Frrok Cupi
Dje ishte nje dite e rende vdekjesh ne rruge. Kisha frike a mbaja gjate televizionin te kanalet me titra. Cdo ore- nje lajm. Njeriu ka refleksin qe menjehere pas lajmit te kobshem, pret te shikoje targen e makines se vdekjes. Sa numra te frikshem! Ne fakt duhet te themi “njerez te frikshem”. Por meqe njeriu mbetet me i frikshem per njeriun se sa mjeti qe tashme sundohet lehte, kemi gjetur gjuhen e kompromisit te themi “targa te frikshme”. Jo vetem targa te frikshme, por edhe “zone e frikshme”, “fis i pabese”, “zona e hajduteve”, “fshati i gjakmarrjes”, “klubi i krimineleve”, etj. Toponimia e frikshme ka lidhje me ngjarje qe lene gjurme te renda. Targat e frikshme jane si zarfi qe mbeshtjell lajmin e keq, ose si makina qe mban brenda ca njerez te bezdisshem. Por “targat e frikshme” kane edhe nje vlere: ato shfaqen here pas here dhe lloj pas lloji, njesoj si stinet. Si kemi mberritur deri ne stinen e targave? Ja per shembull, tani ndodhemi ne stinen e targave te huaja. Vetem brenda nje dite, ne portin e Durres hyjne rreth 10 mije emigrante qe vijne te kalojne pushimet e veres. 10 mije njerez do te thote, mesatarisht, 7 mije makina. Cdo dite nga 7 mije, ca nga Italia, ca nga Anglia, ca nga Gjermania, ca nga Greqia... Te gjitha makinat me targa te huaja shkaktojne tmerrin e veres. Vera ketu konsiderohet stina e pergjakjes se rrugeve, me se shumti per shkak te emigranteve. Tre a kater ditet e fundit jane shenuar nga kater a pese viktima ne dite. Dje ishte nje dite tjeter kulmore per vdekjen ne rruge. Cdo dite, me duket se mund te thuhet “sot ishte me e renda”. Me se shumti shkaktare jane te ardhurit nga emigrimi. Kush shikon keto dite nje targe nga Italia, sidomos Anglia, a nga Gjermania a Greqia dhe nuk i largohet dy kilometra, ky e ka rrezikun te veshi. Si te jete kembesor, si te jete drejtues automjeti- njesoj eshte, e keqja e pret. Targat e huaja udhetojne me shpejtesi sketerre, pastaj parakalojne majtas e djathtas si ne vrimen e gjilperes, pastaj i bejne presion secilit qe udheton ne rruge. Keta e mbajne friken mbi makine, njesoj si flamurin vdekjes. Kjo eshte stina e veres se emigranteve. Para kesaj ishte stina e targave LA, dmth., te Lacit. Keta jane djemte qe ne mengjes bekohen ne Kishen e Shna Ndout, ndersa gjithe diten e gjithe naten kercenojne jeten e te tjereve. Psikologjia e precipitimit te malesorllekut te veriut ne luginen e Bregut te Mates dhe ne fushat e Lacit, i ka bere keta njerez qe te kenaqen duke trishtuar frymemarrjen e te tjereve. Ne rrugen Fushe- Kruje- Lezhe kane ndodhur dhe ndodhin aksidentet me te shumta dhe me tragjike me makina. Stina e “te forteve te Kishes se Lacit” ka rrenje te drejtperdrejta edhe me periudhen e komunizmit. Komunizmi kishte renduar me shume ne popullsine e kesaj zone, duke kufizuar me shume te drejta humane ne krahasim me disa zona te tjera “me te zhvilluara”. Edhe disa fshatra internimesh politike ketu ndodhen. Sidomos krijimi i Lacit si “qytet i socializmit” ku u mblodhen me dore njerezit qe krijonin probleme me fqinjet ne te gjithe qytetet e tjere te Shqiperise, ka efekt te drejtperdrejte ne mungesen e qyteterimit me “targat me LA”. Nje stine tjeter mbahet mend me “targat FR dhe BR”, domethene targat e Fierit dhe te Beratit. Ka qene nje periudhe jo e shkurter e viteve pas ’90 kur secili mori te drejten per makine personale, kur secili qe nga Lumi i Vlores deri ne Valbone, kishte frike nga targat “BR dhe FR”. Arsyen askush nuk kishte kohe ta kerkonte; kush kishte dy para mend ne koke mjaftonte t’iu ruhej “FR dhe BR-ve” ne rruge. Por hap pas hapi, edhe arsyet e rrezikut qe vjen prej “BR” dhe “FR” nisen te marrin shpjegim. Ne zonat e Fierit dhe Beratit u shfaqen bandat kriminale nga me kafsherore te botes, derisa sa u tha se edhe me koka njerezish luanin ne rruge. Tregtia me e madhe e “mishit te bardhe”, dmth., tregtia me njerez u konstatua ne Fier e ne Berat. Edhe plantacionet e para te kanabisit e drogave te tjera u konstatuan ne keto zona. Sigurisht, veprat monstruoze kriminale nuk mund te mos prodhonin edhe friken e targave. Kjo eshte nje frike e vogel para frikes se bandave. Edhe ai qe nuk kishte lidhje me bandat, merrte huqe te egra dhe behej i frikshem mbi makine. Cfare ndodhi me njeriun keto vite? Prova me veten dhe manifestimi i te panjohures- kjo ishte shija e pare e lirise. Sigurisht, nje liri negative, por liri thuhet. Pastaj paaftesia per t’u integruar qytetarisht ne grupime te larta te shoqerise. Emigrantet qe vijne per pushime ne vere jane te asaj kategorie qe akoma nuk mund te behen pjese e turizmit ne vendet ku punojne. Edhe makinat qe perdorin atje, i perdorin diku ne periferi, fshatrave. Kur vijne ketu iu shesin mend plakave qe lane kur u nisen. Ose i shesin mend edhe njeri tjetrit, por duke menduar se s’ka njeri tjeter ne rruge. Te tjeret qe perdoren lirine negative te krimit, keta u “burreruan” per shkak te mjetit, dmth., te makines. Kur ke nje makine, mund te besh gjithcka do!- kjo ishte psikoza e krijuar. Mungesa e mjetit, domethene e mjetit personal, per gjysme shekulli, krijoji kultin e mjetit. Mbi te gjitha mungon edukimi me idene “Jeto per vete, por lere edhe tjetrin te jetoje”.
No comments:
Post a Comment