Saturday, July 3, 2010

Treni ishte shumë i gjatë: Si erdhën 3200 shqiptarët në Gjermani

Treni ishte  shumë i gjatë, rreth 536 metra.

3200 shqiptarë u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën gjermane në Tiranë. Tërheqja e tyre nga Brindizi dhe prurja në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman. Disa protagonstë të kësaj ngjarjeje kujtojnë.

E mërkurë 11.07.1990, ora 07:00 e mëngjesit. Telefoni i familjes Schröder tingëllon, një telefonatë nga kryeqyteti, nga Boni.

Në të njëjtën kohë në ambasadën e RFGJ-së në Tiranë përkeqësohej dita-ditës gjendja e higjenës, sepse sikurse kujton, Werner Daum, asokohe i ngarkuar me punë ad interim, ambasadës i kishin prerë ujin dhe "Punonjës të ambasadës shkonin me bidonë në ndërtesat karshi për të na furnizuar me ujë. Pa dashur të hyj në detaje, ishte një situatë tepër e vështirë dhe kanë ndodhur gjëra të tmerrshme."

Në Shvarcenbek pranë Hamburgut vazhdon telefonata. Zonja Waltraud Schröder, asokohe 54-vjeç, drejtuese e ekipit të gatishmërisë së Kryqit të Kuq për landin e Shlesvig-Holshtajn, ngarkohet të drejtojë misionin për transportimin e refugjatëve shqiptarë që kishin hyrë në ambasadën gjermane. Ajo tashmë kishte përvojë me një mision të ngjashëm. Para nëntë muajsh znj. Schröder kishte manaxhuar me sukses transportimin e 17.000 refugjatëve nga ish-RDGJ-së që kishin kërkuar strehim në ambasadën gjermano-perëndimore në Pragë.

Waltraud  Schröder, korrik 1990.Bildunterschrift: Waltraud Schröder, korrik 1990.

Dy orë më vonë Waltraud Schröder arrin nga Hamburgu në Bonn prej nga niset për në Brindizi një tren i posaçëm. "U nisëm nga Gjermania me një tren të pajisur me kompartamente të posaçme për nëna me fëmijë, për të sëmurë si dhe me të tjera pajisje të nevojshme. Në Bon, ku ishte qendra e Kryqit të Kuq Gjerman, kishim marrë të gjithë informacionin e duhur për realizimin e këtij aksioni, aty blemë edhe ushqime, ujë dhe lëngje, sepse ishin ditë shumë të nxehta."

"Treni ishte shumë i gjatë, rreth 536 metra, më i gjatë se çdo stacion treni. Treni nuk ndalonte dot i tëri në stacionin e Brindizit, sepse nuk mjaftonte gjatësia e peronëve. Këtë e dinim që në fillim dhe për këtë kishim parashikuar që treni do të ndahej në disa pjesë e trenit. Për çdo vagon kishim në dispozicion të paktën nga një vullnetar të Kryqit të Kuq. Po ashtu kishim me vete edhe një ekip sanitarësh, mjekësh dhe mamish. Të them të drejtën sot nuk më kujtohet numri i saktë, por kishim personel të mjaftueshëm për të përballuar dhe për t'u kujdesur për 3200 refugjatët, madje kishim personel të mjaftueshëm edhe sa i përket ndihmës së kualifikuar.

Edhe pse ky ishte mandati i dytë pas angazhimit të mëparshëm në Pragë, zonja Schröder i ka ende të gjalla kujtimet e 13 korrikut 1990: "Nuk e harroj momentin kur pashë, se si kaq shumë shumë njerëz vërshuan nga barku i tragetit, e theksoj vërshuan! Tek ata njerëz më ra në sy nga njëra anë rraskaptija, por nga ana tjetër edhe gëzimi, ndenja e çlirimit që ata ndodheshin në një tokë, ku ekzistonte liria, ajo që u kishte munguar në vendin e tyre, dhe për të cilën ishin larguar."

Kryqi i Kuq  gjerman organizon transportin e refugjatëve.Bildunterschrift: Kryqi i Kuq gjerman organizon transportin e refugjatëve.

Kurse Hilmar Mahronit, gjithashtu punonjës i Kryqit të Kuq, i ka mbetur në kujtesë diçka tjetër: "Më bëri përshtypje, se pasi refugjatët hipën nëpër vagona pala italiane i mbylli dyert e trenit dhe i mbajti të bllokuara që gjatë udhëtimit askush nga refugjatët të mos zbriste në Itali. Në Zvicër ishte e njëjta gjë dhe disa nga shqiptarët që donin të zbrisnin patjetër në Zvicër kërcyen si përfundim nga dritaret dhe u larguan duket kaluar shinat nga njëri peron tek tjetri."

Habi në radhët Kryqit të Kuq: Shumica e refugjatëve shqiptarë thoshin se ishin me profesion inxhinierë

"Kur vinte policia për të kontrolluar pasaportat, ose për të regjistruar të sapoardhurit, vija re që kjo u ngjallte frikë të madhe shqiptarëve. Kjo frikë kishte arësye nga më të ndryshmet, ndoshta se një pjesë e tyre nuk kishin as pasaporta me vete. Disa prej tyre nuk tregonin as emrin dhe policia ndonjëherë nervozohej prej kësaj situate, kurse mua më duhej t'i qetësoja shqiptarët duke u thënë që të mos kishin frikë, se atyre nuk do t'u ndodhte asgjë. Regjistrimi i të dhënave personale ishte i domosdoshëm edhe sepse gjatë udhëtimit kishte raste që pjesëtarët e familjeve ishin shkëputur nga njëri-tjeri dhe ne duhej të kujdeseshim që ata të strehoheshin në të njëjtin vend." - kujton Waltraud Schröder

"Kur erdhën punonjësit gjermanë të kufirit për të regjistruar të dhënat personale si dhe profesionin e refugjatëve, ne u habitëm shumë, se shumë shqiptarë jepnin si profesion inxhinierinë. Besoj se shumica thonin se ishin me profesion inxhinierë, sepse besonin se kështu do të kishin shanse më të mira për të fituar azilin, ose për të gjetur punë, nuk e di saktë përse." - tregon Hilmar Mahron

Hilmar Mahron  nga Kryqi i Kuq në bisedë me Deutsche Wellen.Bildunterschrift: Hilmar Mahron nga Kryqi i Kuq në bisedë me Deutsche Wellen.

Refugjatët shqiptarë do të shpërndaheshin në bazë një numri të caktuar kontigjentesh në lande të ndryshme të Gjermanisë dhe njoftimet vinin nga Boni dhe i transmetoheshin ekipit të Kryqit të Kuq me radiomarrëse. Për shkak të gjatësisë së trenit dhe koordinimit të tij udhëtimit të tij me oraret e qarkullimit të trenave të tjerë, qëllonte që treni të ndalonte nëpër stacionet përkatëse, ku do të zbrisnin refugjatët, natën. Por megjithë përgatitjet të gjithë dëshmitarëve të asaj kohe duket se u ka mbetur e pashlyeshme në kokë një skenë natën e 14 korrikut 1990. Rreth orës 22:00 treni kishte lënë pas kufirin e Zvicrës dhe kishte filluar udhëtimin nëpër Gjermani.

"Papritur treni ndaloi diku në terr dhe refugjatëve të dy-tre vagonave të fundit iu tha se duhet të zbrisnin. Në atë moment filloi një pështjellim se disa prej atyre që kishin ardhur me familjet filluan të kërkonin të afërmit. Shumë familje ishin shpërndarë, gjë që filloi që pas zbritjes nga trageti dhe hipjes në tren. Edhe pse ne u thonim njerëzve që të hipin nëpër vagona me grupe dhe familjet të qëndronin bashkë, kishte lindur një problem, sepse burrat rrinin me burrat apo djemtë e shokët e tyre, ndërsa gratë me gratë dhe fëmijët. Kësisoj familjet u shkëputën dhe kishin hipur nëpër vagonë të ndryshëm." - tregon Adelheid Feilcke, e cila asokohe ishte përkthyese.

"Në këto momente jo vetëm në radhët e vetë refugjatëve shqiptarë, por edhe të personelit të shërbimit të Kryqit të Kuq ndihej një lloj shqetësimi, sepse nuk e dinim me saktësi se ku ndodhemi. Papritur disave u duhej të zbrisnin, duke u ndarë prej të tjerëve dhe ata nuk e kishin të qartë se ku gjendeshin. Sikurse ju tregova treni ishte shumë i gjatë dhe jo të gjithë vagonët ndalonin te zona e peronit. Kështu na u desh që t'i shoqëronim njerëzit nëpër shina me llampa dore apo me mjete të tjera ndriçuese që na u gjendën, deri sa arritën në një vend të sigurtë jashtë zonës së shinave. Megjithë pasigurinë dhe frikën se ç'do të bëhej me ta, apo kur do të bashkoheshin familjet gjatë gjithë udhëtimit refugjatët ishin mjaft të qetë dhe të disiplinuar." - tregon Waltraud Schröder.

Organizimi i  transportit ishte i vështirë.Bildunterschrift: Organizimi i transportit ishte i vështirë.

"As unë nuk kisha ndonjë informacion, vetëm se na komunikuan, se refugjatët e dy vagonave të fundit duhet të zbresin, sepse po i presin dhe do t'i dërgojnë në vendstrehimet përkatëse," - kujton Hilmar Mahron. Përkthyesja u tha njerëzve që ishin në vagonin e fundit se duhet të zbrisnin. Njerëzit ishin në gjumë dhe na u desh t' i zgjojmë, t'u themi zbrisni shpejt dhe kaloni shpejt shinat se vjen treni tjetër. Megjithatë shqiptarët i kam përjetuar mjaft të qetë. Në asnjë moment nuk shfaqën ndonjë pakënaqësi, agresion apo ndonjë emocion të tepruar. Kam përshtypjen, që së pari ata ishin krejtësisht të raskapitur dhe mjaft të durueshëm, të durueshëm në maksimum, dhe na besonin tërësisht neve. Kisha përshtypjen, se ata ishin të bindur që ishin në duart e Kryqit të Kuq gjerman dhe nuk do t'u ndodhte asgjë."

Pas 36 orësh orësh udhëtimi, pjesërisht në kushte të rënduara për shkak të vagonëve të tejmbushur, lodhjes dhe raskapitjes së njerëzve, plagëve që kishin marrë nëpër këmbë nga një pjesë e refugjatëve nuk kishin këpucë, tualeteve të trenit që brenda një kohe të shkurtër u mbingarkuan dhe u bllokuan duke rënduar edhe më tej kushtet higjenike, vagonët e fundit arritën në destinacionet e fundit në veri të Gjermanisë.

Autor: Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani

Gjermani-Argjentine 4:0






















Friday, July 2, 2010

Pak nga e tera per aktorin shkodran Bep Shiroka (Artist i Merituar)

Sot u percoll per ne banesen e fundit,aktori shkodran,Bep Shiroka (Artist i Merituar).Teatri "Migjeni" ,miqte shoket e koleget e tij ,bene homazhet e fundit ne kete teater,ku Bepi i kushtoi gjithe jeten.Punoi e deputoi ne shume filma e drama te vena ne kete teater.U shqua si nje aktor i nivelit te larte. Rolet e tija te luajtura me aq profesionalizem e bene aq te dashur e te respektuar per gjithe publikun,kudo ,ku ai debutoi.Figurat e lujtuara nga Bepi do te mbesin ne kujtesen e te gjitheve per shume e shume kohe.
Sot me qindra e qindra qytetare shkodrane,shoke ,miq dhe njerzit e familjes i dhane lamtumiren e fundit ketij aktori te madh te skenes shqiptare.
Ne vazhdim,po percjell per lexuesin,dicka nga jeta e artistit,nga intervistat e tija ne shtypin e perditshem,por dhe foto te ndryshme ,qe une i grumbullova edhe nga faqja e Bepit ne Facebook ,por dhe disa nga rolet e lujtura nga ai.
Keshtu dhe une kryej nje lloj obligimi,qe kam duke i percjell publikut,aq sa une mund te bej per kete artist te madh shkodran,sepse dhe une jam bir i atij qyteti dhe na takon,qe te sjedhim dicka per keto njerez te medhej te skenes e te filmit shqip ,qe i kane dhene gjithe jeten e tyre artit shkodran dhe atij mbare kombetar.

U mundova te mbledh e te grumbulloj pak nga jeta e ketij artisti te skenes shqiptare,kjo eshte vec nje pjese e vogel,nga ajo e tera ,qe ky artist i madh i dha popullit te vet.

Me respekt

Luigj Shkodrani




TEATRI "MIGJENI" SHKODER

Gjysmë shekulli art/Nga roli i parë te drama "Nora e Kelmendit" deri tek "Ishulli i Shitenit"
Shiroka: Unë fanatiku i “Çiftit të lumtur”


Flet aktori shkodran: Tani që jam në pension dua t'i përkushtohem pasionit për pikturën

Zef PALI
SHKODER- Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shkodran, Bep Shiroka, i njohur për rolin tipik të "fanatikut" tek filmi "Çifti i lumtur", sot ka mbi supe peshën e 70 viteve, megjithatë është shumë vital, energjik dhe me një humor karakteristik të qytetit të tij të lindjes. Nuk i ka më flokët e zinj dhe fytyrën e lëmuar të viteve më parë, por sytë e tij kanë të njëjtën shprehje. Ka marrë ndër vite dashamirësinë e njerëzve, motiv që e bën të ndjehet mirë kudo që shkon, edhe aty ku pi kafen e mëngjesit.Të flasë për veten e ka paksa të vështirë, pasi janë rolet ato që flasin për punën e tij.

Si lindi tek ju dëshira për t'u bërë aktor?
Rruga e artit skenik ka qenë një zgjedhje e rastësishme. Im atë ka qenë Kolë Shiroka dhe njihej si një ndër organizatorët e karnavaleve të famshme të Shkodrës, ndërsa nëna e ka pasur në natyrë humorin. E ardhur nga familja e famshme e Daiajve, nëna më la si trashëgim shumë nga natyra e saj.

Kur nisët të luanit në skenë dhe cili ka qenë roli juaj i parë?
Kam hyrë në skenë nga fillimi vitit 1960 në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Një nga regjisorët e atëhershëm të teatrit "Migjeni", Tefik Duka, ka qenë personi i parë që më ka bërë ftesën. Në Teatrin "Migjeni" kam hyrë në një kohë me Rrok Dajçin dhe me Paulin Prekën. Roli im i parë ka qenë në dramën "Nora e Kelmendit". Menjëherë pas kësaj kam pasur rolin e dytë, që ka qenë rol kryesor, atë të Viktorit në dramën "Histori Iskutare", e cila ishte edhe tema ime e diplomës.
Si e kujtoni rolin tuaj tek filmi "Çifti i lumtur"?
Kam pasur emocione të mëdha në xhirimet e "Çiftit të lumtur". Kam luajtur krahas aktorëve të mëdhenj si Nikolin Xhoja, Tinka Kurti, Paulin Preka, Vitore Nino, Justina Aliaj. Roli nuk ka qenë i panjohur, pasi ishte vënë më parë në skenën e teatrit "Migjeni". Kur më dhanë rolin, si zakonisht ngurova. Ishte diçka e re, pasi nuk kisha shumë kohë në teatër, por më pas punova shumë. E kam studiuar me hollësi këtë rol. Në fakt "fanatiku" nuk ishte larg mentalitetit të shkodranit, pavarësisht vështrimit grotesk të tij. Xhirimet kanë qenë jo të lehta, aq më pak për kushtet në të cilat zhvilloheshin. Më është dashur të mbaj gjithnjë të njëjtin qëndrim në fytyrë, pa harruar asnjëherë të mbajë qafën mënjanë, për t'iu përshtatur rolit.
Si e gjykoni situatën në të cilën ndodhet sot teatri shqiptar?
Për vetë profesionin që kam pasur, për përkushtimin që i kam dhënë, mbetet gjithçka për mua. Më dhemb jashtëzakonisht shumë situata ku ndodhet teatri. Janë disa faktorë që e kanë çuar teatrin në këtë gjendje. Në radhë të parë, kushtet financiare ku një aktor merr 160 deri në 170 mijë lekë të vjetra në muaj.
A keni provuar ndonjëherë të luanit role jashtë tabuve?
Natyrisht, por vonë. Filluam me regjisorin Albert Kumbaro dhe vumë në skenë "Frankun e V", që është një Makbeth i ditëve tona. Ka qenë një ndër premierat më të arrira, por fatkeqësisht në vendin dhe kohën e gabuar. Premiera është dhënë në vitin 1991, kur ishte ende e nxehtë atmosfera e djegieve të dhjetorit, të vrasjeve të 2 prillit, të djegies së Komitetit të Partisë.
A do të pranonit të riluanit në skenë, a në ndonjë film?
Jo. Kam pasur mjaft oferta në Shkodër dhe në Tiranë, por nuk dua të riluaj më. Ndër interpretimet e fundit ka qenë "Ishulli i Shitenit", një dramë e Albri Brahushës, që pati mjaft sukses. Dua të jem pensionist dhe të kem kohë për pasionin tim, pikturën.
Nga aktrimi, tek pasioni për pikturën
Pas 43 vitesh në skenë dhe në film, Bep Shiroka i është rikthyer pasionit të dikurshëm pikturës. Shumë pak vetë i njohin meritat e tij si skenograf e aq më tepër si piktor. Në shtëpinë e tij, në një apartament në afërsi të gjimnazit jezuit në Shkodër, varen në mure disa dhjetëra piktura që mbajnë firmën e tij. Sot ai është 70 vjeç dhe jeton në pension. "Kam qenë piktor dhe fotograf para se të isha artist i skenës, ndërsa nuk i jam ndarë figuracionit" , tregon ai. "Kam pasur sukses dhe në skenografi. Mbase po të mos isha aktor, mund të kisha qenë piktor ose fotograf", thotë Bep Shiroka. Karriera e tij e gjatë si artist numëron mbi 150 role në premiera nga më të ndryshmet në Teatrin "Migjeni" në Shkodër, mbi 30 filma, ndërsa numëron më shumë se 30 skenografi dhe dekore në premiera të ndryshme. "Çifti i lumtur" në skenën e teatrit "Migjeni", lidhet ngushtë me emrin e Bep Shirokës, pasi spikat jo vetëm në rolin e tij, por edhe në ideimin e skenografisë.

Emocioni në rolet e vogla
Si me të qeshur Bep Shiroka thotë se çuditërisht njerëzit janë mësuar ta shohin vetëm në rolin e aktorit të humorit, por ai ka pasur të preferuar dramën. "Mbase është më e shpejtë e qeshura dhe mbahet mend më shumë nga njerëzit. Megjithatë kam pasur sukses në të dy gjinitë", thotë Bepi. Bep Shiroka kujton me nostalgji pritjen që i është bërë në vitet '80 në Kosovë. "Kanë qenë të gjitha sallat e mbushura plot e përplot", thotë Bepi. "Lulet e dhuruara nga kosovarët ishin gjithçka për ne aktorët e Shkodrës", shprehet ai. Të njëjtin sukses, thotë ai, kemi pasur edhe në dramën "Dasmë me flamur" të interpretuar për shqiptarët e Maqedonisë. Ndonëse ka qenë ndër aktorët e preferuar dhe të zgjedhur të regjisorëve, ai ka pasur edhe disa role të vogla të arritura mjaft mirë. Bep Shiroka thotë se kujton si ndër më të veçantët një rol në dramën "Hetimi". "Ka qenë një interpretim vetëm 7 minuta. Aty kam përjetuar emocione të forta në të gjitha shfaqjet e kësaj drame. Ishte një monolog shumë i dhimbshëm. Në shtatë minuta shfaqej i gjithë holokausti, vuajtjet e njerëzimit gjatë Luftës të Dytë Botërore në kampet e përqendrimit të nazizmit, që nga krijimet e deri në krematorët masive", thotë Bepi.

Bep Shiroka: “Kam munguar se artin s’e merr njeri seriozisht”


Emocion dhe frikë provon Bep Shiroka (Artist i Merituar) pas dhjetë vite mungesë, para premierës së dramës “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut. Artisti që me interpretimet e tij të spikatura dhe profilet e paharruara të krijuara sidomos në ekran, nuk e mohon se ndjen frikën e përgjegjësisë para publikut dhe për interpertimin e rolit kryesor

Anila Dushi
Sat, 31 May 2008 09:20:00


Emocion dhe frikë provon Bep Shiroka (Artist i Merituar) pas dhjetë vite mungesë, para premierës së dramës “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut. Artisti që me interpretimet e tij të spikatura dhe profilet e paharruara të krijuara sidomos në ekran, nuk e mohon se ndjen frikën e përgjegjësisë para publikut dhe për interpertimin e rolit kryesor në këtë dramë. Interpretues i mbi 150 roleve në teatër dhe rreth 20 në kinematografi, 75-vjeçari, është modest dhe vetëm dëshiron që të mos zhgënjejë spektatorin e Shkodrës. Për gazetën “Shekulli”, Bep Shiroka tregon detajet e rikthimit dhe emocionet para shfaqjes.
Pse ka munguar kaq Bep Shiroka?
Është e vërtetë që i kam munguar skenës për mbi 10 vjet dhe kjo ka ardhur jo se nuk kam patur oferta si nga Teatri Kombëtar ashtu dhe nga teatro të tjerë, por për arsye shëndetësore. Ky rikthim vjen pas shumë hezitimesh. Dramaturgu dhe regjisori Stefan Çapaliku që për mendimin tim është ndër dramaturgët aktualë më të mirë, më kërkoi të interpretoja rolin e Rozarit në këtë dramë por unë hezitova. Kjo për shkak të shkëputjes së gjatë por edhe të përgjegjësisë për një rol të tillë. Është një dramë e bukur, një rol interesant dhe me peshë dramatike. Ishin fëmijët e mi që ndonëse jetojnë jashtë vendit, më shtynë ta pranoja rolin. Emocionet e rikthimit janë të forta. Mendoj se drama do të jetë interesante për publikun dhe synojmë që ta kthejmë atë në teatër, duke bërë që ai të ketë mundësi të shijojë fytyrën e vërtetë të teatrit “Migjeni”, këtij teatri i cili që nga fillimi i aktivitetit të tij ka konkurruar denjësisht me Teatrin Kombëtar. Sot nuk është e lehtë të bësh teatër, sepse nuk merret seriozisht as nga drejtuesit dhe as nga ata që ndonëse nuk hipin në skenë, e kanë në dorë skenën.
Na thoni diçka për rolin, çfarë është ky Rozari juaj?
Është një intelektual qytetar, i diplomuar në Perëndim por që si mjaft të tjerë që vendosën të kthehen në atdhe apo që të luftonin për çlirimin e vendit, u panë më pas nga diktatura me syrin e njerkës. Ndodhi që u burgosën, u internuan, u pushkatuan, të tjerëve iu mohua puna dhe zanati, u shfrytëzuan si kuajt që mbajnë pesha, u lanë fëmijët pa shkollë, disa dhe pa u martuar duke mos mundur të krijonin dot familje. Rozari është një intelektual i tillë që jeton në një familje të ndërkryer shkodrane, i mbyllur në shtëpi dhe në zakonet e veta. Kemi njohur intelektualë me fat të tillë, por ta sjellësh këtë fat në skenë nuk është e lehtë. Është një rol i komplikuar, e kam punuar me dëshirë, kam emocione, po kam dhe frikë. Frikë në kuptimin e përgjegjshmërisë , pasi unë nuk jam aktor fillestar as nuk kam për qëllim të bëj emër tani në moshën 75-jeçare. Unë kam krijuar diçka dhe frika qëndron pikërisht në atë që nuk dua të prish imazhin që kam krijuar me interpretimet e mia, nuk dua me e njollosë atë. Spektatori më ka pritur shumë mirë, dashuria dhe respekti i tij edhe pse prej vitesh nuk kam luajtur, nuk më ka munguar, kudo respektojnë punën time dhe iu jam mirënjohës. Por frika është.
Përveç përgjegjshmërisë , a ka ndonjë motiv tjetër “frika” juaj, ndoshta diçka që lidhet me spektatorin e tanishëm të teatrit?
Unë e thashë që me këtë dramë, si autori dhe regjisori i saj Çapaliku, ashtu dhe të gjithë aktorët synojnë që teatrit t’i kthehet fytyra e tij e vërtetë, serioziteti që ka vite që i ka munguar. Jemi dëshmitarë të asaj që në teatër këto vitet e fundit po ngjiten gjithëfarëlloj trupash e këngëtarësh komercialë që interpretojnë “këngë kanalesh” siç thotë një miku im. Teatri është në krizë pasi ai është një art elitar që shpreh mendim në mënyrë të drejtpërdrejtë . Kohët e fundit është bërë e kollajshme me ba teatër apo dhe me shkru teatër. Shfaqjet kanë personazhe por nuk e di nëse kanë dramë. Nuk bëhet teatër i vërtetë. Pikërisht këtu qëndron dhe një motiv për të patur frikë. Frikë sepse spektatori prej vitesh është mësuar me “teatër të lehtë” që nuk të bën të mendosh shumë për të nxjerrë mesazhin. Kështu që ekziston rreziku që dhe spektatori të ketë humbur ndjesinë e reflektimit ndaj teatrit të vërtetë. Unë nuk mendoj se mund të luaj role të tjera në të ardhmen, jo se nuk dua, por se nuk mundem. Megjithatë kjo nuk është e prerë pasi do jenë arsyet shëndetësore ato që do të vendosin. Ndoshta ndonjë rol më të lehtë.
Autorët e dramës “Putargat e thata” mendojnë për një rishfaqje të saj dhe në skena të tjera, në Tiranë apo edhe në festivale brenda e jashtë vendit.
Si e mendoni të ardhmen e teatrit dhe veçanërisht të teatrit “Migjeni”? Fatkeqësisht është punuar pak në këtë drejtim, për elementin e ri. Në Shkodër është mjaft e ndjeshme. Këtu nuk ndodh që të vijnë dhe të paguhen aktorë nga qytete të tjera. Kjo tregon mungesë vullneti nga ata që merren dhe drejtojnë punët e artit në Shkodër. Aktorët shkodranë janë më të papaguarit në Shqipëri. Mund të them se roli që unë interpretoj është disa herë më pak i paguar se do të ishte në teatro të tjera të vendit. Arsyet finaciare duket se janë ato që kanë bërë që Shkodra, dikur me një teatër me peshë, sot nuk arrin të organizojë as një festival teatri që në fakt mungon në gjithë veriun.
Ju mendoni se ky është roli i fundit për ju. Atëherë mund të na thoni se cilët role mbeten më të dashurit?
Nuk mund t’i veçoj, qoftë rolet kryesore apo dytësore. Dua të përmend rolet në dramaturgjinë botërore ku kam interpretuar në vitet 60-të në teatrin e Shkodrës, po edhe ato të autorëve shqiptarë, duke nisur nga “Nora e Kelmendit” në vitin 1960, me të cilën trupa e Shkodrës mori disa çmime, e deri tek role të tjera si “Baca i Gjetajve” etj.. Nga kinematografia, ato që kanë mbetur më shumë në mendjen e spektatorit e telespektatorit janë fanatiku tek “Çifti i Lumtur” dhe Veseli tek “Koncert në vitin 1936”. Kinematografia sot bëhet vetëm në Tiranë dhe funksionon me grupe shokësh. Në teatrin “Migjeni” zhvillohen veprimari përkujtimore dhe që s’kanë lidhje me teatrin. Pra, ndodh që nganjëherë edhe harrohemi.

Marre nga gazeta "Shekulli"

Bep Shiroka: "Putargat e thata" qe me rikthyen te "Migjeni"

E Marte, 03 Qershor 2008

Ka shkelur triumfueshem skenen e "Migjenit", aty kur per here te pare u ngjit 48 vjet me pare. Ai i Bep Shirokes mund pa frike te thuhet se eshte nje nga rikthimet me emocionuese ne skene, ndersa ne krah te tij ndodheshin te rinj, qe ne endrrat e tyre te fshehta ishin ne skene me aktorin, qe cilesohet te jete nder ikonat e skenes shqiptare. "Putargat e thata" e Stefan Capalikut rikthen me nje sukses te plote Bep Shiroken. 75-vjecari ka interpretuar ne skene intelektualin e dhunuar nga diktatura me nje energji e vitalitet per t'u pasur zili. Ne krah te Jozef Shirokes, aktorit te ri qe demonstroi talent te rralle dhe Paskualina Shllakut i kane risjelle "Migjenit ate lavdi qe prej kohesh i pati munguar. Dhjete vite pas mungeses te tij, Bep Shiroka merr duartrokitjet e shkodraneve dhe dashurine e munguar te tyre. Teper i emocionuar, aktori qe i ka sfiduar vitet e tij, rrefen se ka qene ne ankth deri ne diten e premieres. Ka pasur mjaft terheqje e stepje deri ne momentin qe e ka pranuar rolin, qe Capaliku i ka ofruar per ta rikthyer ne skene pas nje dekade.
Rikthim pas dhjete vitesh, c'do te thote te jesh serish ne skenen e Teatrit "Migjeni" te Shkodres?
Do te thote shume! Pergjegjesi dhe mposhtje emocionesh. E kam thene edhe diku tjeter, rikthimi im vjen pas shume hezitimesh. Dramaturgu dhe regjisori Stefan Capaliku me kerkoi te interpretoja rolin e Rozarit ne kete drame, por une hezitova. Kjo per shkak te shkeputjes se gjate, por edhe te pergjegjesise per nje rol te tille. Eshte nje drame me shume vlera, ndersa roli eshte nder me komplekset. Rozari eshte i njohur ne jeten e perditshme, por teper i veshtire ta sjellesh si karakter ne skene. Ne pranimin e ofertes te Capalikut pa dyshim me shtyne femijet e mi, qe, ndonese jetojne jashte vendit, me shtyne ta pranoja rolin. Emocionet e rikthimit jane te forta. Ndihem mire se e shoh qe e kam arritur rolin.
Po mungesa juaj e gjate...?
Nuk do ta lidhja me shume fakte. Po, i kam munguar skenes per mbi 10 vjet dhe kjo ka ardhur jo se nuk kam pasur oferta si nga Teatri Kombetar ashtu dhe nga teatro te tjere, por per arsye shendetesore. Kesaj here u binda! Drama ka interes dhe transmeton ato mesazhe te cilat publiku i Shkodres ka nevoje. Ne fund te fundit, te gjithe synojme qe ta kthejme ate ne teater, duke bere qe ai te kete mundesi te shijoje fytyren e vertete te teatrit "Migjeni", ketij teatri i cili qe nga fillimi i aktivitetit te tij ka konkurruar denjesisht me Teatrin Kombetar.
C'eshte teatri per ju dhe si e gjykoni situaten ne te cilen ndodhet sot teatri ne Shqiperi?
Per vete profesionin qe kam pasur, per perkushtimin qe i kam dhene, mbetet gjithcka per mua. Deshire, pasion, por edhe pune. Me dhemb jashtezakonisht shume situata ku ndodhet teatri. Nuk eshte nje faktor, jane disa qe sollen kete pasoje. Ne radhe te pare duhen pare kushtet financiare. A e dini se nje aktor merr 160 deri ne 170 mije leke te vjetra ne muaj?! Nga ana tjeter, per vite me radhe, ne, aktoreve shqiptare, trupave teatrore ne pergjithesi, nuk na lejuan te luanim dramaturgjine boterore. Ne nuk ishim te paafte te luanim.
Pse ndodhi kjo?
Ishin kushtet natyrisht. Por, do te desha te thosha se trupa e Teatrit "Migjeni" ishte dhe eshte e afte te luaje Shekspirin (Molierin e ka ngjitur ne skene), te luaje Breht, Eksil dhe yjet me te medhenj te te gjitha llojeve te gjinise dramatike. Por aso kohe ishte e veshtire. Sot eshte ana tjeter e mungeses se financimeve. Megjithate, une do te thosha se "Putargat e thata"e demonstroi kete.
Le te kthehemi te shfaqja qe ju riktheu, Rozari duket se ka marre tashme gjithe dashurine e vemendjen tuaj. Sa eshte i prekshem ai si personazh?
Rozari (edhe emri duket se eshte tamam shkodran), eshte tipi i njeriut qe gjithsecili prej nesh e kemi hasur a njohur. Intelektual qytetar, i diplomuar ne Perendim, por qe, si mjaft te tjere, qe vendosen te kthehen ne atdhe, apo qe te luftonin per clirimin e vendit, u pane me pas nga diktatura me syrin e njerkes. Ndodhi qe u burgosen, u internuan, u pushkatuan, te tjereve iu mohua puna dhe zanati, u shfrytezuan si kuajt qe mbajne pesha, u lane femijet pa shkolle, disa dhe pa u martuar, duke mos mundur te krijonin dot familje. Rozari eshte nje intelektual i tille, qe jeton ne nje familje te nderkryer shkodrane, i mbyllur ne shtepi dhe ne zakonet e veta. Kemi njohur intelektuale me fat te tille, por ta sjellesh kete fat ne skene, nuk eshte e lehte. Eshte nje rol i komplikuar, e kam punuar me deshire. Fjalen tashme e ka spektatori, por edhe kritika. Autoret e drames "Putargat e thata" mendojne per nje rishfaqje te saj dhe ne skena te tjera, ne Tirane apo edhe ne festivale brenda e jashte vendit.

Bisedoi: Rudina Llazari

Shkruajne sot shtypi shqiptar per humbjen e aktorit shkodran Bep Shiroka.



Presidenti Topi ngushëllon familjarët e aktorit të mirënjohur Bep Shiroka.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të shquar shkodran, Bep Shiroka, i cili ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 76-vjeçare.
“Të dashur familjarë të Bep Shirokës,
Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshë m, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizë m skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë.
Edhe një herë në këto momente të vështira ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore, dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.


Marre nga faqja e Presidentit Topi.

Bep Shiroka ndahet nga jeta

SHKODER – 1 korrik ( www.alblink. com ) – Bep Shiroka, aktori i njohur shqiptar, ndahet nga jeta ne banesen e tij. Ai pesoi nje atak ne zemer mbrëmjen e sotme.
Goditja ka qene fatale, duke i marre jeten 77-vjecarit, Artist i Merituar. Bep Shiroka ka lindur në 25 Shtator të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës. I rritur në një familje me tradita artistike, i ati i tij Kolë Shiroka ishte organizuesi i karnavaleve në qytetin e Shkodrës, zgjedh rrugën e artit duke u diplomuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore në vitin 1960 thirret të punojë në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni” prej regjisorit Tefik Duka. Roli i tij i parë do të jetë një rol i dytë në dramën “Nora e Kelmendit” ku ai do të interpretojë shumë mirë duke bërë kështu që ky regjisor ti besojë rolin kryesor në dramën “Histori Irkutase”.
Më tej do të vazhdonin shumë e shumë role të tjera plot 150 të cilat do ta bëjnë atë të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasëm me Flamur” të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera.
Në vitin 1998 pasi del në pension shkëputet nga teatri për tu rikthyer 10 vjet më vonë në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bëj atë të njohur para gjithë artdashësve do të jetë ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975. Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuar me shumë mjeshtëri.
Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” në vitin 1978, rolin e Bajraktarit në filmin “Besa e Kuqe” në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” në vitin 1986 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Shefit të sigurimit në filmin shqiptaro-kanadez “Gruaja pa flatra/Women without wings”.
Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e tij si skenograf në Teatrin “Migjeni” e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën, duke realizuar për këtë teatër mbi 30 skenografi për shfaqje të ndryshme. Një nga shfaqjet që më shumë lidhet me profesionin e tij si skenograf është komedia “Çifti i lumtur. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.
Ndarja nga jeta e Bep Shirokes eshte nje humbje e madhe per kinematografine dhe humorin shqiptar. Neser do te percaktohen ceremonite qe do te behen ne nderim te Artistit te skenes shqiptare.


Shuhet Bep Shiroka

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një ataku kardiak aktori i mirënjohur shkodran, Bep Shiroka.
Aktori që i la teatrit dhe kinematografisë shqiptare plot 150 role, ndërroi jetë në banesën e tij në qytetin e Shkodrës. Të paharrueshme mbeten interpretimet e tij në dramën “Dasmë me flamur” dhe “Franku i V-të”.
Në kinematografi roli i tij i parë ka qenë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bënte atë të njohur para gjithë artdashësve ishte ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975.
Gjithashtu, Bep Shiroka mbahet mend për interpretimet e tij në filmat “Historiani dhe kameleoni”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Besa e kuqe”, “Kërcënimi”,“Si gjithë të tjerët”, “Koncert në vitin 1936” apo “Ditët që sollën pranverën”. Për meritat e tij artist Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.


Vdes Bep Shiroka Topi: Humbëm aktorin e përkushtuar

TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të shquar shkodran, Bep Shiroka, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak në moshën 76-vjeçare.
“Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshë m, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizë m skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë.”- thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit.
Artisti i Merituar, numëron mbi 150 role skenike të teatrit dhe kinematografisë .
Dalja e tij e fundit ka qënë në skenën e komedisë "Putargat e Thata", të dramaturgut të njohur dhe mikut të tij Stefan Çapaliku. Për spektatorët e artdashësit shqiptare kanë mbetur në kujtesë sidomos interpretimet e tij tek komedia "Çifti i lumtur", si dhe në role të tjera si ato te "Baca i Gjetajve", "Dasëm me Flamur", "Hetimi", "Nora e Kelmendit", "Lugina e Peshkatarit" , "Koncert në vitin 1936", "Besa e Kuqe", "Kërcënimi", "Flaka e maleve" etj.
(s.g/BalkanWeb)

Shuhet aktori shkodran
Zemra e Bep Shirokës, njeriut që na bëri të qeshnim për vite me radhë, ndali dje, duke çliruar shpirtin e tij nga trupi që e mbajti për 77 vjet. Familja e aktorit njoftoi dje vdekjen nga një atak kardiak, duke hidhëruar edhe zemrat e dashamirësve të Bepit buzagaz, në Shkodër dhe anembanë Shqipërisë. Bep Shiroka u lind më 25 shtator të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës. Ai u diplomua në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe pas disa viteve aktivizimi në trupat amatore, në vitin 1960 u thirr të punonte në trupën profesioniste të teatrit “Migjeni” prej regjisorit Tefik Duka. Roli i tij i parë ishte një rol i dytë në dramën “Nora e Kelmendit”, falë interpretimit të të cilit u zgjodh për rolin kryesor në dramën “Histori Irkutase”. Rolet ndoqën njëri-tjetrin duke u bërë plot 150 në teatër e duke e bërë Bep Shirokën të dashur jo vetëm për publikun shkodran, por edhe për atë mbarë shqiptar. Ndër rolet më të spitakura mund të veçohen interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasmë me Flamur” të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera. Në vitin 1998 pasi doli në pension, Bepi u shkëput nga teatri për t’u rikthyer 10 vjet më vonë në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut. Në kinematografi roli i tij i parë ishte ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bënte të njohur para gjithë artdashësve ishte ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975. Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuar me shumë mjeshtëri. Roli i fundit për të cilin punoi Bep Shiroka ishte ai i Shefit të sigurimit në filmin shqiptaro-kanadez “Gruaja pa flatra/Women without wings”. Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe punën si skenograf në teatrin “Migjeni” e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Gazeta"Shqip"

Bep Shiroka Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare aktori shkodran




Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeç një nga emrat e mëdhenj të Teatrit "Migjeni", Bep Shiroka, artist i merituar. Ndonëse gjatë jetës në skenë dhe film ka interpretuar mbi 150 role, Bep Shiroka është njohur nga të gjithë si baba tek filmi "Çifti i lumtur". Bep Shiroka ka lindur në 25 Shtator të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës. I rritur në një familje me tradita artistike - i ati i tij, Kolë Shiroka, ishte organizuesi i karnavaleve në qytetin e Shkodrës - zgjedh rrugën e artit duke u diplomuar në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore, në vitin 1960 thirret të punojë në Trupën Profesioniste të Teatrit "Migjeni" prej regjisorit Tefik Duka. Roli i tij i parë do të jetë një rol i dytë në dramën "Nora e Kelmendit", ku ai do të interpretojë shumë mirë duke bërë kështu që ky regjisor t'i besojë rolin kryesor në dramën "Histori Irkutase". Më tej do të vazhdonin shumë e shumë role të tjera, plot 150, të cilat do ta bëjnë atë të dashur, jo vetëm për publikun shkodran, por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë "Çifti i lumtur", në dramën "Dasmë me Flamur", të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën "Franku i V-të" e shumë të tjera. Në vitin 1998 pasi del në pension, shkëputet nga teatri për t'u rikthyer 10 vjet më vonëm në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën "Putargat e thata" të Stefan Çapalikut. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin "Lugina e pushkatarëve" , por roli që do ta bëj atë të njohur para gjithë artdashësve do të jetë ai i babait fanatik në filmin "Çifti i Lumtur" në vitin 1975. Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuara me shumë mjeshtëri. Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin "Koncert në vitin 1936" në vitin 1978, rolin e Bajraktarit në filmin "Besa e Kuqe" në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin "Kur hapen dyert e jetës" në vitin 1986 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Shefit të sigurimit në filmin shqiptaro-kanadez "Gruaja pa flatra/Women without wings". Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e tij si skenograf në Teatrin "Migjeni", e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën, duke realizuar për këtë teatër mbi 30 skenografi për shfaqje të ndryshme. Një nga shfaqjet që më shumë lidhet me profesionin e tij si skenograf është komedia "Çifti i lumtur". Për meritat e tij artistike, Bep Shiroka, është vlerësuar me titullin e lartë "Artist i Merituar". br.shll
Marre nga "Gazeta Shqiptare"

NJE ALBUM ME FOTO TE AKTORIT SHKODRAN BEB SHIROKA (ARTIST I MERITUAR) DALE NE FILMAT QE KA MARRE PJESE DHE NE FOTO FAMILJARE.


Bepi me nipin




Bep Shiroka me vajzen



Bep Shiroka me Gezim Urucin (alpinist i njohur per rezultatet e tije ne kete sport)




Bep Shiroka tek filmi "Cifti i lumtur"



Bep Shiroka tek filmi "Flaka e Maleve"



Bep Shiroka ne filmin"KONCERT NE VITIN 1936"

Imazh

Bep Shiroka(Artist i Merituar )ne rolin e Bajraktarit, tek filmi "Besa e Kuqe

Viktor Shiroka,vellai i aktorit Bep Shiroka.




Viktor Shiroka, brilanti i oboes
Shekulli
Yllka Lezo
02/05/2009
Përkujtohet në 6-vjetorin e vdekjes, oboja e parë shqiptare. Ish-studentë interpretojnë në një mbrëmje muzikore me repertorin që Shiroka interpretonte

Viktor Shiroka, oboja e parë në historinë muzikore të Shqipërisë, u përkujtua dje në koncertin e orkestrës së "Cameratës së Tiranës", nga ish-studentët e tij, Ilir Gjoka dhe Zija Bejleri. Ky koncert u realizua për të përkujtuar figurën e artistit në 6-vjetorin e vdekjes (1941-2003).
Në program u ekzekutuan pjesë që Shiroka ka interpretuar gjatë kohës që ushtronte aktivitetin e tij si muzikant, si "Koncert për oboe dhe orkestër harqesh", B. Marcello, "Koncert për dy oboe", A.Vivaldi, "Koncert për oboe dhe orkestër", A. Cimarosa, "Suitë nr. III", O. Respighi dhe "E Arrivato Zampano", V. Anselmi. Pjesë që, sipas ish-studentit të tij, Ilir Gjoka, i ka interpretuar vetëm ai. "Nuk ka pasur ekzekutime të tjera pas profesorit", - thotë Gjoka.
Viktor Shiroka vinte nga një familje jo pa traditë në botën e kulturës. I ati i tij, Kol Shiroka, ishte piktor, ndërsa vëllai i tij, Bep Shiroka, një nga figurat e njohura të humorit shqiptar. Dhe rrugën e artit do të ndiqte edhe ai. Në vitin 1957, pas përfundimit të liceut në Tiranë, Shiroka niset drejt Pragës, ku studion për oboe deri në vitin 1961, kohë në të cilën dhe diplomohet. Pas kthimit në Shqipëri e pret një jetë e ngjeshur artistike. Në 1962-shin krijohet "Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë ", (sot Orkestra e RTSH-së), ku filloi punën si oboist i parë. Me këtë orkestër ai ka interpretuar kompozitorët më të mëdhenj botërorë. Por, e veçanta e tij është se ka luajtur i pari të gjitha pjesët e shkruara për oboe nga kompozitorët shqiptarë, si "Variacione për oboe dhe orkestër", Josif Minga, "Koncert për oboe dhe orkestër", Feim Ibrahimi, etj. "Më kujtohet që, kur studioja në lice në Korçë, sa herë dëgjoja koncertet e Orkestrës së RTSH-së (ku punonte profesori) ose në koncertet që luante solo, ndihesha i mahnitur dhe mendoja nëse do të luaja ndonjëherë si ai. Ishte brilant në oboe", - kujton Gjoka.
Paralelisht, Shiroka vazhdonte të jepte mësim në Konservatorin e Tiranës. Gjoka, oboja e parë e TOB-it, kujton pedagogun e tij: "Krijonte një lidhje miqësore me studentët. Me të nuk ekzistonte ajo marrëdhënia disi e ngurtë pedagog-nxënës. E bënte orën e mësimit aq të thjeshtë, sa ti të mos kishe asnjë lloj ndrojtjeje. Fliste gjithmonë me pasion dhe asnjëherë nuk i ndante studentët nga njëri-tjetri. Sigurisht që në një klasë nuk mund të jenë të gjithë të talentuar, por ai nuk i ndante. Bënim mësim së bashku, në mënyrë që të mësonim nga njëri-tjetri. Më të gjithë zhvillonte mësim njëlloj, me të njëjtin durim, me të njëjtin përkushtim". Madje, për Gjokën, klasa e oboes në Akademinë e Arteve, edhe në ditët e sotme vazhdon të punojë me frymën që ka krijuar Shiroka. "Sot klasa e oboes nuk është në atë nivel që ka qenë kur e drejtonte profesor Viktori, por vazhdon të jetë në pararojë", - thotë pasardhësi i tij.
Gjatë karrierës së tij si instrumentist, Viktor Shiroka ka luajtur me dy instrumente, njërin prej të cilit e ruan familja e tij, ndërsa tjetri ka humbur në vite. Gjoka tregon se kur u kthye nga studimet, profesori nuk kishte sjellë me vete oboe. Do të duhej të vinte viti 1962, kohë kur krijohet Orkestra e RTSH-së, që Shiroka të kishte një instrument. "Dhe jo një instrument dosido, por një prodhim marke. Mund të ishte Marigo ose Puschner", - thotë Gjoka, pasi në atë kohë shteti mund t'ia lejonte vetes të blinte instrumente të shtrenjta.


KY MATERIAL U PREGATIT NGA LUIGJ SHKODRANI