Pamëshirshme" -nga arshiva (fotografi)
Diten e diele ne nje nga sallat e konferecave te kishes katolike te “Shen Palit” ne Rochester Michigan eshte organizuar promovimi i librit te Fran Camajt “Meshire e Pameshirshme”,organizuar nga shoqata atedhetare “Malesia e Madhe” Michigan dhe “Lidhja e intelektualve shqiptaro-amerikan” Michigan.
Ishin te pranishem dashamires te letersise dhe artit,aktivist te komunitetit shqiptar ne amerike.Kishte ardhe nga Malesia autori Fran Camaj i shoqeruar nga bashkeshortja e tij.
Kishte edhe stundent shqiptare ne shkolla amerikane.
Takimin e drejtoi Vilson Sinishtaj,sekretar I shoqates atedhetare Malesia e Madhe, i cili i dha fjalen kryesore Rush Dragu i cili beri nje recense te plote dhe te hodhesishme librit, (fjala e tij e plote eshte ne vazhdim),pastaj foli Lulash Nika Palushaj,rreth zhvillimit ne vite te shkolles shqipe ne malesi. Foli edhe vete autori Camaj. Ishte I pranishem televizioni shqiptar i Michiganit.
Ne fund te takimit ,autori ka shperndare me autograph libra te botuar nga Fran Camaj.
Fran Camaj,nderon bashkeatedhetaret e vet me një vepër letrare.
Rush DRAGU
Fran Camajt me siguri qe i ishte dukur se i kishte mbetur pëng diçka per të thënë për malesine e tij duke botuar vetem librin e pare e keshtu qe sot vjen me vellimin e dyte “Meshire e Pameshirshme”.
Të më lejoni ju të pranishem ,po ashtu edhe autori, pasi me te drejte keto dy romane do ti quaja “Saga e Malsise”.
Fran Camaj me një ndjenjë të larte pergjegjesie ndaj atedheut dhe kombit të vet ka punuar mjeshtrisht me keto dy romane epope për të lartesuar malsoret e tij, ku me te vertete ata jane dhe e meritojne.
Ashtu siç thote edhe në fillim te librit se “Meshira e Pameshirshme” eshte vazhdim i librit te parë,lexuesi pregatitet për skena dinamike,personazhe dhe karaktere që të mbeten në kujtese gjatë pasi ke mbaruar se lexuari këtë libër.
Vendngjarja është Malsia por e ndarë tashe me tre plane gjeografik,Malesia,Kosova dhe Amerika dhe shume plane të tjera jetsore.
(Ne foto Rush Dragu gjate diskutimit)
Njerzit dhe ndodhite janë ato qe shohim,njohim e na kane treguar çdo ditë.
Por ato kur i afrohen konkretes me emigrantet në jetë,autori mjeshtrisht i largon në horizont,i rrotullon dhe i çon tek e pergjitheshmja që cdo njerit prej emigranteve i mbetet nga nje cifel.
Autori nuk ka inat me asnje personazh te tij,për gjithesecilin ka kujdes,tja nxjerr në dritë të gjitha cilesitë që i duhen atij për të perciell tek lexuesi mesazhin në prespektive.
Kolona mbi të cilin ngrihet gjithë historia e librit është familja malesore.
Eshtë treguar shumë i kujdeseshëm deri në imtesine me të vogel që cilesite më të mira, të trasheguara në shekuj nga malesoret, të vijne thjeshte, dhe shumë kuptueshem , të shpalosen një nga një,ngadalë dhe natyreshëm nepër kapitujt e romanit. Qellimi i autorit nuk është që me këto cilesi vetem të ndërtoje personazhe dhe ngjarje në roman,por kryesorja të dergoj tek lexuesi dhe brezat e rinj thirrjen për ti ruajtur dhe trasheguar në shekujt keto virtyte të baballarve të vet.
Mark Luli dhe e shoqja në Malesi dhe pothuajse ajo gjenerate e vjeter eshte duke i lënë lamtumiren kësaj bote.
Brezi i ri po largohen një nga një drejte viseve dhe kombeve të tjera,të paket janë ata që kane mbetë në ato troje.
Pal Luli, trashigimtari i vetem i shtepise se Lulajve në Malsi,ka mbaruar shkollen e larte dhe është martuar me një kosovare me të cilin ka edhe një djale.
Martesa e Tij është sjell me qellim në liber si shenjë e bashkimit midis malesisë e Kosoves si një domosdoshmeri për të qënë një trojet shqiptare.
Pikrisht figures së Pal Lulit,tashmë me cilesi të reja,si malesor i shkolluar, njeri mënçëm dhe bujar, patriot deri në sakrifice sublime,autori Camaj i ka kushtuar vemendje të vecantë. Ai si skulptori që gdhende detajet e trupit të një heroi edhe Camaj ka qenë shumë i kujdeshem që personazhin kryesor ta mbuloj me virtute të mira që lexuesi ta ndjej veten krenar i të qenurit shqiptar.
Dhuna dhe represioni jugosllav,qoftë serb po ashtu edhe malazez vjen llahtarshëm në ngjarjet kosovare por edhe në malesi.Pushimi nga puna i Palit dhe Bukuries , burgosja e më vonë torturat ndaj Palit,torturat çnjerzore ndaj Bukuries shtatzenë që për pasoje humbe foshnjen në muajet e shtatzanisë janë percjellë artistikisht por edhe me vertetësi nga autori.
Duke qenë se jeton nën shtetit malazez dhe se punon prej shume vitesh në institucione informative, figura e autorit rritet para lexuesit si patriot dhe shqiptar i devotshëm. Pervec vlerës artistike që ka libri,percjellja me shumë vertetesi e gjëndjes së krijuar nga genocidi sllav në viset shqiptare të detyrojnë ta respektosh edhe disa herë më shumë autorin Fran Camaj.
Më duhet ta përseris shpesh fjaleën MESAZH pasi në ëdo kapitull ka një mesazh për jetën,për malesinë,për malesoret.
Ka nje mori ngjarjesh që e mbajnë në tension lexuesin,por duke u nderthurur e keshtu autori ka ditë të ruaj linjën kryesore të romanit dhe personazhet kryesor të dominojne mbi të tjeret.
Plaga e emigracionit është evidente në të gjithë historinë e Camajt.Jetesa me mirë,shtepiat me të mira, makinat luksoze,dollaret më shumë, hapsirat e fushave pa fund në amerike duken se zveniten para Malsise,ato nuk janë asgjë.
Kur po krijoja ketë ide për romanin mu kujtua një thënje për greket :
“ Mos i besoni dhuratës se grekeve se jo çdo gjë që shkelqen është ar..” edhe autori artistikisht ka derguar tek mërgata e malesisë se shkelqimi i amerikes nuk duhet tua humbin nga kujtesa detyrimin njerzor mbi te gjitha për malesinë,për atë malesi me ato troje shqiptare që brezat në shekuj e mbrojten e trasheguan të paster gjuhën e traditat për mos tu asimiluar nga osmanet dhe as nga sllavet. Atë që pushtuesit në shekuj me forcën e armeve dhe ushtrive mizore nuk arritën ta asimilojne, sot joshja drejt së panjohures më të mirë dhe më me luks po bën që malesia të bier dalengadalë në duart e të huajve.
Autori Camaj në mënyrë indirekte i thotë lexuesit dhe nëpermjet tij bashkëkombasve të vet se në ato troje kemë qëndruar edhe në ditë më të vështira se këto të sotmet,nuk jem perulë dhe nuk i kem ndrruar ato troje me joshjen e një jete ma te mirë.
Nje linje shumë interesante në roman është ajo e shkëmbimit të letrave në mes Petritit në malesi dhe Palit në Kosovë. Ato janë në vetvete një akademi e jetës,është analizë e hollesishme dhe nxjerrje konkluzionesh, janë apel i ditëve të sotme. Përdorimi i korespondecës e ka liruar autorin nga dialogu i vrudheshëm që nuk të jep dhe aq kohë për përfundime të rëndesishme.
Për mendimin tim keto letra jane një nga kulmet e librit që me mjeshtri autori mund të detyroj lexuesin që tu rikthehet për ti rilexuar ato pasi kanë shumë materjal të koncentruar në pak faqe.
Besa e dhënë, vellezerve Tomes dhe Prënkes, të vdekur në amerikë se eshtrat e tyre do të prehen për jetë në malesi dhe situata e rrezikshme për të qendruar në Kosove,pasi ato ngjarje përkojne me fillimin e levizjes kosovare,detyrojne personazhin qendror te romanit të lanë gruan Bukurien,djalin Dritanin dhe të udhetojne në amerike tek vellai tjeter Gjergji.
Kushtet e reja dhe pamundesia që në fillim ishte në horizont e pak nga pak i afrohej për mos tu mbajtë besën e dhëne vllezerve të vdekur ,krijojne tek Pali në amerike një gjëndje të veshtirë psikologjike dhe me vonë perkeqesojnë gjëndjen shendetesore të tij.
Autorit në keto momente i vjen në ndihmë nga thellësia e vorreve,zëri i të parve të tij.
“Kurre mos e harroni atedhun qe u lame”.” Kurre mos e thyeni besen qe jepni,mbajeni ate me cfardo cmimi qe te jete”.
Keto jane mesazhet e gjyshit te Palit te vdekur shume e shume vite me pare. Jane ato thirrje të brëndeshme që sapo mbydhte syte ,i therrisnin Palit të ngrihej e të bënte dicka për eshtrat e vellezerve.
Keto skena shumë tronditese në roman, të vëndosura nga autori, janë kujtese për mergaten e malesise se nuk është detyrim vetëm një ndihme materjale që dergohet në malesi,por pergjegjesia është akoma me e madhe ,se pastaj ajo pergjegjesi, nenkupton autori, do tju ndjekin prapa edhe në jeten tjetër.
Format e egra të shfrytezimit të trafikanteve për të pru në amerike malesore të rinj, kane kapituj të veçantë dhe zenë vënd të rëndesishem,janë arshivuar si histori me vete në ketë liber për ti thënë lexuesit të sotëm por edhe brezave te ardheshëm,pabesitë,genjeshtrat e shfrytezimin e eger të shqiptareve për ti çuar drejt tokës së prëmtuar.
Aq sa e don malesine dhe malsoret autori,aq sa ka kërkuar në fjalorin dhe encikolpedine shqiptare fjalë dhe figuracion letrar për ti berë heronj ata,aq është edhe i rreptë ndaj shume veseve dhe veprimeve jo të mira të bashkeatedhetarve të tij në mergrm.
Ato nuk kane persona konkret,por kur i lexon i beson dhe i kujton se janë ulur kembekryq në komunitetin e shqiptarve në amerike.
Vrapi i çmendur i disave drejt lavdit të pamerituar, shkruhet mjeshtrisht në roman duke mos fyer por duke ja thënë lexuesit se keto jane veprime që dëmtojne individin dhe shoqerinë.
Ai apelon nëpërmjet ngjarjeve në liber për rrezikun që është eminent tek rinia shqiptare drejt asimilimit,por edhe drejt braktisjes të cdo gjëje të mirë.
Fajtor për ketë, jo pak, autori me të drejtë bën prindërit,brezat e rritur që duke vrapuar vetem pas dollarit harrojne detyrimet që kanë për edukaten e femijeve të tyre,harrojnë kohen që domosdoshmerisht duhet harxhuar për edukaten e tyre.
Për të na dhënë me të qarte ketë histori autori ka zgjedhe dy familje ate të Jusufit dhe të Gjonit,njera muslimane dhe tjetra katolike , punën e tyre jashte cdo kufiri të pranueshem njerzor për fitim nga njera ane dhe dy djemet e vetem të tyre Xhimin dhe Xhozefin nga ana tjeter të cilet marrin rrugen e droges dhe trafiqeve të rrezikshme që më vonë do të humbasin edhe jetën.
Perfundimi i tyre është nje varr i përbashket mermeri. Ja pra mesazhi që duhet ta dime se ky vrap i çmëndur jashtë mundesive reale të emigrantit të çon në atë fund..
Dy pronarë me shumë dollare; Jusufi dhe Gjoni por pa femijë,pa të ardhme,tek e fundit pa asgjë.
Autori jo pa qellim ka zgjedhë nje musliman dhe nje katolik,për të treguar bashjetesen e shkëlqyer të shqiptarve në përgjithesi dhe malesorve në vecanti, pa dallime fetare,pa djallëzi e perbuzje por gjitheçka vllazerisht.
Autori ka një nuhatje prefekte prej psikologu,pasi në prag të ngjarjeve në Kosove, gjate saj dhe me pas,shantazhi psikologjik i kishes ortodokse serbe ishte eminent ,në qarqet Ballkanike dhe evropiane për ti paraqitur si fundamentalist islam shqiptaret, ajo pa bujë të madhe ka infiltruar në mënyre shumë djallezore edhe tek vetë shqiptaret e besimeve të ndryshme duke injektuar ketë ndasi me qellim që në nje hap të mevonshem të bëhet një hëndek drejt një konflikti të mundeshem dhe shume të rrezikshëm për vetë shqiptaret të cfaredo besime qofshin.
Varri i perbashket i Xhimit dhe Xhozefit nuk është rastësi në roman por me atë gjetje , Fran Camaj i ka ngritur një permëndore virtyteteve më të mira të shqiptarve “Respektit dhe mirekuptimit për njeri tjetrin”.
Ai do te thote se nuk ka gjë në botë që ti përçaj shqiptaret.
Fran Camaj i ka kushtuar nje kujdes të madh mbydhjes se kësaj “Sage Malsore”.
Ai burrërisht dhe me një ndjenjë respekti të madh për parardhsit e Tij ,ka bërë qe thirrja nga varri të kthej në jetë Palin,të humburin e përkoheshem të amerikes që ti mbijetoj semundjes dhe të behët i devotshem për vëndin e të parve të tij.
Simbolikisht Camaj u thotë miqeve të Tij lexues, në kredon e mbydhjes së romanit se shqiptari edhe nga varri duhet të ngrihet për të çuar amanetin e gjyesherve,baballarve,vllezerve e motrave në vënd.
Ketë ai e ka sjelle realisht me heroin kryesor të vepres, Pal Mark Lulin e Malsisë.
Duke e mbydhur ketë diskutim, autorit i uroj pune te mbare dhe suksese të mëtejshme. E falenderoj për punën që ka bërë dhe emocionet qe ka percjellë tek ne lexuesit dhe dashamiresit e tij në veçanti dhe të librit shqip në përgjithesi.
Faleminderit.
Foto nga : Zef PERGEGA
Comments (44 posted):
Mendoj se ketu e ka qellimin dhe promovimi dhe recensat orjentuese, te njera pas tjetres, te afishuara nga intelektualet e komunitetit tone, Pergega dhe *****.
Diskutimet dhe vecanarisht ligjerata e z. *****, i lane te kuptojne pjesmarreseve se vete ne shqiptaret, jo vetem qe po mundohemi ta justifikojme "ecjen ne rruge te pashkelura",por keto vitet e fundit, edhe te shkujdesur, zbathur dhe neper gjemba helmuese.
Shkrimet e herepasehershme, te sjellura ne faqen elektronike Albdreams, komentet perkatese, kane qene nje kembane e fort ne vesh te komunitetit tone; per te na terhequr vemendjen se, gjerat me te vecanta, te mbijetuara te kombit tone, nuk kane qene dhe as do te jene old fashioned.
Faliminderit autorit F. Camaj, organizueseve dhe ligjeruesve te promovimit, qe perpiqen dhe gjejne kohen,per te na vene ne dieni.
Me Leken, mund te rrime e te llafosemi reciprokisht, por me e pasqyruar te verteten, kure i kethejme shpinen njeri tjetrit, nuk kerkon semundllek ne ndergjegje, por pasterti.
Leka, eshte i semuar, qe kur ai nuk shkruan emrin. Nuk flitet, me peremrin dhe emrin qe ne fillim, vetem ne raste te radha, kur don me cilesuar nje te vertete. Te shkruarit e vertete, e ndihmojne, shkurtimet dhe shenjat e piksimit. Leka, flet sikur i ke borgje dhe dizinformon opinionin.
Fene, e ndrrojne lekat si Leka, ne shkembim te nje vendi pune, grushti parash, te nje mungese bindje te qendrueshme ne yndyren tone tradicionale kombetare; qe jemi kollandrisur deri me sot. Feja ime eshte SHQIPTARIA dhe nuk e ndrroj me asnjeren nga ata qe na kane ardhe nga Lindja.
Leka e din fort mire, por as me pseudonim, as me emer, nuk ja mban te thote te verteten se cilet te rinje kane kaluar ne fene babtiste protestane kristiane dhe perse, kjo krize e madhe ne radhet e komunitetit katolik? Per mua, duke qene nje komb jo multinacional,fete ne kurriz te tij, jane nje bajge e ndame pergjysme qe jemi te detyruar t'ju marrim ere; ndersa Leka, parfumohet dhe dehet me keto opjume, duke e percjelle te "kenaqur" edhe ne boten tjeter.
A i mesuat pra zoteri perfitimet e mija nga feja?!
A ka drec qe e duron tu i kerku llogari gjithkujt per emrin...pa ba hesap tjerat.
Thash e shnoshi ditlindja e spo ndihet ma por jo.
Thojn te vjetrit "...kush asht msu nuk rrin pushu..."
Por shyqur asht tu prit rrezultatin perfundimtare per zgjedhjet perpara se me fillu komentet... :) :) :)
Vec prezantimit te Palushit dhe respektit qe ai ka fituar nga shembellimi i vellait Tefe; asnje nga komentet e tij deri tani nuk kan qene serioze dhe te pelqyera per mua. Shikoni komentet e tij, gjate gjithe muajt kaluar dhe *'pergjigje ka marre nga shkodranet e tij.
Sa per teurine e Konfucit, ato e kane fillozofi, fe dhe shikoje se ku kane arritur kinezet; ndersa ju, as kinez prej Shkodre nuk mund te beheni! Ndersa une e kam mesuar rezultatin e sakte te zgjedhjeve, nga perfaqesuesit nderkombetare, dhe nuk pres tjeter. Por, me ju dhe si ju qe luftoni me mullinjet e eres, jane pak 20 vjet demokraci. Ndoshta jeni te paret ne barikate, per ardhjen, por te fundit per mbrojtjen e saje.
Sa per te kotin Leka, nuk ja vlen te debatosh! Ka mesuar ndonje gje nga une direkt, ose indirekt dhe mundohet te zvarritet si kermilli. Kure ka dale me emer i ka plase shashka tymuse ne dore; tani e provon me pseudo, po kush ja beson, dhe mendova se u terhoq... Megjithate, une jam i pa pertueshem, vej emrin dhe debatojme. Per mua ka rendesi qe ai ka debulese per komentet e mija per fene. Ky lloje peshku, kete koje don dhe ngelet ne grep.
Duke mos ju deshiruar perbuzjen, te parin e perzune patriotet e tij duke e njohur me shume si fallc; dhe natyrisht nuk do te komentoje shkrimin dhe krejt kroniken e mesiperme, por do te gricet me mua. Te dytin, nuk e lene miza, meraku... Shikoni vetem fjaline e pare, si e kupton lirine e te shprehurit...
Perfundimisht,duke gjykuar permbajtjen e dy komentuesve, shikoj ndryshim, le te na gjykojne te tjeret, se cili koment eshte jashte shkrimit dhe perse?
Naten e mire!
Po te pergjigjrm per pjesen time dhe ti vazhdo e merru me Leken.
1.-Ti i kerkon gjithkuj kush debaton me ty Leter Njoftimin (zakon policesh, nuk asht faji yt).
2.-Ti pergjigjesh gjithmone cfare ke ne mendjen tende dhe jo cfere te pyesin apo diskutojne.
3.-Ai "Shkodrani" asht prej Lezhet, pra Mirditor. Ndoshta pin kafe me ty perdite...
4.-Une nuk te pyeta e nuk te thash asgja per zgjedhjet por ti sic te thashe, pergjigjesh cfare e ke nder mend. Ti ke drejte qe i "beson" vezhguesve te huaj, sepse ju vazhdimisht i keni pas "porosite" nga Partite Komuniste motra neper Europe. Po ti si i knueshem harron se rezultatin e jep KQZ dhe jo Vezhguesit.
Dhe se fundi, mos e perdor me dashakeqsi emrin e Tefe Palushit. Une jam i vellai dhe e kam per nder. Por une kurr nuk kam perdore emrin e tij me i dhane randesi vedit sepse une kam personalitetin tim dhe me del boll. Kurse ti krenohesh duke i ra gjoksit e vjen e na thua se je djali i Nanes Parti si bashin dikur femijet e shpis se femijes :() :() :() :()
Me ngacmuan pak dy rrjeshtat e fundit te komentit te Z. Leke Pepajt. Ai, don te thote mendimin e tij,por nuk e formulon drejt dhe me detyron ta pyes, me kryekomentin tim.
Eshte e vertete qe une jam ateist dhe i besoj linjes se vazhdueshmerise se zbulimeve shkencore nga me e thjeshta deri tek ajo me e nderlikuara.
Ne qofte se gjithe bota sot, ka arrit nje stad zhvillimi te kibernetikes dhe sofistikimin me te larte te elektronikes; une jo vetem qe e besoj, por i perdor cdo dite, me ndihmojne ne pune, si kompjuteri, celulari, faksi,, e shume e shume qendra "djallzore", "satanore", qe i kane hapur syte Lek Tucmakut!
Leka, me doren e tij shkruan dhe shfrytzon satanin(kompjuterin), djallin, per te mbrojtur qendren e apskurantizmit, kishen, e cila, kjo e fundit, vete i ka krijuar strehim djallit, te rrine bashke me Krishtin, per interesa bisnesi.
Pra, Krishti, ne te gjitha shkrimet perkujtimore te dishepujve te tij te shkruar dhe te formuluar ne Bibel; thote kudo, ZOT NA LARGO NGA SATANI;prifti i komunitetit, thote te kunderten, ZOT NA BASHKO ME SATANIN, NE KISHEN E KRISHTIT, QE TE GENJEJME SA ME SHUME PER BIZNES.
Kur kam mundesi, dhe marre njoftim per aktivitete edukimi qe i dua, i besoj, perpiqem ti ndjeke; pamvarsisht se ato duhet te ishin ne mjedise te tjera te komunitetit, jo ne qendrat fetare, sic i kemi tani. Ne kulte, shkojne gjithe ato grupe njerzish, qe kane probleme evolucionare shume te vjetra ne ndergjegje, te nderlikuara dhe qe sabxhekte te shumta i kane spjeguar.
Por Leka, dhe shume te tjere si Leka, kane mbetur ne kohen e Lekes se drames "se Kole Jakoves, "Toka Jone", i cili, per Tucin(qe sot na eshte bere prifti),nxjerre Loken perjashta, dhe u beson shpifjeve per nanen e tij.
Sefundi zoteri Lek Pepaj, dua tju them se une, ne kultet fetare, shkoj kur kane ndonje pervjetor, celebrim, jo si besimtare, por si apendixe te ngelura, me nje rendesi formale, me shume te tjetersuara per biznes se sa per edukim kombetare. Perderisa, qendrat fetare i kane marre peng qendrat e edukimit tone kobetare; sa qe po te vinte Krishti dhe ti shikonte, jo vetem qe do te habitej per kete uzurpim; por dhe do tua prishte farisejve modern keto cerdhe. Kjo, ndodhe, se emigranteve te komunitetit tone u mungojne organizatat politike dhe shoqatat serioze, qe kreret e tyre, i ka tredh kleriku! Po keshtu, biznesmenve patriot dhe atdhetare, qe e shikojne kete rezik, ua ka ulur pak koken periudha e renjes se ekonomise, dhe i kane xhepat e boshatisur nga kisha.
Sa i perket, pjeses tjeter te komentit tuaj dhe qe flet per temen, jam dakort me ju. Do te ishte me pak i dhimbshem nje sulm i juaj i drejtpersedrejti, per mungese njohje; se sa nje dhimbje qe shkaktoni, nga nje mbrojte e padrejte, qe u beni kulteve fetare, si percarset me te medha nga qendra deri ne baze, te ceshtjes kombetare.
As ne noj miting elektoral nuk ka pas dynja sa ate dite e nate.Ashte derdhe rakia,birra e vëna lume per ate popull.
Jan knue kange me qifteli e me llahute sa ashte dridhe toka.
Ai do te metet burre mi burrat,ja ka kalu dy Gjergjave,edhe nane Terezen po ja ule shkelqimin me bamiresite qe ashte tu ba.
Pranaj qepnje gojen e mos folni ma kodra mas bregut.
tuaj shpirtrore te cilet kto ide ireali-zuan nepermjet hunit dhe litarit dhe me vegla qorre si ti qe mbajne vehtenr si ke-rthiz e kultures dhe e dies ne komunitet e me gjane.per sa i perket D.A.Kcires ai ishte eshte dhe mbetet nje PROMETHE i ishqiptarizmes,mbetjet titiste-enveriste qe mundohen te hellin balte mbi ta dhe kishen e SH.PALIT,jane vecse Don kishote qe luftoin me mullinjet e eres dhe kenaqeen duke bizeduar me vetvetin per sukses-in e luftes kunder perfajqesuesve te Va-tikanit se kete formule njohin nga mesue-esi dhe profeti i tyre shpirtrore e.hoo.....????
Me duket se si teper i kem respektuar hoxhallaret dhe prifterinjet.Ata vetem se personazhe qe i perkasin mesjetes dhe asgje tjeter nuk jane.
Une e shikoj se po te thone njeriu nje mendim ndryshe se:
Rrofte Hoxha. Rrofte Prifti.
Ju menjehere thoni: Jeni komunist.
Nuk eshte ashtu more mjeshter.
Vertete ata e losin nje rol,por me teper jane parazit se sa te dobishem.
Po si ka mundesi qe ke marre guximin te shkosh ne strehen e Don Anton Kqires se burre te kisha dite me shkue sikure ta dinte ai se si kishe dal ti prej anyjna.
Kane kene burra ma te forte qe as kan mujt meu erua ne ate ven e jo ti nje oficer ne pension e aq ma teper nje ateist.Kthefte zoti faqe prej teje.
Shko e rrfeu ni herit te Dom Antoni se bela i lane kto gjunafe.
Pak faj ka edhe ***** qe te len me shkrue ne kete website
Megjithse une kam vite qe po refehem te prifti, jam dakort me propozimin tuaj qe te shkoj, duke qene dhe ju prezent dhe mediat e televizionit dhe te radiove lokale. Sa per rezikun e nje konfrontimi me fratin, nuk ka ndodhe ndonjehere, qofte dhe me ushtare te keqinje si ju dhe jam i sigurt qe do ta terheqe veshin se as me provokue nuk din.
Une skam pune me ushtri por te porosis se ne shkosh shpesh njatu ku je ne fotografi kan me ta ba shpinen ma te bute se barkun mire te kane thane ma nalt.
Ku ke lidhje ti me letersine ti vetem me fut ne burg mun te dish mor shoki Mark
Me ate te shkrete Dreq ne trupin tuaj do te rendesh e rendesh dhe shpirti juaj nuk do te prehet ne qetsi.
I dashur Mark.
Ne ndergjegjen tuaj te kalbur prej Dreqi ose qofte largu "komunisti" jane te mpleksura gjerat me te rrezikshme.
Te kane kerkuar te prononcohesh se me cafre besimi e ke kembyer katolicizmin tuaj (i pari mireditore),ndersa une do te pyes ne sherbim te ciles agjenture jeni shoku Mark??!!
me drejtoni
Nersa ne librin e dyte vertete flet per Fondacionin Vendlinja Therret por nuk ka akuzu njeri.Te kane thane gabim,keshtu qe do te rekomandojsha ci ti lexonit librat.E ne raste se do ti kite thane a kujton ti se ***** do te ite kursye me i thane ne kete diskutimin e masiperm.
Ti mun thuesh se kenka luvdue si teper per vetin (pasi eshte shkruesi eshte malsor)
Po e shof se paskeni hy familjarisht me i ra ndesh te tjereve "qe shkruajn ma keq se ju" :) :) :)
Po siq ju kam thane edhe here tjera ju mbeteni koka e Kombit dhe e Letersise Shqipe. Cfare fatkeqsijet qe nuk ju lexon kerkush e nuk ju a pjerdhin muhabetin.
Por mos vazhdoni me pa andrra me sy hap se ju ban keq.
E lame tash punen e truve dhe synetllikut,po te dvese : A i ke lexu keto romane per te cilat na prralliset ketu.
A po vjen ktu meu shullite ne diell e nuk merr ere hic prej ktyne puneve e atehere lshohesh si viq letrek.
Ju dalt mendja e krese ne kjoft se e keni...perdoreni te shkreten...
Une as kam diskutu, as kam komentu, e as me kan interresu librat e ma siperm.
I ventmi koment i jemi ka kene ne pergjigje te xhelozise tande ndaj organizatorve dhe recensentit te librit, qe nuk te kan ftu e nuk ta ka pjerdh kush mendimin tand filozofik.
Mua prap nuk me interreson libri e as kush e ka shkru por gjithsesi jane me te respektushem se ti, kurse me librat tuaj une nuk shij as by...e jo vetem une me sa kam kuptu librat e tu jane shum te dashtun ne nevojtoret e gjithsecilit.
Lexo ma siper nese gjen ndoj koment temin per librin more e mos harro me i ba te fala Qin (Kin) Bythshkyemit
Edhe une si te gjithe te tjeret, mund te nxitohem duke hedhe ndonje fjali qe e rendoj ose e zbeh mendimin. Kritika e "fshatarit", per tja njohe meritat kishes, eshte me vend. Por, acarohemi kure Kin bythshkyemi thote se ne datlindje eshte derdhe vera e rakia lum; po po, por ama me xhepin e malsorve dhe ky burre i "madh", e me shume medalje, kete dite te shenueme, ta bente pa dollare, dhe jo pazare e per biznes. I lumte, ka gjetur dhe ben "shaka", me pasurine e malsorve, qe rralle popuj e kane(ndergjegjen).
Baj cdo pune te ndershme si gjith shqiptaret dhe s'me vjen marre.
Po ju miqt Qin(Kin) Bythshkyemit me cfate punet te pa ndershme merreni ???
V.O. Sa bukur e kishe shkru fjalen KOKA (kryet-shqip) do ta keni te huazueme tu ndejt me kapterra nga tosknia.
Ika se s'kam kohe me u marr me ty se me presin nji kosh CINIA me u la. T'fale keni prej Bosit e thote mos u vononi me marre turnin per me la CINIA.
Turqisht TEKAHYT = I PAAFTE shqip
Me qe baj si i Tekahyt, pra i pa afte ja kam hell Insurances dhe me kane dhane per do kohe Disability, por meqe ato jane ma te mencur se une (pra e xajne lepurin me qerre) e kan kuptu se jam simulant (pra baj vete) ma kan heke disabilitet-in.
Kjo histori qe te kallxova apo te duket e ngjashme me ndoj histori qe din edhe ti TEKAHYT ???
Faleminderit edhe parafolesit per suportin, por nuk ja vlen me u marr me "gjithkenin".
Te vjen me qeshe kur ndonje Tosk i pyet verioret se prej nga je ? Dhe verioret i pergjigjen hazerxhevap:...Shkodran !...
Por Tosket insistojne:..Jeni nga qyteti apo nga fshatrat ??? duke e ditur se kush asht prej Bregut te Bunes e deri ne Kelmend thote jam Shkodran, me te drejte.
Prandaj more Malsor une e kam per nder qe kam le e jam rrite ne Qytetin e Shkodres, njashtu si e kam per nder me kene edhe prej vendit ku m'ka le baba.
No comments:
Post a Comment