BEQIR SINA, New York
VATRA : "Problemin e Çamërisë do ta bëjmë çështje në Uashington"
SOUTHERN Blv. BRONX NY : Shoqatat çame në Amerikë, së bashku me bashkëatdhetarët tanë, me këto aktivitete dhe veprimtari që kanë bër deri tani, kanë bër një punë shumë të madhe, edhe për të sensibilizuar opinionin amerikan, kongresmen, senator dhe zyrtaret e lart te qeverise Amerikane.
Kryetari i shoqatës patriotike “VATRA”, në Nju Jork, dr Gjon Buçaj, i shoqëruar nga nënkryetari Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Zef Përndocaj, Sejdih Husenaj dhe Zef Balaj, në zyrën e shtëpisë së Vatrës, pritën mbrëmë në një takim vëllazëror, liderin çamë, Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, zotin Tahir Muhedini i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithëshëm i PDI-së Ark. Indrit Hamiti . Në takim morën pjesë edhe media shqiptare në Amerikë, Agjensia e lajmeve në gjuhën shqiipe INA, TV21, gazeta Illyria, Televizioni Albanin Culture, gazeta Dielli dhe Bota Sot.
Të pranishmit pasi vlersuan si një fitore të madhe historike, vendimin e javës së kaluar të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për pavarësinë e Kosovës.Ata ishin i të njëjtit mendim në diskutimet e tyre se" Tashmë ka ardhur koha që shqiptarët, do të thellojnë më shumë bashkëpunimin gjithëshqiptar, drejt përparimit të bashkimit të kombit, ku tashmë në qendër të të cilit është vënë gjithësesi “çështja çame”.
Ata thanë se "Për çështjen çame gjatë këtyre viteve demokracisë, prej rënjes së komunizmit - sundimit të Enver Hoxhës, është bërë një punë e madhe, nga shoqëria politike atdhetare “Çamëria,” si e vetmja organizatë që shprehte pas më shumë se gjysmë shekulli, dhe mbronte drejtpërdrejt interesat e popullsisë çame, në Shqipëri e kudo në botë, komuniteti çamë dhe liderit e saj, pikërtishtë " Të gjithë ata që i kanë dalë në ballë kësaj çështje."
Në këtë takim, kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj, duke i uruar mirëseardhjen mikut të vatranëve nga Shqipëria, i bëri me dijeni atij se kjo shoqatë është e themeluar 100 vjetë më parë, nga një grup emigrantësh shqiptarë të cilët, jetonin në kolonitë e para shqiptare, në Amerikë, dhe ka karakter historik dhe patriotik.
“Qëllimi dhe motivet e kësaj shoqate prej se kur lindi ajo janë shpirti dhe zemra tek të parët tanë, si dhe tek amaneti që na lanë ata "T'a duam dhe të mos e harrojmë kurrë Mëmëdheun tonë - Shqipërinë". Eshtë detyrë e secilit prej nesh e çdo vatrani, që të ndihet krenar, dhe i motivuar për vendlindjen e tij, e të japë qoftë dhe një kontribut modest për kombin shqiptarë”, u shpreh kryetari i Vatranëve dr Gjon Buçaj, gjatë fjalës përshëndetëse.
Ndërsa Rexhaj, Balaj, Husenaj dhe Përndocaj, në përshëndetjen e tyre shprehen dëshirën dhe vullnetin e tyre të plotë, dhe të gjithë vartranëve, për të bashkëpunuar edhe më shumë për këtë problem me shoqërin politike atdhetare “Çamëria,” me gjithë komunitetin Çamë në Shqipëri e SHBA-së, dhe mikun e tyre Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, zotin Tahir Muhedini .
Historia e Vatrës është drejtësisht histori e lëvizjes nacionale Shqiptare në Amerikë
Ata theksuan se " Vatra është organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe me ane te këtyre forcave shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. I ndjeri Faik Konica e ka përshkruar punën e Vatrës me këto fjale ne gazetën Dielli me date 7 korrik 1922: "Ne ditët e errta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur Shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit per copëtimit e vendit-Vatra, e këshilluar nga një pakice patriotesh e shtyre nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtareve te saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tere Shqiptar, e mori përsipër te veproje ne vend të shtetit "të vdekur".
Nuk kërkoji nderet as te drejtën e Shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatrës u mbajtën delegatet, u dërguan misione, u lobizuan agjensira, u kablluan mijëra protesta , me një fjale u organizua mbrojtja e Shqipërisë - dhe u organizua aq e mire sa që edhe Kryeministri i Greqisë Z. Venizelos në atë kohë tha në Konferencën e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra…"
“Ju keni mbështetjen tonë të plotë, të gjithë Vatranëve në Amerikë, tha nënkryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj duke shtuar se ne asnjëherë nuk e kemi ndarë çështjen e Çamërisë nga ajo e Kosovës, apo çështje të tjera në të gjitha trojet tona etnike".
Më tej, Kryetari Partisë për Drejtësi dhe Integrim, zoti Tahir Muhedini , pasi faleminderoi vatranët dhe të gjithë shqiptarët e Amerikës, për rolin dhe kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare, u zotua se nuk ka të ndalur më deri në zgjedhjen e drejtë të problemit Çamë. Kreu i PDI-ës, Muhedini, tha se " u ishte shumë mirënjohës dhe e vlersonte lartë mbështetjen dhe përkrahjen që i dhanë vatranët atij dhe potencoi edhe një herë kontributin e madh, që kanë dhënë për dekada vatranët së bashku me bashkëatdhetarët e tjerë e komunitetin çamë në SHBA-ës, për Çamërinë në vençati".
Ai e quajti këtë mbështjetje një lidhje të vjetër dhe të fortë, e krijuar prej çamëve të Amerikës, që kanë qënë anëtarë të shoqatës Vatra në Amerikë, lidhje dhe miqësi që ruhet e përcilllet edhe sot e kësaj dite nga çamët dhe Vatranët e Amerikës."
"Por, ai tha se misioni dhe qëllimi i tij ishte - që të krijonte të njëjtat lidhje të tilla të forta, për problemin Çamë në SHBA-ës, me të gjithë bashkëatdhetarët e vet, që për Çamërinë të gjenin një "gjuhë" të përbashkët, për ngritjen e këtij problemi edhe këtu në Uashington - Kapitol Hill dhe Shtëpinë e Bardhë, dhe Nju Jork - OKB -në . Mbasi këtu në SHBA-ës, zoti Muhedini, pohoi se ai ka gjetur një mbeshtetje të fuqishme si nga komuniteti Çamë që jeton këtu, Vatranët, shoqata dhe organizatat , lobi shqiptarë në Amerikë, por edhe nga bashkëatdhetarët tanë, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva, Bujnavci e Medvegja.
"Problemi çamë, tha zoti Muhedni vërtet ka bërë shumë përpara, ky problem ka mundur të hyjë edhe në kancelaritë Europiane dhe të jetë i pranishëm në Uashington e Nju Jork - Çamëria tash është problem i të gjithë shqiptarëve, lobizmi për këtë çështje ka shënuar rezultate pozitive si në SHBA dhe në Bruksel" theksoi ai.
Zoti Muhedini, thotë, se në takimet e tij në Uashington, ai ka ftuar dhe ka marrë premntime nga disa kongresmen, senatorë dhe anëtarë të qeverisë amerikane, që ata t'a vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Në takimin me Vatranët, ai ftoi Vatranët, që vitin e ardhshëm për të bërë një vizitë të organizuar në ceremonitë që zhvillohen atje çdo vitë më 27 qershor. "E cila, tha zoti Muhedini " është Dita e Gjenocidit Çam, dhe që konsiston në një pelegrinazh të rreth mijëra shqiptarëve të mbledhur nga e gjithë Shqipëria, në Qafë-Botë të Sarandës, për të kujtuar të gjitha viktimat e masakruara 66 vjetë më parë."
Takimi u mbyll me shtrëngimin e duarve mes mikut të tyre Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, zotin Tahir Muhedini , Sekretarin e Përgjithëshëm i PDI-së Ark. Indrit Hamiti, dhe dr Gjon Buçaj, i shoqëruar nga nënkryetari Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Zef Përndocaj, Sejdih Husenaj dhe Zef Balaj, , si dhe duke vendosur dimensione të reja bashkëpunuese. TV21, Televizioni Albanin Culture, Agjensia e lajmeve në gjuhën shqiipe INA, dhe Bota Sot., i morën intervista eskluzive për mediat e tyre.
No comments:
Post a Comment