Nga 29 nëntori i 2007-ës deri te debati i fundit për kreun e Gjykatës Kushtetuese
Fronti i ri i betejës për mazhorancën e udhëhequr nga Sali Berisha, është kreu i shtetit, Bamir Topi. Ditët e fundit “artileria” e Partisë Demokratike është kthyer nga Pallati i Brigadave. PD-ja, dy ditë më parë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të prerë e akuzoi Bamir Topin se ka shkelur rëndë Kushtetutën e vendit. Por në të vërtetë edhe pse në dukje kjo është përplasja e parë e fortë beteja mes Sali Berishës dhe Bamir Topit ka ekzistuar qysh prej kohës kur ky i fundit mori vendin e kreut të shtetit. Gazeta “Tirana Observer” sjellë në mënyrë të përmbledhur dhjetë rastet kur Topi dhe Berisha kanë përplasur “brirët” me njëri-tjetrin. Atakimi i parë mes tyre ka ndodhur në verën e vitit 2007 kur po diskutohej emri i ri i Presidentit pas mbarimit të mandatit nga ana e Alfred Moisiut. Në atë kohë Topi me ambicien e qartë për të marrë postin e Presidentit mblodhi rreth vetes një numër të konsiderueshëm të deputetëve të PD-së dhe drekoi në Durrës në formën e një presioni të hapur ndaj Berishës. Kreu i PD-së edhe pse nuk doli shumë publikisht nuk e miratoi këtë presion të zëvendësit të tij duke mbajtur për një kohë mëri ndaj njëri- tjetrit. Pas kësaj marrëdhëniet e tyre kanë pasur oscilacione të ndjeshme deri edhe në konflikt siç është situata e tanishme.
Përplasjet e para Berisha-Topi
Përplasja e parë dhe e vërtetë mes Bamir Topit dhe Sali Berishës ka ndodhur në verën e vitit 2007 përpara se të bëheshin zgjedhjet për President. Topi në mënyrë të hapur i bëri presion Berishës për kandidaturën e tij duke mbledhur të gjithë deputetët mbështetës në një drekë në Durrës. Ishte hera e parë në detyrën e Presidentit që Topit i duhej të festonte festën e pavarësisë dhe Çlirimit. Por ndërsa kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli i kryen ritualet të gjitha më 28 Nëntor, Topi vijoi edhe më 29 me vizita në familjet e dëshmorëve. Kjo ra në sy jo për mirë për dyshen Berisha-Topalli. Berisha dhe qeveria e tij e reklamuan si një fitore miratimin e ligjit të legalizimeve dy vite më parë, por Presidenti Topi e riktheu në parlament këtë ligj me arsyetimin juridik që kishte shkelje me Kushtetutën. Një veprim më shumë politik se sa teknik. Ky ishte ligji i parë që Topi nuk vepron ashtu si Kuvendi me shumicë demokrate. Kjo ka qenë beteja më e fortë e Topit me Berishën. Pas dekretimit të 5 anëtarëve të Gjykatë së Lartë, parlamenti e hodhi poshtë kandidaturat duke krijuar një të çarë të madhe mes Topit dhe Berishës. Berisha deklaroi se morën përgjigje të merituar ata që kërkonin të krijonin minorancë bllokuese në parlament. Heqja e imunitetit dhe vënia nën akuzë ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, nga disa deputetë të PD-së është parë si një sulm indirekt i Presidentit Topi. Fatos Hoxha dhe Enkelejd Alibeaj më shumë se një herë kanë deklaruar se akuzat ndaj Bashës janë formuluar në zyrën e Topit. Natyrisht një gjë e tillë mbeti pa asnjë provë, por e thënë nga dy deputetë nënkuptonte shumë.
Përplasjet e fundit
Pak ditë më parë mazhoranca pati një tjetër përplasje me kreun e shtetit. PD rrëzoi në Kuvend dy Kandidatura të ardhura nga Presidentit, një për Gjykatën Kushtetuese dhe një për Gjykatën e Lartë u rrëzuan për të shkuarën e tyre si prokurorë dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Bamir Topit, i cili deklaroi se edhe ai do të shikonte me kujdes cdo propozim që do t’i vinte nga ana e qeverisë dhe e Kuvendit. Në kulmin e debatit për ndryshimet në ligjin e SHISH-it Bamir Topi doli hapur kundër PD-së duke u shprehur se është me parimet e NATO-s. Ai nuk foli konkretisht për ligjin e SHISH-it por la të nënkuptohej qartë se do të kthente pas pa dekret nëse ky ligj i vinte nga ana e Parlamentit pa u bërë më parë konsultime me faktorin ndërkombëtarë. Lufta e hapur dhe e vërtetë ka ndodhur ditët e fundit kur deputeti demokrat Halimi akuzoi mjaft rëndë kreun e shtetit se ka shkelur Kushtetutën. Një akuzë e tillë kishte kohë që nuk ishte dëgjuar në ambientin politik shqiptar kundrejt numrit një të shtetit. Për këto akuza reagoi menjëherë dhe Presidenca, e cila i quajti si deklarata që kërkojnë të heqin vëmendjen nga gjëra të tjera, ato që u thanë nga mazhoranca ndaj Topit.
Zgjedhja e Topit president
Përplasja e parë dhe e vërtetë mes Bamir Topit dhe Sali Berishës ka ndodhur në verën e vitit 2007 përpara se të bëheshin zgjedhjet për President. Topi në mënyrë të hapur i bëri presion Berishës për kandidaturën e tij duke mbledhur të gjithë deputetët mbështetës në një drekë në Durrës.
Festimi i ndarë i 29 Nëntorit
Ishte hera e parë në detyrën e Presidentit që Topit i duhej të festonte festën e pavarësisë dhe Çlirimit. Por ndërsa kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli i kryen ritualet të gjitha më 28 Nëntor, Topi vijoi edhe më 29 me vizita në familjet e dëshmorëve. Kjo ra në sy jo për mirë për dyshen Berisha-Topalli.
Ligji i Legalizinmeve
Berisha dhe qeveria e tij e reklamuan si një fitore miratimin e ligjit të legalizimeve dy vite më parë, por Presidenti Topi e riktheu në parlament këtë ligj me arsyetimin juridik që kishte shkelje me Kushtetutën. Një veprim më shumë politik se sa teknik. Ky ishte ligji i parë që Topi nuk vepron ashtu si Kuvendi me shumicë demokrate.
Dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë
Kjo ka qenë beteja më e fortë e Topit me Berishën. Pas dekretimit të 5 anëtarëve të Gjykatë së Lartë, parlamenti e hodhi poshtë kandidaturat duke krijuar një të çarë të madhe mes Topit dhe Berishës. Berisha deklaroi se morën përgjigje të merituar ata që kërkonin të krijonin monorancë bllokuese në parlament.
Emërimi i ambasadorëve
Përzgjedhja e diplomatëve nga ana e mazhorancës ka sjellë gjithmonë pakënaqësi nga ana e Presidentit. Por kur duhet që të kenë pëlqimin edhe të Presidentit, kryeministri Berisha ka preferuar më mirë të mos bëjë emërime. Një veprim që ka krijuar shumë probleme në diplomaci.
Dekorimi i të atit të Liri Berishës
Në pamje të parë është parë si një pajtim mes Topit dhe Berishë, dekorimi i Agim Ramës, babait të Liri Berishës. Por ceremonia ka hedhur poshtë këtë konkluzion. Dekoratën në gjoksin të biri të Ramës nuk e vuri Presidenti që mungonte në ceremoni. Madje edhe vetë Berisha bëri një mungesë që ishte më shumë se kaq.
Akuza për nxitje të Ina Ramës ndaj deputetëve të veçantë
Heqja e imunitetit dhe vënia nën akuzë ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, nga disa deputetë të PD-së është parë si një sulm indirekt i Presidentit Topi. Fatos Hoxha dhe Enkelejd Alibeaj më shumë se një herë kanë deklaruar se akuzat ndaj Bashës janë formuluar në zyrën e Topit. Natyrisht një gjë e tillë mbeti pa asnjë provë, por e thënë nga dy deputetë nënkuptonte shumë.
Anëtarë e KLD-së
Pak ditë më parë mazhoranca pati një tjetër përplasje me kreun e shtetit. PD rrëzoi në Kuvend dy Kandidatura të ardhura nga Presidentit, një për Gjykatën Kushtetuese dhe një për Gjykatën e Lartë u rrëzuan për të shkuarën e tyre si prokurorë dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Bamir Topit, i cili deklaroi se edhe ai do të shikonte me kujdes cdo propozim që do t’i vinte nga ana e qeverisë dhe e Kuvendit.
Ligji i SHISH-it
Në kulmin e debatit për ndryshimet në ligjin e SHISH-it Bamir Topi doli hapur kundër PD-së duke u shprehur se është me parimet e NATO-s. Ai nuk foli konkretisht për ligjin e SHISH-it por la të nënkuptohej qartë se do të kthente pas pa dekret nëse ky ligj i vinte nga ana e Parlamentit pa u bërë më parë konsultime me faktorin ndërkombëtarë.
Gjykata Kushtetuese
Lufta e hapur dhe e vërtetë ka ndodhur ditët e fundit kur deputeti demokrat Halimi akuzoi mjaft rëndë kreun e shtetit se ka shkelur Kushtetutën. Një akuzë e tillë kishte kohë që nuk ishte dëgjuar në ambientin politik shqiptar kundrejt numrit një të shtetit. Për këto akuza reagoi menjëherë dhe Presidenca, e cila i quajti si deklarata që kërkojnë të heqin vëmendjen nga gjëra të tjera, ato që u thanë nga mazhoranca ndaj Topit.
No comments:
Post a Comment