Në revistën American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine në një studim, janë analizuar faktorët që çojnë në acarimin e simptomave asmatike të lidhura me gjininë e rreth 366 personave astmatikë, me moshë mesatare 36 vjeç dhe që kishin marrë pjesë në “Epidemiological Study on the Genetics and Environment of Asthma”. Acarimi i astmës te pacientët është përcaktuar në bazë të frekuencës së krizave, në vazhdimësinë e simptomave pas krizave dhe së fundi, në bazë të përdorimit të steroideve.
Sipas studiuesve, acarimi i astmës lidhej drejtpërdrejt me gjininë e pacientëve, pasi ishte vënë re një shtim të simptomave astmatike vetëm te gratë. Madje kjo dukuri është vënë re më tepër te pacientet që kishin pasur ciklin menstrual në moshë të hershme.
“Janë të shumta argumentet që mbështesin hipotezën se hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në acarimin e astmës te femrat. Fakt tjetër është ulja e simptomave astmatike te gratë që kishin hyrë në periudhën e menopauzës, ashtu si dhe një ulje të numrit të vizitave gjatë ciklit menstrual. Megjithatë, lidhja që ekziston mes ciklit menstrual dhe simptomave astmatike ende nuk është fort e qartë. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment