Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë njerëz vdesin në vit. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të New Jersey.
Kur njerëzit me tuberkuloz kolliten, teshtijnë ose edhe kur flasin, ata lëshojnë baktere të tuberkulozit në ajër. Reichman thotë se tuberkulozi përhapet më lehtë kur njerëzit qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë afër njëri tjetrit në mjedise të mbyllura si në autobusë, aeroplanë, trena udhëtarësh.
Në vende të pasura dhe ato të varfërve, tuberkulozi duket se bashkë-ekziston me virusin HIV që shkakton AIDS-in. Por problemi është se në vende të varfra, personi e ka të vështirë të trajtohet kundër tuberkulozit, kryesisht për shkak të numrit të pakët të klinikave, dhe edukatës së pamjaftueshme shëndetësore.
Në disa vende tuberkulozi shikohet edhe si tabu, dhe jo rrallë personat e prekur i shmangen kontrollit a diagnostikimit nga mjeku. /VoA/Telegrafi/
No comments:
Post a Comment