Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmeti
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Marr nga gazeta “ Illyria ”
Ne mjediset e Bibliotekes “The Ferguson Library” te qytetit te Stamfordit, te shtunen me 31 Maj, Shoqata e shkrimtareve shqiptaro-amerikan, organizoi promovimin e krijimtarise se poetit Adnan Mehmeti.
Autori i disa librave A.Mehmeti njëkohësisht dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë së bashku me bashkëshorten e tij, znj.Vilma Mehmeti dhe fëmijët si yje, ju uronin mirëseardhjen të githë miqve të librit, që jo vetëm kishin ardhur nga qyteti i Samfordit, por dhe nga lagjet e New Yorkut, Cikagos, Hartfordit, Kosova…
Organizatori kryesor i kësaj dite të bukur festive letrare ishte z.Mëhill Velaj, njëkohësisht dhe n/kryetar i shoqatës së shkrimtarëve. Ai kishte hapur bujarisht zemrën dhe me një mirësi e kulturë, po na drejtonte në mjediset e pafundme, te bibliotekës së vetme të qytetit, ku duke prekur dhe parë shumë libra, u përpiva e tëra brenda atmosferës që vezullonte si yjet e zjarrtë dhe që ishte krijuar enkas për këtë promovim.
Në sfond ishin shkruajtur SHSHSHA dhe punime të ilustruara me vargjet e autorit nga pikroei z.Astrit Tota.
Në qendër të këtyre tablove ndodhej poezia për Vilmën, ku me emocion bashkëshorti poet i thur vargje për thelbin e zemrës së saj, që janë në harmoni me ritualet e shpirtit.
Adnan Mehmeti eshte autor i ketyre librave:
Bota e mendimeve, aforizma, Tiranë, 1996
Diellin e kam futur në xhep, poezi, Tiranë, 2001
Ikje nga vetmia, poema, Dallas, 2004
Leave dhe door open, poezi në anglisht, Dallas , 2005
Gjekë Marinaj më shumë se poet, publicistikë, NY, 2007
Deti në mes, poezi, NY, 2008
Shkrimtarit i janë bërë vlerësime nga kritika, si nga Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Ramiz Kelmendi, Adriatik Kallulli, Kastriot Ahmati, Shefqet Dibrani, Albana Mëlyshi etj.
***
Shkrimtarit prej Kosove i kishin ardhur një sërë përshëndetjesh në ditën e promovimit të krijimtarisë së tij, çka flet për një respekt dhe dashuri nga lexuesit e tij.
Kështu z.Velaj lexoi përshëndetjen e presidentit të shoqatës, Gjekë Marinaj, i cili ndër të tjera shkruante: Kam pasur fatin e madh të njoh Adnan Mehmetin si njeri më parë, se si poet e shkrimtar. Për ju që nuk e njihni sa unë, në opinionin tim, Mehmeti është një ndër njerëzit dashamirës, më të ndershëm, më të çiltër e më inteligjentë që kam njohur në jetën time. Adnani është një poet i dashurisë, në të gjitha kuptimet e fjalës. Me pas u percollen pershendetjet e prof.Peter Priftit, Vlash Fili, sekretar i shoqates “Bijte e shqipes” etj.
Nga redaksia “Persepektiva” Bujanoc, vendlindja e tij, i uronin suksese të mëtejshme në fushën e krijimtarisë, përmes së cilës keni afirmuar vlerat e kulturës shpirtërore dhe materiale të Luginës së Preshevës, kësaj dege të ndezur të Arbërit.
Urime erdhen dhe nga Astrit Tota dhe Seit Tafaj.
***
Z.Mëhill Velaj, hapi këtë ditë festive duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe shkrimtarin Adnan Mehmetin për suksese të mëtejshme në fushën e letërsisë.
Ai e vlerësoi poetin A.Mehmeti këtë shkrimtar prej Kosove që po ngjit shkallët e elitës së shkrimtarëve me shpejtësi. Poezitë e tij, janë tejet mbresëlënëse dhe kanë një figuracion të përzgjedhur, prandaj dhe disa kritikë i kanë kushtuar shkrime të tëra krijimtarisë së tij artistike.
Z.Pal Ndrecaj paraqiti para pjesemarresve kumtesen: “Poezia dhe Katarza” një analizë e thellë dhe teper profesionale.
Ajo që mbetet në mendje në formë mbrese, kujtimi më të gjatë apo si një cytës intrigues për meditim pas leximit të librit të Adnan Mehmetit me titull “Deti në mes” është niveli i shkallëshkallshë n i reagimit emocional, të cilin reagim lexuesi e përjeton në disa forma: Si vetëdije për elementet qenësore të domosdoshme për funksionimin e një sistemi vlerash në kushtet dhe rrethanat e tendencave të dehumanzimit të jetës dhe si rezistim përballë këtyre tendencave, rezistim qe mundohet t’i afroje lexuesit edhe alternativën tjetër.
Ndërsa Jesika, një vajzë amerikane, recitoi disa nga poezitë e autorit në anglisht.
Pas interpretimit të poezive fjalen e mori kryetari i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikane z.Dalan Luzaj, qe kishte udhëtuar që nga Cikagoja për të marrë pjesë në kete promovim.Ai vleresoi aktivitetin, organizatoret dhe uroi Adnan Mehmetin per krijimtarine. Krijuesit janë të privilegjuarit e kombit me jetëgjatësi dhe fatoshet që përcjellin kohërat.
Ata ngelen të tillë nga vlerat që kanë dhe po nga këto vlera hyjnë në thesaret e kulturës së Kombit.
Adnan Mehmeti, tha Luzaj, hodhi njëra pas tjetrës dy libra, në intervale kohe, që janë me një peshë specifike. Sot vështrimi im panoramik do rrëshqas te proza e këtij autori me librin:
“Gjekë Marinaj më tepër se poet”.
Libri në pamje ka dy autorë , ndaj unë duke folur do mbështetem mbi supet e të dy krijuesve.
Adnan Mehmeti me një stil konciz me artin e fjalës së bukur gërshetuar me mendimin filozofik me dëshirën e zjarrtë dhe të sinqeritetit human, ka arritur të bëjë një përcaktim rreth Gjekë Marinaj që kushdo do ja kishte zilinë. Shumë gjëra janë para syve tanë, veç jo të gjithë kanë aftësi zhbiruese. Këto lloj vështrimesh i kanë krijuesit e vërtetë. Syri dhe veshi i poetit duhet të vështrojë pas malit dhe të ndjejë gurgullimën nën këmbët e tij. Eshtë meritë e vecantë që ky autor duke udhëtuar mes shqetësimeve që na jep jeta zbuloi nëpër faqet e shkëmbinjve rrezatimin e një metali të rrallë. Këtu tha Adnani duhet ndalur dhe piketoi minierën më të re të kulturës sonë. Pra Gjekë Marinaj ky vigan i ri i kulturës shqiptare, që për fatin e mirë po na largohet në art, por po na afrohet me zemër, përbën një thesar të ri të kulturës shqiptare.
Ky është gëzim i gjithë miqve dhe shokëve të tij, por sidomos i Adnanit që me sistemin e tij të ndjeshmërisë regjistroi valët shpërthyese të këtij vullkani. Me librin e tij më të fundit Gjekë Marinaj radhitet me poetët sipërorë botërorë, pa e tepruar duke thënë një të vërtetë. Libri “Lutje në ditën e tetë të javës”, është bibla e poezisë moderne. Ligështohem për një gjë se tek Gjekë Marinaj pjesa e mikut po na pakësohet, duke u bërë një emër i përveçëm.
Në skenë do të interpretoheshin mjeshtërisht poezitë e tij nga aktori, djali prej Kosove Shpend Gjocaj. Interpretimi i tij do të ndërpritej disa herë nga duartrokitjet.
Pastaj para publikut u paraqit dhe Dr.Christine Villani, profesore në Departamentin e Edukimit në New Haven University , CT.
Me një gjuhë të rrjedhshme dhe tepër elekuente, ajo i bëri një analizë të hollë krijimtarisë së autorit e cila e njihte dhe i kishte lexuar të gjithë krijimtarinë.
Me krenari pohoi se ishte e lumtur që lexonte krijimtarinë e Adnan Mehmetit, dhe kishte ngelur e magjepsur nga gjetjet artistike që bënte autori në poezitë e tij. Nuk ka më kënaqësi kur pas nje lodhje të gjatë, ulesh dhe lexon dhe pastaj natyrshem shijon poezitë, që të prekin shpirtin dhe të japin kurajo e frymëzim për ditët e mëvonshme.
Ramiz Gjini, një prozator modern, pohoi se krijimtaria e Adnan Mehmetit është në udhë të mbarë. Jo kushdo mund të bëhet poet, pohon shkrimtari, por librat e tij janë bërë mjaft tërheqëse, sepse i këndojnë Atdheut, Kosovës, bukurisë, dashurisë, natyrës, e nëpërmjet forcës artistike të fjalës, ai ja ka arritur qëllimit. Shoqata jonë ndihet krenare që në gjirin e saj ka poetë të tillë, poetë që lexohen me ëndje nga lexues të shumtë, çka e tregon më së miri miqtë e shumtë të librit që kemi këtu. Janë shkrimtarët ata që duan të zbulojnë misteret e jetës, ose u vihen pengesa per t’I zbuluar ato përfundoi z.Gjini duke cituar disa vargje nga intelektuali i shquar i Kombit, prof.Isuf Luzaj si:
S’më trembi furtuna,
S’më trembi tërmeti,
Por më trembi pikepyetja,
Që dot nuk i gjeta jetës kuptim!
Z.Tomë Mrijaj lexoi kumtesën me titullin “Poezi plot hymne dashurie”. Ndërmjet të tjerash ai e vlerësoi poetin se përdor mjeshtërisht fjalë të kursyera, por me një intensitet ndjenjash të ngjeshura, i cili zë një vend të merituar në mbretërinë e këtij arti, duke na shpalosur botën e tij shpirtërore.
Qazim Doda tha se poezia e Adnan Mehmetit është e lidhur ngushtë me ndjenjat e zjarrta për Atdheun. Deti në mes tregon mallin e tij për Atdheun.
Në poezinë 36 shkronjat, poeti shpreh revoltën e tij për përdhosjen e historisë që e bëjnë sllavo maqedonasit në qytetin e shkronjave Manastir të cilin e thërrasin Bitolj. Me një varg të kësaj poezie autori argumenton se historia shkruhet me 36 shkronja, ndërsa përtej lumit alfabeti cirilik numëron i turpëruar, kjo na lë të kuptojmë se asimilimi dhe genocidi kulturor ndaj shqiptarëve ka arritur aq lart sa që Manastirin janë duke u munduar ta mbulojnë hijet e zeza të alfabetit të turperuar sllavo-maqedonas.
Edhe poetja Ilirjana Sulkuqi, po ashtu anëtare e shoqatës e përshëndeti autorin me konsideratën më të lartë dhe i uroi atij suksese të mëtejshme. Ajo i dhuroi autorit një stilolaps me shqiponjë dhe librin e shkrimtarit Bilal Xhaferit. Ajo me emocion pershkroi krijimtarinë e autorit, promovimin e librit dhe se është bukur kur shkrimtarët mblidhen në këto ditë të vecanta, në promovime librash.
Shkrimtari Luigj Çekaj tha, se kam mendimet më të mira dhe më të bukura për poezinë e Adnan Mehmetit, ato unë i lexoj me ëndje vazhdimisht.
Dr.Selaudin Velaj, anetar I shoqates e uro autori. Ai tha se duhet të kemi më shumë klasa në shkollë, më pak qeli burgu dhe sa më shumë libra me vlerë. Ai gjithashtu përcolli dhe përshëndetjen e shkrimtarit Pierre Pandeli Simsia për poetin Adnan Mehmetin.
Rajmonda Moisiu kishte udhëtuar nga larg për të marrë pjesë në këtë ditë festive për komunitetin shqiptar në Samford. Ajo përshëndeti të pranishmit duke sjelle dhe urimet e Merita Bajraktarit.
Tomë Paloka e vlerësoi stilin me të cilin shkruan autori, e përgëzoi atë për një punë kolosale dhe pse është një shkrimtar relativisht i ri në moshë.
Gjeto Turmalaj e vlerësoi poezinë e Adnan Mehmetit si një metaforë të gjallë, si një poet me talent, e cilësi të rralla, gjë që e lexojmë në praninë e vargut ku me aq finesë na e paraqet. Edmond Ismailati u shpreh se e kishte kënaqësi që kishte ardhur nga Brooklyni për të marr pjesë dhe për ta përshëndetur autorin.