Jeta është si biçikleta, duhet t’u japësh këmbëve që të mbash eukilibrin. Më mirë se kujtdo, kjo filozofi u shkon për shtat shkodranëve. Mjeti në fjalë është pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Një fakt që e pohojnë të gjithë ata që e kanë vizituar të pakëtn një herë qytetin verior. "Për mua është mjet komunikimi, nuk eci dot në këmbë, kam që në shkollë të mesme që e përdor. Kam 27 vjet që i hipi biçikletës, kryej çdo punë me të" Nuk të krijon stres në parkim dhe as probleme në trafik, madje përdorimi i saj nuk varet nga çmimi i karburanteve. Një stil që është adoptuar më së miri edhe nga të huajt që ndodhen në Shkodër. Ishte pikërisht mania e një të huaji që solli biçikletën e parë në rrugët e Shkodrës. Historia e saj daton në vitin 1907. Ish-konsulli suedez ne atë kohë, ne vend të automobilit zgjodhi të lëvizte me biçikletë. Edhe pse fillimisht u pa me skepticizëm nga vendasit, biçikleta u bë më pas një nga mjetet më të pereferuara për shkodranët. Nga vitet 50 e mbrapa, modelet që pasuan ishin nga më të ndryshmet. Sot në rrugët e Shkodrës mund të thuhet se biçikletat janë zot i rrugëve. Përdorimi i tyre, përveçse një trashëgimi e vlefshme, e ka ruajtur qytetin nga gazrat e automjeteve, duke e bërë një shembull që nuk na kujton vetëm Amsterdamin apo qytete të tjera të Kinës së largët. |
Saturday, July 24, 2010
Përdorimi i biçikletave, tradita që mban pastër qytetin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment