Kam dëshirë të luaj rolin e luftëtares tropojane
Origjina ime është nga Nikaj-Mërturi
Albert ZHOLI
Pra disa ditësh, në mjediset e Hotel “Tirana Internacional”, shoqata “Nikaj-Mërturi””, në bashkpunim e Shoqatën Mjedisore “Valbona, organizoi një veprimtari përkujtimore, me rastin e 100-vjetorit të njërës nga ballafaqimet e mëdha kryengritëse e luftarake kundër pushtuesve osmanë, e cilësuar si Beteja e Kodër Palçit. Në këtë vend, në korrik 1910, luftëtarë të Nikaj-Mërturit, kryesisht të fshatrave Salcë, Palç, e Brisë, i dolën në pritë njërës nga njësive ushtarake osmane më të organizuara e më të kompletuara, të armatosura me prodhimet moderrne të kohës, nën koandën e Turgut Pashës, njerit nga gjeneralët më të përgatitur, të sprovuar ndër luftime dhe shumë të besuar të Portës së Lartë. Në këtë takim ishin të ftuar dhe “Artistët e Popullit” Lazër Filipi dhe Tinka Kurti. Të dy artistët, recituan vargje popullore për këtë betejë që ka hyrë në histori. Ajo që tërohqi vëmëndjen e të pranishmëve, ishte deklarata e “Artistes së Popullit, Tinka Kurti, e cila theksoi se origjina e saj është nga kjo zonë. Për më tej, znj. Tinka është njëkohësisht dhe Presidente Nderi e kësaj shoqatës “Nikaj-Mërturi”. Pas takimit, ekskluzivisht për “Telegraf” me znj, Tinka Kurti zhvilluam këtë bisedë:
Znj, Tinka, pjesamrrja juaj e sotme në këtë tubim përkujtim u prit e shumë inters. Recitimet e tua u duartrokitën ndjeshëm. Njëkohësisht ju jeni dhe Presidente Nderi shoqatës “Nikaj-Mërturi”.Çfarë ju lidh me këtë zonë?
Po e deklaroj sërishmi. Unë jam me origjinë nga kjo zonë, nga ky fshat. Babai im është lindur në këtë vend të bukur që e ka bekuar perëndia. Ai ka zbritur në Shkodër pikërisht nga kjo zonë. Më vjen shumë keq kur disa kanë nënën nga Shkodra, apo Korça dhe deklarojnë se jemi nga Korça apo Shkodra. Pra, kudo thuhet se origjina e njeriut është andej nga është babai. Ky dekalrim është i lashtë sa dhe koha. Edhe unë kam lindur në Shkodër, por them me plot gojën se me origjinë jam nga Nikaj_Mërturi.
A keni shkuar ndonjëherë në Nikaj-Mërturi?
Po kam shkuar. Bile disa herë. Është nëj vend i bekuar, i mrekulllueshë m. Aty kam parë shtëpinë e të parëve të mi. Male të lartë sa duket se kap me duar qiellin. Pyje, shtëpi karaktersitike, burime, pemë, dhe poshtë lumenj. Aty magjepsesh. Aty relaksohesh. Aty qetësohesh. Sa herë kam shkuar, më duket se shkoj për herë të parë. Janë vende që të ngelen fortë në kujtesë.
Çfarë ka marrë Tinka nga vendlindja e babait, nga ky vend i bukur siç e quani ju?
Kam marrë shumë gjëra. Shumë. Pra të trashëguara nga im atë. Nga këto kam marrë epizmin. Me këtë dua të them se në shumë role që kam luajtur, apo në shumë role që kam kërkuar, kam dashur të jenë role dramatike, role me epizëm. Mi kërkonte një ndjenjë e brendshme, vetiu, në mënyrë organike. Kjo zonë ka rrit gra të fuqishme, trime, të papërkulura, që pikërisht në këtë luftë, betejë, që ne sot përkujtojmë kanë bërë histori, kanë lufuar me burrat dhe kanë qenë prapavija më e sigurt e tyre.
Si jeni ndjerë kur ju kanë shpallë Presidente Nderi e shoqatës “Nikaj-Mërturi”?
Këto raste janë të rralla në jetë. Janë raste të jashtzakonshme. Janë vlerësime që njeriut rrallë I vijnë në jetë dhe që shprehin respect, dashuri, vlerësim. Kur ndjehesh e vlerësuar kryesisht nga zona nga ke origjinën, njeriu ndihet i plotësuar.
Çfarë vlerësismesh të tjera ke marrë nga zona nga ju keni origjinën?
(Loton). Po , kam marrë shumë vlerësime. Në komunën Lekbibaj, para disa vitesh, kryetari i Komunës vjen në Tiranë dhe ëm fton për kafe. Hkova. Pas fjalëve të rastit ai më thotë se kishte dëshirë që shkollës së mesme në Lekbibaj ti vinte emrin tim. U befasova. Se prisja kurrë këtë nder. Ishte një nder i madh. U emocionova. Kjo kërkesë vinte direkt nga njerëzit e zonës nga ku kam origjinën. Ishte një shkollë e ristrukturuar. Kjo shkollë ishte hapur para 90 vjetësh nga Luigj Gurakuqi (si shkollë fillore), tashmë u shtua dhe me gjimnaz..
Kur u inagurua kjo shkollë dhe mori emrin tuaj, ju keni qenë prezente?
Po ! Isha. E të vërtetë ndjeva emocione sikundër pata kur dola për herë të parë në skenë. Ishte moment që sdi si ta përshkruaj (loton). Për vënien e emrit shkollës janë bërë disa ceremony…Një në TOB, një tjetër ne sallën e Pallatit të Kongreseve dhe tjetra në Lekbibaj. Organizimi në Lekbibaj ishte i jashtzakonshë m. Një këngëtar popullor me lahut këndoi dhe një këngë që më ka ngel në mendje. Ishin momnete shumë të veçanta…
Ju përmendët lahutën, mos vallë veglat muzikore të malsisë janë më të dashura për Tinkën se veglat e tjera muzikore?
Jo vetëm veglat muzikore të malsisë, por pëlqej të gjitha veglat muzikore të popullit tonë, që zakonisht përdoren në gjithë gjeografinë mbarëshqiptare. Janë vegla muzikore të veçanta, melodioze, tipike, që I dallojnë nga vendet e tjera. Unë pëlqej dhe operat, apo baletin, por kurrë nuk më joshin kitarat e mëdha apo tropat përpara veglave muzikore të popullit tonë. Unë rrjedh nga familje që është marër me muzikë klasike, por ajo lahutë, çifteli, ai fyell tipik shqiptar për mua janë vetë mrekullia.
Në këtë aktivitet, u shfaq dhe një film dokumentar për 100-vjetorin e njërës nga ballafaqimemeve më të mëdha kryengritëse e luftarake kundër pushtuesve osmanë, e cilësuar si Beteja e Kodër Palçit. Në këtë luftë ndihmesë të madhe dhanë dhe gratë. A do kishit dëshirë të luanit rolin e një luftëtareje të kësaj kryengritjeje?
Shumë, shumë. E kam si peng ta luaj një rol të tillë. Një rol ku do jem gruaja e kësaj zone nga ku jam. Pra do të ishja plotësisht vetvetja. E pashë filmin dhe kam ngelur e kënaqur por dhe e befasuar . Një histori gati e pabesueshme. Një luftë e pabarabartë. Një luftë kundër një perandorie e armatosur me armët më moderrne të kohës. Filmi dokumentar i Ilir Buçpapajt i solli të gjalla ato ngjarje, por sidomos ato vende që të mahnitin. Aty thuhej dhe për rolin e madh të grave në këtë luftë. Do kasha shumë dëshirë të luaja në teatrë figurën e nëj gruaje të tillë. Biseëdova me Lazër Filipin që të bëj ndonjë dramë me këtë ngjarje. Bisedova dhe me zonjën Mira Marku, që sështë nga kjo zonë dhe ka ndihmuar në realizimin e filmit. Ajo mund të bashkpunojë me Lazrin për të realizuar një dramë të veçantë. E kam shumë për zemër një rol të tillë. I thashë Mirës të gjejë fabulën, pastj Lazri e çon më tej… Pra ka shumë ngjarje për të bërë një dramë të tillë. Unë kam luajtur Dranen tek “Mic Sokoli”, por dua të luaj një rol të veçantë për gruan Nikaj-Mërturi. E kam peng dhe pse kam luajtur shumë role malsoresh.
Çështë arti për ju?
Eshtë ushqimi im. Oksigjeni. Duhet të dish se unë kam mësuar shumë nga mësuesit e mi, nga paraardhësit e mi. Arti është kolektiv, nuk është individual. Është autori i dramës, komedisë, është regjisori, aktorët, skenografi, grimi, kostumografi, muzika etj…Pra në çdo dramë suksesi nuk është individual por kolektiv. Sot del për detyrë që këto histori si kjo e sotmja të dalin në pah, por të vihen dhe në skenë. Arti edhe këtu duhet të thotë fjalën e tijë.
Mendimi juaj për gruan e sotme shqiptare?
Për çdo ditë punon, emancipohet, studion, përballet, përparon. Shihet se për çdo ditë fiton terren
No comments:
Post a Comment