Basir Collaku
Ai qe kerkon shume, humb edhe ate qe ka fituar… shkruhet nder te tjera mrekullisht ne Bibel. Kjo mencuri e perjetshme mu kujtua tek lexoja nje interviste shume te mire te shkelqesise se tij ambasadorit Xhon Uithers ne ate qe mund ta cilesonim si “amanetet diplomatike” te zyrtarit me te larte amerikan ne Tirane ne pritje te votimit ne pak dite te zevendesit te tij tashme te bere publik Alexander Arvizu. Qe ne mungese mandati tek pret nje pune tjeter te pathene se ku, mund te jete dhe miku i shqiptareve Xhon. Urtia biblike me ndihmoi te shpjegoja me vete deshtimin per te fituar vende ne Gjykaten e Larte per tre emrat e jovotuar nga parlamenti, Sokol Como, Vehxhi Mucmata e Vangjel Kosta, per te cilet diplomati me i rendesishem ne Shqiperi ndjehet gjithnje i shqetesuar dhe qorton vazhdimisht mazhorancen perse nuk pranon qe ata me vota te pamjafta te blejne te shkuaren e tyre me te vertete problematike. Tre te dekretuarit e presidentit te rrezuar nga shumica demokrate menduan te behen gjykates supreme ne Shqiperi., pasi prej shume dekadash kishin kerkuar vetem shume ne detyrat e meparshme dhe ne rrefimet e tyre gjate seancave degjimore deshmuan se ishin pjesetare te rendesishem ne ngjarje ku jete njerezish kishin pesuar shume. Ne gjykimin tim refuzimi qe Partia Demokratike u beri ketyre kandidaturave me kujton nje paragraf te gjyqit te Nurenbegut se “Gabimi per te cilin udheheqesit gjermane jane ne gjyq nuk eshte se ata humben betejen, por se e filluan ate” e ne kete paralele them se gabimi per te cilin tre gjykatesit u rrezuan ne Kuvend nuk eshte se ata u dekretuan nga presidenti, por sepse ata pranuan te dekretohen. Ambasadori duke bere komentin e tij te panderprere per Gjykaten e Larte shprehet prape i shqetesuar duke thene se “Shikoni c’po ndodh ne Parlament tani lidhur me perzgjedhjen dhe miratimin e gjykatesve. Kemi ne nje ane shumicen qe perdor hapur kriteret e ligjit te lustracionit, per te refuzuar gjykatesit…” Pra parlamenti nuk mundet te hetoje te shkuaren, nuk mundet te beje transparencen e karrieres se nje pretendenti qe do te jete Gjykates i Larte. Kjo ngjan si nje nxitim qe kerkon mendje te urte t’ia gjesh fillin. Nuk do tu ndahem fjaleve te te urteve ne kete shkrim dhe po permend Oscar Wilde tek thote se “mund te jemi te paanshem vetem per gjera qe nuk na interesojne dhe kjo eshte arsyeja qe nje opinion i pavarur gjithnje eshte pa asnje lloj vlere” Mbetet te mendojme se ambasadori eshte i paanshem politikisht por i interesuar per mbarevajtjen e procesit, qe te arrijme ne konkluzion se opinioni i tij ne adrese te interesit ka rezultat drejtesine. Ne kete kontekst them se gjejme komentin e tij per Kosten, Mucmaten, Comon, qe ai e vlereson se “Eshte proces ndares dhe ne proces, jam shume i shqetesuar qe njerezit me te mire, njerezit me te kualifikuar per keto poste po humbin ne nje kohe kur Shqiperia ka nevoje per njerez te talentuar qe mund te gjeje sidomos ne emerimet e gjyqesorit.” Nese ka nje ndryshim cilesor ne komunikim me te verteten eshte ajo qe ka bere parlamenti me seancat degjimore ku kandidatet ishin aty per tu pyetur per te gjithe pretendimet e mundshme dhe kamerat kjo transparence ia percillte qytetareve pergjigjet e tyre. Ne keto pergjigje ne mesuam persene e rrezimit dhe te tre qe nuk fituan provimin me mazhorancen nuk moren as aprovimin e opozites qe me indiferencen e saj miratoi ne nje fare forme jodakordesine me emrat. Nese flasim ndryshe ata kane marre kundershtimin e demokrateve dhe mosaprovimin e socialisteve qe ne total kane shumicen absolute e te cilesuar te votave. Kandidatet me pak kujdes mund te themi se jane rrezuar nga tre te pestat. Pavaresisht asaj qe perfaqesojne Sokol Como, Vehxhi Mucmata dhe Vangjel Kosta, nuk jane tre emrat me te mire te drejtesise shqiptare, tre emrat me te kualifikuar qe kane marre noten “Uidhers” dhe duhej te kalonin. Jo ka mijera juriste ne Shqiperi, madje nder to qindra jane shume te shkolluar, shume te kualifikuar, ne Amerike, ne vendet e bashkimit Evropian, ne vendet e Aleances se Atlantikut, shume te talentuar dhe kapercejne per nga aftesia disa here treshen e rrezuar. Ndaj jemi ne NATO qe te jemi cdo vit me te kualifikuar. Duke kerkuar ndjese per permendjen do te kujtoj nje episod te nje interviste qe kam bere dy vite me pare me Ketlin Imholz amerikane, perfaqesuese e EURALIUS ne Shqiperi ne nje seminar per luften ndaj krimit te organizuar dhe terrorizmit. Gjendej ne punen e saj ne vendin tone qe nga viti 1991 dhe njihte me mire se gazetaret e kronikes ngjarjet mbi drejtesine. Ajo duke diskutuar me thote(them se eshte afersisht fjale per fjale ajo qe kujtoj) se tani ju keni juriste shume te mire qe jane shkolluar ne perendim, jane te talentuar dhe te afte, sepse e dini vete me pare ju keni pasur jurist te arsimuar ne Moske, Leningrad, e Stalingrad. Isha krejt dakord me pershtypjen e saj cilesore se ne kemi jurist te mire qe nuk jane pjese e se shkuares dhe duhet te ishin ata drejtesia e se ardhmes per vendin tone. Shoh dy qendrime njerin diplomatik dhe tjetrin profesionist ne drejtesi qe nuk rrahin njelloj ne perceptimin per kualifikimet dhe besoj se zonja Imholtz ka qene kritike e kualifikuar e njohese shume e mire e trupes se drejtesise shqiptare. Por na ndihmon fort me mendjen e tij gjeniale diplomati i madh Faik Konica, perfaqesuesi yne dikur ne SHBA nen regjimin e mbretit Zog tek thoshte se “Ne qofte se Shqiperia do te vdiste ndonjehere, atehere ne epitafin e saj duhet te shkruhet: “Shqiperia lindi nga Zoti, shpetoi nga rastesia, vdiq nga politikanet”. Mbase diplomati Konica rreshtonte veten nder race politikanesh tek mundohej te parashihte ardhmerine e atdheut te tij. Per t’u kthyer te keshillat amanete te ambasadorit tani ne pritje te zevendesit te tij Arvizu, them se shohim nje diplomat mendje ndare qe ti shkoj ne fund mendimit te tij, jo dakord per njerin grup politik qe ne kete rast eshte mazhoranca. Ne rivleresimin e tij per zgjedhjet diplomati permend se “mendoj se te gjithe kemi vene ne dukje se zgjedhjet kishin disa elemente qe u permiresuan, por mendoj se cilido qe beri nje vleresim per ato zgjedhje, pavaresisht se kush ishte prape se prape gjeti se zgjedhjet ishin nen standardet nderkombetare…”. Ne vleresimin kontekstual kjo ka nje ngjyrim negativ. Per te ardhur ne raportin e OSCE e ODHIR qe thane se “zgjedhjet permbushen standardet kryesore”. Qe ka nje ngjyrim pozitiv. Kjo lexohet ndryshe dhe deshire e mire dhe e munguar. Ashtu si ishte qendrimi pozitiv i perfaqesuesit amerikan ne Bruksel. Amanetet duket se nuk kane te sosur, aq sa nuk tha ambasadori se kandidatura qe kaloi ishte nder me te mirat, nder me te kualifikuarat, sepse edhe zotin Mehdi Bici, e perzgjodhi i njejti president me te njejtat kritere.
No comments:
Post a Comment