyteti kryesor i territorit të Tierra Caliente. Sipas shokëve të mi të udhëtimit - një funksionare politike në rajon që do ta quaj Veronica Medina dhe Isaac Reyes, gazetar i një agjencie në internet - gjatë tridhjetë kilometrave të fundit disa roja të Familjes kishin ndjekur udhëtimin tonë duke regjistruar edhe targën. "Për fat të mirë jemi me mbretëreshën e jugut", më tha Reyes. E kish fjalën për Veronica Medinan. Mbretëresha e jugut është titulli i bestsellerit të Arturo Perez-Reverte që flet për narkotrafikun në Meksikë dhe Medina është - mes të tjerave - një sipërmarrëse e suksesshme në Apatzingan, e njohur për angazhimin e saj politik. Ka një elegancë mbresëlënëse si dhe një superioritet imponues në qasje. Reyes shpresonte se prestigji i saj do të na shmangte telashet. Postblloqet rrugorë të ushtrisë na e ngadalësonin rrugëtimin tonë. Ushtarët e veshur me të zeza ndalnin kamionët dhe merrnin në pyetje shoferët e irrituar, që i shihnin vëngër.

"Askush nuk do të përdorte këtë rrugë për të transportuar armë apo drogë", më tha Reyes. "Dinë vetëm të fusin para në xhepa", shton Medina. "Dhe Lipe nuk kupton përse njerëzit i urrejnë".

Lipe është Felipe Calderon, presidenti. Heqja e "Fe" - që në spanjisht do të thotë "besim" - është një shprehje evangjeliste. Medina është militante e apasionuar e një partie të opozitës.

Një ushtar na bëri me shenjë të kalojmë.

Rruga të çonte në veriperëndim, përmes fushave pjellore: oriz, agave, pjepra, mango, limonë. Në luginën përreth Apatzingan, bujqësia ka patur një bum në vitet e Pasluftës së dytë, atëherë kur qeveria financoi projekte ujitjeje, duke tërhequr investitorë amerikanë si dhe mijëra punonjës migrantë. Më pas, politika bujqësore e shtetit ndryshoi dhe produktet vendas ranë. Sot, fushat e mëdha të Michoacan janë të mbushura me kapanone ambalazhimi të braktisur si dhe copëza binarësh të ndryshkur.

Por, kapaciteti prodhues i rajonit u përqendrua më pas në industrinë e re në ekspansion, atë të drogës. Në Sierran në jug të Apatzingan, bujqit e vegjël kultivonin prej kohësh marijuanë dhe lulëkuqe opiumi, të cilat ua shisnin ndërmjetësve në Tierra Caliente. Me rritjen e tregut të drogës në SHBA, shumë prej atyre të mbetur pa punë u shndërruan në kultivues apo kontrabandistë droge dhe kamionët e ndalur u vunë sërish në lëvizje. Më pas, kur amerikanët mbyllën rrugët kryesore të kokainës që nga Amerika Latine shkonin drejt veriut, duke kaluar nga Karaibat dhe nga jugu i Floridës, zotërinjtë e vegjël të drogës në Michoacan u bënë të mëdhenj. Kokaina nisi të kalojë nga Meksika dhe veçanërisht nga Michoacan. Një impakt edhe më të madh, të paktën në Tierra Caliente, e pati zhvillimi i përpunimit të amfitaminës. Përbërësit kimikë të kristalit, siç e quajnë këtu, mbërrijnë nga Azia. Metamfetamina garanton marzhet e prodhimit më të mëdhenj në këtë sektor. "E shihni atë auditorium?", më pyeti medina, duke treguar me gisht një pavion ngjyrë të verdhë pranë një shkolle fillore fshati. "E ka ndërtuar Familja. Bashkë me fushën e volejbollit". Më pas, më tregoi një arenë në anën tjetër të rrugës: "Atje organizojnë festa. Festa shumë popullore. Ose të paktën kështu ishin. Tani kanë pushuar. Besoj për shkak të fushatës së Lipes".

Fushata e Lipes është lufta e Calderonit kundër narkotrafikantëve. Medina beson se ka shkatërruar ekonominë në Tierra Caliente dhe paqen sociale në komunitet. Familja ofronte punësim, garantonte sigurinë publike dhe ndihmonte të varfërit. Mbërritja e ushtarëve dhe e policisë federale në zonë e detyroi organizatën që të kthehet në hije. Dhe tani kush kujdeset për të varfërit? Qeveria? Me një shprehje sfide në fytyrë, Medina priste përgjigjen time. Jo, qeveria sigurisht që jo. Policia lokale është e paguar keq dhe si pasojë jo e aftë dhe e korruptuar.

Atëherë kur komandonte Familja, më tha Medina, askush nuk mundej të gabonte. As nuk duhej ta mbyllje me çelës derën kur shkoje të flije. "Nëse të gjenin të dehur në një vend publik, të merrnin, të ulnin pantallonat dhe të rrihnin me shkop".

Akte të tillë dhune të duken kaq "të mirë" saqë u ndjeva pothuajse në siklet kur e pyeta për krimet për të cilët familja qe bërë e famshme. Pak ditë më parë, gjashtë trupa me kokë të prerë ishin braktisur në një rrugë, në periferi të Apatzinganit. Kishin të gjithë një Z të ngulitur në gjoks. Sipas një raporti që kam lexuar, 'Z" provon që ata njerëz janë vrarë nga grupi Los Zetas, një bandë rivale e Familjes. Por besoj se i ka vrarë Familja për shkak se ishin Zetas, apo të paktën donte të bënte të besohej që ishin. Edhe një agjent i shërbimeve të fshehtë të Morelias, ekspert i kriminalitetit të organizuar, mendonte se ishte Familja që kish kryer vrasjet. Los Zetas janë dëbuar tashmë nga ajo zonë, më shpjegoi ai. Ndoshta këta viktima janë rezultat i një konflikti brenda Familjes. Gjëja më shqetësuese, sipas agjentit, është mosha e tyre. Viktimat duket se janë baballarë të narcos-ëve dhe kjo gjë mund të çojë në një seri të përgjakshme larjesh hesapesh.

Mbretëresha e jugut nuk dukej aspak e interesuar për gjithë këto. Sapo mbërritëm në shtëpinë e saj, në Apatzingan, më tregoi një grumbull gazetash lokale. I ktheu për të më treguar faqet e fundit. Në fund të pothuajse të gjithë gazetave meksikane është "nota roja", buletini i policisë gjithnjë i mbushur me foto që të ngjethin mishtë. Kishte kudo kufoma të përgjakura, që dukej se i jepnin asaj të drejtë: tashmë, dhuna e narkotrafikantëve është e vazhdueshme. Dhe kjo gjë nuk bie në kontradiktë me pozicionin e Medinas mbi familjen dhe rendin publik. Therjet janë larje hesapesh mes tyre.

E pyeta për zhvatjet e tregtarëve. Në Apatzingan ishte problem, më tha, por vetëm kur vërdallë ishin Los Zetas. Kur Familja zuri vendin e tyre, Medina shkoi të flasë zyrtarisht me krerët e organizatës dhe i bëri të kuptojnë që detyrimi i tregtarëve të vegjël për të paguar taksën e mbrojtjes do të dëmtonte ekonominë lokale. Ndryshe nga Los Zetas, që ishin gangsterë mercenarë të ardhur nga jashtë, Familja kishte rrënjë dhe aleanca të konsoliduara në vend. Mund të arsyetonte. Gjobvëniet morën fund. Morën fund edhe rrëmbimet.

Por kanë vazhduar në Zitacuaro, ia ktheva unë. Medina m'u kthye duke ngritur supet. "Konsiderohen të pasur nga ato anë", m'u përgjigj.

Reyes dhe unë shkuam drejt bashkisë. Edhe pse sot jeton në Morelia, në të kaluarën Reyes ka drejtuar një të përditshme në Apatzingan dhe njerëzit në rrugë i njeh dhe e njohin, kështu që ndalet e i përshëndet. Në bashki gjetëm zëdhënësen e shtypit, që do ta quajmë Elena Torres. Kryebashkiaku i qytetit u arrestua vitin e kaluar gjatë një operacioni federal që çoi në burg dhjetë kryebashkiakë të Mochoacan, bashkë me 18 funksionarë të tjerë që dyshoheshin se punonin për Familjen.

Bosi me kalë

Torres, një vajzë e re që drejton edhe një gazetë të përjavshme, e priti ngrohtë Reyesin. Zyra e saj ishte plot. Në një mur ndodhej një portret i guvernatorit të Michoacan, Leonel Godoy, por gjëkundi nuk kish gjurmë të Felipe Calderon. Të jesh guvernator në Michoacan sot, do të thotë të jesh i rreshtuar. Godoy dhe Caldeorn u përkasin partive kundërshtare dhe vitin e kaluar Calderon e nisi fushatën e tij ushtarake pa e lajmëruar më parë Godoyn, që e quajti "një pushtim". Dy funksionarë të lartë, mes të cilëve këshilltari i parë i kryeprokurorit, u arrestuan. Edhe vëllai nga babai i guvernatorit, një deputet, është ende në kërkim. Shumë prej të arrestuarve, më pas u liruan.

Torres më shoqëroi jashtë zyrës së saj në një tarracë të qetë me pamje nga sheshi qendror i Apatzingan. "Prej këtu, dikur shihnim krerët e Familjes", më tha duke ndezur një cigare dhe duke më treguar me një shenjë të kokës sheshin e shkretë tashmë. Vinin në darkë me kuaj. Organizonin festa të mëdha me artistë të mrekullueshëm si të ftuar. Vallëzohej dhe këndohej. El Chayo është një xhentëlmen, shumë i edukuar. Jo shumë i gjatë. "Ka një prani imponuese".

Edhe Medina më foli për El Chayon. Si ajo, edhe Torres, përdorin të njëjtën fjalë, guapo, që do të thotë "i bukur". Por në atë kontekst shërbente më shumë për të krijuar idenë e një burri të nderuar, një komandanti të sertë, por bujar.

El Chayo është një gjysmë i jashtëligjshëm dhe gjysmë padron. Nuk është kreu suprem i familjes, që me sa duket udhëhiqet nga një këshill, por është kreu i pothuajse të gjithë Tierra Calientes. Dhe në versionin e narcos të traditës së vjetër revolucionare meksikane, lufton kundër një qeverie të urryer nga njerëzit.

Torres, pasi thithi fort cigaren, më tha: "Për faj të federalëve, tashmë gjithçka ka marrë fund", duke iu referuar festave në qytet. Më pas, më pa drejt e në sy. "Por këtu të gjithë kanë simpati për Familjen michoacan-ase".

Nëse njerëzit nuk i besojnë policisë dhe gjykatave, atëherë atë boshllëk e zënë grupet kriminalë. Një nënë e vetme që jeton në Morelia, më tha plot krenari: "kam një numër të cilit mund t'i telefonoj gjithmonë". E kish fjalën për dikë nga Familja. "Nuk është El Chayo, por është një prej njerëzve të tij", shtoi ajo. "nëse kam një problem, nëse dikush më kërcënon apo përpiqet të më vjedhë makinën, mjafton një telefonatë dhe ata më dërgojnë një agjente policie, një grua".

Në Tierra Caliente, Familja shërben edhe për të gjetur punë. Ushtria thotë se ka shkatërruar më shumë se 400 laboratorë metamfetamine në rajon. Nëse kjo shifër është e saktë, bëhet fjalë për humbjen e shumë vendeve të punës. Natyrisht, njerëzit e dinë që kristali është i paligjshëm. Dinë edhe që krijon varësi dhe që është shkatërrimtare për shëndetin. Por Familja këtu veproi duke luftuar përdorimin e metamfetaminës në Michoacan, duke dëbuar toksikët dhe ndëshkuar shpërndarësit. Familja këmbëngul që i gjithë prodhimi i metamfetaminës është i destinuar për eksport. Ndoshta është një pohim jokorrekt nga pikëpamja etike, por në një rajon kaq të varfër puna e punëtorëve dhe kontrabanda do të jenë gjithnjë shumë të vlerësuar nga popullsia.

Gabimi i Calderon

Rritja e madhe e kriminalitetit të organizuar në Meksikë, në dhjetë vitet e fundit, i atribuohet shpesh shumëfishimit të partive. Nga 1929 deri në 2000, vendi praktikisht u qeveris nga një forcë e vetme politike, Partia Revolucionare Institucionale (PRI). Narkotrafikantët pasuroheshin, por kishin raporte të vendosura me autoritetet. Periodikisht, zakonisht me kërkesë të SHBA, kryheshin fushata kundër drogës që rezultonin farsa, duke patur parasysh penetrimin e kriminalitetit të organizuar në institucione.

Gjërat ndryshuan në vitin 2000, kur Vicente fox, i Partisë së Veprimit Kombëtar mundi kandidatin e PRI për presidencën. Nisi një tranzicion demokratik i paprecedentë, që shpërbëu rrjetet e vjetër klientelistë, duke krijuar një boshllëk të madh pushteti. Politikanët, që vinin nga parti të reja kishin nevojë për fonde për fushatat e tyre. Dhe zotërinjtë e drogës ishin gati që t'i ndihmonin. Konfliktet mes bandave, tashmë pa ndërmjetësimin e PRI u shpeshtuan. E ashtuquajtura "pax mafiosa" mori fund. Administrata e Fox arrestoi shumë narkotrafikantë dhe disa bosë, duke përfshirë joaquin El Chapo Guzman Loera, kreu i kartelit të Sinaloas, i cili u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në 2001. Por, Meksika post PRI ishte në kaos dhe qeveria nisi të humbasë terren.

Fernando Gomez Mont, ministri i Brendshëm, drejton pjesën politike të luftës antidrogë të Calderonit. Eshtë i bindur që me rënien e PRI, krimi i organizuar vetëm sa u bë më i dukshëm. "Ndodhi kështu edhe në Bashkimin Sovjetik", më tha. "Regjimi autoritar drejtonte shumë interesa të fshehur".

Për Gomez Mont, vrasjet e agjentëve federalë në Michoacan dëshmojnë për ndershmërinë e policisë. "Kushton më pak të korruptosh se sa të vrasësh. Atëherë përse vrasin? Sepse procesi i korruptimit nuk shkon si do të donin ata".

Sipas tij, popullariteti i Familjes në rajone si tierra Caliente është simptomë e një "sindrome Stokholmi" masive.

Meksikanët nuk besojnë që qeveria po fiton luftën kundër karteleve. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 59% mendojnë se po fitojnë narcos-ët dhe vetëm 21 përqind besojnë se qeveria po bën progres. Narcos-ët përdorin avionë dhe helikopterë, motoskafë e madje edhe nëndetëse. Kanë para dhe armë për të lënë pas ushtrinë. Edhe pse shumica e meksikanëve nuk e bëjnë Calderonin personalisht përgjegjës për pasigurinë, në zgjedhje e ndëshkojnë. Në ato legjislative të 2009, partia e tij e veprimit kombëtar u mund keqas nga PRI, që tashmë kontrollon Parlamentin dhe mund të rimarrë Presidencën në 2012.

Edgardo Buscaglia, profesor i të drejtës dhe ekonomisë në Columbia University, është një ekspert i kriminalitetit të organizuar dhe ka qenë konsulent në OKB dhe Bankën Botërore. Prej vitesh punon në Meksikë dhe mendon që qeveria e Calderon po gabon rrugë. "Puna nuk është sa ushtarë hedh në rrugë apo sa bosë arrin të kapësh", më tha. "Gjithçka rrotullohet tek pasuria. Konfiskimet. Sekuestrimi civil dhe penal i pasurive të trafikantëve. Mund të arrestosh 53 mijë vetë, siç ka ndodhur nga 2003, por derisa gjykatësit dhe ministritë janë të korruptuar, do të jetë e pamundur të zgjidhet problemi".

Kriminaliteti i organizuar mbështetet tek korruptimi i sektorit publik dhe përdor burimet e veta për ta mbajtur. Dihet që e vetmja masë efikase për të mundur kriminalitetin është të sekuestrosh mallrat dhe të luftosh korrupsionin. Sipas Buscaglias, Meksika nuk po punon në asnjë nga këta dy fronte. Magjistratëve u mungon gjithçka që u duhet për të mposhtur kartelet: burime, ligje, informacione financiare, pavarësi gjyqësore. "Që t'i shpallësh luftë krimit të organizuar, duhet t'i shpallësh luftë shoqërisë tënde", shpjegon Buscaglia.

Gjeografi kriminale

Përbërja e karteleve meksikane është e ndryshme. Organizata e Sinaloas, që vepron në bregun e Paqësorit dhe që drejton shumë veprimtari përtej kufirit, është karteli më i madh dhe i qëndrueshëm. Është gjithmonë në përpjekje për të zgjeruar territorin dhe duket se rritja e dhunës në Ciudad Juarez kohët e fundit është pasojë e kësaj tentative. Bregu lindor i vendit është mbretëri e kartelit të Gjirit, edhe ky me një histori të madhe pas krahëve. Dy grupe po kaq të fuqishëm, me baza në Tijuana dhe Juarez dominojnë rajonet e veriut, nyje thelbësore për trafikun mes Meksikës dhe SHBA. Më pas është grupi Beltran Leyva, që ka një territor të gjerë, por të fragmentuar. Kreu i vjetër i grupit, Arturo Beltran Leyva është vrarë nga ushtarakët në dhjetor 2009 dhe tashmë grupe të tjerë të armatosur po përpiqen të shtien në dorë disa prej zonave të tij të interesit. Duket se familja është gati të marrë kontrollin e Acapulcos.

Los Zetas janë një rast më vete. E kanë nisur si truproja: komandos të forcave speciale të stërvitur në SHBA, që në vitet nëntëdhjetë dezertuan të joshur nga premtimet e Osiel Cardenas Guillen, në atë kohë kreu i kartelit të Gjirit. Los Zetas e transferuan në trafikun e drogës përvojën e tyre ushtarake, duke fituar famë si organizatë brutalisht e dhunshme dhe eficiente.

Në fillim, fushatat e tyre të rekrutimit ishin publike: reklama në autostrada, me shumë numra celularësh për të thirrur, i joshnin ushtarët që "të dezertonin kundrejt një page të mirë, ushqimi dhe asistence mjekësore për familjet". Kush afrohej, merrte një pagë të pamendueshme në ushtri. Më pas, grupi u rrit, duke u bërë diçka më shumë se krahu i armatosur i kartelit të gjirit. Filloi të bashkëpunojë me grupe të tjerë, si stërvitës apo mercenarë freelance. Sot është një organizatë kriminale e rëndësishme, në luftë me aleatët e vjetër, mes të cilëve Familja dhe Karteli i Gjirit. Siç ka shkruajtur Cynthia Rodriguez në best sellerin e saj "Contacto en Italia", punojnë në bashkëpunim të ngushtë edhe me "ndraghettan kalabreze".

Në fundin e epokës së Partisë Revolucionare Institucionale, kriminaliteti në Michoacan dominohej nga një grup i mesëm i njohur si El Milenio, aleat me kartelin e Sinaloas dhe shumë aktiv në sektorin e metamfetaminës. Karteli i Gjirit pushtoi Michoacanin me krahun e vet të armatosur, Los Zetas, në 2001. Sipas disave, ata të Gjirit kishin ardhur me kërkesë të disa disidentëve vendas të dalë nga Milenio, mes të cilëve El Chayo, që donin të rrëzonin krerët e dikurshëm. Sipas të tjerëve, ka qenë një nismë e kartelit të gjirit, i interesuar për një zgjerim në perëndim, favorizuar nga të larguarit prej El Milenio. Në çdo rast, El Milenio u mposht nga zetas që, për llogari të kartelit të Gjirit, morën Michoacanin me brutalitetin e tyre.

Ngjitja e El Chayo

Familja ka origjinë të përzier. Bërthama formohej nga grupi që i përkiste dikur El Milenio-s, që ishte stërvitur nga Los Zetas dhe që më vonë ishte rebeluar. Shumë pjesëtarë vendas - bujq dhe punëtorë në Tierra Caliente - nuk e duronin dot regjimin shtypës të Zetas dhe rritjen e madhe të përdoruesve të konsumatorëve të kristalit. Në 2006, familja doli nga hija duke shpallur luftë dhe në 2008 kishte dëbuar Los Zetas nga një pjesë e madhe e zonave strategjike të shtetit. Në fletëvolantet e veta grupi sulmonte madje edhe el Chapo Guzman dhe kartelin e Sinaloas, që reaguan duke kërcënuar se do të asgjësonin të rinjtë e Familjes.

Në realitet, grupet kryesorë kriminalë duhej të ndanin qytetin port të Lazaro Cardenas, një shesh shumë i çmuar për t'i përkitur një grupi të vetëm. Familja kishte sasi të mëdha droge për të transferuar në SHBA dhe duhej të negocionte të drejtat e kalimit përmes territoreve të grupeve të veriut. Fryma evangjeliste e Familjes, ideja e saj e çuditshme e mëshirës si dhe prirja për dhunë rezultuan një kombinim fitues edhe përtej kufijve të Michoacan. Në maj të 2009, ministri i Drejtësisë e quajti Familjen kartelin meksikan më të rrezikshëm, për brutalitetin, aftësinë për të korruptuar autoritetet dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin e drogave sintetike. Spas Ramon Pequeno Garcia, kreu i antidrogës në policinë federale, sot Familja ka kontakte për prodhimin dhe shpërndarjen e metamfetaminës në Kinë, Indi, Bullgari dhe në Vendet e Ulët.

Përpara se të mbërrija në Zitacuaro kisha folur me Lazaro Cardenas Batel, guvernator i Michoacan nga 2002 deri në 2008, periudha me rritjen më të shpejtë për Familjen. Doja të kuptoja se si krimi i organizuar kish arritur të vinte në kontroll territorin. "Në të gjithë qendrat e vogla të Michoacan përsëritej e njëjta skenë", më tha Batel. "Më thërriste kryebashkiaku dhe më thoshte se dhjetë furgonë me njerëz të armatosur kishin ardhur në bashki. Policia nuk mund të bënte asgjë sepse ishte në pakicë. Por kriminelët ishin treguar shumë të respektueshëm. I kishin thënë kryebashkiakut: Ne duam të punojmë këtu. Nuk do ketë probleme. Asnjë krim, asnjë i dehur në rrugë, asgjë, asgjë. Më pas kishin marrë kontrollin e qytetit dhe kishin imponuar rregullat e tyre. Nëse një djalë rrihte të ëmën, e ndëshkonin dhe më pas e hidhnin në sheshin qendror që ta shihnin të gjithë. Nëse e bënte prapë, e vrisnin. Ishte një strategji për të fituar simpatinë e njrrëzve dhe funksionoi". Në përgjithësi, Familja paguan kryebashkiakët që të qëndrojnë në shërbim të saj. Është ligji i plata o plombo, argjend ose plumb. Ose merr paratë, ose do të të vrasim ty dhe familjen tënde.

Megjithatë, është një kuadër jo i plotë, sepse përshkruan realitetin e qyteteve të vegjël. Në Zitacuaro, një komunë me 140 mijë banorë, veç kryebashkiakut hyjnë në lojë edhe aktorë të tjerë. Ka policë të trembur dhe banda të jashtëligjshmish që vijnë vërdallë me fuoristrada. Por mbi të gjitha ka një numër sipërmarrësish, bankierësh, të pasurish të rinj e të vjetër, të gjithë për t'u shtrydhur, por secili në mënyrë të ndryshme.

Përpara mbërritjes së Familjes, zhvatja përmes huave ishte e përhapur. Familja premtoi ta eliminojë. Dhe ia doli. Gjëja e parë që duhej bërë ishte të bindeshin njerëzit e duhur në Zitacuaro që familja e kishte seriozisht. Orihuela ishin një familje me ndikim, shumë aktive në politikë dhe me sensin e biznesit. Juan Antonio Ixtláhuac Orihuela, një i ri brilant me fytyrë fëmijërore, i njohur si Tonio, u zgjodh kryebashkiak i Zitacuaros në moshën 27 vjeç. Njëri prej xhaxhallarëve të tij, thuhet, i kish dhënë punë Noe Ayala Garcias, një djalë shumë i varfër. Garcia ishte inteligjent dhe ambicioz. Por ishte edhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Familja i preu kokën dhe ia la, bashkë me atë të një tjetër djaloshi, përpara derës së autosallonit të xhaxhait të Tonios. Mesazhi për Orihuelat ishte shumë i qartë.

Para të lehta

Për zhvatjet, kundërshtarët më të mirë ishin të pasurit e rinj vendas. Njerëzit i quanin los fresas, luleshtrydhet. Ishin të mjaftueshëm në numër për të krijuar një klasë të re, la fresada: makina të bukura, veshje marke dhe shtëpi luksoze. Ishin edhe të kollajtë për t'u rrëmbyer, dhe zakonisht baballarët dhe vëllezërit paguanin mirë për t'i riparë të gjallë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se në Meksikë 96% e rrëmbimeve nuk denoncohen. Për njerëzit atje është një punë që duhet kryer më mirë privatisht, duke ndjekur udhëzimet e rrëmbyesve. Policia mund të jetë në anën e tyre.

Të gjithë ata me të cilët fola në Zitacuaro njihnin dikë që ishte rrëmbyer. Intervistova dy mësues në shkolla të ndryshme. Të dy kishin patur familjarë të rrmbyer. Në Zitacuaro funksionon kështu: pasi paguhet shuma, viktima lëshohet pak a shumë i paprekur. "Por përpara se të të lënë të ikësh, zakonisht të kërkojnë një tjetër emër, më tregoi një prej dy mësuesve. "Një i njohur i pasur që mund të rrëmbehet".

A mund të merren masa? "Duhet të shmangësh rutinën e përditshme", më tha. Nuk arrija të imagjinoja se si mundej një mësues të shmangte rutinën. "Duhet të ndërrosh rrugë", këmbënguli. "Ata të vëzhgojnë".

Në fund arrita të gjej dikë në Zitacuaro që ishte rrëmbyer dhe që ishte gati të më tregonte historinë e tij. Do ta quaj Enrique Delacruz. Një njeri i sjellshëm, në të tridhjetat, punon në bashki si konsulent mjedisi. Ishte rrëmbyer në një restorant në periferi të qytetit. "Po drekoja me tre kolegë", më tregoi. "Hynë brenda katër burra, me pistoleta në duar. Nuk bënin asnjë përpjekje për t'i fshehur. Njëri më erdhi pranë dhe më ngjiti pistoletën në shpinë. Na urdhëruan t'i ndjekim pas. Jashtë ishin tre furgonë që na prisnin. Na çuan në një zonë të izoluar dhe kapoja i tyre, që e thërrisnin Lagrimita, nisi të ulërasë e të më qëllojë".

Lagrimita do të thotë "lot i vogël". E kish kapur me Delacruz për shkak të një copë toke pranë basenit hidrik të Zitacuaros. Një ndërtues i kish kërkuar ndihmë Familjes për të siguruar tokën dhe për të ndërtuar. Projekti dukej i parealizueshëm për shkak se ishte tokë ku nuk mund të ndërtohej, por njerëzve të Familjes pak u interesonte mendimi teknik i delacruz. Donin vetëm që të pushonte së dhëni të drejtë ankimeve të bujqve të vegjël të zonës që protestonin për shkatërrimin e pemëve dhe të korrave.

Ata të Familjes e kishin parë në vend teksa bënte fotografi të dëmeve. Si të mos mjaftonte, gjyshërit e Delacruz ishin pronarë të një copë toke pranë basenit hidrik, që nuk donin ta shisnin. Duhej t'i bënte të ndryshonin mendje. Për Delacruz ishte një pasdite e tmerrshme. Në një moment arriti të telefononte njeriun më të fuqishëm që njihte tek Familja, një farë El Tapa. Bosi nuk u përgjigj dhe Delacruz arriti vetëm t'i dërgojë një sms të shkurtër ("duan të më vrasin"), përpara se të mbaronte krediti i kartës.

Delacruz i tha Lagrimitas se nuk do t'i ndihmonte. Atëherë je i vdekur, i tha Lagrimita. Në muzg, tre furgonët u nisën sërish për qytet. U ndalën në një urë, një vend i famshëm për ekzekutime. Kolegët e Delacurz i mbajtën në furgonë, ndërkohë që atë vetë e nxorrën tek ura. Lagrimita u afrua për t'i lidhur duart pas shpinës, duke ia dhënë pistoletën një shoku. Delacruz, që është një i apasionuar pas taekuondo, e kapi nga pas. Nisën të përleshen në buzë të urës. Delacruz i thirri lagrimitas që nëse binte nga ura, do ta merrte me vete. Pikërisht në atë moment ra zilja e celularit të njërit prej njerëzve të Lagrimitas. Ishte El Tapa. U kërkoi t'i jepnin lagrimitan dhe e urdhëroi të ndalej. Ndërtuesi nuk i paguante mjaftueshëm sa për të kryer një vrasje.

"Më lanë të iki. Por më parë më çuan në një supermerkatë. Më urdhëruan t'i blej një dhuratë time shoqeje, sepse kishte telefonuar gjithë ditën dhe nuk isha përgjigjur asnjëherë. I bleva lule". Kur pa të shoqin, gruaja mori frymë e lehtësuar. "Por unë shpërtheva në lotë", tha ai. "Dhe nuk pushoja së puthuri djalin tonë".

Nuk ishte historia e një rrëmbimi normal, gjithnjë nëse pranojmë që në Zitacuaro normaliteti ekziston. Vetëm pas takimit tonë mendova që ishte gjë e çuditshme që Delacruz kishte numrin e El Tapas. Ai është funksionar shtetëror dhe El tapa është një prej krerëve të Familjes. Teorikisht është e paligjshme të kesh kontakte me krimin e organizuar, mbi të gjitha nëse je funksionar publik. Por Delacruz dhe El Tapa kishin qenë shokë shkolle. Dhe Delacruz duhet të ketë menduar që është më mirë të qëndrojë në kontakte me shokun e dikurshëm të shkollës, pasi asnjëherë nuk i dihet. Personalisht, mendoj që El Tapa është një prej atyre që duhet t'u dërgosh një kartolinë në Krishtlindje.

Mirësevini në shtetin e burgosur!

WI K I L E A K S/Fundi i fshehtësisë

Organizata online WikiLeaks po e bën shumë të vështirë për ata që janë në pushtet që të ruajnë informacionet konfidencialë

WI K I L E A K S/Fundi i fshehtësisë

Cili është qëllimi i WikiLeaks?

Eshtë në thelb një faqe interneti e projektuar, siç thonë mbështetësit e vet, për të na çuar në një epokë të re transparence - për të lejuar çdokënd, nga disidentët në Kinë deri tek aktivistët në Britani të botojnë dokumente që qeveritë apo korporatat duan t'i ruajnë si konfidencialë. Dokumenti i parë që botoi, në dhjetor 2006, ishte një "vendim i fshehtë" i firmosur nga lideri rebel somalez Dahir Ahews, për të pajtuar kriminelë që të vrisnin zyrtarë shtetërore. Vërtetësia e tij qe e pasigurtë, kështu që në një koment ku u kërkohej ndihmë lexuesve thuhej: "A është ky një manifest i guximshëm nga një militant islamik i lidhur me Bin Ladenin? Apo një lëvizje e mençur nga shërbimi i fshehtë i SHBA ... për të shkaktuar frakturë në aleancat somaleze dhe manipuluar Kinën?" Që atëherë, faqja ka marrë miliona dokumente nga ëhistlebloëer-a kudo në botë.

Ç'lloj dokumentesh?

Çdo gjë, që nga një raport për vrasjen e një polici në Kenia deri tek detajet e e-mailit të Sarah Palinit. Ka botuar procedurat e punës në kampin e ndalimit të Guantanamo bay; listën e anëtarësisë së BNP; si dhe emailet e Climategate të nxjerrë nga Universiteti i East Anglia. Por ajo që e solli në vëmendjen e botës WikiLeaks ishte "collateral Murder", një version i përpunuar i një filmimi të ushtrisë amerikane, që tregonte një ekuipazh ushtarakësh në një helikopter amerikan që vrisnin civilë irakenë dhe dy gazetarë të "Reuters" që i kishin ngatërruar për militantë. "Është faji i tyre që sjellin fëmijë në betejë", dëgjohet të thotë piloti teksa ushtarët bëjnë shoshë një kamion me dy fëmijë, që kishte ardhur të ndihmonte një të plagosur.

Kush e krijoi?

Organizata pretendon të jetë krijuar nga një grup heterogjen gazetarësh, matematicienësh dhe teknikësh interneti nga e gjithë bota, por gjeniu që e drejton është padyshim Julian Assange, një gazetar australian 39-vjeçar, ish-hacker kompjuterësh dhe i vetëquajtur aktivist informacioni, misioni i të cilit, siç e thotë edhe vetë, "është të nxisë reforma politike duke nxjerrë informacione të mbajtur fshehur".

Kush punon me të?

WikiLeaks është më shumë në "kryengritje mediatike". Mendohet se ka një staf full time me vetëm 4 vetë dhe rreth 40 ndihmës të tjerë si dhe 10 mijë mbështetës dhe donatorë nga e gjithë bota. Për të ruajtur fshehtësinë, të gjithë maskohen me kujdes: edhe pjesëtarët kryesorë njihen vetëm me iniciale. Nuk ka zyrë fikse, vetë Assange nuk ka adresë fikse, ndonëse mendohet që aktualisht ndodhet në Islandë, aty ku qëndroi gjatë gjthë kohës që dekriptoi materialin mbi Irakun.

Përse Islandë?

Në 2009, WikiLeaks botoi një raport të cilin banka islandeze Kapthing kish shkuar në gjykatë që të mos e lejonte, ku zbulohej ekspozimi i madh i bankës ndaj riskut të borxheve. Assange krijoi lidhje të ngushta me shumë politikanë islandezë dhe si rezultat bashkë me ta ka hartuar një projektligj shumë të ashpër pro fjalës së lirë që, do të ndihmojë WikiLeaks nga "sulmet ligjorë".

A mund ta sulmojnë agjentët?

Jo, sepse sipas Assange, është një sistem praktikisht i pacensurueshëm. Për ta shpërbërë do të duhet të shpërbësh gjithë internetin. Përdor qindra emra adresash dhe një rrjet kompleks serverash informacioni në internet - kryesorët me qendër në Suedi dhe Belgjikë, si dhe më shumë se 18 dytësorë përreth botës. "Për t'i mbajtur të sigurtë burimet tona", thotë Assange, "ne na është dashur të shpërndajmë asetet, të enkriptojmë gjithçka dhe të lëvizim njerëz dhe telekomunikacionin përreth botës për të aktivizuar ligje mbrojtës në juridiksione të ndryshëm". Numri i vogël i inxhinierëve që mbikëqyrin sistemin mundet të ketë akses vetëm në pjesë të tij.

Si financohet?

Përmes donacioneve tek botuesi zyrtar, një organizatë bamirëse e regjistruar në Gjermani me emrin Sunshine Press. WikiLeaks u pezullua përkohësisht këtë vit për shkak të mungesës së fondeve, por një fushatë mbledhje fondesh prodhoi shumë shpejt 1 milion dollarë, kryesisht nga donatorë të vegjël - trustet e mëdhenj kanë tendencën të qëndrojnë larg për arsye të qartë ligjore dhe politike.

Botë komplotesh

E dini më të fundit? Epidemia e Gripit A ishte një mashtrim: shkencëtarët, qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e kanë sajuar për të pasuruar kompanitë që prodhojnë vaksina. Dhe nuk ka rëndësi që gripi kishte të gjithë karakteristikat e një sëmundjeje epidemike, që ka provokuar vdekjen e mijëra personave apo që zakonisht lëshimi i alarmit për një epidemi nuk është një sistem i mirë për të fituar para. Një grup eksponentësh politikë europianë kanë mbështetur këtë teori komploti, e cila qarkullon edhe në ambiente të tjerë.

Ky është vetëm rasti më i fundit i negacionizmit, refuzimit sistematik të shkencës për t'i lënë vend iluzionit. Shembujt e mundshëm janë të shumtë: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kërkimeve mbi dëmet e duhanpirjes, AIDS, efikasiteti i vaksinave dhe tashmë edhe gripi. Përse? Çfarë i shtyn njerëzit të mohojnë realitetin?

Ja një hipotezë: negacionizmi është në pjesën më të madhe një fryt i sensit të përbashkët dhe pothuajse të gjithë negacionistët janë persona normalë që bëjnë thjeshtë atë që u duket më e drejtë. Të gjitha këto lloj lëvizjesh kanë shumë gjëra të përbashkëta. Përdorin të njëjtat strategji. Konsiderohen mbrojtës kurajozë të të shtypurve kundër një elite të korruptuar, e cila komploton në dëm të qytetarëve për të fshehur të vërtetën apo për të përhapur një gënjeshtër. Përgjithësisht thonë se komploti i shërben realizimit të një projekti të fshehtë: qoftë kur bëhet fjalë për shtetin asistencial, për pushtimin e ekonomisë botërore, përforcimin e pushtetit të qeverive ndaj qytetarëve, të fitimit apo të ateizmit. Këto aspekte të përbashkëta shpjegojnë shumë për shkaqet e fenomenit. Pikësëpari, negacionizmi gjen terren pjellor mbi të gjitha në sektorët ku duhet që të besohet në atë që thonë shkencëtarët. Nuk mund të mohohet efikasiteti i antibiotikëve, sepse është demonstruar që funksionojnë.

Por mund të mohohet efikasiteti i vaksinave, sepse na kanë thënë që parandalojnë sëmundje që asnjë prej nesh nuk i ka parë, asnjëherë (pikërisht sepse vaksinat funksionojnë). Edhe në rastin e ngrohjes globale, të evolucionit dhe të raportit mes duhanit dhe kancerit duhet që të besojmë fjalën e shkencëtarëve, të mjekëve dhe të ekspertëve të tjerë që shpesh herë konsiderohen të ftohtë dhe arrogantë. Shumë njerëz e përjetojnë këtë fakt si një kërcënim personal. Vitin që kaloi, në Teksas, eksponenti i një komisioni shtetëror që kërkon futjen e teorisë kreacioniste në programet shkollorë ka thënë: "Dikush duhet t'u kundërvihet ekspertëve".

Pika kryesore është pikërisht kjo ndjesi e humbjes së kontrollit mbi jetët tona. Janë të shumtë ata që hedhin poshtë provat e furnizuara nga ekspertët dhe preferojnë shpjegimet që, ndonëse nuk mbështeten nga asnjë provë, të paktën në dukje rivendosin një lloj forme kontrolli. Të gjitha teoritë negacioniste duken si tentativa për të rifituar një minimum pushteti mbi një natyrë tërësisht të ndryshme. Kjo shpjegon arsyen përse për autizmin u vihet faji vaksinave dhe jo një shkaku natyror të panjohur, dhe përse këmbëngulet në kreacionizmin apo përse refuzohet fakti që sjellje që një herë e një kohë konsideroheshin normale si për shembull duhanpirja apo djegia e karbonit, janë në të vërtetë të rrezikshme. Zakonisht personat që besojnë në këto teori nuk janë as dashakeqë dhe as armiq të shkencës. Përkundrazi, kanë prirjen që t'i quajnë shkencore shpjegimet që ata japin. Nuk është e nevojshme të jenë të pandershëm për të mohuar. Mjafton të arsyetohet duke ndjekur logjikën e zakonshme, përmes anektodave dhe shkurtimeve konjitivë. Shpjegimet negacioniste mund të shprehen në një gjuhë shkencore, por bazohen në prova anektodike dhe synojnë tërheqjen emotive të rifitimit të kontrollit.

Greg Poland, përgjegjës i repartit të vaksinimeve në klinikën Mayo në Minnesota, si dhe drejtor i revistës vaksina, kritikon ashpër ata që kritikojnë vlefshmërinë e vaksinave. I quan "shkencërisht analfabetë", sepse nuk janë në gjendje që të kuptojnë koncepte si ai i probabilitetit. I akuzon se arsyetojnë në bazë të emocioneve dhe anektodave. "Përdorin shkurtime mendore", thotë Poland. "Im bir u bë me autizëm pasi bëri vaksinën, kështu që duhet të jetë faji i vaksinës". Një reagim emotiv ndaj atyre që perceptohen si dëme të shkaktuar prej vaksinës mposht të gjithë statistikat. Seth Kalichman, një sociopsikolog i Universitetit të Ocnnecticut, ka mundur ta vëzhgojë fenomenin nga një pozicion i privilegjuar: është infiltruar për një vit në grupet që mohojnë AIDS-in. Pothuajse të gjithë personat që ka njohur kanë qenë normalë dhe të sinqertë. "Negacionizmi i përgjigjej një nevoje", shpjegon ai. "Për personat e sëmurë me AIDS është një strategji mbijetese, ndonëse është e gabuar". Kalichman është i bindur që negacionistët nuk kufizohen që të arsyetojnë si një njeri i rrugës. "Në mënyrën e tyre të të menduarit ka një brishtësi që i bën të besojnë tek persona dashakeqë. Pjesa më e madhe e jona nuk do të arrinte, edhe po të donte. Të përpiqesh të kuptosh përse dikush beson tek këta të paturpë mund të na ndihmojë të gjejmë një zgjidhje". Kalichman është i bindur që nxitësit e lëvizjeve negacioniste kanë probleme psikologjikë më të rëndë se sa ndjekësit e tyre. "Demonstrojnë të gjithë simptomat e paranojës", shpjegon Kalichman: zemërimin, paaftësinë për të duruar kritikat si dhe atë që prikiatrët e quajnë një sens të ekzagjeruar të rëndësisë së tyre. "Në fund të fundit, është një problem shëndeti mendor. Për këtë arsye, lëvizjet negacioniste kanë aq shumë karakteristika të përbashkëta, në mënyrë të veçantë faktin që kanë një teori komploti".

Sipas Kalichman, negacionistët nuk rrëfejnë gënjeshtra, por janë të mbërthyer në kurthin e atij që studiuesit e neurozës e quajnë mendim mosbesues: "Stili konjitiv i negacionistëve nis nga një ndjesi e realitetit të deformuar. Është një prej arsyeve përse të diskutosh me ta është tërësisht e kotë. Të gjithë ne e përshtasim botën me sensin tonë të realitetit, por kush është mosbesues e shtrembëron me një instransigjencë krejt të pazakontë". Nuk janë vetëm strategjitë dhe psikologjia e përbashkët që mbajnë të bashkuara format e ndryshme të negacionizmit: ekzistojnë edhe lidhje formale mes grupeve.

Shumë lëvizje negacioniste lindin si tentativa të sipërmarrjeve për të vënë në dyshim rezultatet e kërkimeve që rrezikojnë interesat e tyre. Industria e duhanit ka nisur të ushqejë teoritë e komplotit në vitet shtatëdhjetë, duke rekrutuar shkencëtarë të prirur për të prodhuar të dhëna të shtrembëruara dhe duke financuar institute kërkimorë në dukje të pavarur si dhe lëvizje false qytetarësh. Një prej këtyre qendrave kërkimore ishte "l'Advancement of sound science coalition (Tassc)", i krijuar në vitin 1993 nga Philip Morris. Tassc nuk merret vetëm me duhanin. Pasi siguroi fonde nga Exxon, filloi që të vërë në dyshim edhe teoritë shkencore mbi ndryshimet klimatikë. Këto lidhje mes lëvizjeve negacioniste janë të shpeshta. Institute të ndryshëm kërkimesh, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara janë të financuar si nga industria e naftës, ashtu edhe nga ajo e duhanit dhe kanë marrë pozicione negacionistë ndaj duhanpirjes dhe ngrohjes globale. Tassc u detyrua që të mbyllet pasi u zbulua identiteti i saj i vërtetë, por u zëvendësua nga JunkScience, që përveçse sulmon kërkimet dhe studimet mbi duhanin dhe klimën bën ftesa edhe që të mos besohen shkencëtarët që përdorin të dhëna statistikore apo që flasin për gjëra që "mund të jenë" të vërteta - pra, praktikisht, të gjithë shkencëtarët.

Nuk është habi që disa industri janë të gatshme të shtrembërojnë realitetin për të mbrojtur interesat e tyre. Por tentakulat e mohimit të organizuar mbërrijnë më larg. Shumë perzonazhe me ndikim që mohojmë ndryshimet e klimës, për shembull, mohojnë edhe evolucionin. Kohët e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë bërë fushata për të futur në programet shkollorë mësimin jo vetëm të kreacionizmit por edhe të çështjes shumë të debatuar të ngrohjes globale. Këta pozicione janë përsosmërisht në një linjë me preokupimet e të djathtës politike dhe fetare në Shtetet e Bashkuara, dhe mohimi i merr shpesh nxitjet nga një program politik preciz. Disa kreacionistë kanë pohuar në mënyrë eksplicite që shkenca e klimës dhe teoria e evolucionit u referohen një "ideologjie të së majtës e cila promovon statalizmin, moralizmin e shtetit asistencial dhe materializmin".

Personat që mbështesin një teori komploti kanë tendencën që të mbështesin edhe të tjera. Dan Kahan, i fakultetit juridik në Yale, ka zbuluar se opinionet e qytetarëve për çështjet si aborti si dhe martesa mes personave të të njëjtit seks bëjnë të mundur që të parashikohet edhe mendimi i tyre për çështje si shkenca dhe klima. Kjo, sipas Kahan, vjen për shkak të faktit që konservatorët kanë prirjen të jenë në favor të kompanive private dhe nuk pranojnë idenë që janë këto që e dëmtojnë planetin. Por negacionizma të tjerë të bëjnë të mendosh se psikologjia ka më shumë rëndësi se sa ideologjia. Pra, nuk ekziston asnjë lidhje e dukshme mes konservatorizmit dhe refuzimit të vaksinave dhe AIDS-it, dhe mohimi i grupit të ri A ka dalë nga një grup i majtë që ishte kundër industrisë së vaksinave.

Megjithatë, ekzistojnë disa lidhje që të bëjnë të mendosh për një projekt më të madh. John Moore, një studiues i kolegjit mjekësor Ëeill Cornell në Nju Jork, i cili studion virusin HIV, shpjegon se ka një mbivendosje të fortë mes negacionistëve të vaksinave dhe atyre të AIDS. Të dy lëvizjet marrin financime të dyshimtë për të cilët nuk dihet asgjë.

Eshtë edhe rasti i revistës së Shoqatës së Mjekëve dhe Kirurgëve Amerikanë, një lob në favor të mjekësisë private. Revista promovon pothuajse të gjitha kauzat negacioniste. Në dy vitet e fundit ka botuar artikuj në të cilët mbështetet ideja që testet e HIV nuk pikasin virusin HIV, që duhanpirja pasive nuk të dëmton, që ngrohja globale nuk përbën një rrezik dhe që propozimi për një regjistër të vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara "synon të krijojë një infrastrukturë kompjuterësh që në të ardhmen mund të përdoret për qëllime të tjerë". Ka botuar edhe shumë artikuj në të cilët thuhet se vaksinat shkaktojnë autizëm. Mbetet të ngrihet pyetja nëse aktivistët që mohojnë ngrohjen globale dhe evolucionizmin po përpiqen të diskreditojnë të gjithë komitetin shkencor, duke përhapur skepticizëm kundrejt vaksinave dhe AIDS-it.

Karakteri konservator i mohimit mund të shpjegojë edhe aftësinë e tij për të pushtuar zemrat dhe mendjet. Linguisti konjitiv George Lakof, i universitetit të Californias në Berkeley këmbëngul se konservatorët kanë qenë gjithmonë më të zotë se sa progresistët në shfrytëzimin e anektodave dhe emocioneve për të bindur zgjedhësit. Progresistët kanë prirjen të mendojnë që përballë të dhënave të verifikuara dhe numrave të sigurtë, njerëzit do të nxjerrin pashmangshmërisht konkluzionet e drejtë. Veç kësaj, besojnë se anektodat janë prova të papranueshme dhe mendojnë se është imoral t'u bësh apel emocioneve. Shkencëtarët arsyetojnë si ata. Por kundër emocioneve dhe anektodave, thjeshtë prezantimi i provave ka pak fuqi. Dhe gjërat i përkeqëson fakti që zakonisht shkencëtarët reagojnë ndaj negacionizmit me zemërim dhe mospërfillje, dhe kjo i bën të duken edhe më arrogantë.

Edhe Greg Poland mbërriti në një konkluzion të ngjashëm. Disa herë ai ka provuar të përdorë anektodat dhe emocionet duke folur me një publik jo specialistësh. "Marr përgjigje shumë pozitive, por jo nga njerëzit më të informuar, që i shohin argumentet e mia si një manipulim". Shkencëtarët që luftojnë negacionizmin duhet të nxjerrin mësim: mund të fitojnë vetëm pasi të kenë kuptuar se si të flasin me "analfabetët shkencorë" që janë pre të lehta për negacionistët.

Në lojë është shumë. Ashtu si shumë krijues vaksinash, Poland ka marrë deri kërcënime me vdekje. "Më vijnë telefonata anonime nga njerëz që thonë: shpresoj që t'i keni të sigurtë fëmijët". Të tilla ka marrë edhe Faye Flam, një gazetare e "Philadelphia Inquierer", e cila merret me tema që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Negacionizmi ka patur viktimat e tij. Mohimi i AIDS-it ka bërë që të vdesin 330 mijë afrikano-jugorë. Mohimi i dëmeve të duhanpirjes ka vonuar ndërhyrjet për të parandaluar vdekjen e shkaktuar nga pirja e duhanit. Mohimi i vlefshmërisë së vaksinave u ka dhënë jetë të re sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti. Dhe mohimi i ndryshimeve klimatike po vonon ndërhyrjet për të ndalur ngrohjen globale.

Reagimi kundër tentativave për të luftuar epideminë e gripit mund të dekurajojë përgatitjet për krijimin e virusit të ardhshëm. Shkenca është mënyra më e mirë për të kuptuar botën dhe rreziqet e saj, por për të reaguar duhet mbështetja popullore. Për këtë arsye lëvizjet negacioniste janë një rrezik.

Luftërat indiane që ndryshuan racën

Pushtimi i Amerikës Veriore nga të bardhët, e ngjashme me atë të pushtimeve indo - europiane të Europës dhe pjesëve të tjera të botës mijëra vjet më parë, shkaktuan kundërshtime të natyrshme nga ana e banorëve në territoret e reja

Njeriu i kuq përballë njeriut të bardhë: Lufta e shtatë e madhe racore

Luftërat indiane që ndryshuan racën

Takimet e para të të bardhëve në Amerikën Veriore dhe amerindëve qenë heterogjene: përgjithësisht, amerindët qenë të sugjestionuar pas mrekullive që të bardhët kishin sjellë me vete - duke filluar me vetë anijet, të cilat me velat e tyre të ngritura dukeshin si shpirtra të mëdhenj në horizont: më shumë se një rast është regjistruar për amerindët që të jenë larguar të zënë nga paniku sapo kanë parë një anije eksploruese të bardhë

Në jug amerindët Cherokee, Choctaw dhe Creek e kapën mundësinë për të lëshuar një seri sulmesh ndaj kolonëve të bardhë, duke u bërë formalisht aleatë të britanikëve atëherë e prapa. Revolucionarëve amerikanë më pas iu desh që t'i shtypnin këto revolta amerinde dhe të luftonin britanikët në të njëjtën kohë, diçka që për disa kohë i përçau seriozisht forcat luftarake amerikane, megjithëse qenë më së fundi të suksesshëm në këtë drejtim. Kur më së fundi u fitua pavarësia nga britanikët, pjesëmarrja e amerindëve në fushatën antirevolucionare shërbeu për të konfirmuar opinionin e një kombi të ri të bardhë ndaj të cilët amerindët qenë kundër në mënyrë të vendosur

Krijimi i rezervateve pjesërisht u pranua dhe pjesërisht u refuzua nga fiset amerinde. Disa e pranuan menjëherë ofertën e mbrotjes së garantuar kundër inkursioneve të mëtejshme të bardha dhe ose u vendosën kështu në rezervate, ose gjetën tokën tashmë ekzistuese të tyre të përfshirë në rezervat. Megjithatë, disa prej fiseve më të mëdha e refuzuan dhe lufta raciale midis të bardhëve dhe amerindëve, e cila kishte nisur me ndërprerje qysh kur të bardhët e parë kishin mbërritur në Amerikën Veriore

Një seri politikash kaotike dhe kontradiktore ndaj amerindëve u ndoqën më pas nga qeveritë e njëpasnjëshme amerikane, me të gjitha që dështojnë në fund në qëllimin e tyre për t'i futur ata me forcë në shoqërinë kryesore. Gjatë zhvillimit të këtyre politikave, amerindëve më së fundi iu dha shtetësia amerikane në vitin 1924, rreth 145 vjet pas krijimit të Shteteve të Bashkuara. Më së fundi, u pranua se politika e alokimit indian qe një katastrofë dhe Indian Reorganization Act i vitit 1934 pa braktisjen e kësaj politike, së bashku me politikën e integrimit të detyruar

Ka pasur 8 luftëra raciale të mëdha që kanë përfshirë racën e bardhë. Gjashtë të parat qenë: me Attila dhe hunët e tij, vitet 372 - 454 A.D., kryqëzatat, pushtimi arab i Spanjës; trazira me bullgarët, avarët, maxharët dhe khazarët; Xhenxhiz Khani dhe mongolët e tij: gjenocidi osman. Era e luftërave indiane qe një erë kur vetë mbijetesa e kolonëve qe në lojë. Ata po masakroheshin, skllavëroheshin dhe gjymtoheshin në mënyrën më barbare. Teksti i mëposhëtm është marrë nga Kapitulli i 50-të i librit monumental të Arthur Kemp, March of the Titans.

Lufta e shtatë e madhe racore në të cilën të bardhët e gjetën veten të përfshirë qe ajo me indianët amerikanë. Pavarësisht heqjes së skalit dhe mizorive të tjera, ajo qe një luftë e cila në fund përfundoi me fitore, duke i parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht të bazuara në Oqeanin Atlantik që t'i zgjeronin kufijtë e tyre në atë Paqësor. Pushtimi i Amerikës Veriore nga të bardhët, në një mënyrë dukshëm të ngjashme me atë të pushtimeve indo-europiane të Europës dhe pjesëve të tjera të botës mijëra vjet më parë, shkaktuan kundërshtime të natyrshme nga ana e banorëve në territoret e reja. Megjithatë, ndryshe nga indo-europianët e lashtë, amerindët e Amerikës nuk qenë të një materiali aq të largëtr gjenetik, siç qenë europianët e vjetër: ata qenë në pjesën më të madhe të llojit racial të mongolodiëve, të quajtur "indianë" vetëm për shkak se eksploruesit e parë të bardhë po shikonin për Indinë dhe të quajtur "lëkurëkuq" vetëm për shkak të zakonit të tyre për të përdorur baltë të kuqe si lyerës fytyre. Takimet e para e të bardhëve në Amerikën Veriore dhe amerindëve qenë heterogjene: përgjithësisht, amerindët qenë të sugjestionuar pas mrekullive që të bardhët kishin sjellë me vete - duke filluar me vetë anijet, të cilat me velat e tyre të ngritura dukeshin si shpirtra të mëdhenj në horizont: më shumë se një rast është regjistruar për amerindët që të jenë larguar të zënë nga paniku sapo kanë parë një anije eksploruese të bardhë. Nëqoftëse qenë të sugjestionuar pas anijeve, atëherë nuk duhet ndonjë imagjinatë për të perceptuar se çfarë mund të kenë menduar për mrekullitë e tjera nga bota e bardhë: rroba, çelik, pushkë, pasqyra, bizhuteri, bakër, ibriqe çaji dhe mijëra gjëra të tjera krejtësisht të panjohura për indigjenët e Amerikës Veriore. Më pas të bardhët do t'u paraqisnin një mrekulli tjetër amerikanveriorëve që u kap menjëherë dhe u përdor me efekt të madh nga amerindët: kuajt. Kuajt e parë u sollën në kontinent nga spanjollët: në njëfarë mënyre një numër prej tyre u arratisën dhe me ndërzim natyror formuan kopetë e mëdha të kuajve të egjër, që përshkonin fushat e Amerikës. Më së fundi, të ardhurit e rinj qenë jo vetëm me lëkurë të bardhë apo me ngjyrë ulliri, por shumë prej tyre gjithashtu mbanin mjekra dhe kishin qime në fytyrë. Kjo në vetvete qe subjekt sugjestionimi nga ana e amerindëve, të cilët në formën e tyre të pastër raciale nuk mbanin aspak mustaqe, ashtu si kushërinjtë e tyre përgjatë Ngushticës Bering në Azi. Nga ana e tyre, amerindët e njohën botën e bardhë me shumë zarzavate, ashtu si dhe me duhanin, kokën, kakaon dhe sëmundjet veneriane - transmetimi i shpejtë i kësaj sëmundjeje në Europë nga Amerika e Jugut shërben si një ilustrim grafik i niveleve të integrimit fizik që ndodhi në kontinent, duke filluar menjëherë pasi spanjollët dhe portugezët zbarkuan për herë të parë. Megjithatë, dy tiparet për të cilat amerindët u bënë të njohur dhe për të cilat u bënë gjithashtu veçanërisht të urryer qenë:

o Praktika e zakonshme midis të gjitha tribune të Amerikës Veriore për shkuljen e skalpeve të kundërshtarëve të tyre të mundur për t'u marrë si trofe për t'u ekspozuar në fshatin tribal. Shfaqja e skapeve të bardha - me flokët bjondë, të kuq apo kafe - qe veçanërisht e vlerësuar, duke u krahasuar me skalpet me flokë të zeza korb që amerindët qenë normalisht më të mësuar për të marrë nga njëri-tjetri;

o të përbashkët me kushërinjtë e tyre raciale në Amerikën Qendrore dhe Jugore, kanibalizmi qe i zakonshëm. Shtrirja e plotë e këtyre praktikave u vërejtën nga shumë shkrimtarë të hershëm, me përmbledhjen më të plotë dhe më të detajuar të kanibalizmit amerikan dhe zakonit të torturimit të burgosurve të bardhë të të dyja sekseve që u shfaq në botim në vitin 1892 tek "The Works of Francis Parkman", botuar nga shtëpiba botuese Little Brown, Boston (Vol. III).

Termi kanibalizëm rrjedh nga Canibales, emri spanjoll për amerindët karaibikë njeringrënës që jetonin në Inditë Perëndimore kur mbërriti Christopher Columbus. Zakoni qartazi që kishte ardhur nëpërmjet Ngushticës Bering kur paardhësit mongolë të amerindëve kishin hyrë në Amerika: në epokën mesjetare udhëtari italian Marco Polo raportonte se tributë nga Tibeti në Sumatra praktikonin kanibalizimin. Për hatër të korrektësisë politike, këto tipare shqetësuese janë në pjesën më të madhe të tyre të fshira nga historitë moderne të amerindëve: por në atë kohë ato qenë të mirënjohura dhe element frike për kolonët e bardhë, duke shkuar larg për të shpjeguar periudhën e gjerë të konfliktit midis të bardhëve e amerindëve dhe metodave veçanërisht mizore të ndeshjes me njëri-tjetrin nëqoftëse kapeshin. Eventualisht pionierët e bardhë më ekstremë filluat të hakmerreshin kundër praktikës të heqjes së skalit nëpërmjet kryerjes të të njëjtit ndëshkim ndaj amerindëve - por nuk ka incidente të regjistruara të të bardhëve që të arrijnë të kopjojnë ndonjëherë zakonin e ngrënies të amerindëve të vdekur, edhe pse ekzistojnë shumë incidente të regjistruara të indianëve që hanë të bardhët.

Amerindët sulmojnë kolonët e bardhë

Kontakti fillestar miqësor menjëherë u zhduk kur amerindët kuptuan se të bardhët po vinin si kolonë. Nga koha e vendbanimeve të para, edhe kur u përkisnin zbarkimeve vikinge në Newfoundland, pionierët iu nënshtruan sulmeve nga tributë e irrituara amerinde, të cilat kuptuan se të bardhët përfaqësonin një kërcënim serioz për mënyrën e tyre të jetesës dhe bënë maksimumin e tyre për t'i zmbrapsur kolonët në det. Në fakt, vendbanimi i parë anglez në Amerikën Veriore, një grup i fortë prej 117 pionierësh të parë, i ndodhur në një ishull në afërsi të bregut të North Carolina, ka mundësi që të jetë shfarosur nga një sulm amerind. E quajtur "kolonia e humbur", ajo u shkatërrua midis viteve 1587 dhe 1590. Mbeturinat e saj nuk u gjetën kurrë, që mund të ketë qenë rasti që të kishin vdekur nga uria apo të qenë ndeshur me ndonjë vdekje natyrale. Disa njerëz pretendojnë se pak të bardhë u arratisën në Croatoan Island dhe të parët e tyre i përzien me indianë më miqësorë. Në Virginia, kolonia e parë e suksesshme angleze, e cila u krijua në vitin 1607, iu nënshtrua sulmeve të përsëritura nga fisi Powhatan, që kulmoi në vitin 1622, kur 350 të bardhë u vranë nga amerindët gjatë një sulmi të vetëm. Ndërsa kishte vetëm pak mbi 1000 të bardhë në koloni në atë kohë, sulmi e reduktoi popullsinë e bardhë me një të tretën e saj. Në prill të vitit 1644, një tjetër sulm nga fisi Powhatan vrau 500 të bardhë të tjerë: ky sulm pothuajse e shkatërroi koloninë. Të irrituar, të bardhët e mbijetuar kërkuan që të merrnin hak. Pasoi një fushatë e shkurtër e egër, e cila i pa tributë amerinde të dobësohen dhe të tërhiqen në tokë.

Rebelimi i Bacon

Rebeli i Bacon qe një kryengritje në Virginia e udhëhequr nga një fermer i bardhë, i quajtur Nathaniel Bacon, kundër Guvernatorit të Virginia, Sër William Berkeley, në vitin 1676. Bacon dhe një numër fermerësh të tjerë të bardhë u vunë nën një sulm të rinovuar amerind. Kur Berkeley refuzoi që të stacionojë trupa në zonat e largëta për të mbrojtur të bardhët, Bacon organizoi një milici dhe e drejtoi këtë ushtri të fortë kundër amerindëve, duke u shkaktuar atyre disa humbje të rënda. Berkeley e shpalli Bacon tradhtar, sepse kishte shkelur ligjin duke ngritur në mënyrë të paligjshme një ushtri. Më pas Bacon marshoi në kryeqytetin e Virginia, Jamestown, me milicinë e tij prapa dhe mori kontrollin e qeverisë koloniale. Berkeley grumbulloi një forcë kolonësh besnikë dhe filloi një mini luftë civile në koloni. Ajo përfundoi të njëjtin vit që filloi, 1676, me vdekjen e Bacon. Krijimi i kolonisë së New England u ndesh gjithashtu me rezistencë të fortë. Në vitin 1675 lideri amerind Metacom udhëhoqi një luftë gueriljesh kundër të bardhëve derikur u tradhtua nga një prej njerëzve të tij dhe u ekzekutua: në periudhën e ndërmjetme ai kishte marrë hak në një numër të madh jetësh të kolonëve të bardhë. Sipas historisë popullore, vendbanimi i parë holandez në Amerikën Veriore, në zonën tani të ndarë midis New York dhe Manhattan Island, i blerë nga amerindët për 24 dollarë në vlerë mallrash në vitin 1626. Pavarësisht nëse ka ndodhur apo jo ndonjëherë ndonjë transaksion dhe mungesa e kuptimit e konceptit të pronësisë private nga ana e amerindëve e ka bërë çdo marrëveshje që është nënshkruar të pakuptimtë për vendasit, sulmet amerinde ndaj të bardhëve në zonë shpejt u bënë normë dhe nuk reshtën kurrë derikur dhe shtimi i vazhdueshëm i kolonëve të bardhë pa tërheqjen brenda mbijetuese amerindë nga brenda.

1763 - vendbanime të bardha të kufizuara

Ndërsa numri i të bardhëve u rrit në mënyrë eksponenciale në Bregun Lindor të Amerikës, po kështu amerindët u vendosën në sasira akoma më të madha në mesin e kontinentit, nganjëherë duke lëvizur aty si pjesë e një migracioni natyral, herë të tjera për t'iu shpëtuar grupeve hakmarrëse të milicisë së bardhë. Një konflikt veçanërisht i pështirë midis të bardhëve dhe amerindëve (i shkaktuar nga fisi Ottawa, emri i shefit të së cilës ishte Pontiac) i detyroi autoritetet britanike në koloni që të nënshkruanin një Shpallje të vitit 1763, e cila i kufizonte vendbanimet e bardha në zonën lindore të Maleve Apalashe. Kjo bëhej në një përpjekje që të parandalohej shpërthimi i luftërave të reja raciale. Në kohën që 13 Kolonitë - të cilat përbënin pak më shumë se një të tretën e territorit që Shtetet e Bashkuara eventualisht do të përfshinin - kishin deklaruar pavarësinë nga Britania, shumica dërrmuese e amerindëve ndodhej në pjesën perëndimore të Maleve Apalashe, larg nga kolonët e bardhë dhe kolonitë e tyre. Kur shpërtheu Lufta Amerikane për Pavarësi në vitin 1775, shumica dërrmuese e amerindëve irokezë u angazhua aktivisht me britanikët. Në jug amerindët Cherokee, Choctaw dhe Creek e kapën mundësinë për të lëshuar një seri sulmesh ndaj kolonëve të bardhë, duke u bërë formalisht aleatë të britanikëve atëherë e prapa. Revolucionarëve amerikanë më pas iu desh që t'i shtypnin këto revolta amerinde dhe të luftonin britanikët në të njëjtën kohë, diçka që për disa kohë i përçau seriozisht forcat luftarake amerikane, megjithëse qenë më së fundi të suksesshëm në këtë drejtim. Kur më së fundi u fitua pavarësia nga britanikët, pjesëmarrja e amerindëve në fushatën antirevolucionare shërbeu për të konfirmuar opinionin e një kombi të ri të bardhë ndaj të cilët amerindët qenë kundër në mënyrë të vendosur. Qe për këtë arsye që Kushtetuta amerikane, e pranuar nga 13 ish-koloni menjëherë pasi qe fituar pavarësia, përfshiu rregullimin e marrëdhënieve me amerindët nën klauzolën e saj që merrej me rregullimin e marrëdhënieve me shtetet e huaja: Neni I, Seksioni i 8-të i kushtetutës lexon: "Kongresi do të ketë pushtetin... për të rregulluar tregtinë me vendet e huaja, midis shteteve të veçanta dhe me fiset indiane". Kështu, George Washington dhe Etwr, themelues të tjerë të Shteteve të Bashkuara nuk kishin as synimin më të vogël që t'i përfshinin ndonjëherë amerindët në republikën e tyre, duke i klasifikuar ata si persona të huaj së bashku me "vendet e huaja" të tjera. Pas përfundimit të revolucionit amerikan, numrat e të bardhëve në Amerikë vazhduan të rriten. Shpejt dëshira për toka të reja bujqësore i pa kolonët e bardhë që të përhapeshin në perëndim, duke lëvizur në Ohio Valley, Kentucky dhe Tennessee. Në të gjitha këto rajonin banonte një numër i madh fisesh amerinde, shumë prej të cilëve kishin qenë atje përpara se të bardhët kishin filluar të vendoseshin në Amerikën Veriore. Edhe njëherë akoma skenari që ishte realizuar përgjatë Bregut Lindor ndodhi: vendbanimet e vogla e të bardhëve u sulmuan nga amerindët; ndërsa numri i të bardhëve rritej, as the number of ëhites increased, kërkimi dhe më pas mundja e suksesshme e amerindëve u bë e mundur. Megjithatë, kësaj radhe - dhe kjo do të përcaktonte modelin deri në luftën e fundit të madhe midis amerindëve dhe të bardhëve në fundin e shekullit XIX - amerindët kishin absorbuar disa prej risive të të bardhëve, në mënyrë të veçantë pushkën dhe kalin, të cilët amerindët i kishin siguruar nga tregtarët apo nga sulmet ndaj vendbanimeve. Të armatosur dhe të lëvizshëm, amerindët e Ohio, Kentucky dhe Tennessee rezultuan të vështirë për t'u mundur. Një ushtri e bardhë e dërguar për t'u përballur me situatën u mund nga amerindët afër vendit që tani është Fort Wayne në Indiana. Më së fundi, në betejën e Fallen Timbers në vitin 1794 në Ohio veriperëndimore, një forcë ndëshkuese e bardhë amerikane, e dërguar për të hakmarrë një seri veçanërisht të keqe sulmesh amerinde, i mundi rëndshëm indigjenët. Një traktat midis racave, Traktati i Greenville, vendosi një kufi të përcaktuar midis atij çka u përcaktua si "Territori Indian" dhe zonës së vendbanimeve të bardha.

Ligjet e tregtisë dhe të ndërveprimit

Pavarësisht pikëpamjes mbizotëruese midis të gjithë amerikanëve të bardhë për amerindët se ishin njerëz veçanërisht i egër, ekzistonte një dëshirë për të siguruar se mungesa e sofistikimit nga ana e tyre nuk nuk po shfrytëzohej nga tregtarë apo pionierë të bardhë të paskrupullt, i të cilëve ata qenë një pakicë e vogël. Kështu, Ligji i Tregëtisë dhe i Ndërveprimit, një seri ligjesh të miratuara nga Kongresi në fund të shekullit të XVIII, të pritura që të rregullonin praktikat tregtare me amerindët. Midis masave kishte prej prej tyre që lejonin ndëshkime të tregtarëve që gjendeshin se mashtronin amerindët. Pionierët e bardhë në Ohio River Valley përjetuan terrorin dhe ankthin e kolonëve të parë të bardhë në Bregun Lindor: të nënshtruar ndaj sulmeve sporadike dhe të papritura, ata detyroheshin që të qëndronin vazhdimisht vigjilentë dhe menjëherë u mësuan me kërkesat e ashpra të jetës së kaluar pjesërisht në luftë dhe pjesërisht në krijimin nga zeroja të qyteteve dhe fermave të tëra. Kjo gjendje e gjërave ndihmoi që të krijohej ajo që më pas do të bëhej e njohur si sindroma "manifest destiny": pionierët filluan ta konsiderojë atë si pothuajse detyrën e tyre të shenjtë marrjen e tokës nga amerindët dhe hapjen e saj për vendbanimet e bardha. Ata i shikonin amerindët si racë të egër nën të cilën kontinenti kish qëndruar në vend për mijëra vjet. U takonte pionierëve që të vendosnin dhe ta prishin këtë ngërç. Ky besim në një fat të parathënë për ta çuar qytetërimin në brendësi të kontinentit ushqehej nga mizoria e konflikteve në zhvillim me amerindët. Përditë pionierët duhej të ndesheshin me brutalitete të padëgjuara indiane që e forconin besimin në superioritetin kulturor të tyre. Megjithatë, ky qëndrim u kundërshtua nga një grup i vogël, po në rritje, të bardhësh në Bregun Lindor tani të ngritur dhe relativisht të lehtësisht jetueshëm që nuk qe i ekspozuar ndaj rreziqeve, dhunave dhe vështirësive të jetës pionieristike: ky qe fillimi i një çarjeje në popullsinë e bardhë në Amerikë që më së fundi do të shoqërohej me çështjen e skllavërisë dhe të konfliktit racial, duke çuar në Luftën Civile amerikane të periudhës 1861-1865. Gjatë luftës amerikano-britanike të vitit 1812, amerindët Shawnee u rreshtuan me Britaninë, pjesërisht si rezultat i pësimit të një humbjeje nga ana e forcës amerikane në Betejën e Tippecanoe në Indiana në vitin 1811. Amerindët Shawnee prej kohësh po merrnin ndihma nga Amerika Veriore Britanike apo Kanadaja dhe kjo aleancë qe një prej shkaqeve të shpërthimit të luftës midis Amerikës dhe Britanisë. Shefi i madh Shaënee, Tecumseh, një njeri që i kundërvihej akteve të kota të mizorisë, megjithatë u vra kur revolucionarët amerikanë mundën një forcë të kombinuar britanike dhe Shaënee në betejën e Thames në tetor të vitit 1813.

Të bardhët e ngrënë nga amerindët në Fort Mims

Në Alabama, amerindët Creek kapën Fort Mims në vitin 1812, duke i masakruar mizorisht të gjithë banorët e bardhë - burra, gra dhe fëmijë - dhe më pas u zhytën në një orgji kanibaliste me mbeturinat e të gjithë të bardhëve që mundën të gjenin në të. Të shokuar, një ushtri hakmarrëse e bardhë nën Andrew Jackson u dërgua në jug. Pas 2 vjetësh konflikti, amerindët Creek më së fundi u mundën përfundimisht në betejën e Horseshoe Bend në mars të vitit 1814. Më pas Andrew Jackson arriti që zgjidhej President i Shteteve të Bashkuara në vitin 1828. Përvojat e tij në terren me amerindët e bënë atë që t'u bënte një vesh shurdh liberalëve të Lindjes dhe në pjesën më të madhe kjo qe si rezultat i manovrimeve të tij që evenimenti tjetër i madh në historinë e të bardhëve përballë amerindëve do të ndodhte në vitin 1830.

Indianët lëvizin në perëndim të Mississippi

Në vitin 1830, numri i të bardhëve në rajonin midis Lumit Mississippi dhe Maleve Apalashe - në thelb shtetet aktuale të Perëndimit të Mesëm të Amerikës - kishte arritur pikën ku nuk ishte më e mundur të rregullohej siç duhej ndërveprimi shpesh i dhunshëm midis të bardhëve dhe amerindëve. Në maj të atij viti, Kongresi miratoi Indian Removal Act, i cili i jepte tagër Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t'i lëvizur amerindët në perëndim të Mississippi, në "Territorin Indian" zyrtarisht të deklaruar dhe në mënyrë të veçantë në shtetin tani të njohur si Oklahoma. Për liberalët e bardhë të Bregut Lindor Removal Act qe një turp i përgatitur nga të njëjtit njerëz që zotëronin skllevër zezakë dhe ata e kundërshtonin atë. Removal Act do të bëhej një tjetër faktor politik përçarës midis të bardhëve në Amerikë. Synimi fillestar ashtu siç deklarohej në Removal Act ishte që transferimet do të ishin me pëlqim. Ndërsa shumica dërrmuese qe në të vërtetë paqësore (amerindët qenë aq të dëshiruar të largoheshin nga të bardhët po aq sa të bardhët donin të shpëtonin prej tyre), një numër i vogël nuk qe e tillë. Këto transferime të kryera me forcë më pas u bënë një ikonë e shtypjes për amerindët. Fiset Sauk dhe Fox u rebeluan në vitin 1832, duke shpërthyer luftën Black Hawk në Illinois dhe Wisconsin. Ky konflikt përfundoi në gusht të po atij viti, kur grupi i madh i fundit i luftëtarëve Sauk u vra nga kavaleria e bardhë teksa po përpiqeshin të kalonin Lumin Mississippi për në Iowa. Rrethanat e kësaj beteje - në të cilën amerindët u kapën në mes të kalimit të lumit - rezultuan në aq shumë viktima për amerindët sa që ajo u quajt Masakra Bad Axe. Fisi Seminole në Florida rezitoi gjithashtu në mënyrë të dhunshme. Lufta Seminole e kryer nga 1835 deri më 1842 që eventualisht e pa këtë fis vendas të shpartallohej dhe të mbidhej në një rezervat kundër vullnetit të tij. Nga mesi i viteve 1850, pothuajse e gjithë gjysma lindore e Amerikës ishte pastruar nga amerindët, qoftë nëpërmjet largimit të vullnetshëm apo largimit me forcë. Nga mesi i shekullit XIX, përqindja e ekspansionit dhe e vendosjes së bardhë në Perëndimin e Mesëm dhe akoma më përtej në Bregun Paqësor e kish bërë jo të mbështetshëm konceptin e "territorit indian". Në një përpjekje për të arritur një kompromis midis kërkesave të kolonëve të bardhë dhe objeksioneve të amerindëve, koncepti i "territoreve indiane" më pas u ndërrua në "rezervate indiane". Këto rezervate qenë më të vogla në madhësi sesa "territoret indiane", por, si shkëmbim për pranimin e territoreve më të vogla, qeveria amerikane dha garancinë e patundur se rezervatet qenë saktësisht kjo: asnjë i bardhë nuk do të ishte kurrë në gjende të vendosej apo të posedonte tokë në to dhe ato do të ishin pronësi e patjetërsueshme e fiseve të ndryshme, madhësia e të cilave në këtë etapë kishte rënë nga një numër i vlerësuar prej 850000 anëtarësh në vitin 1550 në vetëm më pak se 400000 në mesin e shekullit XIX. Ndërsa kishte vetëm 400000 amerindë në të gjithë kontinentin amerikanoverior rreth vitit 1850, besimi se rezervatet do t'i mbronin amerindët nuk qe aspak e ekzagjeruar dhe në termat reale të tokës për t'u ndarë menjanë për amerindët qe domethënës, duke pasur parasysh shifrat që qenë nën konsideratë. Zbulimi i floririt në territoret perëndimore në vitin 1849 krijoi një valë të re kolonësh të bardhë të rinj në rajon. Nga ana e saj, kjo shkaktoi sulme nga ana e fiseve amerinde që tashmë e kishin parë se çfarë kish ndodhur në lindje. Në Idaho dhe Oregon shpërthyen konfliktet midis kolonëve të bardhë dhe fiseve Bannocke e Shoshone. E njëjta gjë ndodhi në Nevada dhe Utah, kur fiset Ute luftuan kolonët. Në jugperëndim, fiset Apache dhe Navajo bënë rezistencën më të organizuar. Në Kaliforninë veriore, kolonët u sulmuan nga të gjithë prej një fisi djallëzor amerind, fisit Modocs. Pas një serie sulmesh, Modocs më së fundi e kaluan masën me një masakër veçanërisht të keqe ndaj të bardhëve në vitin 1872. Të zemëruar, kolonët formuan një milici dhe luftërat Modoc të periudhës 1872-1873 pasuan, që i pa amerindët në Kaliforni të shpartalluar më tej.

Luftërat indiane

Krijimi i rezervateve pjesërisht u pranua dhe pjesërisht u refuzua nga fiset amerinde. Disa e pranuan menjëherë ofertën e mbrojtjes së garantuar kundër inkursioneve të mëtejshme të bardha dhe ose u vendosën kështu në rezervate, ose gjetën tokën tashmë ekzistuese të tyre të përfshirë në rezervat. Megjithatë, disa prej fiseve më të mëdha e refuzuan dhe lufta raciale midis të bardhëve dhe amerindëve, e cila kishte nisur me ndërprerje qysh kur të bardhët e parë kishin mbërritur në Amerikën Veriore, në atë kohë të hyrë në fazën përfundimtare të saj në një seri konfliktesh të njohura si Luftërat Indiane. Fiset Arapaho, Cheyenne dhe Sioux i luftonin të gjithë kolonët me aq fuqi sa kishin. Pati përleshje të vogla të lokalizuara të panumërta që parë qindra, në mos mijëra, amerindë të vrarë, me luftime të përgjakshme që zhvilloheshin në një zonë masive midis viteve 1860 dhe 1870. Më e famshmja e këtyre përleshjeve dhe ajo e parafundit qe beteja e Little Bighorn. Beteja e Little Bighorn u luftua midis një Regjimenti të 7-të të Kavalerisë të komanduar nga Nënkoloneli George Armstrong Custer dhe një forcë amerindësh Sioux dhe Cheyenne më 25 qershor 1876, në atë që tani është shteti Montana. Floriri ishte zbuluar në Black Hills e afërt në vitin 1874. Kjo kishte çuar në fluksin e pashmangshëm masiv dhe të shpejtë të kërkuesve në territoret amerinde. Menjëherë shefat Sioux dhe Cheyenne, Sitting Bull, Crazy Horse dhe Gall organizuan ekspedita plaçkitëse ndaj shkelësve të bardhë. Në vitin 1876, Regjimenti i 7-të i Kavalerisë ishte caktuar që të mbronte kërkuesit e bardhë. Në qershor të atij viti, një regjiment i vetëm - 655 burra - avancoi në kryqëzimin e lumenjve Bighorn dhe Little Bighorn rivers. Ushtarët, doli më pas, nuk kishin dijeni për madhësinë aktuale të forcës amerinde të armatosur rëndë. Custer e kuptoi me shumë vonesë gabimin e tij. Në një përpjekje për ta çarë forcën Sioux prej 4000 vetash, ai drejtoi personalisht një sulm frontal të 260 njerëzve të tij ndaj amerindëve në pritje. Sulmi dështoi dhe Custer me forcën e tij të vogël u rrethuan. Duke luftuar pothuajse krahpërkrah me njëri-tjetrin, Custer dhe ushtarët e tij ranë njëri pas tjetrit derisa u vranë të gjithë. Megjithëse kjo betejë qe një humbje e të bardhëve, do të ishte e fundit. Brenda një viti, operacionet pasuese nga ushtritë e bardha i kishin shuar mbeturinat e fundit të rezistencës Sioux dhe Cheyenne; shumica e të mbijetuarve amerindë më pas u lëvizën në një rezervat në Oklahoma. Përplasje të izoluara u zhvilluan më pas në fundin e viteve 1870, por në 1880 konflikti ishte reduktuar, vetëm për t'u ashpërsuar shkurtimisht në 1890. Luftërat Indiane erdhën në një fund të përgjakshëm në betejën (ose masakrën) e Wounded Knee në dhjetor të 1890. E ndodhur brenda Pine Ridge Indian Reservation, zona banohej nga amerindë Sioux. Në vitin 1889 një shaman Paiute, Wovoka ("Wood Cutter", gjithashtu i njohur si Jack Ëilson), filloi të profetizojë midis anëtarëve të ndryshëm të fisit se nëqoftëse kryenin një vallëzim special - Ghost Dance - aq gjatë sa duhej, atëherë kjo do të rezultonte në rikthimin e të gjithë ish-trojeve të tyre, ringjalljen nga vdekja e të gjithë parendësve të tyre dhe vdekjen e të gjithë të bardhëve. [Wovoka predikonte jo dhunën, por dy nga fisi Miniconjou, të quajtur Kicking Bear dhe Short Bull, qenë ndryshe. Ata argumentonin për eliminin e të bardhëve nga dhuna, shënimi im.]. Pofecitë u përhapën si zjarri në kashtë midis popullsisë Sioux, të cilët jo vetëm filluan të kryejnë vallëzimin ritual në një numër gjithnjë e më të madh, por filluan gjithashtu që të grumbullojnë armë dhe municion, të gatshëm për një rebelim kur kërkohej nga paraardhësit e vdekur. Qeveria e bardhë menjëherë u bë e vetëdijshme për zhvillimet dhe në dhjetor të 1890 një detashment i Regjimentit të 7-të të Kavalerisë mbërriti në Pine Ridge Reservation dhe arrestoi shefin Sioux, të quajtur Sitting Bull (të njëjtin që kish qenë instrumental në përplasjet që çuan në betejën e Little Bighorn), në një lëvizje të konceptuar për ta shtypur rebelimin përpara se të fillonte. Ndërsa ai po largohej, një amerind vetmitar qëlloi një herë ndaj trupave. Një shpërthim zjarrin në shkallë të plotë shpërtheu më pas dhe 13 njerëz mbetën të vrarë, përfshi Sitting Bull. Më pas Sioux u larguan për në vendbanimin e një shefi fqinj, Big Foot të grupit Miniconjou, që ndodhej në afërsi të Wounded Knee Creek, të ndjekur këmba këmbës nga Regjimenti i 7-të i Kavalerisë. Më 29 dhjetor 1890 trupat federale hynë në kampin Sioux në Wounded Knee. Filloi një grindje dhe më pas një përleshje me armë. Asnjëherë nuk ishte përcaktuar se kush qëlluar i pari, me Sioux dhe të bardhët që pretendonin se qe pala tjetër. Rezultati përfundimtar qe që kur pushuan të shtënat, rreth 200 Sioux dhe 31 të bardhë qenë vrarë. Rreth gjysma e Sioux të vdekur qenë gra dhe fëmijë të ndodhur në shkëmbimin e zjarrit që ishte zhvilluar në mes të vendbanimit. Ky impenjim që ishte gjysëm operacion ushtarak dhe gjysëm masakër qe i fundit i konflikteve të mëdha midis të bardhëve dhe amerindëve në Amerikën Veriore, megjithëse Wounded Knee do të pasqyrohej edhe njëherë akoma në vitin 1973 në një tjetër rezistencë tjetër më të vogël midis qeverisë amerikane dhe Sioux.

Pasoja racore

Përveç zaptimit të tokave të tyre, e cila u arrit jo domosdoshmërisht nëpërmjet humbjes ushtarake, por përmbytjes së territoreve nga të bardhët (një tjetër shembull i mënyrës sesi një ndryshim në kulturë shkakton një ndryshim në kulturë), luftërat e amerindëve me të bardhët prodhuar dy rezultate domethënëse:

o Së pari, indigjenët vendas qenë virtualisht të eliminuar si faktor politik, racial dhe socio-demografik; kjo situatë mbante parasysh përmbytjen finale të Amerikës Veriore nga të bardhët, me të gjitha pasojat rezultuese të saj për historinë botërore me krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

o Së dyti, nënshtrimi i indigjenëve vendas nga masat e të bardhëve çoi në ndodhjen e një mase të caktuar përzierjeje raciale midis dy grupeve (e cila zgjati në formë ligjore deri në mesin e shekullit XX, me ligjet e kundër martesave ndërraciale që ndodheshin akoma në përmbledhjet ligjore deri në vitin 1967 në shumë shtete) ato njerëz me racë të përzier të lindur nga bashkimet e të bardhëve me amerindët ose në të vërtetë bashkimet zezake me amerindë, u absorbuan në popullsinë amerikane. Kjo është një arsye se pse shumë amerindër mund të duken më të bardhë apo më të zinj se njerëzit mongolodië ose mund të kenë tipare fytyrë dukshëm jo mongolodie: amerindët e pastër janë tejet të rrallë.

Nga fundi i shekullit XIX, luftërat e mëpasme, alkoolizimi i përhapur dhe rudhja e natyrshme e kanë parë popullsinë amerinde të Amerikës që të bjerë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave të 237000 njerëzve, pothuajse në pikën e zhdukjes së plotë. [Ky numër u nda në rreth 2000 fise që flisnin rreth 296 gjuhë të 29 familjeve gjuhësore të ndryshme (dhe 27 gjuhë që janë të izoluara apo të paklasifikuara), shënimi im.]. Realizimi bënte të qartë se nëqoftëse diçka nuk bëhej, atëherë ata do të zhdukeshin krejtësisht. Në vitin 1871, Kongresi vendosi që ta braktisë sistemin e traktateve me fiset amerinde dhe filloi të bëjë ligje drejtpërsëdrejti për ruajtjen e tyre - nocioni i amerindëve që qenë vende të huaja u zëvendësua nga një politikë tutele, megjithëse atyre akoma nuk iu jepet shtetësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ligj i ri, General Allotment Act i vitit 1887, pa një përpjekje të vendosur nga qeveria amerikane për t'i sjellë amerindët në korrentin kryesor të shoqërisë së bardhë. Koncepti i tokave fisnore në pronësi të përbashkët u abrogua, duke u zëvendësuar me troje individuale dhe pronësi toke individuale siç që norma në pjesën tjetër të vendit. Kjo politikë, me synim të mirë siç qe - me besimin se pronësia private e tokës do të ndihmonte të ngriheshin standardet e jetesës të amerindëve siç kish bërë ky proces me të bardhët - qe një dështim total. Një numër i madh amerindësh thjesht e shitën tokën e tyre po aq shpejt sa ju dha: nganjëherë me çmime jashtëzakonisht të ulëta, shpesh spekulatorëve të paskrupull të tokave. Rezultati i General Allotment Act qe që amerindët ia dolën me sukses vetëm në humbjen e tokës së tyre fisnore pa treguar ndonjë benefit në kthim.

Shtetësia e dhënë amerindëve

Një seri politikash kaotike dhe kontradiktore ndaj amerindëve u ndoqën më pas nga qeveritë e njëpasnjëshme amerikanë, me të gjitha që dështojnë në fund në qëllimin e tyre për t'i futur ata me forcë shoqërinë kryesore. Gjatë zhvillimit të këtyre politikave, amerindëve më së fundi iu dha shtetësia amerikane në vitin 1924, rreth 145 vjet pas krijimit të Shteteve të Bashkuara. Më së fundi, u pranua se politika e alokimit indian qe një katastrofë dhe Indian Reorganization Act i vitit 1934 pa braktisjen e kësaj politike, së bashku me politikën e integrimit të detyruar. Territoret fisnore amerinde të humbura gjatë epokës së alokimit qenë riblerë nga qeveria amerikane dhe fiset qenë inkurajuar që të ngrinin qeveritë e tyre në rajonet e rivendosura gjysëm të pavarura. U krijua një program kreditimi në terma shumë bujare, i mbështetur nga qeveria, për t'u huazuar para atyre që të ringrejnë shoqëritë e tyre. Kjo politikë vazhdoi deri pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur ndodhi një tjetër ndryshim në politikë: qenë ngritur argumenta kundër trajtimit preferencial në termat e vendeve të punës dhe kreditimit qeveritar federal, që thonin se amerindët duhet të trajtoheshin si çdo popullsi tjetër në Amerikë. Kështu, në vitin 1953, qeveria federale vendosi që t'i shkrijë trupat dhe institucionet e saj të kushtuara marrjes me ta si grup racial i veçantë. Pavarësisht kësaj, qeveria amerikane ka ruajtur deri në ditët e sotme një ushtri nëpunësish publikë - më shumë se 16000 individë - në Bureau of Indian Affairs (shumica indigjenë vendas që akoma punësohen mbi një bazë trajtimi preferencial). Nëpërmjet një procesi natyror rritjeje dhe absorbimi të një numri të konsiderueshëm të bardhësh, popullsia amerinde gradualisht është rritur në numër: nga fundi i shekullit të Njëzet, ajo ishte në mbi 2 milion, shifra më e lartë në të gjithë ekzistencën e grupit.1 Pavarësisht rritjes graduale të standardit të jetesës dhe të arsimit midis amerindëve, ata sërish mbesin mu në fund të shkallës shoqërore në Amerikën moderne. Kjo shkakton shpërthime të izoluara dhune, përfshi incidentin e famshëm në vendin e incidentit Wounded Knee. Megjithatë (për pjesën më të madhe) indigjenët vendas, të cilët dikur qenë kërcënimi më domethënës ndaj vendbanimeve të Amerikës Veriore nga të bardhët, janë të destinuar që të mos jenë kurrë më sërish një faktor domethënës në shoqërinë amerikane.

1 Megjithatë, disa autoritete e diskutojnë këtë dhe pretendojnë se dikur, në epokat parakolumbiane, mund të kenë qenë rreth 12 milionë indianë amerikanoveriorë.

Arthur Kemp është autori i lindur në Rodezi i March of the Titans: A History of the White Race. Ka punuar në selinë qendrore të Partisë Konservatore Jugafrikane në gazetën e përjavshme të tyre dhe shkroi literaturën kryesore partiake "Vote No" të përdorur në referendumin e viti 1992, që e bëri atë autorin e vetëm më të madh të shpërndarë në historinë politike jugafrikane.

Përgatiti

ARMIN TIRANA