Zgjedhjet e përgjithshme lokale janë fare pranë. Partitë kryesore kanë filluar tashmë të mendojnë jo vetëm strategjinë por dhe kandidatët të cilët do të nxjerrin përballë kundërshtarit politik. Ndryshe ndodh me LSI-në e Ilir Metës e cila është e kondicionuar edhe nga bashkëpunimi me Partinë Demokratike. Dy partitë janë futur tashmë në një fazë negociatash për të përcaktuar bashkitë dhe komunat që do të kandidojë secila parti. Në bazë të një marrëveshje mes Berishës dhe Metës do të vendoset që në zonat që do ti lihen LSI-së, kandidatët e PD-së ose do të jenë të dobët ose do të bëjnë fushatë inferiore dhe anasjelltas. Duke qenë se zgjedhjet duan dhe 9 muaj, çështjet që kanë të bëjnë me teknikalitete do të vendosen muajt e parë të vitit të ardhshëm. E sigurt është që LSI-ja dhe PD-ja e kanë projektuar se si do ta ndajnë hartën elektorale për zgjedhjet vendore. Bie në sy se LSI-ja edhe pse në zgjedhjet e fundit nuk mori një rezultat fort të kënaqshëm, në zgjedhjet lokale do të futet me ambicie të mëdha. Disa nga bashkitë që do të kandidojë një përfaqësues i LSI-së janë: Fieri, Lezha, Lushnja, Çorovoda, tre njësi bashkiake në Tiranë dhe në dyshim është qyteti i Vlorës dhe një numër i madh komunash në të gjithë vendin. Bashkitë dhe komunat e LSI-së Në listën e gjatë të bashkive që do të marrë LSI-ja, bien në sy bashkia e Fierit, e Lezhës, Lushnjës, Çorovodës, Beratit por dhe tre njësi bashkiake në Tiranë. Në kushtet kur partia e Ilir Metës, në një koalicion e partitë e djathta, do të bëjë që të luftojë fort në ato zona ku socialistët e Edi Ramës kanë epërsi të ndjeshme. Ndërkohë, numri i komunave që do të kandidojë LSI-ja janë në të gjithë territorin e vendit. Koalicioni qeveritar që u formua një vit më parë midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, do t’i vërë këto parti në provë, nëse kanë humbur apo kanë fituar më shumë elektorat. Edhe pse na ndan plot një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Burime nga të dyja palët pohojnë se po arrihet një marrëveshje, sipas së cilës PD-ja do t’i japë LSI-së më shumë akses në pushtetin vendor, duke krahasuar me zgjedhjet e 2007-s. Nisja e fushatës si kryeministri ashtu dhe zëvendësi i tij thuajse e kanë nisur fushatën elektorale. Berisha ka nisur një trur inaugurimesh në të gjithë vendin edhe pse jemi në një periudhë pushimesh. Po ashtu dhe Meta ka filluar të kontaktoj me bazën e partisë së tij për të dhënë direktivat. Edhe në kampin opozitar ka filluar fushata. Edi Rama pak ditë më parë zhvilloi një mbledhje të gjithë te hedhurit vendorë të PS-së për t’i porositur që të bëjnë një fushatë të stilit amerikan. Çdo drejtues lokal socialist duhet të shkojë derë më derë të qytetarëve për të biseduar me ta dhe për t’i pyetur për problemet që kanë.
20 Bashki Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shpallur hapur ambicien për të fituar të drejtën e qeverisjes në 20 bashki të vendit. Meta i cili në këto zgjedhje do të jetë përkrah Partisë Demokratike së Sali Berishës është treguar mjaft ambicioz, duke parë që në zgjedhjet e 28 qershorit mori një rezultat të dobët nga ai që pritej.
100 komuna Ilir Meta nuk është mjaftuar me 20 bashki, por ka deklaruar se do të fitojë edhe 100 komuna në të gjithë Shqipërinë, duke e bërë LSI-në një nga forcat vërtet rivalizuese të PS dhe PD-së. Nëse LSI do të arrinte të fitonte 100 komuna do të ishte vërtetë një rezultat surprizues, pasi do të bënte të mundur që të dilte forcë e dytë në vend, duke lënë pas njërën prej PD-së ose PS-së.
Zgjedhjet lokale Zgjedhjet lokale do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. LSI në këto zgjedhje, ndryshe nga katër vjet më parë që ishte me PS në koalicion, do të jetë me partinë në pushtet të drejtuar nga Sali Berisha. LSI si forcë e re, e ka për herë të dytë pjesëmarrjen në një palë zgjedhje të përgjithshme vendore, duke qenë se ajo është krijuar vetëm në vitin 2004 si parti. Bashkitë që mund të kandidojë LSI
BASHKIA URA VAJGURORE Bashkia Fier Bashkia Lushnjë BASHKIA ERSEKE BASHKIA LEZHE BASHKIA PUKE Bashkia Durrës Njësia Bashkiake 6 Tiranë Njësia Bashkiake 9 Tiranë Njësia Bashkiake 7 Tiranë BASHKIA POLIÇAN BASHKIA ÇOROVODË BASHKIA BERAT BASHKIA PATOS BASHKIA PËRMET BASHKIA PESHKOPI BASHKIA VLORË BASHKIA PËRRENJAS BASHKIA RRËSHEN BASHKIA CËRRIK BASHKIA BURREL BASHKIA KLOS-MAT
Komunat QARKU BERAT KOMUNA KUTALLI KOMUNA POSHNJE KOMUNA ROSHNIK KOMUNA PERONDI KOMUNA LESHNJE KOMUNA VENDRESHE QARKU DIBER KOMUNA MARTANESH KOMUNA ARRAS KOMUNA BAZ KOMUNA DERJAN KOMUNA KOMSI KOMUNA LIS KOMUNA MACUKULL KOMUNA RUKAJ KOMUNA XIBER QARKU DURRES BASHKIA SHIJAK KOMUNA CUDHI QARKU ELBASAN BASHKIA BELSH KOMUNA GJERGJAN KOMUNA GREKAN KOMUNA SHUSHICE-ELBASAN KOMUNA KUKUR KOMUNA LUNIK QARKU FIER KOMUNA TOPOJE KOMUNA GOLEM-LUSHNJE KOMUNA TERBUF KOMUNA ARANITAS KOMUNA GRESHICË KOMUNA MALLAKASTËR QARKU GJIROKASTER KOMUNA ANTIGONE KOMUNA PICAR KOMUNA CARCOVE KOMUNA LOPES QARKU KORCE KOMUNA LIBONIK KOMUNA LIQENAS KOMUNA TREBINJE QARKU KUKES KOMUNA GJINAJ KOMUNA KOLSH-KUKES KOMUNA UJMISHT KOMUNA BLINISHT Qarku Vlorë KOMUNA QENDER-VLORE KOMUNA BRATAJ KOMUNA XARE QARKU TIRANE KOMUNA SINABALLAJ KOMUNA KASHAR KOMUNA PEZE KOMUNA ZALL-BASTAR |
No comments:
Post a Comment