Belgjika eshte nje prej mbeshteteseve me te fuqishme te Shqiperise ne rrugen e integrimit evropian. Kjo u nenvizua nga kryeministri belg Iv Leterme, i cili priti ne Bruksel shefin e ekzekutivit shqiptar Sali Berisha. Sipas kreut te qeverise belge heqja e vizave me vendin tone do te ndodhe brenda ketij viti. Duke shprehur vleresimin per progresin e rendesishem dhe arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe, Kryeministri Leterme pershendeti vendimin e Komisionit per te sugjeruar liberalizimin e vizave pas vleresimit te eksperteve dhe shprehu bindjen e thelle per realizimin e endrres se shqiptareve per heqjen e vizave me vendet Shengen gjate Presidences belge brenda vitit 2010 . Ne takim u diskutua mbi prioritetet e Presidences belge te radhes se BE-se dhe projektin madhor te integrimit te Shqiperise. Kryeministri Leterme i rikonfirmoi Berishes mbeshtetjen e fuqishme e totale te Presidences belge, per te ecur perpara e me shpejtesi me hapat e metejshem drejt integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Per sa i perket kerkeses se Shqiperise per anetaresim dhe marrjen e statusit te vendit kandidat, Kryeministri Leterme vleresoi progresin e madh ne reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare gjate kesaj periudhe dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se Presidenca belge do ta mbeshtese fuqishem Shqiperine ne ecjen perpara me hapa te shpejta ne kete drejtim. “E ardhmja e Shqiperise eshte anetaresia plote ne BE dhe Belgjika do t’ju ndihmoje ne te gjitha hapat tuaja drejt BE-se. Shfrytezoj mundesine te nenvizoj serish se Belgjika eshte ne favor te integrimit te te gjithe vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian, por ne vecanti te Shqiperise. Sa i perket liberalizimit te vizave Belgjika eshte plotesisht ne favor ”, tha Leterme. Me tej, te dy Kryeministrat u ndalen ne fusha te vecanta te bashkepunimit per sa i perket energjise, turizmit, interesit te madh te investitoreve belg per te investuar ne Shqiperi. Duke iu kthyer situates se shkaktuar nga kriza ekonomike e financiare boterore, Kryeministri Leterme vleresoi faktin qe Shqiperia eshte nje nder vendet e rralla ne Evrope qe nuk u prek nga kriza ekonomike e financiare dhe pergezoi Kryeministrin Berisha per kete. “I jam shume mirenjohes qeverise belge per mbeshtetjen e palekundur per integrimin euroatlantik te Shqiperise dhe liberalizimin e vizave. Por, sic e thashe me pare, insistoj qe procesi i integrimit te Shqiperise duhet te jete plotesisht i bazuar ne performancen e Shqiperise. Eshte ne interesin e shqiptareve 96 per qind e te cileve mbeshtesin integrimin evropian te vendit. Ndaj kemi shume pune per te bere ne ndertimin e nje ideali evropian dhe duhet te behet nepermjet standardeve dhe kritereve per te cilat qeveria ime eshte e perkushtuar t'i realizoje”, ka qene deklarata e Berishes. Kryeministri Leterme shfrytezoi rastin per t’i shprehur Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e plote te Belgjikes ndaj Shqiperise per kryesimin e radhes se OSBE-se. Gjate takimit koke me koke Leterme ka vleresuar arritjet e jashtezakonshme te Shqiperise dhe ka shprehur besimin e Presidences belge per tejkalimin e ngercit politik. “Ne theksuam rendesine e institucioneve funksionale, vecanerisht respekti per rendin ligjor, dhe miratimi i reformave kyce. Ndaj inkurajojme te gjitha forcat politike t'i japin fund ngercit politik ne Tirane. E dime qe jane ndermarre nje sere iniciativash te rendesishme dhe e di qe zoti Berisha eshte i perkushtuar te parandaloje impaktet negative te kesaj situate”, nenvizoi kryeministri belg. Berisha-Leterme, marreveshje per transferimin e te denuarve Berisha dhe Leterme pas takimit koke me koke, nenshkruan marreveshjen e rendesishme ndermjet Mbreterise se Belgjikes dhe Republikes se Shqiperise, mbi transferimin e personave te denuar. Pjese e axhendes se takimit mes dy homologeve, eshte edhe dhenia e nje konference te perbashket per shtyp pas takimeve te zhvilluara. Gjate vizites ne Bruksel, Kryeministri Berisha u pritpritet ne takim nga Presidenti i Dhomes se Perfaqesuesve, Andre Flahaut si dhe zevendes presidenti i Senatit, Armand De Decker. Ne perfundim te takimit, Kryeministri Berisha, firmoi ne librin e arte te Parlamentit. Se fundmi, kreu i qeverise shqiptare, do te pritet ne nje takim te vecante edhe nga Kryetari i Bashkise se Brukselit, Fredy Thielemans.
No comments:
Post a Comment