Një mbrëmje diskutuese me 7 Mars 2010
Ne shtetin e Michiganit (Foto nga aktiviteti)
Revista” Kuvendi” kishte ftuar një grup mësuesish me 7 Mars 2010, në një darkë diskutuese në “ The Wellington Pub”, resorant me pronarë ish mësuesin Gjeto Ivezaj. Gjatë këtij takimi, ku mësëshumti ishin ish mësues, nuk munguan edhe aktivistë të tjerë dhe miq të revistës “ Kuvendi”.
Botuesi i kësja reviste, ish mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Jaku, në fjalën e tij theksoi, se nuk mund ta pranonte 7 Marsin si “Ditën e mësuesit”. 7 Marsi i vitit 1887 është tëpër i vonuar për shkollën e parë shqipe, datë që nuk e nderon veprimtarinë e vërtetë arsimore në gjithë teritoret shqiptare. Të jetë shkolla e parë shqipe me një histori pak më shumë se 100 vjeçare, për mua është absurditet dhe një fatkeqësi kombëtare, - vijoj zoti Jaku.
Në fjalën e tij, Jaku solli disa argumente, pse nuk mund ta pranonte 7 Marsin e vitit 1887 si festën e mësuesve shqiptarë. Me 7 Mars të vitit 1887, datë të cilën Presidiumi i Kuvendit Popullor të shtetit komunist shqiptar e vendosi si “ Ditën e mësuesve”, në vitin 1960, në Shqipëri kishte të paktën 21 shkolla në qytetet kryesore të vendit, të cilat funksiononin në gjuhën shqipe dhe me kohë të rregullt mësimore.
Shkolla e parë shqipe, sipas dokumentave, ishte ajo e Velës në vitin 1632 si dhe e Kurbinit e po këtij viti. Ishte Shkolla e Pllanës e vitit 1638, ishin shkollat e Zadrimës, në Troshan dhe Blinisht, në vitin 1639 si dhe shkolla të tjera në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Pak më e vonë ishte dhe Shkolla e Labovës, por gjithësesi para viti 1887. Të gjitha këto të dhëna ishin të dokumentuar në një nga numrat e “Hyllit të Dritës” të vitit 1935 ku, sigurisht shteti komunist shqiptar i dinte, por nuk mund t’i pranonte, se ato shkolla kishin funksionuar në vendin dhe nga përsonalitete jo të duhura.
Nuk vihet në dyshim aspak tradita arsimore e Korçës së kulturuar, por së vërtetës nuk mund t’i iket, sido që të jetë ajo. Të jetë shkolla e parë e vendit tim, vetëm 123 vjeçare, për mua është e papranueshme. Një vend i vjetër si Shqipëria, me objekte kulturore dhe historike të njohura në botë ( sidomos në Ballkan ) nuk mund të ketë një zhvillim kaq të vonë të arsimit në gjuhën e vet. Në Shkodër funksiononte një Kolegj ( Universitet), që kish diplomuar në profesione të ndryshme afro 400 studentë. Për të gjitha këto do të shkruante At Donat Kurti, Milan Shuflai, Edvin Zhak ( Edwin Jacques ) e shumë autorë të tjerë të njohur në fushën e gjuhësisë historike.
Ti humbësh më shumë se 300 vjet histori kulture vëndit tënd, mua më dukët e padrejtë,- përfundoi Jaku, kur Shqipëria ( Shkodra ) kishte Observatorin Astronomik që në vitin 1888, të parin e këtij lloji në Ballkan.
Pas kësaj do ta merrnin fjalën mësuesit e njohur Lulash Palushaj, Fejzulla Abdullai, Rush Dragu, Shtjefën Palushaj, Elinda Marku etj. të cilët sollën eksperinecën e tyre, si dhe panë të nevojshme, që shteti shqiptar të krijoj një komision gjuhëtarësh dhe historinaësh, për të përcaktuar një datë sa më të përafërt me të vërtetën, në lidhje me historikun e Shkollës së parë Shqipe. Një festë mësuesish na duhet,- tha në fjalën e tij Lulash Palushaj dhe, ne sot këtë njohim.
I diplomuari në gjuhë dhe letërsi shqipe, ish punonjës për disa vite në Televizionin Shqiptar të Tiranës,Zef Paloka, lexoi një poezi të krijuar nga Havzi Nelaj, dënuar më vdekje dhe varur në qytetin e Kukësit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Gjeto Ivezaj deklamoi vargje të Migjenit, poetit dhe mësuesit të njohur të një kohe të vështirë, të cilat prej vitesh i mbante mend.
Aktivistët e njohur, miq të revistës “ Kuvendi”, Julian Çefa, Toni Junçaj dhe Dodë Nicaj e përshëndetën takimin dhe e vlerësuan si mjaft rezultativ, sidomos kur ka një problematikë të veçantë debatimi.
Në intermezo, mësuesit sollën raste të veçanta nga puna e tyre, sidomos ato të trajtimit të nxënësve. Secili prej tyre dha rastin e tij, që mbante mend ndonjë sjellje jo të hijshme ndaj nxënësve problemor. Po kështu, edhe nxënës ( sot të rritur ), pjesëmërrës në këtë takim dhanë shembujt e tyre që mbanin mend nga mësuesit. Ish nxënësja Liliana Kola,Toni Junçaj dhe Luigj Gjokaj, sollën nga një rast për t’u mbajtur mend nga mësuesit e tyre.
Më pas u kalua në tema të lira dhe një program muzikor.
Revista” Kuvendi” kishte ftuar një grup mësuesish me 7 Mars 2010, në një darkë diskutuese në “ The Wellington Pub”, resorant me pronarë ish mësuesin Gjeto Ivezaj. Gjatë këtij takimi, ku mësëshumti ishin ish mësues, nuk munguan edhe aktivistë të tjerë dhe miq të revistës “ Kuvendi”.
Botuesi i kësja reviste, ish mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Jaku, në fjalën e tij theksoi, se nuk mund ta pranonte 7 Marsin si “Ditën e mësuesit”. 7 Marsi i vitit 1887 është tëpër i vonuar për shkollën e parë shqipe, datë që nuk e nderon veprimtarinë e vërtetë arsimore në gjithë teritoret shqiptare. Të jetë shkolla e parë shqipe me një histori pak më shumë se 100 vjeçare, për mua është absurditet dhe një fatkeqësi kombëtare, - vijoj zoti Jaku.
Në fjalën e tij, Jaku solli disa argumente, pse nuk mund ta pranonte 7 Marsin e vitit 1887 si festën e mësuesve shqiptarë. Me 7 Mars të vitit 1887, datë të cilën Presidiumi i Kuvendit Popullor të shtetit komunist shqiptar e vendosi si “ Ditën e mësuesve”, në vitin 1960, në Shqipëri kishte të paktën 21 shkolla në qytetet kryesore të vendit, të cilat funksiononin në gjuhën shqipe dhe me kohë të rregullt mësimore.
Shkolla e parë shqipe, sipas dokumentave, ishte ajo e Velës në vitin 1632 si dhe e Kurbinit e po këtij viti. Ishte Shkolla e Pllanës e vitit 1638, ishin shkollat e Zadrimës, në Troshan dhe Blinisht, në vitin 1639 si dhe shkolla të tjera në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Pak më e vonë ishte dhe Shkolla e Labovës, por gjithësesi para viti 1887. Të gjitha këto të dhëna ishin të dokumentuar në një nga numrat e “Hyllit të Dritës” të vitit 1935 ku, sigurisht shteti komunist shqiptar i dinte, por nuk mund t’i pranonte, se ato shkolla kishin funksionuar në vendin dhe nga përsonalitete jo të duhura.
Nuk vihet në dyshim aspak tradita arsimore e Korçës së kulturuar, por së vërtetës nuk mund t’i iket, sido që të jetë ajo. Të jetë shkolla e parë e vendit tim, vetëm 123 vjeçare, për mua është e papranueshme. Një vend i vjetër si Shqipëria, me objekte kulturore dhe historike të njohura në botë ( sidomos në Ballkan ) nuk mund të ketë një zhvillim kaq të vonë të arsimit në gjuhën e vet. Në Shkodër funksiononte një Kolegj ( Universitet), që kish diplomuar në profesione të ndryshme afro 400 studentë. Për të gjitha këto do të shkruante At Donat Kurti, Milan Shuflai, Edvin Zhak ( Edwin Jacques ) e shumë autorë të tjerë të njohur në fushën e gjuhësisë historike.
Ti humbësh më shumë se 300 vjet histori kulture vëndit tënd, mua më dukët e padrejtë,- përfundoi Jaku, kur Shqipëria ( Shkodra ) kishte Observatorin Astronomik që në vitin 1888, të parin e këtij lloji në Ballkan.
Pas kësaj do ta merrnin fjalën mësuesit e njohur Lulash Palushaj, Fejzulla Abdullai, Rush Dragu, Shtjefën Palushaj, Elinda Marku etj. të cilët sollën eksperinecën e tyre, si dhe panë të nevojshme, që shteti shqiptar të krijoj një komision gjuhëtarësh dhe historinaësh, për të përcaktuar një datë sa më të përafërt me të vërtetën, në lidhje me historikun e Shkollës së parë Shqipe. Një festë mësuesish na duhet,- tha në fjalën e tij Lulash Palushaj dhe, ne sot këtë njohim.
I diplomuari në gjuhë dhe letërsi shqipe, ish punonjës për disa vite në Televizionin Shqiptar të Tiranës, lexoi një poezi të krijuar nga Havzi Nelaj, dënuar më vdekje dhe varur në qytetin e Kukësit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Gjeto Ivezaj deklamoi vargje të Migjenit, poetit dhe mësuesit të njohur të një kohe të vështirë, të cilat prej vitesh i mbante mend.
Aktivistët e njohur, miq të revistës “ Kuvendi”, Julian Çefa, Toni Junçaj dhe Dodë Nicaj e përshëndetën takimin dhe e vlerësuan si mjaft rezultativ, sidomos kur ka një problematikë të veçantë debatimi.
Në intermezo, mësuesit sollën raste të veçanta nga puna e tyre, sidomos ato të trajtimit të nxënësve. Secili prej tyre dha rastin e tij, që mbante mend ndonjë sjellje jo të hijshme ndaj nxënësve problemor. Po kështu, edhe nxënës ( sot të rritur ), pjesëmërrës në këtë takim dhanë shembujt e tyre që mbanin mend nga mësuesit. Ish nxënësja Liliana Kola,Toni Junçaj dhe Luigj Gjokaj, sollën nga një rast për t’u mbajtur mend nga mësuesit e tyre.
Më pas u kalua në tema të lira dhe një program muzikor.
Koresp. i “ Kuvendit”
FOTOGRAFI NGA AKTIVITETI KLIKO KETU
Comments (8 posted):
GEZUAR 7 MARSIN,deri sa revista kuvendi me ne krye mesuesin Pjeter Jaku te shpallin nje date te RE...!!!!
...Si nxenes i rritur,per pjesemarresit ne kete takim,po ju sjedhe edhe une nje intermezo nga kujtimet e mia per mesuesin:
Ne kohen e PPSH-se,te gjithve duhet tu kujtohet se per te gjithe kuadrot ishte norme 15-dite ne vit pune prodhuese,kryesisht mesuesit i shperndanin neper ndermarrje te ndryshme ne qytete.Aty nga viti 1978,Fermentimit te Duhanit ne Shkoder i kishin derguar dy mesues per te kryer punen prodhuese,gjate pushimeve verore te shkollave...me te paraqitur keta tek shefi i administrates se ndermarrjes me fletushken ne dore,per te kryer punen prodhuese...ai(shefi)duke patur ne konsiderate intelektin e tyre...por edhe formalitetin qe kishte kjo norme partie,u thote mesuesve:dakort hajdeni pas 15-ditesh e merrni letren qe keni kryer punen prodhuese ketu...ata i pergjigjen si urdheron shoku shef...po tani cfare duhet te bejme...? Shefi(i habitur per moskuptimin e tyre) ju thote merni nga nje fshese dhe pastroni rrugen para portes...(kush ka parasyshe fermentimin,porta e saj te nxjerre ne rrugen kryesore te qytetit)Pershendeten me shefin mirupafshim-mireupafshim,dhe mesuesit fillojne pastrimin para portes kryesore te fermentimit dhe ndahen njeri ne njeren ane dhe tjetri ne anen tjeter te ruges,vazhdojne duke pastruar rrugen drejt... permes qytetit,kalojne bahcallekun,...bushatin...torovicen...dhe kur mberrijne ne
Lezhe pas disa ditesh,marrin ne telefon ndermarrjen...alo,alo jemi ata mesuesat...ndodhemi ne Lezhe...na jane mbaruar fshesat...ju lutemi na sjedhni fshesa tjera...po ju presim ne rruge para turizmit...dikush nga ndermarrja ju pergjigjet,ooo kthenju more...se po ju fillon viti tjeter shkollore...!!!!
...Prandaj ka shume mundesi se zgjuersia e tepert e disa mesuesave nuk perputhet me vitin 1887 per shkollen e pare Shqipe...!
...Ashtu sic ka nga keta mesues,qe pranojne ne zgjuarsine e tyre te thone se:ne kohen e pushtimit otoman,vajzat(cikat)e Malesise Madhe kane dale nuse me vel...!
GEZUAR,GEZUAR FESTEN E 7 MARSIT !
Kujdes,kujdes ju qe skeni cfar te beni, mos ja ulni reputacionin mesuesave te nderuar...!!!
E kam vene re se cfare do diskutimi te behet, ti do hish ta kundershtosh per te nxjerre se sa i mencur je !!!
Ndoshta kjo asht sepse nuk ka kene organizatore AACAA "Sofra e Kurbetit", ose e thane popullorce nuk ju a ka pje.rdh kush muhabetin...
Ti vjen ktu me na kallxu nje barcalete pa pike humori per mesuesit (shikjo se mos e ke adoptuar nga profesioni qe ke patur) kur barcaletat per Police e Kapterra jane te pa numruara.
Sa per informacion, si i thojme na shkodranet per mos me te lane me deke injorant, sistemi i mesuesise nuk ka ba kurr Pune Prodhuese si kane ba Kandidatet per Antare Partije e "Kuadrot" e tjere me ka 10 stilolapsa te vume ne gjepin e vogel te gjaketes, per arsyen e thjeshte se mesuesit cdo vit ka pase aksione me nxanesit ne bujqesi apo zborin po ashtu me nxanes. Per pune prodhuese ne fabrika kan pas mesuesa te specializuar.
Te lutem me trego aktivitetin e fundit qe ka ba AACAA "Sofra e Kurbetit", jam i sigurte se edhe ti e ke harru daten...prandaj mos denigro cdo gja qe bajne te tjeret vetem per arsyen se nuk e ke ba ti.
Keq apo mire Revista Kuvendi i ka te pakten 2 aktivitete te stabilizume ne vit, ti po dite ma mire bani edhe ti, nuk ta ka kush me inat, ashtu si han inat ti me te tjeret.
Tash po te kallxoj une nje barcalete:
Dy te rinj te apasionuar pas kompjuterave, insistojne te gjejne online statistika per barcaleta per polic e kapterra, por mbesin te zhgenjyer nga rrezultati...VETEM 2 BARCALATE !!!???. Insistojne me shume duke e ditur se rezultati nuk ishte real duke kontaktuar forumet online, por marrin pergjigjen shokuese..."VETEM 2 JANE BARCOLETE SE TE TJERAT JANE TE VERTETA CFARE TREGOHET PER POLIC E KAPTERRA"
Faleminderit per mirkuptimin.
Ju lutemi merrni urimin tim seriozisht,e mos e shperndaj mendimin aq shume per te gjetur nje date tjeter per mesusit,mendoj se eshte zbulim i veshtire per ju & co.pasi nuk keni zbuluar emrin tuaj akoma...!
Ndersa,per fjalen Cike ne Malsi,ke shume te drejte se nuk e perdorim,por eshte kolegu i juaj qe ka bere kete zbulim historik tek "Malsia dhe Fiset e Saj" qe se bashku me kete fjale te paperdorur,na sjelle edhe fjalen tjeter -Vel- qysh ne kohe te turkut...!Nuk e di a do ta pranosh ti,apo jo ?
Kurse pyetjes qe me ben,se ku i kam bere copy and paste mendimet e mia,po te pergjigjem shkurt dhe sakte:Te gjitha i marr tek budadhadheqet tuaja me shoke...!
Per z.Paulin Palushi,
Ne radhe te pare te uroj qe te mos keshe besdi kundershtimet e mija,ato nuk jane lavde as mburrje te mia,por jane kontestime qe une reflektoj haptazi,jo me percmime as inate sic i quan ti...!Kundershtimi nuk eshte inat,eshte ferra qe mbydhe rrugen e gabuar...!
Se dyti,une nuk erdha tek ju me diftu barceleta,jeni ju ata qe erdhet tek ne me barceleta...ne morem pjese se largu ne qyfyret tuaja...!
Se treti,kush perkrahe fudullekun nje dite do te behet pronari i saj...!
Mos e keqkupto,po vlersoje thirrjen qe ju bera...per te mos prishur dinjitetin e mijera e mijera mesuesve te nderuar.
...Historine nuk e shkruajne te diturit,ate e shkruan jeta...
Cfare kerkon nga une qe ta analizoje ?
Mos kerkon qe te analizoj fjalet tua "QETHI I KURBETIT" !?
Sipas analizes time po ta shpjegoj edhe fjalen QETH,pasi ju qenkeni nje letrare i zgjuar me paaftesi te kuptuari te fjaleve qe vete i perdorni.Ka ardhur koha qe te keshe shume kujdes ne perdorimin e fjalorit qe nuk e njef.
Me pare po te shpjegoj fjalet "Sofra e Kurbetit" qe do te thote:bashkimi i te ndareve...!Bashkim vjen nga fjala sofer...Kurbet vjen nga fjala kurbe ose thjesht ndarje...
Ideja ime ka mbizoteruar tek vullneti im i mire per te punuar tere jeten per kete ceshtje,pasi ne si komb nuk jemi te ndare vetem nga atdheu,por fatekeqsisht, ndarja me e madhe dhe me pasoja te demshme ekziston tek ndarjet krahinore,politike,fetare e deri tek ato intelektuale e shoqerore...Prandaj sa here pyetni se cfare keni bere ju,apo cfare po beni ju si shoqate,pergjigjen mund ta merrni tek mendimi i juaj, nese e vleresoni punen tone edhe pse pa buje por ne aktivitet te perditshem me ju dhe komunitetin.
Cdo e mire qe vjen nga aktivitetet e komunitetit tone,jane edhe aktiviteti jone sepse ndjehemi krenare,ndersa cdo e keqe qe buron nga aktivitetet e komunitetit tone,ne reflektojme hapur pa ndrojtje dhe pa shikuar interesat personale,vec ato shoqerore,prandaj quhemi "shoqate" ,edhe ky eshte aktivitet...!
Tani po ju shpjegoj fjalet "Qethi i Kurbetit".Une te kuptoj se shprehesh me shaka per tu tadhur,nga fakti se e njesoni fjalen qeth me fjalen sofer.Pikerisht ketu qendron edhe e keqja e juaj,se ngaqe jeni materializuar ne jeten tuaj nepermjet aktiviteteve letrare,edhe kuptimin e fjaleve te mesiperme e njihni veten ne variantin material dhe jo ne ato filozofike e shkencore.Jam i bindur se ti, edhe qethin edhe sofren i njef vetem si objekte druri qe sherbejne per te gatuar dhe per tu ushqyer...Por ketu gabohesh kur e zevendeson fjalen "Sofer" me fjalen "Qeth" aq ma teper kur behet fjale per nje shoqate qe ka zgjedhe emrin "Sofra e Kurbetit" per ti bashkuar emigrantet...
Kurse zevendesimi juaj i gabuar "Qethi i Kurbetit" vret shume keq,mbase edhe me keq se shprehjet e don Antonit, qe "Zeqot me Co" po fallsifikojne ndergjegjen e tyre,si e si me realizuar nje deshire te keqe...Duke jua shpjeguar funksionin e Qethit si objekt,ai sherben per te futur sende(si buk,mish,tavaetj.)ne furren e pjekjes...!
Besoj se tani e kupton se ju kemi kuptuar cfare keni thene me fjalen "Qethi i Kurbetit"?!!
Ne "Sofra e Kurbetit" po punojme per bashkimin e emigrantave...
Ndersa ju,me "Qethin e Kurbetit" po perpiqeni ti merrni te bashkuar dhe ti piqni ne furra...
Kujdes se nje dite do te pergjigjesh...sado i maskuar qe je!
Thuhet ne materialin e Kuvendit dhe te Albdreamsit qe sigurisht qe shteti komunist i dinte, por nuk mund ti pranonte se kishin funksionuar ne vendin dhe nga personalitete jo te duhura. Nuk e kuptoj se cfare kan dasht te thone me kete formulim. Perse shteti komunist nuk ishte dakort me vendin(ne veri), ajo do te ishte nje ngjarje historike, s'ka rendesi veri apo jug. Po personalitet ne vitin 1632, 1638, 1639 e tjere ne shkollzat e Zadrimes; cfare lidhje kane me shtetin komunist, apo me personat e shkollzave te jugut; ato kane jetuar 300 vjet dhe u ngatrruan dhe me PPSH-ne.
Nuk duhet te habitemi qe mbase nuk e ka dite njeri se cfare ka trajtuar ne 1935 Hylli i Drites. Ne shqiptaret mburremi njeri me tjetrin dhe me histori se jemi nje nga popujt me te lashte ne Ballkan; pra duhet thene se po te kishte informacion, ku me marre qe te mburreshim dhe per shkollen me te vjeter ne Shqiperi dhe per mburrje nuk duhet rene ne qafe atij shteti se e kemi pase ne lartesine e duhur ne cdo regjim, prandaj dolem bllof.
Te shikojme ne te ardhmen qe kjo bombe sa do ta kete efektin. Se nese kemi kenduar O Korce o lule, ta paqim per jete hua, nuk e kemi problem se kendojme kengen, mos te qofsha pike faliminderit se paskam pase shkollat e para ne veri. Me siguri Enveri do ti kete caktuar keto data; do pare dhe Liceu i Korces, ose duhet bere ndonje katedrale, ose privatizuar, nuk duhet permendur se ka studjuar Z. Hoxha.
Kam mendimin qe meqense kjo kundershti ka lindur ne emigrim( komunitetin tone), qe te marre jehone duhet te shoshitet ne shoqaten e intelektualve, si ajka e komuniteteve tona, te jene te ftuar, gjuhetare, shkrimtare, studjues edhe te shteteve te tjera. Konkluzionet te pasqyrohen ne mediat e komunitetit, ne internet dhe ti dergohen sektorve perkates ne Shqiperi. Kaq per sonte, naten e mire.
Ah çensura, u mungon çensura,sa bukur ishin ato kohe kur pjerdhte Enveri dhe ata shkruanin e shkruanin per ti thene vetem "shendet".
Perendoi ajo kohe dhe ne jemi ketu per te shpreh mendimet tona modeste e te lira(fale demokrateve te ketij sito)pa pretendue qe ajo qe ne themi eshte ma e drejta, ma emira e ma e bukura.Veç thjeshte per te rreh mendimet tona.
Mua personalisht nuk me shqetson shume data e festes se mesuesit, qe munde te mesin ajo qe eshte apo te ndryshohet ashtu si ju e mendoni,ne thelb nuk ndryshon shume,gjithmone sipas meje.
Une do prisja prej jush te nderuem profesor, mesues e studiues te mbledhun ne ket tubim festiv qe te delnit me nje propozim qeverise demokratike ku ti kerkonit pregatitjen dhe mbledhjen e nje kongresi mbaretnik shqiptare te profesoreve, studiuesve e gjuhtareve, per te diskutue dhe revizionue kongresin e drejtshkrimit te gjuhes letrare shqipe.
Deshiroj te theksoj ketu, jo per te hedhe poshte ato vendime dhe rregulla te drejtshkrimit te shqipes, por per ta permirsue e plotsue te shkruemin e shqipes tu perfshi te dy dialektet,te cilat sipas meje do plotsonin me mire njera tjetren dhe jo te perjashtojne njera tjetren.Ne kohen e diktatures u abuzue shum ne dem te gegnishtes dhe si rrjedhoje edhe ne dem te gjuhes letrare te shkrueme.Kto dy dialekte kryesore ne raport te drejte,pa abuzue njana mbi tjetren do na japin nje gjuhe me virtuoze, me moderne e me te pranueshme.
Ky duhet te jete shqetsimi i vertete i mesuesve,studiuesve dhe akademikeve te mbare teritoreve etnike shqiptare.
Tu pershendete te gjith ju te nderuem profesore,mesues e studiues, ju uroj festen dhe mbaresi ne jete.
No comments:
Post a Comment