Kaufman: Vizita në Kosovë forcoi lidhjet që kisha me shqiptarët
Avokati Stephen (Stivi) Kaufman, ish-zyrtar i bashkisë së Nju Jorkut, në saje të lidhjeve të mira me shqiptarët e Amerikës është dalluar se ka ndihmuar shumë çështjen e Kosovës bashkë me Këshilltarin e Bashkisë, James Vacca. Avokati Kaufman ka fituar me të drejtë ‘pasaportën mik i shqiptarëve’. Në këtë intervistë ai rrëfen për kalimin në politikë nga një avokat profesionist, për lidhjen e tij me shqiptarët, ku sipas tij "shkesi" z.Esad Rizai, presidenti i Shoqatës Shoqëria Shqiptare- Amerikane, ishte ai që "e miqësoi" me shqiptarët. Avokati Kafuman flet edhe për çështjet e emigracionit, si dhe thotë se gjëja më e bukur në miqësinë e tij me shqiptarët ka qenë kur si ish-zyrtar i kësaj bashkie, më 23 nëntor 2003 bashkë me një delegacion nga Bashkia në krye me kryetarin i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg vizituan Kosovën.
ereniku: Z. Kaufman, cila është jeta juaj, konkretisht e një avokati dhe një ish-politikani të lartë të Nju Jorkut ?
Kaufman: Përveç punës si një avokat profesional, kam shërbyer edhe në bordin e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikan, ku u kam siguruar atyre përfaqësimin ligjor në çështjet e shumta dhe problemet e shumta me të cilat është ndesh komuniteti shqiptarë në lagjen më të popullar me shqiptarët në Bronx- Nju Jork. Edhe pse unë nuk jam më një anëtarë i zgjedhur i kësaj shoqate shqiptare, mbetem thellësisht i përfshirë në një kapacitet në udhëheqje në punët e komunitetit tuaj. Për shembull unë shërbejë si nënkryetar i Korporatës së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik, të emigrantëve ku bëjnë pjesë të gjitha komunitetet në Nju Jork, përfshirë edhe komunitetin shqiptarë.
ereniku: Kur dhe pse filluat të merreni me politik ?
Kaufman: E fillova jetën publike si një avokat i ri aktiv në punët e një shoqate e cila quhet Co-op City, e cila ende është më e madhe e zhvillimit dhe bashkëpunimit të strehimit në Shtetet e Bashkuara. Pastaj shërbeva për dy terme në Këshillin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, dhe më vonë u zgjodha për të përfaqësuar asamblenë e Kuvendit të Shtetit të Nju-Jork. Gjatë gjithë karrierës time, isha i motivuar nga një dëshirë e vërtetë për të ndihmuar popullin e komunitetit tim, të shtetit dhe kombit, dhe të bëjnë jetë më të mirë për të gjithë. Unë vazhdimisht u përpoqa gjatë gjithë karrierës sime politike të jem objektiv dhe i aftë si zyrtar i zgjedhur, dhe për të siguruar qëndrueshmëri në punë, dhe kudo që ndërhyra u përpoqa të bëjë sipas ligjeve zgjidhje realiste. Kam dashur të bëjë atë që qeveria të shkoj drejt një procesi të hapur në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë njujorkezët- taksapaguesit njujorkez..
ereniku: Pse zgjodhët shqiptarët?
Kaufman: Në të dyja pozicionet në karrierën time atë të avokatit profesional dhe atë të politikanit (anëtarë i Këshillit të Bashkisë dhe Asamblemen i Nju Jorkut), por edhe me anëtarët të komunitetit shqiptar, jam munduar t'i ndihmojë që ata të jenë të aftë për të themeluar bizneset e tyre të suksesshme. Jam me të vërtet i lumtur se gjatë punës time, disa prej tyre u bënë të rëndësishëm dhe me vlerë të vërtetë, anëtarët të rëndësishëm të jetës ekonomike dhe politike të Nju Jorkut. Në të vërtetë, më duhet të përmend Martin Popovich i cili vite më parë ka punuar për mua, dhe përmes tij, unë jam takuar me Esad Rizai, President i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikan, dhe unë duke shfrytëzuar lidhjet me ata kam qenë aktiv me këtë organizatë si një anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga fillimi i tij.
ereniku: A është e vështirë që një avokat amerikan të fokusohet në përfaqësimin e klientëve të tij shqiptarë ?
Kaufman: Komuniteti shqiptar në Nju Jork, është pjesë e rëndësishme e komuniteteve të këtij qyteti. Shqiptarët janë mjaft jetik për të ardhmen, dhe unë kam njohur shumë nga ata që jetojnë afër shtëpisë sime, në Bronx. Ata janë të përkushtuar dhe kudo mundohen të tregojnë vlerat të vyera të familjes, çka mendojë se është pikërisht ajo që është e nevojshme për të siguruar suksesin e ardhshëm edhe të qytetit të Bonx-it, por edhe të Nju Jorkut.
ereniku: A mund të na shpjegoni se kujt po i referoheni më konkretisht në njohjen me çështjen shqiptare, historisë apo rrëfimeve të miqve dhe klientëve t’u shqiptarë?
Kaufman: E vetmja pengesë për disa familje shqiptare është gjuha angleze, e cila është një problem i rastit, pasi ajo gjithmonë ndodh këtu në Amerikë, kur vijnë grupe të reja në Shtetet e Bashkuara. Sistemi amerikan ligjore dhe politikë dihet se është i ndryshëm nga ai në Shqipëri, dhe kjo merr kohë për të mësuar se si funksionon. Por, më lejo të them edhe atë çka është opinioni im por edhe i avokatëve të tjerë dhe i politikanëve amerikan, se shqiptarët janë shumë të aftë të integrohen në jetën amerikane, ata e kapin shumë shpejt gjuhën dhe integrohen shumë shpejt. Sidomos fëmijët e tyre nuk mund t'i dallosh nga ata të lindur e të rritur në Amerikë.
ereniku: Cilat kanë qenë momentet më të bukura tuajat në lidhjet me shqiptarët?
Kaufman: Pjesa më interesante nga përvoja ime është se unë kam "zbuluar" se sa të ngjashëm jemi ne me ju shqiptarët. Pavarësisht nga vendet e lindjes, prejardhjes së largët dhe përkundër besimeve të ndryshme fetare, kemi të përbashkët dhe të ngjashme përkushtimin për familjet tona, shpirtin e tolerancës dhe të vullnetit të mirë ndaj të gjithëve. Përpjekjet për të ndërtuar një botë më të mirë kudo që jemi edhe larg vendit tonë janë vlerat që ndajmë së bashku komuniteti hebre dhe ai shqiptarë. Një nga momentet më të bukura të jetës sime me shqiptarët pa dyshim që mbetet në nëntor 2003, ku unë dhe një përfaqësi e delegacionit të Bashkisë së Nju Jorkut, shoqëronim kryetarin e Bashkisë, Majkell Bloomberg gjatë vizitës së parë të një kryetari Bashkie nga Nju Jorku në Kosovë. Ne shkuam shtatë vjet më parë në Kosovën e çliruar për të theksuar mbështetjen tonë për pavarësi dhe lidhjen e fortë që ndjeja ndaj popullit të saj. Nuk e harroi kurrë, kur Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, e kishte planifikuar një ndalesë të shkurtër në Kosovë, në fund të atij muaji i cili përkonte me ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pra më 23 nëntor 2003, 5 ditë para 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg do t'i drejtohej kryeqytetit të Kosovës, ndërsa bashkë me ushtarët amerikan në kampin ushtarak Bondestil-Ferizaj dhe me presidentin e parë të Kosovës të ndjerin Ibrahim Rugova do të festonte ditën e Flamurit Shqiptarë.
ereniku: Çfarë u nevojitet shqiptarëve sot për të marrë statusin e azilantit për qëndrim në SHBA?
Kaufman: Një individ që vjen në SHBA për të kërkua azil politik duhet të ketë ikur nga vendi i tyre, nga frika e të qenit të persekutuar për arsye të racës, fesë nacionale, sociale e anëtarësisë në grupe, që nuk u lejohet të shfaqin mendimi politik, pra ndiqen ose dënohen për këto në Shqipëri dhe Kosovë. Individi duhet të jetë në gjendje të tregoj me prova se nuk mund të kthehen në atë vend për këto arsye të mësipërme. Të gjitha çka ai i paraqet si provë duhet të vërtetohen në një gjykatë të emigracionit sipas ligjit të këtushëm.
ereniku: Ndoshta edhe ju mund ta keni vënë re se pas pavarësimit të Kosovës sikur vërehet një lloj rënie në aktivitetin e shqiptarëve dhe organizatave shqiptare në SHBA. Cila mendoni është arsyeja?
Kaufman: Unë nuk besoj se ka pasur një rënie në aktivitetin e organizatave shqiptaro-amerikane për çështjen shqiptare në përgjithësi. Ata shqiptarë që unë kam njohur më duken të jenë mjaft aktivë dhe mbeten të përkushtuar shumë. Një shembull i mirë përfshin dhe aktivitetet e fundit, siç ishte ajo e riemërimit të një rruge në Bronks në emër të Nënë Terezës.
ereniku: Së fundi cili është mesazhi i juaj?
Kaufman: ShBA mendojë se janë "pasuruar" nga kontributet që u kanë ardhur atyre nga shqiptarët e Amerikës. Miqësia e tyre i ka lidhur edhe më shumë dhe është bërë urë-lidhëse mes tyre dhe ShBA-ve dhe gjithë popullit shqiptar. Kjo ka rritur gjithë përkushtimin tonë të përbashkët për objektiva të tilla, si demokratizimi i Shqipërisë, liria e pavarësia e Kosovës, si zgjidhja e çështjes shqiptare në të gjitha viset shqiptare. Kjo është aq e lidhur tash sa do të vazhdojë të rritet në vitet që vijnë. Prandaj vazhdoni të punoni për vendin tuaj!
No comments:
Post a Comment