Ministria britanike e Punëve të Jashtme ka kritikuar paraqitjen e projektrezolutës së re serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Kosovën duke shprehur dëshpërimin për këtë hap për të cilin nuk u konsultua paraprakisht me Bashkimin Evropian, edhepse ishte zotuar se do ta bëjë këtë.
Forin Ofisi britanik thotë se Asambleja e Përgjithshme duhet të miratojë një rezolutë e cila do të ishte neutrale, me qëllim që Serbia e Kosova të inkurajohen të nisin bashkëpuinimin, ndërsa projektrezoluta serbe nuk shpie drejt realizimit të këtij qëllimit tonë, ndaj Britania e Madhe edhe nuk mund ta mbështesë - thuhet në një njoftim të Ministrisë Britanike të Punëve të Jashtme.
Këto qëndrime i ka përsëritur për BBC-në edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Stephen Wordsworth:
"Është e qartë se shtetet që kanë njohur Kosovën, sikurse Britania, nuk mund të pajtohen me diçka që para Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit praktikisht të anulojë dekalaratën e pavarësisë. Mirëpo, ekziston mënyrë për harmonizimin e tekstit që do të kënaqte interesat e të dyja palëve, kurse gjuha që shfrytëzohet në këtë rezolutë konkrete, për ne është e papranueshme"- tha ambasadori britanik.
"Shumë herë kemi përsëritur se nuk ka kuptim të bëhet thirrje për bisedime të reja për statusin. Qeveria e Kosovës nuk do të pranonte diçka të tillë dhe askush për këtë nuk do t'i bindte. Kosovën tashmë e kanë njohur 69 shtete, është pranuar në FMN dhe në Bankën Botërore dhe nuk do të hynte në një proces që vë në pikëpyetje vet ekzistimin e tyre. Nuk ka kuptim të organizohen bisedime që nmuk mund të ndodhin. Ka shumë gjëra për të cilat mund të bisedojmë dhe për të cilat Beogradi e Prishtina duhet të bisedojnë për të mirën e njerëzve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë" - tha për BBC-në ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd Stephen Wordsworth.
No comments:
Post a Comment