Friday, July 30, 2010
Ballkani te sillet perseri ne zemer te Evropes
Opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Deklaraten e Pavaresise se Kosoves, javen e kaluar, erdhi si nje shok. Pothuajse cdokush, perfshire edhe serbet, qe kishin kerkuar mendimin e Gjykates, vleresuan se ai do te ishte dykuptimesh. Por, vendimi nuk ishte i ketille. Deklarata e Pavaresise ishte legjitime, tha Gjykata, e cila nuk eshte marre me ceshtjen me te gjere lidhur me te drejten e Kosoves per ndarje, pasi nuk ishte pyetur per kete ceshtje. Ne vigjilje te vendimit te Gjykates, plani i Serbise ka qene qe te kerkoje bisedime te reja per statusin e Kosoves. Kjo do t’i kundershtonte 22 shtete te Bashkimit Evropian, qe e kane njohur Kosoven. Shefja e politikes se jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, kishte bere thirrje per Serbine dhe per lideret shqiptare te Kosoves, duke u thene se BE-ja ishte “gati per lehtesimin e procesit te dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit”. Zonja Eshton eshte potencialisht e penguar per shkak se pese vende te BE-se refuzojne ta njohin Kosoven. Por, kjo nuk e parandalon ate nga shtypja e pulles, tash per veten e saj dhe per Evropen. Krahasuar me zgjidhjen e problemeve ne Lindjen e Mesme dhe ne Afganistan, Ballkani Perendimor eshte i lehte. Secili vend ne rajon e ka qellim strategjik anetaresimin ne Bashkimin Evropian dhe te gjithe e kuptojne se duhet bere edhe me teper per realizimin e nje synimi te tille. Me perjashtim te Kroacise, qe mund te pranohet ne BE deri ne vitin 2012, vendet e tjera te Ballkanit: Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqiperia, me gjase nuk do te jene te pergatitura para vitit 2020. Pra, ato vende qe tash e kundershtojne zgjerimin, e para se gjithash Gjermania, duhet te binden perseri. Zgjerimi nuk eshte per neser, por mbajtja e shteteve ballkanike per te levizur perpara eshte jetike. Kjo eshte me rendesi, pasi BE-ja eshte premtuese e stabilitetit dhe e sundimit te ligjit per rajonin, te cilit i duhen qe te dyja dhe pa te cilat do te rrezatohet jostabiliteti dhe krimi i organizuar. Pra, shtrohet pyetja cka te behet tash? Zonja Eshton duhet t’i jape energji procesit, qe ka stagnuar ne muajt e fundit. Kur eshte fjala per Kosoven, Evropa mund t’i levize gjerat perpara, vecanerisht ne partneritet me Shtetet e Bashkuara. Neve nuk na duhet tash zgjidhja finale, por na duhen kompromise dhe konstruktivitet dykuptimesh nga te dyja palet. Evropa ka qene dhe do te jete plote me mospajtime ne kuptimin e territoreve dhe sovranitetit. Por, kur ekziston vullneti, gjendet menyra. Ne kete aspekt, Serbia duhet te levize perpara ne statusin e kandidatit, sa me pare qe te jete e mundur, ashtu sikur edhe Mali i Zi, Shqiperia dhe Bosnja. Maqedonia duhet ta marre daten per fillimin e bisedimeve per anetaresim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment