Edhe pse ende nuk është e sigurt, Rusia do të insistojë që më 3 gusht (të martën), Këshilli i Sigurimit të KB të mbajë një seancë për Kosovën.
Sipas raportimeve të medieve, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, që merr kryesimin të dielën, do të vazhdojë konsultimet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për orarin e seancës. Rusia është e interesuar që ta mbajë sa më shpejt seancën.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse, citohet të ketë thënë se "Moska do të insistojë që seanca të mbahet më 3 gusht". Në të pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Kosova e Serbia.
No comments:
Post a Comment