“Rubicon” është seriali televiziv, i cili pritet të dalë këtë të djelë në ekranet amerikane. Në qendër të tij është një psikolog, i cili përballet me gjëndjet emocionale të punonjësve të shërbimeve sekrete. Ndërkaq seriali i njohur televiziv “A Team”, vjen në trajtën e një filmi artistik për ekranin e gjerë.
Filmi i njohur televiziv i viteve 1980 “A team” , është realizuar për ekranin e gjerë nga regjizori Xho Karnahen. Aktorët e filmit morën pjesë në premierën londineze. Liam Neeson, Bradley Cooper, Quinton Jackson, Sharlto Coplay dhe Jessica Biel, u pritën nga mijëra adhurues, ndërsa bënin parakalimin e tyre tradicional në tapetin e kuq.
Regjizori i filmit Joe Carnahan thotë se atij i pëlqejnë sfidat që i shtroi përpara realizmi i këtij filmi.
“Ky film nuk ishte si filmat e tjerë që kam realizuar, prandaj për mua ishte një lloj sfide me atë ç’ka kisha realizuar deri më tani” tha ai.
Kandidati i çmimit Oscar, Liëm Nesën që ka në film rolin e Col. John “Hannibal “ Smith, thotë se ai nuk është si karakteri i filmit “ Nuk jam shumë i mirë për të bërë plane në jetën e përditshme” thotë ai. Aktori Bradley Cooper, i cili interpreton Lietnantin Templeton “Faceman” Peck, thotë se ” i pëlqen karakteri i personazhit të tij, për forcën, faktin që nuk ka frikë nga vdekja dhe energjinë në fushë betejë”.
Aktorja Jessica Beil interpreton në këtë film kapitenen Karisa Sosa, ndërsa eksperti i arteve marciale Quinton Jackson është në rolin e B.A. Baracus.
******
Karla Bruni ka nisur xhirimet e fimit të regjizorit Woody Allen me titull “Mesnatë në Paris”. Në sheshin e xhirimit së bashku me të ishte i pranishëm edhe presidenti francez Nicola Sarkozy. Në këtë film, zonja Bruni Sarkozi interpreton drejtoreshën e një muzeu. Ndonëse ajo ka interpretuar role të vogla më parë, për të pjesmarrja në një film të Woody Allen ishte shumë e rëndësishme, ndaj dhe pranoi që të ishte pjesë e filmit “Mesnatë në Paris”. Mbas martesës me presidentin francez, Karla Bruni u tërhoq disi nga aktiviteti i saj publik si modele dhe këngëtare.
******
Filmi “Rubicon” ka në qendër të tij një psikolog, i cili punon në Institutin amerikan të Policisë, një agjensi federale e cila ka për detyrë që të mbledhë informacione dhe të ndajë me organizatat homologe këtë informacion. Roli i Will Travers interperetohet nga James Badge Dale, i cili spikati në filmin e transmetuar në rrjetin kabllor HBO, “The Pacific”. “ Rubicon është një pikë ku nuk ka më kthim. Por Will Travers dëshiron të bëjë pikërisht këtë, të mund të ringrihet pavarësisht rrethanave” thotë aktori protagonist James Badge Dale.
Një prej personazheve më të spikatura të filmit është shefi i Travers, Truxton Spangler, i cili interperetohet nga aktori Michael Kristofer.
Një rol me peshë në film, është dhe ai i ndihmëses së Travers, interpretuar nga Jessica Collins. Ajo mbetet e mbërthyer nga ndjenjat për Travers, por njëkohësisht edhe nga sekretet e Kale Ingram që është shefi i të dyve.
Seriali “Rubicon” nis transmetimin të dielën në stacionin AMC.
No comments:
Post a Comment