Ditët e letërsisë shqipe në Michigan
( 25 dhe 26 tetor 2008 ) Kështu tanimë janë pagëzuar dy ditet që prej shtatë vitesh organizohen nga revista Kuvendi në Michigan
Kështu tanimë janë pagëzuar dy ditet që prej shtatë vitesh organizohen nga revista Kuvendi në Michigan. Botuesi i revistes Pjeter Jaku ka përgatitur dhe shpërndarë prej ditësh programin e dy diteve te kesaj veprimtarie,por miqte e shumte te kesaj reviste si dhe krijues qe ne faqet e saj kane botuar krijimet e tyre , e dinë se në Tetor i prêt dita e letërsisë dhe vetëm pyesin për daten e saj. Ndonëse kjo është bërë traditë e përvitshme, çdo vit ka të veçantën e tij si në mënyrën e organizimit edhe në larminë e aktiviteteve.Duhet thënë se ëdo vit shtohen dashamirësit e kësaj që quhet edhe festa e krijuesve,dhe këtë privilegj ua ka krijuar tashme KUVENDI.
E kthyer në një traditë, për të shtatin vit radhazi u festua dita e fjalës së shkruar “ Dita e letersise shqipe “, aq larg vendit ku lindi dhe zhvillohet ajo letërsi, në cepin verior të Amerikës, Michigan. Që të premten në mbrëmjë do të fillonin ardhjet e miqve e krijuesve nga shtetet e tjera të Amerikës. Krijuesin Sami Milloshi, një ndër të njohurit edhe për botimet e vargjeve në anglisht,e pritem në mbarim të kësaj dite. Bisedat për letërsinë dhe, veçanërisht për krijuesit që jetojnë e punojnë në SHBA, startuan që në aeroportin e Detroitit, në terminalin Mecnamara , daljen me numër 22. Samiu vinte nga Nebraska. Me poeten Elinda Marku, poetin dhe gazetarin Zef Lleshi, do të bisedonim për letërsinë dhe disa nga botimet e fundit, jo vetëm gjatë udhëtimit nga aeroporti për në hotel, por edhe në darkën e lehtë të së premtës së ftohtë, të këti fundtetori.
E shtuna, dita e parë e “ Ditëve… ”
Që në mëngjes herët do takoheshim me poetin Alfons Grishaj, në Starbucks e miljes se 16, në John R dhe, me porosinë e shpejtë të nga një kafeje “… “ to go” do të planifikonim pritjen e miqve te tjere, që do të vinin këtë ditë. Nga ora 9 e 15 minuta dhe deri në orën 6:00 të mbasditës presim ne aeroport shkrimtarni e njohur dhe sekretarin e federatës panshqiptare “ Vatra “ Naum Prifti. Ky do të ishte i pari i kësaj dite, me të cilin na takoi të prisnim afro një orë, në njërën nga kafet e aerortit, ku edhe biseduam për krijimtarinë e tij si dhe disa probleme të zhvillimit letrar. Naumi,sapo ishte kthyer nga Atdheu, ndaj edhe kishte më shumë për të thënë. Rreth orës 11 e 30 do të mbrrinte Jorida Rustemi, magjistre ne psikologji dhe poetja që nuk donte të shpallej. Jorida jepte leksione ne Univeristetin e Kansas City, këtu në SHBA, si dhe shkruante poezi, qe nuk e dinte kur do i sistemonte në një libër.
Kam shumë detyrime të tjera,- na tha Jorida, - para përkujdesjes për botimin e impresioneve, që i kam hedhur në letër prej vitesh. Edhe pse na premtoi gjatë udhëtimit nga aeroporti në Hotel, ngaqë ngarkesa e këtyre ditëve ishte e madhe, mbetem pa u njohur me poezinë e Joridës, e cila ishte vetë një poezi e pashkruar. Pas një dreke të shpejtë dhe një interesimi fluturimthi për Samiun, që ishte nën shoqërimin e krijuesve të tjerë të komunitetit, na u desh përsëri që t’i drejtoheshim aeroportit, kësaj here, jo vetëm unë e Alfonsi, por edhe poeti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptoaro – Amerikan, fabulistit të njohur Bardhyl Mezini dhe, po ashtu aktorit të njohur Pandi Siku. Dalani dhe Pandi kishin udhëtaur nga Chicago, për këtë festë. Në 4 e 30 do prisnim poetin Gjekë Marinaj, tashmë President i Shoqates se Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan. Pas më shumë se gjysëm ore vonesë në zbritje të avionit që fluturonte nga Dallasi i largët, Gjeka do të dukej që larg me një veshje sportive dhe një ecje djaloshare, për t’u takuar me ne, Pas marrjes se bagazheve, nuk na mbetet shumë kohë për të pritur diplomatin e ri, zevendes ambasadorin shqiptar në Washington, Kreshnik Çollaku, i cili për të dytin vit radhazi merrte pjese në këtë festë të krijuesve shqiptarë në Amerikë. Pas një pushimi të shkurtë dhe sistemimit në hotelin ku ishim akomoduar, u nisem për në resorantin “ L’Georges”, ku na priste aktivisti i njohur i çeshtjes shqiptare, Kujtim Qafa,disa kohë pronari i një radioprogrami të njohur per shqiptarët e Detroitit.
Një mbrëmjë e improvizuar, pa skenar dhe moderator, me një drejtim spontan, solli një përjetim letrar, me një emocion të veçantë. Pothuaj të gjithë pjesëmarësit, patën rastin të degjojnë vargje të njëri tjetrit, të diskutojnë për krijimtarinë, sidomos cilësinë krijuese , por edhe për politikën, veçanërisht për ngjarjen e një dite më parë, firmosjen nga Presidenti Bush per pranimin e Shqipërisë në NATO, Ky do te ishte prologu me frymezues i asaj darke letrare ku,diplomati Collaku do ta percillte bashke me impresionet e tij per kete aktivitet. Pas urimit mireseardhes nga botuesi, temën e bisedës e çeli poezia. Nga poetet Sami Milloshi dhe Gjekë Marinaj u fol për poezinë dhe natyrën e veçantë të krijimtarisë së Elinda Markut. Ndersa Samiu do lexonte nje poezi te Pjetër Jakut, nga libri i sapobotuar “ Mungesë e hirtë”. Psikologes dhe krijueses Jorida Rustemi i bëri përshtypje një poezi e Alfons Grishajt, nga libri “ Hapesirë” dhe e lexoi me shumë ndjenjë. Aktori Pandi Siku solli për të pranishmit disa episode nga vitet e punës së tij duke i interpretuar me humor. Aktori i ardhshem , student artist, Andrea Lekaj, ardhur nga New Jersey, do të lexonte disa poezi, nga ata libra që iu gjenden pranë. Poeti Alfons Grishaj do të fliste për shpërdorimin e termit poezi, duke nenvizuar se, jo te gjitha ata qe rendisin vargje janë poetë.-
- Poezia nuk eshte tulla dhe llaç, ajo është një ndjenjë e një lloj të veçantë, transmetim ndjenjash- përfundoi ai. Zevendes ambasadori, Kreshnik Çollaku, solli mbresat e takimit, që kishin pasur një nate më parë me Presidentin Bush. “Ato ndjenja-, do të thonte ai,- ishin të ngjashme me ato të levizjes se parë studentore, ku rrinim me netë të tëra në pritje të çlirimit të Shqipërisë nga komunizmi”. Në këtë darkë do të flisnin edhe shkrimtari Naum Prifti, poeti Dalan Luzaj etj. Aktivisti Luigj Gjokaj, do tu kujtonte krijuesve kalimin ne amshim te poetit te njohur Enver Gjergjeku.. Po në këtë darkë, Alfons Grishaj shpalosi para të pranishmëve idenë e krijimit të një lobingu shqiptar, për të cilin po punohej, duke pasur edhe përkrahjen e ambasadës shqiptare si dhe të shtetit shqiptar. Kjo u deklarua nga zëvëndës ambasadori shqiptar, që vitin e kaluar, kur tha se komuniteti shqiptar në Amerikë është i madh dhe, sidomos në Michigan. Pra duhet të ketë një përfaqësim më dinjitoz, duke pasë me vete edhe ata nacionalistë, që për vite e vite me radhë i dhanë emër Shqipërisë, në këtë vend të bekuar. Ky lobing, - tha Alfonsi,- po shkon drejt një Kongresi të Diasporës Shqiptare në SHBA dhe Kanada. Ky mekanizëm do të jetë një harmonizues moshash, pa përjashtuar kurrë brezin që punoj e punon prej dekadash e vitesh, në të mirë të çështjes shqiptare.
Në këto momente, kjo ide sa vjen e po kristalizohet, drejt finalizimit të zgjedhjse së organeve drejtuese, duke qënë një organizatë jopërfituese dhe jopolitike.
E diela e ngarkuar
Ndryshe nga një vit më parë, e diela e këti viti, nuk qe e përshtatshme për eskursionin poetik që ishte planifikuar. Në mëngjes herët do të dilnim të prisnim poetin dhe nënkryetari e Shoqtës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, Mëhill Velaj si dhe publicisten e poeten Raimonda Moisiu, të cilët iu bashkangjiten krijuesve të tjerë në kafen e mëngjesit, në “Esppresso House”, pronë kjo e publicistit dhe aktivistit të njohur, Rush Dragu. Edhe këtu, tema e letërsisë ishte e pranishme, veç merakut që nuk do të vizitonim liqenin, që ndante Ameriken me Kanadanë. Afër orës 12:00 njoftohemi nga Merita Bajraktari (McCormack), se avioni i udhëtimit të saj kishte defekt teknik, duke e shtyrë udhëtimin për afro dy orë. Shqertësimi i saj bëhët edhe i yni, por Merita mbërriti para aktivitetit, pas një mundimi disa orësh në pritje, në aeroport. Edhe dreka e organizuar në resorantin “ Wellington” e dashamirësit të letërsisë Gjeto Ivezaj, qe mjaft e shijshme, jo vetëm në peshkun e servirur, por edhe në mjedisin letrar që u krijua. Gjeto Ivezaj di vargje të tëra përmendesh nga Migjeni dhe Fishta, si dhe është një aktivist, që ka ndihmuar shumë në vitet e para të levizjes demokratike në Shqipëri, veçanërisht në fitoren e vitit 1992. Këtu iu bashkangjit grupit te krijuesve edhe poeti Lulash Palushaj, i cili e kishte patur të zënë diten e shtunë me dy dasma. Gjeto Turmalaj, i ardhur nga Stamford, nuk ndjehej mirë për pamundësinë e pranisë së tij të shtunën në mbrëmje. Nderkohë, në mjediset e Kishës së Shën Palit ishin ekpsozuar disa nga titujt e botuar vitet e fundit nga autorët e pranishëm në këtë festë letrare, duke krijuar një mikropanair, që vitet e tjera mund të kthehet në një panair të vërtetë.
Mbrëmja pas një pushimi të shkurtër
Në sallën “At’ Gjergj Fishta” të Kishës së Shën Palit, e cila ishte hapur që në orën 1:30 me ekpsozimin e librave, fillojnë të vijnë krijuesit dhe dashamirsit e librit për aktivitetin kryesor. Të parat kishin qënë moderatoret dhe aktori i ri Andrea Lekaj.
Rreth orës 7:00 fillon hyrja e krijuesve. Këtu bie në sy krijuesi, që me uniformen e fratit, do të dukej disi ndryshe nga të pranishmit e tjerë. Ai ishte Padër Pashko Gojçaj. Padër Pashku është edhe botues i revistës së përmuajshme “ Zani i Shna Ndout”, një revistë e njohur në një komunitet të gjërë lexuesish , e cila boton edhe shumë krijimtari civilizuese dhe moderne, letrare e historike. Me thjeshtësinë që i karakterizon franceskanet, ulet mes te pranishmëve me Dom Frederik Kalajn, gazetarin Zef Pergega, aktivistin e njohur Julian Çefa,etj… Në këtë aktivitet vijnë edhe zevendes ambasadori, Kreshnik Çollaku, konsulli i nderit për Michiganin, Ekrem Bardha etj. Ne sallë shohim levizje te krijuesve duke u takuar me njeri tjetrin. Merita , tani po i takon miqtë dhe mikeshat e saj. Në parakrahun e saj te majte rëndojnë disa libra. “Të gjithë, - thotë ajo, - i kam dhurata nga botimet e këti viti”. Gjekë Marinaj i ka dhuruar asaj, Nexhip Ejupi po ashtu, Dalan Luzaj, Sami Milloshi, Naum Prifti, Raimonda Moisiu, Bardhyl Mezini,Mehill Velaj, Zef Pergega etj…Aida Dismondy dhe Brunilda Liço do ta deklaronin të hapur takimin festiv të letërsisë. Në hyrjen e shkurtër të Brunildës përmendet historiku i fillimeve të këtij aktiviteti. Më pas , botuesi P. Jaku u uron mirëseardhjen krijuesve dhe të parnishmeve, duke theksuar fillimin e keti aktiviteti në vitin 2002, pikerisht me rastin e 131 vjetorit të lindjes se Fishtës. Në fjalën e tij u theksua rritja e nivelit te krijimtarisë si dhe realizimi i aktiviteteve sa më cilësore, duke bashkëpunuar me njeri tjetrin. Aktori i njohur, Pandi Siku do t’i elektrizonte të pranishmit me poezinë e Migjenit dhe veshjen e tij skenike me hekura që i rendonin në duar dhe në qafë. Poezi nga tradita do të lexoheshin nga Andrea Lekaj dhe Nilda Dervishaj, ku do të paraqisnin Bogdanin, Fishtën etj… Më pas, muzikantët e njohur Gjergji dhe Ledi Paparisto, me një tufë lirikash do të sillnin një atmosferë vertetë festive në sallë. Poezi nga krijuesit e pranishëm do të vinin natyrshëm, përsëri nga Andrea dhe Nilda, ndërkohë që Brunilda dhe Aida ishin të shqetësuara, pasi ishin vërtetë shumë te pranishem në salle, që kërkonin të flisnin për letërsinë, ose të përshendesnin. Përshëndet Kreshnik Çollaku, duke sjelle urimet me te mira për aktivitetin dhe atmosferen festive te krijuar. Naum Prifti do të pëshendeste si krijues i njohur, por edhe si sekretar i “ Vatres” së njohur. Mëhill Velaj me një temë të veçantë “ Shtypi elektronik jo per përçarje, por bashkim të komunitetit krijues”, Padër Pashko Gojçaj, i ardhur nga Malësia, do të sillte rrobën dhe vuajtjet e franceskanit tjetër të njohur, At’ Zef Pllumi, jo vëtëm në poezinë kushtuar Atij, por edhe në mënyrën e veshjes me kapuçin karakteristik, të vënë në kokë, qe dikush do ti drejtohej,- me kete uniforme ngjason me pater Gjergjin e madh. Dom Frederik Kalaj do të fliste për krijuesin si njeriun që është më afër Zotit, por dhe për kulturën që duhet të ketë ai, duke treguar eksperiencën e tij në të lexuarit, sidomos të klasikëve , si e vetmja shkollë për çdo autorë që merr punën të shkruaj.. Paulin Palushi, fotografi dhe grafisti i njohur, edhe pse i luteshin të ulej të kthente ndonjë birrë, nuk mund ta shihje asnjëherë ulur. Poezia e njohur e Alfons Grishaj, kushtuar poetit Frederik Reshpja ishte vërtetë rrënqethëse dhe shumë e realizuar artistikisht, sa nuk mund të shkruhet një e dytë si ajo. Si duket, Alfonsi e ka përjetuar edhe artistikish humbjen e poetit! Një moment të veçantë solli hyrja në sallën e takimit të famullitarit të kësaj qendre, Don Anton Kçira, i cili ftohet mënjëherë nga Aida Dismondy dhe, pa ngurruar ngjit shkallët e podiumit. Pas një vlerësimi të aktivitetit, ai foli për rëndësinë kombëtare që kanë këto lloj takimesh, si dhe punën e “ Kuvendit” në këtë aspekt, fjalë e cila u përshendet nga të pranishmit. Më pas, do të ngjiste podiumin Jorida Rustemi, e reja me të ardhme, magjistre në psikologji, për të përshendetur të pranishmit, ndërsa poeti Gjovalin Lumaj kish përgaditur një përshëndetje në vargje, tipike kjo për këtë krijues, tashmë të njohur edhe si autorë të shumë këngëve, ku njëra nga to u interpretua mjeshtërisht, nga këngëtarja e njohur Hana Nikprelaj, e titulluar “ Tre Gjergjat” . Ledi, përsëri vazhdon këngën, ndërsa Dalani përgaditët të njoh të pranishmit më fituesit e konkursit të këti viti. Tre nga anëtarët e jurise, të pranishëm në këtë takim ngjiten në podium; Bardhyl Mezini, Raimonda Moisiu dhe Dalan Luzaj. Kryetari i kësaj jurie Dalan Luzaj, pas një prezantimi të shkurtër te rëndësisë së kësaj feste , shpall fituesit:
Satirë: Çmimin “Tefë Palushi”e fiton Marash Mehilli, emigrant në Greqi
Publicistikë: Çmimin e parëe fiton Qerim Vrioni, Michigan
Çmimin “ Faik Konica” e fiton Astrit Lulushi, Washington
Çmimin “ Arshi Pipa” e fiton Alma Ajazi, Michigan
Prozë: Çmimin e parë e fiton Kostaq Duka, Chicago
Çmimin “ Petro Marko” e fiton Zef Pergega, Michigan
Çmimin “ Anton Pashko” e fiton Brunilda Liço, Michigan
Poezi: Çmimin e parë e fiton Nexhip Ejupi, Michigan
Çmimin “ Gjergj Fishta” e fiton Agim Xhemali, Shqipëri
Çmimin “ Migjeni” Julia Gjika, New York
Për tri çmimet e para u dhanë këto shperblime:
Çmimi i parë në poezi fiton botimin e një libri falas, 300 kopje deri në 100 poezi,sponsorizuar nga poeti Mehill Velaj
Çmimi i parë në prozë, fiton nja punim special në dru të Bardhyl Mezinit
Çmimi i parë në publicistikë, fiton një pikturë të piktores së talentuar malësore, Pashka Elezi.
Pas ndarjes së çmimeve u vazhdua përsëri me krijimtarinë e zgjedhur për këtë natë si dhe me muzikë e vallëzim. Përshendetja e publicistit të njohur, Rush Dragu dallohej për nga sinqeriteti, edhe pse në ndonjë rast, me të drejtë disa qendrime u vunë në dukje. Po në këtë seancë, përshendeti poeti Lulash Palushaj, duke falenderuar në emër të grupit organizues të gjithë ata që kanë ndihmuar për realizmin e këti aktiviteti.
Në pamumndësi të ardhjes në këtë festë, poetja Ilirjana Sulkuqi i mundëson botimin e një libri falas çmimit “ Migjeni” në poezi, ndërsa revista “ Pelegrini “ që botohet ne Greqi, çmimeve “ Gjergj Fishta” dhe “ Faik Konica” u bën të mundur botimin falas të librave të tyre.
Më në fund “ Kuvendi” i falenderon të gjithë ata që kane ndihmuar që nga viti i parë deri në realizmin e këti viti: Alfons Grishaj, Prek Gjokaj, Nevruz Nazarko, Julian Çefa, Gjeto Ivezaj, Astrit Turrabi, Gjergj Ivezaj, Zharko Palushaj, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Sako Satka, Ajaz Emini, Mehill Velaj, Luigj e Pashko Gjokaj, Lulash Palushaj, Nikoll Hysa, Tomë Mriaj, Tomë Gjokaj, Dod Gjonaj, Zef Nikprelaj, Tomë Gjolaj, Malot Ivezaj, Marash Nucullaj, Ndue Ftoni etj….
Në pamundësi për ti botuar në këtë shkrim të gjitha përshendetjet, ( të cilat do të botohen në nr. 11 të revistës “ Kuvendi “ ), po botojmë njërën prej tyre, e cila na erdhi nga Suedia.
Përshëndetje !
Sot në mengjes degjova,
ora për matjen e kohës verore
kthehët mbrapa për nji orë !
E kthejmë orën mbrapa,
e levizim para ,
kjo ska rëndësi !
Kohën që neve na bart ,
e masim Unë edhe Ti !
Shfrytezoj rastin t’i përshendes të gjithë ata shkrimtarë, që sot kanë rastin të shprehin botën e tyre inspiruese !
Sot do doja të isha në mesin tuaj e të përjetoja përjetimet e juaja !
Me pak fjalë e shume mallë ,ju përshendet Lulja nga Suedija !
Lule Beka Kushutani
Grönkullagatan - Suedi
Comments (8 posted):
Asnje nje haberr nga ana e grupin te trimoshave ne ALB.
me duketse qenkam i domosdoshem.Vetem gricja ime dhe ju pastaj ju kerceni si zorra e by...s .
Hajt se mire u ben kjo perleshje,jeni prishe e prape do te nderqeni me njeri en tjetrin. E di e di i njoh injoh mire palet tuaja dhe armet qe perdorni.
Per pak harrova Markun,te llastuarin e ALBIT ,nenkolonelin e famshem.
Kam ndrruar mendje me Ty Mark. Hajt degjohemi se shpejti do te shkruaj ne e-mail tende.Ma shkruaj si e keni qe ta di.
Je i mrekullueshem Mark. Keta te tjeret as qe dua tua shoh surratin. Tre muskuj tjeret i ka mberthyer gjumi i dimrit.
Hajt se .............
No comments:
Post a Comment