Friday, July 30, 2010

Kur duan të mohojnë lirinë në Amerike!

Kur duan të mohojnë lirinë në Amerike!


image

Të respektosh liderin në kufirin e neveritjes, pështirosjes për hir të diçkaje që në thelb nuk po të kerkohet, kur nuk di të sjellësh asnjë argument, është ndera ma e pandershme që i bëhët lirisë.

Ti thuash dikujt në Shqiperi,Kosove apo përgjithësisht në trojet tona nga kemi ardhë ketu në Amerikë,se të cenohet fjala e lirë në mergatën tonë të nderuar amerikane,për ta është e pa pranueshme, deri në kufinjët e absurditetit.

Po ja që ndodh edhe kështu,që në mergatën shqiptare të Miçiganit, fjala e lirë të kushton shumë shtrenjtë.

Të kuptohemi,kjo shtrënjtësi e mëndimit, nuk vjen si rrjedhojë e mungeses së lirise nga administrata Amerikane,apo nga ligjet e demokracisë se ketij shteti multietnik,por për fat jo të mirë tonë vjen, si pasojë e vetcensurës që i bëjmë ne njeri tjetrit.

Mergata shqiptare në këtë shtet, sipas kohes së ardhjes mund të ndahet si;e vjeter,para 40 vjetëve, e mesme ,para 25-30 vjeteve dhe e re,20 vjet e deri tash qe po shkruaj.Pra edhe vjetersia e ekzistënces në megrim, ka bërë që të kemi disa risqe në jetesë ,kulturë dhe mardhënje me njëri tjetrin.

Por, edhe vëndet nga kemi ardhe sjellin nje përshkallëzim mardhënjesh në mes nesh dhe kulturave që përfaqesojmë, secili nga grupet që ceka më sipër .

Pamvarsishtë se jemi në një vend demokratik, ku lira e fjalës së folur dhe asaj të shkruar është e garantuar me ligj,ne, pak ose aspak e njohim këtë realitet, ose me mirë ketë bazë themelore të shtetit në të cilin duam të integrohemi.

Kjo vjen,për mëndimin tim, për shumë arsye, disa nga të cilat do përpiqem t’i shpreh në këtë shkrim.E gjithë mergata shqiptare e ardhun në Miçigan, kush më parë e kush më vonë vjen nga shtete me mungese të theksuar të demokracisë dhe të lirisë së fjalës së folur e asaj të shkruar. Pra, nuk e ka kulturën e debatit,kritikës dhe pëndesës ,mëndimit të lire, ashtu si e kupton çdo kush në mënyrë të pavarun, thënjës së mendimit në sy,në mediat e shkruara dhe ato autovizive. Në shtetin amerikan ,kjo mergatë është hasë me një sëre veshtërsish ekonomike dhe sociale,të pranueshme për çdo emigracion kudo e në çdo kohë,që nuk i kanë lënë kohë të mëndoj shumë për lirinë që i është afruar, që e prek çdo ditë dhe si mund ta administrojë si dhe sa më mirë për interesa të veta.

Në Shqiperi, Kosovë dhe ndokund tjeter në treva shqiptare ka fillua të zhvidhohet linja e debatit, në tv,radio dhe gazeta, biles nganjëherë edhe në shperdorim të lirisë,por mergata në Amerikë këtë realitet nuk e pranon ose edhe ateherë kurë e pranon e merr të cunguar,të njëanshem ose e keqperdor dhe e keqinterpreton. Edhe kjo ka arsyet e veta, themelore është niveli i ulët arsimor i mergatës. Pa ju referuar statistikave dhe trevave nga vinë një pjese e mirë e tyre, të cilët, nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë as shqip,as anglisht apo në ndonjë gjuhë tjeter.

Edhe këtu është një nyje gordiane e fortë e mosrespektimit dhe mospërdorimit të lirisë,pasi duke mos e lexuar,duke mos e shkruar dhe duke mos e përdorur , ajo (liria) nga resurs i çmuar për zhvillim kthehet,jo rallë në arënë përplasjesh që, edhe mund të perfundojnë rrezikshëm dhe me pasoja për komunitetin mergimtarë.

Koha po e tregon se shqiptaret e çdo treve, e duan edhe kur nuk e kanë liderin,numer njëshin. E krijonë atë, po që se nuk e kanë !! Edhe kot fare.

Ta fryjnë,ta lavdrojnë,ta çojnë deri në kujfinjët e hyjit.E gjatë kësaj kohe nuk e lejojnë lirinë e fjalës, qoftë për ta thënë edhe ma të voglin mëndim në sensin e kritikës ndaj tij. Qoftë larg ajo punë!!Ka te tillë “heronj” sa po tu cenohet lideri sado pak, shkojnë deri në kufitë e marrëzise sa që prishet vellau me vella,kushriri me kushri ,shoku me shok e miku me mik e vallja shkon aq gjatë, sa bëhet sherr në komunitet.Kjo vjen nga mos respekti per njeshin,pasi ai nëqoftëse vertetë është i tillë nuk ka nevojë për aq hymne e mbrojtje, pasi puna dhe vepra e liderit flet vet. E gjitha kjo vjen nga mos njohja e lirisë,çfarë është ajo e aq më pak sa vlera ka kur përdoret drejt, në kohë e në vendin e vet.

Të respektosh liderin në kufirin e neveritjes, pështirosjes për hir të diçkaje që në thelb nuk po të kerkohet, kur nuk di të sjellësh asnjë argument, është ndera ma e pandershme që i bëhët lirisë.

E aq me keq është për lideret e sajuar dhe njëshat e pamerituar,vetem për hir se duhet me pasë njësh, që një pjësë të duket nëpër salla e bankete,në tryeza nderi e takime,të mbaj fjalime retorika të pshtirosura,të perseritura e riperseritura,vëtëm se njëshi u jep mundësinë për tu dukur edhe ai që vë gisht në vend të firmës e kjo në sajë vetem të krijimit të njëshave të rrëjshëm dhe abuziv. Ketu është edhe zanafilla e përçudnimit në përdorimin e lirisë e, sidomos të lirisë së fjalës.

"Njëshat" e komunitetit, që për fat të mirë s’kemi shumë, por edhe ata që i kemi janë të dhunshem e shumë abuziv, e kanë frigë shumë lirinë e fjalës se thënë e të shkruar. Përdorin të gjitha mjetet e thjeshta e të sofistikuar për ta shtypë qyshë në embrion lirinë e mëndimit kundër për veprimet e papelqyera të këtyre njëshave të rrejshëm. Ka shumë arsye që e dhunojne embrionin e lirisë së fjalës; e para pasi e dinë paaftësinë e tyre,e dyta se është e veshtirë që me gjithë ketë zhvillim të mediave, liria e fjalës së vertetë i bën të bien shpejt nga piedestalet.

Metodat dhe mjetët që përdorin “liderët e nderuem”të komunitetit mergimtarë në Miçigan janë djallëzore, pasi sa më të paaftë të jenë, aq më shumë djallëzore e të pamoralshme jane veprimet e tyre,por edhe të rrezikshme, pasi për të mbajtë “piedestalin” e pamerituar bejnë çdo veprim të panjërzishëm deri në kufinjët e çmendurisë, sa të përdoren, piedestalet dhe foltoret për të leshuar “namë” edhe ndaj brezavë të rinj, që nuk kanë as më të voglën përgjegjesi dhe atëherë bodiguardet duartrokasin,zgerdhihen dhe skermisn dhëmbet, se moren fitore ndaj bashkëkombasit të vet mergimtar, ndaj kushririt, vellaut, mikut apo shokut. Çudia nuk përfundon ketu !!!!

Lideri, njëshi i rrëjshëm kujton se me lirinë që shpërdoron mbyllë gojen e komunitetit,gabohet rëndë.Gabohet pasi ai nuk e kupton se sa kot,sa bosh është në shpirt. Gabohet, se ky njësh nuk e di se ajo liri i ka ardhë nga ata që i perbaltosë gjatë kesaj kohë që ështe ngop me liri, dollar, duartrokitje, hymne e filma, ditëlindje e respekte deri në zvarritje korridoresh të ndertuara me mundin e djersën e atyre që ai i anashkalon, ose i shan deri në qelizen e vogel të trupit e jo nga servilet dhembe skermitur e grykegogsitur, që mos o zot t’i rreshqas këmba liderit, se të paret janë ata që i kthejnë krahet dhe peshtynë mbi rrugen e tij të gabuar. Edhe kjo është mungesë e njohjes dhe zhfrytezimit të rrugëve të lirisë.

Ky “njësh” ose më mirë këta “njësha”, të cilit ose të cilëve nuk e kam veshtirë t’ua cekë emrat për gjolin ku e fusin shoqërinë,në raport me të tjerët, kanë kaluar në delir madheshtie. Kanë nevojë t’u shkojnë televizionet, radiot, gazetat, revistat, aparatet fotografik nga pas, kanë nevojë te shkruhen hymne e dokumentar për ta, kanë nevojë për puthadorë gazetaresh,por nuk duan kurrën e kurrës të lejojnë që të shkruhet e të flitet lirisht, ashtu siç i bejnë të mirat e më shumë prapësitë ata vetë.E në rastë se ndonjeri “revoltohet” për ato që sheh,prek e ndjenë dhe merr guximin shkruan,publikon video apo foto të këtyre njëshave egoist,pra video me fjalën , sjelljet e gjestet delirante të tyre, ata pa pikën e turpit kerkojnë të ndeshkojnë gazetarin, opertorin, editoristin, folsin që nuk i kanë mbuluar prapsinat e tyre.

E kur zihen mat, duan më çdo kusht, që me “heronjët”,”bodiguardet”servile të tyre, të kercenojnë lirinë e shtypit.

Eh sikur ta dimë autorin e shkrimit,videos,fotografise- thonë e sillen si hienat e vdekjes në shkretire,njëshat e komunitetit. -Çfarë do tu bëjmë,-thonë edepsezet !!! Çudia s’paska fund ! Askush nuk mund të flasin në emer të komunitetit, kurë nuk ka marrë votën e tij.Këto janë elemënte të demokracisë. Por, këta “njësha” abuziv e delirant,të vetshpallur, flasin në emer të qëndrave mbarë shqiptare inekzistente,të institucioneve e karrigeve, vetëm të imagjinuara në kokat e tyrë, japin “tendera” se kush televizion apo radio,gazetë apo reviste e komunitetit do të hyjë në aktivitetet e tyre e kush jo!!

Ai është mysliman e nuk bën të jetë në këtë aktivitet e ai, ai eshte laik e ai ateist, ai është shok i mikut të mikut të atij që ka shkrua kunder njëshit. Po çfarë kuptimi ka atëhëre ky lider,njësh apo qënder që dhunon për pikë të ditës lirinë e fjalës dhe të besimit të sanksionuara me ligje në kushtetutën Amerikane?!

Po ku e merr të drejten e diskriminimit mbi baza fetare, racore apo shoqerore ky grupim “elitar”, mendjegrisur!!? Po, po tek mungesa e kultures dhe shkollimit të tyre.Vetem aty!

Duke mos përdor emrat konkret, mendoj se edhe “heronjet” e “bodiguardet” e ketyre “njëshave” do ta kuptojnë sado pak vëndin se ku janë e kujt i sherbejnë e, ndoshta do t’i therrasin ndergjegjes për kthesë, se kurrë nuk është vonë.

Pranvere 2010

No comments: