Thursday, July 22, 2010
Cokollata e fundit e z.Withers
Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers , vetem pak dite para largimit te tij nga Shqiperia, ne nje interviste ne te perditshmen “Panorama” u dha shqiptareve cokollaten e fundit pas shume karameleve personale te ambalazhuara me etiketen “Made in USA”, te shperndara jo vetem ne shtyp, por edhe ne shkolla apo dhe kopshte e cerdhe, ku vogelushet shqiptare, me muaj te tere kane pyetur prinderit e tyre per simboliken e ngaterruar te perrallave politike, ku Borebardha ngeli jetime apo krimbi hante me shume se c’i zinte barku. Sot, Withers u tha shqiptareve, perkunder gjithe deklaratave zyrtare te SHBA mbi zgjedhjet e fundit, se “zgjedhjet e 28 qershorit nuk i arrin standardet nderkombetare” dhe se atij vete nuk i interesonte se keto ishin zgjedhjet me te mira te zhvilluara deri tani ne Shqiperi. “Nuk shoh asnje arsye se pse shqiptaret duhet te jene te kenaqur me zgjedhje qe nuk permbushen standardet nderkombetare”. A perfaqeson ne kete rast z.Withers, si dhe ne shume raste te tjera, qendrimin e Shteteve te Bashkuara, apo qendrimin e tij personal? Per te kuptuar kete, mjafton te rifreskojme deklaraten e vetme zyrtare te bere nga SHBA, ate te Misionit Amerikan ne OSBE ne daten 17 shtator ne Vjene, ku thuhet: “Shtetet e Bashkuara pershendesin qytetaret dhe Qeverine shqiptare per zgjedhjet parlamentare te mbajtura me 28 qershor 2009. qeveria e Shqiperise ka merite per progresin e mirefillte ne shume fronte ne keto zgjedhje dhe qytetaret e Shqiperise meritojne lavderime per pjesemarrjen ne numer te madh ne votim dhe per zhvillimin paqesor dhe me rregull te zgjedhjeve. Rezultati i votes perfaqeson qarte vullnetin e popullit shqiptar. Raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR-it, vuri re se zgjedhjet, nderkohe qe nuk shfrytezuan potencialin e plote te Shqiperise, megjithate arriten shumicen e angazhimeve te OSBE-se dhe demonstruan permiresime thelbesore ne procesin e regjistrimit te zgjedhesve, kornizen ligjore, ne votim, numerimin e votave dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore. Qeveria e Shqiperise ka bere nje pune te besueshme ne zhvillimin e instrumenteve te nevojshme per zgjedhje te lira dhe te ndershme”. Duket qarte se z.Withers ose e ka harruar qendrimin zyrtar te qeverise se tij per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, ose e injoron me dashje. Para se te ike, nuk i mbetet gje tjeter, vecse t’i beje te qarte vogelusheve shqiptare: A mos eshte ai vete, krimbi qe hante me shume se c’i zinte barku, apo Borebardha jetime? Gjithsesi, kjo duket se eshte cokollata e fundit qe z.Withers i servir shqiptareve, qe ne kete vere te nxehte, ishte komplet e shkrire. Redaksionale Tv Klan
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment