Tuesday, December 24, 2013

Kujtime për poetin e madh malazes Radovan Zogoviq

Radovan Zogoviq i cili shkroi poemën “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, në Mbretërinë Serbo-Kroato.Si u përndoq Autori i “Ali Binakut”nga monarkia  serbe, por edhe nga regjimi komunsit

Jevrem Bërkoviqi: “ Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herëherë edhe fytyrën e zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme historike, i përlavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë,

Monday, December 23, 2013

Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”

Dom Gjergj Meta
Me qëllime të mbrapshta në këto ditë ka gjarpëruar në Shqipëri ideja se mosmarrja e vendit kandidat nga Europa është bërë për shkak të pranisë së myslimanëve në Shqipëri. Një demagogji më djallëzore se kjo nuk ka. Në fakt është artikuluar në publik nga ndonjë politikan, por unë e dëgjoj edhe jashtë bisedave publike në rrethe më të ngushta. Para se të hyj në analizën e këtij fenomeni, dua menjëherë të them se për mendimin tim dy janë faktorët thelbësorë që nuk morëm statusin kandidat.
E para, janë atavizmat komuniste që vazhdojnë ende të udhëheqin mendësinë e shumë shqiptarëve, qofshin në bazë e qofshin në udhëheqje të vendit, dje edhe sot.

Sunday, December 22, 2013

Intervista/ Ambasadori në Holandë: Pse s’na dhanë statusin kandidat

NGA: AURORA KOROMANI
HOLANDE-Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Gazmend Barbullushi, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare” jep arsyet pse sipas tij, ky vend ka qenë “skeptik” për t’i thënë “Po” dhënies së statusit kandidat.

A mund të themi se nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë me EUROPOL-in e afron Shqipërinë drejt rrugës së integrimit europian?

INTERVISTA /Besnik Mustafaj: Pse hoqa dorë nga politika, zgjodha letërsinë

NGA: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE-"Të kesh apo të mos kesh shkrimtarë në Lindje". Artikulli i botuar nga Besnik Mustafaj në gazetën franceze "Liberation" më 1995, rrekej të shpjegonte se përkushtimi ndaj politikës, e cila është kthyer tashmë në mundësi për pushtet, po e lë Lindjen ish-komuniste pa shkrimtarët e vet më të mirë. Atëbotë, ai solli shembullin e Vaclav Havel, President i Republikës Çeke, por vetë, i qe nënshtruar së njëjtës torturë: mëdyshje mes shkrimtarit

Berisha: S’rikthehem kryetar i PD, Ilir Meta donte të bëhej president

Nga: ÇIM PEKA
 Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat ndaj ish- aleatit Ilir Meta, për të cilin mbrëmë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në UTV News tregoi se i kishte kërkuar indirekt që të bëhej president i vendit. Sipas tij, nuk mund ta pranonte një gjë të tillë, pasi kreu i shtetit i takonte PD-së. Berisha foli edhe për opozitën e re, si po e drejton atë Lulzim Basha, roli i tij në politikë dhe premtimi se nuk do të kthehet më kurrë në krye të PD-së