Saturday, May 14, 2011

Faleminderit Tirana!

Lulzim Basha NOA/LSA

Në sajë jush, kjo ka qenë një fushatë e lumtur…

Lulzim Basha

Dua të falenderoj gruan time Aurelën dhe vajzën time Dafinën, dhe të gjithë familjen time për mbështetjen dhe kujdesin e tyre gjatë gjithë kësaj fushate.

Dua të falenderoj gjithë stafin e fushatës time, të gjithë bashkëpunëtorët e mi, për përkushtimin, punën e palodhur dhe përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme.

Dua të falenderoj Kryetarin e Partisë Demokratike, Kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen e tij, të gjithë Partinë Demokratike, nga anëtarët e Parlamentit, drejtuesit e partisë dhe të gjithë anëtarët e saj.

Dua të falenderoj po kështu partnerët e koalicionit për mbështetjen e tyre, në këtë përpjekje të përbashkët nuk mund të gjeja miq më të mirë.

Dua gjithashtu të falenderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e Partisë Demokratike, të Aleancës për Qytetarin, dhe të të gjitha partive si dhe vendeve mike, të cilët ndihmuan për ta bërë këtë proces zgjedhor të ndershëm, të lirë, të saktë, transparent dhe të tillë, me të cilin mund të krenohet Tirana.

Dua të falenderoj qytetarët e Tiranës, që gjetën kohë për të ndarë me mua problemet e tyre dhe për të dëgjuar mendimet e mia për zgjidhjen e tyre.

Dua të falenderoj në veçanti Iniciativën për Tiranën, e cila më ftoi për të ndarë me ta mendimet e mia sesi mund ta bëjmë qytetin tonë më të mirë.

Jam mrekulluar që kaq shumë qytetarë e mbështetën këtë fushatë. Ju më dhatë mbështetjen tuaj të paçmueshme, votën tuaj, por më shumë se kjo, ju dhatë zemrat tuaja. Falë jush, kjo ka qenë një fushatë e lumtur.

Shumë prej jush që e mbështetët këtë fushatë u angazhuat për herë të parë politikisht. Sot ju ftoj të mbeteni të angazhuar.

Së bashku ne ndryshuam mënyrën sesi funksionon politika, në Tiranë, dhe në Shqipëri. Ne e vumë atë në funksion të zgjidhjeve dhe jo të akuzave. E vumë atë në funksion të së ardhmes dhe jo të së shkuarës.

E vumë atë në funksion të qytetarëve dhe jo të politikanëve. Ne parashtruam idenë e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve, idenë se askush nuk mund të udhëheqë nëse më parë nuk dëgjon, dhe idenë se qeverisja, çdo qeverisje, duhet të japë llogari para qytetarëve. Kjo fushatë ka ofruar një model të ri për qytetin tonë dhe për Shqipërinë. Qytetarët kanë patur pushtet si asnjëherë më parë gjatë kësaj fushate dhe është detyra jonë që të sigurojmë që kjo nuk do të ndryshojë, që kjo do të mbetet.

Njerëzit kanë besim tek një mënyrë e re e të bërit politikë. Ne kemi ndryshuar mënyrën se si bëhen fushatat në këtë vend, dhe kemi ndryshuar perceptimin se çdo të thotë të jesh zyrtar i zgjedhur. Do të thotë që ju jeni të parët!

Këto zgjedhje kanë qenë të lira dhe të ndershme. Dhe kjo ka qenë po kështu një garë shumë e ngushtë.

Cilido të jetë verdikti final i votuesve, unë do ta pranoj atë. Shpresoj që edhe zoti Rama të bëjë të njëjtën gjë.

Pavarësisht nëse marrim për bazë burimet tona apo të palës tjetër, të dy kandidatët ndahen nga fare pak vota. Asnjë nga kandidatët nuk mori më shumë se 50 përqind të votave. Unë e kam thënë që në fillim të procesit të numërimit se çdo votë duhet të numërohet në mënyrë të ndershme, të saktë dhe transparente.

KQZ po përllogarit rezultatin final dhe ne akoma nuk e dimë se kush është fituesi.

Por në respekt të vullnetit të qytetarëve, unë mbetem i vendosur që çdo votë të lexohet saktësisht dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Nëse në fund të këtij procesi z. Rama është me të vërtetë fituesi unë do ta uroj atë, dhe nëse fituesi jam unë, shpresoj po kështu që ai të më urojë mua.

Kur fituesi i kësaj gare të jetë i sigurtë ne kemi nevojë të ecim përpara dhe jo mbrapsht, sepse ne kemi nevojë të ecim përtej luftës politike dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve.

Sepse qytetarët e Tiranës kanë dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë: ata nuk duan që kryebashkiaku të luftojë beteja politike, ata duan që kryebashkiaku të luftojë betejat e tyre qytetare. Ata duan vende të reja pune dhe një Tiranë moderne europiane dhe jo grindje shterpë dhe fajësim të të tjerëve.

Çdo qytetar nëse ka votuar për mua apo kundër meje mbart këtë mesazh. Dhe kur të kemi rezultatin final dhe këto zgjedhje të kenë mbaruar, të gjithë ne duhet të bashkohemi për të punuar për një të ardhme më të mirë ku të parët të jenë Tirana dhe qytetarët e saj. *Deklarata e kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha

Ëndrra vazhdon…

Tiranë, 14 maj 2011, NOA – …Sot është dita për të festuar, duke e ndarë gëzimin me çdo qytetar të zakonshëm të këtij vendi ka votuar ose jo për ne. Nesër është dita për të vazhduar falenderimet dhe reflektimet mbi fitoren që kurrë s’ka ardhur më e

madhe në oborrin e Partisë Socialiste. Ëndrra vazhdon….

Edi Rama

Ëndrra vazhdon. Fuqia e ëndrrës që na frymëzoi në këtë betejë tërësisht të

pabarabartë u provuar më e madhe se e gjithë stërfuqia që na u vu përballë.

Fuqia e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi u provuar më e madhe se e

gjithë stërfuqia e pushtetit të frikës, parasë, manipulimit. Fuqia e

Aleancës sonë për të Ardhmen u provua më e madhe se e gjithë stërfuqia që

bashkoi kundër nesh çdo forcë të së shkuarës.

Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjëherë më parë fitorja

është një burim reflektimi për mua, që sot si asnjëherë ndjej peshën e

borxhit ndaj çdo shqiptari, që besoi tek kandidatët tanë duke i votuar dhe

po njësoj edhe ndaj çdo qytetari këtu në Tiranë që nuk më votoj duke më

sprovuar.

U them pa dallim të gjithëve, anë e mbanë Shqipërisë duke filluar

nga Tirana, se çdo zgjedhës i yni, i imi ka fituar dhe asnjë zgjedhës që nuk na

ka votuar, nuk ka humbur.

Lejomëni t’ia kushtoj këtë fitore familjes sime të mrekullueshme. Nënës

sime, gruas sime, dy fëmijëve, ashtu si çdo familje të zakonshme të këtij

vendi që sot vuan, shpreson, ëndërron, pavarësisht se nga vjen, ku beson,

për kë voton.

Lejomëni po ashtu të përqafoj nga larg, kështu siç më vjen,

jetimët e 21 janarit. S’kam fjalë, nuk gjej dot fjalë, por do të duhej edhe

një kohë pambarimisht e gjatë për të falënderuar të gjithë ata që luftuan

bashkë me mua dhe fituan edhe për mua. Këtë betejë historike për një

Shqipëri që sot është më shumë se kurrë e të gjithëve dhe kurrë më nuk mund

të jetë vetëm e disave.

Ju them të gjithëve përulësisht ju dua me gjithë fuqinë e zemrës

faleminderit, faleminderit, faleminderit. Për mua ishin vetëm 10 vota, për

të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10. Faleminderit me zemër edhe në

emrin tuaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri,

posaçërisht ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Ambasadorit të Bashkimit

Europian, Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, ambasadorëve të tjerë, si

edhe misionit të ODHIR-it që i qëndruan pranë Shqipërisë, në një udhëkryq

jashtëzakonisht të vështirë duke ndikuar me praninë e tyre të

pazëvendësueshme gjatë numërimit në mbrojtjen e votës së qytetarëve

pa dallim.

Sot është dita për të festuar, duke e ndarë gëzimin me çdo qytetar të

zakonshëm të këtij vendi ka votuar ose jo për ne. Nesër është dita për të

vazhduar falënderimet dhe reflektimet mbi fitoren që kurrë s’ka ardhur më e

madhe në oborrin e Partisë Socialiste. Ëndrra vazhdon…

*Deklarata e plotë e liderit të Partisë Socialiste Edi Rama

“Basti” i Ramës për Tiranën, 8 kuti për 571 votat plus të Bashës

Fati i kryebashkiakut të ri të Tiranës mbetet në dorë të surprizës së tetë kutive të fundit. KZAZ firmos në 02:00 procesverbalet e kutive të votave të kontestuara, pas negociatave të ambasadorit Arvizu. Pas numërimit të 8 kutive në 15 orë, Lulzim Basha kryeson garën me 571 vota plus

Tiranë Tetë kuti të mbyllura kundër 571 votave avantazh të Lulzim Bashës. Ky është “basti” i fundit, i vendosur në mesnatë për garën e ethshme elektorale për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Dita e gjashtë e numërimit të votave shtoi tensionin dhe dyndjen e përfaqësuesve politikë në palestrën e shkollës “Vasil Shanto”, ku për 15 orë me radhë u numëruan vetëm 8 nga 16 kutitë e mbetura prej mëngjesit të së premtes. Në orët e vona të mbrëmjes, bllokimi i rezultatit të 2 kutive bllokoi numërimin, për shkak të votave të kontestuara, ndërsa situata u zhbllokua me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Në orën 02.00 të mëngjesit, KZAZ firmosi procesverbalet e dy kutive, ku Rama ishte 100 vota në avantazh në të parën dhe 37 vota në të dytën. Ndryshe nga sa komentohej prej kampit rozë, 8 kutitë e numëruara shtuan dozën e ankthit në lojën e tejzgjatur të nervave, për shkak se nuk sollën edhe aq vota të “kuqe” sa pritej. Kutia e parë, e numëruar mëngjesin e djeshëm u nda me një diferencë të vogël votash në favor të liderit të opozitës, Edi Rama. Nga kjo kuti e parë, ai arriti të ngushtonte diferencën me rivalin e tij Basha vetëm me 5 vota. Dy kutitë e radhës, të hapura në tavolinat e numëruesve sollën sërish tension te të dyja palët, që përtej etheve të garës bëjnë kalkulimet e projeksioneve, probabiliteteve, votave të ëmbla e atyre të hidhura. Kutia e dytë u mbyll vetëm me 40 vota plus për Edi Ramën, ndërsa e treta me 39 të tjera. Kutitë e radhës shtuan ovacionet në kampin rozë e një dozë të pritshme shqetësimi në atë blu. 76 votat e firmosura për Edi Ramën u shënuan në procesverbal, duke mbyllur rezultatin për 4 kuti gjatë ditës së djeshme. Ndërsa kutia e pestë, e cila në fund të numërimit kishte 100 vota në favor të liderit të opozitës i kaloi KZAZ-së, për shkak të votave të kontestuara. Sipas të dhënave të marra në KZAZ-në 49, kutia e pestë ka 96 vota të pranuara nga komisionerët e djathtë, ndërsa për votat e kontestuara nuk ka ende një vendim. Kjo situatë ka shqetësuar socialistët dhe ka risjellë në njësinë 5 ambasadorin Arvizu, për të zhbllokuar situatën vetëm në orën 02.00, ndërkohë që numërimi ishte shtyrë për në mëngjes. Votat e kontestuara do të ktheheshin më pas në “kalin e betejës” në njësinë 5, që sollën jo pak tension mes palëve e bllokime të procesit. Në të njëjtin proces kontestimi hyri edhe kutia tjetër, e numëruar dje në “Vasil Shanto”, ku në procesverbal u shënuan 37 vota në favor të Ramës. Kutia e radhës do ta kthente lojën në favor të kampit demokrat, pasi përtej pritshmërive të tyre, kandidati Lulzim Basha mori 45 vota më shumë se Edi Rama. Ky avantazh i papritur për kampin rozë dhe vështirësia në mbushjen e “gropës” së shifrave ka sjellë vonesa në numërim. Kutia e tetë vetëm sa do të shtonte vuajtjen e deputetëve dhe vëzhguesve socialistë në njësinë 5, numërimi i së cilës u mbyll me 17 vota plus për Edi Ramën. Në fund të ditës së gjashtë, mes Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës qëndron hendeku i 571 votave të avantazhit të Lulzim Bashës. A do t’ia dalë të konfirmohet për mandatin e katërt në Tiranë? Gara duket tejet e vështirë, e megjithatë vazhdon deri në votën e fundit.

Kutia 1

+ 5 vota për Ramën

Kutia 2

+40 vota për Ramën

Kutia 3

+ 39 vota për Ramën

Kutia 4

+76 vota për Ramën

Kutia 5

+ 100 vota për Ramën

Kutia 6

+ 37 vota për Ramën

Kutia 7

+45 vota për Bashën

Kutia 8

+17 vota për Ramën

Të dhënat e KQZ,

pa njësinë 5

Edi Rama 105 773 vota

Lulzim Basha 110 536 vota

Njësia 1

Edi Rama 9 704

Lulzim Basha 9 275

Njësia nr. 2

Edi Rama 15 819

Lulzim Basha 16 082

Njësia nr. 3

Edi Rama 8 933

Lulzim Basha 8 457

Njësia nr. 4

Edi Rama 10 860

Lulzim Basha 11 000

Njësia nr.6

Edi Rama 11 599

Lulzim Basha 10 981

Njësia nr. 7

Edi Rama 13 791

Lulzim Basha 13 328

Njësia nr. 8

Edi Rama 7 265

Lulzim Basha 9 761

Njësia nr. 9

Edi Rama 11 380

Lulzim Basha 12 024

Njësia nr.10

Edi Rama 5 702

Lulzim Basha 6 226

Njësia nr.11

Edi Rama 10 720

Lulzim Basha 13 402

Friday, May 13, 2011

Rezultatet e numërimit të 10 njësive vendore në Tiranë

Njësia 1 e mbyllur
Edi Rama 9913 vota
Lulzim Basha 9467 vota
Diferenca 446 vota në favor të Edi Ramës


Njësia 2 e mbyllur
Edi Rama 15819 vota
Lulzim Basha 16082 vota
Diferenca 209 vota në favor të Lulzim Bashës


Njësia 3 e mbyllur
Edi Rama 8933 vota
Lulzim Basha 8457 vota
Diferenca 476 vota në favor të Edi Ramës


Njësia 4 e mbyllur
Edi Rama 10860 vota
Lulzim Basha 11000 vota
Diferenca 140 vota në favor të Lulzim Bashës


Njësia 6 mbyllur
Edi Rama 11599 vota
Lulzim Basha 10981 vota
Diferenca 618 vota në favor të Edi Ramës


Njësia 7 kanë mbyllur
Edi Rama 14049 vota
Lulzim Basha 13556 vota
Diferenca 493 vota në favor të Edi Ramës


Njësia 8 e mbyllur
Edi Rama 7265 vota
Lulzim Basha 9761 vota
Diferenca 2496 vota në favor të Lulzim Bashës


Njësia 9 e mbyllur
Edi Rama 11380 vota
Lulzim Basha 12024 vota
Diferenca 644 vota në favor të Lulzim Bashës


Njësia 10 mbyllur
Edi Rama 5702 vota
Lulzim Basha 6226 vota
Diferenca 524 vota në favor të Lulzim Bashës


Njësia 11 mbyllur
Edi Rama 10720 vota
Lulzim Basha 13402 vota
Diferenca 2682 vota në favor të Lulzim Bashës

Armë... ose burrë

Anjola Hamzaj

Gara për Tiranën konsiderohet e ashpër. Madje dje kryeministri e konsideroi shpirtnxjerrëse. Avaritë në numërim, tensionet mes forcave politike, deklaratat aspak të moderuara të deputeteve të PS, etj., janë një sërë faktorësh që kontribuojnë në pyllëzimin e kësaj gare.

Kjo ashpërsi lindi si fillim mes militantëve, me dhunë verbale dhe fizike, për flamuj dhe banderola. Një ashpërsi që duket se do të mbyllet me shpalljen e fituesit. Kjo garë duket se ka përfshirë pa dallim të gjithë shoqërinë, militantë ose jo. Baret e Tiranës janë në heshtje, të gjithë të ulur dhe me laps në dorë llogarisin votat, ndjekin “live” numërimin, në ankth për rezultatin.

Por dje një simpatizant i PS nga një fshat i Pogradecit plagosi 6 vetë. Militanti po gëzonte fitoren e liderit të tij me çifte. Nga gëzimi pa kufi, ai merr çiften dhe qëllon në ajër. Rezultati 6 të plagosur. Kjo konsiderohet më shumë se ashpër.

Fenomeni i të festuarit me armë nga shqiptarët është kaq i vjetër sa edhe ekzistenca e tyre në këtë planet. Raste të tilla shoqërojnë median, por më shumë individin, veçanërisht në dasma, lindje fëmijësh- nëse është djalë, edhe breshëritë e plumbave janë më të mëdha- për shyqyr që u shërove, etj. Kjo festë e dhunshme nuk është vetëm pjesë e kujtimeve fëminore, por prezent dhe rrezik permanent.

Historia e fiseve shqiptare, e familjeve të vogla e të mëdha, armët i ka në repertorin e gëzimeve, hidhërimeve dhe hakmarrjeve. Gjithçka zgjidhet me armë, konfliktet e vogla, konfliktet e mëdha, por edhe kur nuk ka konflikt, armë ka gjithmonë. Ajo rri aty si për shprehur burrërinë e shqiptarëve, që më shumë do t’i përshtatej burracakëri, për të shprehur siguri dhe të qënit të fortë. Këtë anë, që shpesh ka karakterizuar në thelb identitetin e shqiptarëve me shpatë ose me revole , Kadare e ka shpjeguar te “Darka e Gabuar” me një përshkrim mbi fshatarët e Lazaratit. Ai thotë se kur lazaratsit shikonin dritat e zbehta të qytetit të Gjirokastrës iu ngriheshin nervat dhe dilnin pastaj të qëllonin me automatikë në ajër drejt dritave për të shfryrë inatin.

Kjo pjesë, por edhe historia e shqiptarëve e mbushur me armë që në fillimet e këtij populli, tregon se lidhja me armën nuk është nevojë, as koleksion, por një mjet i kapriçove të tyre. Kjo marrëdhënie e ngushtë me armët dhe për pasojë me dhunën nuk është venitur aspak edhe me vrapin e kohës. Edhe sot që vendi ynë është në një tjetër status, ku aderon për t’iu bashkuar shoqërisë evropiane, sebepet, veçanërisht gëzimet, shoqërohen me armë përveç rakisë dhe mezeve. Në shtëpitë muze, qofshin pronë e shtetit apo edhe personale, motivet e armeve janë të reklamuara. Burra të fortë, me mustaqe, dhe me armë. Kjo tablo e burrit shqiptar vazhdon edhe sot të jetë e gjallë, por e përshtatur me novacionin. Nëse dikur revolja mbahej në brez, tani mbahet në kroskotin e fuoristradës apo Benzit, në vend të mustaqeve janë flokët me xhel, por sa më shumë, aq më mirë.

Gjak ballkanas
Në analiza akademike ose amatore justifikohet kështu. Gjak ballkanas, që përkthehet gjak i nxehtë, mendje impulsive, mungesë arsyeje. Ky pellg i vendeve të Ballkanit bie dakord vetëm në këtë pikë. Në të gjitha të tjerat e shpallin veten me identitet të theksuar dhe të mëvetësishëm, pa asnjë lidhje me vendet fqinje. Shpesh herë diskutohet për këngët e transmetuara gojarisht, ku një këngë është e njëjtë në të gjitha vendet e Ballkanit. Por kjo nuk pranohet kurrë qoftë edhe me arsyen se lëvizja sjell ekspansion të kulturës. Debate dhe kritika mes studiuesve për origjinën e një kënge, për të mos llogaritur eposin, ku edhe kjo e fundit konsiderohet pikë e nxehtë e komunikimit mes popujve të Ballkanit. Këto vende gjaknxehta shpesh marrin atributin e origjinës së një vepre, ose hedhin akuza për vjedhje teksti, muzike apo eposi.

Ashpërsia e maleve të këtij gadishulli thuhet se ka ndikuar në karakterin e burrit, duke i transmetuar atij ashpërsinë e tij dhe forcën e tij.

Por në të vërtetë a është burrëri, a është burri shqiptar i fortë dhe burrë, me dy rr- siç thuhet. E gjithë koha duket se kalon si era në lëkurën e burrave shqiptarë. Novacioni, lëvizja, shkëmbimi i kulturave nëpërmjet internetit, emigracionit veçanërisht, janë të papërfillshme. Lidhja me armët është po aq e fortë sa ajo e burrit me grua, e kthyer thuajse në ligjësi natyrore. Nga kjo “dashuri” e madhe për të qenë i vlefshëm vetëm me armë, pasojat janë jo vetëm sporadike, por me dimensione të mëdha.

Gjakmarrja në veriun e Shqipërisë ka këtë origjinë, pavarësisht analizave në kohë që mund të bëhen, xhelozia ndaj gruas zgjidhet me armë, konflikti me fqinjin, abuzimi me pronën, mungesa e respektit etj. Madje, ka raste kur edhe dashuria shprehet me armë. Djem që kërcënojnë se do të vrasin vetën nëse e dashura i braktis, ose do të vrasë të dashurën, njëra nga këto. Babai që i dhuron djalit një armë, lodër, por që të njihet me simbolin e burrërisë që fëmijë, që të mos i trembet jetës se zgjidhja është një armë. Në shoqëritë evropiane fjala armë ka konotacion krejt tjetër në përdorimin e përditshëm, ku në kuptimin e vërtetë thuajse nuk përdoret. Armë janë kapacitetet intelektuale, ekonomike, fizike, etj.

Për këtë lloj arme ka nevojë njeriu në jetë.

Rezultatet perfundimtare per Qarkun Shkoder

Tashme kemi nje rezultat perfundimatar te zgjedhjeve ne nivel Qarku te Shkodres :
Me 20798 vota Lorenc Luka I Partise Demokratike rimandatohet ne krye te Bashkise Shkoder per nje mandate te dyte. Rivali I tij socialist Genc Uruçi ka arritur te marr 11227 vota nje diference prej 9571 vota.
Ne bashkine e Vaut te Dejes fitues u shpall Gjon Marku I cili ka marre 2226 vota kundrej 2020 votave te socialistit Dede Dodani.
Ne bashkine e Koplikut fitues u shpall ne nje mandate te dyte demokrati Ramadan Lika me 2203 vota ndersa Nazmi Hasanaj kishte nje diference prej 360 votave ose 1843 vota.
Ne komunen Bushat eshte shpallur fitues per te katerten here Zef Hila me 4949 vota ndersa socialisti Gojart Salja vetem 2139 vota.
Faz Shabaj shpallet per te gjashten here kryetar I Komunes Postrribe ai mori 2268 vota ndersa socialisti Brahim Ceka vetem 1771 vota.
Kandidati Socialist per kryetar te Komunes Rrethina Kleves Muja fitoj me 3262 vota ndaj kandidatit democrat Gezim Hardolli I cili mori vetem 2640 vota si dhe kandidatit te LZHK-se Lic Elezi.
Edhe ne Komunen Gur I Zi te Shkodres fitues u shpall Martin Lazri I Partise Socialiste me 2087 vota ndaj Broz Markut te Partise Demokratike I cili mori 1652 vota.
Ne Komunen Berdice Besnik Brahimi I Partise Socialiste ka fituar perballe dy kandidateve te djathte duke marre 1343 vota perballe 937 votave te kandidatit te pavarur Besnik Tahiri dhe 833 votave te Qamil Xhurretes se “Aleances se qytetarit”.
Ded Tonaj rikonfirmohet per nje mandate te 3 si kryetar I Komunes Shale te Dukagjinit duke fituar me 692 vota kundrej socialistit Bal Vuksani I cili mori 578 vota.
Ne komunen Dajç fitues per te katerten here shpallet Arben Gjuraj I Partise Demokratike me 1175 vota I pasur nga I pavaruri Gentian Palaj me 785 vota ndersa socialiste Hil Tarja moti vetem 571 vota.
Ne komunen Hajmel fitues eshte Lek Bibaj I PD-se me 1184 vota kundrej 749 votave te socialistit Rrok Ftoni dhe 133 votave te Nikolin Jakinit kandidatit te pavarur.
Ne komunen Gruemire te rrethit Malesi e Madhe fitues Lirim Nehani I PS-se me 2134 vota ndersa Asim Burgaj I PD-se ka marre 1844 vota.
Ne Komunen Shkrel Demokrati Ferdi Strekaj fitoj me nje diferende te madhe ndaj socialistit Sokol Vulaj. Sterkaj mori 1693 vota ndersa socialisti Sokol Vulaj vetem 439 vota.
Ne Kelmend te Malesise se Madhe fitues eshte shpallur Gjeto Dukaj me 1132 vota ndersa socialiste Adriatik Çekaj 900 vota ndersa kristian demokrati Nikolin Pecaj Pecaj mori vetem 67 vota.
Komuna Kastrat eshte fituar nga Partia Demokratike dhe kandidatit I saj Viktor Popaj I cili mori 2258 vota ndersa kundershtari I tij Tom Curri I PBDNJ-se 1752.
Komuna Qender Malesi e Madhe do udhehiqet edhe per nje mandate te dyte nga Isa Rama I Partise Demokratike.
Komuna Hajmel do drejtohet ne nje mandate te dyte do udhehiqet nga Lek Bibaj I cili arriti nje fitore me nje diference rreth 340 vota kundres Socialistit Rrok Ftoni.
Pjeter Lleshi eshte rikonfirmuar ne krye te Komunes Vig-Mnele me 471 vota kundrejt 409 votave te kandidatit te Aleances per te ardhmen Sander Nikolla ndersa 9 vota ka marre kandidatit I pavarur Petrit Shtjefni.
Ne komunen Pult per nje mandate te trete eshte rikonfirmuar Martin Cubi I Partise Socialiste me 670 vota kundres 111 votave te Mark Maraçajt.
Mark Zhuri I PS-se mori 554 vota dhe u rikonfirmua ne krye te komunes Temal ndaj 465 votave te Nikolin Gurit te Partise Demokratike.
BASHKIA FUSH – ARREZ: ALFERED QAFA I “ALEANCA PER QYTETARIN” 1183 VOTA. NIKOLIN BARDHOKU I PARISE SOCIALISTE 854 VOTA. FITUES ESHTE ALFERED QAFA.
BASHKIA PUKE :BEQIR ARIFAJ I “ALEANCA PER QYTETARIN” ME 952 VOTA. ENVER SULEJMANI I PARTISE SOCIALISTE 903 VOTA.ASTRIT KUCI 706 VOTA FITUES ESHTE BEQIR ARIFAJ.
KOMUNA FIERZE- PUKE:VASIL MUSLIA “ALEANCA PER TE ARDHMEN” 570 VOTA.NIK NIKA I “ALEANCA PER QYTETARIN” 363 VOTA.FITUES ESHTE VASIL MUSLIA.
KOMUNA GJEGJAN:NDUE CARA I “ALEANCA PER QYTETRIN” 679 VOTA.NDUE SUMA 648 VOTA.MARK ZEFI I “ALEANCA PER TE ARDHMEN” 478 VOTA.FILIP NDOCI 23 VOTA.FITUES ESHTE NDUE CARA.
KOMUNA IBALLE:GEZIM VATA I “ALEANCA PER QYTETARIN” 305 VOTA.NDUE DOCI I “ALEANCA PER TE ARDHMEN”172 VOTA.FITUES ESHTE GEZIM VATA.
KOMUNA QAFE–MALI: HIL KOLA I “ALEANCA PER QYTETARIN” 440 VOTA.PAVLIN PALOKAJ I PARTISE SOCIALISTE 361 VOTA.ARTAN PALUSHI 216 VOTA.FITUES ESHTE HIL KOLA.
KOMUNA QELEZ:FATMIR BALAJ I “ALEANCA PER QYTETARIN”582 VOTA.MARASH KOALAJ I “ALEANCA PER TE ARDHMEN” 562 VOTA.FITUES ESHTE FATMIR BALAJ.
KOMUNA QERRET:RROK DODAJ I “ALEANCA PER QYTETARIN”846 VOTA.NDUE MARINAJ I PARTISE SOCIALISTE 562 VOTA.FITUES ESHTE RROK DODAJ.
Ne komunen Velipoje fitues u shpall Pashko Ujka me 2018 vota kundrejt 1461 votave te kryetarit actual te komunes Nikolle Marku.
Ndersa Ne Komunen e Shoshit pritet vendimi I KQZ-se per nje kuti votimi e cila nga KZAZ 42 u shpall e pa vlesfshme.
Dhe komuna e Anes se Malit eshte fituar nga Xhevat Molla I Partise Socialiste kundrejt Arben Cenit te Partise Demokratike.
Dhe keshtu ka perfunduar numerimi I votave ne gjithe qarkun e Shkodres,.
Ku PD ka marre 5 bashki dhe 17 komuna ndersa priten rezultatet edhe per 2 komuna tjera pas vendimit te KQZ-se dhe pas votimit te se dieles ne komunen e Shllaku.

Ora 21:30 (me ore të Tiranës) dhe rezulton kjo gjëndje :Udheheqë Lulzim Basha me 725 vota më

Ora 21:30 (me ore të Tiranës) dhe rezulton kjo gjëndje :Udheheqë Lulzim Basha me 725 vota më shumë se shefi i Partise Socialiste Edi Rama.Kanë mbetë edhe 10 kuti
1.Lulzim Basha (A.Q)…122 700
2.Edi Rama (A.A)…121 975
3. Hysni Milloshi (P.K.SH )…1 345

E premte Ora 18:30 Lulzim Basha kryeson me 680 vota. Kanë mbetë edhe 12 kuti
Ora 18:30 (me ore të Tiranës) dhe rezulton kjo gjëndje :

1.Lulzim Basha (Aleanca për Qytetarin)……….122 486

2.Edi Rama (Aleanca për të Ardhmen)…………121 806

3. Hysni Milloshi (Partia Komuniste )…………… 1 341

Njesia

Zgjedhore

KZAZ Lulzim

Basha

Edi

Rama

Kutia te

Numruara

Fitues

Basha

Fitues

Rama

1 45 9276 9704 Perfundue humbes + 429
2 46 16082 15819 Perfundue +263 humbes
3 47 8457 8930 Perfundue Humbes +473
4 48 11000 10860 Perfundue +140 humbes
5 49 12141 16322 53 nga 65

6 50 10981 11599 perfundue Humbes +618
7 51 12923 13657 Perfundue Humbes +464
8 52 9761 7265 perfundue + 2496 humbes
9 53 12024 11380 Perfundue +644 humbes
10 54 6227 4385 Perfundue + 525 humbes
11 55 13405 10723 perfundue +2682 humbes

Basha dhe Rama presin sot 16 kutitë e fundit me vota

Rezultatet për Tiranën, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kandidati i PD-së, Lulzim Basha kryeson me 119632 kundrejt Ramës që ka 118711 vota.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 majit ka hyrë sot në ditën e pestë dhe gara mbetet e hapur vetëm për Tiranën, ndërkohë që në të gjitha bashkitë e tjera është mbyllur numërimi. Në rang vendi “Alenanca për Qytetarin” ka 644 918 vota kundrejt “Aleancës për të Ardhmen” e cila ka marrë 595 415 vota, ndërsa partitë jo pjesë e koalicionit kanë marrë 70062 vota. Sipas KQZ janë shpallur të pavlefshme 6373 vota. Sa i përket bashkive PS ka marrë 37 bashki, ndërkohë që PD ka marrë 28 bashki.

Ora 01.45 – Numërohen 461 ndër 485 kuti, Basha 885 vota para Ramës
NOA/ 01.45 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka shpallur rezultatet për 461 kuti votimi të numëruara ndër 485 gjithsej.

Nga numërimi i votave rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 119248 vota, kurse Edi Rama 118363 vota dhe Hysni Milloshi, 1310 vota.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve Rama dhe Basha është 885 vota, në favor të z.Basha.

Basha 1056 vota para Ramës
Rezultatet për Tiranën, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kandidati i PD-së, Lulzim Basha kryeson me 118716 kundrejt Ramës që ka 117660 vota.

TIRANE, BASHA NE AVANTAZH

Ora 00:10 – Nga numërimi i 457 nga 485 kutitë e votimit në total, ka rezultuar se kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen” ka siguruar 117047 vota kundrejt 118178 votave të siguruar nga rivali i tij demokrat i “Aleanca për Qytetarin”. I treti renditet Hysni Milloshi me 1158 vota. Numërimi vazhdon në njësinë nr. 5 dhe 9 ndërsa ka përfunduar numërimi në njësitë e tjera. Të dhënat e fundit të azhornuara nga KQZ flasin për Bashën në avantazh me 1131 vota, ndërsa kanë mbetur 28 kutite e fundit te votimi pa u numëruar.

AMBASADORI I BE, SEQUI NDJEK NUMËRIMIN E VOTAVE NË NJËSINË NR.9

Ora 23:00- Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy njësi për tu numëruar në kryeqytet, njësia 5 dhe ajo 9, vazhgues ndërkombëtarë janë mësymur drejt tyre për të parë se si po ecën numërimi. Përmendëm që ambasadori i SHBA Arvizu po ndjek numërimin tek njësia.5, ndërsa tek njësia nr.9 ka shkuar tashmë ambasadori i BE, Etore Sequi, për të ndjekur pikërisht vijueshmërinë e numërimit. Sequi deklaroi se” zgjedhjet e 8 Majit janë një test politik për vendin, prandaj ato sipas tij, duhet të mbyllen sa më shpejt”.

ARVIZU: TË NUMËROHEN VOTAT E NJËSISË. 5

Ora 22:23- KZAZ nr. 49 të njësisë bashkiake nr. 5 ku aktualisht numërimi vazhdon në mënyrë të ngadaltë dhe shpeshherë ka pasur incidente e tensione, e ka vizituar orët e vona të mbrëmjes ambasadori i SHBA-ve Aleaksandër Arvizu.

Mbërritja e papritur e tij, sic raportoi gazetari i NEWS 24 Arbër Hitaj bëri që komisionerët e përfshirë në debate t’i rikthehen numerimit të kutive. Sherri i nisur mes komisionerëve u bë për një fletë votimi, që kamera nuk e tregoi në lexim.

I pyetur nga gazetarët për situatën e krijaur aty, Arvizu u shpreh se është me rëndësi që qytetarët të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve. “Njerëzit duan që votat të numërohen, njerëzit meritojnë që votat të numërohen. Ne po bëjmë punën tonë që votat të numërohen”, shtoi ambasadori SHBA.

Arvizu theksoi se për këtë problem është takuar edhe me Ramën e Berishën sot, nga të cilët ka marrë siguri se procesi i numërimit do të përshpejtohet ndërsa tha se, “ne do të jemi këtu deri në fund”.

GJONCAJ: DENONCOJ VENDIMET E KQZ

Ora 22:00- Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ Genci Gjoncaj ka akuzaur KQZ-në dhe kryetarin e saj Arben Ristani se në mënyrë të jashtëligjshme po pengojnë punën e komisionerëve të majtë në KZAZ-të e njësisë 10 e 5, duke mos cuar aktet e emërimit për këta përfaqësues.

“Jam këtu para jush për të denoncuar me forcë një veprim të jashtëligjshëm, faktin që prej tre orëve vendimmarrja e KQZ-së nuk cohet në KZAZ-të përkatëse, duke shkaktuar vonesa në funksionimin e 2 KZAZ-ve asaj të njësisë vendore nr. 10 dhe të njësisë nr. 5. Përfaqësuesit tanë në këto njësi janë në pritje të akteve të emërimit të tyre për të ushtruar detyrën sipas përcaktimeve ligjore, ndërkohë administrata e KQZ-së vepron në mënyrë të jashtëligjshme duke mos iu vënë në dispozicion vendimarrjen e KQZ-së. Kjo administratë e politizuar në ekstrem vazhdon të pengojë në mënyrë të qëllimshme veprimtarinë e këtyre dy njësive vendore, të cilat janë në përfundim të procesit të numërimit të votave”, tha Gjoncaj.

Përfaqësuesi i PS ftoi Ristanin të bëjë detyrën e tij duke harruar pasioni e tij politik, që në këto momente sic tha Gjoncaj po bllokon punën në KZAZ-të e sipërpërmendura.

“I bëj thirrje zotit Ristani të sillet në lartësinë e detyrës që ka, të harrojë për një moment pasionin e tij politik dhe ta bëjë sistemin funksional, duke vënë në dispozicion të komisionerëve tanë aktet përkatëse pasi komisionerët janë jashtë gardhit policor të këtyre KZAZ-ve”, shtoi ai.

KRYETARI I NJËSISË 5 JEP DORËHEQJEN, SHKAK DËMTIMI I VULËS SË SIGURISË SË KUTISË 45

Ora 21:17 Kryetari i njësisë numër 5 ka dhënë dorëheqje. Shkak i dorëheqjes së kryetari i cili i përket forcës politike të PD ka qënë problemi më dëmtimin e njërës prej vulave të sigurisë së kutitë me numër 45 e cila është dëmtuar gjatë trasportit. Mësohet se ka pasur presion nga ana ë Partisë Demokratike që kjo kuti të mos shkojë për numërim të KQZ, por numërimi i saj të bëhet në ambientet e njësisë numr 5. Po vijon numërimit në këtë njësi, ndërkohë që në këtë jësi 43o vota rezultojnë të pëvlefshme.

Ora 19:45 Tiranë:Kryeson Lulzim Basha me 1060 vota, mbeten edhe 31 kuti me u numruar
Ora 19:45 me oren e Tiranës Janë numruar 232 425 vota dhe kandidati i Aleances Qytetare Lulzim Basha kryeson me 1060 vota ndaj kandidatit te Aleances per Ardhmen Edi Rama njekohesisht dhe shefi i Partise Socialiste.

Lulzim Basha……….. 116 054 vota

Edi Rama……………….. 115 100 vota

Hysni Milloshi………… 1271

Lulzim Basha kryeson me 1034 Vota. Ora 17:45
Ora 17:45 me oren e Tiranës dhe kandidati i Aleances Qytetare Lulzim Basha kryeson me 1034 vota ndaj kandidatit te Aleances per Ardhmen Edi Rama njekohesisht dhe shefi i Partise Socialiste.

Lulzim Basha 115 436 vota

Edi Rama 114 402 vota

Koalicioni Aleanca per Qytetarin ka 627 696 vota

Aleanca per Ardhmen (Koalicioni i PSSH) 564 626 vota

Ora 16:40,kryeson Lulzim Basha me 930 vota.Jane numrua 445 kuti nga 485

Njesia

Zgjedhore

KZAZ

Nr.

LulzimBasha EdiRama Kutia teNumruara L.Basha E.Rama
1 45 9276 9704 Perfundue humbes + 429
2 46 16082 15819 Perfundue +263 humbes
3 47 8457 8930 Perfundue Humbes +473
4 48 11000 10860 Perfundue +140 humbes
5 49 8311 11404 39 nga 65

6 50 10981 11599 Perfundue Humbes +618
7 51 12923 13657 Perfundue Humbes +464
8 52 7680 5700 25 nga 30

9 53 8894 8642 29 nga 41

10 54 6227 4385 Perfundue + 525 humbes
11 55 13405 10473 Perfundue + 2682 humbes

Ora 16:40

Lulzim Basha…………………. 114880 vota

Hysni Milloshi…………………1264 vota

Edi Rama……………………….113950 vota

Ora 16:00 Lulzim Basha fiton Njesine Nr.11 me + 2682 vota

Lexo më shumë ….

Përmbyset rezultati, 156 vota në favor të Bashës.Ora 02:45 e mëngjezit.Tabela

Njesia

Zgjedhore

KZAZ Luzim

Basha

-Vota-

Edi

Rama

-Vota-

Kuti te

Numruara

L.Basha


E.Rama

1 45 9276 9704 Perfundua Humbe +429
2 46 16082 15819 Perfundua +263 Humbe
3 47 8457 8930 Perfundua Humbe +473
4 48 11000 10860 Perfundua +140 Humbe
5 49 8311 11404 39 nga 65

6 50 10981 11599 Perfundua Humbe +618
7 51 12923 13657 Perfundua Humbe +464
8 52 7680 5730 23 nga 30

9 53 8895 8645 30 nga 41

10 54 6227 4385 Perfundua +525 Humbe
11 55 12402 10117 50 nga 55

Rezultatet e numërimit ne Tirane Ora 00:30 e Enjte(Nga KQZ..)

Njesia

Zgjedhore

KZAZ LuzimBasha

-Vota-

EdiRama

-Vota-

Kuti te

Numruara

L.Basha E.Rama
1 45 9276 9704 Perfundua Humbe +429
2 46 16082 15819 Perfundua +263 Humbe
3 47 8457 8930 Perfundua Humbe +473
4 48 11000 10860 Perfundua +140 Humbe
5 49 8311 11404 39 nga 65

6 50 10981 11599 Perfundua Humbe +618
7 51 12923 13657 Perfundua Humbe +464
8 52 7072 5449 23 nga 30

9 53 8895 8645 30 nga 41

10 54 6227 4385 Perfundua +525 Humbe
11 55 12402 10117 50 nga 55

Lexoni për gjithë ecurinë e dites në Tiranë më poshtë

Rezultatet e numërimit ne Tirane Ora 20:30 e Merkurre(Nga KQZ..)

Njesia

Zgjedhore

KZAZ Lulzim

Basha

Edi

Rama

Kutia te

Numruara

Fitues

Basha

Fitues

Rama

1 45 ————— ————- Perfundue humbes +429
2 46 14295 14102 47 nga 54

3 47 8087 8422 27 nga 32

4 48 ———- ——- Perfundue +140 humbes
5 49 7102 9963 34 nga 65

6 50 9751 10849 48 nga 51

7 51 12020 13057 45 nga 50

8 52 6241 4740 19 nga 30

9 53 7760 7496 26 nga 41

10 54 6226 5702 Perfundue + 524 humbes
11 55 11267 9358 46 nga 55

Jane numruar 391 kuti nga 485 per Bashkine e Tiranes.Nga te dhenat nga terreni kane mbete pa numruar qendrat e votimit qe njihen bastione te PD-se.Pra bastionet e PS-se po thuajse jane numruar

Vota Politike Aleanca per Qytetarin 501 178 dhe Aleanca per Ardhmen 458 950,diferenca 42 228 (per kualicionin e PD-se)

Rezultatet e numërimit ne Tirane Ora 16:40 e Merkurre

Njesia

Zgjedhore

KZAZ LulzimBasha EdiRama Kutia te

Numruara

Fitues

Basha

Fitues

Rama

1 45 ————— ————- Perfundue humbes
+ 429
2 46 13073 12926


3 47 7422 7502


4 48 11000 10860 Perfundue +140 humbes
5 49 6728 9450


6 50 8795 9777


7 51 10336 11390


8 52 5326 3903


9 53 7021 6788


10 54

Perfundue + 525 humbes
11 55 9901 8001


Rezultatet e numërimit ne Tirane Ora 14:45 e Merkurre
Njesia

Zgjedhore

KZAZ Lulzim

Basha

Edi

Rama

Kutia te

Numruara

Fitues

Basha

Fitues

Rama

1 45 ————— ————- Perfundue humbes + 429
2 46 12190 11839


3 47 6610 6653


4 48 1100 10860


5 49 6728 9450


6 50 8145 9173


7 51 10174 11237


8 52 5326 3903


9 53 6168 5898


10 54 ———— ————- Perfundue + 525 humbes
11 55 9901 8001


Në Bashki e Komuna rezultati perfundimtar.

Ndër 33 bashkitë ku ka përfunduar rezultati, 13 i ka fituar koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, ndërsa 20 koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”. Partia Socialiste ka fituar Bashkinë Gjirokastër, ku është rikonfirmuar Flamur Bime. PS ka fituar dhe Bashkinë e Beratit, por me një diferencë shumë të vogël. Fituesit mbeten të pashpallur në disa bashki kryesore, ku edhe numri i votave për të numëruar është më i madh. Bashkia e Durrësit vazhdon të mbetet një gare e fortë, pasi diferenca është shumë e vogël.

Bashkia Vlorë

Shpëtim Gjika “AA”: 24 086 vota

Ardian Kollozi “AQ”: 18 025 vota

Bashkia Berat

Fatil Nasufi “AA”: 10 148 vota

Ilir Deçolli “AQ”: 9 177 vota

Bashkia Kamëz

Rakip Suli “AA”: 13 099 vota

Xhelal Mziu “AQ”: 15 952 vota

Bashkia Kavajë

Elvis Rroshi “AA”: 6008 vota

Refik Rrugeja “AQ”: 5128 vota

Bashki Çorovodë

Rezart Hoxha “AA”: 1 200 vota

Nesim Spahiu “AQ”: 1 710 vota

Bashki Pogradec

Artan Shkëmbi “AA”: 7 580 vota

Luan Topçiu “AQ”: 5 873 vota

Bashkia Kucovë

Bardhyl Gjyzeli “AA”: 4 575 vota

Selfo Kapllani “AQ”: 4 121 vota

Bashki Gjirokastër

Flamur Bime “AA” 6 479 vota

Genc Sinojmeri “AQ” 4 927 vota

Bashkia Lezhë

Gjok Jaku, “AA”: 4631 vota

Viktor Tushaj, “AQ”: 4933 vota

Bashkia Peqin

Naim Teqja, “AA”: 908 vota

Ilir Rrushi, “AQ”: 2670 vota

Bashkia Ballsh

Ilir Çela, “AA”: 2317 vota

Dallëndyshe Allkaj, “AQ”: 2136 vota

Bashkia Gjirokastër

Flamur Bime, “AA”: 6646 vota

Genc Sinoimeri, “AQ”: 5177 vota

Bashkia Memaliaj

Lulëzim Meçi, “AA”: 1199 vota

Hatixhe Qëndrai, “AQ”: 974 vota

Bashkia Tepelenë

Tërmet Peçi, “AA”: 1736 vota

Sevo Miçi, “AQ”: 735 vota

Bashkia Përmet

Gilberto Jaçe, “AA”: 2158 vota

Kujtim Hoxha, “AQ”: 1811 vota

Bashkia Ura-Vajgurore

Syrja Ormënaj, “AA”: 2369 vota

Thoma Rumniçi, “AQ”: 2099 vota

Bashkia Bilisht

Haki Ajçe, “AA”: 1971 vota

Valter Miza, “AQ”: 2638 vota

Bashkia Kukës

Alfred Cengu, “AA”: 3441 vota

Hasan Halilaj, “AQ”: 6144 vota

Bashkia Krumë

Liman Morina, “AA”: 1992 vota

Bardhyl Peka, “AQ”: 1484 vota

Bashkia Bajram Curri

Avni Dega, “AA”: 1222 vota

Agron Demushi, “AQ”: 2110 vota

Bashkia Peshkopi

Ilir Vraniçi, “AA”: 3013 vota

Ilir Krosi, “AQ”: 4422 vota

Bashkia Rubik

Gjok Vuka, “AA”: 1643 vota

Mark Ruçi, “AQ”: 1286 vota

Bashkia Fushë-Arrëz

Nikolin Bardhoku, “AA”: 854 vota

Alfred Qafa, “AQ”: 1183 vota

Bashkia Pukë

Emver Sulejmani, “AA”: 903 vota

Beqir Arifaj, “AQ”: 952 vota

Bashkia Ersekë

Ali Laho, “AA”: 1548 vota

Zhaneta Prifti, “AQ”: 1232 vota

Bashkia Leskovik

Sergei Peshtani, “AA”: 503 vota

Fatmir Guda, “AQ”: 838 vota

Bashkia Himarë

Jorgo Goro, “AA”: 1574 vota

Savo Prifti, “AQ”: 560 vota

Vasillaq Bollano, PBDNJ: 1472 vota

Bashkia Sarandë

Stefan Çipa, “AA”: 7236 vota

Edmond Gjoka, “AQ”: 4981 vota

Bashkia Burrel

Adelina Farriçi, “AA”: 3658 vota

Skënder Lleshi, “AQ”: 3119 vota

Bashkia Bulqizë

Myfit Duriçi, “AA”: 2440 vota

Roland Keta, “AQ”: 2588 vota

Bashkia Delvinë

Dashamir Hado, “AA”: 2114 vota

Dhurim Alinani, “AQ”: 2214 vota

Bashkia Peqin

Naim Teqja, “AA”: 904 vota

Ilir Rrushi, “AQ”: 2607 vota

Një pedagoge e manipuluar, 300 mijë të punësuar dhe Rama i dëshpëruar

Mark Marku

Dy ditë më parë, në një takim elektoral të zotit Basha, një pedagoge e Universitetit Politeknik ka shpërthyer në një sulm skizofrenik ndaj tij, ndërsa ai po shpjegonte para pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit platformën e tij elektorale. Mediat pranë Ramës janë munduar ta paraqesin këtë akt, krejt të padenjë për një pedagog universiteti, si një shembull moral të reagimit qytetar. Skena skizofrenike është dhënë e stërdhënë në ekranet televizive, është komentuar dhe, personazhi i saj, një grua që bërtiste me sa zë kishte në kokë duke sharë kandidatin, ka dalë shumë shpejt nga anonimati duke u bërë një simbol i kauzës socialiste për ta fituar për herë të katërt Bashkinë e Tiranës.

Ngado që ta shohësh një skenë të tillë, ajo nuk mbetet gjë tjetër veçse e shëmtuar. Zoti Basha po paraqiste në mënyrë të kulturuar, para një auditori po aq të kulturuar, platformën e tij elektorale, para qytetarëve që kishin zgjedhur me vetëdije të dëgjonin, pyesnin dhe debatonin për problemet e këtij qyteti dhe për të ardhmen e tij me zotin Basha. Zonja në fjalë mund të kishte zgjedhur të mos shkonte në këtë takim, të shkonte dhe të debatonte, të shkonte dhe të heshtte, ose të shkonte dhe të largohej. Nga të gjitha alternativat, ajo zgjodhi pikërisht atë më të papranueshmen: të ngrihej dhe të shante duke bërtitur me sa zë kishte në kokë zotin Basha. Ishte një pedagoge, ishte në një takim elektoral, ishte para kolegëve dhe studentëve të vet, të gjitha këto parakushte për pak qetësi dhe normalitet. Nuk bëri as njërën, as tjetrën.

Skena të tilla elektorale natyrisht ndodhin. Kandidatë që e mbështesin fushatën e tyre jo te paraqitja e alternativës së vet por te pengimi i paraqitjes së alternativës së kundërshtarit gjejnë mes militantëve të kampit të vet ata më problematikët dhe i nxisin që të shkojnë nëpër takimet e kundërshtarit për ta penguar atë të shpalosë programin e vet para qytetarëve. Janë njerëz të manipuluar dhe mundohen ta fshehin manipulimin pas sjelljeve të papërgjegjshme. Si teknikë elektorale është përdorur shumë në dy fushatat e para të fillimit të viteteve ‘90-të. Si ish-student i këtyre viteve, i angazhuar në dy fushatat e para të PD-së, më kujtohet sesi, në pjesën më të madhe të takimeve që organizonim me elektoratin, Partia e Punës na sillte njerëz të tillë “të papërgjegjshëm”, pas të cilëve, në shumicën e rasteve, fshiheshin ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit, apo militantë banalë të cilët na sulmonin, shanin, gjithmonë në funksion të pengimit të komunikimit tonë me elektoratin.

Teknika të tilla elektorale (të tejkaluara), më tepër se çdo gjë tjetër shprehin dëshpërimin dhe frikën e humbjes. Ramiz Alia e ndiente që e kishte humbur atëherë pushtetin dhe mundohej ta pengonte elektoratin me sjellje të tilla të dëshpëruara. Duket se edhe Rama praktikisht po bën një gjë të tillë. Fushata dhe paraqitja e zotit Basha para qytetarëve të Tiranës e ka bërë edhe më të diskutueshëm modelin Rama dhe më të qartë modelin për ndryshim. Për ta prishur pak këtë atmosferë ndryshimi sajohen personazhe të tilla, që shfaqen si intelektualë të pavarur, pasi e kanë provuar të kandidojnë më parë për partitë e majta.

Që Rama është i dëshpëruar dhe i frikësuar kuptohet jo vetëm nga një skenë e tillë skizofrenike, por edhe nga sajimi i “atentateve” me bombola gazi që shpërthejnë nëpër kosha plehrash apo nga stimulimi i “aksidenteve elektorale” anembanë vendit. Por më tepër sesa këto, dëshpërimin e Ramës e tregon deklarata e tij për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, pasi e ka përqeshur kundërshtarin e tij për deklarimin se do të hapë 30 mijë vende pune, pra dhjetë herë më pak. Dëshpërimin e Ramës e tregon edhe fakti se ai po përsërit, pasi i ka sulmuar të gjitha projektet serioze të kundërshtarit të tij Basha për pakësimin e taksave, për infrastrukturën rrugore të Tiranës apo projekte të tjera.

Ja pse ai “shpërthim zemërimi” i koleges sime më duket i pavend e mbi të gjitha simbolik. Ai, ashtu si edhe akte të tjera, është simbol i frikës nga humbja, i dëshpërimit prej pamundësisë për ta ndaluar atë.

Tirana në këmbë, votë për Lul Bashën

Beteja e mbrëmshme, “Aleanca për Qytetarin” 300 mijë në shesh, “Aleanca për të Ardhmen” 3 mijë te “Asllan Rusi”

Përmes entuziazmit të mbi 300 mijë qytetarëve është finalizuar dje fushata 6 javore e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha për kryetar Bashkie të Tiranës. Ritmet e muzikës, flamuj të të gjitha partive mbështetëse të koalicionit të mazhorancës si dhe ovacionet e qytetarëve kanë qenë pikat kulminante të mitingut madhështor të organizuar në Sheshin “Nënë Tereza” nga Partia Demokratike dhe partitë e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Po ditën e djeshme edhe Partia Socialiste ka mbyllur fushatën e saj elektorale, e cila do të mbahet mend për mitingun më të dështuar të kësaj partie në fund fushate elektorale për numrin e vogël të pjesëmarrësve në të. I frikësuar nga mosmbështetja e banorëve të Tiranës, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka urdhëruar mbushjen e autobusëve nëpër rrethe. Vendi i përcaktuar për t’u mbajtur mitingu përmbyllës i PS-së ishte Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, kapaciteti i të cilit është 3 mijë vende.

Sikundër është përqendruar në fushatën 6 javore edhe në mitingun përmbyllës, kandidati Lulzim Basha i është drejtuar qytetarëve që e mbështetën në këtë takim me një fjalim ku prezantoheshin pikat kyçe të programit të tij për qytetarët, fëmijët dhe familjet e banorëve të kryeqytetit. Ndërsa i ka ftuar ata që të votojnë projektin e Tiranës europiane gjatë fjalës së tij, Basha i kërkoi qytetarëve të bëjnë dallimin midis një kryebashkiaku që kërkon të dëgjojë hallet dhe problemet e tyre, dhe atij që merret me ambiciet e tij, betejat politike. Ai theksoi se qëndron larg retorikës dhe fjalorit të ashpër politik. Sipas Bashës, konfliktet dhe sherrnaja politike nuk do të ndihmojnë asnjëherë në zgjidhjen e problemeve të Tiranës. Basha, duke parashtruar për herë të fundit programin e tij, deklaroi se punësimi do të jetë në krye të një platforme, e cila është parashtruar kohë më parë. Punësimi, ulja e taksave për biznesin e vogël që hap vende të reja pune, klasat me më pak nxënës në shkolla, eliminimi i trafikut, shtrimi i rrugëve dhe rrugicave, ndërtimi i Unazës së Madhe, parqe për fëmijët dhe të moshuarit, ulja e nivelit të ndotjes dhe pastrimin e qytetit, ndërtimi i linjave të tramvajit, përmirësimi i kujdesit shëndetësor si dhe shndërrimi i Tiranës në një atraksion turistik kanë qenë prioritetet kryesore të programit të kandidatit Basha për banorët e kryeqytetit që prej vitesh vuajnë neglizhencën e Bashkisë dhe drejtuesit të tij Edi Rama. Gjithashtu kandidati Basha ka siguruar se, ashtu si në 6 javë fushatë elektorale edhe pas 8 majit, komunikimi kryetar Bashkie-qytetar do të vazhdojë nëpërmjet caktimit të orareve të fiksuara për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre. Çdo muaj, Basha ka premtuar se do të raportohet për suksesin e objektivave në Bashkinë e Tiranës si dhe transparencën e taksave të qytetarëve të Tiranës. Në fushatën përmbyllëse të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” fitoren e këtij koalicioni e shprehu edhe Kryeministri, njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është udhëheqësi më i shkëlqyer që ka njohur në jetën e tij. Ai i ftoi shqiptarët të votojnë si qytetarë evropianë dhe të barabartë, si qytetarë të lirë. “Sot, secili prej nesh, kanë vetëm një ëndërr, ëndrrën Tirana e zhvilluar, Shqipëria e zhvilluar, Tirana europiane, Shqipëria europiane. Vota më 8 maj për Lulzim Bashën dhe qytetarët e parë të “Aleancës për Qytetarin” është votë për infrastrukturën më moderne të Tiranës e mbarë Shqipërisë dhe për shndërrimin e qyteteve në gjenerator të mëdhenj të zhvillimit dhe punësimit”, theksoi më tej kreu i qeverisë. Gjithashtu, sipas Kryeministrit Berisha vota për Lulzim Bashën e kandidatët e mazhorancës, është votë për kthimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në vend të gjelbërt me hapësirat më të mëdha qetësuese për qytetarët. Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, të organizuara në Sheshin “Nënë Tereza”, merrnin pjesë të gjithë kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetarë bashkish e komunash.

Kreshnik MERSINLLARI

8 maji është fitorja e qytetarëve

Sali BERISHA

I dashur zoti Lulzim Basha, qytetari i parë i ardhshëm i Bashkisë së kryeqytetit, i Bashkisë së Tiranës. Të dashur zotërinj Ferdinad Xhaferri, Lorenc Luka, Durim Hushi, Ardian Kollozi, Andrea Mano, Ilir Deçolli, Refik Rrugia, Albert Sanxhaku, Agron Sinojmeri. Qytetarë të parë të Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Beratit, Vlorës, Kavajës, Lushnjës, Gjirokastrës. Përshëndetjet me të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, për ju, qytetarët dhe qytetaret e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, që me mundin, djersën, përkushtimin, mençurinë, guximin, besimin, shpresën tuaj, shndërruan në realitet ëndrrat më të bukura të njeriut. Ju realizuat ëndrrën e të gjitha ëndrrave, ëndrrën e lirisë. Ju me lumenj djerse, mundi dhe sakrifice, me reformat që ju mbështetët e shndërruat Shqipërinë, nga vendi më i varfër dhe vend i falimentuar, e ngjitët në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Bunkerët dhe tunelet e diktaturës i zëvendësuat me vila, me qytete të reja. Ju me punën dhe përkushtimin tuaj, bëtë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve të lëvizjes së lirë në mbarë Europën. Ju me shpirtin dhe virtytet tuaja bëtë që Shqipëria, e cila nuk ekzistonte kurrë në analet e turizmit dhe harta e tij, të jetë këtë vit e Bukura e Dheut, destinacioni turistik kryesor i globit. Sot, secili prej nesh, çdo fëmijë, vogëlush, nxënës, student, i rritur, i moshuar, burrë, grua, kanë në zemër një ëndërr, ëndrrën Tirana e zhvilluar, Shqipëria e zhvilluar, Tirana europiane, Shqipëria europiane. Unë, ju përshëndes ju nga ky shesh kudo që jeni, sepse ju këtë muaj, këto 30 ditë, ju u shndërruat në ministrat, kryeministrat, inxhinierët, mjekët, akademikët, urbanistët, arkitektët, pavarësisht se ku jetonit, për qytetin tuaj, për lagjen tuaj, për komunën tuaj. Bëtë një fushatë të paparë në historinë e këtij kombit, me një debat qytetar që ka njohur Shqipëria. Në çdo apartament, në çdo shtëpi dhe banesë, në çdo klub dhe restorant, në çdo rrugicë dhe rrugë, në çdo lagje dhe qytet, në çdo fshat dhe çdo komunë. Ju hartuat projektin e shndërrimit në realitet të ëndrrës sonë europiane, të ëndrrës Shqipëria e zhvilluar, Tirana e zhvilluar. Unë do ju shpreh këtu mirënjohjen më të thellë, për lidershipin që treguat këto 30 ditë, keni qenë udhëheqësit më të shkëlqyer që kam njohur në jetën time. Ndaj dhe jam sot, këtu për t’u angazhuar solemnisht para jush, se vota më 8 maj për Lulzim Bashën dhe qytetarët e tjerë të parë të “Aleancës për Qytetarin”, është votë për infrastrukturën më moderne, evropiane të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Është votë për rrugë, rrugica, trotuare, posta, shkolla, kopshte të standardeve më të mira. Vota më 8 maj për Lulzim Bashën dhe qytetarët e parë të “Aleancës për Qytetarin”, është votë për të shndërruar qytetet tona në gjeneratorë të mëdhenj, të punësimit, të zhvillimit, të prosperitetit tuaj dhe të mbarë Shqipërisë. Vota më 8 maj për Lulzim Bashën dhe qytetarët e tjerë të parë të “Aleancës për Qytetarin”, është vota për shkollimin e fëmijëve tuaj në standardet më të mira europiane, është vota për një arsim që t’i përgjigjet të gjithë kërkesave të kohës, është vota për të shpalosur vlerat e mëdha kulturore, visaret e kombit para vetes, para Europës. Vota më 8 maj për Lulzim Bashën, për qytetarët e parë të “Aleancës për Qytetarin”, është votë për të ndihmuar, për të zhvilluar biznesin në të katër anët e vendit, për të ulur taksat, për të rritur bizneset, për të shndërruar Tiranën dhe qytetet tona, në kryeqytetin dhe qytetet më tërheqëse për investitorët vendas dhe të huaj. Është vota për të krijuar dhjetëra e mijëra vende pune. Është vota për të gjeneruar çdo ditë e më shumë begati, zhvillim, prosperitet. Vota për Lulzim Bashën, vota për qytetarët e parë të “Aleancës për Qytetarin”, është vota për të ndërtuar së bashku Tiranën jeshile, Shqipërinë jeshile, Tiranën e shëndetit, Shqipërinë e shëndetit. Vota juaj më 8 maj për Lulzim Bashën dhe të gjithë kandidatët për kryetarë të bashkive dhe komunave të “Aleancës për Qytetarin”, është dhe do të jetë votë për ëndrrën tuaj europiane, për integrimin e Shqipërisë në Europë. Një muaj, 30 ditë ju me mençurinë, me dashurinë, me besimin tek qyteti juaj, komuniteti që i përkisni, keni hartuar qindra dhe mijëra projekte me të cilat ne në çdo qoshe të këtij vendi, nga Tirana në Vermosh, nga Tirana në Konispol, nga Frashëri në Lekbibaj do të ndërtojmë rrugë për rrugë, shtëpi për shtëpi, lagje për lagje, fshat për fshat, Europën më të bukur në Shqipëri. Ndaj dhe le t’i shndërrojmë ne këto zgjedhje, që mbahen në ditën e ngadhënjimit të lirisë dhe vlerave të qytetërimit perëndimor në Europë, në ditën tonë, në ditën e zotimit tonë ndaj lirisë, ndaj vlerave që ju besojmë. Le të nderojmë ne, miqtë tanë në Europë dhe në botë, duke votuar njëlloj si ata si qytetarë të lirë, si qytetarë të barabartë, si qytetarë të vendosur, të përcaktojmë dhe të firmosim të ardhmen tonë me votën e lirë. Sot në shesh janë shqiptarë të të gjitha bindjeve politike, mirëserdhët në shtëpinë tonë, shtëpia jonë është shtëpia e juaj, është shtëpia e qytetarëve, është shtëpia e burrave dhe grave që i besojnë vlerave, moralit, virtytit, vetes, vendit të ardhmes. Orët që na ndajnë nga data 8 le t’i shndërrojmë në orë meditimi, asnjë të mos mbetet në rrugën e vetmisë, me ne është ngrohtë, me ne është njerëzi, me ne është besim, me ne është e ardhme. Ju ftoj më 8 maj të votojmë të gjithë Lulzim Bashën, të votojmë Lorenc Lukën, Ferdinad Xhaferrin, të votojmë Durim Hushin, Ilir Belen, Ilir Deçollin, Andrea Manon, të votojmë të gjithë kryetarët e Bashkive dhe komunave të “Aleancës për Qytetarin”. Ju garantoj se çdo votë e juaja do të shndërrohet në sukses për secilin prej jush, do të shndërrohet në zbatimin e qindrave dhe mijëra projekteve që ju hartuat për të bërë realitet ëndrrën tuaj europiane, ëndrrën e Shqipërisë së zhvilluar. Për ne ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët, familjet tuaja janë të parat, Tirana është e para, qytetet tona janë të parat, fshatrat, komunat tona janë të parat, Shqipëria është e para.

Kryeqyteti nuk duhet të ndalë kurrë së ëndërruari. Është koha për të vendosur në vend të parë qytetarët!

I vendosur të ndryshoj Tiranën

Lulzim BASHA

Unë e fillova këtë fushatë me një pasion të veçantë. Tirana ime, Tirana jonë, qendronte përpara meje e zymtë dhe plot halle. Unë prej kohësh kam menduar, se ne i kemi një borxh të madh këtij qyteti të ëmbël, të dashur dhe mikpritës. Të gjithë i kemi një detyrim të madh. Për të ndaluar thinjen e saj të parakohshme, për t’i rikthyer gëzimin që padrejtësisht ka humbur, për të zgjuar shpresën e saj, për të justifikuar me punë, shumë punë dhe djersë të drejtën e saj për të shpresuar. Tiranën e preka dhe e ndjeva këto javë në çdo qelizë, në çdo nerv, në çdo pasion, në çdo ëndërr të fshehtë apo të hapur. Tiranën këtë zonjë të rëndë, këtë nënë, këtë motër, këtë mike, këtë tokë fisnike që ka njohur shpesh shumë mosmirënjohje, kuptova se sot, edhe më shumë se dje, është shndërruar në një dashuri të madhe dhe në një qëllim të madh të jetës sime. Kuptova se Tirana ka nevojë edhe për përkushtimin tim, për ndjenjën time, për punën dhe dashurinë time. Ashtu si ka nevojë për më shumë dashuri nga të gjithë ne, dashuri, vëmendje, përkujdesje dhe shërbim, shumë shërbim. Këto javë pranë qytetarëve të Tiranës, pranë halleve të tyre, pranë bukës së shtrenjtë, pranë të rinjve të papunë, pranë pleqve të braktisur, pranë nënave me rathë të zinj poshtë syve, përjetova edhe vetë një rilindje dhe rizgjim të ndjenjave të mia më të forta dhe më të ndjeshme. Dhe ju rrëfej se ndonjëherë, fshehurazi nga kamerat apo sytë e qytetarëve, kam fshirë edhe ndonjë lot të hidhur dhe të pabindur. Por, Tirana nuk ka nevojë për lotë. Ashtu si dhe nuk ka nevojë për britma dhe ulërima. As për politikë të madhe dhe as për grindje të mëdha, në emër të ca ambicieve personale, boshe dhe egoiste. Tirana ka nevojë për vëmendjen e bijve dhe bijave të saj, të shkolluar, të dashuruar me të, të motivuar, të zjarrtë, këmbëngulës, të hekurt dhe idealistë. Dhe kështu të dashur miq, shkova në çdo lagje të këtij qyteti, për t’u takuar me ju në shtëpitë tuaja, në vendet tuaja të punës, në rrugët tuaja për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet tuaja. E bëra këtë për një arsye të thjeshtë dhe për një arsye të fortë njëherësh: Askush nuk mund të drejtojë nëse më parë nuk dëgjon. Dhe kjo është alternativa që ju keni përballë të dielën – alternativa mes një Kryetari Bashkie që ju dëgjon dhe një Kryetari Bashkie që çirret dhe dëgjon vetëm jehonën e zërit të tij, zërin e ambicies së tij politike të pafre.

Sloganet dhe betejat politike nuk i shërbejnë qytetit

Në mbarë Tiranën kam dëgjuar qytetarët, duke folur për sfidat e vërteta me të cilat ballafaqohet qyteti ynë: se ka shumë pak mundësi për të gjetur punë, shumë pak hapësirë të gjelbërta, çmimet janë tepër të larta, klasat në shkolla kanë shumë më tepër nxënës se norma, ka shumë trafik dhe rrugë të prishura dhe të pashtruara. Mund të çirremi sa të duam para këtyre sfidave. Mund t’i tundim grushtat në erë sa të duam para këtyre problemeve. Mund të përpiqemi edhe t’i mbulojmë ato, duke i shkuar përsipër një dorë boje. Por asnjë nga këto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonë. Klithja e sloganeve politike nuk hap asnjë vend të ri pune dhe kësisoj, as edhe ulet dot çmimi qoftë edhe i një buke të vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnë kohën e kthimit në shtëpi, nuk e çajnë dot trafikun kaotik pas një dite të lodhshme pune. As nuk ndërtojnë dot, qoftë edhe një park të vetëm ku të luajnë fëmijët tanë. As fjalët e ashpra, as aktet e dhunshme nuk e bëjnë Tiranën një qytet modern europian. Një Kryetar Bashkie që merret vetëm me beteja politike, nuk i zgjidh dot problemet e qytetit tonë.

Është koha për të vendosur në vend të parë qytetarët

Sot, është koha për t’u ndarë nga këto grindjet dhe konfliktet politike, njëherë e mirë. Është koha për t’ju përveshur punës, për të vënë në rend të parë njerëzit dhe hallet e tyre. Punësimi është një problem që unë kam prekur në të gjitha bisedat e mia me qytetarët e Tiranës. Prandaj, unë kam përgatitur një plan për hapjen e vendeve të reja të punës, për të cilat kanë kaq shumë nevojë njerëzit tanë. Unë do të ul taksat për biznesin që hap vende të reja pune. Si Kryetar Bashkie, do të investoj në ndërtimin e infrastrukturës për të cilën ka shumë nevojë qyteti ynë. Do të përkushtoj të gjitha energjitë e mia për të nxitur investime të reja dhe vende të reja pune si dhe për ta shndërruar Tiranën në një atraksion turistik. Kryetari aktual i Bashkisë thotë se nuk është detyra e tij të krijojë vende pune për ju… Unë do të jem një Kryetar Bashkie ndryshe. Krijimi i vendeve të punës për ju, do të jetë detyra ime më e rëndësishme. Nga mijëra familje kam dëgjuar shqetësimin e tyre të madh për trafikun e rënduar, që na pengon të shkojmë në punë në mëngjes dhe të kthehemi në shtëpi, në familjet tona pasdite. Unaza e re do të ndihmojë që trafiku të lëvizë më shpejt dhe do të shmangë bllokimin e tij. Dhe kjo është gjëja më e natyrshme, por kandidati tjetër është kundër Unazës për një arsye të thjeshtë: sepse ka zgjedhur sherret politike në vend të bashkëpunimit me kundërshtarët e tij politikë. Në lagjet, rrugët dhe rrugicat ku kam ecur, kam prekur ankimet tuaja për çmimet e artikujve të përditshëm që nga buka e deri tek karburanti. Kryetari aktual i Bashkisë ngre duart përpjetë, thotë se nuk ka ç’bën dhe fajëson qeverinë. Por, unë mendoj se detyra e një Kryetari Bashkie, as nuk fillon dhe as nuk mbaron me fajësimin e të tjerëve. Unë mendoj se, Kryetari i Bashkisë duhet të qëndrojë i pari, në krye të punëve dhe në krye të përgjegjësive. Unë jam i bindur se, ne mund të ndërtojmë shkolla të sigurta dhe të ulim numrin e nxënësve në klasa. Unë jam i bindur se, ne mund të krijojmë parqe dhe sheshe lojërash të reja. Unë jam i bindur se, ne mund të investojmë për artin, kulturën dhe sportin. Unë jam i bindur se mund ta ulim nivelin e ndotjes dhe ta pastrojmë qytetin. Unë jam i bindur se, ne mund të ndërtojmë një dhe më shumë linja tramvaji dhe të përmirësojmë gjendjen e trotuareve. Unë jam i bindur se, ne mund ta shtojmë ndriçimin në rrugë dhe të rregullojmë problemet me ujin dhe kanalizimet. Dhe unë jam i bindur se, ne mund ta përmirësojmë përkujdesjen shëndetësore dhe sociale për të gjithë qytetarët, përfshirë grupet në nevojë dhe pensionistët, të cilët kemi detyrim t’i mbështesim. Dhe unë e di se edhe ju jeni të bindur që të gjitha këto duhen bërë pa humbur kohë.

Takim çdo javë me qytetarët

Po për t’i realizuar të gjitha këto na duhet një qasje ndryshe. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si punon Bashkia dhe duhet në radhë të parë të ndryshojmë mënyrën se si punon Kryetari i Bashkisë. Ne na duhet një Kryetar Bashkie, që i takon dhe i dëgjon qytetarët dhe u jep llogari atyre…dhe ky është pikërisht lloji i Kryetarit të Bashkisë që unë do të jem. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj njerëzit. Çdo javë do të kem një orar të caktuar për t’u takuar me qytetarët dhe për të dëgjuar hallet e tyre. Dhe ne do të takohemi së bashku në mbledhje qytetare të zgjeruara çdo muaj për të diskutuar dhe raportuar mbi progresin që do të bëjmë së bashku. Unë do të bëj transparent çdo shpenzim që bën Bashkia dhe do t’i publikoj rezultatet në mënyrë, që çdo qytetar të shohë me saktësi se si përdoren paratë e taksave të tyre. Nëse Tirana do të bëhet një qytet modern evropian, ju keni nevojë për një zë dhe për një zgjidhje. Kur një sipërmarrës kërkon ta zgjerojë biznesin e tij, por nuk mundet, sepse taksat janë tepër të larta, ai ka nevojë për një zë dhe për një zgjidhje energjike. Kur nënat ankohen se fëmijët e tyre nuk kanë një shesh ku të luajnë, ato kanë nevojë për një zë dhe një zgjidhje të shpejtë dhe të prekshme. Kur një çift i moshuar ankohet për ndërtimin e një ndërtese shumëkatëshe ngjitur me shtëpinë ku jetojnë, ata kanë nevojë për një zë dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Unë do të jem dëgjuesi juaj i vëmendshëm, zëri juaj, dhe në Bashki do të inicioj dhe realizoj zgjidhjet e halleve dhe problemeve tuaja.

Çdo projekt apo leje ndërtimi e hapur për publikun

Si Kryetar i Bashkisë, unë do të siguroj që çdo projekt apo leje e re ndërtimi, të jetë e hapur për publikun. Ju dhe fqinjët tuaj do të keni mundësinë të shprehni mendimin tuaj dhe të përcaktoni drejtimin që do të marrë zhvillimi i lagjes tuaj. Zëri juaj do të të dëgjohet edhe kur të zhvillojmë planin e ri urbanistik të Tiranës. Për një kohë tepër të gjatë, ju keni qenë të përjashtuar nga ky proces. Pikërisht për këtë arsye, si Kryetar i Bashkisë, unë do të miratoj një moratorium derisa të kemi miratuar së bashku plan e ri të qytetit, sepse ne nuk mund të ndërtojmë një Tiranë të re europiane, pa një plan, dhe ne e meritojmë të kemi një qytet, ku rregullat janë të qarta, të drejta dhe të barabarta për cilindo. Kandidati tjetër nuk është armiku ynë. Ai thjesht nuk duhet të jetë më Kryetari i Bashkisë tonë dhe kjo është zgjedhja që ju keni përpara të dielën. Një zgjedhje mes një Kryebashkiaku që ka prioritet luftën dhe betejat politike, dhe një Kryebashkiaku që do të luftojë krah jush në betejat e përditshme, me të cilat ju ndesheni sot të vetmuar në Tiranë. Një zgjedhje mes një Kryebashkiaku që çdo natë shkon të flejë, duke ëndërruar të bëhet Kryeministër, dhe një Kryebashkiaku që do çdo natë do të shkojë të flejë, duke menduar se si ta bëjë Tiranën një qytet më të mirë dhe më të begatë për fëmijët tanë. Mes një Kryebashkiaku që ankohet për ato që nuk mund të bëjë, dhe një Kryebashkiaku që do të bëjë gjithçka të mundur për ta përmirësuar qytetin tonë. Mes një Kryebashkiaku që thotë se nuk është detyra e tij të hapë vende të reja pune, dhe një Kryebashkiaku, detyra numër një e të cilit do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës. Një zgjedhje mes një Kryebashkiaku që beson se ka vetëm një rrugë dhe se ai na qenka e vetmja rrugë, dhe të një Kryebashkiaku që beson se së bashku ne mund të ndërtojmë dhe të përshkojmë rrugë më të mira. Mes një Kryebashkiaku që ua hedh fajin të tjerëve për problemet tona, dhe një Kryebashkiaku që merr përgjegjësitë për ta bërë qytetin tonë më të mirë. Një zgjedhje mes një Kryebashkiaku që mendon se ju e keni marrë atë që meritoni, dhe një Kryebashkiaku që mendon sinqerisht se ju meritoni më shumë. Shumë më shumë.

Tirana nuk duhet të ndalë kurrë së ëndërruari

Unë shpresoj se cilido prej jush, i ri apo i moshuar, burrë apo grua, demokrat, socialist, LSI apo PDIU, republikan, legalist, LZHK apo i pavarur, punëtor apo pensionist, i punësuar apo i papunë, do të bashkohet për të punuar për të ardhmen e qytetit; do të bashkohet për t’i thënë Po një Kryebashkiaku që ju dëgjon, për t’i thënë Po një Kryebashkiaku që merr përgjegjësitë që i takojnë, për t’i thënë Po një Kryebashkiaku që do të punojë për vende të reja pune, për çmime më të ulëta, për më shumë parqe, për më pak ndotje dhe transport më të mirë…për t’i thënë Po një Kryebashkiaku që vë qytetarët para politikës. Jam këtu përpara jush, si një djalë i këtij qyteti që ka përkundur në prehrin e vet që fëmijë ëndrrat më të bukura të jetës së vet. Në këtë qytet kam përjetuar emocionet e burrit, bashkëshortit dhe babait. Në këtë qytet kam ngritur shtëpinë dhe familjen time. Janë me mijëra fijet që më lidhin në mënyrë të pazgjidhshme me Tiranën. Miq, ide, plane dhe projekte për të ardhmen tonë. Kam dhe kundërshtarë, dyshues të sinqertë apo dhe baltosës të mirëpaguar. Por ky qytet dhe dëshira e paepur për t’ju përkushtuar atij është ndjesia dhe forca më e madhe që më shtyn përpara, përtej çdo dashakeqësie apo intrige me prapavijë politike. Unë shpesh i jam përgjigjur baltës me buzëqeshje. Sepse, ndërkohë shihja me sytë e mendjes rrathët e zinj poshtë syve të shumë nënave që më pëshpërisnin me dashuri dhe shpresë: Kurajo Lul Basha – ne besojmë tek ty dhe tek premtimet e tua. Dhe ato nëna, burrat, bijtë dhe bijat e tyre, motrat dhe vëllezërit e tyre, janë sot, më shumë se dje, forca ime e vërtetë. Një forcë njerëzore që kërkon me meritë gjëra njerëzore. Që do paqe, punë dhe një begati të ndershme. Që u trembet dhe refuzon grindjet, sherret, baltosjen dhe luftën ndërmjet bijëve të vet. Sepse, në krye të herës dhe në fund të fundit, nuk harroj kurrë që ne, miq apo kundërshtarë, jemi në të njëjtën kohë të gjithë qytetarë të këtij qyteti. Më 8 maj ju ftoj të votoni planin dhe projektin tim për Tiranën. Sepse, Tirana nuk duhet të ndalë kurrë së ëndërruari, njerëzit e saj nuk duhet të ndalin kurrë së besuari. Dhe unë, Lulzim Basha, jam i vendosur, jam gati që t’i përkushtoj gjithë kohën, energjinë dhe forcën time, sëbashku me ju, që t’i kthejmë mundësitë, shpresat dhe aspiratat tona në realitet!