Friday, July 30, 2010

Greva e urisë ishtë grevë e deputetve milioner.( VIDEO)

Greva e urisë ishtë grevë e deputetve milioner.( VIDEO)

image

Interviste e Rush Dragu dhënë në “Albanian Television of America”

Bisedën në emisionin “Argument” të gazetarit televizionit Rafael Floqi,Rush Dragu u përgjigj dhe ju vizitor të nderuar do ta ndiqni në këto dy video ne vazhdim.

1. Mbas darkës ne restorant “Krokodil” a ka përfunduar ngerçi politik në mes PD-PS ?

2. A ishin të ligjëshme grevat ne bulevardin kryesorë të Tiranës ?

3. A kishte qellim PS të merrte pushtetin në tavolinë.

4. Cili nga lideret kryesor të politikës shqiptare ishte më i lumtur që u thirrën në Strasburg ?

5. A ekziston mundësia të hyjnë edhe dy mije socialist të tjerë në greve urie ?

6. Ç farë duhet bërë më mirë qeveria në lidhje me emigracionin ?

7. Po “Albanian Television of America” në lidhje me jetën e komunitetit ?

Të gjitha këto dhe të tjera në këto dy video afro 30 minutash.


Comments (4 posted):

Mark Gjonaj on 26 May, 2010 07:44:37
avatar
A mund te na thoni zoti Dragu, perse jeni me vonese ne studjen e TV1? Nuk jane trajtuar probleme te kesaje natyre, jeni treguar indiferent, apo, per nje arsye apo tjeter, keni qendruar ne hije? Jeni nje aktivist i komunitetit, ku nuk shkel kemba jote me aparat e kamer ne dore, shpenzoni shume kohe dhe dollare per pune vullnetare ne ndihme te komunitetit; por gjere me tani nuk kam pare asnje shkrim pergjithsues nga mediat, per kete perkushtim. Une shikoj gjalleri te intelektualve. E rendesishme eshte se ata duhet ta bejne veten qe te ftohen. Kujtohuni para 2-3 vjetve e me pare, qe ekranet na ishin mbushur vetem me ato rrobe zinjet.


Me pelqyne si trajtimi i pyetjeve dhe pamvarsia e gazetarit, ashtu dhe perqendrimi juaj tek teuria dhe praktika nje vjecare zbatuese e programit te Partise Demokratike. Ne fakt z. Rush, u erdhi si per shtat ta thoshni se te dy palet gjate greves u treguan te qeta; pozita ate deshironte, por lideret e opozites i kan tradhtuar interesat e elektoratit, dhe nuk eshte e vertete se Evropa dhe perendimi eshte i paqet; kure ka raste te tilla ato bllokojne trafikun, djegun Greqine ku kane lindur shtetet demokratike per here te pare; nuk mblidhen brenda pa realizuar kerkesat deri dhe gjakosje; por Rama nuk e bene dot se nje hap e ndane nga Berisha. Ai, vetem justifikon gabimet e tij te fillimit. Por dhe Berisha, me gjysme zeri dhe duke u derguar falmeshndet grvistave dhe gati sa nuk vuri dhe stetoskopin ne vesh dhe te bente mjek roje, se po te egersoheshin gjith ajo ushtri, nuk mund te mbahet me forca rendi dhe as me ate militry army qe ka mbet. Megjithse nuk ishte objekt i bisedes, Meta nuk degjohet fare, rrine si "qengj i bute". Pra komunistit, kur nuk prish pune demokratikes, s'kemi perse ti kujtojme ligjin e lustracionit; ne fakt LSI-ja dhe PS-ja jane binjake te nje placente dhe duhen shume kur vjene fjala per te perdore fjalorin kunder Berishes.


Llafet nuk mbarojne, me 36 germa qe kemi mund te rrime tere naten, une pohoj se biseda e te ftuarit ishte mjaft e qete, e ekulibruar ne qendrim si per njeren dhe tjetren pale dhe duhet marre si shembell si nje interviste demokratike e nje demokrati qe asnjhere nuk u pozicionua mbi baze militantizmi. Faliminderit organizatorve te kesaje interviste. Naten e mire!.
Zef Kalaj on 27 May, 2010 02:32:29
avatar
...Meqense jemi tek emisioni "Argument" i Alb-TV ne Michigan,dua te nderhyj me disa argumenta ne kete bisede televizive qe zhvilloj z.R.Floqi me z.R.Dragu,kryesisht ne perdorimin e termave...!

-Zotni Rushi,permend fjalen "turm" per grevistat e opozites Shqiptare qe zhvilluan para kryeministrise ne Tirane.
Une argumentoj te kunderten e shprehjes "turm" qe eshte "grevista" per faktin se te gjithe personat si deputet ashtu dhe perkrahesit opozitare jane te identifikuar dhe te nenshkruar per futjen ne greven e urise,dhe si te tille nuk mund te konsiderohen "turma"

-Shprehje tjeter qe bie ndesh me emisionin "Argument" eshte: se policia eshte per te "forcuar shtetin" per te "forcuar ligjin" etj...Ndersa une mendoj se "argumenti" qendron tek "zbatimi i ligjit" qe nxjerre shteti me te njejten force qe parashikon ligji...

-Tjeter argument i pa kompletuar me duket mendimi i z.Rush kur identifikon daten 29 Qershor si fillimi i krizes opozitare...gje qe une mendoj se eshte 23 Prilli i vitit 2008,kur u nenshkrua marreveshja e kodit zgjedhore nga E.Rama dhe Sali Berisha,jashte vullnetit politik opozitare.

Me nxiti ta bej kete koment,kur degjova fjalen "turm" prej Rushit,pasi me erdhi ne kujtese lufta mediatike qe pati bere ky autor me Sami Milloshin per te njejtin term!
Emigranti on 27 May, 2010 05:06:12
avatar
Edhe Rushi ju soll rrotull ne lidhje me greven.
Pse nuk tha qe le ta provojne te shtrihen para Shtepise Bardhe grevistet.
Per 5 minuta paketohen nga policia dhe burgu i pret.
Pse nuk e tha se kush i paguan shpenzimet e spitalit?
Te vine e te behen te smure ne rruge vete se u tregon spitali amerikan se sa u vlen lekura.
Po ce do se demokracia shqiptare eshte e brishte dhe shkopin e gomes nuk dine ta perdorin policia shqiptare.

No comments: