Saturday, July 31, 2010

E ardhmja e Ballkanit është në BE


E ardhmja e Ballkanit është në BE













Zëvendësministri i jashtëm grek Dimtris Droutsas, pas Beogradit ka takuar në Prishtinë presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Diplomati grek ka thënë në Prishtinë se të 27 vendet e BE-së, pajtohen që perspektiva e rajonit të ballkanit është integrimi në BE.

Të dy takimet diplomatit grek me presidentin dhe kryeministrin, kanë qenë të mbyllura, ndërkaq pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Thaqi, zvministri krek Dimtris Droutsas ka deklaruar:

“Nuk është fshehtësi se kur flasim në Bashkimin Evropian, kemi qasje të ndryshme për çështje të ndryshmë në rajonin dhe në këtë kontekst është i njohur edhe qendrimi i Greqisë. Por një gjë shumë e rëndësishme është se të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pajtohemi për një gjë shumë të rëndësishme, që rajoni ka një perspektivë të qartë evropiane dhe kjo është e ardhmja e gjithë rajonit të Ballkanit. Ne si Greqi, jemi krenarë të themi se i përkasin vendeve që promovojnë një ide të tillë. I jam referuar po ashtu iniciativës se rë greke për agjenndën shumë mirë të njohur që deri në vitin 2014 ti japim një dinamizëm këtij procesi dhe rajonin e ballkanit shumë shpejt ta shohim në familjën evropiane. Ky ka qenë edhe mesazhi im edhe për Prishtinën edhe për Beogradin dhe ne bësojmë se greqia mund të luaj një rol të rëndësishëm në këtë drejtim', thotë Dimitris Droutsas.

Hashim Thaqi, kryeministër i vendit me këtë rast tha se “Vizioni i Kosovës është bashkëpunimi ndërshtetëror me të gjitha vendet e rajonit. Kemi ndërtuar bashkëpunim shumë të mirë me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Këtë bashkëpunim në kuadër të perspektivës e duam edhe me Serbinë, dhe Greqia në këtë kuadër ka luajtur gjithmonë një rol shumë konstrukiv”.

Diplomati grek Droutsas gjatë qendrimit të tij në Beograd tha se Bashkimi Evropian akoma nuk kishte një qëndrim të harmonizuar për Kosovën, por që sipas tij BE-ja është duke biseduar për këtë çështje. Zëvendësministri grek i punëve të jashtme Droutsas citohet të ketë deklaruar se “Nuk ka një rezolutë të Bashkimit Evropian për Kosovën në Kombet e Bashkuara”.

Burime mirë të informuara thonë se diplomati grek e ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën për të harmonizuar qëndrimet rreth një projekt rezolute për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme.

Kjo në mënyrë të posaçme pas dorëzimit në OKB të një projekt rezolute për Kosovën nga Serbia, gjë e cila ka shkaktuar pakënaqësinë e disa vendeve të fuzishme perëndimore, mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

Opinioni i GJND-së

Ndërkohë ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka vazhduar qëndrimin e tij në Neë York ku njoftohet të ketë pasur takime me përfaqësues të përhershëm shtetesh në OKB, e ku temë diskutimi ka qenë vlerësimi i GJND-së dhe fushata për njohje të reja të Kosovës.

Opinioni i GJND-së analizon anët politike të çështjes,e cila është thellësisht politike, prandaj dhe flasim për një proces politik.

Qëndrimi i Greqisë për njohjen është i njohur dhe nuk ndryshon.

Duhet të gjejmë se si ky proces politik do të aktivizohet në kahun e gjetjes së një zgjidhjeje, që duhet të jetë kosensuale dhe do të mundet në këtë mënyrë të lehtësojë dhe ecurinë e përgjithshme të rajonit drejt integrimit europian.

Analistë grekë, duke folur për BBC-në kanë thënë se Greqia nuk mund të vazhdojë pambarimisht me mosnjohjen e Kosovës, gjë që nuk u shërben as interesave të Athinës në rajon.

Ata thonë se pas diskutimit të rezolutës së Serbisë në OKB, shtatorin e ardhshëm, (që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë ndonjë rezultat favorizues për Beogradin), Greqia do të ftohet të kristalizojë qëndrimin e vet, që më së shumti ka mundësi të jetë ai për njohjen e pavarësisë dhe ngritjen e zyrës së ndërlidhjes në nivel ambasade.

No comments: