Nga Minella ALEKSI Me arsyetim të qetë zoti Vehbiu duhet ta kuptojë mirë se një shkrimtar
që shkruan të tilla gjëra nuk mund të jetë komunist, nuk mund të jetë në
shërbim të diktaturës. Këto zvarritje të përshkruara me fantazinë e
talentit përpara 30 vjetësh shkrimtari Kadare identike i pa realisht kur
turmat tërhiqnin zvarrë statujën e diktatorit me “Saurel”përgjatë
bulevardit.
Me që po peshojmë mëkatet, sipas A.
Vehbiut “mëkati” i shkrimtarit serbo-boshnjak, Andriçit, i cili inspiron
në një tekst shpërbërjen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, qenka ku e
ku shumë më i vogël, i pakonsiderueshëm krahasuar me “mëkatin” e
Kadaresë, “marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën dhe shtetin totalitar”.