Nga Pirro PRIFTI
Kështu që studiuesit, me Greqishten e lashtë kuptojnë gjuhën apo variantet e saj të shkruara, si gjuhë e qytetërimit të atëhershëm të popullit të Ballkanit perëndimor në trojet e
Edhe greqishtja e lashtë sikurse latinishtja hynë në grupin e gjuhëve të vdekura. Atë e gjejmë në drejtime të ndryshme shkencore ekzakte dhe shoqërore.
(http://www.answers.com/topic/greek-language, http://www.communicaid.com/language-courses/greek/index.php, http://www.toplanguagecommunity.com/greek-portal/, http://www.eslbase.com/language-exchange/greek, http://simple.wikipedia.org/wiki/Greek_language, http://www.studyabroad.com/lom/greek.html
http://wapedia.mobi/en/Greek_language).
Ja ç’këndonin Pellazgët në kohën e Pal Kunduriotit.(nga një fragment më i gjatë)
''Ashtu dhe ti moj Plak' e Athenës së vërtetë
Gjëri Pelasgor' e vjetër, mburru se ke t'drejtë;
Prapë dot munç të brohoriç si e ke zakonë
Hire burrash Pelasgësh, si bëje gjithë monë''
Marrë nga Forumi shqiptar
(Marrë nga Forummi shqiptar: Arcas 10/11/2005).
Sipas studiuesit Çlirim Xhunga “Shpjegimi i prejardhjes së fondit të leksikut të greqishtes së vjetër mund të bëhet vetëm me anë të gjuhës shqipe. Greqishtja është një gjuhë e ndërtuar në katedra gramaticienësh. Ky pohim s’është i ri. Këtë e konfirmojnë si Haustratte, ashtu edhe D’Agnely, ndonëse unë nuk kam gjetur tek asnjeri prej tyre dëshmi gjuhësore bindëse. Por studimi ynë mbi greqishten e vjetër na tregon se këta dijetarë kanë patur prova të pakundërshtueshme për të shtruar këtë hipotezë, por kushtet nuk i kanë lejuar ta shtjellojnë atë. Greqishtja e vjetër jo vetëm që është një sajesë, një gjuhë e sajuar nga njerëz që flitnin një gjuhë tjetër, por ajo ngërthen në vetvete një mori problemesh të karakterit gjuhësor. Edhe leksiku i greqishtes së vjetër mbahet në këmbë nga rrënjë të shqipes. Në greqishten homerike rrënja e shqipes shfaqet e diversifikuar si në shqiptim dhe në të shkruar. Kjo ka ndodhur në radhë të parë sepse fjala shqipe ka kaluar nga njëri dialekt grek në tjetrin, duke pësuar ndryshime fonetike, dhe semantike sa që tek Iliada dhe Odisea ne gjejmë një mori fjalë që vërtiten rreth një rrënjë të vetme. Kështu krahas Re kemi Ra, krahas Er kemi Hr dhe Ir, krahas Pei kemi Fei, në krahë të Pa gjejmë Fa. Po kështu kemi Men, Man dhe Mhn, Damo dhe Dhmo, Xeir dhe Keir, Pur dhe Pir, Kar dhe Khr. greqishtja e vjetër ashtu edhe latinishtja s’janë gjë tjetër veçse vazhdime të deformuara të shqipes në dy alfabete të ndryshme.
Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Robert d’Angely shkruan: “...Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.(R.D’Angely-Enigma).
Sipas Robert D’Angely, thuhet: ‘Në vitin 146 p.e.s. ndodhi pushtimi i Greqisë nga romakët që quheshin Akaie. Gjuha e popullit ishte gjuha pellazgo-shqiptare, ndërsa gjuha zyrtare, latinishtja. Pas vitit 800 dhe veçanërisht pas skizmës së parë në vitin 860, datë kur fillon Perandoria bizantine (emër që iu dha Perandorisë romake të Lindjes kur ajo u nda nga Perandoria romake e Perëndimit), përdorimi i latinishtes zyrtare fillon të pakësohet në përpjestim me greqishten që është tashmë gjuhë e kishës së Lindjes.
Ky evolucion i ngadaltë e bëri Bizantin një perandori me popullsi shqiptare dhe qytetërim helenik, me gjuhë zyrtare greqishten e vjetër. Atëhere populli, i cili si gjithnjë nuk e dinte latinishten dhe nuk e fliste atë. Po kështu ai nuk fliste njëkohësisht as greqishten e vjetër dhe së fundi as atë moderne, që ende nuk kishte lindur. Për popullin romako-bizantin, të dy gjuhët, latine e greke, ishin të panjohura’. (Robert d'Angely ‘Enigma ‘ -vëllimi i I, Pellazgët, 1990, f. 5-140).
Për më tepër, për autorin, greqishtja e Iliadës është akoma më e vjetër, pra më arkaike se ajo e Odisesë. Iliada është e mbushur me fjalë pellazgjike, me sufikse dhe prefikse greke. Odisea u shkrua dhe u përkthye shumë kohë pas Iliadës, dhe u desh jo më pak se 150 vjet për të arritur greqishten e Odisesë.“ (Robert d'Angely ‘Enigma ‘ –po aty, 1990, f. 5-140).
Përsa i përket origjinës së pellazgëve unë mbështes teorinë e Aristidh Kolës përsa i përket që pellazgët dhe ilirët si dhe helenët (grekët) si pjesë e tyre nuk janë popullsi indo-europiane por autoktone evropiane, por ka një teori krejt tjetër (që unë e mbështes por që nuk e ka parë ndonjë historian) e ardhur nga Testamenti i Vjetër i cili thotë se: - Pellazgu (apo siç e thotë një historian –Dardani) është stërnipi i Shem-it një nga djemtë e Noa-s me emrin Pelegu. Shemi (stërgjyshi i hebrenjve dhe djali i Noa-s së përmbytjes së madhe) kishte 5 djem dhe Arami biri i tij lindi Arpakshdin,-ky lindi Shelahun,-ky lindi Everin dhe ky lindi Pelegun. Ata u shpërndanë nëpër troje të ndryshme. Njëri nga ata Pelegu shkoi në gadishullin Ilirik dhe u dha emrin pellazgëve. Prandaj ndoshta nuk përkthehet në shqip siç janë munduar ta përkthejnë shumë historianë pro pellazgë dhe anti pellazgë
(Testamenti i Vjetër- Libri i Zanafillës-‘Pasardhësit e bijve të Noah-ut-10-d-25. F.15).
***
Ekziston dhe një konfirmim tjetër të cilin unë po e kujtoj në këtë shkrim përsa i përket origjinës iliro-pellazge të helenëve si dhe ndërthurjen e natyrshme dhe aspak armiqësore të citimeve historike.
Sipas Myth&Legends të shkruar nga Thomas Bullfinch, 1993, Helenus-i ishte i biri i Mbretit Priam dhe mbretëreshës Hekubadhe vëllai binjak i profeteshës Kasandra. Helenusi quhej gjithashtu dhe Scamandrios. Sipas legjendës Kasandra shpjegonte profecitë por Apolloni ja kishte hequr asaj forcën bindëse, po kështu ishte dhe Heleni (Helenus-i). Në luftën trojane mori pjesë i udhëhequr nga vëllai i tij Hektori (Priami kishte 6 djem). Në fundin e luftës së Trojës, Helenus luftoi kundër vëllait të tij Deifobus (pasi u vra dhe Paridi) për tu martuar me Helenën, por Helena iu dhurua Deifobit. Heleni i mërzitur, iku në malin Ida por u zu rob nga Uliksi. Pas luftës së Trojës, Neoptolemi djali i Akilit, mori për robinjë dhe pastaj u martua me kunatën e Helenit dhe gruan e Hektorit- Andromakën, po kështu mori me vehte dhe Helenusin. Të tre këta jetuan në Molosi të Epirit, por Neoptolemi Para se të linte Epirin, i lejoi ata të themelojnë qytetin Buthros (Butrinti i sotëm). Neoptolemi u vra nga Oresti djali i Agamemnonit për shkak të Hermionit, bijës së Menelaut dhe të Helenës.
(Myth&Legends të shkruar nga Thomas Bullfinch, 1993).
Enea në udhëtimin e tij homerik (sipas Virgjilit) mbërriti në bregdetin e Butrintit dhe u habit kur takoi kushëririn e tij Helenus-in dhe gruan e kushëririt të tij Hektor Andromakën. Ata e furnizuan me ushqime dhe Heleni profetizoi (sepse këtë dhunti e kishte së bashku me motrën e tij binjake Kasandrën) që Enea do të bëhej babai I një kombi të madh (kujton që Enea u martua me Lavinjën nga ku lindi kombi romak dhe Roma). (Virgil in Aeneid Book III).
Më vonë Helenus-i u martua me motrën e Neoptolemit për të mbajtur mbretërinë e Mollosisë dhe të Epirit.
Si përfundim, kështu lindi dhe u forcua gradualisht populli Helen që sipas mitologjisë por dhe historiografisë ishte tërësisht një fis tërësisht iliro-pellazgik, dhe jo ndryshe nga ta.
Kjo është dhe arsyeja që ata flisnin të njëjtën gjuhë sepse gjatë luftës por dhe gjatë robërisë nuk kishin nevojë për përkthyes, por dhe se kishin të njëjtat rite, doke e tradita.
Ndoshta është më e arsyeshme që në të ardhmen historianët grekë dhe shqiptarë të hulumtojnë për lashtësinë e iliro-pellazgëve së bashku sesa duke kundërshtuar njëri tjetrin; megjithatë historia e vërtetë është ajo që thotë mitologjia e cila ka në thelbin e saj të vërteta të cilat historiografia greke, shqiptare dhe e huaj sot po i kupton më mirë qoftë me ndihmën e gjuhës shqipe, qoftë me tejkalimin e urrejtjes së disa individëve nga të dy anët të cilët s’bëjnë gjë tjetër përveçse do të vonojnë por jo do të pengojnë zbulimin e të vërtetave historike që fshihen në muzgun e të kaluarës së përbashkët të të dy kombeve tona.
Literatura
-Robert d'Angely ‘Enigma ‘ -vëllimi i I, Pellazgët, 1990, f. 5-140).
-Myth&Legends të shkruar nga Thomas Bullfinch, 1993).
-Virgil in Aeneid Book III).
-Testamenti i Vjetër- Libri i Zanafillës-‘Pasardhësit e bijve të Noah-ut-10-d-25. F.15).
-pjesë shkrimi të botuar te gazeta Koha Jonë më 31 mars dhe 1 prill 2005).
-Marrë nga Forummi shqiptar: Arcas 10/11/2005):
(http://www.answers.com/topic/greek-language, http://www.communicaid.com/language-courses/greek/index.php, http://www.toplanguagecommunity.com/greek-portal/, http://www.eslbase.com/language-exchange/greek, http://simple.wikipedia.org/wiki/Greek_language, http://www.studyabroad.com/lom/greek.html
http://wapedia.mobi/en/Greek_language).
-Hofman (J. B. Hofmann, (EWG), 1950).
-Smith, Anthony D. (1999). Myths and memories of the nation. Oxford University Press. p. 21. ISBN 0-19-829534-0. "It emphasizes the role of myths, memories and symbols of ethnic chosenness, trauma, and the ‘golden age’ of saints, sages, and heroes in the rise of modern nationalism among the Jeës, Armenians, and Greeks—the archetypal diaspora people").
-Argyris Eftaliotis një histori të Greqisë më 1901 me titullin ‘Historia e Romanëve’
-Neritan Ceka, "Iliret", T 2000, f.33).
-Mathieu Aref, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen").
-Markezines, "Political History of Modern Greece", book A, pp.208, Athens.).
-Formumi Shqiptar- Pellazgët, 2005).
-"The Albanians. An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present", Edwen E. Jacques).
-Prof. Nezir Myrta (Drillon Gega) albanologu Nezir.Myrta@shqiperia.com )
No comments:
Post a Comment