Veprimtari
i çështjes shqiptare Adem Demaçi komentoi sot marrëveshjen e arritur në
Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit sa i takon përfaqësimit rajonal
të Kosovës dhe çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve. I ftuar në
RTK, Demaçi tha se “janë këto shtete që po e thërrasin kryeministrin
dhe po ja rrahin krahët duke i thënë ke marr vendim të mirë. Çfarë
vendimi mori ai more? Vendimin e mori Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe Bashkimi Evropian. Po të pyetej Hashim Thaçi do kërkonim Kosova
Republikë dhe kufijtë aty e asgjë tjetër. Por evropa po do që të krijojë
miqësi me shtetin me të cilin luftoi disa vite më parë. Neve na dhemb
dhëmbi por nuk është epiqendra e botës që luhet tek ne. Ka njerëz që i
hedhin benzinë zjarrit dhe Evropa nuk dëshiron këtë”. Demaçi tha se
duhet një opozitë konstruktive e një opozitë që çon përpara popullin.
“Kjo që po bën bota është të qetësojë popullin e ti japë një përkrahje
Hashimit për të ecur përpara në rrugën e pajtimit e të afrimit”,
insistoi Demaçi. /Lajmifundit.com/
Friday, March 2, 2012
Nexhmije Hoxha
Nexhmije Hoxha padit Blendi Fevziun, prokuroria nis hetimet ndaj Arkivës së Shtetit
Nexhmije Hoxha, ka paditur në prokurorinë shqiptare gazetarin Blendi
Fevziu. Prokuroria ka njoftuar se familjare te Enver Hoxhes kane bere
kallëzim penal ne prokurorinë e Tiranes, duke pretenduar se persona te
caktuar kane vjedhur pjese nga ditari personal i ish-diktatorit.
Sic bëhet e ditur nga mediat në Tiranë, Nexhmije Hoxha, djali I saj
Iliri dhe bashkëshortja e Ilirit Teuta, kanë shprehur akuzat e tyre në
një padi penale ndaj gazetarit Blendi Fevziu dhe Arkivës së Shtetit,
duke pohuar se në librin me titull “Enver Hoxha” janë nxjerrë në publik
sekrete private të diktatorit “të mbrojtura me ligj”.
Prokuroria ka thënë se kallëzimi është regjistruar dhe do te fillojnë
verifikimet për te pare nëse ekzistojnë prova për shkelje te ligjit.
Hetimet do te fokusohen ne arkivin e shtetit, aty ku Nexhmije Hoxha
mendon se është ndërhyre duke zhdukur ditarin origjinal te bashkëshortit
të saj.
Sipas të shoqes së diktatorit, janë pikërisht dokumentet origjinale të
Enverit, ato që do të sqaronin përfundimisht pikëpyetjet që ngre libri I
Blendi Fevziut. Familja e ish-udhëheqësit komunist kërkon te dije fatin
e ditarit si dhe nëse janë zbatuar rregullat e arkivit te shtetit për
dhënien e dokumenteve për publikim. Nga ana e saj prokuroria pritet te
mbledhë dëshmitë dhe nëse ekzistojnë fakte, hetimi do te vijoje. Ne te
kundërt, çështja pritet te mbyllet.
Bërthama pro Bashës në PD
Konfigurohet bërthama pro Bashës në PD, ja emrat që e mbështesin për kreun e partisë
Konfigurohet
më në fund bërthama pro Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Pas
kthimit nga Uashingtoni dhe pas mbështetjes publike që mori nga
ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pasardhësi i Berishës,
Lulzim Basha, ka nisur lëvizjet e para për të marrë drejtimin e Partisë
Demokratike. Basha ka testuar dy ditë më parë mbështetjen që gëzon në
PD për të marrë drejtimin e partisë, ndërsa ka identifikuar edhe
kundërshtarët e tij të betuar. Mbështetësit zyrtar të Bashës janë Bujar
Nishani, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu, Gerti Bogdani,
Florjon Mima, Myqerem Tafaj, Tritan Shehu dhe Lajla Përnaska. Ndërkohë,
kundërshtarët e përbetuar të Bashës, të cilët synojnë rrëzimin e yllit
të ri, janë;
Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Genc
Pollo, Gent Strazimiri, Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Arben Imami, etj.
Edhe pse ka me vete ambasadorin amerikan dhe familjen kryeministrore,
beteja e Bashës për të marrë drejtimin e PD duket e vështirë. Konflikti i
tij me grupin e Topallit rrezikon të shkërmoqë partinë.
Ethet për pasardhës
Në kushtet kur Berisha po përgatitet të dalë jashtë skenës politike në 2013, brenda Partisë Demokratike kanë nisur ethet dhe lëvizjet për projektimin e pasardhësit të liderit absolut 20-vjeçar. Edhe pse kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan defakto kanë caktuar Bashën si kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike, grupi i Jozefina Topallit mban ende shpresë për rrëzimin e yllit të ri të së djathtës. Topalli, Olldashi, Bode, Rusmajli, Imami, Ruli, Patozi, etj., të konsideruarit si të vjetrit e partisë, po punojnë fort për rrëzimin e Bashës, i cili mund t’i shkatërronte ata nëse konfirmohej në krye të PD. Nga ana tjetër, Basha, duke shfrytëzuar pushtetin e madh ekonomik dhe mediat në vend, ka nisur të afrojë rreth vetes shumë figura brenda PD, të konsideruar si të lëkundur mes yllit të ri dhe Topallit.
Tryeza
Kryebashkiaku Basha ka organizuar dje një drekë, ku ka ftuar shumë deputetë të grupit parlamentar të PD, të cilët kanë një rol të rëndësishëm kur të bëhet rotacioni i kryetarit të partisë. Dreka, Bashës i ka shërbyer edhe për të testuar mbështetjen që ka në grupin parlamentar. Ata që kanë vajtuar në drekën e shtruar nga Basha, kanë qenë ministrat Bujar Nishani, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Myqerem Tafaj si dhe deputetët Gerti Bogdani, Rajmonda Bulku, Florjon Mima, Tritan Shehu dhe Lajla Përnaska. Nga ana e tij, kryebashkiaku ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja Jorida Tabaku, edhe ajo kandidate e listës së PD në qarkun e Tiranës. Por, në drekë kanë munguar figurat kryesore të PD. Duke parë mungesat, Basha ka identifikuar tw gjithë kundërshtarët brenda partisë, duke u bwrw pengesë pwr projektin e tij pwr tw zwnw vendin e Berishës.
Grupi kundër Bashës
Forcimi i pozitave të Bashës e bën grupin e Topallit të ndjehet i pafuqishëm për të reaguar, me qëllim për të frenuar ambiciet e yllit të ri. Megjithatë, Berisha është i vetëdijshëm që ardhja e Bashës në krye të PD mund të shkërmoqë partinë, duke e ndarë në fraksione. Ndaj për të minimizuar rrezik të mundshëm, Berisha është angazhuar për zbutur grupin e Topallit. Kësaj të fundit kryeministrit i ka bërë një ofertë për ta bërë Presidente, si mundësia e vetme për ta hequr qafe nga partia. Por, Topalli mësohet se nuk ka pranuar, pasi është e vetëdijshme se pushteti është partia dhe jo Presidenca. Kjo ofertë për Topallin do të thotë fundi karrierës politike dhe fundi i ëndrrës për t’u bërë kryetare e PD.
Kriza në PD
Ndonëse kryeministri Berisha vijon të jetë defakto lideri absolut i së djathtës shqiptare, lufta mes klanesh për kreun e ardhshëm të PD, sa vjen e bëhet më kërcënuese për jetën e partisë. Rritja e profilit politik të yllit të ri të PD, po i shqetëson për ditë e më shumë grupet e forta anti-Basha në Partinë Demokratike. Lulzim Basha, i piketuar nga SHBA dhe Berisha si kryetar i ardhshëm i PD, e ka kthyer tashmë Bashkinë e Tiranës në një mjet për të realizuar ambiciet e tij politike. Ndërsa vizita e famshme në Uashington dhe daljet e shpeshta me ambasadorin amerikan, e bëjnë Bashën superior ndaj çdo pretendenti tjetër për pasardhës të Berishës. Nga ana tjetër, lëkundja e Berishës në festën e PD, aferat korruptive dhe kriza ekonomike, e bëjnë më të domosdoshëm rotacionin brenda Partisë Demokratike.
Deputetët pro Bashës
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Florjon Mima
Myqerem Tafaj
Tritan Shehu
Lajla Përnaska
Kundërshtarët e Bashës
Jozefina Topalli
Astrit Patozi
Ridvan Bode
Sokol Olldashi
Genc Pollo
Jemin Gjana
Osman Metalla
Gent Strazimiri
Ilir Rusmali
Viktor Gumi
Mesila Doda
Albana Vokshi
Arenca Trashani
Paulina Hoxha
Eduard Halimi
Enkelejd Alibeaj
Arben Imami
Flamur Noka
Fatos Beja
Lëkundja e Berishës fut PD në krizë
Pas “rrëzimit” të Berishës në podiumin e festës së Partisë Demokratike, Basha dhe Topalli u përfshinë në një garë të ethshme se kush shfaq interesin dhe keqardhjen më të madhe për shëndetin e kryeministrit. Paqëndrueshmëria shëndetësore e kryeministrit ndezi edhe një herë luftën e nëndheshme Basha-Topalli për pasardhësin e Berishës. Madje, Topalli shfaqi superioritetin e saj ndaj Bashës që pas lëkundjes së Berishës në skenë, duke marrë kësisoj për disa minuta komandën e partisë. Topalli është bërë menjëherë protagoniste, duke informuar deputetët dhe ministrat për shëndetin e Berishës. Kështu, ambicia e Bashës dhe Topallit për të qenë numri dy i së djathtës, pra pasardhës të Berishës në çdo tryezë, delegacion apo ceremoni shtetërore, u shfaq edhe një herë.
Basha-Topalli, rivaliteti me vizita
Rivalitetit mes dy figurave më përfaqësuese të së djathtës, përkatësisht mes Luzim Bashës dhe Jozefina Topalli, po merr dimensione të tjera. Pas skandalit të fundit në ceremoninë mortore në nderim të Leka Zogut, ku Luzim Basha i rrëmbeu padrejtësisht, fjalimin e lamtumirës Topallit, Basha dhe Topalli janë përfshirë në një garë se kush bën vizita më të bujshme jashtë vendit. Kryeparlamentarja Topalli duket se është ndjerë shumë e eklipsuar dhe e xhelozuar nga vizita e famshme e Bashës në Uashington. Me vizitën në SHBA, Basha i tha edhe një herë Topallit, se është ai numri dy i Partisë Demokratike. Vizita të tilla në Uashington, me rekomandim të ambasadorit amerikan, bëjnë vetëm liderët kryesorë të vendit, ose ata që janë projektuar për lider kryesor. Nga ana tjetër, Topalli realizoi një vizitë të suksesshme në Gjermani. Adriatik Doçi

Përshëndetja e Presidentit Topi
Përshëndetja e Presidentit Topi, e përgatitur për t’u mbajtur në Lezhë
are
Në
historinë e një kombi, ashtu si në jetën e një njeriu, ka data e vende,
të cilat me simbolikën dhe rëndësinë e tyre mbeten të pazëvendësueshme,
kujtohen me respektin më të madh dhe frymëzojnë në rrugën drejt të
ardhmes. Shteti shqiptar ka heroin e tij kombëtar, Gjergj Kastriotin
Skënderbeun; shteti shqiptar ka edhe simbolin e tij – flamurin kuq e zi;
shteti shqiptar ka edhe simbolikën frymëzuese të tij – Kuvendin e madh
të Lezhës, njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë
kombëtare. Me Kuvendin e Fisnikëve Lezha u bë zemra e shqiptarizmit,
vendimet e tij u bënë gurë themeli i shtetit shqiptar të Skënderbeut;
jehona e tij frymëzoi disa dhjetëra breza shqiptarësh, - derisa ne sot,
nga Tirana dhe Prishtina, nga Tetova dhe Ulqini, mblidhemi për të
kujtuar me krenari e respektin më të thellë shtetëror, aktin e madh
patriotik, shtetëror, kombëtar dhe evropian të prijësave të Kuvendit të
Lezhës. 2 marsi mbetet dita – simbol e bashkimit, dita kur burrat e
mençur e të fortë, lanë mënjanë dasitë e vogla dhe vendosën të bëjnë
bashkimin politik të shqiptarëve. Ata hodhën themelet e shtetit të ri
evropian të shqiptarëve, dhe me këtë akt, iu kundërvunë njërës prej
perandorive pushtuese më të mëdha që ka njohur historia evropiane. Me
një ndërgjegje të lartë atdhetare, me vizionin e qartë për identitetin
dhe kombin shqiptar, me aftësinë politike për t’u bashkuar në një flamur
dhe atdhe, prijësat shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ia
dolën të themelojnë Besëlidhjen Shqiptare dhe bashkë me të, shtetin e ri
shqiptar. Akti i tyre është aq i madh e frymëzues saqë në shekuj me
radhë emri, flamuri, fjalët dhe vendimet e Lezhës u bënë lajmotiv i çdo
rezistence apo përpjekje për çlirim e bashkim kombëtar. Madhështia dhe
jehona e saj u përcoll brez pas brezi, mbajti të gjallë dashurinë për
vendin dhe ndjenjat patriotike, dhe jo rastësisht gjendet kudo si pikë
reference në të gjitha aktet e tjera të mëdha, që nga Lidhja e
Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, Kongresi i Lushnjës deri në luftën e re
çlirimtare të Kosovës. Rrallë ndonjë ngjarje apo datë tjetër historike, e
ka fituar natyrshëm këtë respekt dhe status sa Gjergj Kastrioti me
besëlidhjen e prijësve në Lezhën e vitit 1444. Nder përjetë atyre
burrave të shquar, shtetarë e fisnikë, të cilët me aktet politike dhe
qëndresën e tyre ushtarake bënë që shteti shqiptar e Shqipëria të
mbijetojnë, dhe sot, shqiptarët të mbetën ashtu si në kohën e
Skënderbeut, populli më pro evropian në rajonin tonë. Festa e sotme nis
vargun e gjatë të aktiviteteve për nder të 100-vjetorit të shtetit
modern shqiptar. Në festa ashtu si në ditëlindjet e njeriut, thuhen
vetëm urime dhe fjalë të mira. Shqiptarët kanë arsye t’i gëzohen
bilancit historik 100-vjeçar, sepse sot kemi një Shqipëri evropiane,
kemi Kosovën si një shtet të dytë shqiptar dhe evropian, siç kemi një
komb shqiptar vital, të lirë dhe evropian. Urimet tona janë sot për më
shumë progres dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen,
për arritje më të mëdha e të prekshme në rrugën tonë të demokracisë,
shtetit të së drejtës dhe integrimit, por mbi të gjitha, për një shoqëri
e komb shqiptar që rriten, forcohen dhe bëhen, ashtu siç aspironin
rilindasit tanë, një kopsht i begatë në Evropën Juglindore. Duke nderuar
sot Kuvendin e Lezhës, madhështinë dhe aktet historike të prijësave
shqiptarë, Skënderbeun dhe veprën e tij të pavdekshme, kemi detyrimin që
sot në Lezhën e bekuar nga Zoti, të shohim së bashku nga e ardhmja, për
një bashkim energjish dhe forcash në interes të qytetarëve dhe të
vendit. Asnjë më shumë nuk mund të na frymëzojë sa simbolika e
Besëlidhjës së Lezhës që politika dhe institucionet e saj vendimmarrëse,
- ta përdorin mandatin e tyre me modesti dhe fisnikëri, me përulje dhe
përgjegjshmëri; - si një detyrim moral, politik, institucional dhe
atdhetar para qytetarëve, vendit dhe interesave madhore të tij.
Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave
dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg
nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive
dhe vullneteve politike e qytetare më të mira,
•për të kuptuar më mirë shansin historik të kombit shqiptar,
•për të përsosur modelin e shtetit në shërbim të qytetarëve,
•për ta bërë shoqërinë më humane dhe qytetarët më aktivë,
•për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta,
•për të forcuar kulturën demokratike dhe pavarësinë politike dhe ekonomike të qytetarit të lirë,
•dhe kështu, për të bërë gjithçka çfarë pritet nga ne, çfarë u kemi borxh qytetarëve dhe çfarë shqiptarët meritojnë, për shtet e komb shqiptar në mirëqënie, zhvillim, stabilitet demokratik dhe pa humbur kohë, - të bashkuar në familjen e madhe evropiane. 100-vjetori i shtetit shqiptar e meriton këtë reflektim, - të frymëzohemi dhe të mësojmë nga e kaluara për ta ndërtuar sa më të sigurtë të ardhmen tonë. Kjo është arsyeja që kam bindjen se të gjithë shqiptarët do të donin sot të ishin në Lezhë për t’u bërë pjesë e nderimit, respektit, reflektimit dhe angazhimit, duke e bërë këtë festë dhe mesazhet e saj - edhe më madhështore, më fisnike dhe më atdhetare, siç bënë të parët tanë 568 vite më parë. Edhe njëherë nderim e përulje me respekt për Lezhën, për Kuvendin e Fisnikëve dhe Besëlidhjen e Lezhës, për Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe për të gjithë ata breza që u frymëzuan e sakrifikuan jetët e tyre në shërbim të shtetit shqiptar, kombit dhe shqiptarizmit!

Presidentit Topi;Iu mohua fjala
Sqarohet mospjesëmarrja e Presidentit Topi në 568 vjetorin e Kuvendit të Lezhës: Iu mohua fjala
Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të
Republikës sqaron se: “Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë
ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë
zyrtare në përkujtim të 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Në përputhje
me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit
shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e
tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e
cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë. Në prag të
ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka
marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit
Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë
ceremoni. Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë
zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si
mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si
dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund
të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni. Në këto rrethana,
Presidenti e gjykon të nevojshme që në përvjetorin e 568-të të Kuvendit
të Lezhës dhe të nisjes së festimeve zyrtare për 100-vjetorin e shtetit
shqiptar, të komunikojë me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë
me mesazhin, të cilin në rrethana normale të një vendi demokratik, do të
duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë."
Tuesday, February 28, 2012
Ambasada Ruse
Letra kërcënuese në Ambasadën ruse
TIRANE- Policia e
Tiranës arrestoi mbrëmë një person të akuzuar se ka dërguar letra
kërcënuese në Ambasadën e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë. I
arrestuari quhet Bledar Pojana dhe është rreth 26- 27 vjeç. Arrestimi i
tij është bërë nga komisariati numër 2 në Tiranë.
Gazeta Shekulli shkruan sot, duke iu referuar burimeve të policisë, se disa ditë më parë Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë ka bërë një denoncim zyrtar në zyrën e anti-terrorit duke thënë se një person ishte paraqitur në derën e saj dhe kishte hedhur disa letra kërcënuese. Së bashku me denoncimin përfaqësuesit e Ambasadës dorëzuan në polici edhe kopje të letrave si dhe pamjet filmike të personit. ( ne foto ambasadori rus Leonid Abramoviç)
(sg/shqiptarja.com)

Monday, February 27, 2012
Për AlbDreams.net (VIDEO…)
Televizioni i shqiptarve në Michigan ACTV dhe platforma IP Televizion
javën që shkoi ka transmetuar për më shumë se një orë biseden në
studion e ketij televizioni.Drejtuesi i emisionit Luigj Gjokaj kishte
ideuar një speciale për kater vjetorin e shpalljes së pavarsisë së
Kosoves dhe pyetjeve të tij ju pergjigjen;Kujtim
Qafa veprimtar i komunitetit shqiptar në Michigan dhe nje nga
drejtuesit e parë të radioemisionit në gjuhen shqipe në ketë shtet dhe
Rush Dragu,si ish pushtetar në Shqiperi në kohen e eksodit të madh
Kosovare dhe moderator i portalit shqiptar www.AlbDreams.net.
Pyetjeve se sa ka kontribute kanë shqiptaret e amerikës ne luften e Kosoves.
Kush janë drejtuesit dhe puna e tyre në Fondacionin “Vëndlindja Therret”
Pse ngjarjet historike ne ketë komunitet organizohen bazuar në bazë të komuniteteve fetare të ndara.
Sa është toleranca në mes shqiptave në Michigan. Si i kanë prite kosovaret në Shqiperi.A është e vertete se hapja e depove të armeve në Shqiperi ka të bëjë me Luftën e Kosoves. A duhet rishkruar historia.Pse nuk duhet thirrë shteti i ri me emrin KOSOVE ,po si?
Portali www.AlbDreams.net a ka ndjeke ngjarjet e Kosoves,të komunitetit shqiptar në emigracion.

Subscribe to:
Posts (Atom)