Saturday, July 23, 2011

Nostalgji, në epkonë e Tinka Kurtit.

Thonë që mosha të rrudh, të plak të bën më të pafuqishëm

Thonë që mosha të rrudh, të plak të bën më të pafuqishëm. Padyshim nuk ka patur këtë ndikim tek “Zonja e rëndë e skenës”. Vitet që mban mbi supe vetëm sa i kanë shtuar hijeshinë dhe e kanë zbukuruar më shumë të madhen e skenës tonë. Të jesh e para nuk është gjithmonë e lehtë. Ajo ka qenë gjithmonë e para, e para aktore në të parin film shqiptar, e para aktore që ka dhënë puthje në historinë e filmografisë shqiptare, e para dhe mjeshtre e skenës do të mbetet gjithmonë në mendjen e shqiptarëve.

Nostalgji, në epkonë e Tinka Kurtit.

Tinka Kurti:

Si theva tabutë duke puthur Naim Frashërin

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. Tinka Kurti u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar. Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958. Të paharruar kanë mbetur Nene Pashako tek “Yjet e neteve te gjata” (1972), Halla tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nenes”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Rrëfimi i Tinkës për puthjen e parë…

Jeni artistja e parë që realizuat puthjen në film. Si e keni përjetuar?

Është e vërtetë dhe kjo më bën krenare. Nuk pata asnjë hezitim kur tek filmi "Tana", nën një pemë i dhashë puthjen partnerit tim, aktorit të madh Naim Frashëri. Është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar dhe kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë. Ishte koha e tillë, mentaliteti që të pengonte për të realizuar skena të tilla. Megjithatë, edhe pse isha shumë e re, pasioni e bën aktorin të interpretojë edhe skena të tilla që tashmë janë të zakonshme

Rajmonda Bulku

Është një nga gratë më të bukura të skenës shqiptare. Edhe pse kohët e fundit është shkëputur nga kinematografia dhe teatri, të gjithë i shohim më ëndje filmat e saj edhe sot. Aktualisht Rajmonda Bulku është deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqëso


Nga skena e teatrit në sallën e kuvendit

Rajmonda Bulku ka lindur në 16 Gusht 1958 në qytetin e Tiranës. Fillon jetën e saj artistike që në moshën 16-vjeçare. Ajo do të xhironte shtatë filma gjatë kohës së gjimnazit dhe kjo eksperiencë do ta shtynte atë të zgjidhte për të vazhduar studimet e larta Degën e Dramës në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).Gjatë kohës së studimeve në Institut ajo martohet dhe lind dy fëmijë. Kjo situatë familjare bërë që ajo ti bashkohej, pas diplomimit të saj në Institut në vitin 1981, Teatrit Popullor (sot Tetari Kombëtar) vetëm në vitin 1985. Në teatër Rajmonda Bujkun do të interpretojë rreth 20 role si në drama ashtu edhe në komedi. Këtu mund të përmendim rolet e saj në dramat : “Kush e solli Doruntinën” e Ismail Kadaresë (Nder i Kombit), “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Trojanët” e Euripidit apo në komeditë : “Kokoshi këngëtar” e Fadil Krajës, “Pallati 176” e Adelina Balashit, etj. Për interpretimin e saj në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris ajo do të vlerësohej me Çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Katërt Mbarëkombëtar të Teatrove Profesionistë të zhvilluar në qytetin e Dibrës në vitin 2005. Në kinematografi Rajmonda Bulku ka interpretuar në rreth 30 filma artistikë e televizivë. Roli i saj i parë do të jetë ai i Pranverës në filmin “Dimri i fundit” rol që do të vlerësohej me Medaljoni për “Aktoren Debutuese” në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977,por roli që do ta bëjë atë të njohur për publikun do të jetë ai i Melit në filmin “Një shoqe nga fshati”.Më tej do të vazhdonin rolet të tjera si p.sh.: roli i Shpresës në filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi”, roli i Zanës në filmin “Ballë për ballë”, roli i Jonës në filmin “Duaje emrin tënd” , rolin e Dianës tek filmi “Të paftuarit”,role këto dy të fundit që do ti japin asaj Medaljonin “Aktori më i mirë” dhe Kupën e Festivalit për “Interpretimin më të Mirë” në Festivalin e VI-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1 deri në datën 5 Tetor të vitit 1985, rolin e Lidës në filmin “Vrasje në gjueti”,rolin e Ketit në filmin “Binarët”, rolin e konteshës Beti në Filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, rolin e Magdës në filmin “Vitet e pritjes” për të cilin do të marri Kupën e Festivalit për “Interpretimin më të Mirë” Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1990, rolin e Martës në filmin “Tirana viti Zero”, rolin e Zanës në filmin “Etjet e Kosovës”. Por Rajmonda Bulku kujtohet gjithashtu edhe për impenjimin e saj social në Lëvizjen për Demokraci në fund vitin 1990 dhe fillimin e vitit 1991. Thirrja e saj për protestë paqësore drejtuar grave të Tiranës, në mitingun e improvizuar në Qytetin Studenti, në solidaritet me grevistët e urisë, të cilët kërkonin heqjen e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtimi zyrtar i Universitetit të Tiranës, i dha shtysë protestës masive që çoi në rrëzimin e shtatores së diktatorit në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt 1991.

Kinematografi

2007 -- Etjet e Kosovës-Zana

2005 -- Luleborë (Film me metrazh të shkurtër)

2005 -- Omiros (Pengu)-Nëna

2002 -- Tirana viti zero-Marta,nëna e Nikut

1994 – Nekrologji-Mbretëresha

1992 -- Vdekja e kalit-Meri

1990 -- Ngjyrat e moshës

1990 -- Një vajzë dhe një djalë-Koreografja

1990 -- Vetmi

1990 -- Vitet e pritjes-Magda

1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur-Kontesha Beti

1989 -- Muri i gjallë-Elina, bashkëshortja e vëllait të madh

1987 – Binarët-Keti

1987 -- Vrasje në gjueti-Lida

1986 -- Dhe vjen një ditë-Klara

1986 – Gabimi-Nëna

1985 -- Të paftuarit-Diana

1984 -- Duaje emrin tënd-Jona

1981 – Kërcënimi-Ema

1980 -- Një shoqe nga fshati-Meli

1979 -- Ballë për ballë-Zana

1978 -- Nusja dhe shtetrrethimi-Shpresa

1977 -- Guna mbi tela-Fatua,bashkëshortja e Hodos

1976 -- Zonja nga qyteti-Meli

1976 -- Emblema e dikurshme (Film TV)-Ana, Mësuesja

1976 -- Dimri i fundit-Pranvera

Teatër

“Babai”

“Kokoshi këngëtar” e Fadil Krajës

“Korbi i bardhe”

25/12/2008 -- “Trojanët” e Euripidit - Helena

01/03/2008 -- “Burri i gruas sime” e Miros Gavras

-- /-- /2005 -- “Macja në çatinë e nxehtë” e Tennessee Williamsit

-- /-- /2004 -- “Pjata prej druri” e Edmond Morris

-- /-- /1996 -- “Në katin e dytë është parajsa”

04/10/1995 -- “Tiranozauri” e Kasëm Trebeshinës

17/03/1994 -- “Magjia e Madhe” e Eduardo de Filipos

16/02/1994 -- “Kati i VI-të” e Ioneskos

01/11/1991 -- “Dasmë gjaku” e Federiko Garcia Lorkës

16/02/1989 -- “Kush e solli Doruntinën” e Ismail Kadaresë (Nder i Kombit)

12/11/1988 -- “Unë dhe Mefistofeli” e Bashkim Hoxhës

11/09/1986 -- “Hijet e Natës” e Vedat Kokonës

25/05/1986 -- “Vdekja e një komisioneri” e Artur Milerit

18/03/1986 -- “Pallati 176” e Adelina Balashit

11/06/1988 -- “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit

Çmime e Tituj

2005

Medaljoni i Festivalit

për interpretimin e rolit në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris

në Festivalin e Katërt Mbarëkombëtar të Teatrove Profesionistë të zhvilluar në qytetin e Dibrës në vitin 2005.

17 Nëntor 1991

Kupa e Festivalit

për interpretimin e rolit të Magdës në filmin “Vitet e pritjes”

në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1991.

5 Tetor 1985

Kupa e Festivalit

për interpretimin e rolit të Dianës tek filmi “Të paftuarit”

në Festivalin e VI-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1deri në datën 5 Tetor të vitit 1985.

5 Tetor 1985

Medaljoni i Festivalit

për interpretimin e rolit të Jonës në filmin “Duaje emrin tënd”

në Festivalin e VI-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1deri në datën 5 Tetor të vitit 1985.

23 Prill 1977

Medaljoni i Festivalit

si “Aktorja më e Mirë Debutuese”

për interpretimin e rolit të Pranverës në filmin “Dimri i fundit”

në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977.

Politika

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme ajo ka fituar mandatin e deputetes së “Partisë Demokratike” dhe është një nga të paktat artiste në sallën e Kuvendit (duke përjashtuar Luiza Xhuvanin). Deri më tani zëri i saj është dëgjuar dhe është një nga gratë që ka bërë më shumë në drejtim të femrave. Është e angazhuar plotësisht në strukturat e partisë ku dhe aderon dhe ka funksione të larta drejtuese...

Pushimet e veçanta të Leonard Bombaj pas konfliktit njëvjeçar me Stresin

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do të pushojnë këtë verë?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Në ndjekje të Saimirit të FIKS-it
  • Divorcet më të famshme shqiptare
Ku janë sot nuk do të jenë nesër, sepse u pëlqen të jenë të pakapshëm gjatë pushimeve të verës. E ndërkohë të gjithë do të ishin kureshtarë të dinin se si po shkon jeta e regjisorit Leonard Bombaj, emri i të cilit për javë të tëra është komentuar në media jo për projektet e tij artistike kësaj here, por për një konflikt të stërzgjatur me reperin Arkimed Lushaj (Stresi), emri i të cilit tashmë nuk është me në listën e të kërkuarve nga policia. Ndërkohë që çështja vazhdon, vetë regjisori nuk ka pranuar të japë asnjë koment në media në lidhje me konfliktin me e sipërpërmendur duke ia lënë çështjen Prokurorisë.

Por gjithsesi për Bombajn dhe familjen e tij, historia nisi një vit më parë, pikërisht më 22 korrikun e vitit 2010, kur u sulmua në banesën e tij në Tiranë, edhe pse konflikti me Arkimed Lushaj u mediatizua vetëm këto muajt e fundit. Që nga ajo kohë, regjisori pas zhurmës dhe rrëmujës së krijuar në lidhje me akuzën e përdhunimit të vajzës 15 vjeçare, e cila studionte dhe njëkohësisht ishte imazh i kompanisë së tij “Sirea film”, ka vendosur t’i largohet një buje të tillë për të vazhduar jetën normalisht me familjen, por jashtë Tiranës. Bashkë me tre pjesëtarët e tjerë të familjes, bashkëshorten Esmeralda, dhe dy fëmijët, djalin

Marbi, dhe vajzën nëntë muajshe Sirea, ai ka nisur një udhëtim të gjatë nëpër Shqipëri, dhe jashtë vendit. Kemi arritur të sigurojmë disa foto nga miqtë e tyre të përbashkët, ndërsa ata janë fotografuar me pushime këto ditë të nxehta korriku ndërkohë që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin. Ka qenë kjo një zgjedhje e tyre për t’i kaluar pushimet në këtë mënyrë, ndërsa sipas miqve të tyre të afërt kemi mësuar se këto nuk janë vetëm ditë pushimi për regjisorin. Ai rikthehet i vetëm në Tiranë për ndonjë ditë, pasi po punon për realizimin e një projekti të madh artistik, që do ta prezantojë në vjeshtë. Bëhet fjalë për një serial musical surprizë, në të cilin interpretojnë një grup i madh artistësh të njohur. Do të jetë ky një projekt i veçantë që do ta rishfaqë regjisorin në publik këtë shtator, dhe që do të jetë kjo mënyra e rikthimit të tij në jetën artistike pas disa muajve shkëputjeje. Ndërkohë siç duket nga fotot këto ditë, ai po i shfrytëzon mjaft mirë, së pari për t’u argëtuar me familjen. Shumë menduan se ndoshta konflikti me reperin, shkak për të cilin u bë vajza 15 vjeçare (emri i së cilës nuk është bërë asnjëherë publik si minorene), do të trondiste marrëdhënien e tij me bashkëshorten Esmeralda me të cilën u dashurua në
vitin 1996. Esmeralda Blaceri me profesion ekonomiste është dhe bashkëpunëtorja në stafin e “Sirea Film” dhe e njihte personalisht vajzën, e e cila futi në konflikt Stresin dhe shokë të tij, vetëm pasi ishte përjashtua nga shkolla e Bombajt, për thyerje të rregullores.

JETA E LEONARDIT PAS 1 VITI TELASHE

Ata që e njohin nga afër Leonardin e dinë mirë se ai gjithmonë eksperimenton me pushimet. I pëlqen të udhëtojë, dhe për të kaluar ditët e nxehta në relax, nuk preferon kurrë të qëndrojë në një vend. Ndaj pushimet ka preferuar që edhe këtë vit t’i kalojë nga një qytet në tjetrin. Telashet e një jete të zhurmshme dhe një konflikti të super diskutuar në media, duket se nuk e kanë cënuar harmoninë familjare të Bombajt, i cili siç e ka zakon, çdo vit ka vendosur që bashkë me bashkëshorten Esmeraldën, dhe dy fëmijët e tyre të kalojnë pushime të gjata duke e nisur nga Pogradeci, Korça, Vlora, Ohri, dhe më tej në Kroaci apo Itali. Kemi arritur të sigurojmë këto foto, nëpërmjet miqve të tyre, të realizuara këto ditë të nxehta ndërsa janë bashkuar me çiftin ndonjë fundjavë. Ata vazhdojnë të bëjnë jetën që kanë bërë këto 15 vite me shumë udhëtime, që është një nga hobet e Leonardit.Si çift i dashuruar në vitin 1996, një histori që lindi gjatë xhirimeve të filmit “Tingujt e harresës”, vendosën të largohen për gjashtë vite në Kanada dhe për t’u rikthyer në Tiranë me një projekt të ri që ishte pikërisht “Sirea film”, një shkollë e mirëfilltë arti për fëmijët, pjesë e së cilët ishte dhe vajza tashmë 15-vjeçare. Pas disa vite shkollë ajo krijoi trekëndëshin e konfliktit, pjesë e të cilit u bënë tre artistë, edhe pse të moshave dhe profileve të ndryshme.

Ndërkohë që ndaj Arkimed Lushës është lënë në fuqi masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, “detyrim për paraqitje”, gjithçka mes palëve pritet të shqyrtohet tashmë nga Prokuroria. Dhe historia ka nisur një vit më parë pak ditë pasi regjisori Bombaj kishte përjashtuar nga instituti i tij artistik vajzën në fjalë, e cila studionte aktrim. Ndërkohë që regjisori Leonard Bombaj kishte mohuar akuzat e bëra ndaj tij dhe kishte shpjeguar se, më datë 22.07.2010, vajza e shoqëruar nga disa të njohur të saj ka shkuar në banesën e tij, ku këta persona i kanë kërkuar shtetasit Leonard që të paguante një shumë prej 20 mijë eurosh në formë dëmshpërblimi. Sulmi nuk kishte përfunduar me kaq. Me pas ata e kanë lënë regjisorin aty dhe janë larguar duke i rrëmbyer dhe automjetin e tij. Tashmë regjisorit i është rikthyer automjeti, me të cilën po bën turin e pushimeve nëpër Shqipëri.

PD, 25 emrat e kryesisë. Basha, më i votuari

TIRANË- Pas një votimi të gjatë dhe mbylljes së procesit të numërimit, Këshilli Kombëtar i PD-së ka publikuar emrat e 25 anëtarëve të kryesisë. Sipas komisionit të përzgjedhur për këtë procedurë, në mbledhje morën pjesë 144 anëtarë të këshillit, ndërkohë që në kutitë e votimit u gjendën 134 fletë votimi. Prej tyre, 131 fletë rezultuan të vlefshme dhe 3 fletë të pavlefshme. Në përfundim të procesit të numërimit, më i votuari ka rezultuar Lulzim Basha, kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, me 116 vota.

Ndërkohë që emrat e kryesisë janë si më poshtë:

Sali Berisha

Adriana Gjoni

Aldo Bumci

Arben Qirjako

Arta Sakja

Astrit Patozi

Bujar Nishani

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eduard Halimi

Fatos Beja

Ilir Rusmajli

Flamur Noka

Genc Ruli

Jemin Gjana

Jozefina Topalli

Keltis Kruja

Lajla Pernaska

Lulzim Basha

Majlinda Bregu

Mesila Doda

Myqerem Tafaj

Rajmonda Bulku

Ritvan Bode

Sokol Olldashi

Janë anëtarë të kryesisë

Albana Vokshi dhe Gerti Bogdani, si kryetare te organzatave partnere, përkatësisht Lidhja e Gruas dhe Forumi Rinor i PD-së

Rezultati i votimit për kryesinë e PD-së

1 LULZIM BASHA 116
2 SOKOL OLLDASHI 104
3 EDMOND SPAHO 103
4 ALDO BUMÇI 98
5 JOZEFINA TOPALLI 94
6 BUJAR NISHANI 94
7 ASTRIT PATOZI 93
8 FLAMUR NOKA 93
9 RIDVAN BODE 92
10 JEMIN GJANA 84
11 EDI PALOKA 79
12 FATOS BEJA 79
13 MESILA DODA 78
14 GENC RULI 76
15 KELTIS KRUJA 75
16 MAJLINDA BREGU 75
17 ADRIANA GJONI 72
18 ILIR RUSMAJLI 71
19 ARBEN QIRJAKO 69
20 EDUART HALIMI 68
21 MYQEREM TAFAJ 65
22 RAJMONDA BULKU 65
23 ARTA SAKJA 64
24 GENT STRAZIMIRI 64
25 ARBEN IMAMI 62
26 DHORI KULE 60
27 TRITAN SHEHU 60
28 ENKELEJD ALIBEAJ 58
29 ILIR PANO 58
30 LAJLA PERNASKA 58
31 JORIDA TABAKU 57
32 PAULINA HOTI 57
33 EDIT HARXHI 56
34 LEDINA ALIOLLI 53
35 MARK MARKU 51
36 ARENCA TRASHANI 50
37 GENC POLLO 49
38 ARDIAN TURKU 47
39 GAZMEND OKETA 45
40 SPIRO KSERA 43
41 ZANA TURKU 43
42 LEONARD DEMI 39

Diplomacia dhe Ministri ynë i Jashtëm


Nga Afrim Karoshi

Në shtypin shqiptar por edhe në atë europian (shikoni videon bashkangjitur) po qarkullon një video që pasqyron detajet e fillim takimit të përfaqësuesve të Bashkimit Europian ku Shqipëria do të bashkohet dhe zyrtarëve të qeverisë Shqiptare. Nga pala shqiptare në takim është Ministrja Bregu dhe Ministri i Jashtëm Haxhinasto.

Videoja paraqet një kontrast të dukshëm mes gjuhës jo zyrtare të përdorur përpara së palët të takohen – në këtë rast nga Ministry ynë i jashtëm dhe paraqitja protokollare e palëve.

Në video dallohet qartë Z. Haxhinasto që i thotë koleges Bregu “Hajde dëgjo p… e këtyre tani”. Nga konteksti fraza i adresohet zyrtarëve të Komisionit Europian.

Kush është problemi?

E para dhe më seriozja sipas mendimit tim, është përqasja banale që ka Ministri ynë i jashtëm në raport me zyrtarët europianë dhe komunitetin shqiptar. Në parim, Shqiptarët e kanë zgjedhur ministrin e jashtëm që të na përfaqësojë denjësisht përpara zyrtarëve europianë dhe jo të lodhet duke i dëgjuar ata – madje të lodhet përpara se të fillojë takimi. Me sa e kuptoj unë, opinioni publik shqiptar është tërësisht pro anëtarësimit në Bashkimin Europian. Unë për vete kam rezerva por shqiptarët nuk kanë. Kështu që Haxhinasto është i ngarkuari ynë që të merret me … zyrtarët europianë. Madje, edhe nëse realiteti është ashtu siç e shpreh ministri ynë.

E dyta, ka një kontrast të fortë mes asaj që thotë ministri ndër dhëmbë dhe premtimeve buzagaz-çe që ai ju jep në tavolinë. Dmth a i bie që integrimi europian është një rrugë e ndërmjetme mes asaj që “ndjejmë” për BE-në dhe asaj që realisht mendojmë për të? Shqiptarët duan që të anëtarësohemi në BE. Dhe nëse këtë punë e ka marrë në dorë një ministër që nuk është në gjendje as të durojë zyrtarët e BE-së atëherë i bie që jemi të përfaqësuar nga njerëzit e gabuar…

E treta, i sygjerojmë ministrit që të marrë pushim përpara mbledhjeve të rëndësishme. Ndoshta ka qënë i lodhur përpara takimit. Ndoshta është marrë shumë me situatën politike në Shqipëri dhe nuk ka nerva të na përfaqësojë. Ose të çlodhet, ose të hapë rrugë se me siguri ka ca shqiptarë që mund të na përfaqësojnë më me dinjitet në zyrat e BE-së.

E fundit, shpresoj që gjuha e ministrit të mos tregojë me të vërtetë nivelin e diplomacisë shqiptare.

Berisha lë jashtë kryesisë së PD-së Besnik Mustafajn

Besnik Mustafaj, një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike që prej themelimit të saj, është lënë jashtë listës së kandidatëve për kryesinë.

Kreu i PD-së dhe njëkohësisht kryeministër, Sali Berisha, nuk e ka pranuar propozimin që Mustafaj të jetë pjesë e kandidatëve për kryesinë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Propozimi që Mustafaj të jetë në kryesinë e PD-së është bërë nga ana e deputetit Gazmend Oketa, i vetmi zë kritik në Partinë Demokratike.

Mustafaj është lënë jashtë kryesisë për shkak të disa kritikave ndaj qeverisë dhe kryeministrit Berisha, çka ka bërë që ai të lihet mënjanë.

Kadri Hazbiu: Në varret e komplotistëve të 1975 hodhëm klor e acid

Si ruheshin varret e të ekzekutuarve si armiq nga Sigurimi i Shtetit dhe porositë e Kadri Hazbiut për trupat e komplotistëve të vitit 1975. “Feçor Shehu hodhi klor e acid për të shpejtuar dekompozimin e trupave, me qëllim varrosjen e eshtrave në një vend ku ishte e pamundur gjetja e tyre”

Hazbiu: Vetëvrasja e Mehmet Shehut,

ja si e mora letrën e tij për Enverin

Dëshmia e Kadri Hazbiut për fejesën e djalit të Mehmet Shehut, shthurjen e tij në plazh, survejuar nga agjentët e Sigurimit dhe natën e vetëvrasjes së ish-kryeministrit. “Vetëvrasjen e Mehmet Shehut e mësova me telefon nga Ramiz Alia, i cili më tha të shkonim tek udhëheqësi i partisë. Enveri kërkoi që të shkoja atje e të merrja letrën që kishte lënë Mehmet Shehu”

Akuzave të Fiqret Shehut se kishte qenë me të shoqin, pak para vetëvrasjes në mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981, Kadri Hazbiu i është përgjigjur me fjalën: Shpifje. Në një seancë të gjatë hetuesie, ish-ministri më jetëgjatë i komunizmit ka shpjeguar me detaje si e kishte mësuar fejesën e djalit të Mehmet Shehut me vajzën e Qazim Turdiut, planin e tij për t’i raportuar Enverit këtë fakt dhe alibinë e tij për natën e vetëvrasjes së ish-kryeministrit. Duke hedhur poshtë akuzat në hetuesi të Fiqret Shehut, Kadri Hazbiu ka rrëfyer se vetëvrasjen e Mehmet Shehut e kishte mësuar nga një telefonatë e Ramiz Alisë e më pas ishte nisur drejt shtëpisë së tij me misionin që i kishte ngarkuar udhëheqësi i partisë: të merrte letrën e Mehmetit. “Kur hyra në shtëpi, ishin Fiqreti, Vladimiri dhe gruaja e tij. Pasi u fola familjarëve se akti që kishte kryer Mehmet Shehu ishte i dëmshëm, u kam thënë të mbanin veten dhe u kërkova letrën. Në fillim hezituan të ma jepnin letrën, duke pretenduar se donin t’ia dorëzonin udhëheqësit, pastaj letrën e solli Vladimiri i prishur keq në fytyrë”- rrëfente në vitin 1983 Kadri Hazbiu. “Mapo” zbardh sot procesverbalet e hetuesisë së Kadri Hazbiut, ku ai jep shpjegime për të gjitha episodet e vetëvrasjes më të bujshme të regjimit komunist, si kundërpërgjigje e akuzave që Fiqret Shehu kishte ngritur për të.

Pyetje: A jeni interesuar, pas ekzekutimit të komplotistëve e sabotatorëve, për varret e tyre?

Përgjigje: Jam interesuar, me sa kujtoj, pasi kam shkuar si ministër i Mbrojtjes para vetëvrasjes së tradhtarit Mehmet Shehu, kam biseduar me tradhtarin Feçor Shehu në telefon dhe e kam porositur që të shikonte, nëse ishin dekompozuar kufomat e tradhtarëve që ishin ekzekutuar në vitin 1975. Mbas disa kohësh, tradhtari Feçor Shehu më njoftoi se kishin shkuar dhe kishin hapur varret e dy sabotatorëve që ishin ekzekutuar e ishin varrosur në rajonin e Tiranës, të cilët sipas Feçorit nuk ishin dekompozuar. Ai më tha se kishin hedhur në varr klor apo acid, nuk e kujtoj mirë, për të shpejtuar shpërbërjen e kufomave. Me të e lamë që hapja e varreve të puçistëve të bëhej mbas një kohe. Këtë interesim unë e kam treguar, sepse doja që pasi të dekompozoheshin kufomat e tyre, eshtrat t’i zhvarrosnim nga vendi i parë dhe t’i varrosnim në një vend tjetër për të bërë të pamundur gjetjen e tyre, sepse kështu e kishim porosinë. Jam interesuar në atë kohë, sepse ka ardhur tek unë personi që i kishim besuar ruajtjen e varreve dhe më ka thënë se ç’do bëhet me ta; mbasi ne i kishim thënë atij idenë e varrosjes së eshtrave pas dekompozimit të kufomave. Këtë çështje unë ia kam ngritur ministrit të Punëve të Brendshme pas arrestimit të tradhtarit Feçor Shehu, me qëllim që të merreshin masat e nevojshme sipas porosisë që ishte dhënë për varrosjen e eshtrave të puçistëve.

Hetuesia për deklarimet e Fiqret Shehut

I pandehuri u njoh me atribuimet që i ka bërë e pandehura Fiqret Shehu për aktivitetin e përbashkët armiqësor që ka zhvilluar kundër partisë së Punëve të Shqipërisë për përmbysjen e pushtetit popullor dhe për kryerjen e gjithë akteve të tjerë armiqësor nën drejtimin e tradhtarit Mehmet Shehu.

Pyetje: I lexove, i kuptove dhe ç’ke për të thënë në lidhje me atribuimet që të bën në hetuesi Fiqret Shehu?

Përgjigje: U njoha me proceset hetimore, ku armikja dhe agjentja e huaj Fiqret Shehu më atribuon mua në formë dhe shkallë të ndryshme pjesëmarrjen time në veprimtarinë armiqësore tradhtare e agjenturore kundër Partisë së Punëve të Shqipërisë. Ato janë fund e krye shpifje e sajime të bëra me qëllim armiqësor kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe meje, si një viktimë e kësaj veprimtarie. Armikja Fiqret Shehu jep shpjegimet pse i ka ndërruar deponimet e saj të para në tërësi e që lidhen me mua. E mbyll këtë me autokritikë. Kjo është një djallëzi e plotë, sepse në fakt kështu kjo armike e agjente e regjur zbaton planin e një intrige të ndërtuar nga tradhtari e spiuni Mehmet Shehu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, nën drejtimin e padronëve të jashtëm. Ajo më atribuon se unë kam qenë në shtëpinë e tyre natën e 17 dhjetorit të vitit 1981(nata e vetëvrasjes së Mehmet Shehut). Kjo është shpifje, e cila mund të vërtetohet me saktësi se ku kam qenë unë këtë natë. Unë kam qenë i ftuar te Ismet Isufi, ku kam shkuar prej orës 20.30 ose 21.00, fill pasi kam dalë nga mbledhja e Byrosë Politike e kam qëndruar deri në orën 1.00 pas mesnate. Mundësitë për verifikimin e kësaj janë të shumta si shoferi shoqërues dhe shërbimi i Drejtorisë të Dytë të Sigurimit, e cila nuk lejonte që unë të lëvizja pa u shoqëruar, si dhe nga pjesëmarrësit në darkë. Për sa i përket takimeve të shpeshta të shoqërisë që kam pasur me Dushan Mugoshën dhe Liri Gegën, unë kam dhënë shpjegime në proceset e mia. Tërë sa thotë Fiqretja janë shpifje, por megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë, mund të vërtetohen disa gjëra, si, nëse paskam pasur takime kaq të shpeshta me Dushan Mugoshën, apo nëse kam qenë njeri i preferuar për Liri Gegën, që dihen nga shokë të vjetër në Vlorë, si Manush Myftiu, Delo Balili etj. Janë të njohur njerëzit e preferuar të Liri Gegës në Vlorë në atë kohë. Ata kanë qenë Hito Çako, Rrahman Parllaku, Teki Alushi, Mehmet Jaho etj, për të cilët dinë edhe të tjerë persona.

E pandehura Fiqret Shehu thotë se deri në Sllatinë të Dibrës, ku ka mësuar nga Liri Gega ato që thotë për mua, nuk më njihte dhe as kishte dëgjuar gjë për mua. Kjo jo vetëm shpif, por është edhe kontradiktore me sa deponon edhe në proceset e saj. Unë kam dhënë shpjegime se me Fiqreten jam njohur në aktivin e partisë të Divizionit I në Kulmak, disa muaj përpara se të shkonim në Dibër. Kjo armike e betuar thotë se unë paskam vepruar kundër vijës së partisë, kur isha me brigadën në Kosovë, si duke propaganduar të kundërtën e kësaj vije, ashtu edhe duke marrë pjesë e kryer masakra me brigadë së bashku me tradhtarin Hito Çako. Masakra në Kosovë, as Brigada 5-të dhe asnjë nga brigadat shqiptare nuk kanë bërë, përkundrazi, kanë mbrojtur popullin kosovar për çka mund të pyeten ish-kuadrot e kësaj Brigade... Mund të verifikohet gjithashtu se kur kam shkuar në Kosovë, në vitin 1945, për krijimin e Sigurimit të divizionet 5 dhe 6, qëndrova vetëm disa ditë dhe s’kam folur në masë apo në grupe kosovarësh pro Serbisë e Jugosllavisë, si deklaron kjo armike. Mund të vërtetohet se unë u mora me punët e Sigurimit si kam shpjeguar më parë dhe u ktheva në Shqipëri. Mund të vërtetohet se në atë kohë, në pranverën e vitit 1945, tradhtari Hito Çako ishte larguar prej kohësh nga divizionet tona që vepronin në Kosovë, siç kam dhënë shpjegime në proceset e mëpasshme, kam bërë raport me shkrim për Komitetin Qendror të Partisë dhe për Nesti Kerenxhin, ku i dënoja masakrat që kishin bërë e bënin jugosllavët në Kosovë. Të fala e porosi nga Dushan Mugosha për tradhtarin Mehmet Shehu e Mihallaq Ziçishti apo për ndonjë person tjetër me emër, nuk kam pasur. Mundet të kem pasur ndonjë porosi të përgjithshme për t’u bërë të fala shokëve nga Dushani. Nuk di se ç’thotë Mihallaq Ziçishti për sa shpjegon Fiqretja, se gjoja i paskam thënë atij për agjitacionin e propagandën e bërë nga unë në Kosovë pro Jugosllavisë e në kundërshtim me vijën e partisë sonë, por kjo është një shpifje, sepse unë qëndrova atje disa ditë, kurse punën e propagandën sipas vijës së partisë e bënin divizionet 5 dhe 6. Shpifje është, gjithashtu, ajo që thotë Fiqret Shehu, se unë jam marrë në sigurim me rekomandim të Velimir Stojniçit e Niaz Dizdareviçit me porosi të Dushan Mugoshës. Kjo thotë se i mësoi këto nga Nako Spiru. Ky është një implikim pa krye e mundësi verifikimi. Për programin socialdemokrat që paska pasur tradhtari Mehmet Shehu që gjatë luftës, të cilin e kam parë edhe unë sipas thënieve të Fiqretes, ajo shpif. Unë kam dhënë shpjegime në proceset e mia se e kam marrë vesh ekzistencën e një programi të tillë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, kur e tha Llambi Gegprifti në prezencë edhe të udhëheqësve të tjerë.

Është shpifje edhe ajo që thotë Fiqretja se qenkam ngarkuar nga Savo Bozhidaroviçi e Koçi Xoxe për të mbledhur e trilluar materiale për udhëheqësin e partisë. Unë Savo Bozhidaroviçin nuk e kam njohur dhe nga Koçi Xoxja s’më është ngarkuar kurrë një detyrë e tillë. Në deponimet e saj Fiqretja e lidh këtë me aktivizimin tim në Sigurim në drejtim të hekurudhës. Mund të vërtetohet plotësisht se unë s’kam qenë marrë kurrë me hekurudhën, por me sigurimin në ushtri që s’kishte asnjë lidhje me hekurudhën. Ajo shpif kur thotë se pas Plenumit 11-të dhe gjatë zhvillimit të punimeve të tij unë dhe Mihallaq Ziçishti paskemi propaganduar pro Koçi Xoxes e vijës së ndjekur nga ai. Ky është një absurditet. Unë kam dhënë shpjegime për sa kam folur në aktivin e shkollës së Dakos pas Plenumit të 8-të, por po ashtu kam shpjeguar se ç’qëndrim kam mbajtur ndaj materialeve të përgatitura e të servirura nga këshilltarët jugosllavë. Këtë qëndrim unë e kam mbajtur pa ditur se ç’ndodhte nën plenumet e 9-të dhe 10-të të Komitetit Qendror, kurse pas Plenumit 11-të kam mbajtur atë qëndrim për të cilin kam dhënë shpjegime të hollësishme. Fiqret Shehu shpif kur thotë se pas Plenumit të 11-të qenkam thirrur nga tradhtari Mehmet Shehu dhe së bashku paskemi përgatitur një plan, duke mbështetur njëri – tjetrin dhe si të zhdukeshin materialet që ekzistonin për udhëheqësin e partisë. Tradhtari Mehmet Shehu më ka thirrur në shtëpi dhe jo në zyrë, në prani të Gogo Nushit për të më dhënë përgjigje për letrën autokritikë që i kisha bërë udhëheqësit të partisë, pas gabimit që bëra në aktivin e ushtrisë MMP-së, ku ishte i deleguar nga Komiteti Qendror, Gjin Marku. Kjo ka ndodhur para vajtjes sime në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe emërimit të Mehmet Shehut si ministër, ndërsa unë kam shkuar në Byronë Politike, materialet e tilla ishin mbledhur dhe mblidheshin dhe ishin dorëzuar në Komitetin Qendror të Partisë... Për faljen e të burgosurve që është bërë pas Plenumit të 11-të unë kam dhënë shpjegimet e mia në proceset e mëparshme hetimore. Ato janë bërë me komision të caktuar nga qeveria dhe jo si thotë Fiqretja nga unë, Mihallaq Ziçishti e Mehmet Shehu. Unë kam qenë anëtar i komisionit, ndërsa Mihallaqi nuk ka qenë në komision. Mua nuk më kujtohet nëse më ka dhënë ndonjë porosi ose jo Mehmet Shehu për të liruar ndonjë person të liruar nga ata që përmend Fiqreti. Për sa i përket problemit të analizës së bërë në Byronë Politike të Komitetit Qendror në vitin 1953, pas vrasjes së Berias, që shpjegon Fiqret Shehu, e vërteta është kështu: që unë nuk di që Mehmet Shehu ishte i tronditur dhe para se të shkonte te ambasadori sovjetik Leviçkini ai paska biseduar me mua dhe unë i paskam aprovuar që të shkojë te Leviçkini. Unë vajtjen e Mehmet Shehu te ambasadori sovjetik e kam mësuar nga “autokritika” që bëri Mehmet Shehu në Plenumin e Komitetit Qendror të Partisë në atë kohë, ku u shpreh se kishte humbur besimin në udhëheqjen e partisë dhe kishte shkuar te Leviçkini, se kjo është gabim dhe kërkonte falje, bile edhe qau në mbledhjen e Plenumit. Për punën time me këshilltarët sovjetikë dhe punën e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme kam folur gjerësisht në proceset e mia, ato kanë qenë marrëdhëniet pune. Këshilltarët nuk i mbaja unë në lidhje me përjashtim të kryekëshilltarit, por çdo kuadër që kishte në sektor. Lidhje të veçanta me ambasadorin sovjetik Leviçkinin unë s’kam pasur. Për gjah vetëm me të unë s’kam shkuar, por së bashku me të tjerë, ndër të cilët edhe Mehmet Shehu. Unë s’kam pasur të drejtë të thërrisja në rezervatet e gjuetisë Leviçkinin apo këdo tjetër. Kuadrot e vjetra që kanë qenë në Ministrinë e Punëve të Brendshme unë i kam trajtuar sipas porosive të Partisë me sa kam mundur drejt, por jo me qëllime armiqësore, siç thotë Fiqret Shehu....

Nuk është e vërtetë ajo që thotë Fiqreti se unë paskam pasur iluzione për përmirësimin e marrëdhënieve me BS pas largimit të Hrushovit nga skena politike. Nuk është e vërtetë, që, siç thotë ajo, Mehmet Shehu më paska treguar bisedën me Nesti Nasen për këto çështje. Po kështu theksoj se Mehmet Shehu nuk më ka biseduar dhe as ka bërë ndonjëherë aluzion kundër vijës së partisë dhe udhëheqësit të saj. E vërteta është se ai është ruajtur nga unë në gjithë veprimtarinë e tij. Unë nuk kam menduar kurrë të ngre polemika me revizionistët sovjetikë, sa thotë Fiqret Shehu janë trillime. Pra, asnjë bazë verifikimi të mundshëm. Kriteri për të gjykuar për këtë është qëndrimi im i hapur dhe i ashpër në këtë polemikë, kudo që më është dhënë rasti.

Fiqret Shehu nuk thotë të vërtetën edhe kur flet për qëndrimin tim, kur u prishën marrëdhëniet me Kinën. Unë kam qenë plotësisht me vijën e partisë dhe me këtë çështje. Nuk kam patur mendime kundër vijës së partisë e orientimit të udhëheqësit të saj, si dhe orientimit të çdo marrëdhënieje me fqinjët. Unë kam kundërshtuar mendimin e Çu En Lait që ma ka thënë në vitin 1970 – 1971, kur kam qenë në Kinë, se disa furnizime ushtarake mund t’i merrnin nga Rumania. Kjo dokumentohet si me informacionin që duhet të jetë në Komitetit Qendror të Partisë, ashtu edhe me ish-ambasadorin shqiptar në Kinë në atë kohë, Xhoxhi Robon. Për lidhjet e mia agjenturore e armiqësore që unë gjoja paskam pasur me Panajot Plakun, Mihallaq Ziçishtin e jugosllavët, Fiqret Shehu shpif. Këtë e argumentoj me faktin se në vitin 1956 organet e Sigurimit të Shtetit nuk kishin asnjë të dhënë dhe dyshim për Teme Sejkon. Për këtë le të shihet dosja e tij dhe të pyeten kuadrot që janë marrë me këtë përpunim. Me sa më kujtohet mua, të dhënat e para për Teme Sejkon janë në vitin 1959 ose në fillim të vitit 1960. Ky fakt e rrëzon gjithë këtë legjendë....

Nuk është e vërtetë si thotë Fiqret Shehu, se në vitin 1973 unë kam qenë në shtëpinë e Mehmet Shehut së bashku me Hito Çakon e Petrit Dumen, ku qenka zhvilluar një bisedë mbi luftën apozicionale aktive për mbrojtjen e patundur, ku unë, sipas Fiqretes, paskam shprehur mendimin se është e pamundur në kushtet e vendit tonë. Unë as nuk kam qenë kurrë ndonjëherë në tunelet e Mushqetasë, as vetëm, as me persona që thotë Fiqretja.

Përse i përket mbledhjes me kuadrot e sektorit ushtarak të Komitetit Qendror të Partisë, që thotë Fiqret Shehu, me sa më kujtohet, unë kam qenë në një mbledhje të tillë, por këtu nuk është bërë fjalë për rolin udhëheqës të partisë, por për njohjen më mirë të gjendjes në njësi e reparte dhe për likuidimin e të metave nëpërmjet një edukimi intensiv të njerëzve. Kjo mund të verifikohet me dokumentet që ekzistojnë....

Nuk është e vërtetë sa thotë Fiqret Shehu, që unë të kem manipuluar proceset hetimore të puçistëve në ushtri dhe të sabotatorëve. Metoda e ndjekur në hetimin e këtyre proceseve e miratuar nga udhëheqësi i partisë ka qenë ajo e dëgjimit të të pandehurve, por si kufi për ta hedhur deponimin në procesverbal ishte kur i pandehuri do të thoshte nëse çështja e trajtuar me personin e dhënë kishte karakter armiqësor. Nuk është e vërtetë të jetë biseduar në prani të Fiqretes, si thotë ajo, për përmbajtjen e procesit të puçistëve apo të sabotatorëve. Mundet me Feçor Shehun të kemi qenë në plazh te Mehmet Shehu për procesin si për të raportuar, ashtu edhe për t’i kërkuar dokumente nga Ministria e Mbrojtjes Popullore për t’i përdorur në hetuesi, por kurrë nuk është biseduar nga këndi që e paraqet Fiqret Shehu...

Thëniet e Fiqret Shehut për planin për mënjanimin dhe likuidimin fizik të udhëheqësit të partisë nuk janë të vërteta, ato janë të kurdisura me qëllim prej saj. Me sa di unë nga partia, Fiqret Shehu e ka shpjeguar ndryshe këtë çështje dhe tani e bën këtë ndryshim sipas planit armiqësor që kanë.

Gjithë sa thotë Fiqreti për rolin tim në fejesën e djalit të tyre, Skënderit me vajzën e Qazim Turdiut nuk janë të vërteta, por duke parë që ajo jep disa hollësi, evidentoj në proces si momente që mund të verifikohen disa çështje. Unë nuk jam i pari që njoftova udhëheqësin e partisë për këtë fejesë. Ai e dinte këtë fakt dhe më thirri vetë, porsa u ktheva nga shërbimi. Unë e kisha marrë vesh fejesën në mbrëmjen e një dite më parë se të më thërriste udhëheqësi dhe vetë do të shkoja ta njoftoja për këtë dhe për disa shthurje, që kisha konstatuar gjatë disa ditëve në plazh të familjes së tradhtarit Mehmet Shehu, të cilat i kisha biseduar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe kishim mbetur dakord që t’ia thoshim Mehmet Shehut pas pushimeve, meqenëse ai merrej me raportin e Kongresin 8 të partisë së Punës të Shqipërisë. Për fejesën unë kam mësuar vetëm nga familja ime, të cilëve u kishte thënë Gani Kodra si një çështje e përfunduar dhe jo nga Sulejman Bushati. Të shihet nëse kam qenë ose jo ato ditë në Shkodër. Mua më kujtohet se ato ditë unë kam qenë në Fier.

Për takimin që thotë Fiqret Shehu se kam bërë me Mehmet Shehun në shtëpinë e tij natën e 17 dhjetorit 1981, kur ai vrau veten, shpjegimet e saj nuk janë të vërteta. Për herë të parë kam shkuar në këtë shtëpi, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, me porosi të udhëheqësit të partisë për të marrë letrën që kishte lënë. Vetëvrasjen e Mehmet Shehut e mësova me telefon nga sekretari i Komitetit Qendror për problemet ideologjike (Ramiz Alia) i cili më tha të shkonim te udhëheqësi i partisë. Atë e kishte njoftuar gojarisht Ali Çenoja, i cili i kishte thënë se letrën që kishte lënë Mehmet Shehu familja e tij donte t’ia dorëzonte udhëheqësit të partisë.

Kur hyra në shtëpi dhe në dhomë kam qenë i shoqëruar nga Ali Çeno, doktor Miltua dhe nga Jonuz Lutua, që e kishin si mazhordom. Pasi u fola familjarëve se akti që kishte kryer Mehmet Shehu ishte i dëmshëm, u kam thënë të mbanin veten dhe u kërkova letrën (ishin Fiqreti, Vladimiri dhe gruaja e tij). Në fillim hezituan të ma jepnin letrën duke pretenduar se donin t’ia dorëzonin udhëheqësit, pastaj letrën e solli Vladimiri i prishur keq në fytyrë.

Duro Shehu ka ardhur te unë vetë, dënoi aktet e vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe tha se unë nuk do t’i shkoj në shtëpi. Unë i thashë të gjykonte vetë dhe të shihte si do të veprohej për këtë problem. Theksoj se unë nuk kam shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut natën e 17 dhjetorit 1981. Kjo vërehet me saktësi jo vetëm për orën 22.30, por për gjithë natën duke pyetur Shkëlqim Lazen, Ymerin, Belulin (shoferin), por edhe të tjerë që kanë qenë në darkën e ditëlindjes së Ismet Isufit, ku isha edhe unë. Unë atje kam shkuar fill mbas mbledhjes së Byrosë në orën 20.30 – 21.00 pa u kthyer gjëkundi, mund të kem shkuar në shtëpi për të marrë duhan dhe në zyrë për të lënë çantën, si dhe për të marrë ndonjërin që më priste atje. Që andej kam shkuar direkt në shtëpinë e Ismetit në Laprakë, ku kam qëndruar deri në orën 00.30 ose 1.00 pas mesnate pa u larguar asnjë moment. Në darkë mbaj mend se kemi qenë Diftir Hysi, Çerçiz Xhelo, Eli Kokushta etj., gjithsej 15 ose më tepër njerëz. Implikimi që më bën Fiqret Shehu se kam marrë pjesë në organizatën e tyre kundërrevolucionare nuk është e vërtetë. Nëse kanë qenë të tjerët ose jo, unë nuk e di. Unë këto kisha për të thënë lidhur me atribuimet e të pandehurës Fiqret Shehu.

Friday, July 22, 2011

Kadri Hazbiu: Mehmeti refuzoi sulmin ndaj forcave të Abaz Kupit

Pamje nga gjyqi i Kadri Hazbiut

I rikthyer te një histori e hershme e përfolur për shumë vite, Kadri Hazbiu zbardh për herë të parë në Hetuesi versionin e saj të plotë, duke iu referuar bisedës që ka pasur në qeli me Mestan Ujanikun para pushkatimit.

Mënyra se si e shtjellon këtë herë atentatin ndaj klerikëve bektashianë, i kundërvihet pohimeve të një deklarate të hershme të tij, sipas së cilës në tragjedinë e Kryegjyshatës mund të ketë gisht ndonjë anëtar i Byrosë Politike. Megjithatë, për të shmangur diferencat në deponimet e tij, ish-kreu i Ministrisë së Brendshme mundohet ta shikojë ngjarjen si një vrasje politike. “Baba Faja e Baba Fejzua, pohon Hazbiu, ishin viktima të reformave të parakohshme që orientuan Koçi Xoxen e Bedri Spahiun në komunitetin bektashian”. Në procesverbalet e tjera të marra nga libri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, që botojmë sot, zbulohen anët e panjohura të lidhjeve të Hazbiut me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun në kohën e luftës dhe gjatë periudhës kur punonin në Ministrinë e Brendshme, rastet e arrestimeve masive të ushtarakëve në vitet ‘50 dhe shkeljet antiligjore me të dënuarit në procesin e hetimeve. Duke rrëmuar në kujtimet e betejave partizane, ish-kreu i Sigurimit të Shtetit për herë të parë bën publike disa episode negative që zbehin “lavdinë” e ish-komandantit të Brigadës së Parë në operacionet përball pushtuesit. Ai ka rezervuar në kujtesë një rast ku orientimi i gabuar i Shehut gjatë luftimeve në zonën e Skraparit, ka shkaktuar viktima në radhët e partizanëve. Po ashtu, pohon Hazbiu, gjatë luftimeve në Peshkopi, Mehmet Shehu kundërshtoi urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm për të sulmuar forcat e Abas Kupit…

27.11.1982
Pyetje: Na shpjegoni i pandehur kur keni shkuar në BS në kursin e Sigurimit, kush ju dërgoi, çfarë ju thanë dhe çfarë itinerari ndoqët?
Përgjigje: Duhet të ketë qenë fundi i muajit shtator 1947 kur na thirrën drejtues të Ministrisë dhe na thanë se do të shkoni në Shkollën e Sigurimit në BS dhe sigurisht duhet të na kenë dhënë porositë e rastit. Isha unë, Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Mihallaq Ziçishti dhe Muço Saliu. Kemi udhëtuar me avion në linjën Tiranë-Moskë duke qëndruar në itinerarin Beograd-Budapest-Lvov-Moskë.
Pyetje: Në ndonjë nga stacionet e mësipërme a keni ndenjur qoftë edhe një natë?
Përgjigje: Kemi qëndruar sa qëndroi avioni në të gjitha këto stacione, por për të fjetur nuk më kujtohet. Në Moskë

Mehmet Shehu në vitet e luftës

kemi mbërritur natën. Atje na pritën përkthyesi dhe ndonjë tjetër. Drejtor ishte Hjemeli. Gjatë sistemimit në shkollë, mua më qëlloi të flija në një dhomë me Mihallaq Ziçishtin. Studimet i morëm nga fundi i majit 1948. Kur u kthyem na vunë në dijeni për punimet e plenumit të 8-të dhe njëkohësisht për detyrat që na dilnin pas përfundimit të shkollës. Na thanë se do të bëheshin aktivë partie që lidheshin edhe me qëndrimin e Mehmet Shehut, që u cilësua si person i cili synonte prishjen e miqësisë me Jugosllavinë…
6.12.1982
Pyetje: Na jepni shpjegime rreth pikës 2 të deklaratës, e cila bën fjalë për rrethanat e vrasjes së Baba Fajës dhe Baba Fejzos, sipas shpjegimeve që ju ka dhënë në Hetuesi i pandehuri Mestan Ujaniku. Ç’dini të na thoni për rolin e Koçi Xoxes dhe Bedri Spahiut në këtë vrasje?
Përgjigje: Sipas deklaratës që më lexuat ju dhe që e lexova edhe vetë, unë hollësi të tjera nuk di të them.
Pyetje: Nga deklarata del se për këtë çështje, vrasjen e Baba Fajës, ju jeni thirrur për të raportuar te Koçi Xoxe. A ju kujtohet ç’keni raportuar?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet se ç’kam raportuar, veç atyre që thuhen në deklaratë.
Pyetje: Në deklaratë bëhet fjalë për vrasjen, se ajo është e organizuar dhe se për të implikohej Koçi Xoxe e Bedri Spahiu. Na thoni i pandehur, ç’dini për këtë problem dhe ç’keni bërë për të sqaruar implikimin e këtyre dy tradhtarëve në një vrasje me karakter politik, si ajo e Baba Fajës dhe e Baba Fejzos?
Përgjigje: Unë nuk kam bërë asgjë. Mua nuk më kujtohen rrethanat dhe udhëzimet që më janë dhënë. Unë këtë nuk e kam bërë, sepse kam gjykuar që implikimi nuk ishte i vërtetë.
Pyetje: Nga ç’kritere jeni nisur ju, i pandehur, për ta vlerësuar si të paqenë implikimin e të pandehurit Mestan Ujaniku për këtë problem?
Përgjigje: Unë nuk e kam vlerësuar si të vërtetë, sepse Mestani jepte disa versione rreth kësaj vrasjeje.
Pyetje: Në deklaratë ju shpreheni, ndërmjet të tjerash, se “mua më duket se komprometoheni ju, si të Byrosë” (Koçi e Bedriu) dhe se tradhtari Koçi Xoxe ju ka thënë se “vrasja… është rezultat i një pune të organizuar, që në të mund e duhet të kenë gisht edhe njerëz të Partisë”. Na shpjegoni përse i keni thënë Koçi Xoxes që komprometoheni në këtë vrasje dhe si e keni zbatuar porosinë për të gjetur njerëzit e Partisë që kishin gisht në vrasje, sipas tradhtarit Koçi Xoxe?
Përgjigje: Me komprometim kam pasur parasysh atë që Koçi Xoxe e Bedri Spahiu konsideroheshin nga Mestan Ujaniku si shtytës të reformave që donin të bënin Baba Faja e Baba Fejzoja, kurse për sa i përket orientimit që të gjenim njerëzit e Partisë që mund dhe duhet të kishin gisht në vrasje, nuk më kujtohet të kem marrë ndonjë masë.
Pyetje: A është në përputhje me vijën e Partisë orientimi për të kërkuar vrasësit e Baba Fajës dhe të Baba Fejzos në radhët e njerëzve të Partisë?
Përgjigje: Nuk përgjigjem.
6.12.1982
Pyetje: A jeni marrë ju i pandehur me hetimin e çështjes penale kundër armikut Mestan Ujaniku?
Përgjigje: Direkt unë nuk e kam pasur në hetim çështjen e Mestan Ujanikut, por duhet të kem shkuar në hetim. Unë nuk kujtoj se kush ka qenë hetues i kësaj çështjeje.
Pyetje: A është interesuar ndonjëherë tradhtari Koçi Xoxe për këtë çështje? Nëse po, në ç’drejtim është interesuar?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet që të jetë interesuar direkt Koçi Xoxe për këtë problem. Të tjerët, nga drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë interesuar.
Pyetje: A kanë dalë të dhëna për vrasjen e Baba Fajës Martaneshit në procesin e Mestan Ujanikut? Nëse kanë dalë, a implikoheshin për vrasjen e tij kuadro drejtuese në atë kohë?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet që të ketë pasur implikime të tilla në këtë proces. Unë di që vrasja e Mustafa Xhanit dhe e Baba Fejzos është rrjedhim i fanatizmit të Dedeit që i vrau e në fund vrau edhe veten.
Pyetje: A janë bërë përpjekje që vrasjen e Baba Fajës dhe Baba Fejzos ta shfrytëzonte tradhtari Koçi Xoxe për të sulmuar shokë të udhëheqjes së Partisë në atë kohë?
Përgjigje: Unë vetë nuk kam marrë udhëzime të tilla nga Koçi Xoxe dhe nuk më kujtohet që të kem raportuar për këtë proces.
Pyetje: A është implikuar vetë Koçi Xoxe në procesin hetimor të Mestan Ujanikut apo ndonjë kuadër tjetër drejtues i Partisë?
Përgjigje: Unë tani po dëgjoj për këtë çështje. Unë aktualisht nuk kujtoj që të ketë pasur ndonjë implikim të tillë.
10. 12.1982
Pyetje: Na tregoni i pandehur, në ç’rrethana jeni njohur me Koçi Xoxen e ç’marrëdhënie keni pasur me të?
Përgjigje: Unë për herë të parë Koçi Xoxen e kam njohur në një aktiv Partie të Brigadës, në vitin 1944, pak para Kongresit të Përmetit, në fshatin Nivan të Gjirokastër, ku ai erdhi si i deleguar i K.Q të Partisë Komuniste. Atje, si të gjithë të tjerët, edhe unë jam takuar me të. Më nga afër me Koçi Xoxen jam njohur mbas çlirimit të Shqipërisë, kur u caktova në detyrë në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, në vitin 1945. Unë fillimisht jam paraqitur te Kiço Ngjela, që ishte drejtor i kuadrit në KQ të Partisë e te Manush Myftiu, të cilët më thanë të paraqitesha për të marrë udhëzimet te Nesti Kerenxhi. Unë kam shkuar te ky i fundit, i cili më dha udhëzimet përkatëse për punën që do të bëja. Rrethanat konkrete se si jam njohur me Koçi Xoxen, mua nuk më kujtohen, por di që kemi pasur marrëdhënie pune, si drejtues i dikasterit që ishte. Marrëdhëniet e vartësisë direkte të punës unë i kisha me Nesti Kerenxhin, por kishte raste që kontaktoja edhe me Koçi Xoxen.
Pyetje: Jeni takuar me Koçi Xoxen në kohën e Plenumit të 8-të të KQ të Partisë të vitit 1948?
Përgjigje: Personalisht unë nuk jam takuar me Koçi Xoxen në kohën që zhvillonte punimet Plenumi i 8-të. Me të, unë jam parë në aktivin e Partisë që është mbajtur në Shkollën e Dakos, në Tiranë, pas Plenumit të 8-të, ku u punuan konkluzionet e këtij Plenumi për përjashtimin e Mehmet Shehut. Në këtë aktiv, unë kam diskutuar dhe jam solidarizuar me dënimin e Mehmet Shehut dhe me vendimet e Plenumit të 8-të. Unë kam bërë edhe kritikë për Mehmet Shehun në atë kohë. Edhe pas këtij aktivi marrëdhëniet me Koci Xoxen unë i kam pasur si më parë.
Pyetje: Na tregoni, i pandehur, në ç’rrethana jeni njohur me tradhtarin Mehmet Shehu?
Përgjigje: Gjatë vitit 1942, me porosi të Komitetit Qarkor të Vlorës unë kisha realizuar lidhje me disa fshatarë patriotë nga Mallakastra e sipërme, me të cilët më lidhnin relata miqësore familjare. Të tillë ishin Xhelil Balili, Shemo Jaho, Sami Jonuzi, Lilo Hakani, Hysen Zeqo, Sulo Mustafai etj. Në atë kohë, nga viti 1942, në Klos kishte ardhur edhe Bilbil Klosi, për të cilin kisha marrë porosi nga Hysni Kapoja ta takoja. Shkova disa herë për ta takuar në Klos, por nuk e gjeta, derisa, më në fund, sekretari i qarkorit më tha se kishte arritur ta takonte vetë Bilbilin. Aty nga muaji gusht ose shtator i vitit 1942, në një rast që shkova në Mallakastër, Xhelil Bilali më tha se në fshat ka ardhur një person që ka qenë jashtë shtetit, në Spanjë, pastaj ka qenë në burg dhe tani është liruar, i cili disa herë më ka kërkuar që të takohet me ty. Më tha se quhej Mehmet Shehu dhe është i biri i Shehut të fshatit. Duke marrë garanci nga Xhelili, unë pranova të takohem me Mehmet Shehun. Ky takim u bë në një qafë, në fshatin Çorrush, duke qenë vetëm unë dhe ai. Në këtë takim, Mehmet Shehu më tha se kishte dëgjuar që unë shkoja në Mallakastër dhe kisha lidhje me Qarkorin e Vlorës. Më tregoi si quhej dhe kërkoi të takohej me shokët e qarkorit, nuk më kujtohet nëse më tha pseudonimin e tij, por më tha se po t’u thosha për kërkesën time, ata të Qarkorit e dinin. “Unë, – tha Mehmet Shehu – jam këtu në shtëpi”. Duke u nisur nga rregullat e konspiracionit, nuk mora përsipër që ta takoja me shokët e Qarkorit, por i thashë që, po takova ndonjë të njohur, do të interesohem për këtë çështje. Kur u ktheva në Vlorë, njoftova sekretarin politik të Qarkorit të Vlorës, i cili më tha se e dinte që kishte ardhur Mehmet Shehu. Më vonë, unë nuk u mora me këtë punë, sepse vetë sekretari e rregulloi takimin, por se si e arriti këtë, unë nuk e di. Kur u takova me Mehmet Shehun, ai më pyeti për luftën në qarkun e Vlorës. Mehmeti më tregoi se kishte qenë në Luftën e Spanjës, se kishte qenë në burg dhe se kishte dëshirë të takohej me shokët. Ky ka qenë takimi i parë me Mehmet Shehun. Më vonë ai u bë drejtues në qarkun e Vlorës. Që nga ajo kohë, unë kam krijuar shoqëri me Mehmet Shehun, të cilën e kemi mbajtur deri kur ai vrau veten…
Pyetje: Mbasi u largua nga qarku i Vlorës Mehmet Shehu, a jeni takuar më me të gjatë kohës së Luftës Nacionalçlirimtare?
Përgjigje: Jam takuar edhe herë të tjera me Mehmet Shehun, në Qafën e Gjarprit, në qershor të vitit 1944, në aktivin e Partisë të Divizionit, në Kulmak dhe së bashku kemi marshuar në përbërjen e Divizionit I Sulmues deri në Shpal të Tiranës.
15.12.1982
Pyetje: Na shpjegoni, i pandehur, a jeni takuar me tradhtarin Mehmet Shehu gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, veç rasteve që përmendët në procesin e djeshëm?
Përgjigje: Mbas takimeve që kam pasur kur kam qenë në qarkun e Vlorës, me tradhtarin Mehmet Shehu unë jam takuar për herë të parë në Skrapar, në fshatin Potom, ku ne na u njoftua se ishte krijuar Divizioni i Parë Sulmues dhe Mehmet Shehu, që ishte caktuar zëvendëskomandant i këtij Divizioni, erdhi në Brigadën tonë që u inkuadrua në këtë njësi. Po atë ditë ne të Brigadës së 5-të, kemi shkuar e kemi zëvendësuar në Qafë të Gjarprit Brigadën e Parë Sulmuese dhe pa njohur mirë terrenin, jemi futur në luftim. Megjithëse gjermanët u thyen e u vranë shumë prej tyre, edhe ne patëm humbje në njerëz. Edhe ditën tjetër megjithëse kemi shfaqur mendimin se pozicionet ku kishim luftuar një natë më parë ishin të papërshtatshme dhe kemi vendosur të zinim pozicione të reja, në drejtim të lumit të Tomorricës, jemi urdhëruar nga komanda e brigadës, ku ishte edhe Mehmet Shehu, që të qëndronim në pozicionet e mëparshme e, si rrjedhim, nuk u arritën ato rezultate që mund të arriheshin, qoftë në shpartallimin e forcave gjermane, qoftë në ruajtjen e forcave tona. Megjithatë, Mehmet Shehu këtë luftim e quajti si një luftim të shquar, nga më të ashprit që kishte parë, në një kohë që më vonë, nga Shtabi i Përgjithshëm u kritikuam që kishim luftuar pa njohur terrenin. Në atë kohë jam parë përsëri me Mehmet Shehun në një aktiv Partie që u mbajt në Kulmak (aktivi i Divizionit). Që andej, së bashku me ne, Mehmet Shehu ka marshuar me brigadën tonë deri në Kërrabë të Tiranës. Më pas, jemi parë prapë me të, kur kemi rrethuar forcat e Bazit të Canit në zonën e Tujanit e burimeve të Selitës. Një batalion, me të cilin ndodhej edhe Mehmet Shehu, që ishte caktuar të godiste forcat zogiste, pasi të thyheshin nga sulmi ynë, megjithëse i kishte mundësitë, nuk doli në kohën e duhur në vendin e caktuar e, për rrjedhim, nuk u asgjësuan forcat zogiste. Siç mësuam më vonë, në vend që të vazhdonin marshimin për në vendin e caktuar, forcat e batalionit ku ishte Mehmet Shehu, ishin urdhëruar prej tij të zinin dy anglezë që ishin në një kodër. Më vonë, pas vetëvrasjes së tij kam mësuar që tradhtari Mehmet Shehu, megjithëse kishte marrë urdhër të sulmonte forcat e Abaz Kupit, nuk kishte dashur ta bënte këtë punë, derisa ishte urdhëruar për së dyti herë, që të sulmonte e shpartallonte këto forca. Gjatë kohës së Luftës Nacionalçlirimtare jam takuar për herë të fundit me Mehmet Shehun në Peshkopi, kur më ngarkoi të shkoja në Martanesh për të dërguar disa të plagosur dhe disa robër që kishim zënë në korparmatë, si dhe për të plotësuar brigadën me forca të reja që do të mobilizonin me ndihmën e Mustafa Xhanit (Baba Fajës). Për këtë qëllim, tradhtari Mehmet Shehu më ka dhënë një letër për Baba Fajën. Në këto takime me të nuk kam bërë ndonjë bisedë që vlen të përmendet dhe nuk kam ndonjë problem që ka të bëjë me veprimtari armiqësore të tradhtarit Mehmet Shehu.
Pyetje: A dini të jenë bërë arrestime masive dhe pa baza në radhët e ushtarakëve në kohën e Koçi Xoxes?
Përgjigje: Unë kujtoj vetëm rastin e arrestimeve që janë bërë në brigadën e Delvinës, ku flitej se shumë ushtarakë kishin shfaqur tendencë arratisjeje dhe ishin arrestuar, si dhe rastin e arrestimit të disa oficerëve në divizionin e Tiranës, arrestime që më vonë u quajtën të nxituara.
Pyetje: Ju kujtohet ndonjë rast që të keni marrë urdhër nga armiqtë që drejtonin Ministrinë e Brendshme deri në vitin ’48 për të kryer arrestime masive?
Përgjigje: Nuk më kujtohet dhe unë nuk di që të jetë dhënë ndonjë orientim për arrestime në masë në radhët e ushtarakëve. As unë nuk kam dhënë ndonjë urdhër të tillë, me përjashtim të rasteve kur u kërkonim organeve vartëse të Sigurimit të Ushtrisë që të paraqisnin propozimet për arrestimin e personave që kishin në ndjekje…
Pyetje: A keni marrë pjesë në ndonjë mbledhje që është bërë në shtëpinë e Koçi Xoxes me gjithë shefat e sektorëve të Sigurimit për problemin e arrestimeve?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet ndonjë mbledhje e tillë. Mbaj mend që në një rast kemi qenë në shtëpinë e Koçi Xoxes gjithë shefat e sektorëve dhe kemi raportuar për gjendjen e hetimeve që kishim në dorë. Më kujtohet që në atë takim Koçi Xoxja porositi që të ruheshin se mos i vrisnin Thoma Karamelon dhe Vaskë Kolecin. Në këtë mbledhje nuk më kujtohet që të jenë dhënë orientime për arrestime masive.
Pyetje: A ka pasur shtrembërime në politikën e arrestimeve nga organet e Sigurimit të Ushtrisë para kthesës së Partisë?
Përgjigje: Ka pasur raste të arrestimeve të nxituara, të trajtimit keq dhe të ushtrimit të dhunës ndaj të arrestuarve…

AFRIM IMAJ

Kadri Hazbiu: Mehmeti urdhëroi vrasje për te fshehur lidhjet me CIA

Pamje nga gjyqi i Kadri Hazbiut

Nga moria e vrasjeve misterioze që Kadri Hazbiu pohonte në Hetuesi në vjeshtën e vitit ’82, ekzekutimi i Alush Leshanakut në Elbasan në dhjetorin e vitit ’50 ka qenë një ngjarje e tipit mafioz. Të paktën ato që rrëfen ish-ministri i Punëve të Brendshme, të bindin për një histori të veçantë, të denjë për subjektin e një filmi horror.”Unë drejtoja operacionin për ta kapur të gjallë Leshanakun si agjent potencial, rekrutues e ndërlidhës i zbulimit italian, tregon Hazbiu, por dështuam kur ishim fare pranë realizimit të detyrës. Teksa e kishim futur në kurth te një njeriu ynë në Elbasan, Mehmeti urdhëroi për ta vrarë dhe e ekzekutuan menjëherë”. Sipas logjikës së ish-kreut të Policisë Sekrete, likuidimi i beftë i parashutistit që do të rrëzonte Enverin nga pushteti, lidhej me përpjekjet e Shehut për të fshehur gjurmët e tij si agjent i shërbimeve të huaja. Në vazhdim të deponimeve përball hetuesve Shkëlzen Bajraktari e Thoma Tutulani, njeriu që kishte drejtuar më gjatë Policinë Sekrete shqiptare, sjell të tjera fakte e dëshmi që zbulojnë karakterin represiv e kriminal të Sigurimit të Shtetit, duke iu referuar praktikave të ndjekura nga Mehmet Shehu në kohën kur kryesonte këtë dikaster, por edhe kur kryente detyrën e Kryeministrit. Procesverbalet e Hetuesisë zbardhin ndërkaq dyshimet e Hazbiut për mënyrën si është operuar në Ministrinë e Brendshme me urdhër të Shehut, me materialet për misionet amerikane, angleze, UNRRA-s, proceset e Maliqit, të agjentëve amerikanë Lari Post, për dosjen e shkollës amerikane të Fultzit, për proceset dhe materialet e Konferencës së Tiranës, ato rreth Panajot Plakut, Teme Sejkos etj.

10.11.1982
Kadri Hazbiu: Në vazhdim dhe plotësim të procesit tim të pyetjes së datës së sotme, reflektoj në qëndrimin tim dhe dua të shtoj këto mendime: Përveç njoftimeve që shpjegova në procesin e mësipërm, gjykoj se nga koha kur mësova nga sekretari i K. Q të Partisë se materialet për Mehmet Shehun për të cilat është folur në kohën e Plenumit 11-të të vitit 1948, mund të ishin asgjësuar, mua më takonte të interesohesha nëse u gjendën ose jo këto materiale. Nëse jo, të shfaqja mendimin për rrugët dhe masat që mund të merreshin për të çuar në përcaktimin sado përafërsisht të përmbajtjes së këtyre materialeve. Unë nuk e bëra këtë, sepse gjykova që këto veprime do të ndërmerreshin në kuadrin e trajtimit në kompleks të kësaj çështjeje, por pavarësisht nga kjo, unë gjykoj se mendimi dhe qëndrimi im në këtë rast kanë qenë të cekët, rutinë, pra, të gabuar. Çështja tjetër qëndron si më poshtë: Unë kam sugjeruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si në kohën kur ishte ministër Feçor Shehu dhe mbas tij, se me syrin e tanishëm ishte e nevojshme të shiheshin materialet për misionet amerikane, angleze, UNRRA-s, proceset e Maliqit, të agjentëve amerikanë Lari Post, për dosjen e shkollës amerikane të Fultzit, për proceset dhe materialet e Konferencës së Tiranës, ato rreth Panajot Plakut, Teme Sejkos etj. Këto mendime dhe sugjerime i kam bërë në disa raste, ku kanë qenë edhe kuadro të ndryshme të Ministrisë.
Pyetje: Nga gjithë këto probleme në proceset që përmendët, e dinit që bëhej fjalë për tradhtarin Mehmet Shehu?
Përgjigje: Konkretisht, nuk e dija, por mendimet i dhashë për të parë se mos kishte ndonjë gjë që nuk ishte vlerësuar si duhet.
Pyetje: Po për materialet që dinit për tradhtarin Mehmet Shehu dhe që ishin dorëzuar siç thatë në Komitetin Qendror të Partisë, a biseduat me Feçor Shehun?
Përgjigje: Nuk kam biseduar as me Feçor Shehun dhe as me ministrin e sotëm.
Pyetje: Gjatë kohës që keni punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, a jeni marrë me problemin e agjentit amerikan Llazar Papapostoli (Lari Posti)?
Përgjigje: Jo, nuk më kujtohet që të jem marrë në mënyrë të posaçme, nuk jam njohur me dosjen e tij, por mundet që ndonjë informacion ta kem marrë. Di që ka pranuar që ka qenë në shërbim të amerikanëve dhe se kishte implikuar njerëz në zonën e Devollit. Nuk më kujtohet që të ketë implikuar ndonjë personalitet. Di që Lari Post është arrestuar në kohën kur duhet të kem qenë në Sigurimin e Ushtrisë, megjithatë, le të shikohet data e procesit. Edhe nga proceset e tjera, nuk më kujtohet që të jetë implikuar ndonjë personalitet në shërbim të amerikanëve.
22.11.1982
Pyetje: A është interesuar ndonjëherë Zbulimi për Sheh Danjollën e Gjakovës dhe ç’dini për këtë person?
Përgjigje: Zbulimi ynë është interesuar, sepse ai dilte një njeri aktiv në veprimtarinë kundër vendit tonë, sidomos në rrethin e Tropojës. Lidhjet e tij janë përpunuar edhe nga kundër zbulimi këtu brenda dhe me sa më kujtohet, janë bërë edhe arrestime. Mbi këtë bazë më kujtohet që ai është bërë objekt i punës së zbulimit dhe në drejtim të tij janë marrë veprime për ta përpunuar atje ose për ta vënë në shërbimin tonë, por, me sa di unë, rezultat nuk pati. Përfundimisht, nuk pranoi të vihej në shërbimin tonë, nuk di a u neutralizua më vonë, për këtë duhet parë edhe dosja, e cila duhet të ekzistojë.
Këtë e di mirë që Sheh Danjolla nuk është vënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Nuk di personat që janë ngarkuar për të vepruar konkretisht me Sheh Danjollën dhe mua nuk më kujtohet që të jenë marrë direkt me këta persona.
Pyetje: Ju vetë ose ndonjë person i autorizuar prej jush, keni bërë përpjekje për t’u takuar me Sheh Danjollën qoftë në territorin jugosllav ose shqiptar?
Përgjigje: Unë vetë jo, tjetër person nuk më kujtohet të kem autorizuar, me përjashtim të grupeve që mund të jenë ngarkuar me këtë detyrë.
Pyetje: Lidhur me këtë problem, a ka pasur ndonjë informacion tek armiku Mehmet Shehu për procedimin e gabuar për tërheqjen e Sheh Danjollës ose shkelje të tjera në këtë drejtim?
Përgjigje: Jo, nuk më kujtohet që të ketë pasur ndonjë material të tillë.
Pyetje: Janë autorizuar kuadro të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kaluar kufirin dhe kryer veprime agjenturore në territorin jugosllav në vitin 1949 e më pas?
Përgjigje: Jo, unë nuk di që të kem autorizuar oficerë me funksione legale të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kaluar kufirin.
Pyetje: Në vitet 1949, a keni qenë në fshatin Zogaj të Tropojës, në fshatrat Qarr, Zogaj, Letaj?
Përgjigje: Në këto fshatra të vijës së kufirit kam qenë disa herë, por konkretisht nëpër familje nuk kam qenë, me përjashtim të një rasti në fshatin Qarr të Kukësit, ku kam shkuar për të pritur një person që duhet të vinte nga Jugosllavia për të kryer një veprim operativ, por që nuk erdhi. Emri i kësaj familjeje nuk më kujtohet. Në të gjitha rastet kam qenë i shoqëruar nga persona të Sigurimit, ndërsa për rastin e mësipërm kam qenë edhe me Halim Prushin si ndërmjetës për personin që pritej.
Pyetje: Në ndonjë shtëpi tjetër në Zogaj, a keni ndenjur, qoftë një natë ose më shumë?
Përgjigje: Nuk kam ndenjur, mundet që ndonjë kafe të kem pirë, por jo të kem qëndruar.
Pyetje: Me Qerim Mukën a keni qenë në Zogaj të Tropojës?
Përgjigje: Jo, nuk kam qenë, as në Zogaj, as në Tropojë e fshatrat e saj dhe as në ndonjë vend tjetër për çështje pune. Dhe jo vetëm për çështje pune. Pra, me Qerim Mukën në fshatrat e kësaj zone nuk kam qenë as për punë personale. Siç kam shpjeguar, me Qerim Mukën kemi pasur lidhje të ngushta, të afërta familjare, vajtje – ardhje tek njëri – tjetri.
24.11.1982
Pyetje: Në ç’drejtime ka ndikuar tradhtari Mehmet Shehu në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit?
Përgjigje: Mehmet Shehu si armik, goditjen e parë e përqendroi në pastrimin e çdo gjëje të dyshimtë që kishte pasur Sigurimi për të. Duke u kapur fort te kritika konkrete që iu bë Sigurimit në atë kohë edhe për ndjekjen e Mehmet Shehut, ai e dramatizoi çështjen dhe e ngriti veten në piedestalin e të “persekutuarit” e “martirit” tipik dhe me ndikimet që ushtroi nga të gjitha funksionet që i ishin besuar, arriti qëllimit. Kudo e ngado që kishte Sigurimi materiale rreth tij, u mblodhën me shpejtësi dhe u dërguan në K.Q të Partisë, por mundet që të jenë të atij vetë. Në të njëjtën kohë u krijua tek njerëzit e Sigurimit mendimi se dyshimi sado i vogël që mund të kishte ekzistuar ndaj tij, ishte trockizëm në veprim, bile edhe krim. Kështu që edhe ndonjë material, që ndofta nuk u grumbullua, u arkivua, kurse njerëzit që dinin qoftë edhe një diçka të vogël në ngarkim të Mehmet Shehut, duhet ta harronin atë, si një faj që nuk lejon përsëritje.
Armiku Mehmet Shehu, me tërë forcën e pushtetit që iu besua në atë kohë, duke ekzagjeruar tej caqeve dënimin që i bëri Partia, devijimeve, fajeve e gabimeve nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, nën drejtimin e Koçi Xoxes, u përpoq t’i dërrmonte nga çdo anë ato dhe njerëzit e tyre, si dhe të liberalizonte luftën drejtpërdrejt me armiqtë. Të tilla janë rastet e nxitjeve të tij për amnisti e falje të burgosurish; tentativat për të hequr e dënuar si trockistë kuadrot që kishin punuar më parë në Sigurim, trajtimi jashtë kritereve të drejta të luftës klasore sipas kushteve objektive të kohës, në çdo rreth etj. Me taktikën e tij tradhtari Mehmet Shehu arriti të ndikojë që nga ana e njerëzve të Sigurimit të luftohej me frikë për mos rënie në trockizëm; fenomen ky që vazhdoi edhe pas largimit të tradhtarit Mehmet Shehu nga Ministria e Punëve të Brendshme, për një kohë. Një ndjenjë frike të tillë kam pasur edhe unë vetë, për një kohë pasi erdhi Mehmet Shehu si ministër i Punëve të Brendshme. Si rrjedhim, ndodhi që për një kohë të shiheshin me dyshim, pa bërë diferencimet e duhura, rast pas rasti, të dhënat e materialet që dispononte sigurimi para viteve 1948 – 1949. Këtu ndikoi armiku Mehmet Shehu me orientimet e tij, që në sigurim çdo gjë duhet të fillohet nga e para dhe mund të thuhet se ia arriti të krijojë një shkëputje të përkohshme në vazhdimësinë e luftës së Sigurimit, gjë kjo që nuk ndodhte në vazhdimësinë e luftës që zhvillonin armiqtë. Të tëra këto përbëjnë, siç mendoj, drejtimin e dytë të veprimtarisë armiqësore të këtij agjenti dhe rrjetit të tij në organet e punëve të brendshme, veçanërisht në Sigurim dhe ndofta jo vetëm këtu. Siç e analizoj tani, del se ai për kohën që ishte ministër i Brendshëm bëri aq sa mundi që këto organe të vazhdonin në rrugën e shkeljes së ligjeve dhe të arbitraritetit. Nuk jam në gjendje të jap shembuj e raste, por me shprehjen e koncentruar të mendimit të tij se “më mirë të gabosh nga e majta, sesa nga e djathta”, indirekt kultivonte mendime të dëmshme, të cilat mund të lejoheshin “për të mirën e Partisë”, po ashtu, me prepotencën e tij në zgjidhjen e çështjeve dhe “iniciativën” në marrjen e vendimeve (sigurisht është fjala për marrjen e iniciativave të gabuara e të pakontrolluara) nxiti, në fakt, mendime të shtrembra, të cilat në raste të shkëputura në qëndrime arbitrare, si dhe në gjykime shpesh liberale ndaj këtyre akteve.
Pas largimit të Mehmet Shehut nga Ministria e Punëve të Brendshme, si e gjykoj unë, shkeljet e veprimet arbitrare u minimizuan. Mjaft çështje u vunë në baza të plota ligjore, por nuk mund të thuhet se çdo gjë e keqe u likujdua në kohë, si pasojë e kësaj veprimtarie të poshtër armiqësore. Në këtë kontekst edhe në veprimet e mia ka pasur raste të qëndrimeve liberale e të shkeljes së ligjit, siç janë rastet që kam shpjeguar në proceset e mëparshme, të një veprimi me një bashkëpunëtor në Rrëshen, i cili u ekzekutua pa gjyq dhe të qëndrimit për gjykimin e ish kuadrit Zylfi Saliu që kishte kryer një vrasje e u dënua me kusht e ndonjë rast tjetër, për të cilët duhen parë dokumentet që ekzistojnë.
Këto qëndrime janë shfaqje të luhatjeve në zbatimin e vijës së partisë në organet e brendshme si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Armiku Mehmet Shehu gjatë gjithë kohës që drejtoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, përdori me sukses metodën e monopolizimit të udhëheqjes së saj, duke e përqendruar çdo gjë tek ai vetë. Ky përqendrim duket sidomos në drejtimin e Sigurimit të Shtetit, ku për gjithë kohën që ai ishte ministër, ishte njëherësh edhe drejtor i Sigurimit të Shtetit. Me sa më kujtohet, drejtimin e Sigurimit në qendër e realizoi me 3 – 4 zëvendësministra (vetëm për Sigurimin). Të gjithë këta i mbajti vetë në vartësi të plotë, në çdo kohë. Zëvendësministri i parë, kushdo që qe (ka qenë Beqir Ndou dhe unë) kishte të drejtë t’u jepte rrugë problemeve operative të kohës, por jo të ndryshonte orientimet dhe planet që kishte miratuar ai vetë (Mehmet Shehu) dhe këtë të drejtë zëvendësministri i parë e kishte kur ministri ishte i sëmurë ose ishte jashtë shtetit, sepse edhe kur ishte me pushime në vend, çdo zëvendësministër ishte i detyruar të shkonte për raportim e miratim të Mehmet Shehut. Duke e përfytyruar tani se si ishte ndarja e punës ndërmjet sektorëve e zëvendësministrave, del se Mihallaq Ziçishti ishte më shumë i ngarkuar me lidhje e sektorë që siguronin edhe një kontroll të rregullt e normal mbi zëvendësministrat e sektorët e tjerë të Sigurimit. Kështu, për gjithë kohën ai mbajti në vartësi evidencën operative të Sigurimit dhe Hetuesinë, në të cilat reflektohen, siç dihet, realizimet e çdo sektori operativ si në qendër, ashtu edhe në rreth. Ai kishte gjithashtu në vartësi të vazhdueshme sektorët e grupimeve kundërrevolucionare e antiparti, nga ku në atë kohë dilnin të dhëna me rëndësi për organizime e veprime serioze të çdo prirjeje kundërrevolucionare siç ishin: Balli, Legaliteti, Socialdemokratët, kulakët, çifligarët, fetarët, elementët e mirëfilltë antiparti etj. Po nga Mihallaq Ziçishti u var pa shkëputje, sektori i Sigurimit të Udhëheqjes. Për arsye të “lidhjeve të shumta”, ky zëvendësministër rrinte më shumë, në mos vazhdimisht, në qendër, gjë që i jepte atij mundësi kontrolli më nga afër dhe mbi sektorët e zëvendësministrave të tjerë, kur ata ishin në bazë. Unë kam mbuluar vazhdimisht tre sektorë: të kundërspiunazhit; kundër bandave dhe Zbulimin jashtë. Mehmet Shehu e ushtronte kontrollin mbi këta sektorë nëpërmjet meje, direkt, me shefat e tyre kur i duhej, por edhe nëpërmjet Mihallaq Ziçishtit, të cilit ia kaloja në vartësi kur ikja me shërbim, me përjashtim të Zbulimit. Është e vërtetë që për shkak të dinamikës së madhe që kishin sektorët që drejtoja unë, të paktën 60 për qind të kohës e kaloja në terren (bazë), sepse banda kishte shumë e kudo diversantë, kanale dhe loja si punë e kundërspiunazhit kishte gjithashtu shumë. Në atë kohë edhe veprimet e zbulimit nëpërmjet kufirit kërkonin operativitet të shpeshtë e urgjent. Rrjedhimisht, sektorët e mi ishin në fakt nën disa kontrolle e presione për veprime. Kështu ndodhi, me sa më kujtohet, në rastin e vrasjes së Alush Lleshanakut. Ne e ndiqnim atë si kuadër, rekrutues e ndërlidhës të zbulimit italian, prandaj edhe unë kisha miratuar detyrën që ai me çdo kusht të kapej i gjallë e me gjithë materialet që kishte në përdorim, si shifër, radio etj. Prandaj dhe nuk e kishim vrarë në disa raste, që ishin paraqitur për ta vrarë, por jo për ta kapur të gjallë. Kështu, ne kishim përgatitur kurthe për kapjen e tij në rastin më të parë që do të kontaktonim. Mehmet Shehu më kishte thënë disa herë “vriteni, se do t’u iki”, por unë bashkë me shokët që e ndiqnim çështjen, nuk e dëgjuam. Në fund, kur pritej të vinte te një njeriu ynë në Elbasan, unë u largova me shërbim dhe porosita Mihallaq Ziçishtin dhe Rexhep Kollin që në rast se do të paraqiteshin mundësitë për kapjen e Alushit, të më njoftonin; në rast të kundërt, ta linin të ikte. Në fakt, Alushi erdhi, mundësi për ta kapur nuk kishte e megjithatë Mihallaq Ziçishti në kundërshtim me porosinë që i dhashë, informoi Mehmet Shehun, i cili urdhëroi që Alushi të vritet e në fakt u vra. Tani jam i bindur se ky akt u krye për të evituar ndonjë rrezik që mund të sillte për këta spiunë të vjetër kapja e Alush Lleshanakut. Për vrasjen e Alushit, një bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të Shtetit nga Mirdita, me anën e të cilit ishte ngritur kurthi për kapjen e Alush Lleshanakut, ka ardhur te unë e Rexhep Kolli dhe ka shfaqur mendimin e dyshimin se mos keni tradhti brenda jush që u vra e nuk u kap Alush Lleshanaku, ashtu siç ishte planifikuar. Unë i kam thënë se tradhti nuk ka dhe kështu u paraqit rasti e Alushi u vra.
Për këtë arsye, para disa muajsh rrethanat e vrasjes së Alush Lleshanakut kam evidencuar tek ministri i Punëve të Brendshme si diçka që ia vlen të sqarohen gjatë zhvillimit të hetuesisë, sidomos me Mihallaq Ziçishtin, Fiqret Shehun e Feçor Shehun.
Në përfundim të kësaj çështjeje, gjykoj se me këtë metodë që përdori armiku Mehmet Shehu në drejtimin e Sigurimit, ai synoi dhe arriti kontrollin nga shumë drejtime mbi të dhënat që mund të rrezikonin atë dhe bashkëpunëtorët e tij dhe të ndikonte për keq mbi punët e Sigurimit nga disa drejtime (3 – 4 zëvendësministrat).
Unë gjykoj tani se Mehmet Shehu si spiun e konspirator i regjur e konsekuent në rrugën armiqësore, qenien 4 – 5 vjet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme e shfrytëzoi edhe për të siguruar vazhdimësinë e kontrollit mbi Sigurimin për të dhënat që ai mund të nxirrte dhe që rrezikonin vetë atë dhe rrjetin e tij; për të sabotuar çdo zbulim të rrezikshëm për vete dhe të tjerët, si dhe për të ndikuar sadopak mbi punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit.

AFRIM IMAJ

Kadri Hazbiu: Gabimet e Mehmet Shehut dhe Beqir Ballukut

Çaste nga zhvillimi i procesit gjyqesor ndaj kadri hazbiut dhe bashkepunetoreve te tij, ne vitin 1983

Jo të gjithë martirët dhe heronjtë janë viktima të okupatorit dhe tradhtarëve. Ka ndër ta që janë vrarë pas shpine nga komunistët, madje edhe nga liderët e tyre! Pohimi tronditës i Kadri Hazbiut para hetuesve Shkëlzen Bajraktari e Thoma Tutulani në vjeshtën e vitit ’82, shënon dëshminë e parë zyrtare mbi një aspekt të panjohur të Luftës Nacionalçlirimtare.

I shtrënguar për të treguar mbi bëmat e ish-liderëve të regjimit të shpallur tradhtarë e puçist, ish-ministri më jetëgjatë i Policisë sekrete, detyrohet t’i thërrasë kujtesës e të risjellë nga thellësia e viteve ngjarje e ndodhi që penalizojnë për pabesi e kurthe monstruoze pjesën e kastës të rrëzuar tashmë nga pushteti. “Jam sinjalizuar, pohon ndër të tjera Hazbiu, se Abdyl Këllezi ishte personi që tradhtoi Xhezmi Dellin”. Në vijim, ato çfarë di për Mehmet Shehun, Koci Xoxen, Beqir Ballukun, Fadil Pacramin, Liri Belishovën, Gjin Markun, Liri Gegën etj., mundohet t’i shtjellojë rast pas rasti, duke u përkujdesur të shmangë përgjegjësinë që episode të tilla ia ka fshehur Partisë. Në procesverbalet e Hetuesisë, pasqyruar në librin e studiuesit Kastriot Dervishi, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, zbardhen mjaft ngjarje e detaje që plotësojnë profilin e historisë misterioze të krerëve të regjimit dhe mekanizmin represiv të Sigurimit të Shtetit, që nuk kurseu as figurat historike të tij. Në këtë numër botojmë deponimet e Hazbiut për raportet e liderëve të regjimit në periudhën e luftës dhe vitet e para të çlirimit, fakte e dëshmi dramatike nga rivalitetet e përplasjet që pasuan me goditje të befta e deri në tragjedi të tmerrshme…
27.10.1082
Pyetje: Na thoni i pandehur, me cilët persona keni punuar në Degën e Sigurimit të Ushtrisë në vitet 1945 – 1948?
Përgjigjet: Unë të gjithë nuk i mbaj mend, por kujtoj se kam punuar me Teme Sejkon që e kam pasur edhe shef, me Llambi Peçinin me Ilo Kolën që ka qenë sekretar, Zyhdi Agën, që ka qenë referent dhe më duket edhe me Farudin Jahon.
Pyetje: Po me Ali Kubatin keni punuar bashkë i pandehur?
Përgjigje: Unë nuk mbaj mend që Ali Kubati të ketë punuar në Degën e Sigurimit të Ushtrisë dhe nuk kujtoj që me të, të kem pasur ndonjë punë të përbashkët të Sigurimit.
Pyetje: Cilët nga personat, me të cilët keni punuar bashkë në periudhën 1945 – 1948, kanë ngritur problem për moszbatimin e vijës së partisë dhe të normave, në kohën kur u bënë analizat në Parti në frymën e Plenumit 11-të të K.Q të Partisë?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet që ndonjë nga shokët e mi të ketë bërë kritika për mua, në atë kohë për problemet që më pyesni. Mbaj mend që Farudin Jaho është ankuar se unë nuk e trajtoja mirë dhe nuk ia çmoja punën që bënte. Nga persona të tjerë më është ngritur në konferencën e partisë të garnizonit të Tiranës nga shoku Shefqet Peçi, sikur unë e kisha në përpunim dhe bile në mbledhje ai më pyeti ku e kisha dosjen e tij. Unë i thashë që për këtë të pyeste në K.Q të Partisë. Qëndrimi që mbajta unë në atë kohë për këtë problem u quajt i drejtë nga partia.
29.10.1982
Pyetje: A keni ndjekur me porosi të tradhtarit Koci Xoxe dhe të keni vënë në përpunim personalitete të Partisë e të shtetit?
Përgjigje: Unë nuk di që të kem ndjekur dhe të kem vënë në përpunim ndonjë personalitet partie ose shteti. Dua të them se ka patur vetëm informacione me karakter survejimi dhe me sa më kujtohet, në adresë të Kadri Hoxhës apo Hulusi Spahiut që lidheshin me marrëdhëniet ndaj misioneve të huaja.
30.10.1982
Pyetje: Cilët ishin ata persona që kishin kryer veprime trockiste në kohën e Koci Xoxes dhe mbas kthesës së Partisë vazhduan të punojnë në Sigurimin e Shtetit”
Përgjigje: Në atë kohë u bënë kritika të forta për personat që punonin në organet e Sigurimit që kishin kryer veprime trockiste, por në mënyrë të veçantë që të dalloje persona konkret, mua nuk më kujtohet
Pyetje: Ç’dini për arrestimin dhe dënimin e Isuf Keçit. A kini marrë pjesë në hetimin e zhvilluar me këtë person në atë kohë. Ç’qëndrim ka mbajtur, a ka implikuar persona nga komplotistët e dënuar më vonë?
Përgjigje: Isuf Keçi është arrestuar mbas vetëvrasjes së Niazi Islamit që e kishte kunat, si bashkëpunëtor në veprimtari antiparti me të dhe që në fund u krijua alarmi se ky është arratisur. Arrestimin e tij e kam bërë unë, duke e thirrur nga zyra, në një kohë kur kërkohej në drejtim tjetër. Kjo çështje është hetuar dhe i përket kohës kur ministër ishte Mehmet Shehu. Në hetimin e tij nuk më kujtohet që të kem marrë pjesë, sa kam dëgjuar ai ka mbajt në hetim qëndrim të mirë. Di që Isuf Keçi ka dhënë për elementët antiparti, ndërsa për komplotistët nuk di gjë.
Pyetje: Gjatë hetimit ose mbas dënimit të Isuf Keçit, a i kini shkuar ndonjëherë në burg së bashku me tradhtarin Mehmet Shehu?
Përgjigje: Nuk më kujtohet që unë t’i kem shkuar në burg Isuf Keçit së bashku me Mehmet Shehun.
Pyetje: Gjatë kohës që keni ushtruar funksione të ndryshme në Sigurimin e Shtetit, a keni pasur raste që të keni rënë në dijeni për veprimtari armiqësore të personave të ndryshëm me funksione drejtuese që më vonë janë dënuar si komplotistë ose tradhtarë? Në rast se po, a keni informuar partinë?
Përgjigje: Di rastin e Vaskë Gjinos që është implikuar si agjent dhe është ndjekur, njëkohësisht dua të them se në vitin 1952 – 1953, kur u bë radioloja, qendra e zbulimit amerikan pyeste se ku ndodhej Beqir Balluku, Liri Belishova dhe Koço Tashko dhe për këtë kam bërë njoftimet përkatëse. Raste të tjera nuk më kujtohen.
Pyetje: Po nga procesi i Hulusi Spahiut, a jeni vënë në dijeni për implikimin e tradhtarit Beqir Balluku?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet që të jem vënë në dijeni.
Pyetje: A jeni vënë në dijeni nga vartësit tuaj për implikimin e Beqir Ballukut për veprimtari armiqësore, veç rastit të Hulusi Spahiut?
Përgjigje: Nuk di e nuk më kujtohet që për këto probleme të jem vënë në dijeni nga vartësit e mi.
Pyetje: Mbas zbulimit të tradhtisë së Beqir Ballukut nga partia a ju ka ardhur ndonjë person t’iu informojë për këtë çështje që ia kishte raportuar vartësve tuaj, me të cilët mbante lidhje pune?
Përgjigje: Nuk mbaj mend që të më ketë ardhur ndonjë person për këtë çështje, d.m.th. që Beqir Balluku ishte në veprimtari armiqësore kundër Partisë. Nuk më kujtohet se cili person më ka thënë për Beqir Ballukun, që ai kishte dezertuar nga batalioni i Ishmit gjatë luftës. Ka mundësi që të ketë qenë Isuf Keçi ose ndonjë person tjetër nga të batalionit Krujë – Ishëm. Këtë çështje ia kam dhënë hetuesit Kristofor Mërtiri.
Pyetje: Po për komplotistët e tjerë ju kanë sinjalizuar dhe ç’keni bërë?
Përgjigje: Nuk di nga ç’burim arkival, por mua më është sjellë pas arrestimit të Abdyl Kllezit një dokument, sipas të cilit dilte që ky i fundit kishte pranuar okupimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e konsideronte një fitore të madhe. Për këtë çështje i kam vajtur në hetim Abdyl Këllezit, e kam pyetur dhe përfundimisht di që ka pranuar për sa më sipër. Po kështu, nga një person që nuk më kujtohet, jam sinjalizuar se Abdyl Këllezi mund të ishte personi që kishte tradhtuar Xhezmi Dellin, mbasi Abdyli e kishte në lidhje. Si për këtë dhe për qëndrimin në Ventotene, ai u pyet nga unë dhe hetuesi, por nuk pranoi që të ishte vënë në shërbim të italianëve. Këto dalin edhe nga procesi. Nga një person që nuk më kujtohet, mbas arrestimit të Fadil Paçramit, kam mësuar se në kohën që kishte qenë polic i Seit Matës, gjatë okupacionit kishte arrestuar Fadilin, i cili kishte qarë dhe thënë: “Pse më arrestoni mua dhe jo Abdyl Këllezin?” Mbi bazën e deklarimeve të këtij janë pyetur Fadil Paçrami dhe Abdyl Këllezi që nuk kanë pranuar qenien në shërbim të okupacionit. Shpjegimet i kam dhënë në proceset e tyre.
Pyetje: Si e konsideroni veprimin e vartësve tuaj, në rast se sipas pretendimit tuaj nuk ju kanë vënë në dijeni për implikimin në veprimtari armiqësore të tradhtarit Beqir Balluku?
Përgjigje: Sigurisht, fshehja e një veprimtarie të tillë përbën akt armiqësor, kur kjo bëhet me ndërgjegje për ta mbrojtur Beqir Ballukun.
2.11.1982
Pyetje: Cilët nga personat që janë dërguar për veprimtari zbulimi në Jugosllavi keni njohur ju, i pandehur gjatë viteve 1949-1955?
Përgjigje: Nga personat që janë marrë me punën e zbulimit për periudhën që pyetem, kam njohur Shuaip Sadikun nga Kukësi, Qerim Mukën, Halil Kaçanollin, Skënder Kosovën, si dhe disa shokë që aktualisht punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Shuaip Sadikun e kam njohur që gjatë kohës së luftës. Në vitin 1948, Shuaipi është arratisur bashkë me familjen dhe është aktivizuar nga jugosllavët. Unë e mora vesh këtë dhe, duke ditur që Shuaipi kishte mik Riza Kadrinë, e takova këtë të fundit dhe i thashë nëse e takonte ndonjëherë Shuaipin. Unë e porosita Rizanë t’i thoshte nga ana ime që, nëse ishte kundër qeverisë shqiptare, të vinte të luftonte kundër saj këtu në Shqipëri, e të linte këtu kockat, por spiun i jugosllavëve të mos bëhej. Me sa duket, Rizai e kishte takuar dhe pas ca kohësh Shuaipi me gjithë familjen dhe anëtarët e bandës së tij erdhi e u dorëzua. Më pas, kur kishte ndonjë nevojë, vinte më takonte edhe mua. Shuaipi, me sa di, është përdorur si udhërrëfyes për grupet që kalonin kufirin për në Jugosllavi. Unë nuk di të jetë goditur ose kapur ndonjë nga grupet që ka shoqëruar ai…
7.11.1982
Pyetje: Gjatë kohës që keni qenë kryetar i degës së Sigurimit të Ushtrisë, a keni pasur të dhëna për tradhtarin Mehmet Shehu, nëse po, çfarë të dhënash keni pasur dhe si i keni trajtuar?
Përgjigje: Gjatë kohës që kam qenë kryetar i Degës së Sigurimit të Ushtrisë, nuk kam pasur ndonjë të dhënë për Mehmet Shehun, që e komprometonte si tradhtar. Kur kam ardhur në këtë detyrë, Mehmet Shehu ishte shkarkuar nga funksioni i shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në këtë kohë, ai ishte në detyrën e ministrit të Komunikacionit. Kur jam kthyer nga BS, ishte koha kur zhvilloheshin aktivitete në lidhje me punimin e materialeve të Pleniumit të 8-të të K.Q të Partisë të vitit 1948. Për të na vënë në korrent me situatën, më thirrën në Drejtorinë Politike ku kanë qenë Kristo Themelko, Myzafer Spaho, Pëllumb Dishnica dhe sigurisht për këto problem në atë kohë kërkohej solidarizim me vendimet e Pleniumit të 8-të të K.Q të Partisë. Se cili nga këta më ka thirrur konkretisht, nuk më kujtohet. Në rrugë shtetërore më ka thirrur Nesti Kerenxhi dhe Gjin Marku, i cili kryente funksionet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Nesti më kërkoi që të përpiqesha të zbuloja veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut në ushtri, ndërsa Gjin Marku më njohu me situatën dhe më foli për Mehmet Shehun si person armik, antiparti, antijugosllav dhe ndonjë gjë tjetër që mua nuk më kujtohet. Të dhënat e para për Mehmet Shehun si nxënës i Fultzit i kam marrë kur kam shkuar në Ministri, nuk më kujtohet kur kam qenë kryetar i degës së kundërzbulimit apo zëvendësministër. Më përpara, flitej se kishte qenë një dosje në ngarkim të tij, të cilën e kishin tërhequr në K.Q të Partisë. Kur shkova unë, kam gjetur një informacion në një dosje, ku ishin disa emra të ish-nxënësve të Fultzit me një motivacion të shkurtër, këto mund të ishin disa implikime nga procesi i sabotatorëve të Maliqit. Sipas këtij implikimi, Mehmet Shehu cilësohej si nxënës i mirë dhe i preferuar i Harry Fultzit. Këtë material e kam dorëzuar në K.Q të Partisë, pa ia thënë Mehmet Shehut. Mua nuk më kujtohet se si më ra në dorë ky informacion. Me ndjekjen e materialeve në ngarkim të Mehmet Shehut duhet të jetë marrë në radhë të parë Thoma Karamelo si njeri i preferuar i Koçi Xoxes, Nesti Kerenxhit, Vaskë Kolecit dhe për vetë detyrën që kryente si shef i kundërspiunazhit. Veç tij, duhet të jenë marrë Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci dhe Zihni Muço.
Pyetje: Mbas kthimit nga BS a jeni takuar me Koçi Xoxen, në rast se po, çfarë bisedash keni zhvilluar?
Përgjigje: Mbas kthimit tim nga BS, me përjashtim të takimit në shkollën e Dakos, unë nuk jam takuar me Koçi Xoxen.
Pyetje: Për qëndrimin që u mbajt në Pleniumin e 8-të të K.Q të Partisë ndaj Mehmet Shehut, a keni biseduar me këtë ose me ndonjë person tjetër si me Koçi Xoxen, Nesti Kerenxhin etj?
Përgjigje: Për qëndrimin që mbajta në këtë Plenium, unë nuk kam biseduar me Mehmet Shehun ose me personat e mësipërm për të cilët pyetem.
Pyetje: Nëse është dërguar një kopje e raportit vjetor të organeve të Sigurimit të Shtetit në vitin 1949 në Moskë, në rast se është dërguar, si u dërgua, a duhej dërguar dhe a është marrë miratimi përkatës?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet që të jetë dërguar një raport i tillë, pra, nuk e di, por përderisa dokumentohet se ekziston një procesverbal për asgjësimin e tij, them se kjo nuk mund të bëhej nga unë pa urdhrin e eprorëve.
Pyetje: Ky raport tepër sekret qoftë edhe për t’u shfrytëzuar nga studentët tanë a lejohej pra, duhej të dërgohej jashtë shtetit, qoftë edhe me urdhër të eprorëve?
Përgjigje: Me urdhër të eprorëve, një material i tillë mund të dërgohej dhe unë e kisha për detyrë që të ndiqja fatin e këtij materiali.
Pyetje: Çfarë u bë ky material, si përfundoi?
Përgjigje: Unë nuk e di, por në bazë të dokumenteve që citohen, del që është asgjësuar. Mbajtja e procesverbalit këtu në Tiranë është një veprim i parregullt, sepse duhej të bëhej në vend.
10.11.1982
Pyetje: Si e keni kryer detyrën që u ngarkoi Nesti Kerenxhi, pas Pleniumit të 8-të të K.Q të Partisë në drejtim të përpjekjeve që duhet të bënit për zbulimin e veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut?
Përgjigje: Mbi bazën e kësaj detyre kam porositur vartësit për të vepruar, me qëllim që të diktonin ndonjë aktivitet, komente që mund të ketë pasur në atë periudhë për Mehmet Shehun, por masë konkrete në ngarkim të tij mua nuk më kujtohet, sepse edhe periudha ishte mjaft e shkurtër, fjala është deri tek Plenumi i 9-të i K.Q të Partisë.
Pyetje: Në proceset e mëparshme keni shpjeguar se kur keni qenë me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ju ka rënë në dorë një material që bënte fjalë, midis të tjerave edhe për tradhtarin Mehmet Shehu, që kishte qenë nxënës i aftë dhe i preferuar i Harry Fultzit. Gjithashtu, keni qenë në dijeni se në ngarkim të këtij tradhtari ka pasur një dosje për të si element kundërshtar. A e keni informuar partinë për ekzistencën e këtyre materialeve?
Përgjigje: Në Pleniumin e 11-të të K.Q të Partisë unë kam dëgjuar se në ngarkim të Mehmet Shehut kishte pasur material, se çfarë ishin, unë nuk e dija. Gjithashtu, në atë kohë kisha dëgjuar se këto materiale ishin tërhequr në K.Q të Partisë. Për kohën që kam qenë shef i degës së kundërspiunazhit apo zëvendësministër mirë nuk më kujtohet, më ka rënë në dorë një material, listë emërore me karakteristikë të shkurtër e disa njerëzve që kishin qenë nxënës të preferuar e të dalluar në shkollën amerikane të Harry Fultzit. Midis tyre ishte edhe emri i Mehmet Shehut. Më kujtohet që kjo listë ishte bërë me makinë pa firmë, por nuk di a e gjeta vetë në dosje apo ma dha njeri, kjo nuk më kujtohet. Meqenëse ishte emri i Mehmet Shehut dhe për këto materiale kishte porosi që të jepeshin në K.Q të Partisë, unë e kam dorëzuar në K.Q të Partisë, pa i thënë Mehmet Shehut. Më vonë për këto çështje nuk kam biseduar me njeri deri në vitin 1981, kur para Kongresit të 8-të të Partisë për listën e të dhënat e saj në një rast kam vënë në dijeni Partinë. Por, dua të sqaroj se nuk kam thënë për materialet e tjera që kisha dëgjuar. Në mbledhjen kur diskutohej problemi i shkeljes së vijës së partisë lidhur me luftën e klasave, posaçërisht në drejtim të fejesës së djalit të Mehmet Shehut, unë nuk i ngrita këto probleme: si listën, ashtu edhe çka kisha dëgjuar për materialet, sepse i konsiderova çështje të njohura dhe pa ndonjë vlerë në rastin e dhënë.

AFRIM IMAJ